Tag: migrantët

  • A mund të dëbohen migrantët në vendin ku kanë hyrë në BE?

    A mund të dëbohen migrantët në vendin ku kanë hyrë në BE?

    Vendet që nuk janë në kufirin e Bashkimit Evropian, si Gjermania, kanë probleme të mëdha me të ashtuquajturin migrim “dytësor”. Po si është puna me migrantët që kanë aplikuar për azil në vendin e parë ku kanë hyrë në BE – pra zakonisht në Greqi Itali dhe Spanjë, dhe më pas kanë shkuar në një vend më të pasur të BE-së, si Gjermania, dhe kanë aplikuan sërish për azil atje?
    Sipas marrëveshjes së Dublinit, gjithçka është e qartë këtu – megjithëse vendet e jugut të BE-së janë jashtëzakonisht të pakënaqura: vendi i parë i hyrjes është përgjegjës dhe ata mund të deportohen atje derisa të vendoset lidhur me kërkesën e tyre për azil.
    Megjithatë, situata në kampet e refugjatëve, veçanërisht në Greqi, është e njohur. Gjykatae Lartë Administrative në Münster vendosi në janar 2021: jo, shërbimeve gjermane u ndalohet të deportojnë emigrantë të veçantë që janë ankuar në gjykatë sepse kërcënohen edhe nga mungesa e nevojave elementare njerëzore si shtrati, ushqimet dhe mundësia për higjienë personale në kampe në Greqi. Kjo kërcënon të drejtat e tyre themelore si nga Karta e Bashkimit Evropian ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
    Një ankesë shkruhej në mënyrë rutinore
    Por gjendja ka shkaktuar debate të shumta në Gjermani. Në dhjetor 2022, Gjykata e Lartë Administrative e landit Saarland nxori një vendim që zgjeronte madje të drejtën e qëndrimit të migrantëve në Gjermani. Sipas këtij vendimi, migrantët nuk do të mund të fitojnë jetesën në Greqi, që do të thotë se mund të qëndrojnë në Gjermani.
    Autoritetet gjermane u gjendën kështu mes dy zjarreve: e djathta politike i akuzoi për “mosrespektim të Dublinit” dhe kërkon dëbimin e migrantëve nga Gjermania në vendin e parë të hyrjes. Nga ana tjetër, kishte vendime gjyqësore sipas të cilave migrantët kundërshtonin vendimet dhe dëbimet.
    Jurisprudenca filloi të ndryshojë në gusht të vitit të kaluar përpara Gjykatës Administrative të Kasselit, e cila vlerësoi se refugjatët “të shëndetshëm dhe të aftë” në Greqi nuk po përballen me ndonjë trajtim çnjerëzor. U kërkua që për këtë çështje të vendosë edhe Gjykata Administrative Federale më të lartë në Leipzig, por pa sukses.
    Gjykim pragmatik në Leipzig
    Pikërisht kjo gjykatë këtë të mërkurë (16.04.) ka nxjerrë një vendim për rastin e ankesës së një 34-vjeçari pa shtetësi nga Gaza dhe një shtetasi somalez 32-vjeçar. Të dy erdhën në BE në Greqi nga Turqia në vitin 2017 dhe 2018, ku iu dha statusi i refugjatit. Megjithatë, të dy vazhduan për në Gjermani, ku aplikuan për azil. Sipas marrëveshjes së Dublinit, autoriteti kompetent – Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF), dëshironte t’i kthente ata në Greqi, dhe çështja tani ka ardhur në gjykatën në Lajpcig.
    Vendimi ishte pragmatik: këta burra të rinj, të shëndetshëm, të aftë për punë mund të deportohen në Greqi. Atje ata nuk do të kërcënohen me “kushte degraduese apo çnjerëzore të jetesës”, as nuk do të kërcënohen me shkelje të të drejtave themelore të njeriut, thotë gjyqtari i Gjykatësmë të lartë administrative të vendit.
    Edhe pse tingëllon logjike, ende ka disa dyshime për këtë vendim. Kush do të vendosë nëse një person është “i ri, i shëndetshëm dhe i aftë për të punuar”? Pse vetëm meshkujt? Kjo ndoshta mund të trajtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, por kjo nuk do të vonojë zbatimin e vendimit për dëbimin në vendin e parë të hyrjes në BE.
    Evropa ka nevojë për reforma në këtë çështje
    Por e gjithë marrëveshja e Dublinit ka nevojë për reforma rrënjësore. Fillimisht, vendet e Evropës Jugore ishin jashtëzakonisht të pakënaqura me të, por ministri i Brendshëm në mandatin e fundit të Angela Merkelit, Seehofer, kërkoi mbikëqyrje të të gjithë udhëtarëve nga Greqia për të parandaluar këtë migrim “dytësor”.
    Por Athina pretendon se këta persona specifikë kishin edhe dokumente të vlefshme identiteti dhe se Greqia nuk mund t’i pengonte ata të vazhdonin udhëtimin e tyre në një vend tjetër të BE-së.
    Kjo u diskutua edhe gjatë vizitës së kancelarit Scholz në Greqi në vitin 2023, ku ai avokoi për një zgjidhje “dypalëshe” dhe “evropiane” të problemit të migracionit, por konsensusi në BE për këtë çështje është shumë larg./dw

  • Daily Mail: Britania ka plan serioz për ta kthyer Shqipërinë në “kosh” azilkërkuesish

    Plani i Laburistëve për të dëbuar azilkërkuesit e refuzuar drejt Ballkanit dhe për t’i mbajtur në “qendra paraburgimi” ka marrë mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.
    Muajin e kaluar, Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper diskutoi mundësinë e dërgimit të azilkërkuesve në “qendra kthimi” në Shqipëri, Serbi, Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut me kreun e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
    Sipas këtyre propozimeve, qeveria do t’u paguante vendeve të tjera për të pranuar migrantët që janë refuzuar për azil në MB dhe kanë shteruar të gjitha mundësitë e apelimit.
    Planet, të përshkruara si një “rrugë e sigurt dhe ligjore për riatdhesim”, janë hartuar si pjesë e strategjisë së Sër Keir Starmerit për të ndalur mbërritjet përmes varkave të vogla.
    Deri tani këtë vit, 9099 migrantë kanë mbërritur në MB duke kaluar Kanalin e Le Manshit me 162 varka, 81 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Tani, si një përparësi e madhe për qeverinë, UNHCR-ja ka paraqitur vetë propozime se si duhet të duken këto qendra kthimi.
    Burime nga qeveria thanë se mbështetja e këtij institucioni ndaj planeve radikale ishte “vendimtare”, duke pasur parasysh kundërshtimin që UNHCR i bëri më parë skemës së Ruandës.
    Agjencia e OKB-së ndërhyri në të kaluarën kundër planit të qeverisë konservatore për të luftuar emigracionin e paligjshëm, çka çoi në shpalljen e tij të paligjshëm nga Gjykata e Lartë.
    Një burim tha për The Times: “Kjo mund të jetë një pikë kthese, sepse do të na japë mbrojtjen e nevojshme ligjore ndaj sfidave në gjykatë dhe gjithashtu ndihmon politikisht me deputetët tanë të majtë që mund të kenë rezerva.”
    Një tjetër shtoi: “Së bashku me vende të tjera, po shqyrtojmë se si qendrat e kthimit mund të bëhen pjesë e angazhimit tonë për të rindërtuar besimin në sistemin e emigracionit dhe azilit që u la në kaos total nga konservatorët.
    Jemi në kontakt me UNHCR-në dhe përshëndesim punën e tyre në këtë fushë.”
    Dokumenti i UNHCR-së theksonte nevojën për një “sistem efektiv kthimesh” dhe shprehej se do të ofronte mbështetje për vendet që duan të krijojnë qendra të tilla.
    Megjithatë, shtohej se këto qendra duhet të përmbushin standardet ligjore dhe se OKB-ja do të kryente monitorim të vazhdueshëm për të siguruar që të respektohen të drejtat e njeriut.
    Ndërkohë, Holanda është gjithashtu në bisedime me qeverinë e Ugandës për mundësinë e krijimit të një qendre kthimi për migrantët.
    Shqipëria nga ana tjetër aktualisht ka dy qendra paraburgimi bosh për migrantët, pasi planet e Italisë për t’i përdorur ato si qendra për shqyrtimin e azilit nuk u realizuan.

    Laburistët janë kritikuar për vendimin për të anuluar marrëveshjen e konservatorëve për Ruandën, e cila synonte të dekurajonte migrantët që të rrezikonin jetën në Kanalin e Le Manshit.
    Plani i tyre ndryshon nga ai i konservatorëve për Ruandën, sepse do të dëbonte vetëm azilkërkuesit pasi u refuzohet kërkesa, ndërsa skema e Ruandës parashikonte dërgimin e migrantëve të paligjshëm në atë vend afrikan para se të shqyrtohej kërkesa e tyre.
    Marrë nga: Daily Mail

  • Daily Mail: Britania plan serioz për ta kthyer Shqipërinë në kosh emigrantësh…

    Daily Mail: Britania plan serioz për ta kthyer Shqipërinë në kosh emigrantësh…

    Plani i Laburistëve për të dëbuar azilkërkuesit e refuzuar drejt Ballkanit dhe për t’i mbajtur në “qendra paraburgimi” ka marrë mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

    Muajin e kaluar, Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper diskutoi mundësinë e dërgimit të azilkërkuesve në “qendra kthimi” në Shqipëri, Serbi, Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut me kreun e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

    Sipas këtyre propozimeve, qeveria do t’u paguante vendeve të tjera për të pranuar migrantët që janë refuzuar për azil në MB dhe kanë shteruar të gjitha mundësitë e apelimit.

    Planet, të përshkruara si një “rrugë e sigurt dhe ligjore për riatdhesim”, janë hartuar si pjesë e strategjisë së Sër Keir Starmerit për të ndalur mbërritjet përmes varkave të vogla.

    Deri tani këtë vit, 9099 migrantë kanë mbërritur në MB duke kaluar Kanalin e Le Manshit me 162 varka, 81 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Tani, si një përparësi e madhe për qeverinë, UNHCR-ja ka paraqitur vetë propozime se si duhet të duken këto qendra kthimi.

    Burime nga qeveria thanë se mbështetja e këtij institucioni ndaj planeve radikale ishte “vendimtare”, duke pasur parasysh kundërshtimin që UNHCR i bëri më parë skemës së Ruandës.

    Agjencia e OKB-së ndërhyri në të kaluarën kundër planit të qeverisë konservatore për të luftuar emigracionin e paligjshëm, çka çoi në shpalljen e tij të paligjshëm nga Gjykata e Lartë.

    Një burim tha për The Times: “Kjo mund të jetë një pikë kthese, sepse do të na japë mbrojtjen e nevojshme ligjore ndaj sfidave në gjykatë dhe gjithashtu ndihmon politikisht me deputetët tanë të majtë që mund të kenë rezerva.”

    Një tjetër shtoi: “Së bashku me vende të tjera, po shqyrtojmë se si qendrat e kthimit mund të bëhen pjesë e angazhimit tonë për të rindërtuar besimin në sistemin e emigracionit dhe azilit që u la në kaos total nga konservatorët.

    “Jemi në kontakt me UNHCR-në dhe përshëndesim punën e tyre në këtë fushë.”

    Dokumenti i UNHCR-së theksonte nevojën për një “sistem efektiv kthimesh” dhe shprehej se do të ofronte mbështetje për vendet që duan të krijojnë qendra të tilla.

    Megjithatë, shtohej se këto qendra duhet të përmbushin standardet ligjore dhe se OKB-ja do të kryente monitorim të vazhdueshëm për të siguruar që të respektohen të drejtat e njeriut.

    Ndërkohë, Holanda është gjithashtu në bisedime me qeverinë e Ugandës për mundësinë e krijimit të një qendre kthimi për migrantët.

    Shqipëria nga ana tjetër aktualisht ka dy qendra paraburgimi bosh për migrantët, pasi planet e Italisë për t’i përdorur ato si qendra për shqyrtimin e azilit nuk u realizuan.

    Laburistët janë kritikuar për vendimin për të anuluar marrëveshjen e konservatorëve për Ruandën, e cila synonte të dekurajonte migrantët që të rrezikonin jetën në Kanalin e Le Manshit.

    Plani i tyre ndryshon nga ai i konservatorëve për Ruandën, sepse do të dëbonte vetëm azilkërkuesit pasi u refuzohet kërkesa, ndërsa skema e Ruandës parashikonte dërgimin e migrantëve të paligjshëm në atë vend afrikan para se të shqyrtohej kërkesa e tyre. / Daily Mail – Syri.net

  • Të rrezikshëm për shoqërinë: Ja kush janë 40 migrantët që ka marrë Rama nga Italia

    Të rrezikshëm për shoqërinë: Ja kush janë 40 migrantët që ka marrë Rama nga Italia

    Të rrezikshëm për shoqërinë: Ja kush janë 40 migrantët që ka marrë Rama nga Italia

    Zbulimet mbi identitetin e emigrantëve të paligjshëm të dërguar në Shqipëri nga anija Libra e Marinës Ushtarake, raportojnë mediat italiane.

    Njëri prej tyre është i parregullt që prej vitit 2016 dhe nuk ka dashur kurrë të marrë leje qëndrimi.

    Kush janë 40 emigrantët e paligjshëm që janë subjekt i një urdhri dëbimi për shkak se përbëjnë rrezik për shoqërinë dhe për këtë arsye janë transferuar në qendrën e pritjes në Gjader të Shqipërisë me anijen Libra të Marinës Ushtarake?

    Sipas informacioneve të para të dala në dritë, të paktën 60% e këtyre migrantëve kanë precedentë penalë për vepra të shumta penale: ka nga ata që janë dënuar për tentativë vrasjeje, pesë prej tyre janë shpallur fajtorë për dhunë seksuale, shumë të tjerë kanë vendime gjyqësore të formës së prerë për joshje të të miturve, trafik droge dhe krime kundër personit ose pasurisë, sipas të dhënave nga baza kombëtare e të dhënave të policisë.

    Një gjë kanë të përbashkët: të gjithë, të paktën një herë, kanë dhënë identitet të rremë. Sipas ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi, këta emigrantë janë përzgjedhur për t’u mbajtur në qendrat e pritjes (CPR) duke u dhënë përparësi atyre që, përveçse janë të paligjshëm sepse nuk kanë leje qëndrimi, janë të rrezikshëm për shoqërinë për shkak të precedentëve të tyre penalë.

    Ligji e përcakton qartë: midis atyre që duhet të mbahen në qendrat e pritjes para dëbimit, duhet të ketë përparësi ata që konsiderohen kërcënim për rendin dhe sigurinë publike, ose që janë dënuar, edhe me vendim jo përfundimtar, për vepra penale për të cilat parashikohet arrestimi i detyrueshëm në flagrancë ose që shkaktojnë shqetësim të madh shoqëror – sqaroi ministri në një konferencë shtypi në Napoli pas një takimi me vendet partnere të Mesdheut (Spanja, Greqia, Malta dhe Qipro).

    Prej këtu vjen edhe nevoja për transferimin e tyre me pranga plastike, pasi bëhet fjalë për “persona të transferuar në një gjendje të kufizimit të lirisë personale, edhe si rezultat i një vendimi të marrë nga autoriteti gjyqësor”.

    Ndër migrantët e dërguar në qendrën e pritjes në Shqipëri, ka të paktën katër që janë të konsideruar veçanërisht të rrezikshëm për shoqërinë. Njëri prej tyre, me origjinë nga Afrika Veriore, ishte liruar nga burgu më 30 mars për një bashkim dënimesh që përfshinte 1 vit, 5 muaj e 27 ditë burg për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe rezistencë ndaj punonjësit të policisë.

    Ai ka disa dënime për vjedhje, grabitje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë fizike. Mësohet se ka përdorur disa identitete të ndryshme dhe nuk ka tentuar asnjëherë të legalizojë qëndrimin e tij përmes kërkesës për leje qëndrimi – në thelb, ai ka qëndruar krejtësisht në ilegalitet që nga hyrja e tij në territorin italian.

  • Libia urdhëron pezullimin e 10 OJQ-ve ndërkombëtare: Akuza për shkelje ligji dhe pastrim parash

    Libia urdhëron pezullimin e 10 OJQ-ve ndërkombëtare: Akuza për shkelje ligji dhe pastrim parash

    Autoritetet në Libi kanë urdhëruar pezullimin e operacioneve dhe mbylljen e zyrave për 10 organizata ndërkombëtare humanitare, duke i akuzuar për shkelje të ligjeve vendase dhe përfshirje në aktivitete të dyshimta financiare. Sipas Agjencisë së Sigurisë së Brendshme (ISA), këto organizata ofronin ndihmë për migrantët afrikanë në mënyrë që, sipas autoriteteve, synonte ndryshimin e strukturës demografike të vendit.

    “Vendosja e emigrantëve të paligjshëm të kombësive afrikane në Libi është një veprim armiqësor ndaj popullsisë libiane,” deklaroi ISA, duke e justifikuar vendimin si masë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

    Në mesin e organizatave të prekura janë Mjekët pa Kufij (MSF), Këshilli Norvegjez i Refugjatëve, Këshilli Danez i Refugjatëve, Terre des Hommes, Care, Acted, Inter SOS dhe organizata italiane Cesvi. Shumë prej tyre kanë ofruar ndihmë jetike gjatë krizës së përmbytjeve në vitin 2023, që la mijëra viktima.

    Agjencia pretendon se këto OJQ kanë shmangur transparencën në transferimet financiare dhe në mënyrën se si konvertojnë valutën e huaj në monedhën lokale, duke ngritur dyshime për pastrim parash. Zëdhënësi i ISA, Salem Ghaith, njoftoi se do të ndërmerren masa të rrepta ligjore, duke i akuzuar organizatat për ndihmë të paligjshme për migrantët, përmes ndarjes së kuponëve të parave, ushqimeve, veshmbathjeve dhe ndihmës mjekësore.

    “Në këtë mënyrë, migrantët nuk kanë më nevojë të kalojnë detin për të arritur në Evropë. Libia po kthehet nga një vend tranziti në një destinacion për ta,” tha Ghaith.

    MSF, nga ana tjetër, ka dënuar situatën në Libi, duke deklaruar se migrantët përballen me dhunë të vazhdueshme dhe u mohohet ndihma shëndetësore, shpesh duke u bërë viktima të trafikimit, zhvatjes dhe abuzimeve seksuale.

    Libia mbetet një pikë kyçe tranziti për qindra mijëra migrantë që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, që nga viti 2024 rreth 787,000 migrantë dhe refugjatë ndodhen në vend. Konfliktet e brendshme dhe mungesa e një qeverie të unifikuar që prej rrëzimit të Gaddafit në vitin 2011, kanë thelluar kaosin në vend, duke vështirësuar menaxhimin e fluksit migrator dhe aktivitetet e ndihmës humanitare.