Tag: methasani

  • 250 mijë shqiptarë duan një biletë për ndeshjen me Poloninë!

    250 mijë shqiptarë duan një biletë për ndeshjen me Poloninë!

    26 Nëntor 2025

    17:40

    Telesport

    Ndeshja e kombëtares shqiptare në play-off kundër Polonisë, e programuar të luhet në 26 mars 2026, është padiskutim ndeshja më e shumëpritur nga tifozët kuqezi.
    Gazetari Dëfrim Methasani zbuloi në “Mega Sport” se janë rreth 250 mijë vetë që duan të marrin një biletë për në Poloni,. Madje, kanë nisur prenotimin e biletave të fluturimit.
    “Me informacionet që unë kam, janë rreth 250 mijë kërkesa nga shqiptarët deri tani për bileta për ndeshjen Poloni-Shqipëri”, tha Methasani. “Isha jashtë Shqipërisë, në Zvicër. Si këtë herë, nuk më ka ndodhur kurrë. Po mbanin radhë njerëzit të takoheshin me mua. sepse të gjithë donin të flisnin për Kombëtaren. Këtë herë nuk kam paguar darkë apo drekë, askund. Ishin tifozët që donin të mbyllnin faturat kudo”.

  • Kjo ishte e çmendur! Zbulohet numri i interesimeve për bileta kundër Polonisë, janë 250.000…shqiptarë

    Kjo ishte e çmendur! Zbulohet numri i interesimeve për bileta kundër Polonisë, janë 250.000…shqiptarë

    Një jetë kushtuar futbollit dhe sportit në tërësi të Shqipërisë dhe shqiptarëve, shumë vite të kaluara, por Dëfrim Methasani është gjithmonë edhe më i ri dhe më i freskët në pamje, veçanërisht me “look-un” e ri sesi është shfaqur në emisionin Mega Sport. Sekreti? Suksesi i Kombëtares e ka bërë të marrë më shumë energji dhe këtë e ka pranuar po vetë në emision.
    “Isha jashtë Shqipërisë, në Zvicër. Si këtë herë, nuk më ka ndodhur kurrë. Po mbanin radhë njerëzit të takoheshin me mua sepse të gjithë donin të flisnin për Kombëtaren. Këtë herë nuk kam paguar darkë apo drekë, askund, ishin tifozët që donin të mbyllnin faturat kudo. Me informacionet që unë kam janë rreth 250 mijë kërkesa nga shqiptarët deri tani për bileta për ndeshjen Poloni-Shqipëri”, tha Methasani. /Sport Ekspres/?

  • Methasani: Futbolli? Është koha e shqiptarëve…

    Methasani: Futbolli? Është koha e shqiptarëve…

    Opinion nga Defrim Methasani

    Pas fitores së kombëtares sonë kundër Serbisë dhe pozicionimi në vendin e dytë me 11 pikë, është Kosova që me të njejtin rezultat, fiton në Goteborg kundër Suedisë 0-1, duke u ngjitur në vendin e dytë në grupin e saj.

    Pa kaluar 48 orë, një tjetër festë shqiptarësh shpërthen në një stadium tjetër në Europë që edhe pse jo me ngjyra kuq e zi, kishte fjalët dhe thirrjet shqip, ku nuk mungoi edhe flamuri ynë kombëtar. Duke parë fitore dhe suksese të tilla, shihet dhe kuptohet qartë, që është koha e shqiptarëve, djemve të saj që kanë mbushur ekipet europiane, por që kur i thërret vendi i tyre, bëjnë më të mirën dhe japin shpirtin në fushë.

    Futbolli, tashmë është kryefjalë dhe Ambasdori më i mirë për secilin nga ne. Unë dhe shumë të tjerë, nuk i njohim me emra ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, as në Serbi dhe as në Suedi. Ama të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë, njohin me zë dhe figurë, ata “Ambasadorët” jo politikë por sportiv që luajnë në fushën e blertë dhe nderojnë hymnin tonë kombëtar, flamurin dhe simbolet e dy shteteve, por të një kombi.

    Siç duket, ka ardhur koha që të gjithë e duam, koha e shqiptarëve, pa viza e pasaporta, por me devizën e një ëndrre të madhe drejt finaleve të një botërori…!Zoti qoftë me ne.

    Vazhdo leximin