Tag: mevlan

  • Mevlan Shaba përfshihet në aksident rrugor, ja si është gjendja e tij shëndetësore

    Mevlan Shaba përfshihet në aksident rrugor, ja si është gjendja e tij shëndetësore

    Mevlan Shaba, ish banor i “Big Brother VIP Kosova” dhe i show-t, ‘Përputhen’, ka alarmuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale pas një incidenti të papritur. Ai ka njoftuar se ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor.
    Lajmin e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në Instagram Story, ku Mevlani shfaqet në makinë menjëherë pas aksidentit. Në një tentativë për të lehtësuar situatën, ai shkruan sipër pamjeve; “Kush na ka mallku?”

    Fatmirësisht, edhe pse aksidenti ka shkaktuar dëme të dukshme materiale në automjetin e tij, Mevlani ka konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar lëndime. Për aksidentin nuk dihen më shumë detaje, se kush ishte fajtori e se nëse janë bërë arrestime apo ndalime nga ana e policisë.
    Kujtojmë se Mevlani është bërë baba për herë të parë para pak muajsh. Ai ka një vajzë me partneren, e cila e surprizoi teksa ishte brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’.
    Lidhja e Mevlanit dhe Livias ishte një ndër më të komentuarat muaj më parë pasi kjo e fundit, teksa ishte pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, pranoi se ende e do, por tregoi edhe ndarjen e tyre, prapaskenat dhe të gjithë historinë e tyre.

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori Mevlan Shanaj: Lamtumirë “diktatori i së bukurës! Sa e varfër kinemaja pa ty

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori Mevlan Shanaj: Lamtumirë “diktatori i së bukurës! Sa e varfër kinemaja pa ty

    Regjisori i njohur shqiptar Mevlan Shana ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Dhimitër Anagnostit.

    Ai u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tij, bashkëshortes Roza Anagnostit dhe dy vajzave.
    “Lamtumirë “diktatori i së bukurës”, maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar! Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare!Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai! Shqipëria sot ka pësuar një humbje të madhe, sa e varfër kinemaja pa ty Anagnost! Sa të pasur na e ke lënë dijen për jetën shqiptare! Ngushëllime Roza, Juna, Era!’, ka shkruar Kabo.

    Top Channel

  • “Na ka lënë një vepër madhështore”, Mevlan Shanaj: Ja episodi që më ka lënë mbresa me Anagnostin

    “Na ka lënë një vepër madhështore”, Mevlan Shanaj: Ja episodi që më ka lënë mbresa me Anagnostin

    Në një intervistë në “Dita jonë” në A2 CNN, aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj kujtoi vitet e bashkëpunimit me ikonën e kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, i ndarë nga jeta këtë të hënë në moshën 89-vjeçare.
    “Isha i ri dhe po xhironim në studio. Në atë kohë, ishte ideja nga stafet nga që këta të rinjtë po sjellin një kinema të re, në nënzëshme, jo të bërtitur. Dhe mjeshtri më thotë “ngrije zërin”. I them: “Nuk kam pse të ngre zërin unë, ti bëj si të duash, unë kështu do ta interpretoj…”. Anagnosti, që ishte strikt, një tel i sertë për rezistencën e së bukurës, nuk foli. Dëgjoi debatin mes meje dhe personelit teknik dhe nuk tha asnjë fjalë, vetëm “pushim”. Kjo ishte madhështia e tij”, tha Shanaj në një bisedë telefonike. “Reagimin e tij e mbaj mend prej 50 vitesh. Një reagim i matur, dinjitoz, dhe nuk ndërhyri. As mua nuk mund të më thoshte që je gabim por edhe teknikës nuk kishte çfarë t’i bënte dhe zgjodhi rrugën e mençurisë”.
    “Publikut nuk do t’i mungojë madhështia e mendimit të Anagnostit. Ai do t’i mungojë shqiptarëve me kontaktin e tij fizik, por vepra që na ka lënë është madhështore”, shtoi ai.

  • E penduar për lidhjen me Mevlan Shabën? Livia Brunga habit me përgjigjen

    E penduar për lidhjen me Mevlan Shabën? Livia Brunga habit me përgjigjen

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën: A është penduar ajo?

    Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën: A është penduar ajo?

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur as ato që lidhen me jetën e saj sentimentale.
    Një prej pyetjeve më të drejtpërdrejta ishte ajo për lidhjen e dikurshme me këngëtarin Mevlan Shaba. Një ndjekës e pyeti me tone të ashpra nëse ajo ishte penduar për gjithçka kishte bërë për të, duke e cilësuar ish-partnerin “idiot mashkull”.
    Reagimi i Livias ishte i qartë dhe i prerë. Ajo deklaroi se nuk ndjen aspak pendesë për përjetimet në atë marrëdhënie, duke e konsideruar si një kapitull të sinqertë të jetës së saj. “Kurrë, çfarë është e ndjerë dhe e pastër nuk është për t’u penduar”, u shpreh ajo.
    Me këtë qëndrim, Brunga dha një mesazh të fortë për publikun: se eksperiencat e kaluara, pavarësisht fundeve që marrin, mbeten të vlefshme kur janë të vërteta. Deklarata e saj ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, sidomos pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVIP” lidhja e saj me Mevlanin ishte shpesh në qendër të diskutimeve dhe komenteve.
    Reagimi i saj ka gjetur mbështetje nga shumë ndjekës, të cilët e kanë vlerësuar për sinqeritetin dhe forcën që përcolli.
    Komentet tregojnë se publiku e sheh Livian si një zë që guxon të flasë hapur për përvojat personale.
     

  • Mevlan Shanaj: Komedia “Pallati 176” do të mbetet ndoshta si vepra më popullore

    Mevlan Shanaj: Komedia “Pallati 176” do të mbetet ndoshta si vepra më popullore

    Nga Julia Vrapi
    “Pallati 176” një nga komeditë më të dashura për publikun shqiptar pati një shfaqje të veçantë në kinemanë verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Pjesë e publikut ishin edhe disa nga aktorët protagonistë të komedisë, që u soll në skenën teatrore në vitin 1986. Në skenën e teatrit komedia erdhi dekada më parë me regji nga Andon Qesari dhe Alfred Bualoti. “Pallati 176” është shkruar nga Adelina Balashi. Një komedi e njohur dhe e dashur nga të gjithë, nën interpretimin e aktorëve më të njohur të Teatrit Kombëtar atë kohë, “Pallati 176” u soll në ekranin televiziv nga regjisori Mevlan Shanaj. Kanë kaluar vite, por regjisori i njohur Mevlan Shanaj thotë se atë kohë e gjithë trupa artistike solli në skenë karaktere të spikatura. Regjisori Shanaj ndërsa sjell në vëmendje punën që u bë atë kohë me këtë shfaqjen teatrore thotë se “Pallati 176” do të mbetet ndoshta si vepra më popullore. “Mendoj se humori i “Pallatit 176” ishte si një dolli pas maratonës propagandistike, ku kryedollibashi Roland Trebicka ishte në kulm të përsosmërisë artistike! Gjithë trupa solli freski me karaktere të spikatura!
    Mendoj po ashtu se dy regjisorëve të skenës Alfred Bualotit dhe Andon Qesarit u vu qershia mbi tortë pasi për herë të parë ne si televizion me përvojë në realizime televizive, eksperimentuam me shumë sukses, realizimin e komedisë direkt nën interpretimin live, ndoshta është ndër pikat më të forta në ekran! Komedia e Adelina Balashit do të mbetet ndoshta si vepra më popullore!”, thotë regjisori Mevlan Shanaj “Mjeshtër i Madh”.  Regjisori Shanaj sjell në vëmendjen e tij edhe të tjera komedi që kanë pasur sukses në skenat tona, që janë realizuar nga regjisorë të njohur, shkruar nga autorë të njohur dhe në skenë me interpretimin e disa prej aktorëve më të mirë shqiptarë. “Në komeditë të vëna në skenë sukses kanë pasur Karnavalet e Korçës( më e arritura në skenë në vënien e parë nga Pandi Stillu nën interpretimin e përsosur të dyshes Viktor Gjoka dhe Violeta Manushi) po ashtu vazhdojnë të kenë ndjekje me interes “Shi në plazh” e Tedor Laços, me regji të Gëzim Kames! Komeditë në ekran kanë kulmuar me filmin ” Kapedani” të regjisorëve Muharrem Fejzo dhe Fehmi Oshafi me skenar të Skënder Plasarit nën interpretimin virtuoz të Albert Verrisë dhe Nikolin Xhojës!”, shprehte regjisori Mevlan Shanaj.
    Komedia “Pallati 176”
    Një shfaqje e rekordeve, “Pallati 176” është vënë në skenë mbi 450 herë. Në role janë aktorë të njohur si Roland Trebicka, Elida Janushi, Pavlina Mani, Violeta Manushi, Eva Alikaj, Ilir Bezhani, Anastas Kristofori, Gëzim Rudi, Merita Zoto. Komedia “Pallati 176” flet për dashurinë e një çifti (Elsa dhe Fredi), të cilët mendojnë se dashuria e tyre është e pamundur, sepse nuk mund t’ua tregojnë prindërve të tyre. Në kuadër të sezonit artistik kushtuar komedisë shqiptare, “Pallati 176” në mbrëmjen e 28 korrikut 2025 pranë kinemasë verore u shfaq për publikun nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim  me Radio Televizionin Shqiptar (RTSH).
     
     

  • Mevlan Shanaj: Në televizion kam kaluar pjesën më të madhe të jetës, ide pa përkrahje treten si kripa në ujë

    Mevlan Shanaj: Në televizion kam kaluar pjesën më të madhe të jetës, ide pa përkrahje treten si kripa në ujë

    Nga Julia Vrapi
    Filma të njohur shqiptarë mbajnë emrin e regjisorit Mevlan Shanaj, i cili ka një kontribut të madh në fushën e kinematografisë, por edhe gjatë punës në RTSH ka realizuar vepra të zhanreve të ndryshme televizive. Një figurë e dashur për publikun shqiptar Mevlan Shanaj aktor, regjisor, producent dhe skenarist është edhe një ndër themeluesit e RTSH-së. Në një rrëfim për aktivitetin e tij Shanaj ndalet edhe tek puna që është bërë vite më parë për krijimin e RTSH -së dhe tregon se në atë televizion ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, ndërsa del dhe kundër idesë më parë për mbylljen e tij. Por për udhëtimin e tij në art, regjisori Mevlan Shanaj “Mjeshtër i Madh” thotë se qëllimi ka qenë që të bëjë më të mirën. “Gjatë udhëtimit tim të gjatë në art jam munduar që të shpreh veten, të bëj më të mirën, kuptohet gjithmonë nuk arrihet ajo që dëshiron, por ky ka qenë qëllimi im të bëj më të mirën. Dikur ku u shfaqa disa zëra të painformuar mendonin që ky Mevlani ka ndonjë mik. Kalojnë vitet e më thotë një koleg: Mevlan ke ndonjë mik ti? Po i thashë e kam. E dija tha. Quhet Mevlan Shanaj i them i vetmi miku im, po nga do të kem mik andej nga vij unë nga origjina ime, nga rrënjët e mia. Quhet Mevlan dhe ky Mevlani kujdeset për veten”, shprehet Mevlan Shanaj regjisor.
    Nga RTSH pedagog në Universitetin e Arteve
    Me kalimin e viteve, regjisori Mevlan Shanaj tregon se iu përkushtua profesionit të tij. Në vitin 1990, Shanaj rrëfen se ishte ndër ata pak njerëz që dolën kundër atij sistemi që kishte nënshtruar jetën e shqiptarët për 45 vite. “Ecën vitet, nuk pata ndonjë prirje për tu angazhuar me politikë por thjesht me profesionin tim me përkushtim, me modesti. Nuk hyra në parti në atë kohë siç ishte e udhës që të thoshin, të luteshin. Erdhi viti 1990 isha ndër ata pak njerëz që kërkoja të ikte sistemi që e kishte nënshtruar jetën e shqiptarëve për 45 vite. Isha në grupin e njerëzve nismëtar për të bërë ndryshime, për të hequr frikën, për të çliruar energji të njerëzve”, kujton regjisori Shanaj. Në atë kohë Shanaj një ndër themeluesit e RTSH-së tregon se mbështeti gjithashtu edhe idenë për të krijuar sindikatën në televizion, që në ato vite ishte vërtetë sipas tij një gjë shumë pozitive. “Më vonë kaluan vitet dhe ndodhin fenomenet për t’u paragjykuar. Vijnë parti që riciklohen edhe partia që ishte në pushtet më shikonte si një njeri që e kisha dëmtuar Shqipërinë me idetë e mia, progresiste sipas meje për një sistem demokratik. E vërteta ishte që unë vazhdova që të isha po ai. Por pas disa kohësh, duke mos qenë i angazhuar si në vitet ’90 -‘91 filloi krahu tjetër të më thotë pse je shkëputur, pse nuk vjen, çfarë ka? As më interesonte fare. I thashë unë jam te progresi, nuk jam te klanet, te grupet, te nënshtrimet dhe nuk është që se pagova. Dikund erdhi një çast që isha i padëshiruar në Radiotelevizion unë që gjatë gjithë jetës qysh nga 1968 kur vija si spiker student apo 1969 regjisor kisha dhënë në mënyrë të ndershme dhe objektive kontributin tim maksimal. I kisha kushtuar jetës, i kisha kushtuar rinisë dhe një ditë prej ditësh përfundova në gjykatë për të drejtën time. Sigurisht e fitova”, vijon Shanaj. Më pas Mevlan Shanaj nga Radio Televizioni Shqiptar shkon pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë. Shanaj tregon se edhe detyrën e pedagogut ai e kreu me një përkushtim të madh. “Më vonë lëvizën gjërat dhe ika nga RTSH dhe shkova pedagog në Universitetin e Arteve sigurisht dhe aty me përkushtim, aq sa mbeti dhe si anekdotë, si barcaletë që Mevlani po i lutej një studenti të lutem më thuaj diçka. Studenti nuk ishte i përgatitur dhe unë i them, dëgjo unë po luftoj, po insistoj jo për ty se e shikoj je pa interes, i papërgatitur, por nuk vë dot 4, nuk mundem. Dua që ta ndihmoj njeriun”, shprehet Shanaj në rrëfimin e tij.
     
    E papranueshme ideja për ndalimin e filmave shqiptarë prodhime para vitit 1990
    Në vijim të debatit për shfaqjen e filmave shqiptarë prodhime të para vitit 1990, regjisori dhe aktori Melvan Shanaj thotë se ishte e papranueshme ideja për ndalimin e tyre. Regjisori Shanaj doli më parë kundër kësaj ideje, ndërsa shton se ide që nuk kanë përkrahje treten si kripa në ujë. “Filloi një luftë më vonë që të atakohet ideja se filmat e prodhuar nga kineastët shqiptarë ishin për t’u paragjykuar, për t’u seleksionuar. Pra qe një ide për të krijuar një censurë të dytë. Duhet të krijohej një grup nga këta sipas meje pseudodemokratë që të bënin censurën e dytë. Atë  censurë që e kishim hequr 45 vjet mbi kurriz. Dhe këta do mblidheshin disa njerëz dhe përsëri do të etiketonin: ky film është i mirë, ky është i keq. Nuk mund ta pranoja këtë logjikë dhe u kundërvura. Kaluan kohë dhe më duket se ajo u tret si kripa në det, ide të cilat nuk mund të kenë përkrahje”, thotë Shanaj. Reagimit të regjisorit të njohur Mevlan Shanaj më parë iu bashkuan edhe të tjerë emra të kinemasë shqiptare që u shprehën kundër ndalimit të filmave dhe sipas tyre censura është e shëmtuar dhe do të ishte e turpshme të ndodhë kjo gjë me filmin shqiptar.

    Një pjesë e madhe e jetës në RTSH
    Mevlan Shanaj “Mjeshtër i Madh” është prezantuar për publikun si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent. Por përveç kontributit në artin e kinemasë, Mevlan Shanaj gjatë punës në RTSH ka realizuar vepra të zhanreve të ndryshme televizive dhe thotë se dikur u krijua një televizion që i dha shqiptarëve program të pasur. “Kur tani vonë dhe arsyeja e vërtetë  që po e bëj këtë monolog me veten time, ngrihet një njeri atje dhe thotë ta mbyllim televizionin. E çuditshme, televizioni është jeta ime, kam kaluar pjesën më të madhe të jetës. Ne një grup njerëzish nga hiçi krijuam një televizion gati si një universitet popullor të dijes, kulturës. I dhamë shqiptarëve për shumë e shumë vite programe sociale, i dhamë dokumentarë, i dhamë filma artistikë, koncerte, humor, çfarë nuk kemi bërë për ta ngritur në lartësinë e duhur institucionin e televizionit”, shprehet Shanaj në reagimin e tij në një video që e ka ndarë edhe në rrjete sociale. Pak ditë më parë regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj doli kundër analistit Baton Haxhiu për mbylljen e RTSH-së. Si një ndër themeluesit regjisori Shanaj thotë se nuk mund të flaket RTSH. “Por nëse sot ky institucion është i nëpërkëmbur për nivelin e tij artistik nuk do të thotë që ta flakim, ta groposim. Dhe unë përsëri u ngrita. U ngrita nuk dola në rrugë, shpreha mendimin tim që më duket krejtësisht joserioze që ti përvishesh një institucioni që e ke krijuar me mund dhe me mundim, po institucion me përvojë artistike. Dhe sot thashë mirë mbarojnë këto sherret mediatike po kontributi i njerëzve shumë më të madh se sa unë nuk duhet shkelur dhe çuditem me shumë miqtë e mi pse janë të tërhequr, pse janë të dorëzuar? Të thuash çështje moshe. Jo. E keqja është mungesa e karakterit rezistent. Kjo është fatkeqësi”, vijon regjisori Shanaj. Ideja për mbylljen e RTSH-së solli këto ditë edhe reagime të tjera nga figura të njohura të artit e më gjerë.
    Aktiviteti në kinematografi
    Regjisor dhe aktor Mevlan Shanaj “Mjeshtër i Madh” ka një aktivitet të vlerësuar në kinematografinë shqiptare. Si aktor ai ka interpretuar në filma si “I teti në bronz”(1970) regjisor Viktor Gjika, “Malet me blerim mbuluar” (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, “Guximtarët” (1970) regjisor Gëzim Erebara, “Rrugicat që kërkonin diell” (1975) regjisor Saimir Kumbaro, Rikard Ljarja, “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) i Piro Milkanit, “Unë e dua Erën” (1991), regjisor Albert Minga, etj. Të tjera realizime të tij janë filmat artistikë: “Korrierët” (1976), “Plumba Perandorit” (1980 ), “I “Paharruari”(1984), “Të shoh në sy” (1985), “Një telegram dhe një këngë” (1986), “Fletë të Bardha” (1990), “Lule të kuqe, lule të zeza” (2003), etj, si dhe dokumentarë të ndryshëm. Regjisori Mevlan Shanaj vjet në muajin nëntor erdhi me librin “Të fshehta jashtë ekranit”. Portretet e artistëve të mirënjohur janë pjesë e librit dhe ka qenë një punë rreth tre vite për të sjellë “Të fshehta jashtë ekranit” nga regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj “Mjeshtër i Madh”. Regjisori Mevlan Shanaj tha se aty është e tërë jeta e tij, që në daljen e parë me rol në film xhirimet për të cilin nisën në vitin 1969 e deri më sot. Shanaj tregon se është një lloj fotografimi i kujtimeve gjatë bashkëpunimit të tij me artistë të shquar ndër vite.

  • Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës!

    Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës!

    Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë!
    Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai përmes një postimi në Instastory, teksa është pyetur në “Ask Me a Question”.

    Përveç emrit, Mevlani ka zgjedhur të mos e bëjë publik portretin e së bijës.

  • Mevlan Shanaj dhe Natasha Lako, në këtë çast kur “Anteu” Viktor Zhusti, zbriste nga skena dhe ngjitej në qiellin e mirënjohjes

    Mevlan Shanaj dhe Natasha Lako, në këtë çast kur “Anteu” Viktor Zhusti, zbriste nga skena dhe ngjitej në qiellin e mirënjohjes

    Nga Albert Vataj
    Si Anteu i mitologjisë, që fitonte forcën sa herë që prekte tokën e vet, ashtu edhe Viktor Zhusti rimerr forcë sa herë që ngjitet në skenë, vendi i vet i lindjes artistike, burimi i pashtershëm i energjisë dhe mjeshtërisë së tij.Ka momente që janë më shumë se kujtime. Janë gdhendje të gjalla të një epoke, një përmbledhje e thirrjeve të brendshme e gjithë asaj që një jetë në skenë përfaqëson dhe rreket të shpërfaqet nëpër copëzat e frytshme të këtij çasti si një ngjarje galaktike që gatitet për të krijuar një yjësi të re.Një prej këtyre çasteve është fotografia e publikuar së fundmi nga aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj në rrjetet sociale, një portret i thellë miqësie, admirimi dhe respekti, ku bashkë me bashkëshorten e tij, poeten dhe skenaristen Natasha Lako, përqafojnë mikun e tyre të shtrenjtë, legjendën e gjallë të skenës shqiptare, Viktor Zhustin.Ky imazh është shumë më tepër se një çast emocional mes kolegësh. Është një dëshmi e rrallë që flet pa fjalë për forcën e artit, për qëndrueshmërinë e shpirtit krijues dhe për atë dritë që nuk zbehet as nga koha, as nga lodhja, as nga harresa. Është drita e atyre që kanë punuar fort, që kanë dashur skenën si një mënyrë për të jetuar e për të folur me botën, me çdo rol, me çdo heshtje, me çdo buzëqeshje që ndjell reflektim.

    Në mënyrën e tij të veçantë, Shanaj e përshkruan këtë përqafim me një gjuhë që mbart ironinë e ëmbël të atyre që e njohin nga afër artin dhe sfidat e tij. “A ka ndonjë patkua apo hudhra për këtë aktor?”, pyet ai me humor, duke na kujtuar se përballë një performancë si ajo e Zhustit, edhe bestytnitë bëhen lutje. Ç’është kjo magji që nuk përmbyset nga vitet? Ç’është kjo rezistencë trupore e një artisti që qëndron mbi 100 minuta në skenë pa ndërprerje, si një lis që nuk dridhet nga stuhitë?Viktor Zhusti, tashmë një institucion më vete, nuk është vetëm një aktor që mbush skenën me praninë e tij. Ai është një formë e rrallë e përkushtimit, një shembull i gjallë se si arti nuk vdes me thinjat, por lulëzon me çdo përvojë të re. Në çdo rol të tij, klasik apo bashkëkohor, ai nuk përsërit veten. Çdo karakter është një univers i veçantë që Zhusti e ndërton me mjeshtri, me delikatesë, me një ndjeshmëri që të bën të besosh se skena nuk është një vend, por një gjendje shpirtërore.Në krah të tij, Natasha Lako, gruaja që ka mishëruar në poezinë dhe skenarin e saj një botë të tërë përkushtimi ndaj fjalës dhe kuptimit të saj, duket si një prani që shfaq pa fjalë mirësinë dhe kujdesin që ndihmon artin të mos humbasë shpirtin. Të dy së bashku, me Mevlan Shanajn, krijojnë një trini miqësore dhe artistike që nuk është thjesht pjesë e historisë së teatrit tonë, por edhe një simbol i gjallë i asaj që duhet ruajtur dhe nderuar.Në këtë fotografi nuk shohim vetëm një buzëqeshje, por një kapitull të tërë. Një testament që flet për sakrificë, për dashuri ndaj artit dhe për ata njerëz që, edhe pse të thinjur, mbeten të rinj për shkak të flakës që nuk është shuar kurrë në ta.Ky është Viktor Zhusti. Kjo është legjenda që meriton jo vetëm duartrokitje në fund të çdo shfaqjeje, por një vend të përhershëm në altarin e kujtesës sonë kulturore. E nëse teatri ka nevojë për yje që nuk bien kurrë, ai është një nga ata. Jo vetëm një fenomen artistik, por një magji që ka ndodhur. Një dritë që s’ka nevojë për hudhra, por për sytë tanë të hapur që të mos harrojmë të shohim.

  • “Servilizmi dhe dyfyryrësia”, postimi Mevlan Shabës ndez rrjetin

    “Servilizmi dhe dyfyryrësia”, postimi Mevlan Shabës ndez rrjetin

    Këngëtari Mevlan Shaba, i cili shpesh është në qendër të vëmendjes së mediave rozë për jetën e tij sentimentale.
    Pak kohë më parë, u përfol gjerësisht për një ribashkim mes çiftit, por as Mevlani dhe as Livia nuk kanë bërë ndonjë reagim publik që të konfirmojë apo mohojë këto zëra.

    Megjithatë, një postim i fundit në InstaStory nga këngëtari ka ngritur dyshime të reja mes ndjekësve, të cilët e kanë interpretuar si një thumb të fshehtë ndaj Livias.
    “Disa njërës përfitojnë nga servilizmi dhe dyfytyrësia, duke u lëpirë”, shkruhet në postimin e këngëtarit.