Tag: milan

  • As te Milan dhe as te Chelsea, Jorge Mendes zbulon ekipin ku do luajë sezonin e ri Joao Felix

    As te Milan dhe as te Chelsea, Jorge Mendes zbulon ekipin ku do luajë sezonin e ri Joao Felix

    27 Mars 2025

    17:26

    Telesport

    Erdhi me shumë bujë te Milan, por rezultoi një zhgënjim i vërtetë. Tashmë nuk ka më dilema, Joao Felix do të largohet në fund të sezonit nga Milan, kohë kur i mbaron dhe periudha e huazimit te kuqezinjtë.
    Portugezi do të rikthehet përkohësisht te Chelsea, pasi nuk është në planet e Enzo Maresca-s, ndaj i duhet të gjejë një ekip të ri. E ardhmja e Joao Felix mesa duket do të jetë në Turqi, këtë gjë e ka konfirmuar agjenti i tij, Jorge Mendes, në një prononcim për mediat turke
    “Nëse arrijmë një marrëveshje me Chelsean, Joao Felix do të transferohet te Galatasaray”, ka thënë Mendes. Ende nuk dihet nëse do jetë një transferim në formë huazimi, apo shitje ëprfundimtare.
    Kujtojmë që Chelsea pagoi 52 milionë euro verën e vitit të shkuar për kartonin e Joao Felix tek Atletico Madrid, por sot sulmuesi portugez vlen shumë herë më pak.

  • Milan po mendon shitjen e Mike Maignan, kuqezinjtë kanë gjetur zëvendësuesin e francezit

    Milan po mendon shitjen e Mike Maignan, kuqezinjtë kanë gjetur zëvendësuesin e francezit

    27 Mars 2025

    17:41

    Telesport

    Edhe pse është përsëritur disa herë nga drejtuesit e Milanit, që nuk e mendojnë shitjen e Mike Maignan, situata mund të ndryshojë gjatë merkatos së verës. Portieri francez mund të largohet nga Milan në rast se vjen një ofertë shumë e mirë ekonomike, gjë që më siguri do të ndodhë.
    Për të mos mbetur si “peshku pa ujë”, drejtuesit e Milanit kanë piketuar që tani zëvendësuesin e mundshëm të Maignan dhe bëhet fjalë për një portier që e njeh mjaft mirë Serinë A. Milan po monitoron situatën e Andre Onana te Manchester United, kamerunasi ka qenë shumë i kritikuar për paraqitjet e tij me “Djajtë e Kuq” dhe duket se nuk është më në planet e Amorim për sezonin e ri.
    Në rast largimi të Mike Maignan gjatë verës, Milan do të kërkojë transferimin e Onana-s, i cili nga ana e tij është i hapur për një rikthim në Serie A, aty ku shkëlqeu për një sezon me fanellën e Interit, para se të transferohej te Manchester United.

  • Fabregas do Milan-in, por klauzola është “shkatërruese”

    Fabregas do Milan-in, por klauzola është “shkatërruese”

    27 Mars 2025

    14:53

    Telesport

    Lamtumira e Fabregas nga Como është një mundësi konkrete për të ardhmen e trajnerit spanjoll, i cili tashmë dëshiron të bëjë një hap të rëndësishëm në cilësi në karrierën e tij, duke qenë se tashmë të gjithë flasin vetëm për të dhe mund të jetë mundësia e duhur për të pranuar një ekip të madh.
    Sipas Il Corriere dello Sport, duket se kontrata e Fabregas përmban një klauzolë shumë të veçantë që përfshin edhe aksionet e tij në klubin e Como-s.
    Fabregas mund të drejtojë një ekip tjetër, por vetëm nëse shet aksionet e tij te Como, për rrjedhojë heq dorë nga një investim i madh. Kështu që trajneri spanjoll do të duhet të mendojë shumë mirë përpara se të ndërmarrë një hap të tillë.
    E ardhmja e Cesc Fabregas mund të jetë te Milan-i. Kuqezinjtë tashmë janë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm sepse duan të krijojnë një projekt të ri afatgjatë dhe do t’i thonë lamtumirë Sergio Conceiçao.
    Fabregas do ta pranonte me kënaqësi Milan-in nëse projekti i paraqitur atij do të ishte një rritje reale për ekipin dhe me ambicie të mëdha. Por mbi të gjitha nëse nga pikëpamja e merkatos e do të jetë edhe ai pjesë e zgjedhjeve.

  • “Lamtumirë Milan”! Sulmuesi portugez Joao Felix drejt Turqisë e kërkon Gallatasaraj

    “Lamtumirë Milan”! Sulmuesi portugez Joao Felix drejt Turqisë e kërkon Gallatasaraj

    E ardhmja e Joao Felix, e lidhur dukshëm edhe me atë të trajnerit Sergio Conceiçao, duket se është larg Milan. Kjo nuk është një surprizë duke pasur parasysh koston e lartë të blerjes së kartonit të tij nga Chelsea (ai është i huazuar deri në qershor).
    Kësaj i shtohet edhe performanca jo shumë bindëse (vetëm një gol në debutimin e tij në Kupën e Italisë), ndërkohë që Jorge Mendes, menaxheri i tij, vërtetoi se largimi i tij nga Milan është gjëja më e parashikueshme për momentin.
    Menaxheri i sulmuesit portugez ka dhënë një përditësim për portalin turk “Sporx”, duke shpjeguar se nëse arrihet një marrëveshje me Chelsea, João Félix do të luajë për Galatasaray sezonin e ardhshëm.
    Pra, jo te Milani, as te Chelsea, por në Turqi, ku do të gjente Alvaro Morata (kanë luajtur së bashku tek Atletico madrid). Natyrisht që janë ende edhe dy muajt e fundit të kontratës me Milan, të cilat mund të ndryshojnë edhe kartat në tavolinë.
    Por është mjaft e dukshme që në këtë moment ky është përfundimi më i mundshëm i një marrëdhënieje që ka shkuar më keq nga sa do të kishin shpresuar si lojtari ashtu edhe milanezët.