Tag: mette

  • Norvegji, djali i Princeshës Mette-Marit akuzohet për katër përdhunime

    Norvegji, djali i Princeshës Mette-Marit akuzohet për katër përdhunime

    Djali më i madh i Princeshës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, akuzohet për 32 vepra penale, përfshirë katër akuza për përdhunim dhe përballet me një dënim me 10 vjet burg, njoftoi sot prokurori i përgjithshëm i Norvegjisë.

    Përveç katër akuzave për përdhunim, Marius Borg Hoiby akuzohet gjithashtu për abuzim ndaj partneres, sulm ndaj lirisë dhe filmim e regjistrim pa pëlqim, shpjegoi prokurorja e përgjithshme Sturla Henriksbo gjatë një konference për shtyp.
    “Dënimi maksimal për veprat penale të listuara në aktakuzë është një dënim me burg deri në 10 vjet”, shtoi ai.
    “Këto janë akte shumë të rënda që mund të lënë lëndime të përhershme dhe të shkatërrojnë jetë”, theksoi prokurori.
    Marios Borg Hoiby, të cilin Mette Merritt e kishte gjatë një marrëdhënieje para martesës së saj me Princin e Kurorës Haakon, u arrestua më 4 gusht 2024, pasi dyshohej se kishte sulmuar partneren e tij. Këto ngjarje çuan në një sërë zbulimesh dhe ankesash nga viktima të tjera.
    “Fakti që Marius Borg Hoiby është anëtar i familjes mbretërore sigurisht që nuk duhet të rezultojë në një trajtim më të favorshëm ndaj tij”, theksoi Henriksbo.
    Katër përdhunimet për të cilat akuzohet Borg Hoiby u kryen në vitet 2018, 2023 dhe 2024, i fundit pas fillimit të hetimit policor.

    Top Channel

  • “Nuk jam socialiste”, kryeministrja e Danimarkës nxjerr bllof Ramën gjatë konferencës për shtyp (Video)

    “Nuk jam socialiste”, kryeministrja e Danimarkës nxjerr bllof Ramën gjatë konferencës për shtyp (Video)

    Kryeministri Edi Rama teksa po fliste në konferencën e përbashkët me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen u shpreh se të dy ata janë socialistë. Rama shtoi mund të mos jenë socialistët më të mirë por fitojnë zgjedhjet.
    Pas fjalës së Ramës, Frederiksen e korrigjon homologun e saj duke i thënë se nuk është socialiste. Më pas aty zhvillohet një bisede teksa Rama e pyet ‘nuk jeni socialiste’. Frederiksen e rithekson se ajo është socialdemokrate dhe në një situatë të tillë ajo buzëqesh për të kaluar në temë tjetër.
    Pjesë nga biseda:
    Rama: Ky është mendimi im por nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Edhe sic e tha Mette jemi shumë socialitë, edhe ndoshta nuk jemi socialistët më të mirët se fitojmë zgjedhjet shumë. por ky është këndvështrimi im.
    Frederisken: Nuk jam socialiste, por gjithsesi.
    Rama: Nuk jeni socialiste? Çfarë do të thotë kjo?
    Frederiksen: Jam socialdemokrate.
    Rama: Ja e shihni, jam socialdemokrate

  • Antarësimi në BE/ Rama: Nuk u martuam sot! Kryeministrja e Danimarkës: Proces varet nga meritokracia

    Antarësimi në BE/ Rama: Nuk u martuam sot! Kryeministrja e Danimarkës: Proces varet nga meritokracia

    Mette Frederiksen dhe Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen zhvilluan një konferencë të përbashkët. Rama komentoi luftën në Ukrainë dhe rolin e Europës në ndërtimin e paqes dhe forcimin e mbrojtjes së saj. Nga ana tjetër Frederiksen deklaroi se Europa duhet të armatoset dhe të jetë e aftë për të mbrojtur veten.
    Frederiksen u ndal dhe te Lufta ne Ukrainë, ku theksoi se ajo është angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte, por nuk kemi parë sinjale nga Rusia, kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar më shumë sanksione për t’i dhënë fund luftës.
    Dyshja u pyetën nga gazetarët edhe për procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor, ku Rama u përgjigj me humor: “Nuk u martuam dot sot!” Nga ana e saj, Frederiksen theksoi se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë, por nënvizoi se gjithçka do të varet nga kriteret e meritokracisë.
    Edi Rama: Nuk u martuam sot.
    Mette Frederiksen: Shpresoj se po ecim përpara dhe që të gjithë ne kuptojmë se kjo është detyrë e rëndësishme që dmth se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë. Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë. Nga këndshtrimi evropian duhet të jemi bashkë. Mund të zgjerohemi por ky proces duhet të varet nga meritokracia. Shpresoj shumë që gjatë presidencës tonë të marrim disa hapa të tjerë. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës por të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo çështje.
    Edi Rama: Ky format nuk ka të bëjë me zgjerimin e BE apo procesin e anëtarësimit. Por ju dëgjuat president e KiE që shpjegoi se ku jemi, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë është gati të bëjë BE. Por ne duhet të bëjmë atë që na takon dhe më pas t’u kërkojmë atyre atë që u takon çfarë u takon të bëjnë. Është e bazuar në meritë dhe mbështetet në procesin që është i mirëpërcaktuar në një një metodologji të qarte me grupkapituj që ndjekin njëri-tjetrin. Kemi një sfidë në tryezë, një axhendë mjaft ambicioze për të përmbyllur negociatat brenda 2027. Mendojmë që mund ta bëjmë dhe KiE është krah nesh për të na ndihmuar, shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe siguruar që gjithçka mbështetet në rezultate. Por ky moment në kohë është fantastik për zgjerimin, për bashkimin e Evropës dhe duhet të përfitojmë nga ky momente që të shkojmë më tej. I lumtur që ka një ndjesi të përgjithshme që Shqipëria po ecën shumë mirë, por me këta duhet të arrish rezultate shumë të mira çdo ditë. Duhet ta bëjmë çdo ditë dhe jemi përkushtuar që ta bëjmë një gjë të tillë.