Tag: milanit

  • EMRI/ Milani zgjedh Drejtorin e ri Sportiv

    EMRI/ Milani zgjedh Drejtorin e ri Sportiv

    Fabio Paratici do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit. Klubi kuqezi ka marrë vendimin dhe roli drejtues i është besuar një emri të njohur në Itali.
    Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, CEO i Milanit, Giorgio Furlani udhëtoi këtë të Martë drejt Londrës për të mbyllur akordin dhe firmosjen e kontratës me Paraticin.
    52-vjeçari rikthehet në Serinë A, aty ku ka qenë drejtor sportiv dhe ekzekutiv i Juventusit. Paratici është i pezulluar në Itali deri më 20 Korrik të vitit 2025, për shkak të hetimit të fitimeve kapitale në të cilat ai ishte i përfshirë te Juventusi.

    Atij i është besuar revolucioni i Milanit dhe shpresojnë të rikthejnë klubin në krye të futbollit italian dhe jo vetëm.
    Për rolin e drejtorit sportiv u përfol edhe Igli Tare, si një dëshirë e Zlatan Ibrahimovic, por një marrëveshje mes palëve nuk u finalizua.

  • Igli Tare më larg Milanit, Furlani takon Paraticin, ish-drejtori i Juventus favorit për t’iu bashkuar kuqezinjve

    Igli Tare më larg Milanit, Furlani takon Paraticin, ish-drejtori i Juventus favorit për t’iu bashkuar kuqezinjve

    Igli Tare është tashmë zgjedhja e dytë e Milanit sa i takon postit të drejtorit sportiv. Kuqezinjtë kanë avancuar në bisedimet e tyre për ta afruar në këtë rol, Fabio Paratici, ish-drejtori i Juventusit, aktualisht në këtë pozicion tek Tottenham në Premier League.
    Kaosi i javëve të fundit te Milani, shoqëruar me protestën e fortë të tifozëve kundër drejtuesve, ka zbehur pozitat e Zlatan Ibrahimovic, i cili në fakt ishte njeriu që po sponsorizonte ardhjen e mundshme të Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit.
    Mesa duket, vendimin final për këtë çështje do ta marrë administratori i deleguar i klubit, Giorgio Furlani. Ky i fundit ka biseduar konkretisht me Paraticin për të arritur një marrëveshje të mundshme mes palëve.

    Janë biseduar detajet e zgjidhjes së kontratës së Paraticit me Tottenham, por edhe idetë e tij mbi projektin teknik të Milanit të së ardhmes, që nga trajneri e deri tek grupi i lojtarëve.
    Referuar mediave italiane, në këtë moment Fabio Paratici është kandidati kryesor për postin e drejtorit sportiv të Milanit, ndërsa Igli Tare konsiderohet zgjedhja e dytë.
    Fabio Paratici u gradua drejtor tek Juventus në vitin 2011 dhe në epokën e tij, e cila zgjati 11 vjet, Juventus fitoi 19 trofe, duke kaluar një nga momentet më të mira të historisë së vet./vizionplus.tv