Tag: migrantë

  • “Qendrat bosh në Shqipëri”| Samiti Meloni-Rama dhe marrëveshja për emigrantët

    “Qendrat bosh në Shqipëri”| Samiti Meloni-Rama dhe marrëveshja për emigrantët

    Për italianët, çështja më e ndjeshme dhe më e rëndësishme e samitit ndërqeveritar Shqipëri-Itali që zhvillohet sot në Romë nuk është energjia, mbrojtja apo ndërtimi, por marrëveshja për emigrantët. Dy vite pas nënshkrimit të marrëveshjes, rezultatet janë larg pritshmërive dhe La Stampa ka publikuar një analizë të detajuar që e cilëson projektin si një dështim të dukshëm.
    ARTIKULLI
    Dy vite pas nënshkrimit të marrëveshjes, mesatarisht vetëm 20 migrantë janë mbajtur në qendrat në Shqipëri, nga rreth 3 mijë që ishin parashikuar fillimisht për çdo muaj, për një total prej 36 mijë në vit, që mbetet një shifër virtuale.
    Dështimi i qendrave për azilkërkuesit dhe për kthimet është i dukshëm në shifra dhe në pamjet e strukturave pothuajse bosh, ku punonjës shtetërorë paguhen me fonde publike ndërsa presin fluturime që herë pas here sjellin ndonjë migrant nga Italia. Po, sepse askush nuk mbërrin më nga deti, dhe pika e nxehtë e Shëngjinit, e cila supozohet se ishte ngritur për identifikim fillestar, është e mbyllur. Në funksion mbetet vetëm Gjadri, ku ndodhen një qendër për azilkërkuesit, një burg dhe një CPR (qendër për kthim).
    Sot, çështja e rifillimit të një projekti që ka kushtuar 670 milionë euro, plus 70 milionë të planifikuara për vitin 2026, është një nga temat kryesore të samitit ndërqeveritar Itali-Shqipëri që do të mbahet në Villa Doria Pamphilj mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës. Diskutimet përfshijnë partneritetin ekonomik dhe rreth 15 fusha bashkëpunimi, nga energjia te mbrojtja. Megjithatë, çështja e migrantëve nuk mund të shmanget, sidomos për të rigjallëruar protokollin që, sipas Pallatit Chigi, po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare.
    Bashkimi Evropian mund të jetë shpëtimi ose arsyeja e dështimit përfundimtar të memorandumit të nënshkruar në nëntor të vitit 2023, tashmë i paralizuar nga vendimet gjyqësore italiane dhe të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së. Meloni kishte deklaruar me entuziazëm në dhjetor: “Do të funksionojnë!”
    Gati një vit më vonë, premtimi nuk është realizuar. Shpresat e qeverisë janë tani të përqendruara në Bruksel, me besimin se Pakti për Migracionin dhe Azilin do të mundësojë rifillimin e plotë të qendrave. Por nuk ka garanci për miratimin e amendamenteve që Italia ka kërkuar, veçanërisht për të ashtuquajturat “qendra kthimi” dhe për rregullat mbi vendet e sigurta të origjinës, një çështje ligjore që ka lejuar gjyqtarët të ndalojnë kthimet.
    Në qershor pritet të hyjë në fuqi një rregullore e re që kërkon solidaritet mes shteteve përmes ricaktimit të migrantëve ose kontributit financiar. Por dy rregulloret shtesë janë ende në diskutim dhe duhet të miratohen nga Këshilli i Çështjeve të Brendshme të BE-së dhe më pas nga Parlamenti Evropian.
    Paqartësitë ligjore mbeten. Edhe me listën e re të vendeve të sigurta, rregulloret e BE-së nuk do ta kufizojnë plotësisht fuqinë e gjyqtarëve mbi legjitimitetin e riatdhesimeve, duke mbrojtur kështu të drejtat e disa pakicave në rrezik përndjekjeje. Artikulli 17 i rregullores për kthimet në vende jashtë BE-së vendos detyrime për shtetin anëtar dhe për vendin e tretë, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimin e moskthimit.
    Pyetja që lind është: kush do të mbajë përgjegjësinë: Italia apo Shqipëria? Aktualisht, sipas marrëveshjes me Ramën, Italia ka kontrollin e plotë të menaxhimit të qendrave. Por kjo mund të ndryshojë, nëse memorandumi nuk mbetet në fuqi.
    Disa ditë më parë, një delegacion parlamentar opozitar vizitoi Shqipërinë, mes tyre Riccardo Magi nga Più Europa. Ky delegacion deklaroi se qendrat janë të padobishme, me më shumë personel se migrantë. Ai publikoi foto dhe video nga Shëngjini dhe Gjadri, duke treguar se çdo dy-tre javë nisen avionë me migrantë nga CPR-të italiane, vetëm për të justifikuar ekzistencën e qendrave.
    Magi zbuloi se shumë migrantë janë të mbushur me ilaçe psikotrope si Rivotril, të papërshtatshme për kushtet e ndalimit. Nga rreth 200 mbërritje në dy vite, 70% nuk janë konfirmuar ligjërisht. Rënia e numrit të zbarkimeve nuk justifikon një CPR jashtë territorit italian.
    Këto të dhëna vënë në dyshim efektivitetin dhe koston e operacionit. Ministria e Brendshme italiane, megjithatë, beson në efektin parandalues: ideja që migrantët mund të përfundojnë në Shqipëri, jo në Evropë, do të dekurajojë nisjet. Por Rama ka vënë bast për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030, dhe nëse kjo ndodh, qendrat nuk do të jenë më në një vend të tretë jashtë Evropës.
    Shkrim nga Ilario Lombardo për La Stampa

  • Fundoset varka me emigrantë në Turqi, raportohet për të paktën 14 të vdekur

    Fundoset varka me emigrantë në Turqi, raportohet për të paktën 14 të vdekur

    Të paktën 14 persona kanë vdekur pasi një varkë prej gome që po bartte migrantë u fundos në brigjet pranë provincën perëndimore të Turqisë, Mugla, thanë zyrtarët.
    Autoritetet turke thanë se po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
    Përmes një njoftimi, Zyra e guvernatorit në Mugla tha se një burrë afgan ka shpëtuar nga fundosja e varkës dhe arriti në brigjet turke, duke alarmuar autoritetet pak pas orës 1 të mëngjesit.
    Ky shtetas afgan u tha shërbimeve të emergjencës se 18 persona ishin në varkën prej gome, por pak pas nisjes ajo u fundos, u tha në njoftimin e Zyrës së guvernatorit.
    Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të gjenin të mbijetuarin e dytë, ndërkaq nxorën nga deti 14 trupa të pajetë.
    “Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen me katër anije të rojeve bregdetare dhe në këto operacione është përfshirë edhe një helikopter dhe një ekip i posaçëm i zhytësve të rojeve bregdetare”, u tha në njoftim.
    Deti Egje është një rrugë e zakonshme transiti për mijëra migrantë që përpiqen të kalojnë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme drejt Evropës, veçanërisht nga Turqia, e cila mirëpret miliona refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
    Numri i migrantëve të parregullt të kapur në Turqi arriti rekordin në vitin 2019, me pothuajse 455 mijë persona, kryesisht nga Afganistani dhe Siria, sipas Presidencës për Menaxhimin e Migracionit.
    Më shumë se 122 mijë migrantë janë ndaluar në Turqi deri më 16 tetor të këtij viti./ REL

  • Fundoset varka me migrantë në Turqi, humbin jetën 14 persona

    Fundoset varka me migrantë në Turqi, humbin jetën 14 persona

    Të paktën 14 persona kanë vdekur pasi një varkë prej gome që po bartte migrantë u fundos në brigjet pranë provincën perëndimore të Turqisë, Mugla, thanë zyrtarët.
    Autoritetet turke thanë se po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
    Përmes një njoftimi, Zyra e guvernatorit në Mugla tha se një burrë afgan ka shpëtuar nga fundosja e varkës dhe arriti në brigjet turke, duke alarmuar autoritetet pak pas orës 1 të mëngjesit.

    Ky shtetas afgan u tha shërbimeve të emergjencës se 18 persona ishin në varkën prej gome, por pak pas nisjes ajo u fundos, u tha në njoftimin e Zyrës së guvernatorit.
    Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të gjenin të mbijetuarin e dytë, ndërkaq nxorën nga deti 14 trupa të pajetë.
    “Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen me katër anije të rojeve bregdetare dhe në këto operacione është përfshirë edhe një helikopter dhe një ekip i posaçëm i zhytësve të rojeve bregdetare”, u tha në njoftim.
    Deti Egje është një rrugë e zakonshme transiti për mijëra migrantë që përpiqen të kalojnë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme drejt Evropës, veçanërisht nga Turqia, e cila mirëpret miliona refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
    Numri i migrantëve të parregullt të kapur në Turqi arriti rekordin në vitin 2019, me pothuajse 455 mijë persona, kryesisht nga Afganistani dhe Siria, sipas Presidencës për Menaxhimin e Migracionit.
    Më shumë se 122 mijë migrantë janë ndaluar në Turqi deri më 16 tetor të këtij viti./REL

  • Përmbyset anija me emigrantë në Detin Mesdhe, 40 viktima

    Përmbyset anija me emigrantë në Detin Mesdhe, 40 viktima

    FOTO ILUSTRUESE

    TUNIZI- Një anije që transportonte afërsisht 70 migrantë nga Afrika Subsahariane u mbyt në afërsi të Salakta. Të paktën 40 migrantë afrikanë, përfshirë foshnje, u mbytën, ndërsa përpiqeshin të arrinin ilegalisht në Evropë nga bregu lindor i Tunizisë. 
    Anija, e cila u mbyt në brigjet e qytetit tunizian Mahdia, mbante rreth 70 persona, ndërsa raportohet se 30 prej tyre janë shpëtuar. Mahdia është porti i dytë më i madh i Tunizisë nga ku nisen anijet që transportojnë njerëz nga Tunizia dhe vende të tjera të Afrikës, si dhe Azia, të cilët kërkojnë të arrijnë në Evropë.
    Tunizia përballet me presion në rritje nga BE-ja për të forcuar monitorimin bregdetar dhe për të parandaluar nisjen e anijeve me migrantë. Në shtator 2023, Komisioni Evropian premtoi 127 milionë euro ndihmë për Tunizinë sipas një memorandumi mirëkuptimi që adreson, ndër të tjera, reduktimin e migracionit të parregullt në Evropë.

  • Ruanda do të mirëpresë deri në 250 emigrantë që do të deportohen nga SHBA-të

    Ruanda do të mirëpresë deri në 250 emigrantë që do të deportohen nga SHBA-të

    Qeveria e Ruandës njoftoi të martën se do të pranojë deri në 250 migrantë që do të deportohen nga Shtetet e Bashkuara, sipas një marrëveshjeje të re të arritur me Uashingtonin.

    “Ruanda ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara për të pranuar deri në 250 migrantë. Kjo, kryesisht sepse pothuajse të gjitha familjet ruandeze e njohin dhimbjen dhe sfidat e zhvendosjes, ndërsa vlerat tona shoqërore janë të bazuara në riintegrim dhe rehabilitim,” deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Yolande Makolo.
    Sipas saj, Ruanda do të ketë të drejtën të miratojë ose të refuzojë çdo person të propozuar që do të zhvendoset. Megjithatë, ajo nuk dha detaje mbi afatin kohor, kombësitë e migrantëve apo çfarë do të përfitojë vendi i saj në këmbim.
    “Do t’ju japim më shumë detaje sapo marrëveshja të finalizohet,” shtoi Makolo në një përgjigje me shkrim për agjencinë AFP.
    Uashingtoni ka ndërmarrë një fushatë masive dëbimesh gjatë muajve të fundit dhe po negocion marrëveshje të diskutueshme për të dërguar migrantët në vende të treta, kryesisht në Afrikë.
    Një grup prej tetë emigrantësh të deportuar nga SHBA-të u ndalua muajin e kaluar nga autoritetet e Sudanit të Jugut. Nga ata, vetëm një është grua dhe ka shtetësi sudaneze.
    Në korrik, pesë persona pa dokumente, nga vende të Azisë dhe Karaibeve, u deportuan në Eswatini — një vend i vogël në Afrikën Jugore. Administrata Trump deklaroi se vendet e tyre të origjinës kishin refuzuar t’i pranonin.
    Një marrëveshje e ngjashme për migracionin u nënshkrua më parë edhe me Mbretërinë e Bashkuar nga qeveria e Rishi Sunak, por u anulua në vitin 2024 nga qeveria e re e udhëhequr nga Keir Starmer, pasi shkaktoi reagime të forta publike dhe politike.
    Kritika ndaj Ruandës
    Ruanda është përballur me kritika ndërkombëtare për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ka qenë nën presion në rritje kohët e fundit për shkak të përfshirjes së saj në një konflikt të armatosur në Republikën Demokratike të Kongos.
    Lidhur me marrëveshjen për migracionin mes Kigalit dhe Londrës, Gjykata e Lartë Britanike vendosi se dërgimi i emigrantëve në Ruandë do të ishte i paligjshëm, me arsyetimin se “i ekspozon ata ndaj rrezikut real të keqtrajtimit.”

    Top Channel

  • Dhjetëra emigrantë të vdekur pas përmbytjes së një anijeje në Jemen

    Dhjetëra emigrantë të vdekur pas përmbytjes së një anijeje në Jemen

    Të paktën 54 migrantë kanë vdekur në brigjet e Jemenit pasi varka e tyre u fundos për shkak të motit të keq.

    Kërkimet po cazhdojnë për një numër të madh personash të zhdukur.
    Varka, që mbante 150 persona, po shkonte drejt bregdetit të provincës Abyan të Jemenit dhe, sipas autoriteteve jemenase, shumë prej migrantëve janë shtetas etiopianë.

    Pavarësisht luftës që ka shpërthyer në Jemen që nga viti 2014, valë migrantësh vazhdojnë të mbërrijnë në vend, kryesisht nga Etiopia.
    Emigrantët po kalojnë ngushticën Bab al-Madaga që ndan Xhibutin nga Jemeni, një rrugë e rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare, si dhe për migrimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
    Rreth 60,900 migrantë mbërritën në Jemen në vitin 2024, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin IOM./vizionplus.tv

  • BE dhe Greqia presion mbi Libinë për kalimin e emigrantëve nëpërmjet Mesdheut, ndërsa numri i tyre rritet

    BE dhe Greqia presion mbi Libinë për kalimin e emigrantëve nëpërmjet Mesdheut, ndërsa numri i tyre rritet

    Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët ka njoftuar se në vitin 2021, plot 32,400 refugjatë dhe migrantë kanë kaluar nga Libia drejt Evropës – më shumë se dyfishi i atyre që kaluan një vit më parë. Në përgjigje të kësaj rritjeje të ndjeshme të migracionit të paligjshëm, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një qasje më të vendosur ndaj autoriteteve libiane.

    Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner, deklaroi se javën e ardhshme do të zhvillojë një vizitë në Libi së bashku me përfaqësues nga Greqia, Italia dhe Malta. Qëllimi i këtij udhëtimi është shtimi i presionit ndaj qeverive libiane – si asaj të njohur ndërkombëtarisht në perëndim të vendit, ashtu edhe autoritetit rival në lindje – për të frenuar nisjen e anijeve me migrantë drejt brigjeve evropiane.

    “Libia është në krye të axhendës dhe duhet të jemi të shpejtë dhe të vendosur,” deklaroi Brunner gjatë një konference në Athinë, pas takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ai theksoi se ky është një shqetësim urgjent për të gjithë rajonin.

    Ndërkohë, Greqia ka bërë të ditur planet për të dërguar anije luftarake në ujërat ndërkombëtare pranë Libisë, pas një rritjeje të fluksit të kalimeve në ishullin e Kretës – një itinerar më i gjatë dhe më i rrezikshëm sesa rruga e zakonshme nga Turqia drejt ishujve grekë.

    Kujtojmë se në vitin 2023, qindra migrantë humbën jetën pasi anija “Adriana” që lundronte nga Libia drejt Italisë, u mbyt në ujërat e Greqisë, duke shkaktuar tronditje në opinionin ndërkombëtar.

    Libia mbetet një pikë kyçe nisjeje për kalimet e paligjshme drejt Evropës, ndërkohë që vendi është i ndarë mes dy administratave rivale dhe përballen me akuza të rënda për abuzime ndaj migrantëve, përfshirë edhe raste të torturës.

    Për të përforcuar kontrollin e kufijve, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar shtimin e stafit të Frontex-it me 30,000 persona – një hap që synon forcimin e sigurisë së kufijve të jashtëm të BE-së.

  • “Ballkani si depo për migrantë?”- DW: Cili do të jetë fati i planit të Britanisë për të vendosur refugjatët në rajon

    “Ballkani si depo për migrantë?”- DW: Cili do të jetë fati i planit të Britanisë për të vendosur refugjatët në rajon

    FOTO ILUSTRUESE

    BRITANIA E MADHE-Aktualisht ka rreth 1000 emigrantë në B-H. Po cili do të jetë fati i planit të Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur emigrantët në Ballkanin Perëndimor?
    Kanë kaluar shtatë vjet që nga vala e parë e migrantëve që hynë në Bosnjë-Hercegovinë në numër të madh, pasi Hungaria dhe Kroacia mbyllën kufijtë e tyre në vitin 2015. Që atëherë, mijëra migrantë kanë qëndruar në Bosnjë-Hercegovinë, disa prej të cilëve kanë mbetur në vend, ndërsa të tjerë kanë gjetur strehim në vendet e BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
    Këta të fundit mund të pësojnë të njëjtin fat nëse plani i qeverisë britanike për të arritur një marrëveshje me Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilën kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë, rezulton i saktë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Kosovën për të strehuar rreth 50 migrantë që do të deportohen nga SHBA-ja, gjë që mund të konfirmojë njoftimet e mëparshme se administrata Trump do ta përdorë Ballkanin Perëndimor si qendër deportimi.
    Sa i përket B-H, kjo çështje është rishfaqur pas valëve të migrantëve të viteve të fundit, në të cilat dhjetëra prej tyre kanë humbur jetën duke kaluar kufijtë ilegalisht. Gjithçka ka marrë edhe një dimension politik, pasi njoftimi nga Britania e Madhe për deportimin në B-H nuk mund të zbatohet derisa të nënshkruhet një marrëveshje ripranimi, e cila kërkon pëlqimin e të tre grupeve etnike në B-H, gjë që do të jetë e vështirë të ndodhë nëse nuk ka ndonjë interes të fshehur ose “shlyerje borxhi”.
    Republika Serbe ishte e para që kundërshtoi një plan të tillë, prandaj është planifikuar një seancë e Asamblesë Kombëtare të RS për të marrë një qëndrim mbi çështjen e migrantëve në territorin e këtij entiteti. Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, nuk ka mundësi deportimi, sepse nuk ka marrëveshje për këtë.
    “Ne nuk do të jemi parking për këtë ndërsa unë drejtoj Republikën Serbe. B-H nuk do të nënshkruajë një marrëveshje me asnjë vend evropian për të pranuar migrantët që i kanë ftuar të vijnë tek ata. Ne nuk i kemi ftuar ata dhe nuk duam të pastrojmë rrëmujën e tyre që kanë lënë në këtë drejtim”, tha presidenti i RS Milorad Dodik.
    Ai i dërgoi një nismë parlamentit për të shqyrtuar informacionin në lidhje me migrantët në mënyrë që “të miratohen masa në lidhje me njoftimet e qeverive të Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera në kohën e duhur”.
    Dodik kritikoi opozitën e RS, e cila është përpjekur të largojë SNSD-në nga pushteti muajt e fundit, se është gati të bëjë gjithçka për disa pozicione në Sarajevë, përfshirë importimin e migrantëve.
    Anëtari i Bordit Kryesor të SDS-së, Marinko Bozhoviq u përgjigj menjëherë.
    “Nëse do t’ju ofronin heqjen e sanksioneve, nuk do të mendoheshit dy herë,” shkroi ai në Facebook, duke iu përgjigjur Dodikut.
    Aktualisht ka katër kampe për migrantë në B-H – Lipa dhe Boriqi si dhe Blazhuj dhe Ushivak. Për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë, është krijuar nisma për të mbyllur urgjentisht kampin Blazhuj.
    “Kampi i migrantëve dhe të gjitha krimet që po shohim, përfshirë vrasjet, po krijojnë një problem të madh për popullsinë lokale dhe zhvillimin e komunës Ilixha,” tha përfaqësuesi i SDP në parlament Sasha Maganoviq, i cili është nismëtari i mbylljes së kampit.
    Megjithatë, për të mbyllur një kamp, ​​është e nevojshme të hapet një i ri që do të plotësonte të gjitha nevojat për pritjen e përkohshme të migrantëve, sipas Shërbimit për Çështjet e të Huajve.
    “Pavarësisht se çfarëmigrantëshjanë, ne i pranuam, ndërsa ata bëjnë gjithçka. Do t’i dëboja të gjithë nga këtu. Le të ktheheshin në vendet e tyre ose të shkojnë në Evropë. Ata hapën kufijtë për ta”, thonë disa qytetarë të Sarajevës.
    Jo shumë kohë pas krizës më të madhe të emigrantëve në B-H kur disa qendra u dogjën e disa u mbyllën, qindra emigrantë pritën me ditë të tëra një vendim nga autoritetet për fatin e tyre.
    Pas kësja u krijuan katër kampe, por situata e sigurisë aty është jashtëzakonisht e pafavorshme. Popullata dhe disa politikanë kërkojnë mbylljen e disa prej tyre. Sidomos pas njoftimeve se numri i migrantëve mund të rritet nëse njoftimet për deportimin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor rezultojnë të vërteta. 
    Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i B-H, Elmedin Konakoviq, thotë se nuk ka informacion në lidhje me deportimin e mundshëm të emigrantëve, por ai është gati të flasë.
    “Ne nuk do të jemi kurrë pjesë e zgjidhjes së problemit të dikujt tjetër. Nëse kjo është nisma e miqve tanë nga Britania e Madhe, ne do të themi seriozisht dhe me argumente se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë B-H”, thotë Konakoviq.
    Shërbimi për Çështjet e të Huajve në B-H thotë se në këto kushte, pranimi i migrantëve nga Britania e Madhe është i pamundur.
    “Nuk e kuptoj se si kanë ndërmend ta bëjnë këtë. B-H nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe”, tha drejtori i Shërbimit për Çështjet e të Huajve, Zharko Laketa.
    Lidhur me nismën për të krijuar të ashtuquajturën Qendër Kthimi në vendet e treta për azilkërkuesit, Human Rights Watch njoftoi se Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe duhet të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një “depo për migrantët”.
    “Në vend që ta trajtojnë Ballkanin si një depo për emigrantët, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të sistemeve funksionale të azilit dhe kornizave më të mira për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve”, kumtoi organizata e të drejtave të njeriut. Ajo përmendi shembullin e Bosnjë-Hercegovinës si një vend që tashmë po përdoret “si një vend grumbullimi për njerëzit që aksidentalisht e gjejnë veten në tranzit për në BE”./DW

  • Roja bregdetare greke e alarmuar, ndërsa qindra migrantë mbërrijnë në Kretë

    Roja bregdetare greke e alarmuar, ndërsa qindra migrantë mbërrijnë në Kretë

    Roja bregdetare greke ka raportuar një rritje të numrit të migrantëve që kalojnë nga Afrika e Veriut me anije, raportoi sot transmetuesi shtetëror ERTNews.

    Që nga fillimi i vitit, 53 anije që mbërrijnë nga Libia janë regjistruar në brigjet e ishullit grek të Kretës – pothuajse barazim me totalin prej 63 për të gjithë vitin e kaluar.

    “Shumë nga migrantët”, sipas ERTnews, “janë fëmijë”.

    Në 24 orët e fundit, roja bregdetare e Greqisë ka shpëtuar 325 migrantë në jug të Kretës. Sipas shifrave paraprake nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR), 2 881 persona nga Afrika e Veriut kishin mbërritur në ishull në fillim të majit.

    Të sapoardhurit udhëtuan në bordin e gjashtë anijeve dhe thanë se e filluan udhëtimin e tyre nga porti libian i Tobrukut. Roja bregdetare arrestoi gjashtë kontrabandistë të dyshuar që dyshohet se po drejtonin anijet.

    ERTnews raportoi se autoritetet janë të shqetësuara për numrin në rritje të mbërritjeve. Sipas rojes bregdetare, më shumë anije me migrantë në bord janë në rrugë nga Libia për në Kretë dhe pritet të mbërrijnë sot.

    Rreth 40 migrantë mbërritën gjithashtu në ishullin Kasos në lindje të Kretës, shtoi ajo. Fillimisht nuk ishte e qartë se nga cilat vende vinin migrantët.

    “Shumica e migrantëve thanë se planifikonin të vazhdonin për në Gjermani”, deklaroi Ministria greke e Migracionit.

  • 670 migrantë në Lampedusa brenda 10 orëve, shtohet presioni në qendrën e pritjes

    670 migrantë në Lampedusa brenda 10 orëve, shtohet presioni në qendrën e pritjes

    Në një tjetër ditë dramatike për ishullin e Lampedusës, 670 migrantë kanë mbërritur të enjten brenda një harku kohor prej rreth dhjetë orësh.
    Dhjetë gomone të nisura nga brigjet libiane janë shpëtuar në det nga anijet patrulluese, Guardia di Finanza dhe agjencisë evropiane Frontex.
    Ndërsa e njëmbëdhjeta, një varkë e nisur nga Monastiri në Tunizi, arriti të përshkonte e vetme detin dhe të mbërrinte në Cala Galera, në brigjet e Lampedusës. Në bord ndodheshin 49 persona që pretendojnë se janë nga Guinea, Sudani dhe Nigeria. Ata u ndaluan menjëherë nga karabinierët italianë.
    Me këto mbërritje të reja, numri i përgjithshëm i emigrantëve në qendrën e pritjes në Lampedusa ka arritur në 765 persona.
    Kjo situatë po shton edhe më shumë presionin mbi kapacitetet tashmë të tejmbushura të strukturave të pritjes, ndërkohë që autoritetet lokale dhe kombëtare po përpiqen të menaxhojnë fluksin në rritje të emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika e Veriut drejt brigjeve italiane.