Tag: michael

  • “Shumë e kanë parë si person arrogant, por ishte një njeri tjetër”, miku i ngushtë i Schumacher tregon nga jeta private e legjendës së Formula 1

    “Shumë e kanë parë si person arrogant, por ishte një njeri tjetër”, miku i ngushtë i Schumacher tregon nga jeta private e legjendës së Formula 1

    Michael Schumacher mund të jetë kujtuar si një nga pilotët më të mëdhenj dhe më të vendosur në historinë e Formula 1, por sipas një prej miqve të tij të ngushtë, pas kamerave fshihej një njeri shumë më i butë dhe familjar. 
    Ish-drejtuesi i operacioneve në Red Bull, Richard Hopkins, ka ndarë detaje të rralla për jetën jashtë pistës të legjendës gjermane, duke zbuluar anën e tij të vërtetë që pak njerëz kanë pasur mundësinë ta njohin. 
    “Michael kishte gjithçka që i nevojitej për të qenë kampion bote – përfshirë edhe ato cilësi jo gjithmonë pozitive, si arroganca apo mungesa e ndonjëherëshme e sportivitetit,” tha Hopkins në një intervistë për SunSport, në bashkëpunim me Casino.org. “Por larg kamerave, ai ishte një burrë dhe baba shembullor.” 
    Schumacher, i cili ka qëndruar larg vëmendjes publike që prej aksidentit të rëndë me ski në vitin 2013, përshkruhet nga Hopkins si një njeri me zemër të madhe dhe i përkushtuar totalisht ndaj familjes. 
    “Shumë njerëz që e kanë ndjekur vetëm në pistë mund ta kenë parë si një person arrogant apo tepër të sigurt në vetvete. Por në shtëpi, ai ishte krejt ndryshe – një burrë i dashur dhe një baba që i adhuronte fëmijët e tij,” shtoi ai. 
    Hopkins, i cili e njohu Schumacher-in gjatë kohës që punonte si mekanik në McLaren ndërsa Michael garonte për Benetton në fillim të viteve ’90, shprehet se ndonëse shumica e njerëzve njihnin “kampionin e pamëshirshëm”, ata që e njihnin nga afër dinin që ai ishte shumë m tha ai. 
    Në një epokë ku kampionët shpe ë kompleks. 
    Ai gjithashtu e krahasoi Schumacher-in me rivalin e tij të atëhershëm, Mika Häkkinen, i cili ndonëse kishte reputacionin e një personi të ftohtë, kishte një ndjenjë humori të jashtëzakonshme. 
    “Ndoshta edhe Michael kishte një ‘alter ego’ si Mika – një anë tjetër që nuk e shihje kurrë në ekran. Në publik mund të shihje vetëm 30% të tij, por kishte edhe 70% që mbetej e fshehur nga kamerat,”sh perceptohen vetëm për performancën e tyre, rrëfimi i Hopkins na kujton se edhe pas figurave të mëdha si Schumacher, fshihet një njeri me ndjenja, dashuri dhe përkushtim familjar – gjë që, në fund të ditës, është ndoshta arritja më e madhe në jetë. 

  • Ka shpresë për Michael Schumacher/ Vjen gjesti i parë publik nga legjenda e Formula 1, 12 vite pas aksidentit tragjik

    Ka shpresë për Michael Schumacher/ Vjen gjesti i parë publik nga legjenda e Formula 1, 12 vite pas aksidentit tragjik

    Piloti legjendarë i Formulës 1, gjermani Michael Schumacher pësoi lëndime të rënda në kokë gjatë pushimeve të tij duke skijuar në një resort në Francë më 29 dhjetor të vitit 2013-të

    Pas këtij aksidenti ai qëndroi në koma të induktuar për disa muaj dhe që nga momenti që filloi trajtimi mjekësore menjë procedurë të rrallë super sekrete, familja këmbënguli për privatësi të rreptë.
    Informacione rreth familjes së tij dhe zërave që dalin nga shtëpia ku ai qëndron i izoluar shfaqen herë pas here pa patur një konfirmim zyrtarë.
    Këtë here Stéphane Lhermitt, një gazetar i gazetës së respektuar franceze “Lequipe”, zbuloi se Michael Schumacher, me ndihmën e gruas së tij Corina, nënshkroi një helmetë për një veprim humanitar, i cili është veprimi i tij i parë publik që nga aksidenti.
    Lhermit theksoi se kjo është një shenjë e mirë, por se edhe këtë herë asgjë nuk është konfirmuar dhe se Michael ndoshta ende nuk është në gjendje të flasë.
    Kohët e fundit, Felix Goerner, një gazetar nga Gjermania që ndoqi të gjithë çështjen e 7-të herë kampionit të Formula 1, foli edhe për Michael Schumacher. Ai i solli publikut lajme të këqija.
    “Ai nuk mund t’i shprehë më mendimet e tij me gojë. Është një gjendje shumë e trishtueshme”, tha Gorner.
    Pastaj tha diçka që askush nuk donte ta dëgjonte. “Ai ishte një hero i pathyeshëm, dhe tani të gjithë po mbajmë shpresën. Por ai thjesht nuk është mirë dhe ndoshta nuk do ta shohim më kurrë .”
     

  • Si është Michael Schumacher? “Ndoshta po ndërvepron, po ia del pak më mirë”

    Si është Michael Schumacher? “Ndoshta po ndërvepron, po ia del pak më mirë”

    15 Tetor 2025

    9:03

    Alfred Lleshi

    Vetëm pak ditë më parë u shënua 25-vjetori i titullit të parë botëror të Michael Schumacher me Ferrarin, ndërsa sot dalin informacione të reja mbi gjendjen e tij shëndetësore. Bëhet fjalë për zëra të mbledhur nga gazetari francez Stefan L’Hermitte i “L’Équipe”, i cili është përpjekur të bashkojë të dhëna të sigurta, që vijnë drejtpërdrejt ose jo nga familja e ish-pilotit gjerman, i vetmi burim i besueshëm që prej aksidentit të tij gjatë skijimit në dhjetor 2013.
    “Nuk dimë asgjë të saktë. Nuk do të thosha se po shkon mirë, por ndoshta pak më mirë. Të vetmet lajme vijnë nga familja”, – tha L’Hermitte në një intervistë radiofonike.
    Ai përmendi rastin e helmetës së nënshkruar për bamirësi nga Schumacher, duke shtuar: “Si arriti ta firmosë? A ia mbajti gruaja dorën? Nuk ka siguri, por është hera e parë që marrim një shenjë pozitive prej tij, thuajse një shenjë jete”.
    Sipas gazetarit, Schumacher ende nuk flet dhe nuk është parë të ecë, por mund të ketë një ndërveprim të vogël me familjarët, edhe pse nuk mund të thuhet se gjendja e tij është e mirë.
     
     

  • Sinjale rreth gjendjes së Schumacher, gati 12 vite pas aksidentit tragjik

    Sinjale rreth gjendjes së Schumacher, gati 12 vite pas aksidentit tragjik

    Showbiz E Martë, 14 Tetor 2025 19:03
    Janë shfaqur informacione të reja për gjendjen shëndetësore të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Lajmet janë thashetheme të përmbledhura nga gazetari francez Stefan L’Hermitte i “L’Équipe”.
    Ai ka përpjekur të mbledhë çdo të dhënë të besueshme që vjen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga familja e ish-pilotit gjerman, burimi i vetëm real në mes të shumë spekulimeve që qarkullojnë prej aksidentit të rëndë të vitit 2013.

    ”Nuk dimë asgjë specifike”,-tha L’Hermitte në një intervistë radiofonike. ”Nuk do të thoja se po ia del mbanë, por ndoshta po ia del pak më mirë. Lajmi i vetëm që kemi vjen nga familja e tij”.

    Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në ski në dhjetor 2013 në Alpet Franceze dhe që prej asaj kohe është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor në shtëpinë e tij në Zvicër. Familja e tij ka ruajtur gjithmonë diskrecion të plotë mbi gjendjen e tij, duke shmangur çdo koment publik.

  • Te Bayern janë të bindur: Ai do të qëndrojë me ne edhe për 8-9 vitet e ardhshme

    Te Bayern janë të bindur: Ai do të qëndrojë me ne edhe për 8-9 vitet e ardhshme

    7 Tetor 2025

    8:55

    Telesport

    Bayern Munich po shijon performancat e shkëlqyera të Michael Olise. Anësori francez, tashmë 24 vjeç dhe në sezonin e tij të dytë në Bavari, është bërë një pjesë integrale e skuadrës së Vincent Kompany.
    Dhe, sipas drejtorit sportiv të klubit, Christoph Freund, ai do të jetë i tillë për shumë vite të tjera.
    “Ne e imagjinojmë Michael Olise duke luajtur për Bayern edhe për shtatë, tetë ose nëntë vitet e ardhshme. Ai ka një kontratë afatgjatë, ka provuar vlerën e tij dhe ka bërë përparime të mëdha”, tha Freund.

  • Zbulohet ‘sekreti’, si e fitoi Bayern garën për Michael Olise? U ble 50 mln, sot kushton 100

    Zbulohet ‘sekreti’, si e fitoi Bayern garën për Michael Olise? U ble 50 mln, sot kushton 100

    2 Tetor 2025

    18:54

    Telesport

    Mediat gjermane kanë zbuluar “sekretin” sesi Bayern arriti të transferojë Michael Olise në verën e kaluar.
    Agjenti i tij, Glen Tweneboah, ishte i pezulluar për 6 muaj nga Federata Angleze në maj 2024 për shkak të një komisioni të palejuar që kishte marrë në 2019. Atë vit, ai siguroi 10% komision nga kontrata e parë e klientit të tij te Reading FC, gjë që nuk lejohet.
    Dënimi zgjaste deri më 4 tetor. Për të transferuar Olise, ai e dinte se nuk kishte kohë veprimi. Bayern përfitoi nga rasti, ndërhyri shpejt dhe arriti të paguajë klauzolën 50 mln paundë, plus 5 të tjera në formë bonusesh.
    Për Olise kishin interes edhe Chelsea, Liverpool, United dhe City, por ato reaguan shumë vonë.

  • E mbijetuara e Holokaustit dhe i shoqi ndërrojnë jetë përmes eutanazisë, publikohet letra

    E mbijetuara e Holokaustit dhe i shoqi ndërrojnë jetë përmes eutanazisë, publikohet letra

    E mbijetuara e Holokaustit, Ruth Posner dhe bashkëshorti i saj, Michael, të dy rrreth të 90-ave, kanë ndërruar jetë në një klinikë eutanazie në Zvicër.
    Aktorja polake 96-vjeçare që ia mbathi nga një kamp nazist kur ishte fëmijë dhe ndërtoi një karrierë të suksesshme në kërcim e dramë, ndërroi jetë javën e shkuar në klinikën Pegasos pranë Bazelit, raporton BBC.
    Ajo dhe 97-vjeçari u dërguan familjes e miqve një letër të martën ku i vinin në dijeni për vendimin e tyre, sipas skenaristes Sonja Linden.
    Në letër, çifti shkruante se “u vinte keq që s’e kishin përmendur, por kur të merrni këtë email ne do të kemi zhveshur këtë mbulesë të vdekshme.”
    “Vendimi ishte i përbashkët dhe pa presion të jashtëm. Ne kishim jetuar një jetë të gjatë bashkë për thuajse 25 vjet. Erdhi një pikë kur shqisat e të parit dhe të dëgjuarit po na linin dhe mungesa e energjisë nuk ishte jetesë, por ekzistencë që asnjë përkujdesje nuk do ta përmirësonte. Ne patëm një jetë interesante dhe të larmishme, përveç dhimbjes për humbjen e djalit tonë, Jeremy. Ne e shijuam kohën tonë bashkë, u përpoqëm të mos kishim pendesa për të shkuarën, të jetonim në të tashmen dhe të mos prisnim shumë nga e ardhmja. Me shumë dashuri, Ruth & Mike”, shkruhej në letër.
    Pjesa më e madhe e familjes së Ruth u vranë gjatë Holokaustit, përfshirë prindërit dhe të afërmit, vetëm një teze e saj mbijetoi.
    Familja u dërgua në kampin Radom pas pushtimit të Polonisë nga nazistët, por me ndihmën e të atit, ajo u arratis dhe më pas u fsheh te një familje katolike. Edhe pse jetonte me një identitet të rremë,ajo u burgos si katolike polake pas Betejës së Varshavës në 1944. Më pas u fsheh në një fermë pranë Essen deri në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe në moshën 16-vjeçare u arratis drejt Mbretërisë së Bashkuar.
    Atje iu bashkua Teatrit të Baletit Kontemporan në Londër dhe iu bashkua Shakespeare Company.
    Kurse Michael, një farmacist, punonte për UNICEF dhe pasi udhëtuan nëpër botë,u vendosën në Londër.
    Sonja Linden tha se Ruth kishte qenë pro legalizimit të vdekjes së asistuar në Angli. Parlamenti po e konsideron ndryshimin e ligjit i cili do të aplikohet vetëm për pacientë me sëmundje të pashërueshme që pritet të ndërrojnë jetë brenda gjashtë muajsh.
    Sipas raportimeve, asnjëri nga të dy nuk vuante nga ndonjë sëmundje e tillë.

  • Me Musialën thuajse gafë! Zbulohet plani i Bayern për të mbajtur Michael Olise

    Me Musialën thuajse gafë! Zbulohet plani i Bayern për të mbajtur Michael Olise

    24 Shtator 2025

    16:01

    Telesport

    Bayern ka një plan konkret për Michael Olise: nuk do të përsëritet gabimi si me Musialën.
    Klubi vonoi shumë për t’i rinovuar kontratën me rritje page yllit gjerman, aq sa rrezikoi që ai të joshej nga super oferta nga Premier League. Me francezin gjërat do të jenë ndryshe.
    I transferuar për 53 mln euro vitin e kaluar, sot Olise vlerësohet 100 mln euro. Ai njihet mirë në Angli dhe Bayern po mendon të rinovojë me të.
    Kontrata aktuale e Olise në Mynih skadon në 2029. Bayern do të tentojë t’i zgjasë deri në 2031, duke i rritur pagën. Olise sot paguhet rreth 13 mln euro bruto në vit dhe paga e tij e re pritet të jetë 15 mln euro bazë dhe 5 mln euro të tjera bonuse (e ngjashme me Alphonso Davies).
    Pas Harry Kane dhe Jamal Musiala (25 mln euro/vit dhe 18,5 + 6,5 mln euro/vit), Olise do të jetë lojtari i tretë më i paguar i Bayern bashkë me Joshua Kimmich dhe Davies.

  • McGregor konfirmon pjesëmarrjen në eventin që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë dhe zbulon rivalin

    McGregor konfirmon pjesëmarrjen në eventin që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë dhe zbulon rivalin

    21 Shtator 2025

    9:51

    Telesport

    Me një ngjarje masive në përgatitje për oborrin e Shtëpisë së Bardhë në qershor 2026, UFC është tashmë në modalitetin e plotë të planifikimit. Drejtori ekzekutiv i UFC, Dana White, vazhdon të koordinohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të sqaruar planifikimin strukturor dhe logjistikën e nevojshme.
    Sigurisht, nuk ka ngjarje të UFC në Shtëpinë e Bardhë pa ndeshjet aktuale. Ndërsa karta e ndeshjeve është ende në zhvillim e sipër, duket se ylli më i madh në sport është tashmë i planifikuar për ngjarjen. Ai është ish-kampioni i dyfishtë Conor McGregor.
    Irlandezi pretendon se do të duelojë me ish-rivalin e Ultimate Fighter, Michael Chandler, në eventin e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë. Të dy kanë disa punë të papërfunduara që datojnë disa vite më parë dhe të dy duken të gatshëm të zgjidhin më në fund mosmarrëveshjet e tyre.
    “Mac është i ngazëllyer që të kthehet me siguri. Unë jam në kartën e Shtëpisë së Bardhë. Ky jam unë“, tha McGregor, që shtoi: “Unë do të luftoj kundër Michael Chandler. Unë dhe Michael Chandler kemi bërë shfaqjen The Ultimate Fighter, kemi pasur një përballje të mirë. Ai është një djalë i mirë dhe i fortë”.

  • Michael Olise rrëmben zemrat e tifozëve, shpallet më i miri i muajit

    Michael Olise rrëmben zemrat e tifozëve, shpallet më i miri i muajit

    14 Shtator 2025

    12:55

    Telesport

    Michael Olise është shpallur Lojtari i Muajit Gusht te Bayern. Fansat bavarezë kanë votuar masivisht për yllin e sulmit, i cili po shkëlqen në Mynih.
    Pas tij renditet Harry Kane, qendërsulmuesi i pazëvëndësueshëm i kampionëve të Gjermanisë. Ai ndiqet nga blerja e bujshme e verës, Luis Diaz, i transferuar për 70+5 mln euro nga Liverpool.