Tag: metoda

  • EMRI/ Shiste kokainë në Mamurras, arrestohet 57-vjeçarja! I sekuestrohet makina, droga dhe paratë

    EMRI/ Shiste kokainë në Mamurras, arrestohet 57-vjeçarja! I sekuestrohet makina, droga dhe paratë

    Finalizohet pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Gjurma”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, në doza.

    Sekuestrohen 34 doza kokaine, një shumë parash, një automjet dhe 2 celularë.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Gjurma”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja:
    Marjana Gjini 57 vjeçe, banuese në Mamurras, Kurbin.
    Gjatë kontrollit fizik nga kësaj shtetaseje dhe kontrollit në automjetin që ajo kishte në përdorim, shërbmet e Policisë gjetën 34 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe 2 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Top Channel

  • Metoda e re teknologjike diagnostikon artritin për vetëm 10 minuta

    Metoda e re teknologjike diagnostikon artritin për vetëm 10 minuta

    Një metodë e re nga Koreja e Jugut mund të diagnostikojë artritin brenda 10 minutave duke përdorur lëngje trupore, sipas një ekipi studiuesish të udhëhequr nga dr. Ho Sang Jung në Institutin Korean të Shkencës së Materialeve (KIMS), në bashkëpunim me Spitalin St. Mary në Seul.

    Kjo teknologji e re mund të dallojë me saktësi mbi 94% osteoartritin nga artriti reumatoid përmes analizës së lëngut sinovial, një lëng që ndodhet në kyçet e trupit. Ajo përdor teknologjinë SERS (Surface-Enhanced Raman Scattering), e cila zbulon përbërës të padukshëm përmes përforcimit të sinjaleve optike dhe inteligjencës artificiale.

    Studiuesit zbuluan dallime në përbërjen metabolike të këtij lëngu dhe përdorën algoritme për të identifikuar substancat që shkaktojnë artritin dhe për të vlerësuar ashpërsinë e tij, sidomos në rastin e artritit reumatoid.

    Për të realizuar testimin, ata krijuan një sensor të thjeshtë me nanostruktura floriri në formë iriqi të vendosura mbi letër me thithje të lartë lagështie. Kjo lejon një analizë të shpejtë dhe efektive përmes lëngjeve trupore.

    Në një provë me 120 pacientë, metoda tregoi saktësi mbi 95% në përcaktimin e shkallës së artritit reumatoid.

    Dr. Jung theksoi se kjo teknologji jo vetëm që e bën diagnostikimin më të shpejtë dhe më të lirë, por gjithashtu mund të ndihmojë në monitorimin e trajtimit. Ai shtoi se plani i tyre është të zgjerojnë kërkimet për të përfshirë edhe sëmundje të tjera. / News Medical – Syri.net

  • Nuk është puna nga vijnë paratë, po ç’efekt kanë në Uashington

    Nuk është puna nga vijnë paratë, po ç’efekt kanë në Uashington

    Nuk është puna nga vijnë paratë, po ç’efekt kanë në Uashington

    Publikimi i një kontrate marramendëse me një kompani lobimi shumë pranë presidentit Trump, në favor të Partisë Demokratike, ka nxjerrë nga shishja të gjithë djajtë e pushtetit në Tiranë. Disa ngrejnë zërin për shkelje të ligjit të financimit të partive, një palë tjetër po bërtet për çjerrjen e maskës së milionerit Berisha, ka prej tyre që hedhin dyshime nëse janë vërtet emigrantët në SHBA donatorë të kësaj marrëveshje dhe ka nga ata që shkojnë përtej, duke folur për prishje të ekuilibrit në zgjedhje.

    Fatkeqësisht në këtë lojë të dirigjuar nga pallati i kryeministrisë, ka hyrë në mënyrë të vrazhtë, të shëmtuar, pse jo servile edhe SPAK. Pa pasur kohë të njihet zyrtarisht me dokumentacionin, Prokuroria Sepeciale që nuk ka dalë ende me një konkuzion për paratë shqiptare me të cilat u pagua McGonigal, ka nxituar ti bëjë jehonë kësaj zhurme mediatike duke shpallur se ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit.

    Kuptohet lehtë se e gjithë kjo rokopujë është e nxitur nga frika se mos i jepet fund fabulës së mbajtur gjallë me miliarda, asaj që e ka vizatuar Sali Berishën si një armik të Amerikës.

    Por, për një çast, le të imagjinojmë të kundërtën. Le ti marrim si shqetësime rale ato që thuhen për paratë e zeza që furnizojnë opozitën, për shkeljen e ligjit të financimit të partive dhe atë të lobimit të paligjshëm në SHBA. Pra le të mendojmë një moment se versioni që jep PD-ja, se burimi i 6 milion USD-ve janë patriotët “shqiptaro-amerikanë” është i gënjeshtërt. Po pastaj?

    Edhe vetë personalisht dyshoj se kjo mund të jetë një alibi dhe se për të arritur tek një marëveshje që i shpie direkt e në paradhomën e zyrës ovale, Sali Berisha dhe të tijët e kanë tendosur ligjin si llastik.

    Por ama, thënë këtë, jam i bindur se edhe në qoftë kështu edhe nëse i ka rënë nga “rruga e shkurtër”, opozita ka qenë e dënuar të sillej në këtë mënyrë. Pasi ajo garon në të njëjtën fushë loje ku rivali i saj kryesor përdor të njëjtat armë dhe të njëjtat metoda.

    A mund ti kërkohej një force politike të sillej ndryshe, kur tashmë jemi të bindur se për shpalljen “non grata” të liderit të saj janë shpenzuar shumë emergji dhe para nga Tirana? A mundet ti kërkohet të sillet si virgjëreshë, kur tërë bota e ka marrë vesh se si u rekrutua agjenti më i lartë i FBI-së, për të mbajtur në këmbë fabulën e një partie anti prerndimore, që ushqehej me para ruse? Ç’metoda të tjera mund të përdoren për të shmangur precedentë si ato kur sekretari i shtetit nxiton ta konsiderojë një masakër elektorale, si një fitore historike? Si mund të parandalohen deklarata alla Blinken se Rama është një “kryeministër shumë i mirë” dhe “udhëheqës i shquar”? Si mund të mos përsëriten qëndrimet putaneske të Yuri Kim, që dilte e bënte fushatë kundër një force politike dhe i kërcënonte militantët e saj se do të hanin bar?

    Nëse në Uashingoton janë përdorur metoda përtej ligjit dhe shumë para për të lënë Ramën të vetmin faktor në fushë, qëllimi i opozitës vendase nuk mund të jetë rrgullimi i Amerikës, por rikthimi i ekuilibrave në terrenin e saj të lojës. Ajo duhet të bëjë gjithçka, që as mos lejojë më persekutime të kundërshtarëve të regjimit e as njohje të zgjedhjeve farsë.

    Pra në këtë këndvështrim, ka një çështje më të rëndësishme se ajo që trumbetojnë borizanët e pushtetit, të cilët shqetësohen për burimin e parave të lobimit. Problemi përpara se të shihet tek origjina e pastër apo e errët e tyre, qëndron tek efekti që do të kishin për të ndaluar projektin e një diktature shqiptare me bekim amerikan.

    Pikërisht ky është efekti tronditës që ka ngjallur zbulimi i kontratës me “Continental Strategy”, e cila falë lidhjeve që ka me pushtetin e ri në Uashington mund ti shpjerë shqetësimet për autokracinë tonë direkt e në zyrën e sekretarit të shtetit, Marco Rubio apo atë të shefes së kabinetit të Trump, Susi Wiles. Teorikisht, pas kësaj, për herë të parë në një dekadë, opozita ka mundësinë të trokasë në ato koridore ku dikur depërtonte vetëm versioni i Edi Ramës.

    Kjo dhe jo origjina e fondeve, është risia e asaj që ka ndodhur. Për të vërtetuar këtë mjafton vetëm një fakt: se zhurma po bëhet nga propogandistët dhe spakistët e rilindjes, të cilët nuk janë shqetësuar kurrë më parë se cili qe burimi i dollarëve që paguan McGonigalin. Të gjithë ata që kanë miratuar të njëjtat metoda për zhdukjen e Berishës dhe asgjesimin e opozitës, tani i bëjnë këtyre moral duke i këkruar të kthejnë faqen tjetër.

    Ata janë në ankth vetëm për një gjë, se mos falë kësaj lidheje të re i jepet fund gogolizimit të një opozite anti-amerikane që u lejoi atyte të vidhiin votat dhe pasuritë e këtij vendi.

    Kjo trajektore duhej ndërprerë qoftë edhe me rrugë ekstra ligjore. Prandaj ka rëndësi marrëveshja me firmën e Carlos Trujillos, Susie Wiles dhe Alberto Martinez. Nëse falë asaj që ata do të përfitojnë, Uashingtoni nuk do të jetë më i gatshëm të njohë zgjedhje farsë apo të vijojë me teorinë e persekutimit të kundërshtarëve të regjimit në këtë vend, kjo do të ishte një e mirë për të gjithë shqiptarët, qoftë edhe po qe se arrihet me para që su’a dimë origjinën.

  • Hetime me metoda proaktive dhe, kontrolle/ Bien në prangat e policisë tre persona, kultivonin kanabis në dy sera

    Hetime me metoda proaktive dhe, kontrolle/ Bien në prangat e policisë tre persona, kultivonin kanabis në dy sera

    Hetimet me metoda proaktive dhe i kontrolle, zbulojnë në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj, 2 sera në të cilat ishin kultivuar 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë në sera. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u konstatuan një ditë më parë, duke transportuar rreth 34 kg kanabis, për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit. Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, dhe me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të operacionit të koduar “Vakumi”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Gj. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rabosht, A. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe P. N., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.
    Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasit A. B., 40 vjeç, banues në fshatin Rabosht dhe M. D., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej. Bazuar në informacionet e siguruara nga hetimet, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në territoret e fshatrave Rrabosht, njësia administrative Kallmet, dhe Gocaj, njësia administrative Balldre, ku kanë zbuluar 2 sera në të cilat ishin kultivuar në total, në tokë dhe në vazo, 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Gjithashtu, u sekuestruan 7 automjete dhe 7 celularë, që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.
    Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasve që janë shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Arrestimi i Imamoglu, avokatët apelojnë vendimin: Hetimi u krye me metoda të jashtëligjshme

    Arrestimi i Imamoglu, avokatët apelojnë vendimin: Hetimi u krye me metoda të jashtëligjshme

    Ekrem Imamoglu

    STAMBOLL- Avokatët e kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit, Ekrem Imamoglu kanë apeluar ndalimin e tij. Më 23 mars, atij iu caktua masa e paraburgimit, pasi akuzohet për veprat penale korrupsion dhe përfshirje në një organizatë kriminale.
    Avokatët e Imamoglu shprehen se arrestimi i tij ka ardhur si rezultat i një hetimi të kryer me metoda të jashtëligjshme. Ata shprehen se nëse masa “arrest me burg” mbetet në fuqi, do të çojnë dosjen në Gjykatën Penale.
    “Kërkojmë lirimin e Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua si rezultat i një hetimi të kryer me metoda të jashtëligjshme nga fillimi deri në fund, i cili u zbulua nga fakte konkrete, të cilat dhjetëra miliona njerëz i dinë dhe kanë reaguar. Nëse arrestimi i paligjshëm mbetet në fuqi, kërkojmë që dosja të dërgohet në Gjykatën Penale kompetente të shkallës së parë për t’u shqyrtuar në Apel”, janë shprehur ata.
    Pas arrestimit të Imamoglu protestat kanë shpërthyer në vend. Ndërkohë të paktën 2,000 njerëz janë arrestuar dhe burgosur, por sipas burimeve, numri aktual është shumë më i lartë. Sindikatat e stafit të shërbimit shëndetësor publik njoftuan të shtunën se kishin hasur në abuzime gjatë arrestimit, ndalimit dhe procedurave gjyqësore.
    Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua kur CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri./ZËRI

  • Një mandat i tretë? Donald Trump: Nuk po bëj shaka, ka “metoda” për ta bërë këtë

    Një mandat i tretë? Donald Trump: Nuk po bëj shaka, ka “metoda” për ta bërë këtë

    Presidenti Donald Trump nuk e hodhi poshtë idenë për të kërkuar një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht se Amendamenti i 22-të i Kushtetutës e ndalon atë, duke pretenduar se “ka metoda” për ta arritur këtë dhe duke theksuar se ai “nuk po bën shaka”.

    “Shumë njerëz duan që unë ta bëj këtë. Por mendimi im është se kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Jam i fokusuar në të tashmen,” tha Trump në një intervistë telefonike me Kristen Welker të NBC News të dielën.

    Amendamenti i 22-të i Kushtetutës, i cili u ratifikua në vitin 1951, thotë: “Asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e Presidentit më shumë se dy herë”.

    “Ka metoda që kjo mund të bëhet,” tha presidenti kur u pyet nëse ka strategji në tryezë për ta lejuar atë të kërkojë një mandat tjetër.

    Welker përmendi një plan të mundshëm në të cilin zëvendëspresidenti JD Vance do të kandidonte në vitin 2028 dhe më pas do t’ia kalonte stafetën Trumpit.

    “Epo, kjo është një mundësi. Por ka edhe të tjera,” tha presidenti.

    “Unë nuk bëj shaka,” i tha Trump Welker, duke përsëritur, “Është shumë herët për të menduar për këtë.”

    Trump e ka përmendur shpesh një mandat të tretë, duke thënë në një tubim në Nevada në janar se “do të jetë nderi më i madh i jetës sime të shërbej, jo një herë, por dy ose tre herë ose katër herë”.

    Shfuqizimi ose ndryshimi i Amendamentit të 22-të do të kërkonte dy të tretat e votave si në Dhomë ashtu edhe në Senat dhe ratifikimin nga tre të katërtat e shteteve. I vetmi president që shërbeu më shumë se dy mandate ishte Franklin D. Roosevelt. Amendamenti i 22-të u ratifikua në vitin 1951, në vitet pas vdekjes së Roosevelt në detyrë.

    “Është e paligjshme. Ai nuk ka asnjë shans. Kjo është gjithçka që mund të thuhet”, tha për CNN muajin e kaluar Michael Waldman, president dhe CEO i Qendrës Brennan për Drejtësi në shkollën juridike të Universitetit të Nju Jorkut.

    Në fund të mandatit të tij të dytë në janar 2029, Trump do të jetë personi më i vjetër që do të mbajë ndonjëherë presidencën në moshën 82 vjeç e 7 muaj, duke kaluar rekordin e paraardhësit të tij Joe Biden. Biden ishte 82 vjeç e 2 muaj kur u largua nga detyra./vizionplus.tv

  • Si t’i Bëni Muret e Bardha të Shtëpisë të Duken si të Sapo Lyera

    Si t’i Bëni Muret e Bardha të Shtëpisë të Duken si të Sapo Lyera

    Muret e bardha e bëjnë një hapësirë ​​të duket më e madhe, më e ndritshme dhe më e pastër.

    Problemi me to është se ndoten lehtësisht, qoftë kjo për shkak të gërvishtjeve nga lëvizja e mobiljeve apo gjurmëve të gishtërinjve nga të vegjlit.

    Është e vështirë të mbash një shtëpi të pastër dhe të rregullt kur muret tregojnë çdo shenjë konsumimi.

    Për fat të mirë, ka shumë mënyra për t’i bërë muret e bardha të duken si të sapo lyera dhe AgroWeb.org ju njeh me to në vijim.

    Si të pastroni si duhet muret e bardha

    Muret zakonisht pastrohen apo lyhen përpara ngjarjeve të rëndësishme të shtëpisë.

    Sidoqoftë, ato mund të ndoten edhe më tepër në muajt e ngrohtë kur hapim dritaret për të lejuar ajrin e pastër të hyjë dhe me të edhe pluhurin.

    Muret kërkojnë pastrim të vazhdueshëm, veçanërisht në shtëpitë me fëmijë dhe kafshë shtëpiake.

    Çfarë mjetesh pastrimi do t’ju duhen

    1 sfungjer

    1 leckë ose peshqir mikrofibër
    1 rrotull me letër kuzhine
    1 detergjent shumë përdorimësh
    1 detergjent i butë enësh
    Sodë buke
    Një furçë pastrimi
    Metodat e pastrimit

    Në pjesën më të madhe, ju mund të trajtoni çdo njollë me një sfungjer të butë ose leckë mikrofibër, por për gjëra që mezi pastrohen, mund t’ju duhet një furçë pastrimi.

    Vlerësoni fillimisht situatën, me çfarë keni të bëni konkretisht? A keni nevojë vetëm për të fshirë pluhurin nga tavani? A po shihni disa gjurmë gishtash apo një gërvishtje më të gjatë se parakrahu juaj? Pas vlerësimit përgatisni mjetet e duhura.

    Metoda 1: Duke përdorur detergjent shumë përdorimësh

    Ju mund të përdorni çdo pastrues shumëpërdorimësh, por mundohuni të zgjidhni një që ka strukturë të ngjashme me sapunin.

    Këto funksionojnë më së miri për të larguar ndonjë ushqim ose pije të derdhur në murin tuaj të bardhë.

    Metoda funksionon më mirë nëse njollën e pastroni menjëherë.

    Metoda 2: Detergjent enësh dhe një sfungjer i butë

    Detergjenti i enëve në fakt është edhe një pastrues fantastik për sipërfaqet përreth shtëpisë tuaj, përfshirë këtu edhe tapetin.

    Përpiquni të zgjidhni një detergjent të butë, që nuk ka shumë aromë të rëndë ose kimikate të tjera të ashpra.

    Për një njollë që nuk largohet me lehtësi, zgjidhni një sfungjer të butë, lageni, shtoni një pikë detergjenti enësh dhe pastroni njollën.

    Fërkojeni butësisht derisa të shihni se po del shkumë, lëreni të qëndrojë për pak minuta dhe më pas fshijeni me një leckë mikrofibër të lagur. Mund t’ju duhet të përsërisni procesin dy ose tre herë.

    Metoda 3: Përdorni sodë buke

    Nëse keni një njollë vërtet kokëfortë që ende nuk largohet, provoni këtë metodë natyrale për të gjitha llojet e njollave dhe sipërfaqeve.

    Merrni pak sodë buke dhe një tas, krijoni një pastë duke shtuar nga pak ujë.

    Pasta duhet të ketë një strukturë pak ngjitëse, kështu që rregulloni mirë raportin e përbërësve.

    Aplikoni butësisht pastën në mur me një sfungjer të lagur

    Sa më gjatë të qëndrojë, aq më mirë

    Pasi njolla të ketë qëndruar mjaftueshëm, fshijeni me një leckë mikrofibër të lagur ose me një letër kuzhine.

    Metoda 4: Furçë pastrimi

    Ende pa fat? Kur gjithçka tjetër dështon, është koha për të marrë një furçë të lagur me ujë dhe të fshini butësisht njollën derisa muret të pastrohen.

    Kini kujdes në muret e lyera me shkëlqim dhe me gjysmë shkëlqim. Furça mund të lërë shenjë të dukshme nëse përdoret në mënyrë agresive gjatë fërkimit.

  • Cila Është Metoda më e Mirë e Gatimit të Spinaqit?

    Cila Është Metoda më e Mirë e Gatimit të Spinaqit?

    Spinaqi është një nga barishtet më të shëndetshme dhe plot vlera për trupin e njeriut.

    Kjo barishte mund të hahet e pagatuar duke u përfshirë në sallata të ndryshme.
    Megjithatë, ka njerëz që e preferojnë spinaqin të gatuar.
    Gatimi i spinaqit ka një kleçkë. Kjo barishte është e pasur në vlera por ato janë tejet të brishta dhe të shkatërrueshme nga nxehtësia.
    Rrjedhimisht gjetja e metodës së duhur të gatimit, që i ruan këto vlera, është një domosdoshmëri për dashamirësit e kësaj barishteje.
    Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se kaurdisja e lehtë është metoda më e mirë dhe më e shëndetshme për njeriun.
    Përse Kaurdisja Është Metoda Më e Mirë e Gatimit Të Spinaqit
    Sipas ekspertëve, kaurdisja së pari do të eliminojë lëngjet e tepërta që çliron spinaqi.
    Së dyti, falë kaurdisjes, spinaqi do të ruajë pjesën më të madhe të vlerave të barishtes.
    Hapi i parë i gatimit të kësaj barishteje është larja dhe më pas tharja.
    Sa i përket larjes, në fillim spinaqi duhet futur në një tas të madh me ujë.
    Duhet lënë për disa minuta, në mënyrë që çdo papastërti të bjerë poshtë.
    Më pas, spinaqi duhet larë gjethe më gjethe me ujë të ftohtë.
    Pas larjes, spinaqi duhet tharë me letër kuzhine.
    Për gatimin e spinaqit, zgjidhni një tigan të gjerë që është më i përshtatshmi për kavërdisje.
    Sipërfaqja e madhe do të lejojë të gjitha gjethet të gatuhen në një nivel nxehtësie dhe do të përshpejtojë avullimin e ujit.
    Në fillim duhet të hidhni një grusht spinaq dhe ndërkohë që ai rrudhet të shtoni pjesën tjetër me rradhë.
    Spinaqi ka tendencën të zbutet shpejt duke krijuar kështu hapësirën e duhur për të gjithë tufën.
    Nëse e hidhni të gjithë tufën menjëherë, një pjesë do të gatuhet shumë e një pjesë më pak.
    Në momentin që të gjitha gjethet janë gatuar mund t’i kaloni ato në një napë për të shtrydhur sa më shumë lëng.
    Lëngun mund ta përdorni për supë.
    Nëse ju pëlqen spinaqi me lëng, atëherë ruajeni lëngun duke e pasuruar me kripë, piper e erëza./AgroWeb.org