Milwaukee fitoi 121-115 pas kohës shtesë ndaj Miami, një përballje mes dy ekipesh që po kalojnë një moment të mirë në NBA. Antetokounmpo realizoi një “triple double” për Bucks, me 36 pikë, 15 rebound e 10 asist, mbështetur edhe nga Porter me 24 pikë.
Fitore të thellë korri skuadra e Clippers, që mundi 134-105 Dallas. Leonard dhe Harden realizuan nga 29 pikë secili, ndërsa Zubac mbështeti këtë dyshe me 25 pikë. Jashtë fushe fitoi New York, që mposhti 121-105 Atlanta, ku protagonist ishte Twons me 20 pikë.
Ekipi i Minnesota, falë 37 pikëve të Anthony Edwards, mundi 114-109 Philadelphia dhe qëndron në garë për një vend në play off në Perëndim. Fitore të vështirë korri jashtë fushe edhe skuadra e Memphis, që mundi 109-103 Detroit, ku Desmond bane shënoi 38 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Atlanta – New York, 105-121
Detroit – Memphis, 103-109
Philadelphia – Minnesota, 109-114
Miami – Milwaukee, 115-121
Clippers – Dallas, 135-104
Tag: miami
-
Milwaukee mposht Miami pas kohës shtesë, Clippers trimfojnë ndaj Dallas
-

Curry fiton duelin me LeBron, Antetokounmpo një “përbindësh” për Bucks
Golden State fitoi 123-116 në fushën e Lakers, në një përballje mes dy ekipesh që luftojnë për titullin në NBA. Stephen Curry me 38 pikë ishte lider në fushë për Warriors, mbështetur edhe nga Podziemski me 28 pikë. Ndërsa 33 pikët e James dhe 31 të Reaves nuk mjaftuan për Lakers.
Jashtë fushe fiton edhe Milwaukee, që mundi 126-113 Philadelphia. Protagonist ishte Antetokounmpo, me një “triple double” (35 pikë, 17 rebound, 20 asist). Zhgënjen skuadra e Toronto, që në fushën e saj u mund 112-103 nga Portland, ndeshje ku diferencën e bëri Sharpe me 36 pikë.
Ndalet pas 6 fitoresh skuadra e Miami, që u mund 110-108 në fushën e saj nga Memphis. Ja Morant me 30 pikë u dallua për miqtë, ndërsa 35 pikët e Tyler Herro për Miami mbetën për statistikë. Fiton edhe Minnesota, 105-90 ndaj Brooklyn, sfidë ku Anthony Edwards realizoi 28 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Milwaukee, 113-126
Washington – Orlando, 97-109
Brooklyn – Minnesota, 90-105
Miami – Memphis, 108-110
Toronto – Portland, 103-112
Lakers – Golden State, 116-123 -

Oklahoma mbetet lider në NBA, fitojnë Lakers e Clippers, moment i mirë për Miami
Oklahoma është gjithnjë e më shumë lider në NBA, duke mposhtur 145-117 Chicago dhe korri fitoren e 10-të radhazi. 7 lojtarë të Oklahoma realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Joe me 31 pikë e Shai me 27 pikë.
Fitore të vështirë korri skuadra e Lakers, që mundi 104-98 Houston. 46 pikët e ardhur nga lojtarët e stolit bënë diferencën për ekipin kalifornian, me tri lojtarë që realizuan nga 20 pikë secili (Doncic, Smith, Vincent).
Skuadra kampione e Boston mundi 117-103 Memphis, ndeshje ku dyshja Horford-Tatum realizoi 51 pikë. Fiton edhe skuadra e Clippers, që mundi 96-87 Orlando, sfidë ku Leonard e Powell realizuan nga 21 pikë secili.
Suksesi i pestë radhazi për Miami, që mundi 120-94 Washington, sfidë ku diferencën e bënë Adebayo me 28 pikë e Herro me 27 pikë. Surprizon Brooklyn, që falë 24 pikëve të Johnson mundi 113-109 Dallas jashtë fushe.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Utah Jazz, 110-106
Indiana – Sacramento, 111-109
Orlando – Clippers, 87-96
Washington – Miami, 94-120
Memphis – Boston, 103-117
Oklahoma – Chicago, 145-117
Dallas – Brooklyn, 109-113
Lakers – Houston, 104-98