Tag: mikel

  • Londra i jep dritë jeshile ekstradimit të të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-n

    Londra i jep dritë jeshile ekstradimit të të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-n

    Londra i dha dritën jeshile kërkesës të Shqipërisë për të ekstraduar një person i dënuar në mungesë nga gjykata e Elbasanit për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
    Top Channel sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër mëson se Mikel Hoxha e ka humbur betejën ligjore të bllokimit të ekstradimit drejt Shqipërisë.
    Gjykatësi çështjes e dërgoi rastin e të riut nga Gramshi për firmën e sekretares së re të punëve të brendshme Shabana Mahmood.
    Në këtë dokument tregohet se ndaj Mikel Hoxhës Interpol Tirana ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi më datë 6 qershor 2018, në qytetin e Gramshit, në ambientet e Hotel Tomorrit, me dashje dhe në mënyrë të paligjshme i shkaktoi dëmtime të rënda trupore Admir Harunit.
    Si akuzë e dytë ndaj tij rëndon posedimi dhe përdorimi i një arme zjarri pa leje.
    Menjëherë pas ngjarjes Mikel Hoxha do të largohej nga territori i Shqipërisë dhe kishte zgjedhur si vend fshehje Uellsin ku u arrestua për llogari të Interpol Tiranës një vit më parë.
    Gjykata e Shkallës së parë Elbasan në 23 prill 2021 e kishte dënuar Mikel Hoxhën me 17 vite burg pasi e gjeti fajtor për akuzat e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.”
    Disa muaj më pas në Dhjetor 2021 gjykata e atëhershme e Apelit në Durrës, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë i hoqën 13 vite burg duke e dënuar me vetëm 4 vite vuajtje dënimi.
    Gjyqtarët e Apelit Durrës, vendosën ti ndryshojnë të dënuarit, Mikel Hoxha, kualifikimin ligjor të veprës penale nga “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje.
    Prokuroria për këtë rast ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar dënimin e Mikel Hoxhës me 17 vite burgim.

  • Liverpool mposht Arsenalin falë një goli të jashtëzakonshëm dhe merr kryesimin (video)

    Liverpool mposht Arsenalin falë një goli të jashtëzakonshëm dhe merr kryesimin (video)

    Liverpool ka mposhtur 1-0 Arsenalin në supersfidën e luajtur në “Anfield”. Dy ekipet e konsideruara si favoritet kryesore në garën për titullin kampion, u përplasën mes tyre që në javën e tretë.
    Arne Slot dhe Mikel Arteta e nisën me formacionet më të mira të mundshme. Për londinezët mungonte Bukayo Saka për shkak dëmtimi, ndërsa transferimi i bujshëm i javës së fundit, Eberechi Eze e nisi nga stoli.
    LIVERPOOL XI: Alisson; Konaté, Van Dijk, Kerkez; Szoboszlai, Mac Allister, Gravenberch; Salah, Wirtz, Gakpo; Ekitike.
    ARSENAL XI: David Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Mikel Merino, Zubimendi, Rice; Madueke, Gyökeres, Martinelli.
    Ndeshja nisi shumë keq për “Topçinjtë”, pasi William Saliba la fushën e lojës pas 5 minutash për shkak dëmtimi. Në vendin e tij u aktivizua blerja e kësaj vere, Cristhian Mosquera. Pjesa e parë u dominua nga Arsenal, por rezultati shënoi 0-0 në fund të 45 minutave.
    Zëvendësimet e kryera nga të dy trajnerët në pjesën e dytë nuk është se sollën ndonjë ndryshim në fushë. Fati i ndeshjes do të vendosej në minutën e 83-të, ku Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë të përsosur një goditje dënimi nga distanca dhe topi përfundoi në rrjetë.
    Për “Topçinjtë” nuk pati shumë kohë për të reaguar dhe ndryshuar fatin e ndeshjes, Liverpool fiton 1-0 dhe merr kryesimin e Premier League me 9 pikë të plota në 3 ndeshje.
    SHIKOGOLIN

  • Mikel Maruli, poeti me prejardhje arvanitase

    Mikel Maruli, poeti me prejardhje arvanitase

    Një poet latin i Rilindjes evropiane për të cilin është thënë se ka prejardhje arvanitase ishte Mikel Maruli (Michele Marullo Tarchaniotes, 1453-1500), i njohur në latinishte si Michaelis Marullus. Mendohet se ka lindur nga një familje greko-shqiptare me prejardhje nga Moreja pak muaj pas rënies së Konstantinopojës. Familja e tij iku në Raguzë (Dubrovnik), ku që në vogëli, ndjeu së pari ndikimin e qytetërimit të Rilindjes italiane.

    Më 1470 ai i hyri një karriere ushtarake dhe shërbeu dhjetë vjet si ushtar energjik i fatit në vise të ndryshme të Italisë. Më 1491-1492 ai rivalizoi me Politianin (1454-1494) në Firence dhe më 1495 u martua me poeteshën Alesandra Skala (Alessandra Scala, 1475-1506), ndonëse martesa nuk zgjati shumë. Neaera, së cilës ai i drejtonte vargjet e tij katuliane të dashurisë, duket se ka qenë personifikimi kolektiv i shumë marrëdhënieve pasionante, shkruan në “Historia e Letërsisë Shqiptare” Albanologu kanadezo-gjerman, Robert Elsie. Maruli është autor i katër librave me epigrame latine, mjaft prej tyre të mbrujtura me një notë melankolie, si dhe i katër librave me ‘himne për natyrën’, në të cilët ai, me një stil lukrecian, ngre lart forcat mitologjike të natyrës. Maruli, për të cilin Sandro Botiçeli (Sandro Botticelli, 1444-1510) na ka lënë një portret klasik rilindës, u mbyt aksidentalisht në lumin Cecina më 11 prill 1500.

    Ishte fillimi i gjysmës së dytë të shekullit XV kur Kostandinopoja ra ndër duart e barbarëve osman të cilët nuk kursyan asgjë, përfshirë edhe kulturën e artin (si mund të dojë një barbar artin?!). Familjet e kulturuara që e donin artin nuk mund të vazhdonin të jetonin në një vend që po gëlonte nga dhuna dhe spastrimi kulturor, prandaj morën rrugët e atyre vendeve të Evropës ku akoma nuk kishte hyrë tymi i zjarrit të injorancës osmane.

    Në Kostandinopojë, duke qenë se ishte një ndër dy qendrat e krishtërimit, qenë vendosur për t’u mbrojtur edhe familje nga vende ku tanimë osmanët qenë “turrur” duke marrë para çdo gjë. Mes tyre ishte edhe familja e Marulëve e cila u shpërngul nga Moreja, vendi të cilit i kushtohet edhe kënga “Moj e bukura More” kur osmanët erdhën dhe u vendos në “të pathyeshmen” Kostandinopojë.

    Në fillim të vitit 1453, kjo familje përjetoi një gëzim të shumëpritur. Një djalë i vogël i cili do të pagëzohej me emrin Mikel lindi që ashtu sikurse engjëlli Mikel është rojtar i Parajsës, të bëhej rojtar i Atdheut.

    Fare pak pas lindjes së tij, Kostandinopoja ra dhe Marulët u shpërngulën në Raguzë, vend ku Mikeli jetoi deri në rininë e hershme. Formimi i marrë aty la mbresa të pashlyeshme në kujtesën dhe krijimtarinë e tij në të ardhmen, gjë që shihet qartë në poezinë “Lavdi Raguzës”, shkruar vite pasi qe larguar nga aty.

    Marulët e panë se Raguza nuk ishte vendi “ideal” për to, prandaj vijuan sërish udhëtimet, këtë herë drejt bregdetit apenin ku pas disa zhvendosjesh jo të gjata, përfundimisht u vendosën në Ankona.

    Duke qenë se qysh në Raguzë xhevahiri i diturisë së Mikel Marulit pati shkëlqyer, me t’u vendosur në Itali ai vijoi studimet fillimisht në Venedik e më pas në Padova, njëlloj si paraardhësit e pasardhësit e tij humanistë.

    Ai nuk ishte aspak indifernet ndaj politikës. Me të marrë vesh se atdheu, tani më i marrë nga osmanët rrezikontë të “bënte shokë”, rrokë armët dhe shkon në luftë deri në brigjet e Detit të Zi, luftë që detyrohet ta lërë pasi merr vesh se i vëllai Gjoni dhe e ëma Efrosinë kishin ndërruar jetë.

    Vihet re që herët si poet dhe poezia e tij vlerësohet shumë e botohet, para e pas vdekjes së hershme e aksidentale ku u mbyt në Çeçino të Toskanës teksa kalonte me kalë në vitin 1500.

  • Obi Mikel: “Ky lojtar nuk është mjaftueshëm i mirë për Chelsea-n”

    Obi Mikel: “Ky lojtar nuk është mjaftueshëm i mirë për Chelsea-n”

    Heroi i Chelseat, John Obi Mikel, thotë se ata duhet të gjejnë një portier të ri.
    Nigeriani pranon se nuk e vlerëson shumë portierin aktual të ekipit, Robert Sanchez.
    Përpara finales së sotme të Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së, Obi Mikel i tha talkSPORT: “Shumë tifozë të Chelsea-t mund të bien dakord se na duhet një portier tjetër i nivelit të lartë sepse Sanchez nuk po e bën këtë.
    “Situata e portierit duhet të zgjidhet. Nuk mund të hyjmë në sezonin e ri me Sanchez, më vjen keq.
    “Jam i sigurt se 99 për qind e tifozëve të Chelsea-t do të bien dakord me mua se Sanchez nuk është portieri që do të na fitojë trofe. Absolutisht jo”.
    Nigeriani deklaroi gjithashtu: “Deri tani, gjithçka është mirë në këtë turne. Ai ka bërë gabime, por ato nuk kanë çuar ende në një gol dhe ne kemi qenë me fat, kemi shënuar gola, duke u mbrojtur mirë. Ai nuk ka qenë nën presion aq shumë.
    “Por duke hyrë në një sezon ku kemi Premier League, Champions League, FA Cup dhe të gjitha këto, na duhet një portier shumë, shumë i mirë”.

  • RASTI KURIOZ: Interi i mori trajnerin Chivu, Parma “peshkon” një 29 vjeçar për stolin duke ia marrë stafit të Arsenalit!

    RASTI KURIOZ: Interi i mori trajnerin Chivu, Parma “peshkon” një 29 vjeçar për stolin duke ia marrë stafit të Arsenalit!

    Parma është gati të shkruajë një faqe të re në historinë e saj: klubi emilian, sipas SkySport, ka zgjedhur t’ia besojë stolin Carlos Cuestas, një trajneri i ri spanjoll 29-vjeçar, aktualisht ndihmës trajner te Arsenali nën drejtimin e Mikel Arteta-s.
    Negociatat me klubin anglez janë tani në fazat vendimtare për të marrë dritën jeshile përfundimtare. Cuesta do të lërë rolin e tij si ndihmës trajner kryesor te “Topçinjtë” për të ndërmarrë aventurën e tij të parë si trajner i parë në Serie A, duke vendosur një rekord moshe midis trajnerëve në ligën më të lartë italiane.
    Në të kaluarën e tij, pati edhe një periudhë në ekipin e të rinjve të Juventusit, ku pati mundësinë të punonte me drejtorin aktual ekzekutiv të klubit verdheblu, Federico Cherubini.
    Cuesta-s me shumë mundësi do t’i bashkohen Antonio Gagliardi dhe Nicola Pavarini, të cilët mbetën në stafin e Parmës pas largimit të Cristian Chivu-s. Gjatë pesë viteve të fundit, ai ka punuar përkrah Mikel Arteta-s te Arsenali, përkrah figurave si Steve Round, Albert Stuivenberg, Miguel Molina dhe Andreas Georgson, duke punuar në zhvillimin individual të lojtarëve, me një fokus të veçantë në aftësitë teknike dhe parimet taktike.
    Karriera e Cuestës filloi herët: vetëm në moshën 18 vjeç, ai u bashkua me Akademinë e Atlético Madrid si trajner, më vonë duke marrë rolin e kreut të ekipit nën 13 vjeç dhe duke vazhduar studimet në Universitetin e Portos. Gjatë qëndrimit të tij dyvjeçar te Juventusi, ai shërbeu kryesisht si ndihmës trajner i ekipit nën 17 vjeç, por punoi edhe me ekipin nën 23 vjeç, të udhëhequr atëherë nga Fabio Pecchia – ish-trajneri i Parmës, i cili u shkarkua shkurtin e kaluar.
    Përpara se t’i bashkohej Juventusit, Cuesta kishte kryer një studim të thelluar të lojës ofensive të Manchester Cityt, gjë që i siguroi një ftesë për në Angli: ishte pikërisht kjo punë që i hapi dyert për aventurën e tij te Arsenali. Mikel Arteta nuk e ka fshehur kurrë respektin për të, duke e quajtur atë “një nga talentet më të ndritura midis trajnerëve në Evropë, me një të ardhme premtuese përpara tij”.

  • Vrasja në Greqi/ Avokati i Mikel Selimajt: Arma ishte e Altin Arapajt, shkrepi në zënkë e sipër

    Vrasja në Greqi/ Avokati i Mikel Selimajt: Arma ishte e Altin Arapajt, shkrepi në zënkë e sipër

    Tre persona u arrestuan për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj, në një vresht në Rafina. Figura qendrore në këtë çështje është 46-vjeçari Mikel Selimaj, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë dyshohet se e kanë shoqëruar 46-vjeçarin dhe akuzohen për bashkëpunim.
    Nikos Roussopoulos, avokati i të pandehurit 46-vjeçar, foli për “Developments Now” në lidhje me çështjen, duke deklaruar se “është e sigurt që ata njiheshin prej vitesh. Ata ishin miq. Ata kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine dhe për këtë arsye ne kemi kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin. Arma i përkiste viktimës.”
    “Ajo që pretendon klienti im është se, ndërsa po shkonte ta çarmatoste, arma shkrepi, prandaj plumbi shkoi në faqe. Nëse dikush do të vrasë, nuk qëllon kurrë në faqe, por në kokë, lart në kafkë ose në gjoks. Ata u grindën, por klienti im nuk e mban mend se çfarë ndodhi. Ata nuk kishin asnjë mosmarrëveshje për asnjë shtëpi”- tha avokati i Selimajt.
    Është një pronë për të cilën viktima kishte një mosmarrëveshje me një kanadez. “Nuk ka të bëjë asgjë me klientin tim,” theksoi Roussopoulos.

  • Vrasja e Altin Arapajt në Greqi – Flet avokati i autorit të dyshuar: Ishin miq dhe kishin konsumuar drogë! Arma i përket viktimës…

    Vrasja e Altin Arapajt në Greqi – Flet avokati i autorit të dyshuar: Ishin miq dhe kishin konsumuar drogë! Arma i përket viktimës…

    Arapaj u vra me armë zjarri disa ditë më parë ne mes të një vreshti.

    Lidhur me vrasjen e tij janë arrestuar tre persona autori Mikel Selimaj dhe 2 bashkëpunëtorët e tij.

    Figura qendrore në këtë çështje është 46-vjeçari Mikel Selimaj, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë dyshohet se e kanë shoqëruar 46-vjeçarin dhe akuzohen për bashkëpunim.

    Nikos Roussopoulos, avokati i të pandehurit 46-vjeçar, foli për “Developments Now” në lidhje me çështjen, duke deklaruar se ata njiheshin prej vitesh.

    “Ata ishin miq. Ata kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine dhe për këtë arsye ne kemi kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin. Arma i përkiste viktimës….Ajo që pretendon klienti im është se, ndërsa po shkonte ta çarmatoste, arma shkrepi, prandaj plumbi shkoi në faqe. Nëse dikush do të vrasë, nuk qëllon kurrë në faqe, por në kokë, lart në kafkë ose në gjoks. Ata u grindën, por klienti im nuk e mban mend se çfarë ndodhi. Ata nuk kishin asnjë mosmarrëveshje për asnjë shtëpi”, tha avokati i Selimajt.

  • Vrasja e shqiptarit në Greqi, avokati i autorit të dyshuar Mikel Selimaj: Arma ishte e viktimës. Po të donte ta ekzekutonte, do të…

    Vrasja e shqiptarit në Greqi, avokati i autorit të dyshuar Mikel Selimaj: Arma ishte e viktimës. Po të donte ta ekzekutonte, do të…

    Tre persona u arrestuan për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj, në një vresht në Rafina të Greqisë.
    Figura qendrore në këtë çështje është 46-vjeçari Mikel Selimaj, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë dyshohet se e kanë shoqëruar 46-vjeçarin dhe akuzohen për bashkëpunim.
    Nikos Roussopoulos, avokati i të pandehurit 46-vjeçar, foli për “Developments Now” në lidhje me çështjen, duke deklaruar se “është e sigurt që ata njiheshin prej vitesh. Ata ishin miq. Ata kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine dhe për këtë arsye ne kemi kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin. Arma i përkiste viktimës.”
    “Ajo që pretendon klienti im është se, ndërsa po shkonte ta çarmatoste, arma shkrepi, prandaj plumbi shkoi në faqe. Nëse dikush do të vrasë, nuk qëllon kurrë në faqe, por në kokë, lart në kafkë ose në gjoks.
    Ata u grindën, por klienti im nuk e mban mend se çfarë ndodhi. Ata nuk kishin asnjë mosmarrëveshje për asnjë shtëpi. Është një pronë për të cilën viktima kishte një mosmarrëveshje me një kanadez. Nuk ka të bëjë asgjë me klientin tim”, pretendoi avokati.
     

    Top Channel

  • Akuzohet për ekzekutimin e 41-vjeçarit, Mikel Selimaj në Gjykatë: Nuk kisha qëllim ta vrisja Altinin, kishim pirë të dy drogë

    Akuzohet për ekzekutimin e 41-vjeçarit, Mikel Selimaj në Gjykatë: Nuk kisha qëllim ta vrisja Altinin, kishim pirë të dy drogë

    46-vjeçari Mikel Selimaj dhe dy persona të tjerë të akuzuar për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafina, u sollën në gjykatën e Evelpidon.

    Autori i dyshuar i vrasjes në Rafina, 46-vjeçari Selimaj, u arrestua nga policia të premten (23.5.2025) në një apartament në Glyka Nera, pas një urdhër-arresti kundër tij për vrasje me dashje dhe mbajtje e përdorim të paligjshëm të armës. Dy personat e tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë.
    Sipas informacioneve, 46-vjeçari pretendon se nuk kishte ndërmend ta vriste viktimën dhe se për shkak se të dy kishin përdorur drogë, nuk e kishin kuptuar se çfarë po ndodhte.

    Top Channel

  • Për një shtëpi, zbulohet shkaku i vrasjes së shqiptarit në Greqi

    Për një shtëpi, zbulohet shkaku i vrasjes së shqiptarit në Greqi

    Pretendimi për një shtëpi duket se qëndron pas vrasjes së 41-vjeçarit Altin Arapaj nga Vlora, i cili u gjet i vdekur në një vresht në Rafinë.
    Gruaja e viktimës jep versionin e saj të çështjes, duke folur ekskluzivisht për televizionin grek “STAR”. Autori Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora dhe dy persona të tjerë do të dalin para gjykatës ditën e sotme.
    Sipas gruas, shkaku ishte një shtëpi në pronësi të një amerikani dhe e marrë me qira prej vitesh nga një kanadez.
    “Ky burrë e kishte paralajmëruar, i thoshte vazhdimisht ‘largohu sepse shtëpia është e imja, do ta marr unë, je në mes të asgjësë’.”
    Mikel Selimaj dhe Altin Arapaj njiheshin prej kohësh dhe kishin qenë shqetësues për autoritetet policore në një moshë më të re. Megjithatë, takimi fatal duket se është organizuar për të zgjidhur një keqkuptim në lidhje me një shtëpi luksoze në zonën e Lucas, ndërsa pak ditë më parë pati një vendim gjyqësor përkatës.
    “Të hënën, kur humbën gjyqin dhe iu desh të paguanin kompensim, sipas mendimit tim, kanadezi e telefonoi dhe i tha: ‘E dini çfarë? Meqë duhet të paguaj këtë kompensim, merr këto para dhe hiqi nga dora ime.’” “Në fund, e shlyen shtëpinë bashkë me vdekjen e burrit tim” tha ajo.
    “Ishte një akt që për fat të keq u krye në një shpërthim pasioni mendor.” “Ajo që rezulton për klientin tim, dhe ne do të kërkojmë testet përkatëse, është se ai kishte konsumuar sasi të mëdha droge, veçanërisht kokainë”, tha avokati i Mikel Selimaj, Nikos Roussopoulos.
    Oficerët e policisë këqyrën makinën e autorit, ndërsa pronari i shtëpisë me qira afatshkurtër ku ai kishte gjetur strehim përshkruan momentin e arrestimit të tij:
    “Ndërsa po e thyenim derën, ai ende nuk ishte zgjuar, kështu që e gjetën në koma, që do të thotë se ende flinte… Oficeri i policisë e njohu dhe unë u shokova kur pashë imazhet e tij duke u prangosur.” “U ngjita lart dhe qava.”
    46-vjeçari Mikel Selimaj dhe dy persona të tjerë që ishin të pranishëm në vrasje po mbahen në paraburgim.