Tag: miliard

  • Grabitjet e bandës  Balluku, si u fry tenderi i Llogarasë me dhjetëra milionë euro!

    Grabitjet e bandës Balluku, si u fry tenderi i Llogarasë me dhjetëra milionë euro!

    Zëvendëskryeministrja Balluku është një nga rastet unikale në historinë e shtetit shqiptar që ka shënuar rekord korrupsioni, duke sfiduar ligjet e shtetit shqiptar për të grabitur nëpërmjet tenderimeve të ndryshme qindra  milionë euro. Ky personazh ka ngritur një strukturë banditeske, të cilët funksiononin si një grup i strukturuar kriminal. Janë dhjetra zyrtarë dhe drejtorë vartës të Ballukut që sot janë o në burg, o të pandehur nga organi i akuzës. Banditja Balluku duke pasur suport maksimal kryeministrin shqiptar ka zhvilluar aktivitetin e saj kriminal në një pakujdesi të plotë, duke lënë gjurmët e korrupsionit në çdo investim të dikasterit të saj. Arrogancë, injorancë, banalitet dhe banditizëm i shfrenuar kanë qenë elementët e aktivitetit të saj ku përgjimet nxorën para shqiptarëve lakuriqësinë e rrugaçërisë dhe injorancës që demonstronte prezenca e saj në qeveri.
    Por çfarë dimë konkretisht për këtë aferë?
    Sipas dokumenteve zyrtare, në datën 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi garën për ndërtimin e tunelit me fond limit 19.1 miliard lekë pa TVSH (rreth 23 miliard me TVSH). Pas anulimit, tenderi u rihap në qershor 2021 dhe u shpall fitues konsorciumi turk INTEKAR-ASL me ofertë 17 miliard lekë, afro 10 milion euro më shumë se një tjetër ofertë më e ulët.  Megjithatë, siç dokumentohet edhe në raportin e SPAK, punimet u kryen dhe u drejtuan në terren nga “Gjoka Konstruksion”, kompania që në garën e parë kishte ofruar çmimin më të ulët.  Bilancet e dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se INTEKAR-ASL ka deklaruar nga viti 2021 deri në 2024 të ardhura 16.5 miliard lekë dhe fitim 2.77 miliard lekë.
    Por sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, pagesat reale të marra nga kompania janë më të larta — 19.4 miliard lekë në total — duke rezultuar me 1.1 miliard lekë të padeklaruara (rreth 11 milionë euro), për të cilat nuk është paguar tatimi mbi fitimin. Këto shifra janë në kundërshtim me të dhënat e publikuara nga thesari, ku rezulton se kompania ka arkëtuar më shumë fonde sesa ka deklaruar zyrtarisht në bilance.  Sipas studimit të kompanisë sllovake “DUHA”, e kontraktuar fillimisht kur projekti parashikohej si PPP, kostoja reale e ndërtimit të tunelit ishte 113 milionë euro, ose 127 milionë euro nëse përfshihej galeria e emergjencës.  Megjithatë, tenderi publik u hap me fond limit 190 milionë euro, pra me 63 milionë euro më shumë se kostoja reale e projektuar.
    Ky ndryshim rezulton i dokumentuar edhe në Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Buxhetin 2021, ku thuhet se projekti fillimisht ishte parashikuar me vlerë 12.1 miliard lekë (rreth 120 milionë euro), por më pas u hap me fond limit 22.7 miliard lekë me TVSH.
    Një tjetër element i rëndësishëm: projekti teknik i tunelit është dorëzuar më 20 mars 2021, pra tre muaj e gjysmë pas hapjes së tenderit të parë. Sipas SPAK, preventivi i tenderit është përllogaritur mbi një projekt-ide, jo mbi projektin përfundimtar, gjë që ka ndikuar në fryrjen e kostos.  Për hartimin e këtij projekti, Ministria pagoi 7 milionë euro kompanisë austriake “IC Consulent” dhe partnerëve të saj.  Megjithatë, projekti i dorëzuar nuk përputhet me punimet e kryera, pasi ura e planifikuar në daljet e tunelit, që shfaqej në modelin austriak, nuk është ndërtuar.  Në këtë pikë, të gjitha të dhënat nga bilancet, raportet e Thesarit, dokumentet e tenderit dhe studimet teknike tregojnë se procedura për Tunelin e Llogarasë ka qenë e paracaktuar dhe me kosto të fryrë artificialisht.  SPAK ka ndërmarrë tashmë veprim ndaj ministres Balluku, por mbetet për t’u parë nëse hetimi do të shkojë më thellë te ata që përgatitën projektin, firmosën preventivat dhe miratuan shtesat buxhetore.
    Në fund, kjo është një nga aferat më të mëdha që trondit qeverinë shqiptare: një tunel që duhej të kushtonte 127 milionë euro, por përfundoi duke i kushtuar shtetit 190 milionë euro dhe që sot mbetet një simbol i mënyrës se si paratë publike mund të devijohen përmes procedurave formalisht të ligjshme.

  • Afera e Tunelit të Llogarasë/ Si u fry tenderi me dhjetëra milionë euro!

    Afera e Tunelit të Llogarasë/ Si u fry tenderi me dhjetëra milionë euro!

    Një javë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë të pandehur Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”, në lidhje me procedurën e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë.

    Por çfarë dimë konkretisht për këtë aferë?

    Sipas dokumenteve zyrtare, në datën 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi garën për ndërtimin e tunelit me fond limit 19.1 miliard lekë pa TVSH (rreth 23 miliard me TVSH).

    Pas anulimit, tenderi u rihap në qershor 2021 dhe u shpall fitues konsorciumi turk INTEKAR-ASL me ofertë 17 miliard lekë, afro 10 milion euro më shumë se një tjetër ofertë më e ulët.

    Megjithatë, siç dokumentohet edhe në raportin e SPAK, punimet u kryen dhe u drejtuan në terren nga “Gjoka Konstruksion”, kompania që në garën e parë kishte ofruar çmimin më të ulët.

    Bilancet e dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se INTEKAR-ASL ka deklaruar nga viti 2021 deri në 2024 të ardhura 16.5 miliard lekë dhe fitim 2.77 miliard lekë.

    Por sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, pagesat reale të marra nga kompania janë më të larta — 19.4 miliard lekë në total — duke rezultuar me 1.1 miliard lekë të padeklaruara (rreth 11 milionë euro), për të cilat nuk është paguar tatimi mbi fitimin. Këto shifra janë në kundërshtim me të dhënat e publikuara nga thesari, ku rezulton se kompania ka arkëtuar më shumë fonde sesa ka deklaruar zyrtarisht në bilance.

    Sipas studimit të kompanisë sllovake “DUHA”, e kontraktuar fillimisht kur projekti parashikohej si PPP, kostoja reale e ndërtimit të tunelit ishte 113 milionë euro, ose 127 milionë euro nëse përfshihej galeria e emergjencës.

    Megjithatë, tenderi publik u hap me fond limit 190 milionë euro, pra me 63 milionë euro më shumë se kostoja reale e projektuar.

    Ky ndryshim rezulton i dokumentuar edhe në Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Buxhetin 2021, ku thuhet se projekti fillimisht ishte parashikuar me vlerë 12.1 miliard lekë (rreth 120 milionë euro), por më pas u hap me fond limit 22.7 miliard lekë me TVSH.

    Një tjetër element i rëndësishëm: projekti teknik i tunelit është dorëzuar më 20 mars 2021, pra tre muaj e gjysmë pas hapjes së tenderit të parë.

    Sipas SPAK, preventivi i tenderit është përllogaritur mbi një projekt-ide, jo mbi projektin përfundimtar, gjë që ka ndikuar në fryrjen e kostos.

    Për hartimin e këtij projekti, Ministria pagoi 7 milionë euro kompanisë austriake “IC Consulent” dhe partnerëve të saj.

    Megjithatë, projekti i dorëzuar nuk përputhet me punimet e kryera, pasi ura e planifikuar në daljet e tunelit, që shfaqej në modelin austriak, nuk është ndërtuar.

    Në këtë pikë, të gjitha të dhënat nga bilancet, raportet e Thesarit, dokumentet e tenderit dhe studimet teknike tregojnë se procedura për Tunelin e Llogarasë ka qenë e paracaktuar dhe me kosto të fryrë artificialisht.

    SPAK ka ndërmarrë tashmë veprim ndaj ministres Balluku, por mbetet për t’u parë nëse hetimi do të shkojë më thellë te ata që përgatitën projektin, firmosën preventivat dhe miratuan shtesat buxhetore.

    Në fund, kjo është një nga aferat më të mëdha që trondit qeverinë shqiptare: një tunel që duhej të kushtonte 127 milionë euro, por përfundoi duke i kushtuar shtetit 190 milionë euro — dhe që sot mbetet një simbol i mënyrës se si paratë publike mund të devijohen përmes procedurave formalisht të ligjshme.

  • A po e ‘lëshon’ kryeministri Belinda Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit, ju garantoj se…

    A po e ‘lëshon’ kryeministri Belinda Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit, ju garantoj se…

    Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se korrupsioni i zv.kryeministres Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas tij, ka kaluar edhe Malin e Dajtit, duke theksuar se janë vjedhur dhe shpërdoruar 10 miliardë euro nga portofoli që ajo administronte.
    “Ajo deri në 1 vit më parë ka administruar në portofolin e vet 12 miliard euro, nga këto 10 miliard ju garantoj se janë shpërdoruar”, deklaroi Berisha.
    Pyetjes “A e lëshoi kryeministri?”, kryedemokrati u shpreh se sipas tij Rama ka gjetur një supervisim 1 mln euro.
    “Si puna e fustaneve të Velicës dhe i thotë ‘skam ca të të bëj tani’,”- deklaroi ai.
    Berisha shtoi se Rama po përpiqet, sipas tij, të mos e zërë brenda mali që po shembet, duke theksuar se kryeministr është kryesori
    Sali Berisha: Kur korrupsioni i saj me Edi Ramën u bë sa Mali i Dajtit, i pakrahasueshëm, 2 miliard bëjnë disa afera së bashku, por ajo deri në 1 vit më parë ka administruar në portofolin e vet 12 miliard euro, nga këto 10 miliard ju garantoj se janë shpërdoruar.
    Rama se ka gjetur një supervisim 1 mln euro, si puna  e fustaneve të Velicës dhe i thotë ‘skam ca të të bëj tani”. Rama mendon se shpëton në këtë mënyrë, por është përgjegjës kryesor dhe nuk do të shpëtojë nga vjedhjet e saj, Nëse ka një njeri që ka vjedhur së bashku me Ramën është Lubi Balluku,
    A po përpiqet Rama? Edhe ato që i thotë i bëri presion këtij e atij, është skema. Çoji punonjësit e rrethuan SPAK, fliste me empati për djalin e Erionit. Rama po përpiqet të mos e zërë brenda mali që po shembet, Rama është kryesori. Lubia është hajdutja më e papërmbajtur.

  • Gratë që thyejnë rekorde në Spotify: Ja cilat këngëtare kanë më shumë këngë me mbi një miliard dëgjime

    Gratë që thyejnë rekorde në Spotify: Ja cilat këngëtare kanë më shumë këngë me mbi një miliard dëgjime

    Mbi 60 këngëtare femra në mbarë botën kanë hyrë në një klub të veçantë muzikor: secila prej tyre ka të paktën një këngë që ka kaluar një miliard dëgjime në Spotify. Megjithatë, vetëm gjysma e tyre kanë arritur të tejkalojnë këtë shifër të jashtëzakonshme me më shumë se një këngë.
    Një ndër historitë më mbresëlënëse të suksesit është ajo e Taylor Swift. Në fillim të vitit 2023, ajo nuk kishte ende asnjë këngë mbi një miliard dëgjime në Spotify. Sot, vetëm pak muaj më vonë, ajo renditet ndër artistet me më shumë këngë që kanë kaluar këtë prag, plot 20 të tilla.
    Në krye të listës qëndron Ariana Grande me 21 këngë që kanë kaluar shifrën e një miliardi dëgjimesh, ndërsa shumë pranë saj është Rihanna me 16 këngë të tilla. Artistet si Billie Eilish (14), Dua Lipa (12) dhe Katy Perry (10) konfirmojnë dominimin e pop-it në listat globale.
    Edhe skena latine është mirë e përfaqësuar, me Karol G dhe Shakirën që mbajnë rekordin për gratë me më shumë këngë miliardëshe në këtë zhanër. Nga bota e K-pop-it, LISA dhe JENNIE të BLACKPINK janë të vetmet artiste solo që e kanë arritur këtë sukses.
    Shqipëria gjithashtu ka përfaqësimin e saj krenar në këtë listë: Bebe Rexha me katër këngë dhe Dua Lipa me plot 12 këngë që kanë tejkaluar një miliard dëgjime në Spotify, një sukses që konfirmon fuqinë globale të artisteve shqiptare.
    Ky rekord nuk është vetëm një statistikë: është dëshmi e ndikimit kulturor dhe përmasave që muzika e këtyre grave ka marrë në të gjithë botën.

  • Kadastra jep 1.2 miliard lekë për pronarët, ja kush përfiton

    Kadastra jep 1.2 miliard lekë për pronarët, ja kush përfiton

    Këshilli i Ministrave miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të    paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e legalizuara   në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë, Durrës–Kavajë–Krujë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Lezhë, Sarandë, Kamzë–Vorë, Pogradec, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.
    Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 1.2 miliard lekë, për sipërfaqen 112 mijë e 752.5m² pasuri të paluajtshme që përfshihen në këtë proces kompensimi.
    Ky vendim ka ndikim dhe përfitim të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe pronarët e pasurive të paluajtsh me, që preken nga ndërtimet tashmë të legalizuara, duke garantuar zgjidhje ligjore dhe të drejtë.
    435 qytetarë të cilët janë pajisur më parë me vendim legalizimi për objektet e tyre, tani fitojnë të drejtën për të blerë parcelën ndërtimore sipas kuadrit ligjor në fuqi, duke siguruar kështu pronësinë e plotë dhe të ligjshme mbi banesën dhe truallin ku ajo ngrihet.
    Nga ana tjetër, 515 pasuri që preken nga ndërtimet pa leje do të kompensohen financiarisht, duke u ofruar pronarëve një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë. Referuar vendimit, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion  nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.
    Ky vendim është pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të vendosur qytetarin në qendër të reformës së pronësisë, duke i dhënë fund pasigurive të krijuara ndër vite për mijëra familje, me qëllim që çdo qytetar shqiptar të ketë një pronë të sigurt, të regjistruar dhe të mbrojtur ligjërisht.

  • Bordalás: Dallime stilesh loje me Barcelonën? Në fakt, na ndajnë… një miliard euro

    Bordalás: Dallime stilesh loje me Barcelonën? Në fakt, na ndajnë… një miliard euro

    22 Shtator 2025

    7:46

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes 3-0 ndaj Barcelonës, në javën e pestë të La Liga-s, trajneri i Getafe, José Bordalás, foli hapur: “Humbëm një ndeshje shumë të vështirë. Barça ishte superiore në momentet kyçe dhe e meritoi fitoren. Flitet për përplasje stilesh, por dallimi është gjetiu, një miliard euro. Ata kanë nga dy lojtarë për çdo rol, mund të luajnë si të duan; me pasime të shkurtra, thellësi apo kundërsulme. Ne jemi të kufizuar dhe bëjmë çfarë mundemi”.
    Për menaxhimin e skuadrës: “Mendojmë tashmë për sfidën e së mërkurës, më e rëndësishmja tani. Skuadra jonë është e shkurtër, me 6 vende bosh dhe shumë të rinj. Në fund futëm disa prej tyre për të shmangur një rezultat edhe më të rëndë, siç ndodhi ndaj Valencias”.
    Mbi zgjedhjen e sistemit me tre mbrojtës qendrorë: “Varet nga rrethanat. Duhet të përshtatemi me atë që kemi, klubi ka më pak mundësi se në sezone të tjera”.

  • 33 Miliard Lekë Sokol Çupit dhe grupit, si dynden në para publike oligarkët e vendit dhe nuk hetohen

    33 Miliard Lekë Sokol Çupit dhe grupit, si dynden në para publike oligarkët e vendit dhe nuk hetohen

    Një tjetër tender publik i zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe mënyrën e dhënies së parave të popullit.
    Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Loti 2: Zhvillim dhe rikonstruksion i rrjetit TU dhe kabinës në Bilisht”, me një fond limit prej 246 milionë lekësh. Në garë u paraqit vetëm një kompani konkuruese – EVEREST Sh.p.k. që fitoi kontratën me një ofertë prej 284 milionë lekësh me TVSH.
    Pronar i kompanisë është Sokol dhe Ilir Çupi së bashku me Hyqmet, Esat, Albert dhe Kujtim Valterin.
    Drejtoria Rajonale e OSSH në Korçë ka qenë edhe më herët nën lupën e kritikave për mënyrën e menaxhimit të tenderëve me në krye Anisa Ducin, Elizeta Shehun dhe Robert Kocon.

    Sipas raportimeve të mediave, fitimet e deklaruara shkojnë deri në 1.4 miliardë lekë në vit, një shifër që e rendit ndër kompanitë më fitimprurëse në sektorin e ndërtimit dhe energjisë. Everest është shpallur fituese e shumë tenderave ku nuk ka pasur realisht konkurencë reale. Ndërkohë që pronarët deklarojnë fitime disa miliardëshe, për disa punonjës janë regjistruar paga minimale, duke ngritur dyshime për shmangie fiskale apo mosrespektim të detyrimeve ligjore.
    Nga të dhënat e Thesarit rezulton se mbi 33 Miliard Lekë janë derdhur në llogarinë e Everest nga paratë publike nga viti 2019 e deri më sot.

  • Polemika/ Ançeloti e lë jashtë Brazilit, Nejmar merr dhuratë 1 miliard dollarë

    Polemika/ Ançeloti e lë jashtë Brazilit, Nejmar merr dhuratë 1 miliard dollarë

    Së bashku me deklaratën zyrtare nga Federata Braziliane e Futbollit që liston lojtarët e thirrur nga Karlo Ançeloti, trajneri i ri i Brazilit, për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Kilit dhe Bolivisë, ishin disa komente nga vetë trajneri italian në lidhje me lënien jashtë të Nejmar.

    “Askush nuk mund të debatojë me talentin e Neymar, por mbi të gjitha, ne po vlerësojmë gjendjen fizike të tij dhe të të tjerëve. Ka konkurrencë të madhe; kemi të paktën 70 lojtarë që mund të aspirojnë për Seleção”, tha ish-lojtari i Real Madridit.

    Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së u përgjigj shpejt. “Unë besoj se fakti që u lashë jashtë ishte zgjedhje e trajnerit”, shpjegoi ai pas barazimit midis Santos dhe Fluminense. “Nuk ka të bëjë fare me gjendjen time fizike. Megjithatë, unë pranoj mendimin e trajnerit.”

    E vërtetë?

    Një biznesmen i lë Nejmarit 1 miliard dollarë në testamentin e tij. Administratori e justifikoi identifikimin e tij me atletin dhe vendosi t’ia jepte trashëgiminë lojtarit.

    Vazhdo leximin

  • Biznesmeni brazilian ia trashëgon Neymarit pasurinë 1 miliard dollarëshe, edhe pse nuk e ka takuar kurrë

    Biznesmeni brazilian ia trashëgon Neymarit pasurinë 1 miliard dollarëshe, edhe pse nuk e ka takuar kurrë

    4 Shtator 2025

    9:57

    Alfred Lleshi

    Një biznesmen 31-vjeçar nga Porto Alegre ka tronditur Brazilin duke emëruar Neymarin si trashëgimtar të vetëm të pasurisë së tij, e cila vlerësohet rreth 6.1 miliardë realë (rreth 1 miliard dollarë). Testamenti u regjistrua zyrtarisht më 12 qershor 2025, pavarësisht se biznesmeni nuk ka lidhje familjare apo profesionale me yllin e futbollit.
    Ai e shpjegoi vendimin si një shenjë admirimi dhe lidhjeje emocionale. “Më pëlqen Neymar, ndihem shumë i lidhur me të”, – tha ai, duke theksuar vlerat e rralla që sheh te sulmuesi brazilian dhe marrëdhënien e ngushtë me babanë.
    Përfaqësuesit e Neymarit kanë deklaruar se ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar për trashëgiminë. Historia ka kapluar Brazilin, duke bërë që shumë të pyesin nëse është një akt i çuditshëm admirimi apo thjesht shenja më e madhe e vetmisë së një miliarderi.

  • Dhuratë për datëlindje, kjo këngë e Dua Lipës kap 1 miliard shikime në Youtube

    Dhuratë për datëlindje, kjo këngë e Dua Lipës kap 1 miliard shikime në Youtube

    Showbiz E Premte, 22 Gusht 2025 20:47
    Sot Dua Lipa ka 30-vjetorin e lindjes, dhe një dhuratë e ka marrë nga Youtube. Hiti “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Sipas të dhënave të 2025-ës, ky hit është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në Hot 100. Ky është klipi i tretë i artistes me origjinë shqiptare që arrin këtë sukses, pas “New Rules” (2017) dhe “No Lie”.