Tag: mihail

  • SHBA-ja tërheq disa trupa nga Rumania

    SHBA-ja tërheq disa trupa nga Rumania

    Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë është “informuar për rishikimin e një pjese të trupave amerikane të dislokuara në krahun lindor të NATO-s, si pjesë e procesit të rivlerësimit të pozicionit global të forcave ushtarake të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e publikuar më 29 tetor.
    “Mes elementeve të brigadës që do të ndalojnë rotacionet në Evropë përmenden edhe forcat e destinuara për Rumaninë, të vendosura në bazën Mihail Kogalniceanu”, tha Ministria rumune e Mbrojtjes.
    Kjo ministri theksoi se “vendimi ishte i pritshëm, pasi Rumania ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerin strategjik amerikan”.

    “Rishikimi i forcave amerikane është pjesë e prioriteteve të reja të administratës amerikane, të shpallura që nga muaji shkurt. Vendimi ka marrë parasysh gjithashtu faktin që NATO-ja ka forcuar praninë dhe aktivitetin në krahun lindor, çka i lejon Shteteve të Bashkuara të përshtatin pozicionin e tyre ushtarak në rajon”, u tha në njoftim.
    Gjithashtu, ministria rumune theksoi se “vendimi amerikan ka të bëjë me ndërprerjen e rotacionit në Evropë të një brigade që kishte elemente në disa shtete të NATO-s”.
    “Afër 1 mijë ushtarë amerikanë do të qëndrojnë të dislokuar në territorin e Rumanisë, duke kontribuar në parandalimin e çdo kërcënimi dhe duke vazhduar të përfaqësojnë një garanci të angazhimit të SHBA-së për sigurinë rajonale”, tha dikasteri i mbrojtjes.
    Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rumanisë vjen pas disa muajsh kur ishte përfolur për një tërheqje të trupave amerikane nga krahu lindor i aleancës ushtarake perëndimore.
    Gazeta ukrainase Kyiv Post raportoi të martën në mbrëmje se aleatët e NATO-s u informuan për këtë vendim gjatë kësaj jave dhe se, në diskutimet e brendshme, u morën në konsideratë edhe reduktime të personelit, përfshirë në Poloni, por vendimi përfundimtar preku vetëm Rumaninë.
    As autoritetet në Bukuresht, as ato amerikane nuk kanë dhënë deri tani një shifër të saktë të ushtarëve amerikanë në Rumani. Në fillim të vitit 2025, ishin të dislokuar më shumë se 1.700 ushtarë amerikanë, kryesisht në Mihail Kogalniceanu, Deveselu dhe Campia Turzii. Afër 1.400 prej tyre ndodhen në Bazën Ajrore 57 Mihail Kogalniceanu.
    Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, tha për Radion Evropa e Lirë në fillim të tetorit se në “Mihail Kogalniceanu ka afër 2 mijë e ca ushtarë amerikanë”.
    “Po presim Strategjinë kombëtare të Mbrojtjes së SHBA-së, e cila do të prezantohet së shpejti. Do të shohim nëse ata do ta ruajnë praninë dhe pozicionin e tyre në krahun lindor, në Evropë… Rumania është e rëndësishme për SHBA-në”, deklaroi ministri Mosteanu.

  • SHBA-ja tërheq disa trupa nga Rumania, autoritetet: Vendimi ishte i pritshëm, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm

    SHBA-ja tërheq disa trupa nga Rumania, autoritetet: Vendimi ishte i pritshëm, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm

    Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë është “informuar për rishikimin e një pjese të trupave amerikane të dislokuara në krahun lindor të NATO-s, si pjesë e procesit të rivlerësimit të pozicionit global të forcave ushtarake të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e publikuar më 29 tetor.

    “Mes elementeve të brigadës që do të ndalojnë rotacionet në Evropë përmenden edhe forcat e destinuara për Rumaninë, të vendosura në bazën Mihail Kogalniceanu”, tha Ministria rumune e Mbrojtjes.
    Kjo ministri theksoi se “vendimi ishte i pritshëm, pasi Rumania ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerin strategjik amerikan”.
    “Rishikimi i forcave amerikane është pjesë e prioriteteve të reja të administratës amerikane, të shpallura që nga muaji shkurt. Vendimi ka marrë parasysh gjithashtu faktin që NATO-ja ka forcuar praninë dhe aktivitetin në krahun lindor, çka i lejon Shteteve të Bashkuara të përshtatin pozicionin e tyre ushtarak në rajon”, u tha në njoftim.
    Gjithashtu, ministria rumune theksoi se “vendimi amerikan ka të bëjë me ndërprerjen e rotacionit në Evropë të një brigade që kishte elemente në disa shtete të NATO-s”.
    “Afër 1 mijë ushtarë amerikanë do të qëndrojnë të dislokuar në territorin e Rumanisë, duke kontribuar në parandalimin e çdo kërcënimi dhe duke vazhduar të përfaqësojnë një garanci të angazhimit të SHBA-së për sigurinë rajonale”, tha dikasteri i mbrojtjes.
    Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rumanisë vjen pas disa muajsh kur ishte përfolur për një tërheqje të trupave amerikane nga krahu lindor i aleancës ushtarake perëndimore.
    Gazeta ukrainase Kyiv Post raportoi të martën në mbrëmje se aleatët e NATO-s u informuan për këtë vendim gjatë kësaj jave dhe se, në diskutimet e brendshme, u morën në konsideratë edhe reduktime të personelit, përfshirë në Poloni, por vendimi përfundimtar preku vetëm Rumaninë.
    As autoritetet në Bukuresht, as ato amerikane nuk kanë dhënë deri tani një shifër të saktë të ushtarëve amerikanë në Rumani. Në fillim të vitit 2025, ishin të dislokuar më shumë se 1.700 ushtarë amerikanë, kryesisht në Mihail Kogalniceanu, Deveselu dhe Campia Turzii. Afër 1.400 prej tyre ndodhen në Bazën Ajrore 57 Mihail Kogalniceanu.
    Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, tha për Radion Evropa e Lirë në fillim të tetorit se në “Mihail Kogalniceanu ka afër 2 mijë e ca ushtarë amerikanë”.
    “Po presim Strategjinë kombëtare të Mbrojtjes së SHBA-së, e cila do të prezantohet së shpejti. Do të shohim nëse ata do ta ruajnë praninë dhe pozicionin e tyre në krahun lindor, në Evropë… Rumania është e rëndësishme për SHBA-në”, deklaroi ministri Mosteanu./ REL

    Top Channel

  • Mihail Lermontov: Të dua, moj, të dua!

    Mihail Lermontov: Të dua, moj, të dua!

    Poezi nga Mihail Lermontov

    Nuk i harroj në kraht’ e huajDy sytë magjistarë.Kur dashuroj, lëngoj e vuajPër dashurin’ e parë.Kujtesa, vashë, më cfilit,M’i çorri plagët mua,Po un’ me vetë përsërit:Të dua, moj, të dua!

    Do të martohesh, vashë moj,S’do t’a kujtosh poetinDhe unë më s’do të shikoj,Se do të zë kurbetin.Vapori zhduket tej në detMe syrgjynosën mua,Po vala valës gjith i flet:Të dua, moj, të dua!

    Dhe s’do t’a marrë vesh rrëmetiSe kush të dashuroi.Se sa rënkoi për ty poeti,Sa vargje të blatoi.Dhej gjersa barë balt’ e ftohtëTë më mbulojnë muaKjo zemër s’hesht e s’rresht, po thotë:Të dua, moj, të dua!

    Përktheu: Petraq Kolevica

    Lexo edhe:

    MIHAIL LERMONTOV, POETI 27 VJEÇAR QË U VRA NË DYLUFTIM

    Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XIX. Mihail Lermontov u lind në Moskë, më 15 tetor 1814. Ishte një poet, dramaturg dhe piktor rus. Gjatë jetës së tij të shkurtër publikoi vetëm një vëllim me poezi, vargje dhe kryeveprën në prozë “Një Hero i Kohës Sonë” ndërsa vepra e cila më shumë do të lartësohej më vonë, qe “Demoni”, e publikuar pas vdekjes.

    Që në vogëli i mësoi frëngjishten, gjermanishten dhe anglishten dhe pëlqente muzikën e vizatimin. Ende adoleshent jepet pas letërsisë duke lexuar Bajronin dhe nis të shkruaj poezitë e para vetëm 15 vjeç. Më 1827 shkoi në Moskë dhe hyri në Kolegjin e Fisnikëve, që ishte një shkollë përgatitore pranë universitetit.

    Në krye të dy vjetëve hyri në universitet të cilin e lë më 1831 për shkak të vdekjes të së atit dhe dyshimeve të autoriteteve akademike pas një zënke me një profesor. Kërkoi të hynte në universitetin e Pjetërburg-ut por nuk arriti. U shtrëngua të hynte në shkollën ushtarake. Në krye të dy vjetëve u emërua oficer në një regjiment të husarëvet. Në jetën e tij tani hyri një ambient i ri: jeta mondane…

    Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU

    ObserverKult