Tag: metër

  • Tirana ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për fuqinë blerëse, kalon dhe Milanon

    Tirana ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për fuqinë blerëse, kalon dhe Milanon

    Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta.
    Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite.
    Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në vendin e gjashtë.
    Në Europë, vetëm disa qytete kanë një indeks më të lartë përballueshmërie, si Londra me 19.2 vite, Lisbona në Portugali me 19.8 vite dhe Spliti në Kroaci po me 18 vite. Pas Tiranës vjen Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.
    Për 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Ndërkohë në vitet 2023-2024 Milano pozicionohej pas Tiranës me 17 deri 19 vite për blerje apartamenti, ndërsa në Tiranë nevojitej 2 deri 3 vjet më pak.
    Në rajon, qytete të tjera si Beogradi dhe Novi Sad kërkojnë rreth 16.6 dhe 16.4 vite për të blerë një pronë, ndërsa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka një përballueshmëri prej 14.6 vite. Në Sarajevë duhen 15.4 vite.
    Numbeo e llogarit përballueshmërinë e blerjes së një banese duke krahasuar çmimet e banesave me të ardhurat familjare dhe koston e një kredie standarde.
    Fillimisht, përdor raportin çmim ndaj të ardhurave (Price-to-Income Ratio), që tregon sa vite pune duhen për të blerë një apartament 90 m², duke marrë mesataren e çmimeve në qendër dhe jashtë qendrës së qytetit dhe të ardhurat neto të një familjeje.
    Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo situatë reflekton sfidat e tregut të pronave në Shqipëri, ku rritja e lartë e çmimeve në mospërputhje me rritjen e të ardhurave mesatare ndikojnë drejtpërdrejt në kohën që duhen për të arritur blerjen e një prone.
    Në nivel botëror për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë për të blerë një apartament vazhdon të jetë Xiamen në Kinë, ku përballueshmëria kërkon 40.1 vite kursim.
    Për vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një prone është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite dhe Milano me 16.3 vite. Tirana pozicionohej pas Milanos në këtë listë.
    Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë në Europë me 20.2 vite për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, i ndjekur nga Lisbona, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos renditej Tirana me 17.5 vite.
    Sipas raportit “Deloitte Property Index 2025” të publikuar së fundmi, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë në 25 shtetet europiane, rezultoi se çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).
    Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.
    Ndërsa në qendër të qytetit (zona si ish-Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbej”) çmimet mesatare arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro për metër katror ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro për metër katror. /Monitor.al/

  • Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

    Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

    Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Evropë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta.Sipas të dhënave të fundit të Numbeo për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite.Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në vendin e gjashtë. Në Europë vetëm disa qytete kanë një indeks më të lartë përballueshmërie, si Londra me 19.2 vite, Lisbona në Portugali me 19.8 vite dhe Spliti në Kroaci po me 18 vite. Pas Tiranës vjen Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.Për 2025 Tirana tejkalon Milanon një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Ndërkohë në vitet 2023-2024 Milano pozicionohej pas Tiranës me 17 deri 19 vite për blerje apartamenti, ndërsa në Tiranë nevojitej 2 deri 3 vjet më pak.Në rajon, qytete të tjera si Beogradi dhe Novi Sad kërkojnë rreth 16.6 dhe 16.4 vite për të blerë një pronë, ndërsa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka një përballueshmëri prej 14.6 vite. Në Sarajevë duhen 15.4 viteNumbeo e llogarit përballueshmërinë e blerjes së një banese duke krahasuar çmimet e banesave me të ardhurat familjare dhe koston e një kredie standarde.Fillimisht, përdor raportin çmim ndaj të ardhurave (Price-to-Income Ratio), që tregon sa vite pune duhen për të blerë një apartament 90 m², duke marrë mesataren e çmimeve në qendër dhe jashtë qendrës së qytetit dhe të ardhurat neto të një familjeje.Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo situatë reflekton sfidat e tregut të pronave në Shqipëri, ku rritja e lartë e çmimeve në mospërputhje me rritjen e të ardhurave mesatare ndikojnë drejtpërdrejt në kohën që duhen për të arritur blerjen e një prone.Në nivel botëror për 6 mujorin e parë 2025 qyteti më i shtrenjtë për të blerë një apartament vazhdon të jetë Xiamen në Kinë, ku përballueshmëria kërkon 40.1 vite kursim.Për vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Evropë për blerjen e një prone është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite dhe Milano me 16.3 vite. Tirana pozicionohej pas Milanos në këtë listë.Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë në Evropë me 20.2 vite për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, i ndjekur nga Lisbona, Dubrovniku i Kroacisë dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos renditej Shqipëria me 17.5 vite.Sipas raportit “Deloitte Property Index 2025” të publikuar së fundmi, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë në 25 shtetet europiane, rezultoi se çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror. Lokacionet më tëNdërsa në qendër të qytetit (zona si Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbe”) çmimet mesatare arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro për metër katror ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro për metër katror./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tirana kryeson në Europë për kthimin e lartë nga qiratë e zyrave, por ekspertët paralajmërojnë risk

    Tirana kryeson në Europë për kthimin e lartë nga qiratë e zyrave, por ekspertët paralajmërojnë risk

    Tirana renditet në vendin e parë në Europë për yield-in nga qiratë e zyrave, sipas një analize krahasuese të tregjeve kryesore europiane të kompanisë ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme “Colliers International”.Për vitin 2025, me një normë kthimi prej 8.5%, Tirana lë pas qytete si Stambolli (8%), Sofia (7.75%), dhe Beogradi (7.5%). Në Tiranë çmimet mesatare të qirave të zyrave variojnë nga 19 euro për metër katror në muaj për zonat sekondare deri në 30 euro për metër katror në muaj te zonat qendrore të biznesit.Krahasuar me rajonin Tirana kryeson në rajon për çmimet e qirave të zyrave, ku në Beograd çmimi mesatar në zonat qendrore është 18 euro për metër katror në muaj, në Zagreb 17.5, në Sofje të Bullgarisë 16 euro për metër katror në muaj etj.Në të kundërt, qytete si Zyrihu dhe Gjeneva në Zvicër regjistrojnë yield-in më të ulët prej vetëm 2.5%, ndjekur nga Parisi (4%) dhe Milano (4.2%), duke reflektuar tregje më të stabilizuara, por më pak fitimprurëse.Ndonëse në këto qytete çmimet e qirave të zyrave regjistrohen ndër më të lartat në Europë.Çmimi më i lartë mesatar i qirave të zyrave për 2025 shënohet në Paris me vlerë 97.5 euro për metër katror në muaj për zyrat në qendrat kryesore të biznesit, e ndjekur nga Londra me çmime 97 euro për metër katror në muaj apo Zyrih me 87 euro për metër katror në muaj.Ndërkohë që Shqipëria po tërheq vëmendjen si një destinacion në rritje për investime, ekspertët sugjerojnë kujdes në analizimin e faktorëve që ndikojnë në qëndrueshmërinë afatgjatë të këtij tregu.Yield-i (norma e kthimit) nuk është vetëm një tregues i fitimit që mund të sigurojë një investitor nga qiraja e një zyre.Ai është gjithashtu një pasqyrim i cilësisë së tregut, nivelit të rrezikut dhe maturitetit të tij.Ekspertët e pasurive të paluajtshme të Colliers Albania pohuan për Monitor se tregjet më të maturuara dhe të qëndrueshme zakonisht kanë yield më të ulët, sepse konsiderohen më të sigurta dhe ofrojnë stabilitet afatgjatë.“Në këto tregje, investitorët nuk kërkojnë kthime shumë të larta pasi risqet janë minimale.Në të kundërt, tregjet më të reja dhe më pak të konsoliduara, si ato në Europën Juglindore, përballen me më shumë pasiguri. Për këtë arsye, yield-i është më i lartë, sepse investitorët presin të kompensohen për rreziqet që marrin përsipër.Pra, një yield i lartë nuk do të thotë domosdoshmërisht që tregu është më i mirë, por se përmban më shumë risk dhe kërkon kompensim më të lartë për investitorin”, nënvizuan ekspertët.Në rastin e Tiranës, yield-i nga qiratë e zyrave është ndër më të lartët në Europë.Kjo është reflektim i faktit që tregu është ende në zhvillim, me potencial për rritje, por njëkohësisht edhe me sfida dhe pasiguri./ D.Azo Burimi: Colliers Albania Lexoni edhe:Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE, sa u rritën krahasuar me vitin e kaluar

    Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE, sa u rritën krahasuar me vitin e kaluar

    Për 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e shitjes së apartamenteve në Shqipëri janë rritur rreth 8 herë më shumë se çmimet në shtetet e eurozonës dhe BE-së. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë indeksi Fischer tregoi se në 6 mujorin e parë 2025 çmimet e banesave në vend u rritën me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 41.7% në krahasim me një vit më parë.
    Në shtetet e eurozonës sipas të dhënave të Eurostat çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i Çmimeve të Banesave, u rritën me 5.1% në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të gjithë Bashkimin Europian, çmimet shënuan një rritje prej 5.4% nga viti në vit. Kjo përfaqëson një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, kur çmimet e banesave u rritën me 5.3% në eurozonë dhe 5.7% në BE.
    Rritja e çmimeve të banesave në Shqipëri për 6 mujorin e parë krahasuar me ndryshimet në shtetet e eurozonës dhe vendet e BE-së është rreth 8 herë më e lartë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se tendenca e çmimeve të banesave në Bashkimin Europian paraqet diferenca të mëdha mes vendeve të ndryshme, por në asnjë shtet nuk paraqitet ndryshime çmimesh si në nivelin e Shqipërisë. Nga shtetet anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhëna, një shtet shënoi një ulje vjetore të çmimeve të banesave në tremujorin e dytë të vitit 2025, ndërsa njëzet e pesë shtete shënuan rritje vjetore.
    Rënia u regjistrua në Finlandë (-1.3%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+17.2%), Bullgari (+15.5%) dhe Hungari (+15.1%). Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, çmimet ranë në dy shtete anëtare dhe u rritën në njëzet e katër shtete. Rëniet u regjistruan në Francë (-0.2%) dhe Belgjikë (-0.1%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+4.7%), Luksemburg (+4.5%) dhe Kroaci (+4.4%).
    Nëse shohim tendencën e rritjes së çmimeve në Shqipëri rezulton se efektin kryesor në rritje e kanë dhënë ndryshimet e çmimeve në zonat bregdetare. Në Tiranë rritja ishte më e ulët. Në 6-mujorin e parë 2025, indeksi i shitjeve për Tiranë u rrit 5.1% krahasuar me periudhën e mëparshme dhe 32.6% krahasuar me një vit më parë. Po ashtu sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë, çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).
    Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në mbi 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror. Tirana dhe Vlora renditen gjithashtu ndër qytetet me rritjen më të lartë të çmimeve në vendet e përfshira në raportin e Deloitte. “Duke shqyrtuar ndryshimet vjetore të çmimeve mesatare të ofertave, disa qytete përjetuan rritje të forta. Krakovi kryesoi renditjen me një rritje prej 28.1%, i ndjekur ngushtë nga Jerusalemi (+25.2%) dhe qytetet shqiptare, Tirana dhe Vlora (të dyja me +25.0%)”. Në Beograd, për të njëjtën periudhë, çmimet kanë rënë me 0.9%.
    Të dy qytetet shqiptare kanë parë një interes të shtuar si nga blerës vendas, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë. Veçanërisht Vlora ka përfituar nga zgjerimi i shpejtë i sektorit të turizmit dhe nga zhvillimet e mëdha infrastrukturore – përfshirë Aeroportin e Vlorës (që pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026), si dhe investimet strategjike në vazhdim si Bypassi i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë”, thuhej në raport.
    Në përmbledhjen për Shqipërinë thuhet se agjentët raportojnë rritje çmimesh pothuajse në të gjitha zonat, me rritje veçanërisht të forta në Tiranë dhe zonën bregdetare. Indeksi i çmimeve të shitjes në Tiranë u rrit me 26.2% në gjysmën e dytë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e mëparshme dhe me 56% krahasuar me nivelin e një viti më parë.
    Çmimet e kërkuara nga shitësit u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024. Për shembull, çmimi mesatar për metër katror (m²) në Tiranë u rrit në 2,000 euro/m² (nga 1,600 euro/m² një vit më parë) deri në fund të vitit 2024, i nxitur nga zhvillimi urban dhe kërkesa e lartë. Lokacionet më të kërkuara në qendër të qytetit (zona si Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbe”) arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro/m² ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro/m².
    Edhe qytetet bregdetare shënuan rritje: çmimet aktuale të apartamenteve në Vlorë variojnë mesatarisht rreth 1,500–1,800 euro/m² (më të lartat për pamje nga deti) dhe normat e qirasë arrijnë rreth 5%. Gjithashtu, projektet rezidenciale luksoze buzë detit (p.sh. Dhërmi, Sarandë) arritën në 1,500–2,500 euro/m², ndërsa njësitë premium në vijën e parë të plazhit mund të kapin deri në 3,500 euro/m².
    Sa u rritën çmimet e pronave në bregdet për 2025?
    Në përgjithësi, pasuritë në bregdet u shtrenjtuan ndjeshëm në pranverën 2025, me rritje që variojnë nga 20 deri në 67%, duke reflektuar një treg aktiv të orientuar kryesisht nga blerës të huaj. Për agjentët imobiliarë rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kërkesës veçanërisht për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare, si: Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dhe Sarandë. Kërkesa në bregdet vijoi të dominohet nga shtetas të huaj, kryesisht nga vendet pa dalje në det në Europë si Çekia, Polonia dhe Hungaria.
    Jonian Antoni drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21” më herët pohoi se në tërësi te zonat bregdetare 90% e shitjeve bëhen nga të huaj. “Kërkesa dominohet për prona të tipologjive 1+1 dhe 2+1 me vlerë shitje nga 80 mijë euro deri në 300 mijë euro. Rreth 70% e blerësve të huaj, pronat e blera në bregdet i përdorin për disa javë pushime në vit, dhe pjesa e mbetur e vitit shfrytëzohet për investim nëpërmjet qirasë ditore”. Nga rritja e kërkesës së të huajve, sivjet shtrenjtimet më të larta në çmime u regjistruan në zona, si: Lungomare, Rradhimë dhe Orikum, në Vlorë.
    Në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur me 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme nga 1,500 euro për metër katror që u shitën vjet pronat në Lungomare, për 2025 çmimi varioi nga 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arritën 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror, për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë.
    Zonës së Rradhimës prej 2023 vijojnë t’i shtohen projektet rezidenciale. Çmimet e shitjes variojnë nga 2,000 deri në 3,000 euro për metër katror, krahasuar me 1,500–2,000 euro që ishin në 2024, që përfaqëson një rritje prej 20 deri në 33%. Në Orikum, çmimet e apartamenteve të kategorisë së ulët janë rritur nga 800 në 1,300 euro për metër katror (rritje prej 63%), ndërsa çmimet maksimale kanë mbetur në nivelin e 1,500 euro për metër katror. Kjo zonë po preferohet për blerje pronash edhe nga emigrantët, kryesisht atyre që jetojnë në Itali, që e shfrytëzojnë apartamentin për pushimet verore.
    Sarandë
    Prej disa vitesh Saranda po përjeton shtrenjtim çmimesh të pronave nga shtimi i kërkesës së të huajve. Edhe në këtë qytet 90% e blerjeve kryesohen nga të huajt. Në Sarandë këtë verë çmimet e shitjes për apartamente në ndërtimet e reja me afërsi deri 1,000 metra nga deti u ofruan me çmime 2000 deri 2,500 euro për metër katror. Në vijën e parë çmimet kanë arritur 3,000 deri 3,500 euro për metra katror. Në resorte apartamentet po shiten me çmime 4,000 euro për metër katror.
    Për agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme tendenca në rritje e kërkesës për prona nga turistët e huaj ka ndikuar në pakësimin e ofertës dhe rritjen e çmimeve. Por shtrenjtimet e çmimeve kanë sjellë sipas agjencive vendase imobiliare që kërkesa për prona nga të huajt të hyjë në vitin e dytë të rënies.
    Golem
    Edhe në Golem kërkesa vijoi të kryesohej prej shtetasve të huaj. Arjan Gjuzi agjent imobiliar nga “Century 21 EON” tha më herët se në Golem preferojnë të blejnë apartamente shtetasit çekë, polakë dhe hungarezë. Sipas tij, të huajt më tepër i bëjnë blerjet për qëllime investimi, për t’i dhënë me qira ditore.
    Për shkak të kërkesës në rritje dhe pakësimit të ofertës çmimet e shitjes së apartamenteve në vijën e parë në Golem arritën 2,000 euro për metër katror. Rritja ishte 33% krahasuar me 2024. Pranë zonës së “Shkëmbit të Kavajës” çmimet e pronave u rritën 11% krahasuar me vjet. Çmimi i shitjes arriti 2,000 euro për metër katror nga 1,700 euro për metër katror që ishte nivel maksimal për 2024.
    Edhe çmimet e pronave brenda qytetit të Durrësit mbeten të larta, në nivelet 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Sipas agjentit imobiliar Arian Gjuzi, këto çmime të larta ndikohen nga oferta e kufizuar dhe kërkesa e qëndrueshme. Për shkak të çmimeve të larta për gati 1 dekadë kërkesa nga vendasit në Golem qëndroi me tkurrje. Vetëm sivjet për shkak të ofrimit të shitjeve me këste, vendasit u janë rikthyer blerjeve.
    Çmimet në Qerret në rritje deri 40%, dominon kërkesa nga të huajt
    Edhe për zonën e Qerretit shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve vijoi edhe për 2025. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në vijën e parë të ndërtimit çmimet arritën deri në 2,000 euro për metër katror, apo 33% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Në vijën e dytë çmimet shkojnë deri në 1,700 euro për metër katror, që përfaqëson një rritje prej rreth 40% krahasuar me 2024-n.
    Në ndërtimet e reja në Qerret, pranë fshatrave turistike, çmimet e shitjes variojnë nga 1,000 deri në 1,400 euro për metër katror. Sipas agjentëve imobiliarë rreth 90% e ndërtimeve në këtë zonë po blihen nga të huaj, kryesisht për shtëpi pushimi dhe qëllime investimi, ndërsa kërkesa nga vendasit mbetet e ulët. Për shkak të kërkesës së lartë në këtë zonë, pritet që në vitet e ardhshme çmimet të rriten edhe me 20 deri në 30%./Monitor

  • Monitor: Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE

    Monitor: Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE

    Për 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e shitjes së apartamenteve në Shqipëri janë rritur rreth 8 herë më shumë se çmimet në shtetet e eurozonës dhe BE-së.
    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë indeksi Fischer tregoi se në 6 mujorin e parë 2025 çmimet e banesave në vend u rritën me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 41.7% në krahasim me një vit më parë.

    Në shtetet e eurozonës sipas të dhënave të Eurostat çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i Çmimeve të Banesave, u rritën me 5.1% në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Në të gjithë Bashkimin Europian, çmimet shënuan një rritje prej 5.4% nga viti në vit. Kjo përfaqëson një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, kur çmimet e banesave u rritën me 5.3% në eurozonë dhe 5.7% në BE.

    Rritja e çmimeve të banesave në Shqipëri për 6 mujorin e parë krahasuar me ndryshimet në shtetet e eurozonës dhe vendet e BE-së është rreth 8 herë më e lartë.
    Të dhënat e Eurostat tregojnë se tendenca e çmimeve të banesave në Bashkimin Europian paraqet diferenca të mëdha mes vendeve të ndryshme, por në asnjë shtet nuk paraqitet ndryshime çmimesh si në nivelin e Shqipërisë.
    Nga shtetet anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhëna, një shtet shënoi një ulje vjetore të çmimeve të banesave në tremujorin e dytë të vitit 2025, ndërsa njëzet e pesë shtete shënuan rritje vjetore.
    Rënia u regjistrua në Finlandë (-1.3%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+17.2%), Bullgari (+15.5%) dhe Hungari (+15.1%).
    Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, çmimet ranë në dy shtete anëtare dhe u rritën në njëzet e katër shtete. Rëniet u regjistruan në Francë (-0.2%) dhe Belgjikë (-0.1%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+4.7%), Luksemburg (+4.5%) dhe Kroaci (+4.4%).
    Nëse shohim tendencën e rritjes së çmimeve në Shqipëri rezulton se efektin kryesor në rritje e kanë dhënë ndryshimet e çmimeve në zonat bregdetare. Në Tiranë rritja ishte më e ulët. Në 6-mujorin e parë 2025, indeksi i shitjeve për Tiranë u rrit 5.1% krahasuar me periudhën e mëparshme dhe 32.6% krahasuar me një vit më parë.
    Po ashtu sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë, çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).
    Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në mbi 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.
    Tirana dhe Vlora renditen gjithashtu ndër qytetet me rritjen më të lartë të çmimeve në vendet e përfshira në raportin e Deloitte. “Duke shqyrtuar ndryshimet vjetore të çmimeve mesatare të ofertave, disa qytete përjetuan rritje të forta. Krakovi kryesoi renditjen me një rritje prej 28.1%, i ndjekur ngushtë nga Jerusalemi (+25.2%) dhe qytetet shqiptare, Tirana dhe Vlora (të dyja me +25.0%)”. Në Beograd, për të njëjtën periudhë, çmimet kanë rënë me 0.9%.
    Të dy qytetet shqiptare kanë parë një interes të shtuar si nga blerës vendas, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë. Veçanërisht Vlora ka përfituar nga zgjerimi i shpejtë i sektorit të turizmit dhe nga zhvillimet e mëdha infrastrukturore – përfshirë Aeroportin e Vlorës (që pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026), si dhe investimet strategjike në vazhdim si Bypassi i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë”, thuhej në raport.
    Në përmbledhjen për Shqipërinë thuhet se agjentët raportojnë rritje çmimesh pothuajse në të gjitha zonat, me rritje veçanërisht të forta në Tiranë dhe zonën bregdetare. Indeksi i çmimeve të shitjes në Tiranë u rrit me 26.2% në gjysmën e dytë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e mëparshme dhe me 56% krahasuar me nivelin e një viti më parë.
    Çmimet e kërkuara nga shitësit u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024. Për shembull, çmimi mesatar për metër katror (m²) në Tiranë u rrit në 2,000 euro/m² (nga 1,600 euro/m² një vit më parë) deri në fund të vitit 2024, i nxitur nga zhvillimi urban dhe kërkesa e lartë. Lokacionet më të kërkuara në qendër të qytetit (zona si Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbe”) arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro/m² ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro/m².
    Edhe qytetet bregdetare shënuan rritje: çmimet aktuale të apartamenteve në Vlorë variojnë mesatarisht rreth 1,500–1,800 euro/m² (më të lartat për pamje nga deti) dhe normat e qirasë arrijnë rreth 5%. Gjithashtu, projektet rezidenciale luksoze buzë detit (p.sh. Dhërmi, Sarandë) arritën në 1,500–2,500 euro/m², ndërsa njësitë premium në vijën e parë të plazhit mund të kapin deri në 3,500 euro/m².
    Sa u rritën çmimet e pronave në bregdet për 2025?
    Në përgjithësi, pasuritë në bregdet u shtrenjtuan ndjeshëm në pranverën 2025, me rritje që variojnë nga 20 deri në 67%, duke reflektuar një treg aktiv të orientuar kryesisht nga blerës të huaj.
    Për agjentët imobiliarë rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kërkesës veçanërisht për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare, si: Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dhe Sarandë. Kërkesa në bregdet vijoi të dominohet nga shtetas të huaj, kryesisht nga vendet pa dalje në det në Europë si Çekia, Polonia dhe Hungaria.
    Jonian Antoni drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21” më herët pohoi se në tërësi te zonat bregdetare 90% e shitjeve bëhen nga të huaj. “Kërkesa dominohet për prona të tipologjive 1+1 dhe 2+1 me vlerë shitje nga 80 mijë euro deri në 300 mijë euro. Rreth 70% e blerësve të huaj, pronat e blera në bregdet i përdorin për disa javë pushime në vit, dhe pjesa e mbetur e vitit shfrytëzohet për investim nëpërmjet qirasë ditore”.
    Nga rritja e kërkesës së të huajve, sivjet shtrenjtimet më të larta në çmime u regjistruan në zona, si: Lungomare, Rradhimë dhe Orikum, në Vlorë.
    Në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur me 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme nga 1,500 euro për metër katror që u shitën vjet pronat në Lungomare, për 2025 çmimi varioi nga 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arritën 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror, për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë.
    Zonës së Rradhimës prej 2023 vijojnë t’i shtohen projektet rezidenciale. Çmimet e shitjes variojnë nga 2,000 deri në 3,000 euro për metër katror, krahasuar me 1,500–2,000 euro që ishin në 2024, që përfaqëson një rritje prej 20 deri në 33%.
    Në Orikum, çmimet e apartamenteve të kategorisë së ulët janë rritur nga 800 në 1,300 euro për metër katror (rritje prej 63%), ndërsa çmimet maksimale kanë mbetur në nivelin e 1,500 euro për metër katror. Kjo zonë po preferohet për blerje pronash edhe nga emigrantët, kryesisht atyre që jetojnë në Itali, që e shfrytëzojnë apartamentin për pushimet verore.
    Sarandë
    Prej disa vitesh Saranda po përjeton shtrenjtim çmimesh të pronave nga shtimi i kërkesës së të huajve. Edhe në këtë qytet 90% e blerjeve kryesohen nga të huajt.
    Në Sarandë këtë verë çmimet e shitjes për apartamente në ndërtimet e reja me afërsi deri 1,000 metra nga deti u ofruan me çmime 2000 deri 2,500 euro për metër katror. Në vijën e parë çmimet kanë arritur 3,000 deri 3,500 euro për metra katror. Në resorte apartamentet po shiten me çmime 4,000 euro për metër katror.
    Për agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme tendenca në rritje e kërkesës për prona nga turistët e huaj ka ndikuar në pakësimin e ofertës dhe rritjen e çmimeve.
    Por shtrenjtimet e çmimeve kanë sjellë sipas agjencive vendase imobiliare që kërkesa për prona nga të huajt të hyjë në vitin e dytë të rënies.
    Golem
    Edhe në Golem kërkesa vijoi të kryesohej prej shtetasve të huaj. Arjan Gjuzi agjent imobiliar nga “Century 21 EON” tha më herët se në Golem preferojnë të blejnë apartamente shtetasit çekë, polakë dhe hungarezë. Sipas tij, të huajt më tepër i bëjnë blerjet për qëllime investimi, për t’i dhënë me qira ditore.
    Për shkak të kërkesës në rritje dhe pakësimit të ofertës çmimet e shitjes së apartamenteve në vijën e parë në Golem arritën 2,000 euro për metër katror. Rritja ishte 33% krahasuar me 2024.
    Pranë zonës së “Shkëmbit të Kavajës” çmimet e pronave u rritën 11% krahasuar me vjet. Çmimi i shitjes arriti 2,000 euro për metër katror nga 1,700 euro për metër katror që ishte nivel maksimal për 2024.
    Edhe çmimet e pronave brenda qytetit të Durrësit mbeten të larta, në nivelet 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Sipas agjentit imobiliar Arian Gjuzi, këto çmime të larta ndikohen nga oferta e kufizuar dhe kërkesa e qëndrueshme.
    Për shkak të çmimeve të larta për gati 1 dekadë kërkesa nga vendasit në Golem qëndroi me tkurrje. Vetëm sivjet për shkak të ofrimit të shitjeve me këste, vendasit u janë rikthyer blerjeve.
    Çmimet në Qerret në rritje deri 40%, dominon kërkesa nga të huajt
    Edhe për zonën e Qerretit shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve vijoi edhe për 2025. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në vijën e parë të ndërtimit çmimet arritën deri në 2,000 euro për metër katror, apo 33% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Në vijën e dytë çmimet shkojnë deri në 1,700 euro për metër katror, që përfaqëson një rritje prej rreth 40% krahasuar me 2024-n.
    Në ndërtimet e reja në Qerret, pranë fshatrave turistike, çmimet e shitjes variojnë nga 1,000 deri në 1,400 euro për metër katror.
    Sipas agjentëve imobiliarë rreth 90% e ndërtimeve në këtë zonë po blihen nga të huaj, kryesisht për shtëpi pushimi dhe qëllime investimi, ndërsa kërkesa nga vendasit mbetet e ulët. Për shkak të kërkesës së lartë në këtë zonë, pritet që në vitet e ardhshme çmimet të rriten edhe me 20 deri në 30%./Monitor

  • Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE

    Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE

    Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE
    Për 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e shitjes së apartamenteve në Shqipëri janë rritur rreth 8 herë më shumë se çmimet në shtetet e eurozonës dhe BE-së. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë indeksi Fischer tregoi se në 6 mujorin e parë 2025 çmimet e banesave në vend u rritën me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 41.7% në krahasim me një vit më parë.
    Në shtetet e eurozonës sipas të dhënave të Eurostat çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i Çmimeve të Banesave, u rritën me 5.1% në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në të gjithë Bashkimin Europian, çmimet shënuan një rritje prej 5.4% nga viti në vit. Kjo përfaqëson një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, kur çmimet e banesave u rritën me 5.3% në eurozonë dhe 5.7% në BE.
    Rritja e çmimeve të banesave në Shqipëri për 6 mujorin e parë krahasuar me ndryshimet në shtetet e eurozonës dhe vendet e BE-së është rreth 8 herë më e lartë.
    Të dhënat e Eurostat tregojnë se tendenca e çmimeve të banesave në Bashkimin Europian paraqet diferenca të mëdha mes vendeve të ndryshme, por në asnjë shtet nuk paraqitet ndryshime çmimesh si në nivelin e Shqipërisë.
    Nga shtetet anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhëna, një shtet shënoi një ulje vjetore të çmimeve të banesave në tremujorin e dytë të vitit 2025, ndërsa njëzet e pesë shtete shënuan rritje vjetore.Rënia u regjistrua në Finlandë (-1.3%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+17.2%), Bullgari (+15.5%) dhe Hungari (+15.1%).
    Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, çmimet ranë në dy shtete anëtare dhe u rritën në njëzet e katër shtete. Rëniet u regjistruan në Francë (-0.2%) dhe Belgjikë (-0.1%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+4.7%), Luksemburg (+4.5%) dhe Kroaci (+4.4%).
    Nëse shohim tendencën e rritjes së çmimeve në Shqipëri rezulton se efektin kryesor në rritje e kanë dhënë ndryshimet e çmimeve në zonat bregdetare. Në Tiranë rritja ishte më e ulët. Në 6-mujorin e parë 2025, indeksi i shitjeve për Tiranë u rrit 5.1% krahasuar me periudhën e mëparshme dhe 32.6% krahasuar me një vit më parë.
    Po ashtu sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë, çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).
    Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në mbi 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.
    Tirana dhe Vlora renditen gjithashtu ndër qytetet me rritjen më të lartë të çmimeve në vendet e përfshira në raportin e Deloitte. “Duke shqyrtuar ndryshimet vjetore të çmimeve mesatare të ofertave, disa qytete përjetuan rritje të forta. Krakovi kryesoi renditjen me një rritje prej 28.1%, i ndjekur ngushtë nga Jerusalemi (+25.2%) dhe qytetet shqiptare, Tirana dhe Vlora (të dyja me +25.0%)”. Në Beograd, për të njëjtën periudhë, çmimet kanë rënë me 0.9%.
    Të dy qytetet shqiptare kanë parë një interes të shtuar si nga blerës vendas, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë. Veçanërisht Vlora ka përfituar nga zgjerimi i shpejtë i sektorit të turizmit dhe nga zhvillimet e mëdha infrastrukturore – përfshirë Aeroportin e Vlorës (që pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026), si dhe investimet strategjike në vazhdim si Bypassi i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë”, thuhej në raport.
    Në përmbledhjen për Shqipërinë thuhet se agjentët raportojnë rritje çmimesh pothuajse në të gjitha zonat, me rritje veçanërisht të forta në Tiranë dhe zonën bregdetare. Indeksi i çmimeve të shitjes në Tiranë u rrit me 26.2% në gjysmën e dytë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e mëparshme dhe me 56% krahasuar me nivelin e një viti më parë.
    Çmimet e kërkuara nga shitësit u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024. Për shembull, çmimi mesatar për metër katror (m²) në Tiranë u rrit në 2,000 euro/m² (nga 1,600 euro/m² një vit më parë) deri në fund të vitit 2024, i nxitur nga zhvillimi urban dhe kërkesa e lartë. Lokacionet më të kërkuara në qendër të qytetit (zona si Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbe”) arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro/m² ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro/m².
    Edhe qytetet bregdetare shënuan rritje: çmimet aktuale të apartamenteve në Vlorë variojnë mesatarisht rreth 1,500–1,800 euro/m² (më të lartat për pamje nga deti) dhe normat e qirasë arrijnë rreth 5%. Gjithashtu, projektet rezidenciale luksoze buzë detit (p.sh. Dhërmi, Sarandë) arritën në 1,500–2,500 euro/m², ndërsa njësitë premium në vijën e parë të plazhit mund të kapin deri në 3,500 euro/m².
    Sa u rritën çmimet e pronave në bregdet për 2025?
    Në përgjithësi, pasuritë në bregdet u shtrenjtuan ndjeshëm në pranverën 2025, me rritje që variojnë nga 20 deri në 67%, duke reflektuar një treg aktiv të orientuar kryesisht nga blerës të huaj.
    Për agjentët imobiliarë rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kërkesës veçanërisht për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare, si: Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dhe Sarandë. Kërkesa në bregdet vijoi të dominohet nga shtetas të huaj, kryesisht nga vendet pa dalje në det në Europë si Çekia, Polonia dhe Hungaria.
    Jonian Antoni drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21” më herët pohoi se në tërësi te zonat bregdetare 90% e shitjeve bëhen nga të huaj. “Kërkesa dominohet për prona të tipologjive 1+1 dhe 2+1 me vlerë shitje nga 80 mijë euro deri në 300 mijë euro. Rreth 70% e blerësve të huaj, pronat e blera në bregdet i përdorin për disa javë pushime në vit, dhe pjesa e mbetur e vitit shfrytëzohet për investim nëpërmjet qirasë ditore”.
    Nga rritja e kërkesës së të huajve, sivjet shtrenjtimet më të larta në çmime u regjistruan në zona, si: Lungomare, Rradhimë dhe Orikum, në Vlorë.
    Në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur me 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme nga 1,500 euro për metër katror që u shitën vjet pronat në Lungomare, për 2025 çmimi varioi nga 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arritën 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror, për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë.
    Zonës së Rradhimës prej 2023 vijojnë t’i shtohen projektet rezidenciale. Çmimet e shitjes variojnë nga 2,000 deri në 3,000 euro për metër katror, krahasuar me 1,500–2,000 euro që ishin në 2024, që përfaqëson një rritje prej 20 deri në 33%.
    Në Orikum, çmimet e apartamenteve të kategorisë së ulët janë rritur nga 800 në 1,300 euro për metër katror (rritje prej 63%), ndërsa çmimet maksimale kanë mbetur në nivelin e 1,500 euro për metër katror. Kjo zonë po preferohet për blerje pronash edhe nga emigrantët, kryesisht atyre që jetojnë në Itali, që e shfrytëzojnë apartamentin për pushimet verore.
    Prej disa vitesh Saranda po përjeton shtrenjtim çmimesh të pronave nga shtimi i kërkesës së të huajve. Edhe në këtë qytet 90% e blerjeve kryesohen nga të huajt.
    Në Sarandë këtë verë çmimet e shitjes për apartamente në ndërtimet e reja me afërsi deri 1,000 metra nga deti u ofruan me çmime 2000 deri 2,500 euro për metër katror. Në vijën e parë çmimet kanë arritur 3,000 deri 3,500 euro për metra katror. Në resorte apartamentet po shiten me çmime 4,000 euro për metër katror.
    Për agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme tendenca në rritje e kërkesës për prona nga turistët e huaj ka ndikuar në pakësimin e ofertës dhe rritjen e çmimeve.
    Por shtrenjtimet e çmimeve kanë sjellë sipas agjencive vendase imobiliare që kërkesa për prona nga të huajt të hyjë në vitin e dytë të rënies.
    Edhe në Golem kërkesa vijoi të kryesohej prej shtetasve të huaj. Arjan Gjuzi agjent imobiliar nga “Century 21 EON” tha më herët se në Golem preferojnë të blejnë apartamente shtetasit çekë, polakë dhe hungarezë. Sipas tij, të huajt më tepër i bëjnë blerjet për qëllime investimi, për t’i dhënë me qira ditore.
    Për shkak të kërkesës në rritje dhe pakësimit të ofertës çmimet e shitjes së apartamenteve në vijën e parë në Golem arritën 2,000 euro për metër katror. Rritja ishte 33% krahasuar me 2024.
    Pranë zonës së “Shkëmbit të Kavajës” çmimet e pronave u rritën 11% krahasuar me vjet. Çmimi i shitjes arriti 2,000 euro për metër katror nga 1,700 euro për metër katror që ishte nivel maksimal për 2024.
    Edhe çmimet e pronave brenda qytetit të Durrësit mbeten të larta, në nivelet 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Sipas agjentit imobiliar Arian Gjuzi, këto çmime të larta ndikohen nga oferta e kufizuar dhe kërkesa e qëndrueshme.
    Për shkak të çmimeve të larta për gati 1 dekadë kërkesa nga vendasit në Golem qëndroi me tkurrje. Vetëm sivjet për shkak të ofrimit të shitjeve me këste, vendasit u janë rikthyer blerjeve.
    Çmimet në Qerret në rritje deri 40%, dominon kërkesa nga të huajt
    Edhe për zonën e Qerretit shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve vijoi edhe për 2025. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në vijën e parë të ndërtimit çmimet arritën deri në 2,000 euro për metër katror, apo 33% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Në vijën e dytë çmimet shkojnë deri në 1,700 euro për metër katror, që përfaqëson një rritje prej rreth 40% krahasuar me 2024-n.
    Në ndërtimet e reja në Qerret, pranë fshatrave turistike, çmimet e shitjes variojnë nga 1,000 deri në 1,400 euro për metër katror.
    Sipas agjentëve imobiliarë rreth 90% e ndërtimeve në këtë zonë po blihen nga të huaj, kryesisht për shtëpi pushimi dhe qëllime investimi, ndërsa kërkesa nga vendasit mbetet e ulët. Për shkak të kërkesës së lartë në këtë zonë, pritet që në vitet e ardhshme çmimet të rriten edhe me 20 deri në 30%./ Monitor

  • Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE, nga efekti bregdetit  

    Çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë se në BE, nga efekti bregdetit  

    Për 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e shitjes së apartamenteve në Shqipëri janë rritur rreth 8 herë më shumë se çmimet në shtetet e eurozonës dhe BE-së.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë indeksi Fischer tregoi se në 6 mujorin e parë 2025 çmimet e banesave në vend u rritën me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 41.7% në krahasim me një vit më parë.Në shtetet e eurozonës sipas të dhënave të Eurostat çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i Çmimeve të Banesave, u rritën me 5.1% në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në të gjithë Bashkimin Europian, çmimet shënuan një rritje prej 5.4% nga viti në vit. Kjo përfaqëson një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, kur çmimet e banesave u rritën me 5.3% në eurozonë dhe 5.7% në BE.Çmimet e shtëpive dhe qiratë në BE vazhdojnë të rritenRritja e çmimeve të banesave në Shqipëri për 6 mujorin e parë krahasuar me ndryshimet në shtetet e eurozonës dhe vendet e BE-së është rreth 8 herë më e lartë.Të dhënat e Eurostat tregojnë se tendenca e çmimeve të banesave në Bashkimin Europian paraqet diferenca të mëdha mes vendeve të ndryshme, por në asnjë shtet nuk paraqitet ndryshime çmimesh si në nivelin e Shqipërisë.Nga shtetet anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhëna, një shtet shënoi një ulje vjetore të çmimeve të banesave në tremujorin e dytë të vitit 2025, ndërsa njëzet e pesë shtete shënuan rritje vjetore.Rënia u regjistrua në Finlandë (-1.3%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+17.2%), Bullgari (+15.5%) dhe Hungari (+15.1%).Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, çmimet ranë në dy shtete anëtare dhe u rritën në njëzet e katër shtete. Rëniet u regjistruan në Francë (-0.2%) dhe Belgjikë (-0.1%), ndërsa rritjet më të larta u shënuan në Portugali (+4.7%), Luksemburg (+4.5%) dhe Kroaci (+4.4%).Nëse shohim tendencën e rritjes së çmimeve në Shqipëri rezulton se efektin kryesor në rritje e kanë dhënë ndryshimet e çmimeve në zonat bregdetare. Në Tiranë rritja ishte më e ulët. Në 6-mujorin e parë 2025, indeksi i shitjeve për Tiranë u rrit 5.1% krahasuar me periudhën e mëparshme dhe 32.6% krahasuar me një vit më parë.Po ashtu sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë, çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në mbi 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.Tirana dhe Vlora renditen gjithashtu ndër qytetet me rritjen më të lartë të çmimeve në vendet e përfshira në raportin e Deloitte.  “Duke shqyrtuar ndryshimet vjetore të çmimeve mesatare të ofertave, disa qytete përjetuan rritje të forta. Krakovi kryesoi renditjen me një rritje prej 28.1%, i ndjekur ngushtë nga Jerusalemi (+25.2%) dhe qytetet shqiptare, Tirana dhe Vlora (të dyja me +25.0%)”. Në Beograd, për të njëjtën periudhë, çmimet kanë rënë me 0.9%.Të dy qytetet shqiptare kanë parë një interes të shtuar si nga blerës vendas, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë. Veçanërisht Vlora ka përfituar nga zgjerimi i shpejtë i sektorit të turizmit dhe nga zhvillimet e mëdha infrastrukturore – përfshirë Aeroportin e Vlorës (që pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026), si dhe investimet strategjike në vazhdim si Bypassi i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë”, thuhej në raport.Në përmbledhjen për Shqipërinë thuhet se agjentët raportojnë rritje çmimesh pothuajse në të gjitha zonat, me rritje veçanërisht të forta në Tiranë dhe zonën bregdetare. Indeksi i çmimeve të shitjes në Tiranë u rrit me 26.2% në gjysmën e dytë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e mëparshme dhe me 56% krahasuar me nivelin e një viti më parë.Çmimet e kërkuara nga shitësit u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024. Për shembull, çmimi mesatar për metër katror (m²) në Tiranë u rrit në 2,000 euro/m² (nga 1,600 euro/m² një vit më parë) deri në fund të vitit 2024, i nxitur nga zhvillimi urban dhe kërkesa e lartë. Lokacionet më të kërkuara në qendër të qytetit (zona si Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbe”) arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro/m² ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro/m².Edhe qytetet bregdetare shënuan rritje: çmimet aktuale të apartamenteve në Vlorë variojnë mesatarisht rreth 1,500–1,800 euro/m² (më të lartat për pamje nga deti) dhe normat e qirasë arrijnë rreth 5%. Gjithashtu, projektet rezidenciale luksoze buzë detit (p.sh. Dhërmi, Sarandë) arritën në 1,500–2,500 euro/m², ndërsa njësitë premium në vijën e parë të plazhit mund të kapin deri në 3,500 euro/m².https://monitor.al/bsh-indeksi-i-cmimit-te-banesave-u-rrit-me-gati-42-ne-gjysmen-e-pare-te-vitit/https://monitor.al/raporti-shqiperia-nder-vendet-me-rritjen-me-te-larte-te-cmimeve-te-apartamenteve-ne-2024/Sa u rritën çmimet e pronave në bregdet për 2025?Në përgjithësi, pasuritë në bregdet u shtrenjtuan ndjeshëm në pranverën  2025, me rritje që variojnë nga 20 deri në 67%, duke reflektuar një treg aktiv të orientuar kryesisht nga blerës të huaj.Për agjentët imobiliarë rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kërkesës veçanërisht për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare, si: Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dhe Sarandë. Kërkesa në bregdet vijoi të dominohet nga shtetas të huaj, kryesisht nga vendet pa dalje në det në Europë si Çekia, Polonia dhe Hungaria.Jonian Antoni drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21” më herët pohoi se në tërësi te zonat bregdetare 90% e shitjeve bëhen nga të huaj. “Kërkesa dominohet për prona të tipologjive 1+1 dhe 2+1 me vlerë shitje nga 80 mijë euro deri në 300 mijë euro. Rreth 70% e blerësve të huaj, pronat e blera në bregdet i përdorin për disa javë pushime në vit, dhe pjesa e mbetur e vitit shfrytëzohet për investim nëpërmjet qirasë ditore”.Nga rritja e kërkesës së të huajve, sivjet shtrenjtimet më të larta në çmime u regjistruan në zona, si: Lungomare, Rradhimë dhe Orikum, në Vlorë.Në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur me 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme nga 1,500 euro për metër katror që u shitën vjet pronat në Lungomare, për 2025 çmimi varioi nga 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arritën 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror, për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë.Zonës së Rradhimës prej 2023 vijojnë t’i shtohen projektet rezidenciale. Çmimet e shitjes variojnë nga 2,000 deri në 3,000 euro për metër katror, krahasuar me 1,500–2,000 euro që ishin në 2024, që përfaqëson një rritje prej 20 deri në 33%.Në Orikum, çmimet e apartamenteve të kategorisë së ulët janë rritur nga 800 në 1,300 euro për metër katror (rritje prej 63%), ndërsa çmimet maksimale kanë mbetur në nivelin e 1,500 euro për metër katror. Kjo zonë po preferohet për blerje pronash edhe nga emigrantët, kryesisht atyre që jetojnë në Itali, që e shfrytëzojnë apartamentin për pushimet verore.Sarandë Prej disa vitesh Saranda po përjeton shtrenjtim çmimesh të pronave nga shtimi i kërkesës së të huajve. Edhe në këtë qytet 90% e blerjeve kryesohen nga të huajt.Në Sarandë këtë verë çmimet e shitjes për apartamente në ndërtimet e reja me afërsi deri 1,000 metra nga deti u ofruan me çmime 2000 deri 2,500 euro për metër katror. Në vijën e parë çmimet kanë arritur 3,000 deri 3,500 euro për metra katror. Në resorte apartamentet po shiten me çmime 4,000 euro për metër katror.Për agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme tendenca në rritje e kërkesës për prona nga turistët e huaj ka ndikuar në pakësimin e ofertës dhe rritjen e çmimeve.Por shtrenjtimet e çmimeve kanë sjellë sipas agjencive vendase imobiliare që kërkesa për prona nga të huajt të hyjë në vitin e dytë të rënies.GolemEdhe në Golem kërkesa vijoi të kryesohej prej shtetasve të huaj. Arjan Gjuzi agjent imobiliar nga “Century 21 EON” tha më herët se në Golem preferojnë të blejnë apartamente shtetasit çekë, polakë dhe hungarezë. Sipas tij, të huajt më tepër i bëjnë blerjet për qëllime investimi, për t’i dhënë me qira ditore.Për shkak të kërkesës në rritje dhe pakësimit të ofertës çmimet e shitjes së apartamenteve në vijën e parë në Golem arritën 2,000 euro për metër katror. Rritja ishte 33% krahasuar me 2024.Pranë zonës së  “Shkëmbit të Kavajës” çmimet e pronave u rritën 11% krahasuar me vjet. Çmimi i shitjes arriti 2,000 euro për metër katror nga 1,700 euro për metër katror që ishte nivel maksimal për 2024.Edhe çmimet e pronave brenda qytetit të Durrësit mbeten të larta, në nivelet 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Sipas agjentit imobiliar Arian Gjuzi, këto çmime të larta ndikohen nga oferta e kufizuar dhe kërkesa e qëndrueshme.Për shkak të çmimeve të larta për gati 1 dekadë kërkesa nga vendasit në Golem qëndroi me tkurrje. Vetëm sivjet për shkak të ofrimit të shitjeve me këste, vendasit u janë rikthyer blerjeve.Çmimet në Qerret në rritje deri 40%, dominon kërkesa nga të huajtEdhe për zonën e Qerretit shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve vijoi edhe për 2025. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në vijën e parë të ndërtimit çmimet arritën deri në 2,000 euro për metër katror, apo 33% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Në vijën e dytë çmimet shkojnë deri në 1,700 euro për metër katror, që përfaqëson një rritje prej rreth 40% krahasuar me 2024-n.Në ndërtimet e reja në Qerret, pranë fshatrave turistike, çmimet e shitjes variojnë nga 1,000 deri në 1,400 euro për metër katror.Sipas agjentëve imobiliarë rreth 90% e ndërtimeve në këtë zonë po blihen nga të huaj, kryesisht për shtëpi pushimi dhe qëllime investimi, ndërsa kërkesa nga vendasit mbetet e ulët. Për shkak të kërkesës së lartë në këtë zonë, pritet që në vitet e ardhshme çmimet të rriten edhe me 20 deri në 30%./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

    Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

    Tirana barazohet me Barcelonën dhe Pragën për çmimet e qirave të zyrave në zonat qendrore. Kryeqyteti shqiptar tejkalon disa qytete të Bashkimit Europian dhe qëndron në krye të rajonit për çmime të larta. Pavarësisht rritjes së ofertës, ekspertët paralajmërojnë shtim të presionit ndaj çmimeve për shkak të ritmit të zhvillimit të projekteve dhe mënyrës së menaxhimit nga investitorët vendas, të cilët shpesh preferojnë të mbajnë ambientet bosh sesa t’i japin me qira me çmime më të ulëta. Dorina AzoÇmimet e qirave për zyra në qendër të Tiranës vijuan të mbeten 30 euro për metër katror edhe për 6-mujorin e dytë të 2025-s, duke u barazuar me ato të Barcelonës dhe Pragës, dy tregje të konsoliduara në Europë.Sipas të dhënave të publikuara nga “Colliers Albania”, Tirana renditet jo vetëm ndër qytetet më të shtrenjta në rajon, por edhe më lart se disa qytete të Bashkimit Europian.Në Tiranë çmimet e qirave tejkaluan kryeqytetet europiane, si: Portugalia që shënon vlera 29 euro apo Budapesti me çmime 25.5 euro dhe Bukureshti me çmime mesatare 20 euro për metër katror në muaj.Çmimet e qirave për zyra janë edhe më të larta sesa kryeqytetet e rajonit. Në zonat qendrore të Beogradit çmimet arritën 18 euro për metër katror në 6-mujorin e parë të 2025-s.Në Zagreb të Kroacisë çmimet janë 17.5 dhe në Sofje të Bullgarisë 16 euro për metër katror në muaj. Burimi: Colliers Albania Burimi: Colliers Albania Tirana pozicionohet ndër qytetet më të shtrenjta edhe për çmimet e qirave në zonat sekondare. Me një mesatare prej 19 euro për metër katror në muaj, kryeqyteti shqiptar tejkalon disa qytete të rajonit si Beogradi (15 euro), Zagrebi (13 euro) dhe Sofia (11 euro).Tirana lë pas jo vetëm qytete të rajonit, por edhe disa qytete të Bashkimit Europian si Porto në Portugali, Bratislava, Riga në Letoni apo Lubjana në Slloveni, ku çmimet luhaten nga 15 deri në 16.5 euro për metër katror në muaj.Stela Dhami partnere drejtuese e “Colliers International” për Shqipërinë dhe Kosovën pohon se barazimi i çmimeve të qirave në qendrën e Tiranës me Barcelonën nuk pasqyron domosdoshmërish një ekuilibër real mes kërkesës dhe ofertës.Ajo thekson se edhe pse në Tiranë pritet një rritje e ndjeshme e ofertës për zyra përmes projekteve të reja dhe kullave të larta, çmimet mund të mos pësojnë ulje, për shkak të një sjelljeje specifike të tregut.“Këtu më mirë i mbajnë bosh me muaj apo vite, sesa t’i japin me qira me një çmim normal e më të ulët. Nuk ka financim zyrtar nga bankat që t’u bëjë presion pronarëve për t’i dhënë ambientet aq sa mban tregu”,  shpjegon Dhami.Sipas Stela Dhamit nga “Colliers Albania”, pavarësisht se çmimet e qirave në Tiranë janë barazuar me qytete të mëdha europiane, tregu vendas nuk i përmbush gjithmonë pritshmëritë e korporatave ndërkombëtare.“Kërkesë është në rritje, por për çmime maksimale 22 deri 23 euro për metër katror në muaj jo për nivele çmimesh 30 euro në muaj për metër katror. Korporatat serioze funksionojnë me buxhete operative të miratuara nga qendrat e tyre mëmë.Jo rrallë, çmimet tona u duken artificialisht të larta dhe vendosin që, në afatmesëm, sa kohë që tregu të jetë ky që është, zyrat të mos zhvendosen” thotë Dhami.Ajo shton se me shtimin e stokut dhe hyrjen në treg të godinave të reja, pritet që presioni ndaj çmimeve të rritet, por ky efekt do të varet nga ritmi i zhvillimit të projekteve dhe mënyra se si do menaxhohen ato nga investitorët vendas, të cilët shpesh preferojnë të mbajnë ambientet bosh sesa t’i japin me qira me çmime më të ulëta. Tendenca e çmimeveTirana po hyn për të katërtin vit radhazi, me qira zyrash më të shtrenjtat në Ballkan. Edhe për 2024-n, çmimet mesatare të qirave te zonat kryesore të biznesit arritën deri në 30 euro për metër katror në muaj, sipas raportit të hartuar nga Stela Dhami, partnere drejtuese e “Colliers International” për Shqipërinë dhe Kosovën.Ky trend u vërejt edhe në vitet 2022-2023 dhe vijoi edhe gjatë vitit të shkuar.Sipas raportit “Tregu i Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri – Vështrim i Përgjithshëm 2024”, të “Colliers Albania”, mesatarja e përgjithshme e tregut arriti në 19 euro për metër katror, nga 18 euro në vitin e kaluar.Për dy kullat e certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare të qëndrueshmërisë, çmimet e qirave për 2024 rezultuan 15 deri në 20% më të larta. Këto objekte po luajnë rol referimi për tregun.Megjithatë, oferta e këtyre ndërtesave mbetet e kufizuar, pasi aktualisht vetëm dy godina janë të certifikuara sipas këtyre standardeve: “Park Avenue” përgjatë Bulevardit të Ri, me certifikimin “BREEAM Excellent”, dhe “Downtown One”, i cili ka marrë paracertifikimin “LEED Gold”.“Çmimet e qirasë vazhdojnë të jenë më të larta se mesatarja e rajonit të Ballkanit, në përputhje me presionin e lartë nga investitorët për të arritur kthime të shpejta nga investimet cilësore”, thekson ndër të tjera Stela Dhami, partnere drejtuese e “Colliers International” për Shqipërinë dhe Kosovën. Burimi: Colliers Albania Çmimet e qirave vijuan të mbeten të larta edhe gjatë 2025-s. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, çmimet e qirave për zyra ndryshojnë ndjeshëm në varësi të vendndodhjes dhe cilësisë së ndërtesës.Në objekte kulla apo qendra të njohura të biznesit, si: “Arena Center”, “Alban Tower”, “Downtown One”, “Rainbow Center” (ish-Blloku), “MET Building” dhe “Lion Park” ofrohen qira për ambiente zyrash me çmime nga 22 deri në 30 euro në muaj për metër katror, duke reflektuar standard të lartë ndërtimi, por edhe vendndodhje të favorshme për bizneset.Nga ana tjetër, çmimet për zyrat në zona të ndryshme të Tiranës janë më të ulëta dhe më të përballueshme, por me variacione të dukshme brenda vetë zonës. Në Unazën e Re, qiratë variojnë nga 6 deri në 8 euro në muaj për metër katror, duke e bërë atë një nga zonat më ekonomike për zyra.Në ish-parku i autobusëve, “21 Dhjetori”, çmimet janë më të larta, duke filluar nga 10 deri në 13 euro në muaj për metër katror.Zona e Rrugës së Kavajës në Qendër paraqet një gamë prej 15 deri në 23 eurosh në muaj për metër katror, ndërsa ish-Blloku dhe sheshi “Willson” janë ndër më të shtrenjtët në zonat jo-kulla, me çmime që luhaten nga 18 deri në 25 euro në muaj për metër katror.Në zona si-stacioni i trenit, Bulevardi i Ri dhe Tregu Medreseja te zona 5 Maji, çmimet e zyrave nisin nga 8 deri në 10-12 euro për metër katror në muaj.Jonian Antoni, CEO në agjencinë imobiliare “Century 21 Albania”, pohon se tashmë prej 4-5 vitesh, çmimet e qirave për zyra mbeten të qëndrueshme. Sipas tij, çmimet mesatare të qirave për ambiente zyrash në ndërtime jo kulla variojnë nga 8 deri në 15 euro për metër katror në muaj.Ndërsa çmimet mesatare për qiratë e zyrave në ndërtime kulla apo qendra biznesi variojnë nga 22 deri në 30 euro për metër katror në muaj.  Vendasit dominojnë tregun Ashtu si në vitin paraardhës, kërkesa e biznesit për zyra me qira vijoi të mbetet e qëndrueshme edhe gjatë këtij viti, sipas Jonian Antoni nga “Century 21 Albania”.“Në tërësi, kërkesa për zyra ka mbetur e qëndrueshme, pa shënuar ndonjë rritje apo rënie të dukshme krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo tregon për një stabilitet në tregun e qirave për zyra.Dominanca në këtë treg u takon bizneseve vendase, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të kërkesës për hapësira zyrash. Pas tyre vijnë kompanitë e huaja, kryesisht për hapjen e zyrave përfaqësuese apo qendra operacionale në Shqipëri.Interesant është fakti se muajt shtator dhe tetor regjistrojnë nivelin më të lartë të kërkesës për zyra gjatë gjithë vitit, një prirje që përsëritet nga viti në vit dhe mund të lidhet me rifillimin e aktivitetit të plotë ekonomik pas verës dhe planifikimet e reja të bizneseve për fundvitin”. Burimi: Colliers Albania Sipas analizës së agjencisë ndërkombëtare për pasuritë e paluajtshme “Colliers” në 2024, në Tiranë mbetën shumë më pak zyra bosh sesa në 2023. Sipas “Colliers”, numri i zyrave të lira ra nga 21.5% në 12.5%.Drejtoresha e “Colliers Albania”, Stela Dhami, shpjegon se rënia e zyrave bosh lidhet edhe me faktin që shumë ndërtesa të reja, të nisura në ndërtim më parë, si “Alban Tower”, “Met Building” dhe “Downtown One” kanë përfunduar ose janë shumë pranë përfundimit.“Meqë këto ndërtesa kanë hyrë në përdorim në vitin 2024, shumë kompani të reja, por edhe kompani ekzistuese që janë zhvendosur i kanë zënë këto hapësira.Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e ndjeshme të normës së vakancës në treg”.Në analizën e “Colliers” gjithashtu theksohet se tregu po ofron gjithnjë e më shumë hapësira të mëdha dhe fleksibël të Klasit A, që përmbushin standarde ndërkombëtare duke tërhequr si qiramarrës vendas ashtu edhe ndërkombëtarë.“Një tendencë e dukshme është largimi nga zyrat e përshtatura (konvertuara) drejt ndërtesave cilësore të ndërtuara posaçërisht për zyra.Banka dhe institucionet financiare po qëndrojnë si nxitësit më të fortë të kërkesës për hapësira premium”, nënvizon zonja Dhami në analizën për ecurinë e tregut të zyrave. Biznesi IT kryeson kërkesën për zyra Tregu i zyrave në Shqipëri po përjeton një ndryshim të dukshëm të strukturës së kërkesës, me sektorin e teknologjisë së informacionit (IT) që po fiton gjithnjë e më shumë terren, duke lënë pas dominimin historik të qendrave të thirrjeve.“Gjatë periudhës 2017–2022, kërkesat për hapësira zyrash dominoheshin nga qendrat e thirrjeve (call center). Fatkeqësisht, kjo kategori nuk është më aq dominuese, në tre vitet e fundit ka pasur rënie të ndjeshme të kërkesave në këtë segment.Aktualisht, nuk mund të flasim për një kategori që dominon në mënyrë absolute, por nëse do të veçoja një trend të ri në rritje, do të ishte ai i zyrave për shërbime IT.Kompanitë shqiptare dhe të huaja po zgjedhin të hapin selitë e tyre në Shqipëri, falë kostos së ulët të fuqisë punëtore në këtë sektor.Këto kompani ofrojnë shërbime IT për tregje ndërkombëtare, duke e kthyer këtë kategori në një nga më premtueset për të ardhmen”, thekson Jonian Antoni. Si po ndikon ekonomia informale te çmimet e qirave të zyraveNë Shqipëri, gjatë vitit 2023 operuan 1,454 ndërmarrje me mbi 50 të punësuar, një numër që shënoi rënie me 2% krahasuar me vitin paraardhës. Pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve janë të përqendruara në sektorin e industrisë përpunuese, duke përbërë 30% të totalit.Numri i bizneseve në sektorin e shërbimeve, transportit dhe telekomunikacionit me mbi 50 punonjës është rreth 350.Megjithëse numri i bizneseve vendase me mbi 50 punonjës mbetet i ulët, agjentët imobiliarë pohojnë se çmimet e qirave për zyra pritet të mbeten të larta.Përveç rritjes së materialeve të ndërtimit dhe kërkesës së bizneseve për ambiente zyrash bashkëkohore, përdorimi i parasë informale dhe skemave të kleringut në sektorin e ndërtimit, mbetën faktorë, sipas tyre, që po ndikojnë te rritja artificiale e çmimeve.Stela Dhami, partnere drejtuese e “Colliers International” për Shqipërinë dhe Kosovën, fillimisht sqaron se çmimet janë shpesh artificialisht të larta, sepse në momentin kur bëhen marrëveshjet, ato ndryshojnë dhe shiten më lirë nga sa deklarohen fillimisht.Sipas zonjës Dhami, fenomene të tjera si kleringu dhe ekonomia gri gjithashtu, nuk e ndihmojnë tregun, në qarkullimin e stokut, pasi ajo që mbetet në fund, shitet me çmime më të larta.“Ekonomia gri dhe e zezë është bërë pjesë e ndërtimit dhe blerjeve. Kjo ndikon negativisht në funksionimin e tregut të pasurive të paluajtshme.Qiratë nuk funksionojnë me klering, por mbeten të larta për disa arsye: ndërtuesit kanë kosto të larta ndërtimi, nuk kanë financim nga bankat që t’i detyrojë të japin me qira sa më shpejt dhe presin klientët që paguajnë çmimin që ata kërkojnë”.Zonja Dhami gjithashtu thekson se një nga sfidat më të mëdha në tregun imobiliar mbetet administrimi i godinave.“Administrimi i godinave mbetet një nga çështjet më të vështira për mua për t’u adresuar, kryesisht për shkak të mungesës së një oferte të strukturuar dhe serioze nga kompani që ofrojnë shërbime të mirëfillta administrimi.Shtesë ndaj kësaj sfide është edhe vështirësia që has në procesin e mbledhjes së detyrimeve financiare nga përdoruesit, një problem ende i pranishëm në Shqipëri.Megjithatë, shpresoj që ndryshimet ligjore të miratuara së fundmi ta lehtësojnë këtë proces, duke i bërë detyrimet më të zbatueshme dhe më të lehta për t’u mbledhur nga konsumatorët.Vlen të theksohet se në godinat e reja, qoftë rezidenciale apo komerciale, duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë mes banorëve apo qiramarrësve dhe administratës, për të siguruar një transparencë të plotë në menaxhimin e buxhetit dhe shpenzimeve për mirëmbajtje”. Informaliteti“Ekonomia gri dhe e zezë është bërë pjesë e ndërtimit dhe blerjeve. Kjo ndikon negativisht në funksionimin e tregut të pasurive të paluajtshme. Qiratë nuk funksionojnë me klering, por mbeten të larta për disa arsye: ndërtuesit kanë kosto të larta ndërtimi, nuk kanë financim nga bankat që t’i detyrojë të japin me qira sa më shpejt dhe presin klientët që paguajnë çmimin që ata kërkojnë”. Burimi: Colliers AlbaniaBurimi: Colliers Albania Lexoni edhe:Tiranës pritet t’i shtohen edhe 192 mijë m² katror zyra të reja nga kullat 100-katëshe   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Top zonat më të mira për të jetuar në Tiranë në 2025! Çfarë duhet të dini para se të blini ose të merrni me qira

    Top zonat më të mira për të jetuar në Tiranë në 2025! Çfarë duhet të dini para se të blini ose të merrni me qira

    Tirana është sot qendra më dinamike e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Çdo vit, kryeqyteti zgjerohet me lagje të reja, projekte rezidenciale dhe investime publike që ndryshojnë fytyrën e tregut. Por, pyetja më e rëndësishme që shtrohet për çdo blerës apo qiramarrës është: ku ia vlen më shumë të jetosh apo investosh? Në këtë artikull, Kërko360 sjell një panoramë të zonave më të kërkuara për vitin 2025, duke u bazuar në analizën e tregut, tendencat e çmimeve dhe prirjet e jetesës urbane.
    Në qendër dhe në Bllok, apartamentet mbeten më të shtrenjtët në treg. Ky është destinacioni për ata që kërkojnë jetë urbane dhe afërsi me shërbimet kryesore të qytetit. Çmimet variojnë nga 2,500 deri në mbi 3,000 euro për metër katror, ndërsa qiratë arrijnë lehtësisht mbi 1,200 euro në muaj. Megjithëse është një treg i vështirë për t’u përballuar, ky segment ofron siguri në rritjen e vlerës së investimit.
    Komuna e Parisit dhe zona e Liqenit Artificial po tërheqin gjithnjë e më shumë familje. Ndërtimet e reja me hapësira të gjelbra, planimetri më të mëdha dhe standardet e përmirësuara i bëjnë këto zona zgjedhjen ideale për banim afatgjatë. Çmimet lëvizin nga 1,700 deri në 2,200 euro për metër katror, ndërsa apartamentet me qira shkojnë mesatarisht nga 500 deri në 900 euro. Ky segment është sot ndër më të gjallët për apartamente të reja në Tiranë.
    Don Bosko dhe Astiri përfaqësojnë tregun në rritje. Lagje që deri dje njiheshin si periferi të qeta, sot po shndërrohen në qendra të reja banimi. Ndërtimet e shumta dhe infrastruktura e përmirësuar i kanë rritur çmimet mesatarisht në 1,200–1,600 euro për metër katror. Për investitorët, këto janë zona ku blerja mund të sjellë përfitime të dukshme në vitet e ardhshme.
    Për familjet që kërkojnë më shumë hapësirë me kosto të përballueshme, Yzberishti dhe Kashari po shfaqen si dy destinacionet më të lira në tregun e kryeqytetit. Çmimet fillojnë nga 900 euro për metër katror dhe qiratë fillojnë nga 250 euro në muaj. Edhe pse më larg qendrës, lidhjet e reja infrastrukturore kanë filluar ta bëjnë këtë zonë gjithnjë e më tërheqëse.
    Një tjetër trend i fortë është zhvendosja drejt periferisë së gjelbër, veçanërisht në Lundër dhe Mjull Bathore. Këto zona janë kthyer në simbole të rezidencave premium, me komplekse të mbyllura që ofrojnë siguri, hapësira rekreative dhe standarde të ngjashme me ato europiane. Çmimet janë më të larta, shpesh mbi 2,000 euro për metër katror, ndërsa vilat dhe apartamentet në qira arrijnë deri në 1,500 euro në muaj. Ky është tregu ku kërkohet jo vetëm një apartament, por një stil i të jetuarit tërësisht i ri.
    Komplekset rezidenciale janë një tjetër risi që po formëson Tiranën e 2025-ës. Nga Farka në Sauk, ato po ofrojnë apartamente me shërbime të integruara: pishina, palestra, hapësira të gjelbra dhe ambiente sociale. Çmimet variojnë nga 1,800 euro për metër katror e deri mbi 3,000 euro, por tregu po tregon se kërkesa për këtë tipologji është në rritje të vazhdueshme.
    Për blerësit dhe qiramarrësit, pyetja nuk është më vetëm sa kushton një apartament në Tiranë, por çfarë stili jetese ofron zona ku po investoj. Kjo është arsyeja pse analiza e tregut dhe krahasimi i opsioneve janë bërë më të rëndësishme se kurrë.

  • 230 mijë m2 ndërtim ngjitur me Digën e Liqenit/ Armand Lilo nis ndërtimin e 5 kullave në “Rrugën e Kosovarëve”

    230 mijë m2 ndërtim ngjitur me Digën e Liqenit/ Armand Lilo nis ndërtimin e 5 kullave në “Rrugën e Kosovarëve”

    Ngjitur me digën e Liqenit Artificial ka nisur ndërtimi i një kompleksi me 5 kulla. Bëhet fjalë për një projekt masiv të quajtur Tirana Lake, i cili ka 5 kulla me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 228.3 mijë metër katrorë.

    Projekti Tirana Lake
    Kompania ndërtuese e kompleksit është Building Construction Invest. Kjo kompani është themeluar në shtator të vitit 2021 nga Ilir Merja. Por më pas kompania ndërroi disa herë duar. Fillimisht Ilir Merja ja shiti kompaninë për 5 milionë lekë një shoqërie aksionare të quajtur BA Investment, e cila zotërohet nga Nexhip Hajdëraj, një ish naftëtar, punonjës i ARMO-s.
    BA Investment qëndroi vetëm për tre muaj pronare e shoqërisë. Në shkurt të vitit 2022, ajo e shiti Building Construction tek një kompani e quajtur MAT & Nat, e cila zotërohet nga Ardian Avdalli. çmimi i shitjes këtë herë ishte 10 milionë lekë.
    Por edhe Avdalli, nuk ishte caktuar si pronari fundor i projektit Tirana Lake. Në fund të vitit 2023, kompania Building Construction u shit sërish. Këtë herë blerësi ishte shoqëria AMAR, e Armand Lilos dhe çmimi i shitjes ishte 12.5 milionë euro.

    Sipas kontratës së shitjes, Avdalli përfitoi 500 mijë euro menjëherë me nënshkrimin e kontratës, ndërsa pjesën tjetër prej 12 milionë eurosh do ta marrë në natyrë me sipërfaqe ndërtimore.
    ProjektiProjekti Tirana Lake shtrihet në një sipërfaqe trualli prej 32.5 metër katrorë. Një pjesë të tij, rreth 2100 metër katrorë, shoqëria Building Construction e bleu nga shteti përmes një kontrate me Ministrinë e Financave për vlerën 143 milionë lekë ose rreth 68 mijë lekë për metër.

    Me te verdhe, vendi ku do te ndertohet kompleksi Tirana Lake
    Projekti parashikon ndërtimin e 5 kullave 17 katëshe, të cilat i shtohet kompleksit të kullave që po ngrihet me shpejtësi në atë zonë, pavarësisht kundërshtive publike për betonizimin e Liqenit, por edhe shqetësimet për sigurinë.

    Në vitin 2015, socialistët kundërshtuan fort ndërtimin e një kompleksi nga kompania Gener 2 nën Digën e Liqenit, duke protestuar edhe para Gjykatës Administrative. Leja për këtë projekt ishte dhënë nga Lulzim Basha dhe sipas socialistëve, me në krye ish kryetarin e Bashkisë të shkarkuar tashmë, Erion Veliaj, projekti rrezikonte sigurinë e digës së Liqenit.
    Por gjykata e vlerësoi lejen e projektit si të ligjshme dhe shqetësimi i Rilindasve për liqenin u shua, deri në pikën që më pas filluan vetë të jepnin leje për beton masiv nën digën e Liqenit.