Tag: mikpritja

  • Amerikanët hapin barin “1912” në Vlorë, të mahnitur nga historia dhe mikpritja shqiptare

    Amerikanët hapin barin “1912” në Vlorë, të mahnitur nga historia dhe mikpritja shqiptare

    Në zemër të Vlorës, qytetit me rëndësi historike ku u shpall pavarësia e Shqipërisë, ka hapur dyert prej pak javësh një lokal i ri, i quajtur “1912”. Ky bar i vogël, por me një emër domethënës, është veçanërisht i dallueshëm pasi është themeluar nga një çift amerikan, Toni Di Lorenzo dhe bashkëshortja e tij, Kendall. Toni, një entuziast i historisë, shpjegon se emri i lokalit erdhi natyrshëm, pasi ai kishte mësuar për aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë përmes kërkimeve në internet.
    Di Lorenzo tregon se, si shtetas amerikanë, ata kishin jetuar më parë në Tajlandë, por temperaturat e larta atje nuk ishin sipas dëshirës së tyre. Ata kërkonin një vend me katër stinë, me një kosto jetese të arsyeshme, potencial turistik dhe mundësi për të zhvilluar një biznes. Fillimisht, vëmendja e tyre ishte drejtuar nga Portugalia, por rastësisht hasën video mbi Shqipërinë. Pas vizitës së parë, çifti mbeti i mahnitur nga mikpritja, kultura dhe afërsia e njerëzve. Ndryshe nga Tajlanda, ku shpesh ndiheshin të huaj, në Shqipëri ata u ndjenë menjëherë si në shtëpinë e tyre.

    Prej rreth tre javësh, çifti amerikan shërben kafe në këtë ambient të ngrohtë, ku klientët e parë, kryesisht të huaj, shprehin habi për fotografitë e figurave historike si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi, të cilat zbukurojnë muret. Toni shfrytëzon rastin për t’u treguar atyre për kontributin e këtyre personaliteteve në historinë e Shqipërisë. Ai thekson se jo vetëm të huajt, por edhe shumë shqiptarë habiten me njohuritë e tij të thella mbi historinë kombëtare, duke shtuar se nuk ka vend më të mirë për të diskutuar mbi të sesa gjatë një filxhani kafeje.

    Edhe bashkëshortja e tij, Kendall, është tashmë e dashuruar me Vlorën. Ajo vlerëson natyrën dhe motin fantastik të qytetit, si dhe njerëzit shumë të ngrohtë. Megjithëse ndihet pak keq që nuk e zotëron ende gjuhën shqipe, ajo shprehet se po shkëmben përvoja gjuhësore me vendasit. Sfida e vetme për momentin për çiftin amerikan mbetet mësimi i gjuhës shqipe, por ata janë të vendosur ta përvetësojnë atë, pasi e kanë projektuar jetën e tyre të ardhshme në Vlorë.

  • Qytetet më miqësore në botë në 2025

    Qytetet më miqësore në botë në 2025

    Në botën e udhëtimeve, mikpritja shpesh vlen po aq sa bukuria e një vendi. Në Çmimet e Lexuesve 2025, lexuesit e medias Conde Nast Traveller zgjodhën dhjetë qytetet më miqësore në botë, ato që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, pavarësisht gjuhës apo kulturës.Nga qytetet historike të Azisë deri te metropolet e ndritshme të Europës e Oqeanisë, kjo renditje përmbledh destinacionet ku buzëqeshjet janë pjesë e përditshme.Në vendin e dhjetë renditet Kioto në Japoni, qyteti i tempujve, sakurave dhe mikpritjes tradicionale japoneze, ku respekti dhe rregullat e mirësjelljes janë pjesë e kulturës.Më tej, në vend të tetë ndajnë pikët Edinburgu dhe Lisbona: kryeqyteti skocez i festivalit “Fringe” dhe atmosferës së gëzueshme, dhe metropoli portugez që pret vizitorët me ndjenjën e ngrohtë familjare, rrugicat me pllaka karakteristike dhe tingujt nostalgjikë të fados.LisbonNë vendin e shtatë gjendet Sidnej, simbol i stilit të lirë australian dhe i buzëqeshjeve pa stres që të ndjekin nga plazhet në baret buzë oqeanit.Vetëm pak më sipër është Melburni, më artistik dhe më europian në shpirt, me kafene plot jetë, rrugë me arte murale dhe njerëz të thjeshtë që e bëjnë qytetin një nga më të jetueshmit në botë.Në vendin e katërt ndajnë podiumin Firence dhe Singapori. Qyteti italian i artit dhe kulturësmbetet një nga më mikpritësit në Europë, ndërsa metropoli aziatik, me pastërtinë, sigurinë dhe qytetarinë e tij të admirueshme, tregon se mikpritja mund të bashkëjetojë me modernitetin.Kepi i Shpresës së Mirë, ose Cape Town, ngjitet në vendin e tretë. Me kombinimin mahnitës të detit, maleve dhe kulturave, qyteti afrikan spikat për atmosferën plot gjallëri dhe për njerëzit e tij plot energji e shpresë, që shohin përtej plagëve të historisë.Në vend të dytë renditet Vjena, qyteti i muzikës dhe elegancës, ku ndërthurja e pallateve baroke me kafene të ngrohta pasqyron po aq mirë karakterin e njerëzve të saj: të kulturuar, të përzemërt dhe të qetë.Fituesi surprizë i vitit 2025 është Kito, kryeqyteti i Ekuadorit. I vendosur mes Andeve, ky qytet me rrugë koloniale, kisha të arta dhe frymë të gjallë artistike, u vlerësua për autenticitetin dhe ngrohtësinë e banorëve të tij.Një nga qytetet më të vjetra të Amerikës së Jugut dhe një nga të parat të shpallura trashëgimi botërore nga UNESCO, Kito mishëron mikpritjen që sfidon kufijtë kulturorë.Renditja e qyteteve më miqësore në botë (2025):Kito, EkuadorVjenë, AustriCape Town, Afrikë e JugutFirence, ItaliSingaporMelburn, AustraliSidnej, AustraliEdinburg, SkociLisbonë, PortugaliKioto, Japoni/ CN, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sezoni i plazhit vijon ende, Shëngjini i mbushur me turistë të huaj: Perlë bregdetare

    Sezoni i plazhit vijon ende, Shëngjini i mbushur me turistë të huaj: Perlë bregdetare

    Shëngjini edhe këtë vit u rendit ndër plazhet e preferuara edhe gjatë këtij sezoni veror. Edhe pse sezoni zyrtarisht ka përfunduar, moti i ngrohtë me diell po tërheq të huajt nga vendet e Europës e më e gjere.

    Për ta, natyra e paprekur, çmimet e arsyeshme dhe mikpritja e vendasve janë arsyet kryesore pse do të rikthehen përsëri.

    “Ne kemi ardhur nga Gjermania dhe po bëjmë një tur në të gjithë ballkanin. Shëngjinin e kemi parë në rrjete sociale dhe vendosëm që të vijmë.

    Këtu është një vend i mrekullueshëm dhe po i përmbush në maksimum pritshmëritë. Ndërthurja e malit me detin të jep mjaft qetësi. Po ashtu dhe mikpritja e vendasve duhet vlerësuar shumë”, thotë një turist për Report Tv.

    “Unë kam qenë dhe here të tjera në zonën e Lezhës dhe vendosa të rikthehem sërish. Këtu ka det lagunë dhe mal, ndaj dhe më pëlqen shumë. Rana e Hedhun është një perle bregdetare dhe ia vlen të vizitohet. Do të qëndrojmë për tre ditë këtu dhe pastaj do të lëvizim dhe në zona të tjera të Shqipërisë”.

    “Kam ardhur këtu prej dy ditësh. E kemi parë në rrjete sociale dhe vendosem ta provojmë dhe jemi shumë të kënaqur. Ka vend të bollshëm për kamperin dhe po shijojmë në maksimum rrezet e diellit dhe freskinë e detit. Do iu sugjeroja dhe miqve e të njohurve të mi që të vijnë këtu sepse vërtet ia vlen”.

    Operatoret turistik tregojnë se të huajt vijojnë të vizitojnë Shëngjinin deri në nëntor.

    Fale natyrës unike, Shëngjini dhe në mënyrë të veçantë Rana e Hedhun mbeten të preferuarat e të huajve që shijojnë qetësinë dhe pastërtinë që ofron zona bregdetare.

  • Mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin “Nënë Tereza” (VIDEO)

    Mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin “Nënë Tereza” (VIDEO)

    Një valixhe e madhe është vendosur në formë instalacioni përpara aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, për të promovuar turizmin në Shkodër.
    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e këtij instalacioni, për të gjithë turistët që zgjedhin për të vizituar Shkodrën.

    “Mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin “Nënë Tereza”. Një pikë takimi për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shkodrën për të shijuar bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, ka shkruar Rama në Facebook.
    “Humbisni në ngjyrat e Shkodrës” shkruhet në instilacion.