Tag: metodë

  • Mjeku mbështet një metodë popullore të gjumit, konsiderohet efektive

    Mjeku mbështet një metodë popullore të gjumit, konsiderohet efektive

    Ky është një lajm shumë mirë i strukturuar dhe me vlerë praktike për lexuesit që vuajnë nga pagjumësia ose “mbingarkesa mendore” gjatë natës.

    Nëse dëshiron, mund ta përpunoj tekstin në një version më të shkurtuar dhe më tërheqës për publikim si artikull lajmi online, me titull, nën-tituj dhe përfundim që nxit lexuesin të provojë metodën. Ja një shembull i tillë:

    Vuani nga mendja tepër aktive para gjumit? Kjo metodë e rekomanduar nga mjekët mund të jetë zgjidhja që kërkoni

    Pagjumësia po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në botën moderne. Shumë njerëz ndihen të lodhur gjatë ditës, por sapo shtrihen për të fjetur, mendja u mbushet me mendime pa fund. Sipas një studimi të vitit 2022, rreth 71% e banorëve të Mbretërisë së Bashkuar nuk flenë mjaftueshëm për shkak të stresit, ekspozimit ndaj ekraneve dhe mendimeve shqetësuese.

    “Ngadalësimi kognitiv” – teknika që ndihmon të biesh në gjumë për pak minuta

    Një metodë e thjeshtë, por shumë efektive, po fiton popullaritet: ngadalësimi kognitiv (cognitive shuffling). Kjo teknikë, e mbështetur nga mjeku britanik Dr. Arthur Giustra, synon të shpërqendrojë trurin nga mendimet që nxisin ankthin dhe e fusin trupin në gjendjen “lufto ose ik”.

    “Ngadalësimi kognitiv më ka ndryshuar jetën. Më ndihmon të fle brenda pak minutash, edhe pas turneve të natës,” – thotë Dr. Giustra.

    Si funksionon metoda?

    Qëllimi është ta “mashtrosh” trurin të ndiejë se është i sigurt dhe gati për gjumë. Ja si ta praktikoni:

    1. Mendoni për një fjalë të rastësishme dhe imagjinoni se çfarë përfaqëson ajo.

    2. Zgjidhni një fjalë të re që fillon me shkronjën e fundit të fjalës së mëparshme (p.sh. elefant → notë → ëmbëlsirë).

    3. Vazhdoni derisa të ndjeni se mendimet tuaja ngadalësohen dhe trupi relaksohet.

    Një variant tjetër, i sugjeruar nga shkencëtari kognitiv Dr. Luc Beaudoin, është të zgjidhni një fjalë neutrale si “ëndërr” dhe të mendoni fjalë të ndryshme që fillojnë me çdo shkronjë të saj.

    Pse funksionon?

    Kjo teknikë imiton procesin natyror të trurit gjatë fazës hipnagogjike — momentin midis zgjimit dhe gjumit, kur mendimet bëhen të çrregullta dhe të lidhura lirshëm. Kjo ndihmon trurin të dalë nga rrethi i të menduarit tepër dhe ta çojë trupin drejt qetësisë.
    “Duke ndalur përpjekjen për të kontrolluar mendimet, truri hyn natyrshëm në gjendje pushimi,” – shpjegon neurologia Dr. Amy Reichelt.
     

  • Valët zanore që shkatërrojnë tumoret, mënyra që po revolucionarizon mjekësinë

    Valët zanore që shkatërrojnë tumoret, mënyra që po revolucionarizon mjekësinë

    E lindur pothuajse rastësisht në laboratorët e Universitetit të Miçiganit, teknika e histotripsisë, e cila përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të shkatërruar tumoret, po ndryshon mënyrën se si mjekësia i qaset kancerit, shkruan ilmessaggero.it.
    Kjo  metodë u zbulua nga Zhen Xu, atëherë një studente doktorature në inxhinieri biomjekësore, në fillim të viteve 2000.
    Ndërsa eksperimentonte me një metodë për të eliminuar indet e sëmura pa ndërhyrje kirurgjikale, Xu rriti frekuencën e ultrazërit për të zvogëluar zhurmën që shqetësonte kolegët e saj të laboratorit.
    Megjithatë, ky rregullim i thjeshtë e bëri trajtimin tepër më efektiv, pasi brenda një minute, një vrimë ishte formuar në indin e zemrës së një derri.
    “Mendova se po ëndërroja”, tha Xu, tani profesoreshë në Universitetin e Miçiganit.
    Nga ai zbulim i papritur, lindi histotripsia – një teknologji që, ndryshe nga ultrazëri tradicional, fragmenton tumoret duke përdorur mikroflluska që zgjerohen dhe shemben në mikrosekonda, duke e lënë sistemin imunitar të eliminojë mbeturinat.
    Në vitin 2023, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi teknikën për trajtimin e tumoreve të mëlçisë, dhe një studim i vitit 2024 i kryer nga HistoSonics, një kompani e themeluar për të komercializuar zbulimin e Xu-së, raportoi një shkallë suksesi teknik prej 95%.
    Efektet anësore të vëzhguara, duke filluar nga dhimbja e barkut deri te gjakderdhja e brendshme, janë të rralla dhe trajtimi konsiderohet përgjithësisht i sigurt.
    Në qershor 2025, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë evropian që miratoi përdorimin e tij klinik.
    NHS ka përfshirë histotripsinë në programin e saj të Rrugës së Qasjes në Pajisjet Inovative, i projektuar për të identifikuar teknologjitë e reja për nevojat klinike të pazbuluara.
    “Shumë njerëz e mendojnë ultratingullin vetëm si një mjet imazherie, por provat sugjerojnë se ai gjithashtu mund të shkatërrojë tumoret, të zvogëlojë metastazat dhe të përmirësojë trajtimet e tjera të kancerit, pa iu drejtuar kirurgjisë”, thekson Julie Earl, një studiuese në institutin ”Ramón y Cajal” në Spanjë.

  • ‘Risjellja e rezultatit’/ Shpërthen analisti: Beteja e tij në funksion të karriges, metodë e dështuar e Berishës

    ‘Risjellja e rezultatit’/ Shpërthen analisti: Beteja e tij në funksion të karriges, metodë e dështuar e Berishës

    Analisti Martin Leka u shpreh se kreu i PD Sali Berisha e trajton partinë si një pronë private. Në një intervistë televizive, analisti komentoi vendimin për rinumërim të votave në Fier, duke thënë se kjo nuk do të ndryshojë asgjë.
    Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave vendosi këtë të hënë për rinumërimin e të gjitha votave në qarkun e Fierit. Leka i ka cilësuar si veprime të shëmtuara dhe të dështuara të Berishës.
    “Është një strategji në vazhdën e zgjedhjeve, një metodë për të shtyrë sa të mundemi në kohë, apo për të bërë të mundur që militantët e PD për të krijuar idenë se zgjedhjet ishin farsë. Apo për të s’fumuar zërat e PD që kërkojnë që Berisha të zbatojë nenin e famshëm “Basha”. Pra gjithë kjo është një metodë për ta shtyrë në kohë dhe të gjitha rrugës, do jenë beteja që zoti Berisha i ka në funksion të karriges së vet. Ne e kemi thënë që Berisha nuk largohet sepse ai gjithmonë nuk i njeh zgjedhjet”, tha ai.
    Më tej nënvizoi se rinumërimi nuk do të sjellë asnjë ndryshim.
    “Zgjedhjet nuk vidhen në qendrat e votimit, apo gjatë numërimit. Nëse ka probleme janë shumë përpara zgjedhjeve dhe nëse deri ditën e zgjedhjeve Berisha thoshte që do t’i fitojë, pra tregon diçka tjetër. Unë mendoj që komisionerët i kanë firmosur të gjitha procesverbalet dhe janë edhe komisionerët e PD. Pra rinumërimi nuk ka asnjë vlerë reale, por ne këto do t’i shohim”, tha ai.
    Këtë lëvizje, Leka e sheh si një lëvizje të Berishës për të mbajtur karrigen e tij.
    “Kjo strategji nuk e ndihmon PD, por vetëm një njeri që është Berisha. Partia Demokratike është në nivele më të ulëta elektorale dhe të besimit. PD nëse nuk ndryshon kulturën e saj, të ashpërsisë, forcës, mungesës së debatit, të zbatimit të ligjeve të veta, nuk do sjellë asnjë ndryshim për PD. Po institucionet brenda dhe jashtë vendit, KQZ, kolegjet nuk e kanë quajtur farsë. Por OSBE-ODHIR e thotë qartë edhe deklarata e DASH i ka përshëndetur këto zgjedhje”, tha mes të tjerash ai.

  • SHPJEGIMI- Çfarë është “treni bullgar”, metoda me të cilën PD akuzon maxhorancën se ka vjedhur zgjedhjet

    SHPJEGIMI- Çfarë është “treni bullgar”, metoda me të cilën PD akuzon maxhorancën se ka vjedhur zgjedhjet

    Foto ilustruese

    TIRANË- Që nga e hëna deri më sot, në Shqipëri nga Partia Demokratike po dëgjohet të përmendet çdo ditë e më shumë termi “treni bullgar”. Opozita nxjerr pamje nga fletët e votimit duke pretenduar se zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë të manipuluara nga maxhoranca, duke përdorur pikërisht këtë metodë. ZËRI do të bëjë një shpjegim të metodës!
    Çfarë është treni bullgar?
    “Treni bullgar” është një metodë për manipulimin e zgjedhjeve, pra për të ndikuar në procesin zgjedhor duke blerë vota, duke i dhënë votuesit një fletë votimi të parapërgatitur para se të hyjë në qendrën e votimit, dhe votuesi më pas nxjerr fletën e zbrazët të votimit. Numri i dëshiruar shënohet më pas në fletën e zbrazët të votimit, e cila më pas i jepet votuesit tjetër. Kështu, një nga një “treni bullgar” vazhdon të lëvizë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, duke mbushur kutitë. Kjo metodë manipulimi zgjedhjesh u quajt “treni bullgar” nga mediat në Sarajevë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë në tetor 2010. Atë vit, duke përdorur këtë metodë, u blenë rreth 200,000 vota.
    Për sqarim, i gjithë ky “shërbim” kryhet me pagesë.
    Nuk është e qartë pse saktësisht kjo teknikë e blerjes së votave e përshkruar në shtypin boshnjak është quajtur “treni bullgar”, por lidhja e përgjithshme e blerjes së votave me Bullgarinë është e lehtë për t’u shpjeguar, pasi zgjedhjet e BE-së dhe ato kombëtare të Bullgarisë në vitin 2009 u shoqëruan me akuza për blerje votash.
    Sipas vlerësimit që kanë bërë analistët e huaj, votuesit bullgarë që janë të gatshëm të shesin votën e tyre janë kryesisht nga komuniteti rom (pra shtresat e varfra të shoqërisë që janë të gatshëm të marrin para për të shitur vullnetin e tyre); por që po sipas analistëve, në Bullgari kjo shtresë kap rreth 200 000-350 000 persona që përkthehen në vota të shitura dhe të manipuluara.
    Përdorimi i termit “treni bullgar” shkaktoi polemika në Bullgari, ku konsiderohet fyes por  e njëjta teknikë e manipulimit të votave njihet si “vargu indian” (mbiemri “indian” në këtë term i referohet amerikanëve vendas). Në një punim kërkimor mbi manipulimin e votave në zgjedhjet bullgare të botuar në vitin 2010, politologu bullgar Georgi Manolov shmang përdorimin e emrave të lidhur me vende ose etni specifike. Ai i referohet teknikave mashtruese si ‘tregti votash’ dhe procesit të përsëritur të manipulimit të votave thjesht si ‘treni’.
    Një teknikë tjetër për të manipuluar votën në Bosnjë dhe Hercegovinë është përdorimi i “unazave me stilolapsa”. Në këto raste, anëtarët e komisionit zgjedhor, shtojnë një kryq tjetër në fletën e votimit për ta nxjerrë të pavlefshme. Stilolapsat nuk janë të dukshëm, por kanë formën e një unazë që mund të kamuflohet shumë lehtë për të mos u kapur nga kamera.
    Ku u pretendua “treni bullgar”?

    Rasti më i fundit ishte dje! Partia Demokratike nxorri video të disa fletëve të votimit, që sipas tyre mbanin ngjyra të ndryshme, duke pretenduar se ishte një shenjë që në zgjedhje ishte përdorur kjo metodë manipulimi. Por prova të tjera nuk ka pasur dhe opozita është mjaftuar me një video për të mbajtur në “këmbë” këtë pretendim. Po ashtu, pretendon se votuesëve u është ushtruar presion nga bandat kriminale për të votuar maxhorancën, por edhe për këtë pretendim nuk kanë publikuar fakte konkrete./ZËRI

  • Kandidati u kap me kokainë, Lapaj ‘shigjeton’ Taulant Ballën: S’ka metodë Sigurimi që na ndal!

    Kandidati u kap me kokainë, Lapaj ‘shigjeton’ Taulant Ballën: S’ka metodë Sigurimi që na ndal!

    Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar pas arrestimit të kandidatit për deputet Ergys Isufi, pasi është kapur me dozë kokaine në xhep.
    Lapaj shprehet se Isufi nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

    Sakaq i bën thirrje qytetarëve duke u thënë që të rrinë të qetë dhe të  mos manipulohen nga pushteti që qeveris me banorët e krimit.
    Top Channel mëson se fillimisht Isufi ka tentuar të arratiset, por është neutralizuar nga policia.
    “Për etikë, shtetasi në fjalë që ishte subjekt i ngjarjes që sot pushteti hodhi për konsum elektoral nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.
    Nuk ka metodë të ish-sigurimit të shtetit që na ndal. Jo 1 po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas.
    Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk i’a dolët dot. Sot në finale pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër.
    Po si i paaftë që je dole e ulërite se kush fshihet pas! Ty të njeh i madh e i vogël çfarë përfaqëson.
    Pasi nuk u funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj.
    Unë prapë të them: Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme po ishte në dorën tonë.
    Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk sido të ketë ndodhur! U’a tha i ndjeri Pjetër Arbnori, ju jeni specialista.
    Ti shiko shokët te vendi dhe kujdes se mos u bashkohesh!
    Qytetarëve u kërkoj të jenë të qetë e të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!”, shprehet Lapaj.

  • Reagimi i Adriatik Lapaj: Nuk më shantazhoni dot! S’ka metodë të ish-Sigurimit që na ndal

    Reagimi i Adriatik Lapaj: Nuk më shantazhoni dot! S’ka metodë të ish-Sigurimit që na ndal

    Pas shoqërimit nga Policia të shtetasit Ergys Isufi, i kapur me një dozë kokaine dhe që ka deklaruar në polici se është përdorues i drogës, kanë nisur reagimet e ashpra nga përfaqësuesit e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”
     
    Reagimi më i fortë ka ardhur nga vetë lideri i kësaj lëvizjeje, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi publik ka shprehur zemërimin e tij për mënyrën se si është trajtuar kjo ngjarje.
     

     
    “Nuk do ia dilni të më shantazhoni!”, ka deklaruar Lapaj, duke shtuar se shtetasi në fjalë nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe se për hir të etikës është marrë një distancim i menjëhershëm nga ai.
     
    Lapaj ka folur për presione të vazhdueshme ndaj tij dhe forcës që përfaqëson:
    “Jo 1 po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas. Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk i’a dolët dot. Sot, në finale, pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër,” u shpreh ai.
     
    Më tej, ai sulmoi drejtpërdrejt autorët e këtij që ai e quan “skenar të orkestruar” nga pushteti dhe strukturat e vjetra që kanë frikë nga një alternativë e re.“Pasi nuk u funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj. Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme po ishte në dorën tonë. Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk sido të ketë ndodhur!”
     
    Në fund të mesazhit të tij, Lapaj u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e manipulimeve:“Qytetarëve u kërkoj të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!”
     
    Statusi i Plotë: 
     

    Faleminderit Taulant, Nuk do i’a dilni të më shantazhoni!

    Për etikë, shtetasi në fjalë që ishte subjekt i ngjarjes që sot pushteti hodhi për konsum elektoral nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

    Nuk ka metodë të ish-sigurimit të shtetit që na ndal. Jo 1 po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas.

    Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk i’a dolët dot. Sot në finale pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër.

    Po si i paaftë që je dole e ulërite se kush fshihet pas! Ty të njeh i madh e i vogël çfarë përfaqëson.

    Pasi nuk u funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj.

    Unë prapë të them: Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme po ishte në dorën tonë.

    Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk sido të ketë ndodhur! U’a tha i ndjeri Pjetër Arbnori, ju jeni specialista.

    Ti shiko shokët te vendi dhe kujdes se mos u bashkohesh!

    Qytetarëve u kërkoj të jenë të qetë e të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Pas arrestimit të Isufajt në Sarandë reagon Lapaj: Nuk përfaqëson më koalicionin tonë, nuk ka metodë të ish-Sigurimit të Shtetit që na ndal!

    Pas arrestimit të Isufajt në Sarandë reagon Lapaj: Nuk përfaqëson më koalicionin tonë, nuk ka metodë të ish-Sigurimit të Shtetit që na ndal!

    Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet” ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ergys Isufajt, i cili sipas raportimeve thuhej se ishte kandidat i koalicionit që Lapaj përfaqëson. Sipas reagimit të Lapajt, Isufaj nuk përfaqëson më subjektin e tij politik, ku mesa duket nënkupton përjashtimin e tij.
    Nga ana tjetër, Lapaj e nis statusin e tij duke ironizuar dhe shigjetuar njëkohësisht drejtuesin politik të PS-së për diasporën, Taulant Balla, duke i thënë: “Nuk do t’ia dilni të më shantazhoni.” Ky reagim erdhi pas një statusi që Balla ka publikuar në rrjetet e tij sociale ironizonte Lapajn për lajmin e publikuar.
    Në fund, Lapaj thotë se do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme për të çmontuar pushtetin qeverisës dhe i bën apel qytetarëve që të mos manipulohen.
    Reagimi i plotë i Indrit Lapajt:
    Faleminderit Taulant! Nuk do t’ia dilni të më shantazhoni!Për etikë, shtetasi në fjalë që ishte subjekt i ngjarjes që sot pushteti hodhi për konsum elektoral, nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.Nuk ka metodë të ish-Sigurimit të Shtetit që na ndal. Jo 1, po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas.Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk ia dolët dot. Sot, në finale, pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër.Po si i paaftë që je, dole e ulërite se kush fshihet pas! Ty të njeh i madh e i vogël çfarë përfaqëson.Pasi nuk ju funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj.Unë prapë të them: Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme, po qe në dorën tonë.Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk, sido që të ketë ndodhur! Ua tha i ndjeri Pjetër Arbnori: Ju jeni specialistë!Ti shiko shokët te vendi dhe kujdes se mos u bashkohesh!Qytetarëve u kërkoj të jenë të qetë dhe të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit!Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!

  • Është më mirë të mos konsumoni mëngjesin apo darkën?/ Ja përgjigjia

    Është më mirë të mos konsumoni mëngjesin apo darkën?/ Ja përgjigjia

    Agjërimi me ndërprerje është një metodë gjithnjë e më popullore për përmirësimin e shëndetit dhe humbjen e peshës. Ky stil i ushqyerjes përfshin periudha të caktuara të agjërimit dhe ngrënies, ku njeriu ha çdo disa orë dhe shmang kaloritë gjatë pjesës tjetër të ditës.

    Metoda më e zakonshme është ajo 16/8, që përfshin 16 orë agjërim dhe 8 orë ngrënie. Por pyetja është: a është më mirë të anashkaloni mëngjesin apo darkën?

    Sipas studimeve, anashkalimi i darkës duket të jetë më i shëndetshëm sesa anashkalimi i mëngjesit, veçanërisht nëse mëngjesi është i pasur dhe i balancuar. Kjo është për shkak se studiuesit kanë gjetur se anashkalimi i mëngjesit mund të ketë efekte negative për shëndetin.

    Një studim nga Universiteti i Tenesit ka treguar se ata që anashkalojnë mëngjesin mund të kenë një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë sulmet në zemër.

    Ky studim ka përfshirë mbi 24,000 të rritur amerikanë dhe ka zgjatur 15 vjet, duke nxjerrë në pah ndikimin e rëndësishëm të këtij zakoni në shëndet.

    Përkundrazi, anashkalimi i darkës ka disa përfitime të mundshme për shëndetin. Një studim nga Instituti Gjerman për Kërkimet e të Ushqyerit ka zbuluar se ata që nuk hanë darkë kanë nivele më të ulëta glukoze (18% më të ulëta), duke sugjeruar një përfitim për ata që duan të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak.

    Nga ana tjetër, ata që anashkalojnë mëngjesin kishin nivele më të larta të glukozës deri në 33% më të larta, çka mund të rrisë rrezikun për sëmundje si diabeti i tipit 2.

    Megjithatë, ekspertët besojnë se në fund të ditës, nuk ka rëndësi shumë nëse një person kalon një vakt më herët apo më vonë gjatë ditës. Disa individë mund të gjejnë më të lehtë të anashkalojnë mëngjesin për shkak të rutinave të përditshme dhe jetës shoqërore, ndërsa të tjerë mund të preferojnë të hanë mëngjes dhe të kalojnë darkën më herët. Ramich sugjeron gjithashtu se është e mundur të shtyhet mëngjesi për më vonë dhe darka mund të hahet më herët.

    Në përgjithësi, agjërimi me ndërprerje konsiderohet një metodë e shëndetshme për humbje peshe dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

    Një studim i fundit sugjeron se kjo metodë mund të parandalojë zhvillimin e Alzheimerit, duke shtuar përfitimet e saj në aspektin e mbrojtjes neurologjike.

    Për ata që nuk duan të ndjekin metodën 16/8, ka edhe opsione të tjera, si dieta 5:2, ku individët ndjekin një dietë normale për pesë ditë dhe reduktojnë kaloritë për dy ditë, ose ‘Eat-Stop-Eat’, që përfshin agjërimin 24-orësh një ose dy herë në javë.

    Agjërimi me ndërprerje mund të jetë një metodë e dobishme për shumë njerëz, por siç ndodh me çdo dietë, është e rëndësishme të konsultoheni me një specialist të shëndetit për të përcaktuar se cila metodë është më e përshtatshme për nevojat tuaja dhe mënyrën e jetesës. Syri.net-iefimerida.