Adriatik BALLA
Kombëtarja po punon për ndeshjen e 11 tetorit kundër Serbisë, por në skuadër vijojnë të vijnë lojtarët që janë ftuar por që nuk kanë pasur kohë në dispozicion për të qenë në orarin e duhur në procesin stërvitor. Një situatë që ka sjellë edhe acarimin e trajnerit Silvinjo. Udhëtimi rraskapitës nga Amerika e largët, ka bërë që Enea Mihaj të ishte emri i fundit që i bashkohej Kombëtares shqiptare për përgatitjen e ndeshjeve ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Qendërmbrojtësi është bërë pjesë e Atlanta Junajtid në MLS dhe ky ishte udhëtimi parë ndërkontinental që kur iu bashkua klubit amerikan, meqë nuk u ftua për ndeshjet e shtatorit.
Mihaj këtë radhë nuk mungoi në listën e Silvinjos, por ishte një mungesë në stërvitjen e së hënës, teksa mund të ndodhte e njëjta gjë për të martën. Udhëtimi i gjatë ka bërë që ai të mbërrinte vetëm sot në drekë në Shqipëri dhe pas një ndalese të shkurtër në hotel, ka shkuar menjëherë te “Shtëpia e Futbollit” për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës për stërvitjen. Ai mbërriti sapo ekipi kishte filluar ushtrimet nën urdhrat e trajnerit Silvinjo, duke qenë në gjendje që të merrte pjesë në seancën e sotme. Mihaj shihet si një alternativë e rëndësishme për prapavijën nga trajneri Silvinjo, sidomos në këtë moment kur mungojnë në grumbullim dy emra si Ismajli e Kumbulla.
Sulmuesi serb analizon pragduelin me Shqipërinë: Një derbi rajonal të motivon
Serbia ka mbushur radhët e saj me emra të njohur në repartin e avancuar për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Por në radhët e saj për këtë sfidë është edhe një sulmues i ri, Andrej Iliç, i cili po bën emër në Gjermani me fanellën e Union Berlin. Ish-sulmuesi i përfaqësueses U21 të Serbisë, ka theksuar në një intervistë për faqen e internetit të Federatës Serbe, se e sheh ndeshjen me Shqipërinë si një derbi rajonal. “Kjo është një mundësi e rëndësishme. Ndeshja e parë në Tiranë ishte e vështirë dhe kjo mund të jetë e tillë gjithashtu. Në një aspekt, derbit rajonal janë ndeshje të mbushura me energji, ku duhet të hysh në fushë me vendosmëri, por edhe me besimin për të fituar. Në luajmë në fushën tonë, para tifozëve tanë dhe në lojë janë shumë gjëra. Unë jam krenar që jam pjesë e ekipit tonë përfaqësues, që kam mundësinë të mësoj nga Mitroviç, Vlahoviç, Joviç dhe të gjitha këta emra të mëdhenj”, tha futbollist i cili po spikat me fanellën e Union Berlinit.
Emerllahu në formacionin më të mirë në kampionatin rumun
Pas paraqitjes ndaj Hermanstadtit, Lindon Emërllahu është përfshirë në formacionin më të mirë javës së 12-të të Superligës së Rumanisë në futboll. Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të martën nga faqja zyrtare e Superligës. Emërllahu shënoi gol në fitoren 2:1 të Kluzhit të dielën e kaluar ndaj Hermanstadtit. Ai e realizoi golin e fitores. 22-vjeçari Emërllahu këtë edicion në tetë ndeshjet e zhvilluara në kampionat ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim. Te Kluzhi luan edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Meriton Korenica. Emërllahu dhe Korenica janë ftuar nga selektori i Kosovës, Franko Foda, për dy ndeshjet e këtij muaji. “Dardanët” të premten nga ora 20:45 e presin Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kurse tri ditë më pas udhëtojnë për në Suedi. Ndeshjet janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës, që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Tag: mihaj
-

Enea Mihaj vjen me vonesë nga Amerika, një serb komenton Shqipërinë
-

Broja nuk është më në planet e Çelsit, Mihaj refuzon Italinë dhe zgjedh Atlantën në SHBA, Manaj merr kritika në Turqi
Adriatik BALLA
Sulmuesi shqiptar Rei Manaj përfshihet në polemika me klubin turk, Sivaspor. Manaj ishte emri më i përmendur gjatë gjithë sezonit në mediat turke, por marrëdhënia e tij me klubin ka pësuar krisje të forta pas rënies nga elita. Sipas mediave turke, Manaj është akuzuar për mungesë profesionalizmi, duke refuzuar të stërvitej në fazën e fundit të sezonit, gjë që ka acaruar drejtuesit e klubit. Në një dalje për mediat, drejtori teknik i ekipit, Osman Zeki Korkmaz, nuk e fshehu pakënaqësinë, duke i dhënë një përgjigje indirekte lojtarit shqiptar dhe njëkohësisht duke tentuar t’i ulë rëndësinë ndikimit të tij. “E kam thënë më parë çfarë mendoj për lojtarë si Rei Manaj dhe nuk kam ndërmend të komentoj përsëri. Sipas meje, lojtari më i mirë është ai që zbret në fushë, stërvitet, dhe respekton historinë e qytetit dhe klubit. Të gjithë ata që e bëjnë këtë, janë të barabartë”, u shpreh Korkmaz. Më tej, ai theksoi se klubi duhet të largohet nga varësia ndaj individëve dhe të ndërtojë një filozofi të re. “Roberto Karlos dhe Robinjo kanë luajtur në këtë qytet. Shpresoj që ditët e këqija të mbeten pas dhe të vijnë emra edhe më të mëdhenj. Sivaspori është më i rëndësishëm se çdo individ. Këtë filozofi duhet ta ndjekim të gjithë”. Në këtë mënyrë, duket e qartë se Rei Manaj nuk bën më pjesë në planet e Sivasporit, me largimin e tij që shihet si i pashmangshëm. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare pritet një verë e nxehtë merkatoje, pasi interesi për të nuk ka munguar, veçanërisht pas formës që tregoi në sezonin e fundit.
Broja, i sigurt largimi nga Çelsi
Armando Broja do të largohet nga Çelsi në këtë merkato vere. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare janë lakuar disa emra, ndërsa londinezët kanë vendosur si do veprojnë këtë herë. Ndryshe nga merkatot e mëparshme, Broja do të shitet nga Çelsi. Për sulmuesin shqiptar nuk ka vend në skuadrën e Enzo Mareskës, që po shikon të përforcohet me emra të tjerë në sulm. Janë disa lojtarë, njëjtë si Broja, që ndodhen në listën e shitjeve nga Çelsi. Veiga, Sterling dhe Dizazi bëjnë pjesë ndër të tjerë. Dy vitet e fundit kanë qenë mjaft të vështira për Brojën, që është përballur me dëmtime që kanë zgjatur. 23-vjeçari mund të largohet përfundimisht nga Anglia, për të shfaqur diku tjetër potencialin e tij.
Enea Mihaj refuzon ofertat italiane, zgjedh Atlantën në SHBA
Enea Mihaj ka nënshkruar për Atlanta Junajtid. Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit amerikan. Kontrata e firmosur nga Mihaj është e vlefshme deri në vitin 2028 me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër. Klubi amerikan saktëson se Mihaj do të mund të luajë për Atlanta Junajtid nga data 24 korrik, kur të hapet dritarja e dytë e transferime. Mbrojtësi shqiptar pritet të vendoset kështu përballë Leo Mesit. Atlanta Junajtid nuk po kalon periudhën më të mirë në “MLS”. Kjo pasi aktualisht mban vendin e 14. Për Enea Mihajn kishte interes edhe nga Italia, por asgjë nuk u konkretizua. Atlanta e afron si lojtar të lirë, pasi 26-vjeçari kishte përfunduar kontratën me Famalikaon në Portugali. -

Zyrtare/ Largohet nga Portugalia pas 3 viteve, Mihaj prezantohet te ekipi i ri: Kuqezi me Kombëtaren, kuqezi edhe me klubin
Enea Mihaj ka ndërruar ekip pas 3 viteve të kaluara te Famaliçao në kampionatin portugez. Mbrojtësi shqiptar ka vendosur të largohet nga Europa për të vazhduar karrierën e tij në Amerikën e Veriut. Lojtarit 26-vjeçar i ka përfunduar kontrata e tij me Famaliçaon, me të cilët zgjodhi të mos rinovonte.
Mihaj është zyrtarizuar sot në radhët e Atlanta Junajtedit. Klubi ka njoftuar sportdashësit përmes faqes së vetë në “Twitter” ku ka shkruajtur: “Kuqezi me Kombëtaren dhe tani edhe me klubin. Enea Mihaj po vjen te Atlanta”.
Futbollisti shqiptar do t’i bashkohet skuadrës në datën 24 korrik, kur hapet edhe dritarja e transferimeve në MLS. Mihaj ka pranuar të jetë pjesë e Atlantës deri në dhjetor të vitit 2028./Sport Ekspres/
-

Enea Mihaj i jep drejtim të ardhmes, zyrtarizohet te skuadra e re
Pas largimit nga Famalicao, Enea Mihaj i ka dhënë drejtim të ardhmes, teksa ka firmosur me skuadrën e re. Mbrojtësi i Kombëtares është bashkuar me Atlanta United, duke nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
26-vjeçari do të luajë për herë të parë në MLS amerikane, teksa më herët është aktivizuar në Greqi te PAOK.“Atlanta United ka nënshkruar me mbrojtësin Enea Mihaj si transferim i lirë me një kontratë deri në sezonin 2028 me një opsion për vitin 2029. Mihaj do të jetë gati për të luajtur duke filluar nga 24 korriku, kur të hapet afati i transferimeve”- shkruan klubi.
-

“Donte të martohej dhe Silvinjo nuk e la”, gazetari tregon prapaskenat përse lojtari shqiptar mungoi në listé
Pozita e Silvinjos në stolin e trajnerit të ekipit tonë kombëtar është lëkundur ndjeshëm. Befasitë e tij në dy ndeshjet e muajit qershor kanë nisur që me publikimin e listës së lojtarëve të përzgjedhur. Mihaj nuk ishte pjesë e futbollistëve të thirrur nga Silvinjo dhe gazetari Altin Sulçe ka zbuluar hapur prapaskenat. Ai ka treguar gjatë emisionit “Max Sport” se trajneri brazilian i ka kërkuar Mihajt të grumbullohej me Kombëtaren, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar do të martohej.
“Unë kam një informacion që Mihaj nuk është grumbulluar, sepse Silvinjo i ka thënë: “Eja 3 ditë më përpara”. Ekipi kombëtar grumbullohej të hënën. Mihaj martohej, kishte dasmën. Silvinjo nuk ishte dakort. Ai vetëm të shtynte martesën. Ndërkohë ekipi të hënën grumbullohej. Donte të martohej dhe s’e lanë”, ka zbuluar Altin Sulçe./Sport Ekspres/ -

“Anulloje martesën ose nuk vjen te Shqipëria”! Zbulohet sesi Silvinjo e la jashtë Enea Mihajn: E kërkonte 3 ditë para grumbullimit
Një tjetër prapaskenë e çuditshme ka ardhur për trajnerin Silvinjo dhe mënyrën sesi ai po e menaxhon situatën në grup. Në ndeshjet e fundit ra në sy lënia jashtë e mbrojtësit Enea Mihaj. Por përse ndodhi ky përjashtim? Gazetari dhe moderatori i emisionit, Altin Sulce, ka treguar prapaskenën se çfarë ka ndodhur në këtë rast. Sipas tij, Silvinjo i ka kërkuar Enea Mihajt që të vinte tre ditë para grumbullimit në Tiranë. Ndërkohë Enea Mihaj martohej të dielën dhe Shqipëria grumbullohej të hënën.
Madje mbrojtësi ka marrë edhe leje nga Silvinjo, të paktën e ka kërkuar një gjë të tillë, pasi trajneri i Shqipërisë e ka refuzuar. Tërësisht e habitshme jo vetëm për faktin se një gjë e tillë është prioritet, pra kurorëzimi i një cifti dhe krijimi i familjes, vecanërisht duke ditur se nuk do të humbiste thuajse asnjë ditë stërvitje, por edhe për faktin se Enea Mihaj vjen i fundit në rend kur bëhet fjalë për qendër mbrojtësit dhe nuk është përdorur thuajse kurrë.
“Unë kam një informacion, Mihaj nuk është grumbulluar pasi Silvinjo i ka thënë: “Hajde tre ditë para grumbullimit”. Ekipi kombëtar grumbullohej të hënën, ndërkohë Mihaj kishte dasmën, do të martohej. Silvinjo nuk ishte dakort, ndërsa për Mihajn kishte vetëm një zgjidhje, të shtynte martesën, ndërkohë që ekipi të hënën do të grumbullohej gjithsesi. Mihaj kishte kërkuar leje, martohej të dielën, por Silvinjo e kërkon ditë para”, tha Sulce, ndërsa të ftuarit në studio thanë se e gjitha kjo është një alibi e Silvinjos që i erdhi në dorë për ta lënë jashtë Mihajn. /Sport Ekspres/
? -

“Donte të martohej dhe nuk e lanë”, gazetari tregon prapaskenat përse lojtari shqiptar mungoi në listé
Pozita e Silvinjos në stolin e trajnerit të ekipit tonë kombëtar është lëkundur ndjeshëm. Befasitë e tij në dy ndeshjet e muajit qershor kanë nisur që me publikimin e listës së lojtarëve të përzgjedhur. Mihaj nuk ishte pjesë e futbollistëve të thirrur nga Silvinjo dhe gazetari Altin Sulçe ka zbuluar hapur prapaskenat. Ai ka treguar gjatë emisionit “Max Sport” se trajneri brazilian i ka kërkuar Mihajt të grumbullohej me Kombëtaren, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar do të martohej.
“Unë kam një informacion që Mihaj nuk është grumbulluar, sepse Silvinjo i ka thënë: “Eja 3 ditë më përpara”. Ekipi kombëtar grumbullohej të hënën. Mihaj martohej, kishte dasmën. Silvinjo nuk ishte dakort. Ai vetëm të shtynte martesën. Ndërkohë ekipi të hënën grumbullohej. Donte të martohej dhe s’e lanë”, ka zbuluar Altin Sulçe./Sport Ekspres/ -

Enea Mihaj kalon nga Portugalia në Turqi, Ajvazi nënshkruan me Hertën e Berlinit
Adriatik BALLA
Trajneri Silvinjo po monitoron situatën e kuqezinjve kur kanë mbetur dhe dy javë nga ndeshja e 7 qershorit me Serbinë, takim i cili do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” e Tiranës. Në këtë ndeshje duhet një grup sa më i plotë e cilësor, në mënyrë që të merret rezultat pozitiv. Por lëvizjet e disa lojtarëve kur nuk ka hyrë ende merkato tregon se gjendja e tyre nuk është e kënaqshme. Kuptohet, ka dhe futbollistë me minuta në këmbë dhe titullarë me ekipet e tyre, por ka dhe lojtarë që nuk janë në formën e tyre më të mirë. Ndërkohë, nisën edhe lëvizjet e para. Sipas mediave dhe mbrojtësi Enea Mihaj mund të lëvizë në ditët e para të qershorit. Një tjetër shqiptar, Ajvazi, firmoi dje me klubin e njohur gjerman, Hertën e Berlinit.
Mbrojtësi Mihaj drejt Turqisë
Enea Mihaj me shumë mundësi do të largohet nga Famalicao gjatë kësaj merkato verore. Mbrojtësit të Kombëtare shqiptare, i përfundon kontrata me portugezët dhe nuk ka negociata për rinovim. Por, për 26-vjeçarin nuk mungojnë ofertat. Hipoteza më e re që ka dalë në skenë dhe që shihet si më e mundshmja, është Superliga turke. Është klubi i Samsunspor, i cili kërkon me ngulm shërbimet e shqiptarit. Përveç, Samsunsporit, për lojtarin “kuqezi” është interesuar edhe skuadra nga Amerika, Atalanta Junajtid. Vlen të theksohet, së në rast kalimi te Samsunspor, Mihaj do të gjente aty sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Arbnor Mujën. Megjithatë, Mihaj ende nuk ka vendosur, por Superliga turke është opsion konkret.
Ajvazi firmos me Hertën e Berlinit
Mesfushori 21-vjeçar, Dion Ajvazi ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me klubin e Hertha Berlinit. Ajvazi, i cili deri më tash ishte pjesë e ekipit të dytë të klubit kryeqytetas, tash ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin që luan në Bundesliga 2. Me Hertha Berlin II, Ajvazi sezonin që lamë pas kishte 30 paraqitje, në të cilat ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar nëntë asistime. 21-vjeçari i ishte bashkuar akademisë së Hertha Berlinit më 2017, dhe prej atëherë ka kaluar në çdo nivel të grupmoshave. Ajvazi po ashtu është përfaqësues i kombëtares U21 të Shqipërisë, me të cilën ka katër paraqitje. Më herët, mesfushori përfaqësonte kombëtaren U19 të Kosovës, së cilës i kishte thënë “po” në vitin 2021, pasi paraprakisht luante për kombëtaret zinxhir të Gjermanisë.
Rexhbeçaj mbetet pa trajner
Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka mbetur pa trajner. Kjo pasi skuadra gjermane, Augsburg ka njoftuar shkarkimin e trajnerit, Jes Thorup. Kjo nuk është e tëra, pasi bashkë më trajnerin është shkarkuar edhe drejtori sportiv i klubit, Marinko Jurendic. Ky vendim vjen pasi drejtuesit e Augsburgut bën vlerësimin e sezonit të kaluar, ku duket se nuk përmbushen objektivat e klubit. Skuadra gjermane ku luan futbollisti i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, e mbylli sezonin duke përfunduar në vendin e 12-të në tabelën e Bundesligës, me 43 pikë të grumbulluara. -

Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga Famalicao
Enea Mihaj ka njoftuar largimin nga Famalicao pas këtij sezoni. Mbrojtësi i Kombëtares ka kontratë deri më 30 Qershor të këtij viti dhe nuk do të rinovojë.
Nga 1 Korriku, Mihaj do të jetë lojtar i lirë dhe do të ketë mundësinë të zgjedhë skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mihaj ka njoftuar se do të largohet pas fundit të këtij sezoni.
26-vjeccari ishte pjesë e skuadrës portugeze nga viti 2022 dhe numëron 82 ndeshje të luajtura. Në të kaluarën, Mihaj ka qenë pjesë e PAOK dhe Panetolikos në Greqi, ndërsa mbetet të shihet se ku do të transferohet. -

ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga klubi i njohur: Koha për një sfidë të re
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, ka njoftuar largimin nga klubi portugez Famalicao, pas përfundimit të kontratës më 30 qershor 2025. Lajmin e ka bërë vetë të ditur përmes një mesazhi emocional drejtuar klubit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve.
Mihaj iu bashkua Famalicaos në vitin 2022, pas një eksperience te PAOK në Greqi. Gjatë dy viteve në Portugali, ai ishte pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së ekipit.
Në mesazhin e tij të ndarë me publikun, Mihaj falënderoi të gjitha strukturat e klubit, nga presidenti e deri te punonjësit pas kuintave, si dhe tifozët për mbështetjen e tyre. Ai theksoi se ka ardhur koha për një sfidë të re, duke shprehur dëshirën për të vijuar rritjen personale dhe profesionale.
“Ndjej se është koha të kërkoj një përvojë të re, të sfidoj veten përsëri dhe të vazhdoj të rritem si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm në këtë shtet dhe gjithmonë do t’i mbaj këto kujtime me vete”, shkruan Mihaj ndër të tjera.
Destinacioni i radhës i 26-vjeçarit nuk është konfirmuar ende, por me këtë hap të ri në karrierë, Mihaj mbetet një nga futbollistët shqiptarë për t’u ndjekur me interes gjatë merkatos verore.