Tag: microsoft

  • Microsoft përgjigjet përditësimit problematik të fshiu Copilot nga kompjuterët Windows 11

    Microsoft përgjigjet përditësimit problematik të fshiu Copilot nga kompjuterët Windows 11

    Në fillim të javës raportuam se Microsoft kishte dërguar një përditësim problematik në Windows 11 që çoi në ç’instalimin e aplikacionit Copilot në disa pajisje.

    I njëjti përditësim shkaktoi probleme me ekranet blu të vdekjes, me SSD-të që dështonin dhe probleme të tjera me RDP.
    Microsoft tashmë ka reaguar duke dërguar një përditësim emergjent i cili adreson problemin e Copilot. Në faqen zyrtare të mbështetjes, Microsoft konfirmoi se përditësimi kishte rikthyer Copilot dhe rivendosur aplikacionin në taskbar.

    Si rezultat është bërë instalimi i tij automatik dhe ngjitja përsëri në taskbar pasi u fshi nga përditësimit i Marsit 2025. Përdoruesit të cilët ende nuk shohin Copilot, Microsoft rekomandon ri-instalimin e Microsoft Store.
    Kompania nuk ka dhënë asnjë shpjegim se çfarë shkoi keq me përditësimin e Marsit. Dyshohet se Microsoft gabimisht kishte çaktivizuar lançimin e Copilot duke bërë ç’instalimin e tij nga sistemet.

    /PCWorld Albanian

  • Epokës së “Skype” i vjen fundi, “Microsoft” zbulon muajin kur do të mbyllet

    Epokës së “Skype” i vjen fundi, “Microsoft” zbulon muajin kur do të mbyllet

    “Microsoft” njoftoi se “Skype”, shërbimi i thirrjeve video që kishte miliona përdorues do të mbyllet në muajin Maj.
    “Skype” ishte dikur një nga aplikacionet më të njohura në botë pasi lejonte që njerëzit të flisnin me njëri-tjetrin përmes thirrjeve video në të gjithë globin falas.
    Ajo nuk ishte kompania e parë apo e vetme që ofronte këtë shërbim, por duke lejuar publikun të bënte thirrje kompjuter-kompjuter falas, u bë një nga platformat më të përdorura.
    I lëshuar për herë të parë në vitin 2003, “Skype” u ble nga gjiganti i teknologjisë “Microsoft” në vitin 2011 për 8.5 miliardë Dollarë, blerja e tij më e madhe ndonjëherë në atë kohë.
    Siç theksoi dikur “Microsoft”, “Skype” u integrua edhe me produktet e tjera të kompanisë si pajisjet “Xbox” dhe “Windows”.
    Komentatori i industrisë së teknologjisë “Om Malik” e quajti atë në Dhjetor 2010, një nga aplikacionet kryesore të web-it modern, kur pësoi një ndërprerje globale dy-ditore.
    Por, çfarë ndodhi?
    Kur “Microsoft” bleu “Skype”, aplikacioni ishte shkarkuar 1 miliard herë dhe kishte qindra-miliona përdorues. Por ndërsa “WhatsApp” dhe “Facebook Messenger” u rritën në popullaritet, “Skype” po zbehej.
    Në vitin 2017, “Microsoft” ridizajnoi “Skype” me disa veçori që dukeshin shumë si rivali “Snapchat”. Por përdoruesit nuk ishin të kënaqur me këtë ndryshime.
    Në Qershor të vitit 2021, vazhduan spekulimet se ky ishte fillimi i fundit për “Skype”. Pas rreth 4 vitesh, rezultoi se këto spekulime qëndronin pasi Maji i 2025-ës po i jep fund epokës së “Skype”.