Tag: miami

  • Gruaja e Veron shpërthen rëndë ndaj Messit: “Ai copë m*ti që jeton në Miami, miku i trashaluqit…”

    Gruaja e Veron shpërthen rëndë ndaj Messit: “Ai copë m*ti që jeton në Miami, miku i trashaluqit…”

    Hidhet benzinë mbi zjarrin e polemikave në Argjentinë. Bashkëshortja e Juan Sebastián Verón, president i Estudiantes dhe ish-yll i Serie A, publikoi disa postime shumë të ashpra, më pas të fshira, ku sulmoi rëndë edhe Leo Messin. Mesazhet u hoqën shpejt, por jo para se të përhapeshin, duke rrezikuar ta përkeqësojnë më tej klimën.
    Gjithçka nisi pas vendimit të Federatës Argjentinase, që dënoi Estudiantes për refuzimin e “pasillo” (korridorit të nderit) ndaj futbollistëve të Rosario Central, të shpallur kampionë. Klubi e justifikoi gjestin si protestë ndaj një “titulli” të krijuar rishtas, duke bashkuar pikët e “Apertura” dhe “Clausura”. AFA pezulloi lojtarët për dy ndeshje dhe sanksionoi Verón me 6 muaj pezullim nga çdo detyrë sportive.

    Në mbrojtje të tij reagoi Valentina Martin, duke thënë se “duan ta heqin qafe, sepse kanë frikë prej tij. Ka ardhur momenti t’i japim goditjen dhe ta shkatërrojmë këtë mafie. Jo vetëm që ke mbështetjen e gjithë Estudiantes, por edhe të një pjese të madhe të futbollit argjentinas. Përpara Juan Sebastián, përpara”.
    Më pas sulmoi Messin me fjalë të rënda: “Miamiani (siç e quan arkëtari i AFA-s, Pablo Toviggino), anglezi, i shitur… ai që u kthye, ai që na bëri më të mëdhenj, i vetmi që ka vërtet guxim, dhe mund të garantoj që lufton për ta bërë gjithçka pak më të mirë, se është më argjentinas se ai copë m*ti që fitoi Kupën e Botës dhe jeton në Miami, miku i trashaluqit (të shëndoshit, referencë për presidentin e federates, Tapia)”. Postimet u fshinë, por tepër vonë, rasti tani ka shpërthyer.

  • Nuk po i ecën në Gjermani, Messi kërkon transferimin e sulmuesit të njohur tek Inter Miami

    Nuk po i ecën në Gjermani, Messi kërkon transferimin e sulmuesit të njohur tek Inter Miami

    27 Nëntor 2025

    18:50

    Telesport

    Pasi hodhi poshtë mundësinë për t’u transferuar te Barcelona gjatë 3 muajve që MLS është pushim, Leo Messi duket se ka një projekt ambicioz tek Inter Miami. Argjentinasi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit tramsferimin e një sulmuesi gjatë afatit të merkatos.
    Mediet gjermane zbulojnë se është pikërisht sulmuesi Timo Werner ai që është pranë transferimit në MLS. Sulmuesi gjerman nuk po gjen hapësira pas rikthimit te Leipzig dhe duket i joshur nga ideja për të provuar një aventurë të re, aq me tepër që do të ketë në krah një legjendë si Leo Messi.
    Tek Inter Miami janë të sigurt që Werner është profili i sulmuesit që iu mungon, gjermani mund të jetë vendimtar në arritjen e objektivave të ekipit amerikan.

  • Detroit fiton në shtesë dhe komandon në Lindje, triumfojnë edhe Miami, Lakers e Phoenix

    Detroit fiton në shtesë dhe komandon në Lindje, triumfojnë edhe Miami, Lakers e Phoenix

    Skuadra e Lakers fitoi 121-111 ndaj Charlotte jashtë fushe, duke korrur suksesin e 8-të sezonal. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Doncic me 38 pikë e Reaves me 24 pikë.
    Detroit vijon të kryesojë në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur 137-135 Washington pas kohës shtesë. Cade Cunningham ishte lider për Pistins, autor i një “triple double”, me 46 pikë 12 rebound e 11 asist.
    Edhe Miami fitoi pas kohës shtesë, 140-138 ndaj Cleveland, ndeshje Norman Powell realizoi 33 pikë për skuadrën nga Florida. Fitore të lehtë korri Phoenix, që mundi 121-98 New Orleans, ndeshje ku u dallua Grayson Allen me 42 pikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Charlotte – Lakers, 111-121
    Detroit – Washington, 137-135
    Orlando – Portland, 115-112
    Miami – Cleveland, 140-138
    Chicago – San Antonio, 117-121
    Dallas – Milwaukee, 114-116
    Phoenix – New Orleans, 121-98
    Utah Jazz – Minnesota, 113-120
    Clippers – Atlanta, 102-105

  • Messi: Ndjesia e fitimit të Botërorit në Katar ishte si kur lindën fëmijët e mi

    Messi: Ndjesia e fitimit të Botërorit në Katar ishte si kur lindën fëmijët e mi

    7 Nëntor 2025

    9:29

    Alfred Lleshi

    Leo Messi ishte i ftuari special në “American Business Forum” që po zhvillohet në Miami, me pjesëmarrjen e figurave të njohura nga sporti dhe politika. Argjentinasi u prit me duartrokitje të mëdha dhe foli për disa tema. Para fjalës së tij, kryetari i bashkisë së Miami i dorëzoi “çelësin e qytetit”, një nder që iu jepet personaliteteve me ndikim pozitiv në komunitet.
    Për Kupën e Botës: “Kur fituam Botërorin në Katar, ndjeva të njëjtën gjë si kur lindën fëmijët e mi. Është një ndjesi e vështirë për t’u shpjeguar, kaq e veçantë dhe kaq e madhe, sa gjithçka që them do të jetë gjithmonë e pamjaftueshme”. Për Botërorin 2026: “Kam pritshmëri shumë të larta, do të jetë diçka e jashtëzakonshme”.
    Për karrierën: “Kam pasur momente të vështira, por kurrë nuk dyshova. Gjithmonë ndoqa ëndrrat e mia. Zoti më ka dhuruar një dhunti”. Për rinovimin deri më 2028: “Kjo lidhet me faktin se jemi mirë si familje dhe dua të vazhdoj të ndihmoj në rritjen e klubit”.
    Messi: Sa i vështirë largimi nga Barcelona! Në Paris nuk po kënaqesha për disa arsye

  • Messi largon “lamtumirën”: Dua të vazhdoj të kënaqem duke luajtur futboll

    Messi largon “lamtumirën”: Dua të vazhdoj të kënaqem duke luajtur futboll

    6 Nëntor 2025

    10:14

    Alfred Lleshi

    Lionel Messi, ylli i Inter Miami, dëshiron të vazhdojë të luajë futboll, prandaj do të ketë kohë për të reflektuar mbi atë që ka bërë në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Siç ka thënë ai, kjo ditë nuk do të vijë derisa të tërhiqet.
    Duke pasur një kontratë deri më 2028, kjo ditë mund të mos jetë afër. “Nuk është diçka për të cilën kam menduar apo jam i shqetësuar, – tha Messi në spanjisht, kur u pyet për trashëgiminë e tij, duke folur në “American Business Summit” në Miami, SHBA.
    – Kur të tërhiqem, me kalimin e viteve, padyshim që do t’i jap shumë më tepër vlerë gjithçkaje që kam bërë në karrierën time dhe arritjeve profesionale. Gjithsesi, sot është koha për të vazhduar të kënaqem dhe të luaj futboll”.

  • Pagat në MLS, zbulohen shifrat! Messi fiton më shumë se dy pasuesit gjithsej! Inter Miami, rekord

    Pagat në MLS, zbulohen shifrat! Messi fiton më shumë se dy pasuesit gjithsej! Inter Miami, rekord

    31 Tetor 2025

    14:21

    Telesport

    Shoqata e Lojtarëve të MLS (MLSPA) publikoi sot listën e pagave të yjeve të saj, ku Lionel Messi ndodhet bindshëm në krye.
    Ylli argjentinas i Inter Miamit fiton rreth 20.45 milionë dollarë në vit, gati dyfishin e lojtarit të dytë më të paguar në kampionat. Kjo shifër i referohet pagës së kontratës që ka pasur deri para ditësh, jo asaj të re.
    Inter Miami, si pritej, është klubi që shpenzon më shumë në të gjithë MLS-në, me një total prej 48.97 milionë dollarësh për paga. Diferenca është aq e madhe, sa tejkalon buxhetet vjetore të 15 klubeve të tjera në ligë.
    Ky klub dominon edhe në listën individuale të pagave:
    Lionel Messi (Inter Miami) – 20.45 milionë dollarëSon Heung-Min (LAFC) – 11.15 milionë dollarëSergio Busquets (Inter Miami) – 8.78 milionë dollarëMiguel Almiron (Atlanta United) – 7.87 milionë dollarëHirving Lozano (San Diego FC) – 7.63 milionë dollarë

  • Messi rinovon kontratën me Inter Miami

    Messi rinovon kontratën me Inter Miami

    Lionel Messi dukte se ka gjetur me të vërtetë “tokën e premtuar” në Amerikë. Ndryshe nga sa flitej prej kohësh, ylli i futbollit ka rinovuar kontratën me Inter Miami, duke lënë të kuptohet se do të mbyllë aty karrierën e tij spektakolare.
    Messi hodhi firmën në kontratën e re që zgjat deri në 30 qershor të vitit 2028.
    Klubi amerikan publikoi videon në rrjetet e tij sociale, shoqëruar me deklaratat e vetë futbollistit dhe presidentit David Beckham, që e konsideruan marrëveshjen një arritje të madhe.
    Lionel Messi u transferua te Inter Miami në verën e vitit 2023, pasi mbylli aventurën e tij me Paris SG.
    Që nga ajo ditë ai është kthyer në imazhin jo vetëm të skuadrës nga Florida, por të gjithë kampionatit amerikan të futbollit, MLS.
    Ndërkohë, rinovimi i kontratës me Inter Miami vjen pas triumfit të fundit personal, ku “Pleshti” fitoi trofeun e “Kepucës së Artë” si shënuesi më I mirë i sezonit të rregullt.
    Ai realizoi 29 ndeshje dhe dha 19 asist për të lënë shumë pas të gjithë rivalët, duke ndihmuar gjithashtu skuadrën e tij të jetë bindshëm në garë për titullin kampion.

  • “Ishte një ëndërr, tani një realitet”, Messi flet pas rinovimit me Inter Miami

    “Ishte një ëndërr, tani një realitet”, Messi flet pas rinovimit me Inter Miami

    Fansat e futbollit, mbi të gjithë ato të Leo Messi-t, kanë një arsye të fortë për të festuar. “Pleshti” jo vetëm që nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, por së fundmi legjenda argjentinase rinovoi kontratën e tij me Inter Miami deri në 2028. Me këtë firmë Messi vërtetoi se do të qëndrojë në futbollin aktiv të paktën edhe 3 vite të tjera, minimaliosht do të luajë futboll deri në moshën 41-vjeçare. Messi nuk e fshehu gëzimin për këtë firmë të re me klubin nga Los Angelos:
    “Jam me të vërtetë i lumtur që do të vijojë të jem pjesë e këtij projekti, fillimisht ishte një ëndërr, por tani është bërë një realitet i bukur. Që kur kam ardhur në Miami, kam qenë shumë i lumtur, pra jam i kënaqur që do të vijoj të luaj këtu”, u shpreh Lionel Messi.

    Ylli argjentinas është kthyer në një embleme jo vetëm për klubin e Inter Miami ku në 82 ndeshje ka shënuar 71 gola dhe ka dhuruar 37 asiste, por ka rritur jashtëzakonisht shumë edhe imazhin e MLS.
    I lumtur për rinovimin me Leo Messin u shfaq edhe David Beckham, CEO dhe pronari i Inter Miami: “Ideja jonë ka qenë ajo që të sillnim në skuadër dhe në qytet lojtarin më të mirë në botë, dhe bëmë pikërisht këtë. Jam i lumtur që Messi do të vijojë të jetë pjesë e ekipit tonë”, u shpreh Beckham.
    ()

  • Messi rinovon (për gjithë jetën) me Inter Miami, në MLS deri 41 vjeç. Ja detajet e kontratës së re

    Messi rinovon (për gjithë jetën) me Inter Miami, në MLS deri 41 vjeç. Ja detajet e kontratës së re

    Leo Messi do të vazhdojë të luajë me Inter Miami, duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet për tërheqjen nga futbolli. Ylli argjentinas ka nënshkruar rinovimin e kontratës me klubin amerikan deri në fund të vitit 2027, me opsion për një sezon shtesë, që do t’i mundësojë të luajë në MLS deri 41 vjeç, si Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite.
    Që nga mbërritja e tij më 2023, Messi ka ndryshuar fytyrën e ligës amerikane, me kontratë rekord që përfshinte edhe aksione të klubit. Ai do të vazhdojë të mbajë ngjyrat e Inter Miami, duke thyer rekordet ekzistuese.

    HE’S HOME. pic.twitter.com/AUMJJYR5pF
    — Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 23, 2025

    Klubi i Floridas shpërndau një video në rrjetet sociale ku Messi shfaqet në stadiumin që po ndërtohet. Detajet financiare të rinovimit nuk u zbuluan, por më parë ai ishte lojtari më i paguar i MLS me mbi 20 mln € në vit, plus benefite dhe aksione të klubit. Rinovimi lejon që Messi të vendosë vetë çdo vit nëse do të vazhdojë të luajë, duke ecur me dëshirën për ta shijuar futbollin.
    Plani afatgjatë përfshin edhe një rol në drejtimin e klubit, me mundësi rikthimi në Barcelonë. Në planin sportiv, 8 herë fituesi i “Topit të Artë” po përgatitet për Botërorin 2026, ku do tentojë të mbrojë titullin e fituar më 2022 me Argjentinën.
     

  • FBI arreston yllin e Miami Heat dhe trajnerin e skuadrës së NBA. Ja akuzat që rëndojnë mbi ta

    FBI arreston yllin e Miami Heat dhe trajnerin e skuadrës së NBA. Ja akuzat që rëndojnë mbi ta

    Mbrojtësi i Miami Heat në NBA, Terry Rozier dhe trajneri i Portland Trail Blazers në basketboll, Chauncey Billups, u arrestuan të enjten në mëngjes si pjesë e një hetimi të FBI-së për baste sportive. 
    Rozier është midis gjashtë personave të akuzuar në këtë rast. Ndërsa Billups u arrestua në lidhje me një hetim për lojërat e fatit të paligjshme dhe nuk kishte të bënte me lojërat që ai drejtonte në stol për ekipin e tij. 
    Rozier u arrestua në një hotel në Orlando, Florida, të enjten në mëngjes. Heat ishin në qytet duke luajtur kundër Orlando Magic të mërkurën, një ndeshje në të cilën Rozier nuk mori pjesë me vendim të trajnerit. 
    Agjencitë e basteve sportive në disa shtete raportuan aktivitet të pazakontë bastesh në lidhje me statistikat e Rozier para një ndeshjeje midis Charlotte Hornets dhe New Orleans Hornets më 23 mars 2023. Brenda 46 minutave, pati 30 baste nga një person që arritën në total 13,759 dollarë për pikët, rebaundet dhe asistet e ulëta të Rozier, gjë që bëri që disa agjenci të mbyllnin bastet mbi statistikat e tij. 
    Rozier u tërhoq nga ndeshja për shkak të një dëmtimi në këmbë dhe basti i çuditshëm u fitua, ndërsa hetime janë hapur për këtë çështje. Rozier, i cili në atë kohë ishte me Hornets, luajti vetëm 10 minuta para se të largohej nga ndeshja për shkak të një dëmtimi.