Tag: meteorologia

  • Moti për muajin dhjetor, si pritet të jenë kushtet atmosferike?/ Ja çfarë paralajmëron meteorologia

    Moti për muajin dhjetor, si pritet të jenë kushtet atmosferike?/ Ja çfarë paralajmëron meteorologia

    Meteorologia Tanja Porja tha se pjesa më e madhe e dhjetorit do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, temperatura mbi mesataren e sezonit dhe mungesë reshjesh deri në datat 17–18 dhjetor. Sipas saj, tabloja sinoptike mbetet pothuaj e pandryshuar, me alternime dielli dhe vranësirash të lehta, ndërsa temperaturat luhaten vetëm me 1–2 gradë nga dita në ditë.
    Porja theksoi se deri në 20-ditëshin e parë të muajit, moti do të jetë “krejt komod”, me vlera termike më të larta se normaliteti. Në Tiranë, termometri vijon të shënojë 19–21°C në mesditë, rreth 3–4 gradë më shumë se mesatarja e zakonshme e dhjetorit, që duhet të jetë rreth 16–17°C.
    Për reshjet, meteorologia tha se nuk ka asnjë sinjal deri në mesin e muajit, ndërsa pas datës 17–18 pritet një ndryshim gradual. Aktivizimi i vërtetë i atmosferës mund të ndodhë në 10-ditëshin e fundit të dhjetorit, periudhë që përkon edhe me festat e fundvitit. Ajo la të hapur mundësinë për reshje shiu dhe dëbore rreth datave 20–24, megjithëse theksoi se është ende herët për një parashikim të saktë për natën e Krishtlindjes dhe ndërrimin e viteve.

  • Surprizat e motit/ Çfarë do të ndodhë në muajin Dhjetor? Meteorologia zbulon kur do të rikthehen reshjet dhe dëbora

    Surprizat e motit/ Çfarë do të ndodhë në muajin Dhjetor? Meteorologia zbulon kur do të rikthehen reshjet dhe dëbora

    Kjo javë do të jetë në kushtet normale të muajit dhjetor. Këtë parashikon meteorologia Tanja Porja. Ajo paralajmëroi rikthim të reshjeve të shiut dhe dëborës duke filluar nga mesi i javës.
    “Mëngjes i ngrohtë, megjithatë kjo javë do të jetë në kushtet normale të muajit dhjetor. Presim rritje graduale të vlerave termike, por reshjet rikthehen në mesjavë, reshje shiu dhe dëbore por fatmirësisht të pakta”, tha meteorologia.
    Sipas saj “sot dhe nesër do kemi një erë jugore që paralajmëron ngrohjen e kushteve të motit dhe rikthimin e reshjeve. Vranësira të shtuara në territor, të dukshme në të gjithë Shqipërinë”.
    Porja theksoi se temperaturat do të luhaten nga 0-18 gradë.
    “Mëngjesi krahasuara me mëngjesin e një dite më parë ka shënuar rritje të lehtë të temperaturave”.

  • Rrebeshe dhe rrufe! Meteorologia paralajmëron qytetarët: Mos lëvizni pa arsye

    Rrebeshe dhe rrufe! Meteorologia paralajmëron qytetarët: Mos lëvizni pa arsye

    Një situatë mjaft kritike e ka cilësuar meteorologia Tanja Porja, situatën meteorologjike në vend.
    Ajo paralajmëroi përkeqësim të motit me stuhi, erë të fortë, dhe reshje intensive në të gjithë territorin.
    Sipas saj reshjet më të dendura dhe rrebeshet do të jenë kryesisht në veri dhe qendër, duke zbritur në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme në zonat jugore. Ajo këshillon qytetarët që në këto kushte të mos lëvizin pa arsye thelbësore pasi përveç reshjeve intensive do të ketë stuhi dhe rrufe.
    “Është një situatë mjaft kritike, është shumë dinamike atmosfera. Reshje më intensitet të lartë në veri, dhe në të gjithë territorin do të kemi reshje me intensitet mesatar. Stuhi mjaft të forta të erës kryesisht në gjysmën veriore të Shqipërisë, rrebeshet më të shumta në veri e zonat qendrore. Më të pakta në jug, ndërsa nga nesër në qendër e jug. Era e fortë jugore, stuhitë detare nuk do të mungojnë. Në mesditë përkeqësohet situata në të gjithë territorin, reshjet me intensitet të lartë në veri e qendër dhe mesatar në jug. Në mbrëmje intensiteti do të jetë mjaft i lartë në të gjithë territorin.
    Do të ishte mirë që lëvizjet pa arsye nuk janë të këshillueshme. Do të ketë reshje intensive, fuqizim të erës dhe shkarkesa elektrike”, tha Porja. Sipas saj, vlerat termike në mesditë do të pësojnë ulje me dy gradë. Vlerat termike në mesditë shënojnë rënie me të paktën dy gradë. Berati dhe Gjiri i Sarandës do të kenë temperatura deri 21 gradë celcius.
    Meteorologia paralajmëron gjithashtu reshje dëbore në fundjavë. “Fundjava sjell dëborë”.

  • Stuhi, rrebeshe dhe rrufe! Meteorologia paralajmëron qytetarët: Mos lëvizni pa arsye. Fundjava sjell dëborë

    Stuhi, rrebeshe dhe rrufe! Meteorologia paralajmëron qytetarët: Mos lëvizni pa arsye. Fundjava sjell dëborë

    Një situatë mjaft kritike e ka cilësuar meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, situatën meteorologjike në vend. Në Dita Jonë në A2 CNN, ajo paralajmëroi përkeqësim të motit me stuhi, erë të fortë, dhe reshje intensive në të gjithë territorin. Sipas saj reshjet më të dendura dhe rrebeshet do të jenë kryesisht në veri dhe qendër, duke zbritur në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme në zonat jugore.
    “Është një situatë mjaft kritike, është shumë dinamike atmosfera. Reshje më intensitet të lartë në veri, dhe në të gjithë territorin do të kemi reshje me intensitet mesatar. Stuhi mjaft të forta të erës kryesisht në gjysmën veriore të Shqipërisë, rrebeshet më të shumta në veri e zonat qendrore. Më të pakta në jug, ndërsa nga nesër në qendër e jug. Era e fortë jugore, stuhitë detare nuk do të mungojnë. Në mesditë përkeqësohet situata në të gjithë territorin, reshjet me intensitet të lartë në veri e qendër dhe mesatar në jug. Në mbrëmje intensiteti do të jetë mjaft i lartë në të gjithë territorin”.
    Meteorologia këshillon qytetarët që në këto kushte të mos lëvizin pa arsye thelbësore pasi përveç reshjeve intensive do të ketë stuhi dhe rrufe.
    “Do të ishte mirë që lëvizjet pa arsye nuk janë të këshillueshme. Do të ketë reshje intensive, fuqizim të erës dhe shkarkesa elektrike”, tha Porja.
    Sipas saj, vlerat termike në mesditë do të pësojnë ulje me dy gradë.
    “Vlerat termike në mesditë shënojnë rënie me të paktën dy gradë. Berati dhe Gjiri i Sarandës do të kenë temperatura deri 21 gradë celcius”.
    Meteorologia paralajmëron gjithashtu reshje dëbore në fundjavë.“Fundjava sjell dëborë”.

  • Keni plane për fundjavën?/ A do të ketë reshje shiu? Meteorologia zbulon si do të jetë moti gjatë 5 ditëve të ardhshme

    Keni plane për fundjavën?/ A do të ketë reshje shiu? Meteorologia zbulon si do të jetë moti gjatë 5 ditëve të ardhshme

    Mëngjesi i së mërkurës ishte i freskët, pavarësisht se dielli ka mbizotëruar në pjesën më të madhe të territorit. Meteorologia Tanja Porja thotë se temperaturat maksimale sot nuk pritet të tejkalojnë 22°C, ndërsa kushtet e kthjellëta do të vijojnë gjatë gjithë ditës.
    Sipas saj, dita e enjte sjell një ngrohje të lehtë të mëngjesit, rreth 2°C më shumë se e mërkura. Në zonat malore veriore temperaturat do të ngjiten në 3°C, ndërsa në kryeqytet dhe përgjatë bregdetit priten 11–14°C. “E enjtja sjell një rritje të lehtë, për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga verilindja dhe lindja e kontinentit”, shpjegoi meteorologia.
    Ndërsa e premtja pasdite pritet të sjellë më shumë vranësira dhe mundësi të pakta reshjesh vetëm në zonat kufitare verilindore. Nga e shtuna, moti ndryshon dukshëm. “Do të ketë reshje të pakta dhe afatshkurtra, ndërsa e diela do të ketë rrebeshe më të shpeshta në pothuajse të gjithë vendin, të cilat vazhdojnë edhe të hënen”, tha Porja.
    Temperatura rritet ndjeshëm të dielën deri në 24°C, por nga e hëna, vlerat maksimale bien me të paktën 3–4 gradë, për shkak të kthimit të qarkullimit ajror nga veriu dhe veriperëndimi, theksoi Porja. Reshjet do të vijojnë edhe të hënën, ndërsa në zonat malore mbetet i hapur edhe skenari për rikthimin e reshjeve të dëborës.

  • Java nis me rrebeshe e reshje bore, meteorologia Porja paralajmëron ‘surpriza’ për ditët në vazhdim

    Java nis me rrebeshe e reshje bore, meteorologia Porja paralajmëron ‘surpriza’ për ditët në vazhdim

    Java ka nisur me reshje shiu dhe ulje të temperaturave, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore. Meteorologia Tanja Porja bëri të ditur se jugu i vendit do të përfshihet nga rrebeshet ndërsa reshjet do të vijojnë deri të mërkurën kur pritet edhe përmirësim i motit.
    “Vranësira në të gjithë territorin, në mesditë dhe në vijim do të ulen temperaturat, ndërsa reshjet do të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje. Më pas reshje të pakta deri të mërkurën dhe më pas diell. Temperaturat luhaten nga 6 në 22 gradë celsius. Do kemi rrebeshe në kryesisht jug dhe më pak në qendër, ndërsa e veri reshje më të pakta deri në mbrëmje kur presim përmirësim të dukshëm të motit”.
    Sipas meteorologes reshjet e borës do të jenë në zonat malore në lartësirë mbi 1400 metra nga niveli i detit dhe më pas do të ulen ën 900 metra.
    “Reshje bore ka në zona malore me 1400 metra nga niveli i detit. Në pjesën e dytë të ditës reshjet e borës zbresin në lartësitë 900 metra mbi nivelin e detit”.
    Porja theksoi se “Do të kemi erë të fortë veriore e verilindore gjatë gjithë ditës në territor dhe në hapësirat detare. Gjatë natës dhe paraditen e sotme rrebeshet kanë qenë prezentë në jug dhe qendër dhe më pak në zonat veriore”.
    Të mërkurën rriten vlerat termike, por meteorologia e paralajmëron surpriza të motit në fundjavë.

  • Moti merr kthesën e fortë/ Meteorologia: Rënie drastike temperaturash dhe dëborë..

    Moti merr kthesën e fortë/ Meteorologia: Rënie drastike temperaturash dhe dëborë..

    Meteorologia Tanja Porja ka bërë në “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN parashikimin e motit për këtë fillim tetori që ka ardhur i ftohtë pas një vere me temperatura të larta dhe thatësirë. 

    Porja zbuloi se kjo fundjavë do të jetë e karakterizuar nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta, ndërsa në Veri të vendit do të bjerë edhe bora e parë. 

    “Duke filluar nga sot do të shtohen vetëm vranësirat. Presim të ketë shi sot në mbrëmje dhe gjatë natës dhe ditës e nesërme presim  reshje me sasi të konsiderueshme kryesisht në ju, juglindje dhe zonat lindore. Veriperëndimi dhe i gjithë perëndimi, pra bregdeti shqiptar deri afër Vlorës paraqitet më mirë. Në fakt sonte gjatë natës presim për herë të parë reshjet e dëborës. Do të ketë veriu dhe verilindja reshje dëbore sonte gjatë natës dhe pasditja e së enjtes dhe të premten reshjet e dëborës deri në disa centimetra priten edhe në juglindje. Temperatura do të zbresë nga 27 gradë deri në 16 gradë. Nesër në mëngjes do të jetë edhe pjesa më e ngrohtë e ditës. Pas orës 09:00 termometri do të shënojë rënie duke kulmuar me të premten në mëngjes ku temperaturat do të zbresin nga 1 deri në 0 gradë Celcius në zonat malore. Në Tiranë dhe Perëndimin e vendit termometra i mëngjesit zbret nga 8 deri në 12 gradë, ndërsa maksimumet e zonës Perëndimore zbresin maksimumi deri në 19 gradë Celcius”, tha meteorologia Tanja Porja në “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN. 

    Meteorologia shpjegoi më tej se ky mot i ftohtë është rezultat i një cikloni që sjell rryma ajrore të akullta nga veriu i Europës drejt Mesdheut, por do të zgjasë në periudha afatshkurtra. 

    “Nuk është tipike vjeshte, kemi një hyrje afatshkurtër të dimrit në stinën e vjeshtës. Do të zgjasë deri të shtunën me mot tipik dimri mesdhetar dhe më pas i rikthehemi sërish vjeshtës. Kemi ardhjen e masave ajrore me shpejtësi nga veriu i kontinentit që do të zhyten deri poshtë në Juglindje duke bërë që termometri të zbresë me të paktën 10 gradë në një derivat më pak se 24 orësh. Nuk janë kushte kritike moti por sasia e reshjeve do të jetë e konsiderueshme. Gjatë gjithë tetorit ne do t’i kemi këto cikle afatshkurtra dy tre ditore në zona të ndryshme të Mesdheut”, zbuloi më tej meteorologia Tanja Porja në “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN. 

  • Rënie drastike temperaturash dhe dëborë! Meteorologia: Moti merr kthesën e fortë

    Rënie drastike temperaturash dhe dëborë! Meteorologia: Moti merr kthesën e fortë

    Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për këtë fillim tetori që ka ardhur i ftohtë pas një vere me temperatura të larta dhe thatësirë.
    Porja zbuloi se kjo fundjavë do të jetë e karakterizuar nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta, ndërsa në Veri të vendit do të bjerë edhe bora e parë.
    “Duke filluar nga sot do të shtohen vetëm vranësirat. Presim të ketë shi sot në mbrëmje dhe gjatë natës dhe ditës e nesërme presim  reshje me sasi të konsiderueshme kryesisht në ju, juglindje dhe zonat lindore. Veriperëndimi dhe i gjithë perëndimi, pra bregdeti shqiptar deri afër Vlorës paraqitet më mirë. Në fakt sonte gjatë natës presim për herë të parë reshjet e dëborës. Do të ketë veriu dhe verilindja reshje dëbore sonte gjatë natës dhe pasditja e së enjtes dhe të premten reshjet e dëborës deri në disa centimetra priten edhe në juglindje. Temperatura do të zbresë nga 27 gradë deri në 16 gradë. Nesër në mëngjes do të jetë edhe pjesa më e ngrohtë e ditës. Pas orës 09:00 termometri do të shënojë rënie duke kulmuar me të premten në mëngjes ku temperaturat do të zbresin nga 1 deri në 0 gradë Celcius në zonat malore. Në Tiranë dhe Perëndimin e vendit termometra i mëngjesit zbret nga 8 deri në 12 gradë, ndërsa maksimumet e zonës Perëndimore zbresin maksimumi deri në 19 gradë Celcius”, tha meteorologia.
    Meteorologia shpjegoi më tej se ky mot i ftohtë është rezultat i një cikloni që sjell rryma ajrore të akullta nga veriu i Europës drejt Mesdheut, por do të zgjasë në periudha afatshkurtra. “Nuk është tipike vjeshte, kemi një hyrje afatshkurtër të dimrit në stinën e vjeshtës. Do të zgjasë deri të shtunën me mot tipik dimri mesdhetar dhe më pas i rikthehemi sërish vjeshtës. Kemi ardhjen e masave ajrore me shpejtësi nga veriu i kontinentit që do të zhyten deri poshtë në Juglindje duke bërë që termometri të zbresë me të paktën 10 gradë në një derivat më pak se 24 orësh. Nuk janë kushte kritike moti por sasia e reshjeve do të jetë e konsiderueshme. Gjatë gjithë tetorit ne do t’i kemi këto cikle afatshkurtra dy tre ditore në zona të ndryshme të Mesdheut”, zbuloi më tej meteorologia Tanja Porja në “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN.

  • Moti merr kthesën e fortë/ Paralajmëron meteorologia Porja: Pritet rënie drastike temperaturash dhe dëborë

    Moti merr kthesën e fortë/ Paralajmëron meteorologia Porja: Pritet rënie drastike temperaturash dhe dëborë

    Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për këtë fillim tetori që ka ardhur i ftohtë pas një vere me temperatura të larta dhe thatësirë.
    Porja zbuloi se kjo fundjavë do të jetë e karakterizuar nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta, ndërsa në Veri të vendit do të bjerë edhe bora e parë.
    “Duke filluar nga sot do të shtohen vetëm vranësirat. Presim të ketë shi sot në mbrëmje dhe gjatë natës dhe ditës e nesërme presim reshje me sasi të konsiderueshme kryesisht në ju, juglindje dhe zonat lindore. Veriperëndimi dhe i gjithë perëndimi, pra bregdeti shqiptar deri afër Vlorës paraqitet më mirë. Në fakt sonte gjatë natës presim për herë të parë reshjet e dëborës. Do të ketë veriu dhe verilindja reshje dëbore sonte gjatë natës dhe pasditja e së enjtes dhe të premten reshjet e dëborës deri në disa centimetra priten edhe në juglindje. Temperatura do të zbresë nga 27 gradë deri në 16 gradë.
    Nesër në mëngjes do të jetë edhe pjesa më e ngrohtë e ditës. Pas orës 09:00 termometri do të shënojë rënie duke kulmuar me të premten në mëngjes ku temperaturat do të zbresin nga 1 deri në 0 gradë Celcius në zonat malore. Në Tiranë dhe Perëndimin e vendit termometra i mëngjesit zbret nga 8 deri në 12 gradë, ndërsa maksimumet e zonës Perëndimore zbresin maksimumi deri në 19 gradë Celcius”, tha meteorologia Tanja Porja.
    Meteorologia shpjegoi më tej se ky mot i ftohtë është rezultat i një cikloni që sjell rryma ajrore të akullta nga veriu i Europës drejt Mesdheut, por do të zgjasë në periudha afatshkurtra.
    “Nuk është tipike vjeshte, kemi një hyrje afatshkurtër të dimrit në stinën e vjeshtës. Do të zgjasë deri të shtunën me mot tipik dimri mesdhetar dhe më pas i rikthehemi sërish vjeshtës. Kemi ardhjen e masave ajrore me shpejtësi nga veriu i kontinentit që do të zhyten deri poshtë në Juglindje duke bërë që termometri të zbresë me të paktën 10 gradë në një derivat më pak se 24 orësh. Nuk janë kushte kritike moti por sasia e reshjeve do të jetë e konsiderueshme. Gjatë gjithë tetorit ne do t’i kemi këto cikle afatshkurtra dy tre ditore në zona të ndryshme të Mesdheut”, zbuloi më tej meteorologia.

  • “Atmosferë vere në mes të shtatorit”/ Meteorologia Porja bën parashikimin: Ja kur priten reshjet e shiut

    “Atmosferë vere në mes të shtatorit”/ Meteorologia Porja bën parashikimin: Ja kur priten reshjet e shiut

    Edhe pse jemi në mesin e shtatorit, moti vijon të ruajë karakterin veror, sipas parashikimit të meteorologes Lajda Porja. Ajo bëri të ditur se kjo javë do të jetë kryesisht e qëndrueshme, me temperatura të larta dhe mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
    “Vijon ende atmosfera e verës edhe pse jemi në mesin e shtatorit. Java parashikohet të jetë e qëndrueshme, por nga e mërkura do të kemi vranësira dhe reshje të pakta, vetëm në skajin verior të vendit. Në fundjavë do rikthehen ditët me diell,” u shpreh Porja.
    Sipas saj, temperaturat e ajrit kanë qenë 4-5 gradë më të larta se mesatarja sezonale.
    “Sot, termometri do të shënojë deri në 23°C, ndërsa nesër pritet të ngjitet në 33°C. Të mërkurën do të kemi një rënie të lehtë në 30°C, por nga e enjtja dhe e premtja temperaturat do të rriten sërish, duke kulmuar në fundjavë me vlera deri në 35°C – tipike për stinën e verës”.
    Për të gjithë ata që planifikojnë të frekuentojnë bregdetin, meteorologia siguroi se do të jetë një kohë mjaft ideale për pushime.
    Sa i përket rajonit, edhe pjesa më e madhe e Ballkanit do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët. “Në Malin e Zi dhe në Kosovë do të ketë reshje të pakta në mesin e javës, por më pas pritet përmirësim. Kosova në fundjavë do të shënojë 32°C, ndërsa Maqedonia e Veriut do të ketë temperatura deri në 24°C,” theksoi Porja.