Tag: mianmar

  • Masakër në Festivalin Budist në Mianmar, mbi 40 të vrarë nga bombardimi i ushtrisë

    Masakër në Festivalin Budist në Mianmar, mbi 40 të vrarë nga bombardimi i ushtrisë

    Ushtria e Mianmarit bombardoi një turmë të mbledhur në Festivalin Budist të Dritës dhe për të protestuar kundër juntës, duke vrarë më shumë se 40 persona, përfshirë fëmijë, tha një anëtar i komitetit organizues dhe një dëshmitar okular.

    Amnesty International, e cila raportoi sulmin në një deklaratë, tha se 17-20 persona u vranë. Mijëra njerëz ishin mbledhur të hënën në mbrëmje në Chaung U, në Mianmarin qendror, për këtë festival të madh që shënon fundin e agjërimit budist.Ushtria bombardoi në protestë, tha një anëtar i komitetit fqinj të komunitetit Monywa që organizoi festivalin. Gruaja, e cila kërkoi të mos jepte emrin për arsye sigurie, tha se turma ishte mbledhur për festimin, por edhe për të protestuar kundër juntës.
    Bombardimi filloi rreth orës 7 të mbrëmjes, duke vrarë 40 persona dhe duke plagosur 80 të tjerë. “Komiteti ngriti alarmin dhe rreth një e treta e turmës arriti të largohej”, shtoi ajo. “Njerëzit mbanin qirinj dhe në momentin tjetër ata ishin në tokë, të gjymtuar. Fëmijë të vegjël u prenë në copa”, tha gruaja, e cila nuk ishte në vendngjarje, por mori pjesë në funeralet e viktimave sot.
    Një banor i Chaung U, konfirmoi rrëfimin. Ai tha se njerëzit u përpoqën të iknin kur kuptuan se një aeroplan po fluturonte mbi ta dhe hodhi dy bomba. Dëshmitari tha se kishte varrosur nëntë nga miqtë e tij sot. Një media lokale citoi të njëjtën rrëfim. Amnesty International tha se sulmi “duhet të shërbejë si një kambanë alarmi se civilët në Mianmar kanë nevojë urgjente për mbrojtje”. “Bashkësia ndërkombëtare mund ta ketë harruar luftën në Mianmar, por ushtria po shfrytëzon vëmendjen e zvogëluar për të kryer krime lufte pa u ndëshkuar”, tha në një deklaratë Joe Freeman, një studiues në Amnesty International.

    Top Channel

  • Mianmari liron afër 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë

    Mianmari liron afër 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë

    Rreth 4.900 të burgosur janë amnistuar në Mianmar, në një vendim të dhënë nga udhëheqësi ushtarak i vendit, gjenerali Min Aung Hlaing, me rastin e Vitit të Ri tradicional. Amnistia u njoftua më 17 prill nga media shtetërore MRTV dhe përfshin gjithashtu lirimin dhe dëbimin e 13 të huajve.

    Ky gjest, i zakonshëm gjatë festave tradicionale në Mianmar, erdhi në një kohë të trazuar për vendin, i cili prej vitit 2021 ndodhet nën sundimin e juntës ushtarake, pas rrëzimit të qeverisë së zgjedhur demokratikisht të Aung San Suu Kyi.

    Sipas Rrjetit të Mianmarit për të Burgosur Politikë (AAPP), një organizatë e pavarur që monitoron situatën e të drejtave të njeriut, të paktën 22 nga të liruarit janë të burgosur politikë  aktivistë të cilët janë arrestuar për kundërshtimin e regjimit ushtarak.

    Pamjet nga burgu famëkeq Insein në Jangon treguan 19 autobusë që transportonin të burgosurit drejt lirimit, ndërsa dhjetëra familjarë prisnin jashtë portës për të përqafuar të afërmit e tyre.

    Sipas autoriteteve, të dënuarit për krime të rënda si vrasje apo përdhunim nuk janë përfshirë në këtë amnisti, ndërsa për të tjerët janë dhënë ulje dënimesh.

    Qeveria ka paralajmëruar se çdo shkelje e re e ligjit do të çojë në rikthimin e menjëhershëm të dënimit të mbetur, përveç ndëshkimeve të reja.

  • Mianmar: Luftimet rifillojnë pavarësisht armëpushimit të shpallur pas tërmetit shkatërrues

    Mianmar: Luftimet rifillojnë pavarësisht armëpushimit të shpallur pas tërmetit shkatërrues

    Luftimet kanë shpërthyer sërish në Mianmar, pavarësisht një armëpushimi të shpallur nga junta ushtarake dhe një aleancë rebelësh, i cili synonte të lehtësonte përpjekjet humanitare pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 28 mars.

    Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut raportoi se që nga e premtja, ushtria ka kryer të paktën 14 sulme pas shpalljes së armëpushimit. Ndërkohë, ushtria ka akuzuar dy grupe nga aleanca rebele për sulme të reja, ndërsa njëri prej grupeve deklaroi se luftimet ishin përgjigje ndaj ofensivave të ushtrisë.

    Gjeneral Major Zaw Min Tun, zëdhënës i këshillit ushtarak, paralajmëroi se ushtria do të kundërpërgjigjet në rast se bazat e saj sulmohen “pa arsye”. Ushtria nuk komentoi më tej për incidentet, ndërsa BBC Burmese tha se kërkesa e tyre për përgjigje mbeti pa përgjigje.

    Komisioneri i Lartë i OKB-së, Volker Türk, ka bërë thirrje për një ndalim të plotë të operacioneve ushtarake dhe ka theksuar nevojën për ndihmë të papenguar humanitare në zonat e goditura nga tërmeti me magnitudë 7.7.

    Tërmeti i fundit ka lënë pas më shumë se 3,564 të vdekur dhe mbi 5,000 të plagosur, sipas mediave shtetërore. 210 persona raportohen ende të zhdukur. Përpjekjet e shpëtimit vijojnë, me punonjës që gjatë fundjavës nxorën trupa nga rrënojat në qytetin e Mandalay. Reshjet e shiut kanë shtuar vështirësitë në terren për ekipet e ndihmës.

    Zyra e OKB-së theksoi se megjithëse në disa zona është arritur të dërgohet ndihmë, shumë rajone mbeten të paarritshme për shkak të kufizimeve të vendosura nga ushtria. Banorët lokalë kanë qenë shpesh burimi i vetëm i ndihmës emergjente në zonat më të prekura.

    “Popullsia ka nevojë për ushqim, ujë, energji elektrike dhe strehim,” deklaroi shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, në një video-mesazh nga Mandalay, duke e përshkruar situatën si një krizë të shumëfishtë – tërmet, konflikt dhe nevojë humanitare e akumuluar.

    Pasgoditjet, përfshirë një tërmet të magnitudës 4.9 gjatë fundjavës, vazhdojnë ta mbajnë popullsinë në ankth, ndërkohë që vendi përballet me sfida të mëdha për rikuperim.

  • Arrin në mbi 3.300 numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar

    Arrin në mbi 3.300 numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar

    Tetë ditë pas tërmetit të madh në Mianmar një pjesë e madhe e popullsisë ka nevojë urgjente për ndihma. Por furnizimet duket se shpërndahen në mënyrë të padrejtë nga junta ushtarake.Numri i viktimave është në rritje. Gati një javë pas tërmetit të fuqishëm në Mianmar numri të vdekurve është rritur shumë. Mediet shtetëtore bëjnë fjalë për 3.354 të vdekur dhe 220 të humbur. Gjithashtu 4.850 vetë janë plagosur. Organizatat e ndihmës tërheqin vëmendjen nga rreziku i sëmundjeve të rënda si kolera. Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut akuzon juntën ustarake që sundon në vendin juglindor aziatik, se po i kufizon furnizimet me ndihma në komunat, që nuk janë pro regjimit. Ushtria nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.
    Vështirësi me kujdesin shëndetësorNdihmat në zonat e prekura nga tërmeti po vështirësohen prej pasojave të luftës civile. Ushtria më 2021 rrëzoi qeverinëe zgjedhur të drejtuar nga nobelistja Aung San Suu Kyi. Gjatë luftës civile që pasoi janë dëbuar dëbuar mbi tre milionë njerëz. Kujdesi shëndetësor edhe përpara tërmetit të 28 marsit ka qenë i vështirë, shumë njerëz tani po rrezikohen nga uria. Sipas OKB-së më shumë se një e treta e popullsisë ka nevojë për ndihma humanitare. Tërmeti i shkallës 7,7 ishte ndër më të rëndët në Mianmar qysh prej një shekulli. Shumë ndërtesa, ndër to edhe spitale, janë shembur, komuna të tëra janë shkatërruar pothuajse tërësisht.
    Nuk respektohet armëpushimi
    Shefi i juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, udhëtoi një ditë më parë për në samitin rajonal në Bangkok, gjë që shkaktoi protesta të fuqishme në vendin fqinj. Për të lehtësuar ndihmën për katastrofën dhe rindërtimin në Mianmar, junta të mërkurën (2.04.2025) shpalli një armëpushim të përkohshëm. Por sipas të dhënave të OKB-së (03.04.2025) armëpushimi nuk po respektohet, që nga mesi i javës janë kryer të paktën 16 sulme nga ajri të ushtrisë ndaj objektivave në zona të ndryshme të vendit, ndër to edhe në zonat e prekura nga tërmeti./ DW

  • Mianmar: 3.354 të vdekur dhe 220 të humbur është bilanci aktual i tërmetit apokaliptik

    Mianmar: 3.354 të vdekur dhe 220 të humbur është bilanci aktual i tërmetit apokaliptik

    Tërmeti 7,7 ballë më 28 mars shkaktoi dëme masive dhe shumë viktima në MianmarFotografi: Sai Aung Main/AFP
    Numri i viktimave është në rritje. Gati një javë pas tërmetit të fuqishëm në Mianmar numri të vdekurve është rritur shumë. Mediet shtetëtore bëjnë fjalë për 3.354 të vdekur dhe 220 të humbur. Gjithashtu 4.850 vetë janë plagosur. Organizatat e ndihmës tërheqin vëmendjen nga rreziku i sëmundjeve të rënda si kolera. Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut akuzon juntën ustarake që sundon në vendin juglindor aziatik, se po i kufizon furnizimet me ndihma në komunat, që nuk janë pro regjimit. Ushtria nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.
    Vështirësi me kujdesin shëndetësorNdihmat në zonat e prekura nga tërmeti po vështirësohen prej pasojave të luftës civile. Ushtria më 2021 rrëzoi qeverinëe zgjedhur të drejtuar nga nobelistja Aung San Suu Kyi. Gjatë luftës civile që pasoi janë dëbuar dëbuar mbi tre milionë njerëz. Kujdesi shëndetësor edhe përpara tërmetit të 28 marsit ka qenë i vështirë, shumë njerëz tani po rrezikohen nga uria. Sipas OKB-së më shumë se një e treta e popullsisë ka nevojë për ndihma humanitare. Tërmeti i shkallës 7,7 ishte ndër më të rëndët në Mianmar qysh prej një shekulli. Shumë ndërtesa, ndër to edhe spitale, janë shembur, komuna të tëra janë shkatërruar pothuajse tërësisht.

    Shumë zona të rrafshuara nga tërmeti po vuajnë nga mungesa e furnizimeveFotografi: Km Asad/ZUMA Wire/dpa/picture alliance
    Nuk respektohet armëpushimiShefi i juntës ushtarake, Min Aung Hlaing, udhëtoi një ditë më parë për në samitin rajonal në Bangkok, gjë që shkaktoi protesta të fuqishme në vendin fqinj. Për të lehtësuar ndihmën për katastrofën dhe rindërtimin në Mianmar, junta të mërkurën (2.04.2025) shpalli një armëpushim të përkohshëm. Por sipas të dhënave të OKB-së (03.04.2025) armëpushimi nuk po respektohet, që nga mesi i javës janë kryer të paktën 16 sulme nga ajri të ushtrisë ndaj objektivave në zona të ndryshme të vendit, ndër to edhe në zonat e prekura nga tërmeti.
    DW/ dpa/ard

  • Tërmeti në Myanmar, shkon në 3300 numri i viktimave

    Tërmeti në Myanmar, shkon në 3300 numri i viktimave

    Pamje nga tërmeti

    MIANMAR- Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar është rritur në mbi 3.300, raportoi media shtetërore më 5 prill, teksa shefi për ndihmë në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje botës që të ndihmojë Mianmarin. Tërmeti i 28 marsit rrafshoi ndërtesa dhe shkatërroi infrastrukturë në mbarë shtetin dhe shkaktoi 3.354 viktima dhe 4.508 persona të lënduar. Po ashtu, sipas shifrave të publikuara nga media shtetërore, edhe 220 persona konsiderohen të zhdukur.
    Më shumë se një javë nga fatkeqësia, shumë persona në Mianmar janë ende të pastrehë dhe shumë nga ta janë të detyruar që të flenë në rrugë për shkak se shtëpitë e tyre ose janë shkatërruar plotësisht ose ka rrezik që të shemben.
    Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 3 milionë persona mund të jenë prekur nga tërmeti 7.7 ballësh.
    Zyrtari kryesor në OKB për ndihmë, Tom Fletcher, të shtunën u takua me të prekurit nga tërmeti në qytetin Mandalaj të Mianmarit dhe ai pa nga afër dëmet e shkaktuara në këtë qytet.
    “Shkatërrimi është i madh”, shkroi ai në X.
    “Bota duhet të ndihmojë popullin e Mianamarit”, shtoi ai.
    Që nga puçi ushtarak i vitit 2021, Mianmari udhëhiqet nga junta, duke nxitur një konflikt civil. Junta raportohet se ka kryer dhjetëra sulme që nga tërmeti, përfshirë edhe 16 sulme që kur u shpall një armëpushim i përkohshëm të mërkurën, tha OKB-ja një ditë më parë.
    Vite të luftës kanë bërë që ekonomia e Mianmarit dhe infrastruktura të shkatërrohet, duke paraqitur pengesë të madhe për përpjekjet ndërkombëtare për të ofruar ndihmë për këtë shtet pas tërmetit të fuqishëm. Kina, Rusia dhe India ishin ndër shtetet e para që ofruar mbështetje, duke dërguar ekipe në Mianmar për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve. Shtetet e Bashkuara thanë të premten se po e rrisin ndihmën për Mianmarin, duke bërë që ndihma të arrijë në vlerë prej 9 milionë dollarësh./REL

  • Numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar arrin në mbi 3.300

    Numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar arrin në mbi 3.300

    Foto ilustruese

    MIANMAR- Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar është rritur në mbi 3.300, raportoi media shtetërore më 5 Prill, teksa shefi për ndihmë në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje botës që të ndihmojë Mianmarin. Tërmeti i 28 Marsit rrafshoi ndërtesa dhe shkatërroi infrastrukturë në mbarë shtetin dhe shkaktoi 3.354 viktima dhe 4.508 persona të lënduar. Po ashtu, sipas shifrave të publikuara nga media shtetërore, edhe 220 persona konsiderohen të zhdukur.
    Më shumë se një javë nga fatkeqësia, shumë persona në Mianmar janë ende të pastrehë dhe shumë nga ta janë të detyruar që të flenë në rrugë për shkak se shtëpitë e tyre ose janë shkatërruar plotësisht ose ka rrezik që të shemben.
    Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 3 milionë persona mund të jenë prekur nga tërmeti 7.7 ballësh.
    Zyrtari kryesor në OKB për ndihmë, Tom Fletcher, të shtunën u takua me të prekurit nga tërmeti në qytetin Mandalaj të Mianmarit dhe ai pa nga afër dëmet e shkaktuara në këtë qytet.
    “Shkatërrimi është i madh,”- shkroi ai në X.
    “Bota duhet të ndihmojë popullin e Mianamarit”, shtoi ai.
    Që nga puçi ushtarak i vitit 2021, Mianmari udhëhiqet nga junta, duke nxitur një konflikt civil. Junta raportohet se ka kryer dhjetëra sulme që nga tërmeti, përfshirë edhe 16 sulme që kur u shpall një armëpushim i përkohshëm të mërkurën, tha OKB-ja një ditë më parë. Vite të luftës kanë bërë që ekonomia e Mianmarit dhe infrastruktura të shkatërrohet, duke paraqitur pengesë të madhe për përpjekjet ndërkombëtare për të ofruar ndihmë për këtë shtet pas tërmetit të fuqishëm.
    Kina, Rusia dhe India ishin ndër shtetet e para që ofruar mbështetje, duke dërguar ekipe në Mianmar për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve. Shtetet e Bashkuara thanë të premten se po e rrisin ndihmën për Mianmarin, duke bërë që ndihma të arrijë në vlerë prej 9 milionë dollarësh./REL

  • Bilanc tragjik nga tërmeti në Mianmar, mbi 3300 viktima dhe qindra të zhdukur

    Bilanc tragjik nga tërmeti në Mianmar, mbi 3300 viktima dhe qindra të zhdukur

    Tërmeti i 28 marsit që goditi Mianmarin rrafshoi ndërtesat dhe shkatërroi infrastrukturën në të gjithë vendin.

    Numri i viktimave vijon të rritet. Të paktën 3,354 persona kanë humbur jetën dhe 4,508 janë plagosur,sipas raportimeve të fundit.

    220 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

    Më shumë se një javë pas katastrofës, shumë njerëz në vend janë ende pa strehë, ose të detyruar të flenë jashtë sepse shtëpitë e tyre u shkatërruan.

    Një vlerësim i Kombeve të Bashkuara sugjeron se më shumë se tre milionë njerëz mund të jenë prekur nga tërmeti 7.7 i shkallës Rihter, duke komplikuar sfidat e mëparshme të shkaktuara nga katër vjet luftë civile.

    Zyrtari i lartë i ndihmës i OKB-së të shtunën u takua me personat e prekur nga tërmeti në qytetin qendror të Mianmarit, Mandalay, i vendosur afër epiqendrës.

    “Shkatërrimi është tronditës,” shkroi Tom Fletcher në një postim në X.

    “Bota duhet të mblidhet prapa popullit të Mianmarit”.

    Kina, Rusia dhe India ishin ndër vendet e para që ofruan mbështetje, duke dërguar ekipe shpëtimi në Mianmar për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve./vizionplus.tv

  • Numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar kalon 3,000 dhe qindra të zhdukur

    Numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar kalon 3,000 dhe qindra të zhdukur

    Udhëheqësi i juntës ushtarake në pushtet në Mianmar, Min Aung Hlaing, do të udhëtojë në Bangkok të enjten për të marrë pjesë në një samit rajonal. Ky udhëtim vjen në një moment kur numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Mianmarin javën e kaluar ka tejkaluar 3,000, sipas njoftimit të junta ushtarake. Tërmeti i magnitudës 7.7 ka shkaktuar shkatërrim të madh, duke rrëzuar ndërtesa, shkatërruar rrugë dhe ura në shumë rajone të vendit.

    Përveç viktimave të shumta, mbi 4,700 persona janë plagosur dhe 341 janë ende të zhdukur. Raportet e mediave lokale sugjerojnë se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë zona janë ende të vështira për t’u arritur. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se shumë spitale dhe qendra shëndetësore janë shkatërruar, duke e bërë furnizimin me kujdes shëndetësor të jashtëzakonshëm të vështirë në zonat e goditura.

    Ndërkohë, ushtria e Mianmarit ka aktivizuar rreth 1,550 shpëtimtarë ndërkombëtarë që po punojnë për të ndihmuar të prekurit, me furnizime dhe pajisje shpëtimi të dërguara nga 17 shtete. Katastrofa natyrore ka rënduar edhe më tej një krizë humanitare tashmë të thelluar në vend, me më shumë se 3 milionë të zhvendosur dhe gati 20 milionë njerëz në nevojë për ndihmë.

    Në lidhje me situatën politike, junta ushtarake shpalli një armëpushim të përkohshëm, deri më 22 prill, duke përfshirë grupe rezistence të armatosura që kundërshtojnë sundimin e saj. Pjesëmarrja e Min Aung Hlaing në samitin BIMSTEC, i cili do të mbahet në Bangkok, është një udhëtim i rrallë për udhëheqësin e juntës, i cili është përjashtuar nga shumë shtete të rajonit dhe është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare.

  • Tërmeti në Mianmar, shkon në 3 mijë numri i viktimave/ Mblidhen liderët e shtatë vendeve që kufizojnë Gjirin e Bengalit

    Tërmeti në Mianmar, shkon në 3 mijë numri i viktimave/ Mblidhen liderët e shtatë vendeve që kufizojnë Gjirin e Bengalit

    Numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar të premten e kaluar ka shkuar në 3,085, ndërsa numri i të plagosurve në 4,715.

    Qindra të tjerë janë të zhdukur dhe numri pritet të rritet.
    Një zëdhënës i ushtrisë së Mianmarit tha se shefi i juntës së Mianmarit, Min Aung Hlaing ka planifikuar të fluturojë për në Bangkok të enjten, në prag të një samiti që do të mbledhë liderët e shtatë vendeve që kufizojnë Gjirin e Bengalit.
    Pjesëmarrja e tij do të jetë e pazakontë pasi udhëheqësit e sanksionuar zakonisht janë të ndaluar nga këto ngjarje.
    Tajlanda, vendi ku u ndjenë lëkundjet e tërmetit dhe mbetën të vdekur 21 persona, ka propozuar që liderët të lëshojnë një deklaratë të përbashkët për fatkeqësinë.
    Bangladeshi, Butani, India, Nepali, Sri Lanka janë gjithashtu pjesë e samitit.
    Vendet në mbarë botën kanë dërguar ekipe kërkim-shpëtimi në Mianmar, por infrastruktura e dobët dhe një luftë civile e vazhdueshme kanë komplikuar përpjekjet e ndihmës.
    Junta njoftoi një armëpushim të përkohshëm të mërkurën vonë për të përshpejtuar këto përpjekje, pasi më parë hodhi poshtë propozimet nga grupet e armatosura rebele etnike.
    Para kësaj, ushtria kishte vazhduar sulmet e saj ajrore në zonat e kontrolluara nga rebelët, përfshirë ato të goditura keq nga tërmeti.
    Të martën mbrëma, trupat hapën zjarr ndaj një autokolone të Kryqit të Kuq Kinez që transportonte furnizime ndihmash. Junta tha se trupat qëlluan pasi kolona refuzoi të ndalonte pavarësisht se u sinjalizuan për ta bërë këtë.
    Mianmari është përfshirë nga një luftë e përgjakshme civile që kur ushtria mori pushtetin në vitin 2021, e cila çoi në ngritjen e një rezistence të armatosur që ka luftuar së bashku me grupet e armatosura etnike, disa prej të cilave kanë luftuar ushtrinë për dekada.

    Top Channel