Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre.Çfarë duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të fëmijëve? Dhe pse mund të ndihmojnë qasjet jokonvencionale?
A do ta dërgonit fëmijën tuaj në shkollë me një atak të rëndë migrene?Reagimi spontan i shumicës së prindërve është ndoshta: jo. Megjithatë, ekspertët po bëjnë thirrje që kjo qasje të rishikohet. Ata mendojnë se pavarësisht nga simptomat akute, shkuarja në shkollë mund t’i ndihmojë fëmijët në plan afatgjatë që të mos e lidhin shkollën me dhimbjen e kokës.
Në këtë mënyrë, shmangia e shkollës mund të parandalohet në rrethana të caktuara. “Duket më e qartë se sa është: dhimbja e kokës ndalet pas një kohe,” shpjegon Peter Kropp, drejtor i Institutit për Psikologjinë Mjekësore në Rostock.
Migrena te fëmijët në rritje
Shifrat tregojnë se nevojiten strategji të reja për të luftuar dhimbjen e kokës tek fëmijët. Një krahasim midis viteve 1970 dhe fillimit të viteve 2000 tregon se gjasat që një fëmijë të vuajë nga migrena pa atmosferë (aur)a janë gjashtëfishuar. Dhe gjasat që një fëmijë të diagnostikohet me migrenë me atmosferë – domethënë me çrregullime neurologjike – është rritur tetëfish. Sipas Shoqatës Gjermane të Migrenës dhe Dhimbjes së Kokës, pothuajse dhjetë për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Gjermani vuajnë nga migrena.
Dhimbje koke për shkak të mungesës së ushtrimeve
Sipas shkencëtarëve, është e vështirë të identifikohen lidhje të qarta midis dhimbjeve të kokës dhe faktorëve mjedisorë. Megjithatë, standardet e ulëta të strehimit, statusi i ulët ekonomik i familjes dhe shumë aktivitete të kohës së lirë shoqërohen me një rrezik të shtuar të dhimbjes së kokës.
Dhe: “Studimet tregojnë se rritja e dhimbjeve të kokës tek fëmijët është e lidhur ngushtë me mungesën e lëvizjes”, shpjegon psikologu Peter Kropp. “Tek fëmijët me predispozicion gjenetik, kjo mund të shkaktojë edhe një atak migrene”.
Kropp thekson se sportet që rrisin rezistencën luajnë një rol vendimtar në parandalimin e migrenës. Jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit.
”Vrapimi i rregullt, për shembull tri herë në javë për 30 deri në 45 minuta, mund të zvogëlojë migrenën deri në 50%. Përfitojnë gjithashtu personat që nuk vuajnë nga migrena, por vuajnë nga dhimbje koke tensioni të përsëritura”.
Ndryshe nga migrena, për të cilën ekziston një predispozitë gjenetike, dhimbjet e kokës nga tensioni janë shpesh më tepër shenjë paralajmëruese.
”Trupi ynë dëshiron të na thotë, për shembull, se duhet të largohemi nga ekrani, të lëvizim dhe të marrim pak ajër të pastër”, thotë mjeku dhe psikologu Hartmut Göbel nga Klinika e Dhimbjeve në Kiel.
Dhimbje koke tensioni
Dhimbjet e kokës nga tensioni shpesh përshkruhen nga personat që vuajnë si ndjenjë sikur kokën e tyre e kanë futur në morsë dhe po e shtrydhin. Ashtu si migrena, ato janë një nga të ashtuquajturat llojet kryesore të dhimbjes së kokës. Në këtë rast, dhimbja është simptomë e sëmundjes. Ndryshe nga dhimbjet dytësore të kokës, të cilat ndodhin, për shembull, si rezultat i një dëmtimi traumatik të trurit ose sëmundjeve të tjera bazë. E përbashkëta e të gjitha dhimbjeve të kokës është se ato nuk e kanë origjinën në tru, por jashtë tij. Vetë truri nuk ka receptorë dhimbjeje dhe për këtë arsye është i pandjeshëm ndaj dhimbjes. Dhimbja e kokës është ndoshta një inflamacion i meninges ose enëve të mëdha të gjakut.
Dhimbje disa herë në muaj
Dhimbjet e kokës nga tensioni janë veçanërisht të zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët. Sipas një sondazhi të Universitetit të Dresdenit, pak më shumë se një e treta e pothuajse 3.000 nxënësve të anketuar raportuan se vuanin nga dhimbje koke të paktën një herë në muaj. Pothuajse po aq raportuan se kishin përjetuar më shumë se dy atake në muaj.
Është veçanërisht e rëndësishme të shmanget kthimi në kronike të dhimbjeve të kokës. Atëherë është e vështirë të heqësh qafe dhimbjen. Prandaj mjekët rekomandojnë një mënyrë jetese të shëndetshme, me orë të mjaftueshme gjumë, një dietë të ekuilibruar dhe stërvitje të rregullt. Në rastin e migrenës, kjo mund të zvogëlojë numrin e atakeve. Edhe pse kjo formë e dhimbjes së kokës nuk mund të shërohet, ajo mund të zhduket sërish gjatë pubertetit./DW
Tag: migrena
-

Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?
-

Çfarë është migrena e heshtur! Si ta dalloni dhe ta trajtoni për t’u ndjerë më mirë
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjta.
Në fakt, disa nuk shoqërohen me dhimbje koke por karakterizohen nga simptoma të ndryshme. Kjo quhet migrenë e heshtur ose migrenë pa dhimbje koke.
Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me simptomat e zakonshme të migrenës së heshtur dhe mundësitë e trajtimit.
Çfarë është migrena e heshtur?
Në rastet kur një person përjeton migrenë të heshtur ai mund të pësojë ndryshime në shikim ose paqartësi, ndryshime në shqisa, ose në të folur.
Në përgjithësi, ky lloj sulmi i paraprin fillimit të dhimbjes së kokës, por një migrenë e heshtur mund ta kalojë edhe këtë fazë. Si të gjitha migrenat, shkaku i saktë nuk është kuptuar plotësisht.
Cilët janë shkaktarët
Shkaqet janë të ngjashme me dhimbjet e kokës nga migrena, dhe përfshijnë:Stresin
Ndryshimet e motit
Luhatjet hormonale
Ndryshime në rutinën tuaj të përditshme
Dritat e forta
Disa ushqime ose medikamente
Çrregullimet e gjumit
Mendohet se nxitësi shkakton një reaksion zinxhir në tru që bën që qelizat nervore të bëhen tepër aktive.Simptomat
Simptoma më e dukshme është një sulm vizual dhe shkakton shfaqjen e njollave apo pikave të lëvizshme.Simptoma të tjera përfshijnë:
Çrregullime të të folurit
Dobësi
Mpirje
Vertigo
Çekuilibër
Të përziera
Marramendje
Ndjeshmëri ndaj dritës
Këto simptoma shpesh shfaqen në faza të ndryshme gjatë një episodi.Sa zgjat?
Kohëzgjatja varet nga personi. Për disa, një migrenë e heshtur mund të jzgjasë disa orë, ndërsa për të tjerët mund të zgjasë me ditë.Në përgjithësi, migrena e heshtur mund të ndahet në katër faza:
Faza paralajmëruese
Kjo ndodh një ose dy ditë para fillimit të një episodi sulmi dhe zakonisht përfshin simptoma të tilla si dëshirë e shtuar për ushqim, ndryshime të humorit, lodhje dhe etje e shtuar.Aura
Kohëzgjatja e kësaj faze shpesh varion nga 5 deri në 60 minuta, ku 20 minuta është gjatësia më tipike. Por, në disa raste, mund të jetë e vazhdueshme dhe të zgjasë për ditë në javë.Dhimbje koke
Kjo fazë zakonisht nuk ndodh gjatë një sulmi të heshtur, por shfaqet zakonisht me dhimbje në një pjesë specifike të kokës.Trajtimet
Shumica e trajtimeve fokusohen në lehtësimin e dhimbjes, por për shkak se një migrenë e heshtur nuk shoqërohet me dhimbje, trajtimi nuk është edhe aq i disponueshëm.Ilaçet kundër dhimbjes mund të ndihmojnë në parandalimin e fazës së dhimbjes së kokës.
Trajtimi me suplementet e oksidit të magnezit mund të jenë efektive për disa persona.
Medikamente kundër konvulsioneve që ulin ndjeshmërine e neuroneve në tru, mund të ndihmojë.
Ndryshimet e stilit të jetesës, reduktimi i stresit, gjumi i mirë dhe trajtimi me të nxehtë dhe akull mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve.
E nëse keni simptoma të reja ose simotomat tuaja janë përkeqësuar, mjeku juaj mund t’ju japë diagnozën dhe planin e duhur të trajtimit. /AgroWeb.org
-

Çfarë Është Migrena E Heshtur – Si Ta Dalloni Dhe Ta Trajtoni Për T’u Ndjerë Më Mirë
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjta.
Në fakt, disa nuk shoqërohen me dhimbje koke por karakterizohen nga simptoma të ndryshme. Kjo quhet migrenë e heshtur ose migrenë pa dhimbje koke.
Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me simptomat e zakonshme të migrenës së heshtur dhe mundësitë e trajtimit.
Çfarë është migrena e heshtur?
Në rastet kur një person përjeton migrenë të heshtur ai mund të pësojë ndryshime në shikim ose paqartësi, ndryshime në shqisa, ose në të folur.
Në përgjithësi, ky lloj sulmi i paraprin fillimit të dhimbjes së kokës, por një migrenë e heshtur mund ta kalojë edhe këtë fazë. Si të gjitha migrenat, shkaku i saktë nuk është kuptuar plotësisht.
Cilët janë shkaktarët
Shkaqet janë të ngjashme me dhimbjet e kokës nga migrena, dhe përfshijnë:Stresin
Ndryshimet e motit
Luhatjet hormonale
Ndryshime në rutinën tuaj të përditshme
Dritat e forta
Disa ushqime ose medikamente
Çrregullimet e gjumitMendohet se nxitësi shkakton një reaksion zinxhir në tru që bën që qelizat nervore të bëhen tepër aktive.
Simptomat
Simptoma më e dukshme është një sulm vizual dhe shkakton shfaqjen e njollave apo pikave të lëvizshme.
Simptoma të tjera përfshijnë:Çrregullime të të folurit
Dobësi
Mpirje
Vertigo
Çekuilibër
Të përziera
Marramendje
Ndjeshmëri ndaj dritësKëto simptoma shpesh shfaqen në faza të ndryshme gjatë një episodi.
Sa zgjat?
Kohëzgjatja varet nga personi. Për disa, një migrenë e heshtur mund të jzgjasë disa orë, ndërsa për të tjerët mund të zgjasë me ditë.
Në përgjithësi, migrena e heshtur mund të ndahet në katër faza:Faza paralajmëruese
Kjo ndodh një ose dy ditë para fillimit të një episodi sulmi dhe zakonisht përfshin simptoma të tilla si dëshirë e shtuar për ushqim, ndryshime të humorit, lodhje dhe etje e shtuar.
Aura
Kohëzgjatja e kësaj faze shpesh varion nga 5 deri në 60 minuta, ku 20 minuta është gjatësia më tipike. Por, në disa raste, mund të jetë e vazhdueshme dhe të zgjasë për ditë në javë.
Dhimbje koke
Kjo fazë zakonisht nuk ndodh gjatë një sulmi të heshtur, por shfaqet zakonisht me dhimbje në një pjesë specifike të kokës.
Postdrome
Kjo fazë mund të zgjasë me orë deri në ditë dhe shpesh karakterizohet nga lodhja, nervozizmi, ndryshimet e humorit etj.
Trajtimet
Shumica e trajtimeve fokusohen në lehtësimin e dhimbjes, por për shkak se një migrenë e heshtur nuk shoqërohet me dhimbje, trajtimi nuk është edhe aq i disponueshëm.
Ilaçet kundër dhimbjes mund të ndihmojnë në parandalimin e fazës së dhimbjes së kokës.
Trajtimi me suplementet e oksidit të magnezit mund të jenë efektive për disa persona.
Medikamente kundër konvulsioneve që ulin ndjeshmërine e neuroneve në tru, mund të ndihmojë.
Ndryshimet e stilit të jetesës, reduktimi i stresit, gjumi i mirë dhe trajtimi me të nxehtë dhe akull mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve.
E nëse keni simptoma të reja ose simotomat tuaja janë përkeqësuar, mjeku juaj mund t’ju japë diagnozën dhe planin e duhur të trajtimit. /AgroWeb.org