I qetë dhe gjithmonë i buzëqeshur, por këtë herë fytyra e tij ndryshon sapo përmendet emri i djalit. Ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Serginho, ka folur me zemër të hapur nga Milano për dhimbjen më të madhe të jetës së tij dhe për kujtimet e arta që e lidhin me klubin “Rossoner”.
Në një intervistë të gjatë dhe emocionale, braziliani kujton humbjen e djalit Diego, vitet e lavdisë me Milanin dhe raportin e veçantë me Silvio Berlusconin.
Serginho, le ta fillojmë me temën më të dhimbshme. Pak më shumë se një vit më parë, në gusht të 2024-s, humbët djalin tuaj Diego. Si e përballoni një tragjedi të tillë?
Serginho: Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar atë që ndjeva. Nuk do të mësohem kurrë të flas për vdekjen e Diegos. Që kur ai u largua, çdo gjë që besoja është vënë në dyshim. Është dhimbja më e madhe që një prind mund të përjetojë. Tani jetoj për të, me bindjen se një ditë do të jemi bashkë përsëri.
Tifozët e Milanit iu qëndruan pranë në ato momente të vështira?
Serginho: Shumë. Kam ndier dashuri të pafundme nga tifozët e Milanit. Në ditët më të errëta të jetës sime, ata më dhanë forcë. Nuk do ta harroj kurrë.
Kthehemi pas në kohë. Si lindi historia juaj me Milanin?
Serginho: Ishte Ariedo Braida që më bindi. Një ditë para se të takoja atë, Carlo Ancelotti, në atë kohë trajner i Juventusit, më kishte sugjeruar bashkë me Didën dhe Amoroson te “Bianconerët”. Por Braida erdhi, foli vetëm dhjetë minuta dhe më fitoi. Brenda një muaji isha në Milano, nën urdhrat e Zaccheronit.
Fillimi me Zaccheronin nuk ka qenë i lehtë, apo jo?
Serginho: Një makth! Vetëm seanca taktike pa fund. Unë pyesja veten: “Kur do të prekim topin?”. Ishte e ftohtë, nuk isha mësuar, doja të largohesha. Por më pas gjithçka ndryshoi.
Me ardhjen e Cesare Maldinit gjithçka mori tjetër drejtim?
Serginho: Absolutisht po. Ai më shpëtoi karrierën. Më tha të përqendrohesha në sulm dhe me të fituam derbin 6-0. Pastaj erdhi Ancelotti dhe filloi periudha më e bukur. Ishim ekipi më i fortë në botë.
A është penalltia kundër Juventusit në finalen e Champions-it momenti më i rëndësishëm i karrierës?
Serginho: Po. Para Buffon-it, porta dukej shumë e vogël. Por gjithçka shkoi mirë dhe fituam trofeun më të madh. Ai ishte kulmi i karrierës sime.
Por jo çdo finale ishte e lumtur. Çfarë ndodhi në Stamboll, në atë mbrëmje të famshme të vitit 2005?
Serginho: Ishte një natë e mallkuar. Edhe sikur të kishim luajtur një javë, nuk do të kishim fituar. Pritja e Dudek ndaj Shevchenkos ishte diçka mbinatyrore. Ne e ndjenim që do të shkonim keq, ishte një bllokim mendor. Edhe më të mirët humbëm penalltitë – unë, Pirlo dhe Shevchenko.
Thuhet se në pushimin e pjesës së parë disa po festonin…
Serginho: Gjithçka është e pavërtetë. Në fakt, ishim të tensionuar, madje u grindëm. Na mungonte përqendrimi kur ktheheshim në fushë, dhe kjo na kushtoi shtrenjtë. Askush nuk kishte arsye për të festuar.
Çfarë kujtimesh keni nga Silvio Berlusconi?
Serginho: Shumë. Mund të shkruaja një libër për të. Ishte unik. Vinte shpesh në dhomën e zhveshjes, na jepte këshilla taktike dhe na fliste për “shfaqjen” që duhej të jepnim në fushë. Një ditë më mori mënjanë për të më mësuar si të mbrohesha – solli truprojat e tij dhe disa kukulla për të më treguar si të parashikoja kundërshtarin. Ishte i jashtëzakonshëm.
Pas karrierës, ju vazhduat bashkëpunimin me klubin. Çfarë roli patët?
Serginho: Galliani më propozoi të isha një urë mes Milanit dhe Brazilit. Ndihmova në krijimin e një Klubi të të Rinjve të Milanit, ku përfshiheshin shumë talente. U sugjerova atyre Thiago Silva-n dhe Miranda-n. Thiago ishte gati të nënshkruante me Interin, por pas një bisede me mua dhe Braida-n, u bind të zgjidhte Milanin – dhe mendoj se bëri zgjedhjen e duhur.
Tag: milanit
-

Ish-mbrojtësi legjendar i kuqezinjve/ Nga vdekja e të birit te historia me Milanin…
-

“San Siro” do të shndërrohet në “ferr” për kundërshtarët/ Detajet e stadiumit të ri të Milanit e Interit, tribunat si “muri i verdhë” i Dortmundit
Pas firmosjes së aktit zyrtar të pronësisë, San Siro kalon zyrtarisht në duart e Interit dhe Milanit, duke hapur rrugën për ndërtimin e impiantit të ri, një projekt madhështor i firmave prestigjioze Foster dhe Manica.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, stadiumi do të jetë një strukturë moderne, vertikale dhe me izolim të avancuar akustik, duke respektuar mjedisin urban përreth. Projekti parashikon një lartësi prej 52 metrash dhe kapacitet prej 71.500 spektatorësh, me një mbulesë të qëndrueshme që do të izolojë zhurmën dhe do të mbrojë tribunat, pa mbuluar fushën e lojës.
Elementi që pritet të bëjë diferencën është pjerrësia e tribunave prej 37 gradësh, e njëjtë me “Murin e Verdhe” në Dortmund dhe me adrenalinën aktuale në San Siro-s. Kjo pritet të krijojë një atmosferë më të fuqishme, më afër fushës dhe me akustikë të përmirësuar, duke ofruar një përvojë unike për tifozët dhe lojtarët.
Por projekti nuk kufizohet vetëm te futbolli. Stadiumi i ri do të shërbejë edhe si qendër eventesh ndërkombëtare, me mundësi për të pritur deri në 20 koncerte në vit, mes tyre 12 me artistë botërorë.
-

“San Siro” kalon në pronësi të Interit dhe Milanit, flet Scaroni: Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë
5 Nëntor 2025
14:27
Alfred Lleshi
Të mërkurën e 5 nëntorit u firmos zyrtarisht akti noterial për kalimin e pronësisë së stadiumit “San Siro” tek Interi dhe Milani, një moment historik për futbollin milanez. Pas nënshkrimit, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, u ndal shkurt përpara gazetarëve, duke komentuar: “Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë”.
Scaroni ka qenë një nga nxitësit kryesorë të këtij projekti që në fillim, ndaj konsiderohet si një nga fituesit e çshtjes. Nga ana e Interit, procesin e ka ndjekur fillimisht Alessandro Antonello, më pas Massimiliano Catanese dhe përfaqësues të fondit “Oaktree”, ndër ta Katherine Ralph. Deklarata të tjera priten në vazhdimësi për këtë sipërmarrje të përbashkët mes dy klubeve milaneze. -

Një emër i ri për sulmin e Milanit, kuqezinjtë hedhin “grepat” brenda Serie A
3 Nëntor 2025
18:05
Telesport
Milan pritet të bëjë të paktën dy përforcime gjatë merkatos së janarit: një sulmues dhe një qendërmbrojtës. Edhe pse është përfolur për emra të ndryshëm vazhdimisht, kuqezinjtë po kërkojnë dy përforcime me kosto të përballueshme.
Gazetari Nicolo Schira raporton se kuqezinjtë po monitorojnë sulmuesin e Veronës, brazilianin Giovane Santana, i transferuar verën e fundit nga Corinthians. 21-vjeçari konsiderohet si një sulmues interesant, për të cilin interesohet seriozisht edhe Fiorentina. Vlera e tij në treg llogaritet te 5 milionë euro.
Përveç repartit sulmues, kuqezinjtë duan të përforcohen edhe në mbrojtje, ku po ndjekin disa emra, por deri tani nuk ka asnjë pistë konkrete. -

Capello është i bindur: Roma do të jetë surpriza e këtij sezoni në Serie A
3 Nëntor 2025
13:14
Alfred Lleshi
Roma u largua nga “San Siro” me humbjen e tretë në këtë kampionat, pas suksesit 1-0 të Milanit. Ndeshje e vështirë për skuadrën e Gasperinit, që krijoi shumë, por nuk konkretizoi, ndërsa penalltia e humbur nga Dybala rezultoi vendimtare. Megjithatë, Fabio Capello vlerësoi paraqitjen dhe shpirtin luftarak të verdhekuqve:
“Roma në vendet e larta rastësisht? Jo, ndaj Milanit tregoi se e meriton. Është skuadër që ka në ADN atë që kërkon Gasperini; vendosmëri, dëshirë dhe sakrificë. Edhe Soulé e Dybala vrapuan, e presuan lart kundërshtarin. Kjo është shenja e futbollit të Gasperinit. Sipas meje, kjo Romë do të jetë surpriza e sezonit”.
Megjithatë, Capello bëri edhe një vërejtje taktike: “Gasperini mund të fuste një sulmues më herët. Krijoi shumë krosime dhe topa të lartë, por mungonte një goditës i vërtetë. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, Roma nuk ishte kurrë vërtet e rrezikshme në këto situata, edhe sepse Milani ishte përgatitur mirë në këtë drejtim. Në përgjithësi, skuadra verdhekuqe më pëlqeu shumë”. -

Gilardino lartëson Allegrin, para përballjes direkte: Pikë referimi, kaq shpejt i dha Milanit identitet
23 Tetor 2025
15:07
Alfred Lleshi
Alberto Gilardino, në një intervistë për kanalet zyrtare të Pisa, para ndeshjes ndaj Milanit, vlerësoi kuqezinjtë dhe trajnerin e tyre, Massimiliano Allegri: “Është një ekip me kompaktësi të madhe në mbrojtje, falë Allegrit, i cili ka nxjerrë në pah edhe cilësitë e lojtarëve individualë. Milani ka lojtarë që bëjnë diferencën; ka teknikë, fizik, shpejtësi. T’ia japësh kaq shpejt ekipit një mentalitet të tillë, është merita e Allegrit”.
Për Max shtoi: “Është një pikë referimi, trajner shumë i përgatitur, ka drejtuar klube të mëdha dhe ka fituar trofe. Arriti t’i japë menjëherë Milanit një identitet, kjo është forca e tij”.
Gilardino kujtoi edhe kohën e tij te Milani: “Ishte një pjesë e bukur e karrierës sime. Me atë grup dhe Ancelottin fituam gjithçka. Të kthehem në një nga stadiumet më të bukura të botës, gjithmonë bën përshtypje”.
-

Juventus përgatit goditjen e madhe, ish-ylli i Milanit drejt rikthimit në Serie A
16 Tetor 2025
21:43
Telesport
Juventus ka filluar që tani nga puna për merkaton e janarit. Një nga objektivët kryesor të bardhezinjve është transferimi i Franck Kessie, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Ish-mesfushori i Milanit është gati të largohet nga Al-Ahli dhe të rikthehet në Serie A, këtë herë duke vëshur fanellën e Juventusit.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka treguar së është ende një lojtar i nivelit të lartë dhe i aftë të bëjë diferencën në fushë. Kontrata e tij me klubi saudit skadon në qershor të vitit 2026, por rikthimi i 28-vjeçarit në Serie A mund të konkretizohet që në merkaton e janarit. -

Historia e veçantë e Edon Zhegrovës/ Transferimi në Torino, prestigjiozja italiane artikull yllit shqiptar
Ishte viti 2012 kur një Edon Zhegrova ende fëmijë pozonte krenar me një fanellë të Milanit, duke mbajtur në duar një trofe fëmijërie që nuk harrohet kurrë.
“Në Prishtinë, gjatë një Milan Camp-i që u zhvillua 13 vite më parë, nisi një lidhje e veçantë mes tij dhe futbollit italian, një lidhje që, me kalimin e viteve, do ta çonte drejt Serie A”, shkruan Gazzetta dello Sport.
Sot, nga ajo periudhë ku gjithçka kishte ngjyrat kuqezi, kanë mbetur vetëm kujtimet. E ardhmja është bardhezi, në shërbim të Juventusit, dhe Zhegrova kërkon të lërë shenjë në Torino. Përballja e radhës ndaj Milanit në “Allianz Stadium” mund të risjellë në mendje ato ditë të para si tifoz i vogël kuqezi, por edhe të shërbejë si një mundësi për t’u konfirmuar përpara syve të trajnerit Igor Tudor, që së shpejti do ta ketë në dispozicion në formë të plotë pas një dëmtimi të gjatë.
Kujtimet nga “San Siro” me Kakà dhe Pato
Edoni e di çfarë do të thotë të presësh momentin e duhur. Kështu ndodhi edhe me transferimin e tij nga Lille te Juventusi, që u mbyll në ditën e fundit të merkatos — një skenar që i kujton edhe pjesëmarrjen e tij të papritur në Milan Camp.
“Kisha dëgjuar për kampin vetëm në momentet e fundit. U regjistrova i fundit në listë, por në fund përfundova i pari mes të gjithëve,” ka treguar ai në një intervistë të mëparshme.
“Më pas u ftuam të vizitonim San Siron. Ishte një përvojë e pabesueshme, një ëndërr për një djalë 12-vjeçar nga Kosova. Pashë ndeshjen Milan–Chievo dhe takova yje si Kakà dhe Pato. Më kujtohet nëna ime me lot në sy nga gëzimi.”
Një rrugëtim që nisi me ëndrrën kuqezi, por që sot vazhdon me ambicien bardhezi — dhe që ndoshta, pikërisht ndaj Milanit, mund të marrë kuptim të ri për Edon Zhegrovën, djaloshin nga Prishtina që e ktheu një kujtim fëmijërie në realitetin e tij futbollistik. -

Krisje totale mes Maignan dhe Milanit, kuqezinjtë gati të nxjerrin në treg francezin dhe gjejnë zëvendësuesin e tij
3 Tetor 2025
18:39
Telesport
Situata mes Mike Maignan dhe Milanit është në pikën e saj më kritike. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e rinovimit mes palëve, ndodhi ajo që nuk pritej. Rinovimi ngeci në mes për arsye të sakta që ende nuk dihen dhe portieri francez është drejt largimit.
Për të shmangur largimin e tij falas në qershor kur i mbaron kontrata, Milan po mendon nxjerrjen në treg të portierit francez gjatë merkatos së janarit. Kuqezinjtë presin oferta 15-20 milionë euro për të lënë të lirë Mike Maignan, sipas raportimeve të ndryshme të medieve italiane.
Po ashtu, kuqezinjtë janë duke ndjekur disa emra për të gjetur zëvendësuesin ideal të Maignan. Një nga emrat që përflitet më shumë është ai i portierit japonez të Parmës, Zion Suzuki, 23 vjeç.
