Ish-banori i Big Brother VIP Kosova dhe ish-konkurrent i “Për’puthen”, Mevlan Shaba, ka shqetësuar ndjekësit e tij pas një postimi të fundit në Instagram, ku shihet në spital me serum në dorë. Mevlani ka ndarë një foto në InstaStory, ku shihet me një infuzion, por nuk ka dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka shkruar vetëm: “Më mirë do bëhet”, duke u munduar disi të qetësojë ndjekësit dhe të afërmit e tij.
Postimi në fjalë:
Për më tepër, Mevlani ka zgjedhur që të mbajë një jetë private dhe larg vëmendjes mediatike, pas daljes nga reality show. Ai tani jeton një jetë më të qetë me partneren e tij, Ornelda, dhe vajzën e tyre, Mei. Pas periudhës së famës, Mevlani është fokusuar më shumë te familja dhe ndjekësit kanë qenë të shqetësuar për shëndetin e tij.
Për momentin, ende nuk dihet se çfarë problemi shëndetësor e ka detyruar atë të shkojë në spital, por ndjekësit janë të shqetësuar dhe po e mbështesin atë në këtë periudhë. Pas postimit, shumë fansa kanë lënë komente inkurajuese, duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë.
Ndjekësit janë në pritje të më shumë informacioni mbi gjendjen e tij, dhe shpresojnë që Mevlani të rikuperohet sa më shpejt.
Tag: mevlani
-

Mevlani përfundon në spital, çfarë ndodhi me të?
-

Mevlan Shaba përfshihet në aksident rrugor, ja si është gjendja e tij shëndetësore
Mevlan Shaba, ish banor i “Big Brother VIP Kosova” dhe i show-t, ‘Përputhen’, ka alarmuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale pas një incidenti të papritur. Ai ka njoftuar se ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor.
Lajmin e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në Instagram Story, ku Mevlani shfaqet në makinë menjëherë pas aksidentit. Në një tentativë për të lehtësuar situatën, ai shkruan sipër pamjeve; “Kush na ka mallku?”Fatmirësisht, edhe pse aksidenti ka shkaktuar dëme të dukshme materiale në automjetin e tij, Mevlani ka konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar lëndime. Për aksidentin nuk dihen më shumë detaje, se kush ishte fajtori e se nëse janë bërë arrestime apo ndalime nga ana e policisë.
Kujtojmë se Mevlani është bërë baba për herë të parë para pak muajsh. Ai ka një vajzë me partneren, e cila e surprizoi teksa ishte brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’.
Lidhja e Mevlanit dhe Livias ishte një ndër më të komentuarat muaj më parë pasi kjo e fundit, teksa ishte pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, pranoi se ende e do, por tregoi edhe ndarjen e tyre, prapaskenat dhe të gjithë historinë e tyre. -

Pamjet e makinës luksoze të shkatërruar, pëson aksident Mevlani i “Përputhen”
Mevlan Shaba ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram pamje nga një aksident që ka pësuar së fundmi.
Në fotografi shihet makina e tij luksoze me dëmtime të dukshme në pjesën e përparme.
“Aksident! Kush na ka mallku ”, ka shkruar Mevlani pranë imazhit, duke lënë të kuptohet se ngjarja i ka shkaktuar shqetësim.
S’dihet nëse ka pësuar lëndime këngëtari ose ndokush tjetër. -

Armina Mevlani rrëfen për herë të parë: Vuaj nga PCOS, kam menduar të ngrij vezët
Në një rrëfim të ndjerë dhe shumë personal, Armina Mevlani ka ndarë me publikun përvojën e saj me PCOS (Sindroma e Ovareve Policistike), një gjendje hormonale që ndikon tek shumë gra në mbarë botën.
“Unë jam një vajzë që kam vuajtur nga PCOS,” u shpreh ajo gjatë ‘Gpca dhe Gra’, duke shtuar se kjo ka qenë një sfidë e vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien e saj.
Ajo zbuloi se ka menduar seriozisht të ndërmarrë një hap të rëndësishëm: ngrirjen e vezëve.
“E kam menduar që të ngrij vezët. Mendoj se për të gjitha vajzat që e kanë këtë vështirësi, duhet ta bëjnë si procedurë.”
Armina i është bashkuar kështu një grupi në rritje të vajzave dhe grave publike që flasin hapur për sfidat e trupit të tyre. -

“Nuk jam shtatzënë”/ Armina Mevlani flet për problemet shëndetësore dhe spekulimet në rrjet
Pas një vale komentesh dhe spekulimesh në rrjet, Armina Mevlani ka vendosur të flasë hapur mbi komentet e vazhdueshme që ka marrë për një shtatzëni të mundshme. Ndryshimet në pamjen e saj fizike janë interpretuar nga ndjekësit si shenjë e një pritjeje të ëmbël, por Armina ka vendosur të qartësojë gjithçka me qetësi dhe maturi:
“Nuk jam shtatzënë. Kam disa probleme shëndetësore që më shkaktojnë fryrje dhe ndryshime në peshë.”
Ajo foli edhe për mënyrën se si portalet dhe rrjetet sociale i trajtojnë trupat e grave:
“Mënyra se si komentohet është e tmerrshme. Edhe sikur të isha, nuk do e ndaja publikisht menjëherë. Por këto reagime të bëjnë të pyesësh veten nëse duhet të flasësh apo jo.”
“Vjen një moshë kur nuk të intereson më çfarë thonë të tjerët. Më ecin gjërat ters kur flitet shumë, prandaj shpesh preferoj të hesht.” -

Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Rrjeti shpërthen në komente pas daljes së fundit në televizion
Showbiz E Enjte, 19 Qershor 2025 09:55
Armina Mevlani në një dalje të bërë kohët e fundi është komentuar nga ndjeksit se është në pritje të ëmbël. “Qenka shtatzënë”, “Uuuuaa sa qenka shëndoshur”, janë disa nga komentet në videon e publikuar.
Armina ka zgjedhur të mos iu përgjigjet dhe mos reagojë ndaj komenteve duke i lënë njerëzit të aludojnë.Kujtojmë se Armina Mevlani është e martuar me Shkëlzen Berishën, djalin e liderit demokrat, Sali Berisha.