Tag: michael

  • Pasi e mposhti në Champions, Arsenal kërkon të “rrëmbejë” lojtarin më të mirë të Bayern Munich

    Pasi e mposhti në Champions, Arsenal kërkon të “rrëmbejë” lojtarin më të mirë të Bayern Munich

    2 Dhjetor 2025

    18:40

    Telesport

    Pasi i shkaktoi humbjen e parë për këtë sezon, 3-1 në “Emirates”, sfidë e vlefshme për në Champions League, Arsenal është vënë seriozisht në ndjekje të yllit të madh të Bayern Munich, Michael Olise.
    Sipas “TEAMtalk”, drejtori sportiv i “Topçinjve”, Andrea Berta, ka nisur nga puna për të sjellë në Londër një super yll si Michael Olise, për francezin do të sihte një rikthim në Angli, ku më parë ka veshur fanellën e Crystal Palace dhe të Reading.
    Meqenëse lojtari është nën kontratë deri në vitin 2029 dhe Bayern Munich nuk është i gatshëm ta lërë të shkojë, Arsenali po shqyrton të bëjë një ofertë që është shumë joshëse, që në total bashkë me bonuset shkon 120 milionë euro. Ndërsa për të bindur vetë anësorin francez, klubi londinez është i gatshëm t’i japë një rrogë të majme, rreth 300 mijë euro në javë, që do të thotë një nga futbollistët më të paguar.

  • Pasuria e Michael Jackson vijon të thyejë rekorde, traileri i filmit biografik bëhet fenomen global

    Pasuria e Michael Jackson vijon të thyejë rekorde, traileri i filmit biografik bëhet fenomen global

    Michael Jackson mbetet një nga figurat më fitimprurëse në botë edhe 15 vjet pas vdekjes. Sipas të dhënave të publikuara nga revista Forbes, që prej vitit 2009, pasuria e Mbretit të Popit ka gjeneruar rreth 3.5 miliardë dollarë të ardhura. Vetëm gjatë vitit të kaluar, emri i tij siguroi 105 milionë dollarë fitime – më shumë se çdo artist i gjallë për atë periudhë.
    Të ardhurat vijnë nga muzika, filmat, shfaqjet dhe marrëveshjet e licencimit, duke e bërë figurën e Jackson-it ende një markë dominuese në industrinë globale të argëtimit.

    Ndërkohë, fenomeni Jackson ka shpërthyer sërish me publikimin e trailerit të parë të filmit biografik “Michael”. Vetëm disa orë pas publikimit, videoja u kthye në trailerin më të klikuar të të gjitha kohërave për një film biografik muzikor. Sipas “WaveMetrix”, deri më 8 nëntor, traileri kishte arritur 116.2 milionë shikime në mbarë botën, duke thyer çdo rekord të mëparshëm në këtë zhanër.

    Filmi, i prodhuar nga Lionsgate dhe me regji të Antoine Fuqua, pritet të shfaqet në kinema më 24 prill 2026. Rolin e Michael Jackson e interpreton nipi i tij, Jaafar Jackson, ndërsa Colman Domingo – i nominuar për Oscar – portretizon Joe Jackson, babain e artistit.

    Në kast bëjnë pjesë edhe Miles Teller (John Branca), Kat Graham (Diana Ross), Nia Long (Katherine Jackson), Laura Harrier (Suzanne de Passe), Kendrick Sampson (Quincy Jones) dhe Juliano Krue Valdi në rolin e Michael-it të vogël.
    Suksesi i jashtëzakonshëm i trailerit ka befasuar edhe vetë produksionin. Adam Fogelson, president i Motion Picture Group në Lionsgate, u shpreh se interesimi global për projektin ka tejkaluar çdo pritshmëri, duke lënë të hapur mundësinë për një vazhdim të dytë të historisë filmike të yllit legjendar.

  • Gonxhja nderon maestron Peter Michael Garst: Kontributi i tij humanitar ka prekur mijëra njerëz

    Gonxhja nderon maestron Peter Michael Garst: Kontributi i tij humanitar ka prekur mijëra njerëz

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka nderuar mbrëmjen e djeshme maestro Peter Michael Garst , një artist dhe humanist të veçantë lidhur me Shqipërinë.
    Në një postim në rrjete sociale, ministri vlerësoi lidhjen e veçantë të tij me Shqipërinë, duke përmendur kontributin e tij për shkollat rurale në kohët e tranzicionit, për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për ndihmën gjatë eksodit të Kosovës.
    Ministri vlerësoi se këto vepra të mëdha u realizuan falë përkushtimit të Garstit, mbështetjes së fondacionit dhe kontributit të donatorëve, por mbi të gjitha falë mbështetjes së bashkëshortes së tij, Martha, e cila ka qenë pjesë kyçe e këtij misioni humanitar.
    “Me një lidhje të veçantë me vendin tonë, për 16 vjet ai ka mbështetur shkollat rurale në kohët më sfiduese të tranzicionit, duke u bërë për shumë komunitete një dorë e sigurt shprese dhe zhvillimi. Kontributi i tij humanitar ka prekur mijëra jetë. Ai ka ngritur shkolla në zonat më të izoluara, duke u dhënë fëmijëve mundësinë të arsimohen pranë shtëpisë dhe ka sjellë infrastrukturën për ujin e pijshëm atje ku kjo nevojë bazë mungonte prej brezash. Në ditët e vështira të eksodit kosovar, ai ngriti çadra humanitare për familjet që gjetën strehë në Shqipëri”, shkruan Gonxhja.
    Koncerti simfonik i mbrëmjes së djeshme në TKOB shënoi një kurorëzim të rrugëtimit të tij artistik, një përshëndetje të ndjerë për Tiranën dhe Shqipërinë që ai e ka dashur dhe mbështetur për dekada.
    Postimi i plotë i ministrit Gonxhja:
    Danke – Faleminderit Peter Michael Garst! Në hapje të koncertit simfonik, ndamë një histori të jashtëzakonshme, një biografi humanizmi, arti e miqësie të sinqertë, që prej dekadash e ka lidhur Zvicrën me Shqipërinë. Është historia e Maestro Peter Michael Garst dhe e Fondacionit “Zvicra Ndihmon Shqipërinë”.
    Me një lidhje të veçantë me vendin tonë, për 16 vjet ai ka mbështetur shkollat rurale në kohët më sfiduese të tranzicionit, duke u bërë për shumë komunitete një dorë e sigurt shprese dhe zhvillimi. Kontributi i tij humanitar ka prekur mijëra jetë. Ai ka ngritur shkolla në zonat më të izoluara, duke u dhënë fëmijëve mundësinë të arsimohen pranë shtëpisë dhe ka sjellë infrastrukturën për ujin e pijshëm atje ku kjo nevojë bazë mungonte prej brezash. Në ditët e vështira të eksodit kosovar, ai ngriti çadra humanitare për familjet që gjetën strehë në Shqipëri.
    Këto vepra të mëdha u bënë realitet falë humanizmit të tij, falë përkushtimit të palodhur të fondacionit, falë miqve e donatorëve që besuan. Por mbi të gjitha, falë mbështetjes së një familjeje të jashtëzakonshme, veçanërisht bashkëshortes së tij, Martha, e cila ka qenë gjithmonë pjesë e këtij misioni njerëzor.
    Maestro Garst ka lënë një gjurmë po aq të thellë edhe në botën e muzikës. I formuar nga mjeshtër si Rafael Kubelik dhe Igor Markevich, karriera e tij është shtrirë në skena të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Italisë e Spanjës, me një repertor që përfshin nga klasikët e deri te Verdi, Mahler e Schönberg.Dhe me këtë koncert, ai kurorëzon rrugëtimin e tij të gjatë artistik, duke përshëndetur Tiranën dhe Shqipërinë që e do kaq shumë e duke korrur një falënderim të thellë për gjithë atë që ai ka dhënë mes artit e solidaritetit.
    Le të mbetet kjo mbrëmje një kujtim i paharruar, një mirënjohje e përbashkët dhe një urim i sinqertë për udhëtimin e nderimin që vazhdon përtej skenës.

  • Koncert simfonik nga maestro Peter Michael Garst në TKOB/ Dirigjenti nderohet nga ministri i Kulturës: Ndihmoi Shqipërinë në kohët më sfiduese të tranzicionit

    Koncert simfonik nga maestro Peter Michael Garst në TKOB/ Dirigjenti nderohet nga ministri i Kulturës: Ndihmoi Shqipërinë në kohët më sfiduese të tranzicionit

    Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhuroi një natë emocionuese për publikun mbrëmjen e kaluar, me interpretimin e krijimeve të dy gjenive të muzikës, Mozart dhe Beethoven.

    Nën dirigjimin e maestro Peter Michael Garst, skena u shndërrua në një hapësirë ku u bashkuan dy epoka, dy stile dhe dy vizione të mëdha muzikore.
    Në këtë koncert simfonik ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, që nderoi ka nderoi dirigjentin Peter Michael Garst, si një artist dhe humanist të veçantë lidhur me Shqipërinë.
    Gonxhe kujtoi se për 16 vite, Peter Michael Garst ka mbështetur shkollat rurale në kohët më sfiduese të tranzicionit, duke u bërë për shumë komunitete një dorë e sigurt shprese dhe zhvillimi.
    “Kontributi i tij humanitar ka prekur mijëra jetë. Ai ka ngritur shkolla në zonat më të izoluara, duke u dhënë fëmijëve mundësinë të arsimohen pranë shtëpisë dhe ka sjellë infrastrukturën për ujin e pijshëm atje ku kjo nevojë bazë mungonte prej brezash. Në ditët e vështira të eksodit kosovar, ai ngriti çadra humanitare për familjet që gjetën strehë në Shqipëri. Këto vepra të mëdha u bënë realitet falë humanizmit të tij, falë përkushtimit të palodhur të fondacionit, falë miqve e donatorëve që besuan. Por mbi të gjitha, falë mbështetjes së një familjeje të jashtëzakonshme, veçanërisht bashkëshortes së tij, Martha, e cila ka qenë gjithmonë pjesë e këtij misioni njerëzor”, u shpreh ministri.
    Maestro Garst ka lënë një gjurmë po aq të thellë edhe në botën e muzikës. I formuar nga mjeshtër si Rafael Kubelik dhe Igor Markevich, karriera e tij është shtrirë në skena të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Italisë e Spanjës, me një repertor që përfshin nga klasikët e deri te Verdi, Mahler e Schönberg.

    Top Channel

  • “Ngeli pa frymë”, Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood që “u çmend” pas saj: Më ndaloi për foto

    “Ngeli pa frymë”, Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood që “u çmend” pas saj: Më ndaloi për foto

    Këngëtarja Irini Qirjako rrëfeu eksperiencën e saj të paharrueshme me yllin e Hollivudit, Michael Douglas, gjatë emisioni “Mes’dritë”, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Irini tregoi se Douglas kishte qenë në Shqipëri në vitin 2000, ku Ministria e Kulturës organizoi një koncert në Pallatin e Kongreseve.
    “Aktori i madh i Hollywod, Michael Douglas kur ka qenë në Shqipëri në vitin 2000, Ministri e Kulturës organizoi një koncert të Pallati i Kongreseve. Unë kisha një këngë polifornike. Michael Douglas kur e dëgjoi ngeli pa frymë. Unë mbarova në skenë dhe do ikja, do më merrte im shoq. Ata truprojat më thirrën Irini, Irini mos ik, aktori i madh Douglas do të bëj foto me ty. Më përqafoi me kaq dashuri. Tha: Diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë në jetë, kjo ishte mrekulli që kam parë në jetën tim”, rrëfeu këngëtarja.

    /vizionplus.tv

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-ylli i NBA

    E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-ylli i NBA

    Bota e basketbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të Michael Ray Richardson, një prej talenteve më të mëdhenj të NBA-së dhe idhull i tifozëve të Virtus Bologna.

    Ish-lojtari i katërfishtë NBA All-Star u shua në moshën 70-vjeçare në Lawton, Oklahoma, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Lajmi u konfirmua nga avokati dhe miku i tij i ngushtë, John Zelbst.
    “Bota e basketbollit ka humbur një atlet të jashtëzakonshëm,” tha Zelbst. “Michael e jetoi jetën në maksimum dhe kapërceu sfida të jashtëzakonshme. Ai është shembull i një njeriu që arrin të shpengojë veten dhe të ngrihet mbi vështirësitë. Për mua, ai është lojtari më i madh i NBA-së që nuk u fut kurrë në Sallën e Famës.”
    I njohur me nofkën “Sugar”, Richardson lindi në Denver dhe pas një karriere të suksesshme universitare u bashkua me New York Knicks në vitin 1978. Ai luajti aty deri në 1982, përpara se të kalonte te Golden State Warriors dhe më pas te New Jersey Nets. Sezoni i tij më i mirë erdhi në 1984-85, kur regjistroi mesatarisht 20.1 pikë, 8.2 asistime, 5.6 ribaunde dhe 3 vjedhje për ndeshje, duke fituar çmimin “Lojtari i Vitit i Rikthimit” në NBA.
    Pas përjashtimit nga liga në vitin 1986 për shkelje të politikave antidrogë, Richardson rigjeti veten në Evropë. Nga viti 1988 deri në 1991 ai u bë idhull i Virtus Bologna, ku magjepsi tifozët me talentin e tij të jashtëzakonshëm. Karriera e tij europiane vazhdoi tek Jugoplastika, Libertas Livorno, Olympique Antibes, Forlì dhe sërish në Livorno, përpara se të mbyllte kapitullin e basketbollit duke u rikthyer në Antibes.
    Vdekja e Michael Ray Richardson lë një boshllëk të madh në komunitetin e basketbollit, por trashëgimia e tij në NBA dhe në basketbollin europian do të kujtohet gjithmonë.

  • Bota e basketbollit në zi, ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-ylli i NBA

    Bota e basketbollit në zi, ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-ylli i NBA

    Bota e basketbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të Michael Ray Richardson, një prej talenteve më të mëdhenj të NBA-së dhe idhull i tifozëve të Virtus Bologna.
    Ish-lojtari i katërfishtë NBA All-Star u shua në moshën 70-vjeçare në Lawton, Oklahoma, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Lajmi u konfirmua nga avokati dhe miku i tij i ngushtë, John Zelbst.
    “Bota e basketbollit ka humbur një atlet të jashtëzakonshëm,” tha Zelbst. “Michael e jetoi jetën në maksimum dhe kapërceu sfida të jashtëzakonshme. Ai është shembull i një njeriu që arrin të shpengojë veten dhe të ngrihet mbi vështirësitë. Për mua, ai është lojtari më i madh i NBA-së që nuk u fut kurrë në Sallën e Famës.”

    I njohur me nofkën “Sugar”, Richardson lindi në Denver dhe pas një karriere të suksesshme universitare u bashkua me New York Knicks në vitin 1978. Ai luajti aty deri në 1982, përpara se të kalonte te Golden State Warriors dhe më pas te New Jersey Nets. Sezoni i tij më i mirë erdhi në 1984-85, kur regjistroi mesatarisht 20.1 pikë, 8.2 asistime, 5.6 ribaunde dhe 3 vjedhje për ndeshje, duke fituar çmimin “Lojtari i Vitit i Rikthimit” në NBA.
    Pas përjashtimit nga liga në vitin 1986 për shkelje të politikave antidrogë, Richardson rigjeti veten në Evropë. Nga viti 1988 deri në 1991 ai u bë idhull i Virtus Bologna, ku magjepsi tifozët me talentin e tij të jashtëzakonshëm. Karriera e tij europiane vazhdoi tek Jugoplastika, Libertas Livorno, Olympique Antibes, Forlì dhe sërish në Livorno, përpara se të mbyllte kapitullin e basketbollit duke u rikthyer në Antibes.
    Vdekja e Michael Ray Richardson lë një boshllëk të madh në komunitetin e basketbollit, por trashëgimia e tij në NBA dhe në basketbollin europian do të kujtohet gjithmonë.

  • Traileri i Michael Jackson thyen rekorde të papara dhe ringjall legjendën e Mbretit të Popit

    Traileri i Michael Jackson thyen rekorde të papara dhe ringjall legjendën e Mbretit të Popit

    Traileri i parë për filmin biografik Michael Jackson, filmin shumë të pritur për Michael Jackson, ka bërë histori.
    Brenda pak orësh, premiera u bë traileri më i shikuar për një film biografik muzikor të të gjitha kohërave, një arritje që e ka rikthyer Mbretin e Popit në qendër të fenomenit global të medias. Sipas statistikave të ofruara nga WaveMetrix të shtunën (8 nëntor), traileri mblodhi më shumë se 116.2 milionë shikime në të gjithë botën, duke e bërë atë trailerin më të shikuar të filmit biografik muzikor në histori.
    Filmi, i prodhuar nga Lionsgate dhe i drejtuar nga Antoine Fuqua, do të dalë në kinema më 24 prill 2026. Në film luan Jaafar Jackson, nipi i këngëtarit, i cili luan rolin e xhaxhait të tij të famshëm. Ai shoqërohet nga kandidati për çmimin Oscar, Colman Domingo, në rolin e Joe Jackson, babait kërkues të artistit.
    Kasti plotësohet nga Miles Teller në rolin e avokatit John Branca, Kat Graham në rolin e Diana Ross, Nia Long në rolin e Katherine Jackson, Laura Harrier në rolin e Suzanne de Passe, Kendrick Sampson në rolin e Quincy Jones dhe Juliano Krue Valdi në rolin e Michael të ri.
    Suksesi i paraprirjes i ka tejkaluar të gjitha pritjet brenda Lionsgate. Gjatë një takimi për të parë fitimet, presidenti i Motion Picture Group të studios, Adam Fogelson, foli për ndikimin e trailerit dhe la të kuptohej se mund të ketë më shumë se një film:
    “Ndërsa ende nuk jemi gati të konfirmojmë planet për një film të dytë, mund t’ju them se ekipi krijues po punon shumë për t’u siguruar që jemi në gjendje të sjellim më shumë nga Michael menjëherë pas publikimit të filmit të parë“, tha Fogelson.
    Edhe pse në maj u spekulua se projekti mund të ndahej në dy pjesë, për momentin nuk ka konfirmim zyrtar.
    Filmi biografik nuk ka kaluar pa polemika. Dan Reed, regjisori i dokumentarit Leaving Neverland, e kritikoi ashpër qasjen e filmit, duke pretenduar se “do të lavdërojë një burrë që përdhunoi fëmijë”. Reed pretendoi se kishte lexuar një draft të skenarit ku, sipas fjalëve të tij, “Jackson shihet vetëm duke u kujdesur për fëmijë me kancer në fëmijëri, duke kërcyer me një vajzë në karrocë me rrota ose duke futur disa fëmijë të vegjël, kryesisht nipërit e tij, në festa pizhame”.
    Ai shtoi: “Të jepet përshtypja sikur regjisorët ishin të mbyllur në një dhomë me John Branca-n dhe thjesht u ishte thënë çfarë të shkruanin.”

  • “Shpërthimi” i Michael Jordanit rreth NBA-së së sotme: Luan tre orë në ditë, çfarë bën 21 të tjerat?

    “Shpërthimi” i Michael Jordanit rreth NBA-së së sotme: Luan tre orë në ditë, çfarë bën 21 të tjerat?

    Debati mbi “menaxhimin e ngarkesës” (praktika e menaxhimit të minutave të yjeve, edhe kur ata nuk janë të lënduar) mbetet një nga temat më të nxehta në NBA. Liga, duke njohur zemërimin e tifozëve, vazhdoi të zbatojë Politikën e Pjesëmarrjes së Lojtarëve (PPP), një direktivë që kufizon mungesat e pajustifikuara, duke filluar nga sezoni 2023-24.
    Michael Jordan, duke folur në një intervistë me NBC, mbajti një qëndrim mbi këtë çështje, duke kritikuar ashpër lojtarët e sotëm.
    “Epo, nuk duhet të jetë e nevojshme për disa njerëz. Nuk kam dashur kurrë të humbas një ndeshje sepse ishte një mundësi për t’u treguar tifozëve se ishin aty për të më parë të luaja”, tha legjenda e Bulls.
    Jordan, i cili luajti në të gjitha 82 ndeshjet e ligës gjatë nëntë sezoneve, kujton motivimin e tij: “Doja ta bëja përshtypje këtë djalë atje lart [në tribuna], i cili ndoshta dha gjithçka për të fituar para dhe për të blerë një biletë.”
    “Ke një përgjegjësi: nëse njerëzit vijnë të të shohin duke luajtur, nuk dua ta humbas atë mundësi. Tani, nëse nuk mund ta bëj fizikisht, nuk mundem. Por nëse mundem fizikisht dhe thjesht nuk kam dëshirë, kjo është një histori krejt tjetër.”
    Jordan e përmblodhi kritikën e tij me një pyetje kyçe për atletët profesionistë:
    “Luan basketboll dy orë e gjysmë, tre orë në ditë, apo jo? Kjo është puna jote. Për këtë paguhesh si lojtar i NBA-së. Çfarë bën 21 orët e tjera?”
    Gjatë gjithë karrierës së tij, Jordan rrallë e lejoi veten të pushonte, edhe kur ishte i lënduar ose i sëmurë. Rasti më i famshëm është “Loja e Gripit” në Finalet e vitit 1997 kundër Jazz, ku ai luajti me temperaturë të lartë dhe shënoi 38 pikë.
    Komisioneri Adam Silver, i cili vendosi rregullin e ri (PPP), kishte theksuar se “disponueshmëria është gjithashtu pjesë e performancës”, duke parashikuar dënime të rënda për ata që e shkelin rregullin (një gjobë prej 100,000 dollarësh për shkeljen e parë).

  • “MBRETI” dëshiron rikthimin/ Michael Jordan: Do të doja një pilulë magjike për t’u kthyer në parket

    “MBRETI” dëshiron rikthimin/ Michael Jordan: Do të doja një pilulë magjike për t’u kthyer në parket

    Nata hapëse e sezonit të ri NBA 2025–2026 solli spektakël dhe emocione të veçanta, me dy rikthime të rëndësishme.
    I pari, në parket, ishte ai i Shai Gilgeous-Alexander, i cili udhëhoqi Oklahoma City Thunder drejt fitores së parë ndaj Houston Rockets me 35 pikë të shënuara.
    I dyti, më i papritur, ishte rikthimi i Michael Jordan-it në “familjen e madhe të NBA-së”, këtë herë në një rol krejt tjetër.
    Gjashtë herë kampioni me Chicago Bulls është ribashkuar me botën e basketbollit si bashkëpunëtor televiziv i NBC-së, rrjet që pas më shumë se 20 vitesh ka rifituar të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të ligës më të madhe të basketbollit në botë.
    Programi i ri që do të mbajë emrin “MJ: Insights to Excellence” do ta ketë Jordan-in si narrator dhe analist, duke e shoqëruar publikun me rrëfime nga e kaluara e tij legjendare dhe ngjarjet aktuale të NBA-së.
    “Do të doja të merrja një pilulë magjike, të vishesha me pantallonat e shkurtra dhe të dilja të luaja basketboll,” – tha Jordan me buzëqeshje.
    “Ky lloj rivaliteti është ajo për të cilën kam jetuar gjithmonë dhe më mungon shumë. Do të më pëlqente të sfidoja lojtarët e mëdhenj të sotëm, por më mirë është t’i shoh nga kjo perspektivë. Nuk dua të këpus tendinën e Akilit dhe të përfundoj në karrocë për ndonjë kohë të gjatë.”
    Legjenda e Bulls-ave u shpreh gjithashtu për vitet e fundit të jetës së tij pas karrierës aktive:
    “Kur je në kulmin e karrierës, nuk e kupton sa pak kohë i kushton familjes. Tani më në fund mund ta bëj këtë. Pasuria më e madhe që kam sot është koha.”