Tag: mikel

  • Arteta: Ajo që po bën Merino si sulmues është e jashtëzakonshme, presim rikthimin e Havertz

    Arteta: Ajo që po bën Merino si sulmues është e jashtëzakonshme, presim rikthimin e Havertz

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duket se është i kënaqur nga ndikimi i spanjollit Mikel Merino si një sulmues pyke, një “numër 9”. Duke folur për këtë risi, Arteta tha: “Ne kemi gjetur një mënyrë për ta aktivizuar Mikel në tre role të ndryshme këtë sezon dhe ai ka performuar në të gjitha”.
    “Ai pati një kontribut të madh disa ditë më parë me golat e tij, veçanërisht tani që Viktor Gyokeres është i dëmtuar. Është mirë të kesh një lojtar të tillë. Nuk është e natyrshme sepse ai nuk ka luajtur atje në karrierën e tij, por ai është një lojtar kaq inteligjent sa mund të përshtatet në çdo pozicion”, deklaroi Arteta.
    Më tej, Arteta foli edhe për gjendjen e Kai Havertz, i dëmtuar dhe pritet që së shpejti të stërvitet me skuadrën. “Le të shohim se si ai do ta përthithë ngarkesën kur të fillojë të stërvitet me ne. Kur ta ketë bërë këtë, do të duhet ta kemi nën vëzhgim në javët e para për të menaxhuar minutat e tij. Tani kemi këtë problem me gjurin e tij. Do të zgjidhet dhe shpresojmë që ai të kthehet në formën e tij më të mirë”, tha trajneri i Arsenal.
    Në fund, spanjolli u shpreh edhe për përjashtimin e Myles Lewis-Skelly nga skuadra e Anglisë: “Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe mbështetur njëri-tjetrin dhe për të dhënë një perspektivë të mirë të situatës. Në rastin e Myles, ajo që ai ka bërë në moshën e tij është e jashtëzakonshme. Mos shikoni se çfarë po ndodh në një moment, sepse ndoshta ndodh për arsyet e duhura, dhe sot nuk mund ta shihni.”

  • U ekstradua nga Britania, ky është nipi i ish-deputetit të PDIU-së

    U ekstradua nga Britania, ky është nipi i ish-deputetit të PDIU-së

    Është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë 33-vjeçari Mikel Hoxha, i dënuar me pesë vjet burg për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Haxha eshte nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici.
    Ekstradimi u krye si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, pas një periudhe kërkimi ndërkombëtar ndaj të dënuarit.
    Sipas autoriteteve, Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e kishte dënuar me 5 vjet burg për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”.
    gijotina.com/

  • EMRI/ Plagosi me armë zjarri një person, ekstradohet pas 7 vitesh

    EMRI/ Plagosi me armë zjarri një person, ekstradohet pas 7 vitesh

    Mikel Hoxha, i shpallur në kërkim prej 7 vitesh për plagosje me armë zjarri, është ekstraduar drejt vendit tonë nga Mbretëria e Bashkuar.
    33 vjeçari është dënuar nga Apeli i Durrësit me 5 vite burg në vitin 2021 pasi plagosi me armë zjarri shtetasin Admir Haruni në qytetin e Gramshitm ngjarje e ndodhur 6 qershor 2018.
    Fillimisht, Mikel Hoxha u dënua në mungesë më 23 prill 2021, me 17 vite burg për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
    Por togat e zeza të Apelit të Durrësit i ulën dënim në 5 vite duke i ndryshuar akuzat në “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Ngjarja ndodhi përballë komisariatit të policisë në Gramsh, ku nga të shënat mbeti i plagosur Admir Haruni, banor i zonës.
    “Shtetasi Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze”, informuan blutë.
    Njoftimi:
    Interpol Tirana
    Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për plagosje të rëndë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje.
    Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Mikel Hoxha, 33 vjeç.
    Shtetasi Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Shtetasi Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester / Mbretëri e Bashkuar, u bë e mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

  • I dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh, ekstradohet nga Britania Mikel Hoxha

    I dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh, ekstradohet nga Britania Mikel Hoxha

    mikel hoxha-pamje nga ekstradimi

    TIRANË- Një 33-vjeçar, Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje dhe armëmbajtje pa leje është ekstraduar këtë të shtunë nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 vjet burgim për plagosjen e vitit 2018 në qytëtin e Gramshit. Pas një debati të çastit për motive të dobëta, Hoxha ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.
    Njoftimi:
    Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për plagosje të rëndë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje.
    Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Mikel Hoxha, 33 vjeç.
    Shtetasi Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Shtetasi Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester / Mbretëri e Bashkuar, u bë e mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

    Ngjarja për të cilën Hoxha ishte në kërkim ndodhi më 6 qershor 2018 në qytetin e Gramshit, ku ai hapi zjarr ndaj një personi pas një sherri në një kafene. Viktima, Admir Haruni, u qëllua disa herë në këmbë.
    Vetëm një ditë pas ngjarjes, autoritetet shqiptare përgjuan një bisedë telefonike ku babai i Hoxhës i thoshte një personi të tretë se “djali im qëlloi dikë në këmbë” dhe ishte në kërkim për “mbajtje pa leje të armëve dhe tentativë vrasjeje”.
    Ai u arratis fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas përmes Belgjikës hyri në Britani me ndihmën e kontrabandistëve. Më 8 gusht 2018, Hoxha aplikoi për azil në Britani, duke pretenduar se ishte viktimë e një gjakmarrjeje – një strategji që shumë kriminelë shqiptarë e kanë përdorur për të shmangur ekstradimin.
    Në prill të vitit 2021, një gjykatë shqiptare e dënoi Hoxhën në mungesë me 17 vite burg, për tentativë vrasjeje me paramendim dhe mbajtje të paligjshme të armëve. Ai arriti ta apelojë vendimin përmes një avokati në Shqipëri, duke e ulur dënimin në 4 vite për “dëmtim të rëndë të qëllimshëm”.
    Për pesë vite, Hoxha jetoi në Britani pa u zbuluar nga autoritetet, deri në shtator 2023, kur më në fund u arrestua në Cardiff, ku jetonte në një shtëpi me vlerë 170 mijë paundë. Në atë kohë, ai ndodhej në lirim me kusht nga imigracioni, ndërsa apelonte refuzimin e kërkesës për azil./ZËRI

  • Interpol Tirana ekstradon shtetasin e dënuar Mikel Hoxha nga Mbretëria e Bashkuar

    Interpol Tirana ekstradon shtetasin e dënuar Mikel Hoxha nga Mbretëria e Bashkuar

    Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për plagosje të rëndë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje.
    Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Mikel Hoxha, 33 vjeç.
    Shtetasi Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Shtetasi Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester / Mbretëri e Bashkuar, u bë e mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

  • Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar Mikel Hoxha, nipi i ish-deputetit të PDIU

    Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar Mikel Hoxha, nipi i ish-deputetit të PDIU

    Burime për gazetarin e A2 CNN, Igli Çelmeta, bëjnë të ditur se është ekstraduar nga Mbrëteria e Bashkuar drejt vendit tonë, Mikel HOXHA, 33 vjeç.
    Shtetasi Mikel HOXHA, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Durrës më datë 13.12.2021, e ka dënuar me 5 (pese) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e Rende me Dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
    Mikel Hoxha, është nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, shkruan A2 CNN.
    Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
    Ngjarja për të cilën është dënuar dhe shpallur në kërkim Mikel Hoxha ka ndodhur në qytetin e Gramshit në datën 6 qershor 2018 ku në sheshin e qytetit ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Admir Haruni, banor i zonës. E gjithë skena e krimit asokohe ndodhi para komisariatit të policisë së Gramshit.
    Në vitin 2018 Gjykata e Apelit Durrës i uli dënimin me 13 vjet Mikel Hoxhës. Pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë, gjyqtarët vendosën ndryshimin e akuzave duke dënuar të pandehurin me 5 vjet heqje lirie nga 17 vjet që ishte dënimi i dhënë në shkallën e parë.

  • Arteta: Po luajmë mirë dhe fitojmë, ai buzëqeshte më shumë nga të gjithë pas dy golave

    Arteta: Po luajmë mirë dhe fitojmë, ai buzëqeshte më shumë nga të gjithë pas dy golave

    22 Tetor 2025

    8:56

    Telesport

    Një disfatë shkatërruese për Atletico Madrid, që dje u mund 0-4 në “Emirates” nga Arsenal në Champions League. Duket se për londinezët gjërat po ecin mirë këtë sezon, duke qenë të suksesshëm si në Premier League ashtu dhe në Europë.
    Trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta, nuk mund të ishte më i lumtur: “Ishte një ndeshje e vështirë. Pas golit, ata u hapën pak dhe ishte pak më e lehtë për ne të gjenim hapësirë. Jam shumë i lumtur me rezultatin”.
    “Në Ligën e Kampionëve duhet të ngrish nivelin dhe ne e bëmë këtë në çdo fazë të ndeshjes. Jam shumë i kënaqur, pasi skuadra po luan mirë thuajse në çdo ndeshje dhe rezultatet po mbërrijnë”, shtoi Mikel Arteta.
    “Ishte një mbrëmje perfekte, veçanërisht për dy golat e Gyokeres pas kritikave të shumta. Jam shumë i lumtur, ai e meritonte plotësisht. Angazhimi që ai bën për t’i shërbyer ekipit është i jashtëzakonshëm”, shtoi trajneri spanjoll.
    “Ne e vlerësojmë shumë gjithçka që ai bën për ekipin. Sot ai kishte buzëqeshjen më të madhe në fytyrë dhe shikoni shokët e tij të ekipit. Le të shpresojmë që ky të jetë fillimi i një serie të shkëlqyer”, deklaroi Arteta.

  • Arteta karikon sulmuesin e tij kryesor: Është “numri 9” i Arsenal, pres shumë gola prej tij

    Arteta karikon sulmuesin e tij kryesor: Është “numri 9” i Arsenal, pres shumë gola prej tij

    17 Tetor 2025

    12:03

    Telesport

    Pasi mori kryesimin e Premier League, skuadra e Arsenal do të nisë nga puna për ta mbrojtur atë. Duke nisur nga ndeshja e radhës ndaj Fulham, të shtunën pasdite.
    Trajneri Mikel Arteta kërkon më shumë nga sulmuesi Viktor Gyokeres: “Ai i sjell kaq shumë ekipit. Duke parë ndeshjet përsëri, jam shumë i kënaqur me atë që po i jep ekipit”.
    “I thashë para takimit të parë se numri 9 që dua është numri 9 që nuk shënon vetëm për gjashtë ose tetë ndeshje. Ai mund ta përballojë këtë. Nëse jo, duhet të shkojmë diku tjetër”, u shpreh Mikel Arteta.
    “Sepse presioni dhe pritshmëria do të jenë aty. Pra, nëse vesh fanellën me numrin 9 për Arsenal, duhet të jesh në gjendje të thuash: gjashtë ndeshje që nuk shënoj, a do të jem një lojtar tjetër apo do të veproj në një mënyrë tjetër?”, tha trajneri spanjoll.
    Në fund, Mikel Arteta karikon sulmuesin e ardhur këtë verë: “Dua shumë më tepër nga e njëjta gjë që po bën ai dhe kur të ketë shanse, t’i shfrytëzojë ato. Mendoj se do të ndodhë.”

  • Dritë jeshile nga Londra, ekstradohet i kërkuari për sulmin në Gramsh (Emri+Foto)

    Dritë jeshile nga Londra, ekstradohet i kërkuari për sulmin në Gramsh (Emri+Foto)

    Londra i dha dritën jeshile kërkesës të Shqipërisë për të ekstraduar një person i dënuar në mungesë nga gjykata e Elbasanit për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Top Channel sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër mëson se Mikel Hoxha e ka humbur betejën ligjore të bllokimit të ekstradimit drejt Shqipërisë.

    Mikel Hoxha

    Gjykatësi çështjes e dërgoi rastin e të riut nga Gramshi për firmën e sekretares së re të punëve të brendshme Shabana Mahmood. Në këtë dokument tregohet se ndaj Mikel Hoxhës Interpol Tirana ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi më datë 6 qershor 2018, në qytetin e Gramshit, në ambientet e Hotel Tomorrit, me dashje dhe në mënyrë të paligjshme i shkaktoi  dëmtime të rënda trupore Admir Harunit.

    Si akuzë e dytë ndaj tij rëndon posedimi dhe përdorimi i një arme zjarri pa leje.
    Menjëherë pas ngjarjes Mikel Hoxha do të largohej nga territori i Shqipërisë dhe kishte zgjedhur si vend fshehje Uellsin ku u arrestua për llogari të Interpol Tiranës një vit më parë.
    Gjykata e Shkallës së parë Elbasan në 23 prill 2021 e kishte dënuar Mikel Hoxhën me 17 vite burg pasi  e gjeti fajtor për akuzat e  “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.”
    Disa muaj më pas në Dhjetor 2021 gjykata e atëhershme e Apelit në Durrës, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë i hoqën 13 vite burg duke e dënuar me vetëm 4 vite vuajtje dënimi.
    Gjyqtarët e Apelit Durrës, vendosën ti ndryshojnë të dënuarit, Mikel Hoxha, kualifikimin ligjor të veprës penale nga “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje.
    Prokuroria për këtë rast ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar dënimin e Mikel Hoxhës me 17 vite burgim./

  • Ekskluzive/ Londra dritë jeshile ekstradimit të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-ën

    Ekskluzive/ Londra dritë jeshile ekstradimit të kërkuarit për plagosje në Gramsh në 2018-ën

    Londra i dha dritën jeshile kërkesës të Shqipërisë për të ekstraduar një person i dënuar në mungesë nga gjykata e Elbasanit për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

    Top Channel sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër mëson se Mikel Hoxha e ka humbur betejën ligjore të bllokimit të ekstradimit drejt Shqipërisë.
    Gjykatësi çështjes e dërgoi rastin e të riut nga Gramshi për firmën e sekretares së re të punëve të brendshme Shabana Mahmood.
    Në këtë dokument tregohet se  ndaj Mikel Hoxhës Interpol Tirana ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi më datë 6 qershor 2018, në qytetin e Gramshit, në ambientet e Hotel Tomorrit, me dashje dhe në mënyrë të paligjshme i shkaktoi  dëmtime të rënda trupore Admir Harunit.
    Si akuzë e dytë ndaj tij rëndon posedimi dhe përdorimi i një arme zjarri pa leje.
    Menjëherë pas ngjarjes Mikel Hoxha do të largohej nga territori i Shqipërisë dhe kishte zgjedhur si vend fshehje Uellsin ku u arrestua për llogari të Interpol Tiranës një vit më parë.
    Gjykata e Shkallës së parë Elbasan në 23 prill 2021 e kishte dënuar Mikel Hoxhën me 17 vite burg pasi  e gjeti fajtor për akuzat e  “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.”
    Disa muaj më pas në Dhjetor 2021 gjykata e atëhershme e Apelit në Durrës, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë i hoqën 13 vite burg duke e dënuar me vetëm 4 vite vuajtje dënimi.
    Gjyqtarët e Apelit Durrës, vendosën ti ndryshojnë të dënuarit, Mikel Hoxha, kualifikimin ligjor të veprës penale nga “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje.
    Prokuroria për këtë rast ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar dënimin e Mikel Hoxhës me 17 vite burgim.

    Top Channel