Tag: michele

  • Profesori italian prej dy muajsh në burgun e Fierit, flet gruaja e tij: Aksidenti kur po shkonim në një dasëm, apeli për Giorgia Melonin

    Profesori italian prej dy muajsh në burgun e Fierit, flet gruaja e tij: Aksidenti kur po shkonim në një dasëm, apeli për Giorgia Melonin

    Intervistë me Vanessa Castelli, partneren e Michele D’Angelo-s, profesor i Biologjisë në Universitetin e Aquila-s, i ndaluar prej gati dy muajsh pas një aksidenti rrugor në Fier. Nga qelia, zëri i tij: “Nuk dua privilegje, por respektim të të drejtave themelore”. Apel për Giorgia Meloni: “Të angazhohet që procesi të transferohet në Itali”.

    Nga burgu i Fierit në Shqipëri, ku ndodhet i ndaluar prej gati dy muajsh pas një aksidenti rrugor në të cilin mbeti viktimë një 15-vjeçar që vdiq tre ditë më vonë në spital, zëri i vuajtur i Michele D’Angelo-s, profesor i Biologjisë në Universitetin e Aquila-s, arrin përmes të shoqes së tij, Vanessa Castelli, gjithashtu kolege në të njëjtin universitet.“Kam pasur një kolaps psikologjik, por përpiqem të rezistoj. Nuk kërkojmë privilegje, por respektim të të drejtave themelore dhe të garancive që çdo qytetar duhet t’i ketë, sidomos në momente kaq të vështira”.
    Pak para se të nisej sërish për në Shqipëri për vizitën javore në burg, përmes Repubblica, Vanessa Castelli i drejton një apel të ndjerë Giorgia Meloni-t.“I drejtohem sërish me besim Kryeministres, së cilës tashmë i kam shkruar një letër, dhe institucioneve italiane, që të angazhohen me vendosmëri për të garantuar që Michele të përballojë këtë situatë me dinjitet, qetësi dhe drejtësi. Kam besim tek marrëdhëniet e forta mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe tek ndjeshmëria e autoriteteve kompetente, që të vlerësohet mundësia e transferimit të procesit në Itali, ku Michele do të mund ta përballej me më shumë mbrojtje, në një kontekst që e njeh, i rrethuar nga të afërmit, kolegët dhe studentët e tij”.
    Doktoresha Castelli, para së gjithash, cilat janë kushtet e ndalimit të partnerit tuaj?
    “Michele është shumë i lodhur psikologjikisht. Është vetëm, larg shtëpisë, në një realitet që nuk e njeh, me një gjuhë që nuk e flet. Ndalimi po e shkatërron dita-ditës. Është një person i ndjeshëm, një profesor i respektuar, i mësuar të jetojë mes studentësh, eksperimenteve në laborator, shumë kolegëve. Tani librat janë strehimi i tij, por vetmia është e rëndë. Çdo vizitë është një moment i fortë, por edhe i dhimbshëm. Përpiqet të ruajë qartësinë dhe dinjitetin, por është e dukshme se kjo përvojë po e vë në sprovë të madhe. Në këtë kontekst të vështirë, dua të falënderoj sinqerisht drejtorin e institucionit penitenciar, të gjithë punonjësit dhe njerëzit që na kanë ndihmuar me humanitet, respekt e vazhdimësi. Disponueshmëria dhe qëndrimi i tyre kanë bërë diferencën dhe u jemi thellësisht mirënjohës”.
    Si është e mundur që partneri juaj ndodhet në burg prej dy muajsh për një akuzë të thjeshtë shkeljeje të kodit rrugor? Ju ishit e pranishme. A mund të na shpjegoni çfarë ndodhi saktësisht atë ditë gushti?
    “Atë mbrëmje po shkonim në dasmën e miqve, të qetë e me zemër të lehtë. Rruga ishte e lirë, Michele po kthehej ngadalë, me sinjalin ndezur, në vijën e ndërprerë që tregonte hyrjen te restoranti ku bëhej dasma. Në atë moment, papritur, u shfaq një Mercedes Benz i bardhë me shpejtësi shumë të lartë, që nuk dukej sikur ngadalësonte. Michele frenoi instinktivisht, gjë që bëri që përplasja të ishte më pak katastrofike. Ishim të shokuar: duart na dridheshin, fytyra e zbehtë, shikimi i humbur”.
    Fatkeqësisht, pati një viktimë.
    “Po, një djalë 16-vjeçar humbi jetën tre ditë më vonë. Është një tragjedi që na ka prekur thellë. Nuk na takon neve të përcaktojmë përgjegjësitë, por është e qartë se atë mbrëmje diçka shkoi keq në mënyrë të papritur dhe dramatike. Kushdo që ka drejtuar makinë e di sa shpejt mund të ndryshojë gjithçka në rrugë. Ndonjëherë mjafton një vendim i marrë nga të tjerët, një shpejtësi e pakontrolluar, dhe gjithçka shndërrohet. Michele po e përjeton këtë dhimbje me shumë respekt dhe heshtje. Mendon çdo ditë për familjen e djalit dhe lutet që ata të mund të gjejnë pak paqe”.
    Çfarë bënit ju në Shqipëri? Ishit me pushime?
    “Jo, nuk ishim me pushime. Ishim në Shqipëri për të marrë pjesë në dasmën e një mikeje të dashur. Ishte një rast i veçantë, një moment feste dhe ndarjeje që e prisnim me gëzim, sepse e dimë rëndësinë që shqiptarët i japin kësaj ceremonie”.
    Akuzat ndaj partnerit tuaj janë shkelje e kodit rrugor dhe braktisje e mjetit, jo vrasje. Çfarë ndodhi pas përplasjes?
    “Michele ishte nën shok. E kujtoj të zbehtë, me shikimin e humbur, të hutuar. Pasi ai Mercedes na kaloi para syve si një plumb, Michele zbriti menjëherë në rrugë për të kërkuar ndihmë. Të dy bërtisnim me të madhe “help”, lëviznim duart, përpiqeshim me dëshpërim të tërhiqnim vëmendjen. Por askush nuk u ndal. Ishim të frikësuar, jo të orientuar, dhe mendimi ynë i vetëm ishte të vinte sa më shpejt një ambulancë. Të tjerat, në atë çast tmerri, nuk kishin rëndësi. Donim vetëm që dikush të ndërhynte”.
    Kur e ndaluan profesor D’Angelo-n?
    “Pas aksidentit, prisnim nga momenti në moment që policia të vinte për të na marrë në pyetje, neve dhe dëshmitarët e shumtë të pranishëm. Por, meqë nuk po vinte askush, vendosëm të shkonim në komisariat që atë mbrëmje. Për fat të keq, ishte i mbyllur. Të nesërmen në mëngjes shkuam në komisariatin më të afërt me hotelin tonë, atë të Vlorës, ku një polic shumë i sjellshëm na dëgjoi dhe na tregoi rrugën për t’u kthyer në Fier për të dhënë dëshminë tonë. Dhe kështu bëmë. Vetëm pas paraqitjes sonë të vullnetshme në Fier, Michele u ndalua. Akuzat, sipas asaj që na është thënë, lidhen me mosrespektim të kodit rrugor, pasi largimi nga vendi i aksidentit, sipas avokatëve, parashikon një sanksion administrativ, jo ndalim”.
    Pse në këto gati dy muaj ka rënë heshtja mbi këtë histori? A keni pasur kontakte me Farnesinën? Dhe nëse po, çfarë ju kanë thënë?
    “Po, kam pasur kontakte me Farnesinën, me konsullatën e Vlorës dhe me ambasadën italiane në Tiranë, të cilat na kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme. I falënderoj sinqerisht në një moment kaq të vështirë, prania e tyre ka qenë për mua një pikë referimi, njerëzore dhe institucionale. Megjithatë, është e vërtetë që mbi këtë çështje ka rënë një heshtje e rëndë. Nuk është e lehtë të nxjerrësh në pah kompleksitetin e një situate kaq delikate, sidomos kur gjendesh në një vend të huaj, me një gjuhë që nuk e njeh dhe me dinamika që të shpëtojnë nga kontrolli. Kam besim tek diplomacia dhe ndjeshmëria e institucioneve, që të garantohet një trajtim i drejtë e transparent dhe të dalë e vërteta qartë”.
    Kolegët tuaj po zhvillojnë iniciativa dhe një mobilizim në mbështetjen tuaj. Ju shkoni ta vizitoni rregullisht partnerin tuaj dhe çfarë vështirësish po hasni?
    “Po, kolegët dhe miqtë tanë po tregojnë një afërsi të jashtëzakonshme. Janë krijuar nisma spontane, letra të hapura, mbledhje fondesh. Jemi veçanërisht mirënjohës profesoreshës Cimini, drejtoreshës së departamentit tonë, e cila ka promovuar një mbledhje fondesh për të mbuluar shpenzimet ligjore dhe udhëtimet. Është një gjest që na ka prekur thellë. Unë përpiqem të shkoj rregullisht ta vizitoj Michele-n, në katër vizitat mujore që lejohen, aq sa më lejojnë vështirësitë logjistike. Çdo vizitë është emocionalisht shumë e fortë: gëzimi për ta parë përsëri, por edhe dhimbja për ta lënë aty. Distancat, gjuha, procedurat, gjithçka është e ndërlikuar. Por nuk do të ndaloj së qëndruari pranë tij”.
     
     

    Top Channel

  • ‘Michele po shkatërrohet në qeli në Shqipëri’/ Flet bashkëshortja e profesorit italian: Makina Mercedes po vinte si plumb…

    ‘Michele po shkatërrohet në qeli në Shqipëri’/ Flet bashkëshortja e profesorit italian: Makina Mercedes po vinte si plumb…

    Nga Alessandra Ziniti, LA REPUBBLICA

    Nga burgu i Fierit në Shqipëri, ku ndodhet i ndaluar prej gati dy muajsh pas një aksidenti rrugor në të cilin humbi jetën një djalosh 16-vjeçar tre ditë më vonë në spital, vjen zëri i vuajtur i Michele D’Angelo-s, profesor i Biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s, përmes të shoqes së tij, Vanessa Castelli, edhe ajo pedagoge në të njëjtin universitet.

    “Kam pasur një kolaps psikologjik, por po përpiqem të rezistoj. Nuk kërkojmë privilegje, por respektimin e të drejtave themelore dhe garancive që çdo qytetar duhet të ketë, sidomos në momente kaq të vështira”.

    Pak para se të nisej sërish për në Shqipëri për vizitën javore në burg, Vanessa Castelli, përmes gazetës Repubblica, i drejton një apel të ndjerë Giorgia Meloni-t.

    “I drejtohem sërish me besim Kryeministres, së cilës i kam shkruar tashmë një letër, dhe institucioneve italiane që të ndërhyjnë me vendosmëri për të garantuar që Michele të mund ta përballojë këtë situatë me dinjitet, qetësi dhe drejtësi. Kam besim te marrëdhëniet e forta midis Italisë dhe Shqipërisë dhe te ndjeshmëria e autoriteteve kompetente, që të mendohet mundësia e transferimit të procesit në Itali, ku Michele mund ta përballej me më shumë mbrojtje, në një mjedis që e njeh, i rrethuar nga të afërmit, kolegët dhe studentët e tij.”

    Doktoreshë Castelli, para së gjithash, cilat janë kushtet e paraburgimit të partnerit tuaj?

    “Michele është shumë i tronditur psikologjikisht. Është i vetëm, larg shtëpisë, në një vend që nuk e njeh dhe me një gjuhë që nuk e flet. Paraburgimi po e shënjon thellë, po e gërryen ditë pas dite. Ai është një person i ndjeshëm, një profesor i nderuar, i mësuar të jetojë mes studentëve, eksperimenteve në laborator dhe shumë kolegëve. Tani librat janë strehimi i tij i vetëm, por vetmia është e rëndë. Çdo vizitë është një moment i fortë emocionalisht, por edhe i dhimbshëm. Përpiqet të ruajë kthjelltësinë dhe dinjitetin, por është e qartë që kjo përvojë po e vë në provë shumë të madhe.

    Në këtë situatë të vështirë, dua të falënderoj sinqerisht drejtorin e institucionit penitenciar, të gjithë punonjësit dhe njerëzit që na kanë ndihmuar me humanitet, respekt dhe vazhdimësi. Gatishmëria dhe qëndrimi i tyre respektues kanë bërë ndryshimin dhe për këtë jemi thellësisht mirënjohës.”

    Si është e mundur që partneri juaj është në burg prej dy muajsh për një akuzë të thjeshtë të shkeljes së kodit rrugor? Ju ishit e pranishme. Mund të na shpjegoni saktësisht çfarë ndodhi atë ditë gushti?

    “Ata mbrëmje po shkonim në dasmën e disa miqve, me zemër të lehtë e të qetë. Rruga ishte bosh, Michele po kthente ngadalë, me sinjalin ndezur, në vijën e ndërprerë që tregonte hyrjen në restorantin ku zhvillohej ceremonia. Në atë moment, papritur, u shfaq një Mercedes Benz i bardhë me shpejtësi shumë të lartë, i cili nuk dukej se po ngadalësonte. Michele frenoi instinktivisht, dhe kjo bëri që përplasja të ishte më pak katastrofike. Ne ishim në shok: duart na dridheshin, fytyra ishte e zbehtë, shikimi i humbur”.

    Fatkeqësisht, megjithatë, pati një viktimë.

    “Po, një djalë 16-vjeçar humbi jetën tre ditë më vonë. Është një tragjedi që na ka prekur thellë. Nuk na takon ne të përcaktojmë përgjegjësitë, por është e qartë që atë mbrëmje diçka shkoi keq, në mënyrë të papritur dhe dramatike. Kushdo që ka drejtuar ndonjëherë makinën e di se sa shpejt mund të ndryshojë gjithçka në rrugë. Ndonjëherë mjafton një vendim i marrë nga dikush tjetër, një shpejtësi që nuk kontrollohet, dhe gjithçka ndryshon. Michele po kthehej me kujdes, në një rrugë bosh, kur erdhi një makinë me shpejtësi shumë të lartë. Dhe që aty, gjithçka ndryshoi. Michele e përjeton këtë dhimbje me respekt dhe heshtje të madhe. Ai mendon çdo ditë për familjen e djaloshit dhe lutet që ata të mund të gjejnë pak paqe”.

    Çfarë po bënit ju në Shqipëri? Ishit me pushime?

    “Jo, nuk ishim me pushime. Ne ishim në Shqipëri për të marrë pjesë në dasmën e një mikeje shumë të dashur. Ishte një rast i veçantë, një moment feste dhe ndarjeje gëzimi që e prisnim me padurim, sepse e dimë rëndësinë që shqiptarët i japin kësaj ceremonie”.

    Akuzat ndaj partnerit tuaj janë shkelje e kodit rrugor dhe braktisje e automjetit, jo vrasje. Çfarë ndodhi pas përplasjes?

    “Michele ishte në gjendje shoku. E mbaj mend të zbehtë, me shikim të humbur, të hutuar. Pasi ai Mercedes kaloi para syve tanë si një plumb, ai zbriti menjëherë në rrugë për të kërkuar ndihmë. Të dy bërtitëm me sa kishim zë ‘help’, duke tundur duart, përpiqeshim me dëshpërim të tërhiqnim vëmendjen. Por askush nuk u ndal. Ishim të frikësuar, të dezorientuar, dhe mendimi ynë i vetëm ishte të sillnim sa më shpejt një ambulancë. Gjithçka tjetër, në atë moment terrori, nuk kishte rëndësi. Donim vetëm që dikush të ndërhynte”.

    Kur u ndalua profesori D’Angelo?

    “Pas aksidentit, prisnim që nga çasti në çast policia të vinte për të na marrë në pyetje ne dhe dëshmitarët e shumtë që ishin aty. Por, meqë askush nuk vinte, vendosëm të shkonim vetë në komisariat që atë mbrëmje. Fatkeqësisht, ishte i mbyllur. Të nesërmen në mëngjes shkuam në komisariatin më të afërt me hotelin tonë, në Vlorë, ku një polic shumë i sjellshëm na dëgjoi dhe na tregoi rrugën për t’u kthyer në Fier për të dhënë dëshminë tonë. Dhe kështu bëmë. Vetëm pas paraqitjes sonë vullnetare në Fier, Michele u arrestua. Akuzat, sipas asaj që na është thënë, kanë të bëjnë me mosrespektimin e kodit rrugor, sepse largimi nga vendi i aksidentit, sipas avokatëve, parashikon një sanksion administrativ, jo paraburgim.”

    Pse gjatë këtyre gati dy muajve ka rënë heshtja mbi këtë histori? A keni pasur kontakt me Farnesinën? Dhe nëse po, çfarë ju kanë thënë?

    “Po, kam pasur kontakte me Farnesinën, me konsullatën në Vlorë dhe me ambasadën italiane në Tiranë, të cilat na kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme. I falënderoj sinqerisht në një moment kaq të vështirë, prania e tyre ka qenë për mua një pikë referimi, njerëzore dhe institucionale. Megjithatë, është e vërtetë që mbi këtë çështje ka rënë një heshtje e rëndë. Nuk është e lehtë të nxirret në pah kompleksiteti i një situate kaq delikate, sidomos kur ndodhesh në një vend të huaj, me një gjuhë që nuk e njeh dhe me dinamika që të shpëtojnë nga duart. Kam besim te diplomacia dhe ndjeshmëria e institucioneve, që të garantohet një trajtim i drejtë dhe transparent dhe të dalë e vërteta me qartësi.”

    Kolegët tuaj po zhvillojnë nisma dhe mobilizime në mbështetje tuaj. Ju e vizitoni rregullisht partnerin tuaj dhe çfarë vështirësish po hasni?

    “Po, kolegët dhe miqtë tanë po tregojnë një afërsi të jashtëzakonshme. Janë organizuar nisma spontane, letra të hapura, mbledhje fondesh. Jemi veçanërisht mirënjohës ndaj profesoreshës Cimini, drejtoreshës së departamentit tonë, e cila ka nisur një mbledhje fondesh për të mbuluar shpenzimet ligjore dhe udhëtimet. Është një gjest që na ka prekur thellë. Unë përpiqem të shkoj rregullisht për ta vizituar Michele-n, në katër vizitat mujore që lejohen, sa herë që mundem pavarësisht vështirësive logjistike. Çdo vizitë është emocionalisht shumë e fortë: ka gëzim për ta parë, por edhe dhimbje për ta lënë aty. Distancat, gjuha, procedurat – gjithçka është e ndërlikuar. Por unë nuk do të ndalem së qëndruari pranë tij.”

  • Ankth për profesorin italian të arrestuar në Shqipëri, kryetarja e Bashkisë i shkruan presidentit të Italisë

    Ankth për profesorin italian të arrestuar në Shqipëri, kryetarja e Bashkisë i shkruan presidentit të Italisë

    Një letër e hapur drejtuar Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, është dërguar nga kryetarja e bashkisë së San Severos, Lidya Colangelo, për të kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Jashtme dhe aktivizimin e të gjitha kanaleve institucionale për lirimin dhe kthimin në Itali të Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor i biologjisë në Universitetin e L’Aquilës, me origjinë nga San Severo.

    ‘Në cilësinë e kryetares së bashkisë së San Severos, po ju shkruaj për të shprehur gjithë shqetësimin tim lidhur me një çështje që ka prekur profesorin Michele D’Angelo, 44 vjeç, me profesion biolog dhe pedagog në Universitetin e L’Aquilës, me origjinë nga qyteti ynë, – shkruhet në letër.- Sipas të dhënave të marra nga familjarët dhe kronikat mediatike, më 8 gusht të kaluar, D’Angelo, duke drejtuar një automjet tip Lancia Ypsilon së bashku me partneren e tij, gjithashtu pedagoge universitare, është përfshirë në një aksident automobilistik në afërsi të qytetit Fier, në Shqipëri.

    Automjeti i tyre është përplasur me një makinë të drejtuar nga një shtetas shqiptar që, sipas dëshmive dhe pamjeve filmike, po udhëtonte me shpejtësi të lartë, ndërsa mjeti i profesor D’Angelo lëvizte me rreth 40 km/h në momentin e përplasjes’.

    Sipas letrës, profesori, i tronditur nga aksidenti, kishte dalë nga makina dhe ishte larguar nga vendngjarja, veprim që dyshohet të ketë ngritur dyshime te autoritetet lokale.

    ‘Të nesërmen, policia ka shkuar në hotelin ku po qëndronin dhe e ka shoqëruar fillimisht në komisariat dhe më pas në burg. Që nga ajo kohë, edhe pse nuk ka pasur pasoja të rënda nga aksidenti, profesori ndodhet ende në paraburgim pa ndonjë zhvillim të rëndësishëm në çështjen e tij’.

    Në përfundim të letrës, kryebashkiakja thekson se ‘e gjithë komuniteti i San Severos është thellësisht i shqetësuar dhe beson në ndërhyrjen tuaj të shpejtë dhe vendimtare që e vërteta të dalë në dritë, falë diplomacisë, përballë çdo padrejtësie apo trajtimi të njëanshëm e të padenjë në emër të drejtësisë’.

    Ndërkohë, Vanessa Castelli, bashkëshortja dhe kolegia universitare e profesor Michele D’Angelo, ka sqaruar në një deklaratë për mediat italiane se pas aksidentit, ‘ne jemi paraqitur vullnetarisht në komisariat për të dhënë dëshminë tonë, të vetëdijshëm se nuk kishim asgjë për të fshehur. Askush nuk është marrë nga hoteli’, duke hedhur poshtë kështu versionin se D’Angelo është ndaluar në mënyrë të papritur nga autoritetet.

    Çështja ka shkaktuar një valë reagimesh dhe shqetësimesh në Itali, ku kërkohet një zgjidhje diplomatike për lirimin e pedagogut italian.

  • Arrestohet profesori italian në Fier, Italia kërkon lirimin e tij pas aksidentit në Shqipëri

    Arrestohet profesori italian në Fier, Italia kërkon lirimin e tij pas aksidentit në Shqipëri

    Mediat italaine i kanë bërë jehonë arrestimit të profesorit italian Michele D’Angelo, i cili po mbahet në burgun e Fierit për shkak të një aksidenti të ndodhur në datën 8 gusht në rrugën Levan- Fier.
    44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e Aquila-s, njëherësh dhe një shkencëtar i famshëm global po mbahet prej dy muajsh në burg dhe kjo çështje sipas mediave vendase mundë të kthehet në një çështje ndërkombëtare.
    Kjo ngjarje ka sjellë reagime të forta nga deputetët italianë. Deputeti Luciano D’Alfonso është ankuar te presidenti Bajram Begaj dhe i ka kërkuar që të ndërhyjë për kthimin e profesorit në Itali, një gjë që e kërkojnë dhe kolegët e tij universitarë.
    Gjithashtu edhe Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po ndjekin me vëmendjen më të madhe rastin e Michele D’Angelo. Ansa shkruan se kjo u raportua nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila po mban kontakt të vazhdueshëm me bashkëkombësit e tij italianë, duke kryer vizita në burg dhe duke ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme. Po ashtu lidhur me çështjen, Universiteti i L’Aquila-s ka shprehur angazhimin e tij.
    “Po bëjmë gjithçka që mundemi për të kërkuar lirimin e profesorit dhe për të ulur presionin psikologjik mbi të përfshirët,” tha rektori i zgjedhur Fabio Graziosi.
    Michele D’Angelo dhe partnerja e tij u përfshinë në një aksident me makinë në Shqipëri më 8 gusht 2025. Të nesërmen, italianët u ndaluan nga policia dhe profesori u la në paraburgim, pasi akuzohet për mosdhënie ndihme.
    Sipas dëshmitarëve afër profesorit, ai po ecte me 40 km në orë dhe u gjend përballë një makine tjetër që ecte me shpejtësi dhe nuk mund ta shmangte. Autoritetet shqiptare e kanë akuzuar profesorin italian për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe “braktisje të mjetit”.

  • Si ka përfunduar profesori i famshëm italian në burgun e Fierit: Incidenti që mund të kthehet në një çështje ndërkombëtare

    Si ka përfunduar profesori i famshëm italian në burgun e Fierit: Incidenti që mund të kthehet në një çështje ndërkombëtare

    Michele D’Angelo

    ITALI- Prej dy muajsh, profesori italian i biologjisë dhe shkencëtari me famë ndërkombëtare, Michele D’Angelo, 44 vjeç, ndodhet i burgosur në burgun e Fierit pas një aksidenti automobilistik të ndodhur më 8 gusht në aksin Levan–Fier.
    Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Itali, ku media të ndryshme raportojnë për shqetësimin në rritje për mbajtjen në parburgim të këtij shtetasi italian. Për këtë rast ka reaguar edhe një grup deputetësh italianë, ndër të cilët edhe Luciano D’Alfonso, i cili i është drejtuar personalisht presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, me një kërkesë për ndërhyrje në këtë çështje, duke kërkuar që profesori të kthehet në Itali, kërkesë që mbështetet edhe nga komuniteti akademik dhe kolegët e tij universitarë.
    Përmes rektorit,  Universiteti i L’Aquila-s ka shprehur angazhimin e tij për lirimin e profesorit.
     “Po bëjmë gjithçka që mundemi, për të kërkuar lirimin e profesorit dhe për të ulur presionin psikologjik mbi të përfshirët”, u shpreh rektori i zgjedhur Fabio Graziosi.
    Sipas avokatët e tij mbrojtës e konsiderojnë këtë sjellje si një veprim instiktiv dhe jo një përpjekje për t’u arratisur. Që atëherë, profesori, një fytyrë e njohur në komunitetin akademik, është mbajtur në burg në pritje të gjyqit.
    Ambasada Italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po “ndjekin me vëmendjen më të madhe” rastin e Michele D’Angelo. Kjo u raportua nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila “po mban kontakt të vazhdueshëm me profesorin që ndodhet në qeli.
    Michele D’Angelo dhe partnerja e tij u përfshinë në një aksident me makinë në Shqipëri më 8 gusht 2025. Të nesërmen, shtetasit italianë u arrestuan nga policia dhe vetëm D’Angelo, i akuzuar për mosdhënie ndihme dhe largim nga vendi i ngjarjes, u vu në paraburgim. Mediat italiane shkruajnë se profesori po ecte me një shpejtësi 40 kilometra në orë, ndrësa makina tjetër e drejtuar nga një shiptar ishte me shpjetësi të lartë. Procedurat kundër tij janë aktualisht në vazhdim./ZËRI

  • Trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani, kush është 42-vjeçari Michele Morcelli

    Trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani, kush është 42-vjeçari Michele Morcelli

    Giorgio Armani e ka përcaktuar me kujdes fatin e pasurisë së tij në dy testamente të shkruara me dorë që janë zbuluar ditët e fundit.

    Surpriza është se midis trashëgimtarëve është menaxheri 42-vjeçar Michele Morcelli, të cilit stilisti kryesor i modës i la një pasuri të vlerësuar në rreth 60 milionë euro. Kjo pjesë përfshin aksione, obligacione qeveritare dhe sende personale me vlerë të madhe.
    Morcelli është CEO i Immobiliare srl, një degë e grupit Armani që menaxhon pronat e stilistit. Portofoli përfshin rezidenca luksoze në Saint-Tropez, Pantelleria, Antigua, Broni dhe New York, me një vlerë totale prej 289 milionë eurosh.

    (Tanti) soldi, auto d’epoca e vacanze in yacht e a Saint Tropez: chi è il manager Michele Morselli che ha un ruolo piuttosto importante lascito nel #testamento di #GiorgioArmani. #armani https://t.co/JJpGgfOuCo
    — Dire.it (@direpuntoit) September 14, 2025

    Edhe pse nuk i përkiste rrethit të ngushtë “joshës” që shoqëronte Armanin në pasarela, ai kishte një rol kyç në çështjet e menaxhimit të pasurive të paluajtshme dhe duket se kishte një lidhje të fortë besimi me krijuesin e famshëm.
    Konkretisht, Morcelli trashëgoi obligacione qeveritare italiane (BTP) me vlerë afërsisht 32 milionë euro, 100,000 aksione të EssilorLuxottica me vlerë më shumë se 26 milionë euro, si dhe një koleksion makinash të rralla klasike. Përveç kësaj, ai do të ketë qasje në asetet emblematike të stilistit, siç janë apartamenti në New York, vilën në Saint-Tropez dhe jahtin e tij luksoz.
    Kush është Michele Morcelli?
    Michele Morcelli është një menaxher dhe sipërmarrës aktiv në sektorin e pasurive të paluajtshme. Kur nuk është në punë, atij i pëlqejnë sportet si tenisi me paddle, peshkimi dhe çiklizmi. Ai gjithashtu pëlqen kalërimin dhe basketbollin.
    Që nga gushti i kaluar, ai ka qenë anëtar i bordit drejtues të Blu Basket Bergamo, një ekip që luan në Serie A2. Ai ka një vajzë, Bianca, të cilën Armani me sa duket e donte shumë, pasi ai kishte marrë një polisë sigurimi prej disa milionë dollarësh në emër të saj, të cilën do ta mbledhë kur ajo të jetë midis 25 dhe 30 vjeç.

    Top Channel

  • Triumfi i flamurit kuq e zi pas një “Kryqëzimi” të vitit 1501

    Triumfi i flamurit kuq e zi pas një “Kryqëzimi” të vitit 1501

    Nga Artan Shkreli – Prej vitesh qarkullon në rrjetet sociale shqiptare një pikturë e Rindjes Italiane me skenën e kryqëzimit të Krishtit e cila sot ndodhet në pinakotekën “Brera” të Milanos që prej vitit 1811. Bëhet fjale për kompozimin me temë fetare “Crocifissione” të Michele di Zenones, njohur më së shumti si Michele di Verona, prej qytetit në të cilin ai veproi thuajse gjithë jetën e tij artistike.

    Kjo pikturë ka bërë përshtypje për shkak ëte flamurit kuq e zi, por nuk ka mundur të hapë diskutime të mëtejshme për të sqaruar disi rrethanën e atij flamuri.Kuadri në fjalë, është realizuar rreth vitit 1500, pra në kapërcyell të Rilindjes së Hershme, i destinuar për t’u vendosur në manastirin e Shën Gjergjit në Braida të Veronës, ku do të qëndronte i patrazuar dhe thuajse e panjohur, deri me ardhjen e furtunës bonapartiste në Itali. Bëhet fjalë për një telajo gjigante, në vaj mbi kanavacë, me dimensione 3.35 m lartësi dhe 7.20 m gjatësi. Trajtimi kompozicional është i tipit narrativ, i mbështetur në ungjijtë, me Jezusin e kryqëzuar në qendër dhe dy keqbërësit në krahët e tij. Në të majtë, veç tjerash, paraqiten legjionarë romake që luajnë me zare mantelin e Krishtit, një flamurmbajtës me shpatë (që sugjeron vetë autorin), në këmbë të kryqit Shën Mëria në vajtim, e më tej, hierarkë hebrej e ushtarakë romake, pjesëmarrës në aktin fatal.Pa hyrë në origjinën dhe analizën e veprës, e cila është komentuar shterueshëm nga kritikët, tërheqin vëmendjen stemat dhe flamujt e shumtë që dekorojnë pikturën.

    Në dy shtylla kompozicionale, anash telajos, kemi të bëjmë djathtas me stemën e Niccolo’ Orsinit, kont i Pittiglianos dhe majtas me atë të së shoqes Elena Conti di Segni (lidhur në martesë me 1467), ndërsa lart valojnë dy flamuj me shujka (stema) të mirëpërcaktuara. Ato mbahen nga “gonfaloniere” respektivë, por me paraqitje të ndryshme. Flamuri në të djathte i përket Romes, pra perandorisë, (shquhet akronimi i famshëm romak SPQR), me një shirit të bardhë ku figuron simbolikisht një gaforre.

    Çka bie ne sy është fakti se autori nuk bën përpjekje për t’i paraqitur personazhet e tij me veshjet e antikitetit, por propozon ato të kohës se vet. Domethënë stili i kostumeve, flokëve apo armëve është i periudhës se Rilindjes Italiane me qëllim aktualizimin e skenografisë se famshme për ta sjelle atë në prag të kohës së re. E ndërsa kalorësi i djathtë është veshur alla-italiana, në modën e Rinascimentos, flamurmbajtësi në të majtë, që mban një flamur kuq e zi, ka një paraqitje alla-levantina.

    Shujka në flamur dëfton një shqiponje të zezë dykrenore në fushë të kuqe, gjë që përbën interes për ikonografinë albanologjike. Fytyrimi i shqiponjës heraldike, këtu i përmbahet më së shumti traditës mesjetare, duke e paraqitur atë sikurse shfaqet në portulanet italiane e majorkane të Treqindtës, domethënë me krahë te ulur, por ndërkaq ndjehet edhe ndikimi mitteleuropian, pasi sqepi e kthetrat nuk janë njësh të zinj por të artë. Mbi krerët e saj, ne mes, qëndron një kurore e vogël e praruar, simbol ruajal. Ndërsa flamurit bazë i bashkangjitet në pjesën e sipërme një shirit i artë i gjate me tri elemente të ngjashëm me “fleur de lis” karakteristike për shtëpinë e vjetër anzhu e cila për një kohë të gjatë ka mëtuar bashkimin dinastik midis mbretërive në dy krahët e Adriatikut.Michele da Verona, i financuar në këtë vepër nga çifti aristokratik në fjalë, shënon vitin e veprës “MCCCCCI die II Iuni” (2 qershor 1501), kur Orsini prej gjashtë vjetësh shërbente pranë Serenissimas si ushtarak i lartë (kish qenë më parë feldmarshall i Republikës së Firences e më pas Kapiten i Përgjithshëm i Kishës nen papatin). Do theksuar se pikërisht kjo periudhe përkon me kohën kur kujtimi dhe bëmat e Skënderbeut njohin një përndezje të jashtëzakonshme në botën italike, e në mënyrë të veçantë në Venedik, i cili gjendej më tepër se kurrë në ballë të luftës e i kërcënuar nga osmanët. Veç territoreve të tjera në Lindje, sa i takon Arbënisë, ajo kish humbur 20 vjet më parë Krujën e Shkodrën, e po detyrohej të linte këtë vit të fundit posedime jugore të Albania Venetas (me braktisjen e qytetit të Durrësit dhe të kështjellës se Rodonit), për t’u kufizuar vetëm ne traktin Ulqin-Kotorr.

    Pa dyshim që Orsini kish pasur kontakt me arbrit e Gjergj Kastriotit kur ai kish shërbyer për një dekadë të tërë si “condottiere” në Mbretërinë e Napolit më 1463-shin; kështu që kjo ringjallje e vrullshme me natyrë ideologjike e figurës së Skënderbeut, komandantit të madh thuajse kohanik me të, nuk e ka lënë indiferent. Kasta të cilës Orsini i përkiste kish nevoje për një mit të pathyeshëm, për një simbol bashkëkohor që mundte të keqen edhe kur dukej se ajo kish triumfuar. Sekush sponsorizonte në mënyrën e tij këtë gjë; dikush përmes ndihmës konkrete në ushtarë e armatim, dikush përmes ndërmarrjes së botimeve të librave me histori evokuese e dikush përmes përjetësimit në vepra artistike skulpturore, piktoreske e deri muzikore. Duket sikur një komision i posaçëm komisiononte, redaktonte dhe mbikëqyrte ndërtimin e mitit. Në këtë frymë shihen mjaft punë të Rilindjes italiane kryesisht në mjediset e kontrolluara nga Serenissima dhe Papati; në këtë frymë shihen edhe zbulimet e vogla por të rëndësishme të zonjës Lucia Nadin botuar së fundmi; në këtë frymë është komisionuar edhe kjo vepër mbresëlënëse nga ana e mecenatëve të sipërpërmendur. Kështu, flamujt e Lindjes dhe Perëndimit, armët ballkanike e italike, përfshirë veshjet dhe manierat, asistojnë në këtë kompozim tragjik agoninë e një qytetërimi të sakrifikuar, me shpresën e ringjalljes pas kryqëzimit si shprehje e një vullneti hyjnor. Piktori nuk kursen detaje të kohës sikurse burri me çallmë turke në plan të parë, apo elemente me qasje etnike që ndërmendin stratiotët arbër – sikurse kalorësi që shihet në të djathtë (në plan të dytë) i pikturuar kujdesshëm me kësulën e tij të zezë, aq e njohur në Evropë si “chapeau albanoise”.

    Pare kësisoj, duhet konsideruar se te vepra “Crocifissione” nga Michele da Verona, kemi trashëguar të parën paraqitje pikturore, ku shfaqet simbolikisht dhe me vendosmëri vizive flamuri i Gjergj Kastriotit, flamur që të paktën prej tri dekadash i kish kapërcyer kufijtë e provincës arbërore dhe ish shndërruar në simbol rezistence e force ndaj së keqes.

    Për rëndësinë që paraqet, nëse vepra do ish porositur në kohën e Karlit V, fare mirë kritikët do kishin rendur për ta konsideruar një flamur të tij, sikurse janë rrekur të paraqesin atë që studiuesja Nadin ka shquar në kishën e Shën Sebastianit në Venecia, por kjo është e pamundur, pasi piktura është kryer kur Karli V s’kish bërë ende një vjeç.

  • Britanikja ‘zhduket’ teksa burri flinte gjumë në plazh! Autoritetet greke zgjerojnë zonën e kërkimeve: Jeta e saj është në rrezik

    Britanikja ‘zhduket’ teksa burri flinte gjumë në plazh! Autoritetet greke zgjerojnë zonën e kërkimeve: Jeta e saj është në rrezik

    Policia greke ka nisur hetimet pas raportimeve se një grua britanike, e cila u zhduk nga një plazh në Greqi ndërsa bashkëshorti i saj ishte në gjumë, të jetë parë në ujërat pranë zonës.

    59-vjeçarja Michele Ann Joy Bourda ndodhej në plazhin Ofrynio në Kavala përpara se të zhdukej, ndërsa nisi një operacion i madh kërkimi. Një instruktor sporti ka deklaruar se ka parë një grua që i ngjante Bourdës, duke notuar në ujëra të thella pranë plazhit.

    Ai thotë se i ka kërkuar gruas të mos notonte më larg. Një zëdhënës i Rojës Bregdetare Helenike ka konfirmuar se kërkimi është zgjeruar në një zonë shumë më të madhe dhe do të vazhdojë për të gjetur Michele.

    “Anijet patrulluese tani janë përqendruar në të gjithë Gjirin Strymonian dhe operacioni do të vazhdojë“, tha ia për “The Sun”.

    Sipas autoriteteve, britanikja është parë për herë të fundit me bikini me gurë dekorativë, sandale plazhi të verdha dhe syze dielli të kuqe. Ajo kishte shkuar në plazh me bashkëshortin e saj, i cili, sipas raportimeve lokale, ishte duke fjetur kur gruaja u zhduk. Kur u zgjua, ajo nuk ishte më aty.

    Një Silver Alert (alarm emergjent për persona të zhdukur) është lëshuar pasi autoritetet nuk kanë mundur ta lokalizojnë dhe kanë deklaruar se “nuk ka asnjë shenjë të saj”. Sipas mediave lokale, sendet personale të gruas janë gjetur në plazh pas zhdukjes së saj.

    Një zyrtar i rojes bregdetare tha se britanikja kishte qenë “e vendosur përkohësisht” në qytetin Serres, në veri të Greqisë.

    Ambasada britanike në Greqi gjithashtu lëshoi një njoftim alarmi duke thënë: “Michele Ann BOURDA është zhdukur më 01/08/2025 në plazhin Ofrynio, në Kavala. Ditën që u zhduk, ajo kishte veshur një rrobë banje me gurë dekorativë, këpucë uji të verdha dhe syze dielli plastike të kuqe. Jeta e saj është në rrezik”.

    Zona e plazhit ku ajo u zhduk është e rrethuar nga toka bujqësore, banesa dhe një rezervuar i madh uji.