Tag: metropolitane

  • Skandal në polici, gazetari infiltrohet dhe zbulon sjellje të papërshtatshme nga oficerët

    Skandal në polici, gazetari infiltrohet dhe zbulon sjellje të papërshtatshme nga oficerët

    Bota E Mërkurë, 1 Tetor 2025 20:37
    Një hetim i fshehtë shtatëmujor i realizuar nga BBC Panorama ka zbuluar sjellje të papërshtatshme, abuzive dhe diskriminuese nga oficerë të Policisë Metropolitane në stacionin e paraburgimit në Charing Cross, Londër. Gazetari i infiltruar i BBC-së, punoi si punonjës civil në dhomën e paraburgimit dhe përmes filmimeve të fshehta dokumentoi një kulturë të theksuar të misogjinisë, racizmit dhe dhunës së panevojshme. Një nga figurat kyçe në hetim ishte rreshteri, Joe McIlvenny, me gati 20 vite përvojë në Polici, i cili u filmua duke bërë komente seksiste dhe shumë të papërshtatshme, përfshirë për jetën e tij seksuale dhe trupin e grave. Ai gjithashtu u tregua shpërfillës ndaj një rasti të dhunës në familje dhe përdhunimit të pretenduar ndaj një gruaje shtatzënë, duke e minimizuar ngjarjen.
    Pavarësisht rolit të tij si autoritar që merr vendime kritike mbi lirinë apo ndalimin e të dyshuarve, rreshteri shfaqte një mungesë serioze profesionalizmi dhe ndjeshmërie ndaj rasteve të dhunës ndaj grave. Ai u hetua edhe për një incident tjetër, ku dyshohet se i kishte bërë komente raciste një gruaje aziatike në paraburgim. Në një sërë rastesh, oficerët përshkruan me krenari situata ku përdorën forcë ndaj të paraburgosurve. Polici Martin Borg tregoi sesi rreshteri Steve Stamp kishte shkelur me çizme këmbën e një të dyshuari gjatë ndalimit. Pamjet nga CCTV e konfirmuan dhunën, megjithëse nuk ishte e qartë nëse kishte provokim nga i ndaluari. Polici Borg qeshi ndërsa tregonte sesi kishte ofruar të shkruante një deklaratë të rreme për të mbrojtur rreshterin.

    Gjithashtu, një tjetër oficer përshkroi sesi përdorte qëllimisht teknikën e tërheqjes së gishtave për të dëmtuar të ndaluarit që refuzonin të jepnin gjurmët e tyre. Një tjetër përshkroi një incident ku kishte qëlluar me grushta një të ndaluar në pjesën e pasme të këmbëve. Të gjitha këto dëshmi tregojnë një tolerancë të rrezikshme ndaj dhunës dhe një mungesë totale etike. Oficerët, sidomos gjatë momenteve jashtë detyrës, shprehën hapur pikëpamje raciste dhe islamofobe. Myslimanët, emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika, dhe sidomos azilkërkuesit, u quajtën “llum”, “pushtues” dhe “shumë të shëmtuar”. Polici Phil Neilson tha se një emigrant duhej “të qëllohej në kokë” dhe ata që kryejnë përdhunime duhet të dëmtohen fizikisht në mënyrë barbare.

    Këto deklarata u bënë në mënyrë të përsëritur dhe pa ndonjë ndjenjë frike për pasojat. Edhe pse disa oficerë përpiqeshin të fshehnin pikëpamjet e tyre në prani të të panjohurve, shumë prej tyre e konsideronin këtë thjesht si pjesë të “maskës” që duhej mbajtur derisa të kuptoheshe se me kë mund të flisje lirshëm. Pas marrjes së provave nga Panorama, Policia Metropolitane pezulloi tetë oficerë dhe një punonjës civil, ndërsa dy të tjerë u hoqën nga detyrat e tyre të kontaktit me publikun. Komisioneri i Metropolitane, Sir Mark Rowley, e cilësoi sjelljen e kapur në pamje si “të turpshme, të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe standardet e policisë”.

    Ai konfirmoi se i kishte dërguar rastet për hetim në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC) dhe se forca kishte ndërmarrë “veprime të menjëhershme dhe të pashembullta”. Stacioni i paraburgimit në Charing Cross është shpërbërë dhe është në hetim të thelluar. Ish-shefja e policisë, Sue Fish, e cila më parë ka përjetuar sulme seksuale nga kolegët, tha se pamjet e Panorama tregojnë një kulturë të përhapur toksike, ku dominon sjellja mashkullore hiperseksualizuar, racizmi dhe një mungesë e plotë e ndjeshmërisë ndaj grave dhe minoriteteve. Ajo kritikoi udhëheqjen e Metropolitane për dështimin në adresimin e këtyre problemeve në rrënjë.
    Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Dominic Grieve, tha se ishte i tronditur nga mungesa e disiplinës dhe standardeve morale nga njerëzit që duhet të jenë shembull. Ai theksoi se kjo lloj sjelljeje minon themelet e “policimit me pëlqim” dhe dëmton seriozisht marrëdhënien e besimit mes policisë dhe publikut. Stacioni Charing Cross ka qenë më parë objekt hetimi për sjellje diskriminuese dhe seksiste, por megjithatë, sjellje të tilla vazhduan edhe pas premtimeve për reformë. Këto zbulime vijnë pas vrasjes së Sarah Everard në vitin 2021 nga një oficer i Policisë Metropolitane, që tronditi besimin e publikut dhe nxiti një shqyrtim të thellë të kulturës brenda forcës. Në raportin e Baroneshës Louise Casey, Metropolitane u cilësua si institucionale mizogjine, raciste dhe homofobe. Ndërkohë që komisioneri Rowley ka premtuar reforma, shumë ekspertë besojnë se problemet janë sistemike dhe kërkojnë masa të thella strukturore, jo vetëm pezullime të izoluara.

  • Skandal në policinë e Londrës, gazetari i BBC infiltrohet dhe zbulon sjellje të papërshtatshme nga oficerët

    Skandal në policinë e Londrës, gazetari i BBC infiltrohet dhe zbulon sjellje të papërshtatshme nga oficerët

    Një hetim i fshehtë shtatëmujor i realizuar nga BBC Panorama ka zbuluar sjellje të papërshtatshme, abuzive dhe diskriminuese nga oficerë të Policisë Metropolitane në stacionin e paraburgimit në Charing Cross, Londër.

    Gazetari i infiltruar i BBC-së, punoi si punonjës civil në dhomën e paraburgimit dhe përmes filmimeve të fshehta dokumentoi një kulturë të theksuar të misogjinisë, racizmit dhe dhunës së panevojshme.
    Një nga figurat kyçe në hetim ishte rreshteri, Joe McIlvenny, me gati 20 vite përvojë në Polici, i cili u filmua duke bërë komente seksiste dhe shumë të papërshtatshme, përfshirë për jetën e tij seksuale dhe trupin e grave. Ai gjithashtu u tregua shpërfillës ndaj një rasti të dhunës në familje dhe përdhunimit të pretenduar ndaj një gruaje shtatzënë, duke e minimizuar ngjarjen.
    Pavarësisht rolit të tij si autoritar që merr vendime kritike mbi lirinë apo ndalimin e të dyshuarve, rreshteri shfaqte një mungesë serioze profesionalizmi dhe ndjeshmërie ndaj rasteve të dhunës ndaj grave. Ai u hetua edhe për një incident tjetër, ku dyshohet se i kishte bërë komente raciste një gruaje aziatike në paraburgim.
    Në një sërë rastesh, oficerët përshkruan me krenari situata ku përdorën forcë ndaj të paraburgosurve. Polici Martin Borg tregoi sesi rreshteri Steve Stamp kishte shkelur me çizme këmbën e një të dyshuari gjatë ndalimit. Pamjet nga CCTV e konfirmuan dhunën, megjithëse nuk ishte e qartë nëse kishte provokim nga i ndaluari. Polici Borg qeshi ndërsa tregonte sesi kishte ofruar të shkruante një deklaratë të rreme për të mbrojtur rreshterin.
    Gjithashtu, një tjetër oficer përshkroi sesi përdorte qëllimisht teknikën e tërheqjes së gishtave për të dëmtuar të ndaluarit që refuzonin të jepnin gjurmët e tyre. Një tjetër përshkroi një incident ku kishte qëlluar me grushta një të ndaluar në pjesën e pasme të këmbëve. Të gjitha këto dëshmi tregojnë një tolerancë të rrezikshme ndaj dhunës dhe një mungesë totale etike.
    Oficerët, sidomos gjatë momenteve jashtë detyrës, shprehën hapur pikëpamje raciste dhe islamofobe. Myslimanët, emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika, dhe sidomos azilkërkuesit, u quajtën “llum”, “pushtues” dhe “shumë të shëmtuar”. Polici Phil Neilson tha se një emigrant duhej “të qëllohej në kokë” dhe ata që kryejnë përdhunime duhet të dëmtohen fizikisht në mënyrë barbare.
    Këto deklarata u bënë në mënyrë të përsëritur dhe pa ndonjë ndjenjë frike për pasojat. Edhe pse disa oficerë përpiqeshin të fshehnin pikëpamjet e tyre në prani të të panjohurve, shumë prej tyre e konsideronin këtë thjesht si pjesë të “maskës” që duhej mbajtur derisa të kuptoheshe se me kë mund të flisje lirshëm.
    Pas marrjes së provave nga Panorama, Policia Metropolitane pezulloi tetë oficerë dhe një punonjës civil, ndërsa dy të tjerë u hoqën nga detyrat e tyre të kontaktit me publikun. Komisioneri i Metropolitane, Sir Mark Rowley, e cilësoi sjelljen e kapur në pamje si “të turpshme, të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe standardet e policisë”.
    Ai konfirmoi se i kishte dërguar rastet për hetim në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC) dhe se forca kishte ndërmarrë “veprime të menjëhershme dhe të pashembullta”. Stacioni i paraburgimit në Charing Cross është shpërbërë dhe është në hetim të thelluar.
    Ish-shefja e policisë, Sue Fish, e cila më parë ka përjetuar sulme seksuale nga kolegët, tha se pamjet e Panorama tregojnë një kulturë të përhapur toksike, ku dominon sjellja mashkullore hiperseksualizuar, racizmi dhe një mungesë e plotë e ndjeshmërisë ndaj grave dhe minoriteteve. Ajo kritikoi udhëheqjen e Metropolitane për dështimin në adresimin e këtyre problemeve në rrënjë.
    Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Dominic Grieve, tha se ishte i tronditur nga mungesa e disiplinës dhe standardeve morale nga njerëzit që duhet të jenë shembull. Ai theksoi se kjo lloj sjelljeje minon themelet e “policimit me pëlqim” dhe dëmton seriozisht marrëdhënien e besimit mes policisë dhe publikut.
    Stacioni Charing Cross ka qenë më parë objekt hetimi për sjellje diskriminuese dhe seksiste, por megjithatë, sjellje të tilla vazhduan edhe pas premtimeve për reformë. Këto zbulime vijnë pas vrasjes së Sarah Everard në vitin 2021 nga një oficer i Policisë Metropolitane, që tronditi besimin e publikut dhe nxiti një shqyrtim të thellë të kulturës brenda forcës.
    Në raportin e Baroneshës Louise Casey, Metropolitane u cilësua si institucionale mizogjine, raciste dhe homofobe. Ndërkohë që komisioneri Rowley ka premtuar reforma, shumë ekspertë besojnë se problemet janë sistemike dhe kërkojnë masa të thella strukturore, jo vetëm pezullime të izoluara.
     

    Top Channel

  • Mashtroi 128 mijë njerëz, dënohet “Perëndesha” kineze që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

    Mashtroi 128 mijë njerëz, dënohet “Perëndesha” kineze që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

    Një shtetase kineze është dënuar nga drejtësia britanike pas një hetimi ndërkombëtar shtatëvjeçar për pastrim parash që çoi në sekuestrimin më të madh të kriptomonedhave në botë.
    Policia Metropolitane tha se kishte sekuestruar 61,000 Bitcoin me vlerë më shumë se 5 miliardë paund, të cilat ishin të ardhurat e një mashtrimi që kishte prekur mijëra investitorë.
    Zhimin Qian, e njohur edhe si Yandi Zhang, u deklarua fajtore për blerje dhe posedim të paligjshëm të kriptomonedhave. Sipas Policisë Metropolitane, ajo udhëhoqi një mashtrim në shkallë të gjerë në Kinë midis viteve 2014 dhe 2017, duke mashtruar më shumë se 128,000 njerëz. Paratë u konvertuan në Bitcoin dhe u ruajtën për të shmangur zbulimin nga autoritetet.
    Rrëfimi i saj erdhi pas një hetimi shtatëvjeçar mbi një rrjet ndërkombëtar pastrimi parash, i cili u zbulua falë një informacioni në lidhje me transferimin e fondeve të paligjshme. Kian kishte arritur të arratisej për pesë vjet, deri në arrestimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo kishte përdorur dokumente të falsifikuara për të provuar qw të legalizonte fitimet duke blerë prona.

    Avokati i saj, Roger Sahota, tha se klientja e tij, duke pranuar fajësinë, “shpreson t’u japë njëfarë lehtësimi investitorëve që kanë pritur kompensim që nga viti 2017” dhe të sigurojë që “rritja e vlerës së kriptovalutave siguron fonde të mjaftueshme për të mbuluar humbjet”.
    Megjithatë, raportet tregojnë se qeveria britanike mund të përpiqet të mbajë fondet e sekuestruara. Ndryshimet legjislative të prezantuara nga qeveria e mëparshme konservatore synonin ta bënin më të lehtë për autoritetet britanike të sekuestronin, ngrinin dhe rikuperonin kriptovalutat. Ndryshimet gjithashtu do t’u lejonin disa viktimave të aplikonin për të liruar asetet e tyre të mbajtura në llogari.
    “Perëndesha e pasurisë”
    Qian u ndihmua nga Jian Wen, një punonjëse kineze restoranti e cila u dënua vitin e kaluar me gjashtë vjet e tetë muaj burg për pjesëmarrjen e saj në mashtrim. Wen pastroi një pjesë të konsiderueshme të parave, duke u zhvendosur nga një apartament i vogël sipër një restoranti në një shtëpi luksoze në veri të Londrës, dhe gjithashtu duke blerë dy prona në Dubai me vlerë më shumë se 500,000 paund. Policia Metropolitane sekuestroi më shumë se 300 milionë paund në Bitcoin të lidhura me Wen.

    Sipas raporteve kineze, investitorët, kryesisht të moshës midis 50 dhe 75 vjeç depozituan shuma që varionin nga qindra mijëra deri në dhjetëra milionë juanë. Ata përfshinin biznesmenë, bankierë dhe gjyqtarë, shpesh të joshur nga të njohurit dhe të afërmit. Qian u paraqit si një “perëndeshë e pasurisë”, por investitorët nuk e njihnin vërtet portretin e saj.

  • Arqipeshkvi metropolit imzot Peragine emëron Vikarin e Përgjithshëm të Arqidioqezës Metropolitane Shkodër-Pult

    Arqipeshkvi metropolit imzot Peragine emëron Vikarin e Përgjithshëm të Arqidioqezës Metropolitane Shkodër-Pult

    Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult ka kënaqësinë të njoftojë se Shkëlqesia e Tij, Imzot Giovanni Peragine, në përmbushje të shërbimit baritor dhe në frymën e përgjegjësisë për udhëheqjen kishtare, ka emëruar sot Dom Dritan Ndoci si Vikar i Përgjithshëm dhe Moderator i Kurisë së Arqidioqezës Metropolitane Shkodër-Pult.
    Ky emërim është shpallur sot zyrtarisht gjatë një takimi të mbajtur sot në ambientet e Seminarit Ndërdioqezan, në praninë e meshtarëve dhe bashkëpunëtorëve të afërt.
    Dom Dritan Ndoci, i lindur më 14 nëntor 1980 në Barbullush- Shkodër. Ka kryer formimin filozofik e teologjik në Seminarin e Shkodres dhe më pas pranë Papal Gregorian University në Romë. U shugurua meshtar më 29 qershor 2007, në Katedralen e Shkodrës, duke nisur shërbimin e tij zyrtar në Arqidioqezen e Shkodër Pult.
    Gjatë viteve të shërbimit të tij meshtarak ka mbajtur detyra të ndryshme baritore dhe formuese, ndër to: famullitar në disa famulli të dioqezës, përgjegjës i formimit dhe Atë Shpirtëror pranë Seminarit Ndërdioqezan në Shkodër.
    Arqidioqeza e uron Dom Dritanin për këtë shërbim të ri dhe përgjegjësinë që merr mbi supe, duke i siguruar mbështetjen dhe lutjet e besimtarëve.
    Fjala e Shkëlqesisë së Tij Imzot Giovanni Peragine me rastin e shpalljes së Vikarit të ri të Përgjithshëm:
    Sot po përjetojmë një moment domethënës për udhëtimin e Kishës sonë dioqezane. Emërimi i Vikarit të ri të Përgjithshëm nuk është thjesht një akt administrativ, por një shenjë besimi dhe bashkimi, një thirrje që i drejtohet secilit prej nesh për të marrë së bashku barrën e misionit, si një presbiter i bashkuar përreth ipeshkvit dhe projektit baritor të dioqezës.
    Kjo Kishë dioqezane nuk i përket Ipeshkvit, as atij që ushtron një detyrë. Ajo është e jona, është e besuar në duart tona, barinj të thirrur nga Zoti për t’u kujdesur për të me një zemër të pandarë. Bashkëpërgjegjësia nuk është një ide, por një thirrje konkrete: një thirrje për të bashkëpunuar, për të mbështetur njëri-tjetrin, për të korrigjuar me dashuri, për të ecur së bashku edhe kur është e vështirë.
    Bashkimi mes nesh meshtarëve nuk është diçka e dhënë njëherë e përgjithmonë: duhet që ta ndërtojmë çdo ditë, duhet që ta kultivojmë dhe ta ruajmë me durim, përvujtëri dhe lutje.
    Na kërkohet të mos mendojmë individualisht por në menyrë sinodale: të ndajmë shoshitjen, të dëgjojmë njëri-tjetrin, të vlerësojmë karizmat dhe shërbesat, gjithmonë duke vënë të mirën e Kishës dioqezane mbi çdo interes personal ose vizion të kufizuar.
    Të lutemi së bashku që ky hap i ri të jetë rast për njësi të ripërtërirë, për bashkëpërgjegjësi të vërtetë dhe për një entuziazëm të ri misionar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin

    “Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin

    Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës ka reaguar ndaj aksioneve për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Kisha Katolike bën thirrje për qetësi, dialog, ndërsa dënon të gjitha format e dhunës.
    Arqipeshkvia thekson rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, por njëkohësisht kërkon që të mos harrohen njerëzit që jetojnë me përkushtim në këto zona. Deklarata mbyllet me një thirrje për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës.
    “Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë. Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.
    Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.
    Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë”, thuhet në reagim.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!