Tag: michael

  • Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

    Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

    Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u shit në ankand për 18,17 milionë dollarë (pothuajse 16 milionë euro), duke vendosur një rekord të ri për një makinë të drejtuar nga piloti legjendar gjerman, i cili u zhduk nga skena publike pas aksidentit me ski në dhjetor 2013.
    Shitja u zhvillua në një ankand të organizuar nga RM Sotheby’s përpara provave zyrtare për Çmimin e Madh të Monte Karlos, në Formula 1.
    Makina Ferrari F2001 u bë makina e katërt më e shtrenjtë e Formula 1. Në krye të listës është Mercedes W196 R Stromlinienwagen, i vitit 1955, e drejtuar nga Juan Manuel Fangio dhe Stirling Moss, e cila u shit më parë këtë vit për 54 milionë dollarë (47.5 milionë euro).

  • Zjarr i madh në një maternitet në Angli, evakuohen shtatzënat dhe të porsalindurit

    Zjarr i madh në një maternitet në Angli, evakuohen shtatzënat dhe të porsalindurit

    Një zjarr i madh ka shpërthyer në një maternitet në Bristol të Anglisë, me tymin që thuhet se dukej nga kilometra larg.

    Gratë shtatzëna dhe të porsalindurit në Spitalin St Michael, pranë Universitetit të Bristolit, po evakuoheshin ndërsa flakët përhapeshin brenda.
    Mamitë u panë duke ndihmuar pacientet që po zhvendoseshin jashtë ndërtesës.
    Banorët u nxitën të shmangnin zonën pasi u dha alarmi rreth orës 4:30 pasdite.

    Let’s hope no one was hurt. #bristol #stmichaelshospital #fire pic.twitter.com/LT4Aa0m3ZH
    — GregMarcusD (@GregMarcusD) May 22, 2025

    Tymi i zi u ngrit në qiell, lart mbi Kullën Memoriale Wills, e cila është ndërtesa e katërt më e lartë në qytet.
    Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë se zjarri kishte arritur në çatinë e spitalit, megjithëse nuk është e qartë nëse aty filloi.
    Aktualisht nuk janë raportuar viktima dhe shkaku i zjarrit është ende i pakonfirmuar, ndërsa një hetim po zhvillohet.

    Fire on St Michael’s hospital in Bristol 🫣 just been put out pic.twitter.com/cerJpVjva4
    — Abby (@abbyrussy_CFC) May 22, 2025

    Top Channel

  • Michael Jordan është (ish)sportisti më i paguar në botë, CR7 renditet i treti në këtë klasifikim

    Michael Jordan është (ish)sportisti më i paguar në botë, CR7 renditet i treti në këtë klasifikim

    Michael Jordan u pensionua 22 vite më parë, në vitin 2003, por duket se superylli i dikurshëm i NBA është ende sportisti më i paguar në botë, me një diferencë të madhe nga ndjekësit. “Sportico” ka publikuar klasifikimin e sportistëve më të paguar të të gjitha kohërave, duke zbuluar se në vitin 2024, Michael Jordan ka fituar më shumë, 3 miliardë dollarë në 12 muaj.
    Pjesa më e madhe e fitimeve vjen nga puna e tij me “Nike”. Michael ka qenë një nga imazhet kryesore të markës në fjalë që nga viti 1984. Këpucët e basketbollit “Air Jordan”, të emëruara kështu në nder të tij, janë bërë një simbol statusi dhe gur i rëndësishëm themelor i kulturës së biznesit gjatë katër dekadave të fundit.
    Tiger Woods është në vendin e dytë me një total prej 2.79 miliardë dollarësh, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 2.23 miliardë dollarë dhe LeBron James me 1.88 miliardë dollarë. Për të gjetur një sportist italian në klasifikim duhet të shkojmë në vendin e 30-të, ku ndodhet Valentino Rossi me 495 milionë dollarë.
    Vlen të përmendet gjithashtu që Serena Williams është e vetmja femër në klasifikim. Ish-tenistja e njohur është në vendin e 40-të me 485 milionë dollarë. Maria Sharapova dhe Venus Williams janë në listën e 50 sportistëve më të paguar, pas saj. Ndërkohë, vendi i pestë i Messit në këtë klasifikim është pjesërisht i bazuar në aksionet e tij tek Inter Miami, të cilat ishin pjesë e marrëveshjes për t’u bashkuar me klubin e MLS.
    Michael Jordan e arriti statusin e miliarderit në vitin 2015, pjesërisht falë marrëveshjes së tij të sponsorizimit me “Nike”, por gjithashtu përmes kontratave të pasura me “Hanes”, “Gatorade” dhe “Upper Deck”. Gjatë 15 sezoneve të tij në NBA, Jordan fitoi pesë çmime MVP dhe gjashtë tituj me Chicago Bulls.
    I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të basketbollit, ai u tërhoq në vitin 2003, pas dy sezonesh me Washington Wizards. Pas blerjes së Hornets për rreth 275 milionë dollarë në vitin 2010, Jordan i shiti aksionet e tij shumicë në qershor, por ruajti aksione minoritare në skuadër.
    Ja cilët janë sportistët më të paguar në botë:1. Michael Jordan – 3 miliardë dollarë2. Tiger Woods – 2.79 miliardë dollarë3. Cristiano Ronaldo – 2.3 miliardë dollarë4. LeBron James – 1.88 miliardë dollarë5. Leo Messi – 1.85 miliardë dollarë6. Arnold Palmer – 1.82 miliardë dollarë7. Jack Nicklaus – 1.75 miliardë dollarë8. David Beckham – 1.61 miliardë dollarë9. Roger Federer – 1.59 miliardë dollarë10. Floyd MayWeather – 1.52 miliardë dollarë

  • Rikthimi i një legjende/ Gjendet Ferrari i Michael Jordan që ishte zhdukur pa gjurmë prej 15 vitesh

    Rikthimi i një legjende/ Gjendet Ferrari i Michael Jordan që ishte zhdukur pa gjurmë prej 15 vitesh

    Në vitin 1992, Michael Jordan, ‘yll’ absolut i Chicago Bulls, u shfaq në parkingun e United Center duke drejtuar një Ferrari 512 TR Testarossa – një makinë ikonike, po aq e veçantë sa vetë karriera e tij në NBA.

    Ky Ferrari iu dorëzua më 29 shkurt të po atij viti dhe Jordan u fotografua shpesh me të, në rezidencën e tij të famshme në Highland Park, Illinois. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Por rrugëtimi i kësaj makine legjendare mori një kthesë interesante.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Më 13 tetor 1995, Jordan ia shiti Ferrarin e tij një personazhi po aq interesant: Chris Gardner, njeriu pas historisë që frymëzoi filmin e njohur “The Pursuit of Happyness”, me Will Smith në rolin kryesor.

    Gardner e voziste Ferrarin me targë të personalizuar “Not MJ”, duke respektuar trashëgiminë e ish-pronarit, por duke e bërë të qartë se ai tashmë ishte i vetmi drejtues i saj.

    Megjithatë, në vitin 2010, Ferrari i Michael Jordan u zhduk pa lënë gjurmë, pasi ishte shitur në një ankand për afërsisht 100,000 dollarë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Që nga ajo kohë, makina u kthye në një mister të vërtetë për adhuruesit e automobilizmit dhe fansat e Jordanit.

    Pas 15 vitesh kërkimesh, kompania Curated, e specializuar në makina klasike dhe të rralla, më në fund zbuloi vendndodhjen e makinës.

    Ajo ishte mbajtur e mbyllur dhe e ruajtur nga një pronar i panjohur për më shumë se një dekadë.

    Ishte një nga ato raste që për profesionistët e kësaj fushe sjell emocion të rrallë.

    “Ka pak momente në këtë biznes që të bëjnë me të vërtetë të ndjesh drithërima… Gjetja e këtij Ferrari ishte si të zgjidhje një mister që na ka ndjekur për vite me radhë.

    Të gjithë e njihnin targën. Të gjithë e njihnin legjendën. Por askush nuk dinte ku ndodhej. Deri tani”, u shpreh i emocionuar John Temerian, bashkëthemelues i Curated.

    Ky rikthim i një legjende automobilistike është më shumë se një histori për një makinë – është një rikujtim i një epoke, i një lojtari që ndryshoi përgjithmonë sportin dhe i trashëgimisë së tij që vazhdon të jetojë përtej parketit.

  • Zgjedhjet në Shqipëri alarmojnë Brukselin/ Zgjedhjet, drejtësia, korrupsioni, trafiku i drogës’/ Eurodeputetët Michael Gahrel dhe Rihards Kols skanojnë Shqipërinë në PE

    Zgjedhjet në Shqipëri alarmojnë Brukselin/ Zgjedhjet, drejtësia, korrupsioni, trafiku i drogës’/ Eurodeputetët Michael Gahrel dhe Rihards Kols skanojnë Shqipërinë në PE

    Zgjedhjet në Shqipëri alarmojnë Brukselin/ Zgjedhjet, drejtësia, korrupsioni, trafiku i drogës’/ Eurodeputetët Michael Gahrel dhe Rihards Kols skanojnë Shqipërinë në PE

    Në seancën dëgjimore për Shqipërinë mbajtur sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg, eurodeputetët Michael Gahrel dhe Rihards Kols, u shprehën të shqetësuar në lidhje me lirinë e zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 11 maj.

    Në fjalën e tyre në Komisionin e Jashtëm të PE-së, Michael Gahrel ngriti shqetësimet konkrete për sa i përket zgjedhjeve, ku theksoi se listat e manipuluara dhe abuzimi me pushtetin janë çështje që duhet të ishin zgjidhur.

    Gjithashtu, Michael Gahrel u ndal te drejtësia e cila nuk funksionon, korrupsioni, krimi i organizuar, trafiku i drogës, tema të cilat kanë prekur administratën dhe qeverinë.

    Eurodeputeti tjetër, Rihards Kols, u ndal te vota e diasporës, listat gjysmë te hapura, si dhe problemi me lirinë e medias, apo intimidimet politike.

    Eurodeputeti Michael Gahrel: Pyetja ime ka të bëjë me nje aspekt të veçantë, nga një anë janë çështjet që lidhen me zgjedhjet, sepse ka pasur çështje të diskutueshme për sa i takon zgjedhjeve, si për shembull lista të manipuluara, abuzim me pushtet, pyetja ime është, këto çështje janë zgjidhur?

    Por mund të ketë edhe çështje të tjera gjatë këtyre ditëve zgjedhore, mund të ketë edhe gabime, por duhet të përqendrohemi të çështjet negative në këto momente gjatë garës zgjedhore.

    Një tjetër çështje thelbësore ka të bëjë me drejtësinë, dhe kur dëgjoj që sistemi nuk funksionon siç duhet, ku thuhet se ka rreth 150 mije çështje të pezulluara. Nëse drejtësia nuk funksionon, atëherë kjo do të ketë një ndikim negativ të qytetarët, por gjithashtu do të ndikojë negativisht edhe te investimet e huaja. Por për sa i takon korrupsionit, krimit te organizuar, si e vlerësoni situatën, siç është ajo e trafikut të drogës, ka të bëjë me një situatë që ka lëshuar rrënjë dhe që ka prekur administratën dhe qeverinë. Gjithashtu edhe boom-in në sektorin e ndërtimi që është e lidhur me sektorin e pastrimit të parave, a ka mekanizma që funksionojnë në mënyrë efikase për këto çështje?

    Eurodeputeti Rihards Kols: Në këto zgjedhje pati risi. Vota e diasporës, listat gjysmë te hapura, por mbetet problem liria e medias, intimidimet politike, por edhe për sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe standardet demokratike.

    Nga viti 2013 në Shqipëri dominon Partia Socialiste dhe përçarjen e opozitës, të cilat nënvizojnë nevojën për një reformë zgjedhore të mirëfilltë për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe përfaqësim.

  • Ikona e F1, Michael Schumacher bëhet gjysh për herë të parë

    Ikona e F1, Michael Schumacher bëhet gjysh për herë të parë

    Dhjetorin e kaluar, Gina Schumacher njoftoi publikisht se ishte shtatzënë dhe tani, së bashku me bashkëshortin e saj, Ian Bethke, njoftoi lindjen e vogëlushes Millie .
    Lajmi i lumtur vjen disa muaj pas dasmës së vajzës së Michael Schumacher , e cila u zhvillua në vilën luksoze të familjes dhe ku thuhet se legjenda gjermane mori pjesë.
    Duke njoftuar lindjen e foshnjës së tyre të parë, Gina dhe Ian shkruan në rrjetet sociale: “Mirë se erdhe në botë, Millie. E lindur më 29 mars, zemrat tona janë më të mbushura se kurrë. Jemi të bekuar që të kemi në jetën tonë . ”

    Lajmi vjen si gëzim për familjen Schumacher , mbështetësit fanatikë të Michael dhe gjithë botën e Formula 1 që vazhdon të lutet për një mrekulli.
    Kanë kaluar më shumë se 11 vjet që kur kampioni gjerman shtatë herë i botës pësoi lëndime traumatike të trurit në një rënie të tmerrshme në Alpet zvicerane gjatë skijimit.
    Që atëherë, ai është vendosur në koma të induktuar, i është nënshtruar dy operacioneve në kokë dhe me gjithë fatkeqësitë, ka shpëtuar. Por ai është nën monitorim të vazhdueshëm dhe ka çdo formë shërbimi, duke qenë vazhdimisht në gjendje kritike .
    /vizionplus.tv

  • “Situatë trishtuese, nuk mund të flasë”, detaje nga gjendja e Michael Schumacher

    “Situatë trishtuese, nuk mund të flasë”, detaje nga gjendja e Michael Schumacher

    Pas më shumë se një dekade nga aksidenti me ski, informacionet për legjendën e Formula 1, Michael Schumacher vazhdojnë të jenë të pakta.Familja e tij ka kërkuar të ruhet privatësia dhe për këtë arsye, të dhënat që dalin nga gjendja e tij shëndetësore janë të kufizuara.
    Së fundmi, në lidhje me Schumacher, ka folur gazetari Felix Gorner. Për “RTL”, ai deklaroi se situata është trushtuese, ndërsa theksoi se ish-piloti nuk mund të flasë.  “Është një situatë shumë e trishtuar. Ai është një person që ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe është i varur nga kjo. Nuk mund të flasë dhe të shprehet verbalisht. Ka maksimumi 20 persona që lejohen të jenë pranë tij. Kjo mendoj se është qasja e duhur, sepse familja po vepron në interesin e tij më të mirë. Schumacher ka qenë gjithmonë mbrojtjes së jetës private dhe kjo nuk do të ndryshojë as këtë herë”, deklaroi Gorner.Michael Schumacher pësoi një aksident me ski në Dhjetor të vitit 2013 dhe nga ajo kohë dergjet në shtrat.

  • Probleme me shëndetin mendor, Lady Gaga në një rrëfim ndryshe: 5 vite më parë…

    Probleme me shëndetin mendor, Lady Gaga në një rrëfim ndryshe: 5 vite më parë…

    Ylli i pop-it Lady Gaga duket se kohët e fundit ka vendosur që të hapë zemrën, për gjëra që ndoshta në të kaluarën kishte vendosur që t’i mbante mjaft të fshehta.Tashmë ajo po tregohet gjithnjë edhe më e sinqertë për problemet e saj me shëndetin mendor. Duke folur për podcast-in “The interview” nga The New York Times, 38-vjeçarja foli hapur duke pohuar se për një periudhë kohe nuk ka pasur një shëndet të mirë mendor.
    “5 vite më parë kisha psikozë dhe nuk isha në një kontakt të ngushtë me realitetin. Nuk dija se çfarë po ndodhte”, ka rrëfyer këngëtarja.Gaga pranoi në intervistë se ishte në një periudhë të vështirë të jetës së saj, por njohja me Michael Polanksy transformoi ngjarjet.
    “Isha në një kohë vërtet të vështirë. Por, e veçanta dhe më e bukura ndodhi kur takova partnerin tim. Kur takova Michael isha disi më e qetë, por mbaj mend fjalët që ai më tha ‘Edi që mund të jesh më e lumtur se sa je”, tregon këngëtarja.
    Lady Gaga shton se përvoja e saj e tmerrshme me shëndetin mendor ishte një temë që shpesh e kishte të vështirë që ta fliste.
    “Është diçka që e kam, pasur gjithmonë të vështirë ta flas. E urrej ndjenjën e përcaktuar prej saj. Më dukej si diçka prej të cilës më vinte turp. Por, tani mendoj se nuk duhet të ndjehemi të turpëruar kur kalojmë kohë të tilla. Gjithçka mund të bëhet më mirë. Kjo ndodhi edhe me mua dhe unë jam mirnjëohëse për këtë”, shton më tej Gaga.
    Këngëtarja u ndal edhe tek raporti i saj me Michael Polanksy, duke thënë se ai kishte patur një ndikim shumë të madh në jetën e saj.
    “Që në momentin që takova Michael ai kishte diçka që nuk e kishin të tjereët. Ishte më i sjellshëm dhe më i ngrohtë nga çdokush që kam takuar gjatë jetës sime”, përfundoi 38-vjeçarja.
    Gaga dhe Polansky fillimisht dolën publikisht me lidhjen e tyre në 2019 dhe konfirmuan fejesën e tyre në korrik 2024.

  • Zbulohen detaje rreth shëndetit të Michael Schumacher: Nuk është në gjendje…

    Zbulohen detaje rreth shëndetit të Michael Schumacher: Nuk është në gjendje…

    Gazetari i RTL, Felix Gerner, ka folur për Daily Mail dhe ka konfirmuar deklaratat e vitit të kaluar të ish-bashkëshortes së Flavio Briatore, Elisabetta Gregoraci, lidhur me gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher.

    Sipas Gerner, legjenda e F1, aktualisht, nuk është në gjendje të komunikojë verbal, dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm. Ai theksoi se vetëm një grup i kufizuar prej 20 personash mund t’i afrohen Michael-it, duke përmendur gjithashtu se familja Schumacher po i ofron trajtim dhe kujdesin më të mirë të mundshëm.

    Gerner shprehu miratimin e tij për strategjinë e familjes, duke theksuar se ata kanë vepruar gjithmonë në interes të Michael-it dhe vazhdojnë ta mbrojnë atë.

    Ky informacion është në përputhje me atë që kishte deklaruar më herët Gregoraci, e cila kishte thënë se Michael komunikon vetëm me sy dhe që vizitat janë të kufizuara në disa individë të ngushtë.

    Sipas saj, Michael është zhvendosur në Spanjë dhe gruaja e tij ka krijuar një spital privat në shtëpinë e tyre.

    Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe trajtimeve të mundshme, përfshirë ato eksperimentale, gjendja shëndetësore e Michael Schumacher-it duket se nuk ka pësuar përmirësime të dukshme. Në të njëjtën kohë, familja e tij ka shitur disa prej aseteve të tij, për të mbuluar kostot e larta të kujdesit të përditshëm.

  • 11 vite pas aksidentit, lajm i keq për Schumacher

    11 vite pas aksidentit, lajm i keq për Schumacher

    Më shumë se 11 vite pas aksidentit tragjik të Michael Schumacher në ski, të afërmit dhe familja e tij vazhdojnë të ofrojnë informacion të kufizuar për gjendjen e legjendës së Formula 1. Felix Gorner, një gazetar i njohur gjerman, i cili ka pasur një lidhje të ngushtë me Schumacher gjatë gjithë karrierës së tij, e përshkroi situatën si “shumë të trishtueshme”. Ai theksoi se Schumacher ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe është plotësisht i varur nga ata që kujdesen për të.
    Pas aksidentit të tij në dhjetor 2013 në Meribel, ku ai pësoi një dëmtim të rëndë në kokë dhe hemorragji cerebrale, Schumacher nuk është parë më në publik. Informacionet për gjendjen e tij janë të kufizuara dhe shpesh të kontrolluara. Gorner konfirmoi se Michael Schumacher “nuk mund të komunikojë më verbalisht”, një informacion që ka qarkulluar prej kohësh, duke pasur parasysh se në vitin 2021 djali i tij, Mick, kishte folur për vështirësitë që kishte në komunikimin me të atin.
    Ai gjithashtu përmendi se vetëm një rreth i ngushtë miqsh dhe familjarësh mund të shohin Schumacherin. “Aktualisht, maksimumi 20 persona mund ta takojnë dhe të jenë pranë tij. Familja e tij ka mbajtur gjithmonë një strategji të fortë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e tij,” shtoi Gorner.

    Mes atyre që kanë mundësinë të vizitojnë Schumacherin është Jean Todt, ish-drejtor i Ferrarit dhe ish-president i FIA-së. Todt ka theksuar se, përveç lidhjes profesionale, miqësia e tij me Schumacherin është një pjesë e jetës së tij dhe vazhdon të qëndrojë e fortë, duke vizituar rregullisht familjen e legjendës të Formula 1.
    /vizionplus.tv