Tag: metën

  • Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën

    Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Ish-presidenti kërkoi ndryshim mase, shtyhet seanca për Metën në GJKKO

    Ish-presidenti kërkoi ndryshim mase, shtyhet seanca për Metën në GJKKO

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për zëvëndësimin e masës për Ilir Metën, i cili kishte kërkuar lirinë.

    Sipas gazetares së Top Chanel, Anila Hoxha, mbrojta kishte bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani.
    Më herët sipas avokatit Kujtim Cakrani, e njëjta gjyqtare ka gjykuar kërkesa të tjera. Seanca e radhës u la në datën 14 nëntor në orën 9:00.
     

    Top Channel

  • “Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose…”/ Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia

    “Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose…”/ Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia

    Monika Kryemadhi ka rrëfyer takimin e fundit me Ilir Metën para se ai të largohej nga shtëpia dhe më pas të njoftonte divorcin prej saj.
    Në një intervistë për News24, ajo tregoi se largimi i Metës ndodhi pas një konflikti që kishte lindur për shkak të akuzave se Kryemadhi kishte kërcënuar bashkëshorten dhe vjehrrin e Tedi Blushit.
    “I kërkoi djalit të marrë rrobat dhe iku nga shtëpia. Ishte një sebep i kotë, një histori e ndërtuar,” tha ajo.
    Kryemadhi shtoi se ende nuk është gati ta takojë Metën, ndonëse pranoi se do të duhet të përballet me të në të ardhmen në gëzime familjare.
    “Takimi im i fundit me Ilir Metën vetëm për vetëm ka qenë takimi i 1 prillit në mëngjes kur ka ikur nga shtëpia, i ka kërkuar djalit të marrë rrobat. Një nga arsyet e ikjes nga shtëpia ishte se unë i kisha kërcënuar gruan apo vjehrrin Tedi Blushit në atë kohë, kot, mendoj se ishte një mendoj se ishte një sebep nga e gjithë historia e ndërtuar. Pastaj ka qenë mbledhja e KDK së famshme, nqs e mbani mend që thash nuk më ashtu… as për SPAK-un dhe as për burgun.
    Nuk do ta takoja Metën. Sigurisht unë do takohem me Ilir Metën se do martojmë fëmijët, do bëhemi gjyshër dhe d.m.th do të kemi gëzime familjare… Nuk jam gati të takohem me Ilir Metën qoftë emocionalisht, qoftë edhe në aspektin e mënyrës se si, sepse e ndjej veten të fyer, si më linçoi rrethi shoqëror i Ilir Metës dhe Ilir Meta vetë në atë kohë. Akoma nuk jam gati për një gjë të tillë. Akoma nuk kam mundur të harroj, se për të falur i kam falur të gjithë, por nuk i kam harruar për atë që kanë bërë për presionin që është ushtruar tek fëmijët e mi”.

  • “I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

    Monika Kryemadhi ka rrëfyer takimin e fundit me Ilir Metën para se ai të largohej nga shtëpia dhe më pas të njoftonte divorcin prej saj.
    Në një intervistë për News24, ajo tregoi se largimi i Metës ndodhi pas një konflikti që kishte lindur për shkak të akuzave se Kryemadhi kishte kërcënuar bashkëshorten dhe vjehrrin e Tedi Blushit.
    “I kërkoi djalit të marrë rrobat dhe iku nga shtëpia. Ishte një sebep i kotë, një histori e ndërtuar,” tha ajo.
    Kryemadhi shtoi se ende nuk është gati ta takojë Metën, ndonëse pranoi se do të duhet të përballet me të në të ardhmen në gëzime familjare.
    “Takimi im i fundit me Ilir Metën vetëm për vetëm ka qenë takimi i 1 prillit në mëngjes kur ka ikur nga shtëpia, i ka kërkuar djalit të marrë rrobat. Një nga arsyet e ikjes nga shtëpia ishte se unë i kisha kërcënuar gruan apo vjehrrin Tedi Blushit në atë kohë, kot, mendoj se ishte një mendoj se ishte një sebep nga e gjithë historia e ndërtuar. Pastaj ka qenë mbledhja e KDK së famshme, nqs e mbani mend që thash nuk më ashtu… as për SPAK-un dhe as për burgun.
    Nuk do ta takoja Metën. Sigurisht unë do takohem me Ilir Metën se do martojmë fëmijët, do bëhemi gjyshër dhe d.m.th do të kemi gëzime familjare… Nuk jam gati të takohem me Ilir Metën qoftë emocionalisht, qoftë edhe në aspektin e mënyrës se si, sepse e ndjej veten të fyer, si më linçoi rrethi shoqëror i Ilir Metës dhe Ilir Meta vetë në atë kohë. Akoma nuk jam gati për një gjë të tillë. Akoma nuk kam mundur të harroj, se për të falur i kam falur të gjithë, por nuk i kam harruar për atë që kanë bërë për presionin që është ushtruar tek fëmijët e mi”.

  • “I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”, Kryemadhi e prerë: Pse s’do e takoj kurrë Ilir Metën në burg

    “I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”, Kryemadhi e prerë: Pse s’do e takoj kurrë Ilir Metën në burg

    Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 se nuk do ta takojë asnjëherë Ilir Metën në burg.
    Ajo pohoi që ndonëse me Metën do të takohet në gëzime familjare, si martesat e fëmijëve, Kryemadhi tha se nuk është ende gati për të harruar ato se çfarë i bënë miqtë e Ilir Metës, apo dhe vetë ky i fundit.
    “Nuk do ta takoja Ilir Metën dhe absolutisht kam thënë që do takohem me të kur të martojmë fëmijët, do bëhemi gjyshër etj. Unë nuk jam gati për t’u takuar me Ilir metën, qoftë emocionalisht, qoftë në aspektin e mënyrës si sepse e ndjej vetën shumë të fyer nga mënyra si jam linçuar nga rrethi i tij dhe ai vetë në atë kohë. Nuk do ta fal mënyrën si SPAK dhe mediat përdorën kundër meje për thashetheme që janë përdorur. I kam falur që të gjithë, por nuk kam harruar akoma atë që kanë bërë dhe tensionin e presionin që kanë ushtruar te fëmijët e mi”, tha ajo.

  • “I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”/ Kryemadhi e zbulon: Ja pse s’do e takoj kurrë Metën në burg

    “I kam falur të gjithë, por nuk harroj…”/ Kryemadhi e zbulon: Ja pse s’do e takoj kurrë Metën në burg

    Monika Kryemadhi, ka deklaruar se nuk do të takojë kurrë Ilir Metën në burg, pavarësisht lidhjes së tyre familjare.
    Në një intervistë në News24, Kryemadhi u shpreh se ndonëse mund të takohet me Metën në raste të veçanta familjare, si martesa e fëmijëve, ajo nuk është ende gati për një përballje personale me të.
    “Do takohem me të kur të martojmë fëmijët, do bëhemi gjyshër etj. Por nuk jam gati për t’u takuar me Ilir Metën, qoftë emocionalisht, qoftë në aspektin e mënyrës si,” tha Kryemadhi, duke theksuar se ndjen një fyerje të thellë nga mënyra si është trajtuar nga rrethi i Metës dhe vetë ai.
    Ajo akuzoi miqtë e Metës dhe vetë ish-presidentin për linçim publik dhe presion mediatik, duke përmendur edhe rolin e SPAK dhe mediave në përhapjen e thashethemeve që, sipas saj, kanë ndikuar negativisht te familja e saj.
    “Nuk do ta fal mënyrën si SPAK dhe mediat u përdorën kundër meje për thashetheme. I kam falur që të gjithë, por nuk kam harruar akoma atë që kanë bërë dhe tensionin e presionin që kanë ushtruar te fëmijët e mi,” u shpreh Kryemadhi.

  • Provat e reja të SPAK nga SHBA trembin Ilir Metën, ish-presidenti “shet” kushëririn e Kryemadhit, thirrje SPAK të…

    Provat e reja të SPAK nga SHBA trembin Ilir Metën, ish-presidenti “shet” kushëririn e Kryemadhit, thirrje SPAK të…

    Rigels Seliman
    Ish-presidenti Ilir Meta ka vijuar sërish me sulmet nga qelia e paraburgimit, ku ndodhet prej një viti tashmë, lidhur me provat e reja që paraqiti Prokuroria e Posaçme (SPAK) në seancën paraprake të dy ditëve më parë të dosjes së tij, lidhur me një letërporosi të ardhur nga SHBA me pagesa për çështjen e lobimit të LSI-së. Meta pretendon se nuk ka asnjë fakt penal ndaj tij dhe se midis kompanisë GSIS dhe LSI-së ka patur një kontratë të detajuar dhe të mirëpërcaktuar se si do të realizoheshin shërbimet dhe pagesat. Kjo kontratë, thotë Meta, është në dispozicion të SPAK-ut dhe do ta bëjë publike pas seancës paraprake.
    Meta pretendon se nuk ka autorizuar asnjë njeri dhe nuk ka patur dijeni për pagesa që supozohet të jenë bërë nga biznesmeni Adrian Shatku, kushëri i Monika Kryemadhit, për kompaninë GSIS apo të tjerë, dhe thotë se nëse është e vërtetë, këta persona, disa prej të cilëve ishin pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sipas tij, duhet që të vihen para drejtësisë amerikane dhe atë shqiptare. Ai e cilëson këto prova si “tigrat e Bangladeshit të Yuri Kim”, ish ambasadores së SHBA, ndërsa shënjestron edhe kreun e SPAK, për të cilin thotë se “Nëse prodhimi i lajmeve të tilla e ndihmon Dumanin të rregullojë frymëmarrjen e rënduar në Kuvend ia mirëkuptoj hallin, por nuk mund t’ia zgjidh dot unë”.
    Reagimi i plotë i z. Meta
    “Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes. Dje u shpërnda lajmi i “madh” për të njëqindën herë në mediat e regjimit nga SPAK-u i Duman zëmekurit një natë më parë në Kuvendin e Shqipërisë se kishte mbërritur prova “amerikane” kundër Ilir Metës me letërporosi nga matanë Atlantikut. Dua të garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se “prova amerikane” kundër Metës është si tigrat nga Bangladeshi që solli Kimetja, që nuk prodhojnë energji për shqiptarët. Edhe kjo “provë” nuk prodhon dot as fakt penal dhe as fajësi për Ilir Metën. Midis kompanisë GSIS dhe LSI ka patur një kontratë shumë të detajuar e të mirëpërcaktuar se si realizohej çdo shërbim dhe çdo pagesë dhe kjo është në dispozicion të SPAK-ut e do bëhet publike nga ne pas seancës paraprake të gjykimit. Vija e kuqe e theksuar në këtë kontratë ishte respektimi i ligjit antikorrupsion në SHBA për të mos pranuar asnjë pagesë të parregullt.
    Ndaj nëse është e vërtetë se GSIS ka pranuar pagesa nga biznesmeni shqiptaro-amerikan A.SH apo kushdo tjetër për llogari të LSI kjo i vlen vetëm drejtësisë amerikane për të proceduar kompaninë në fjalë për shkeljen e ligjeve amerikane por edhe të kontratës së nënshkruar me përfaqësuein e autorizuar të LSI në shkurt 2016. Po kështu nëse kjo është e vërtetë edhe shtetasi A.SH e kushdo tjetër duhet të procedohet nga drejtësia amerikane për shkelje të ligjeve amerikane. Nëse dikush nga LSI ka autorizuar shtetasin A.SH të bëjë veprime të tilla të paligjshme padiskutim që duhet të përgjigjet maksimalisht para ligjit shqiptar. Por është e padiskutueshme që unë Ilir Meta, as kam autorizuar njeri dhe as kam patur dijeni për veprime të tilla dhe kjo do provohet në gjykatat shqiptare dhe amerikane,
    Nëse prodhimi i lajmeve të tilla e ndihmon Dumanin të rregullojë frymëmarrjen e rënduar në Kuvend ia mirëkuptoj hallin, por nuk mund t’ia zgjidh dot unë. Ai është mësuar të ngatërrojë ligjin me Maliqin, siç mund të ngatërrojë Amerikën me Bangladeshin dhe McGonigalin me Amerikën. Verifikojini se mos letërporositë për Charles McGonigal i kanë mbetur në ishujt Azore se Hulusiu është i fortë në gjeografi. E garantoj Dumanin se kjo histori nuk është një lojë “Kaladibrançe” dhe fundi i saj do jetë i merituar për këta mercenarë pa Atdhe dhe pa nder”, shkroi dje presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në rrjetet sociale.
    Çfarë ka ndodhur?
    Kujtojmë se SPAK e akuzon Ilir Metën, ish kryetar i LSI-së në vitet 2016 – 2017, se lidhi dhe ekzekutoi kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc (GSIS) në SHBA. Marrëveshja është firmosur më 3 shkurt 2016 mes Petrit Vasilit si nënkryetar i LSI-së dhe Dennis Burke për GSIS. Kompania do të këshillonte LSI-në lidhur me marrëdhëniet e saj me qeverinë e SHBA dhe drejtuesit politikë si dhe do të siguronte takime me përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit. Sipas SPAK, për periudhën Janar 2016 – Dhjetor 2017, LSI i ka paguar kompanisë GSIS, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë KQZ si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD).
    Seanca paraprake e kësaj të marte u shty për shkak të mungesës së avokatit të Monika Kryemadhit. SPAK paraqiti prova të reja ndërsa gjyqtarja Irena Gjoka vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Ilir Metën. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani e quajti gjyqtaren si të kapur dhe të presionuar nga prokurorët sepse po e hetojnë për akuzat që ka ngritur Sali Berisha se ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi. Po ashtu, avokati tha se organi i akuzës shkeli ligjin me provat që paraqiti pasi i ka mbyllur hetimet. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku.

  • SPAK prova të reja për Metën, avokatët: Gjyqtarja Irena Gjoka po i bën presion prokurorëve

    SPAK prova të reja për Metën, avokatët: Gjyqtarja Irena Gjoka po i bën presion prokurorëve

    Dosja e Ilir Metës sërish në udhëkryq, për shkak të shtyerjes së seancës që ishte parashikuar të zhvillohet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme.
    Seanca praprake, ku pritej që gjyqtarja Irena Gjoka të vendoste për kalim apo jo për gjykim u shty për shkak të mungesë  së avokatit të Monika Kryemadhit.
    Gjyqtarja Irena Gjoka pezulloi afatet e paraburgimit të Metës, ndërsa SPAK paraqiti prova të reja në gjykatë.

    Avokati i Metës akuzoi gjyqtaren Gjoka duke thënë se ajo po shantazhon prokurorët, pasi sipas tij këta të fundit po hetojnë magjistraten për akuzave ngritura nga Sali Berisha.
    “Do mbajmë qëndrimin tonë sa i përket Irena Gjokës, me këtë është e vështirë për të vazhdojmë procesin. Unë prezent aty ajo pezullon afatet se mungon një avokat i një të pandehuri tjetër. Në vendime thuhet se kur mungon pa arsye avokati i të pandehurit. Unë jam aty jam prezent dhe ajo vazhdon pezullon afatet. Çfarë t’i bëj Gjokës kur ajo është në shantazh. Ia thashë në sy se ty prokurorët po të shantazhojnë dhe po të hetojnë. Halli i saj është se ka mashtruar drejtësinë”, tha avokati.
    Të njëjtat akuza përsëriti edhe Monika Kryemadhi e cila në prononcimin për mediat tha se Altin Dumani po zgjat hetimet për të mbajtur në qeli Ilir Metën.
    “Dmth se jemi në hetim paraprak dhe arsyeja për të cilën është hetuar në mënyrë të tillë është për të mbajtur Metën në burg, mua dhe familjarët nën presion. Ata që duan ta bëjnë janë ushtarë të bindur të Yuri Kim, edhe pse është në largim e sipër”, tha Kryemadhi.
    SPAK mbylli hetimet për dosjen e Ilir Metës në fund të muajit korrik. Në këtë dosje janë përfshirë tre hetime, CEZ-DIA, lobimi i LSI në SHBA si dhe pastrimi i parave të ish-çiftit presidencial./vizionplus.tv

  • ‘Duan të mbajnë Ilir Metën në burg’/ Kryemadhi: SPAK ka vepruar nën direktivë politike

    ‘Duan të mbajnë Ilir Metën në burg’/ Kryemadhi: SPAK ka vepruar nën direktivë politike

    Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe nënës së saj është shtyrë sërish sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

    Pas kësaj vendimi, Monika Kryemadhi reagoi në rrjetet sociale, duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për drejtësi të komanduar politikisht. Ajo shkruan se SPAK nuk ka sjellë asnjë provë të re, por ka dërguar për gjykim dosjen pa administruar të gjitha provat dhe vetëm për të mbajtur Ilir Metën në burg.

    Kryemadhi thekson se dokumentacioni i ri, i prezantuar si “provë e re”, është në fakt një fashikull hetimor prej 450 faqesh dhe nuk sjell asgjë të re. Sipas saj, LSI ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar zyrtarisht dhe nuk ka autorizime për pagesa nga të tretë.

    Ajo denoncon se SPAK ka vepruar nën “direktivë politike”, duke shfrytëzuar afatet ligjore të paraburgimit për të mbajtur ish-presidentin në qeli. “Drejtësia e komanduar nuk është drejtësi është instrument i pushtetit,” shkruan Kryemadhi.

    Postimi i plotë:

    SPAK me direktivë politike
    Drejtësi për pushtetin, jo për të vërtetën.

    SPAK nuk ka zbuluar asnjë provë të re.
    Ka kthyer vetëm përgjigje ndaj kërkesave që kam bërë unë vetë, përpara se të mbylleshin hetimet, më 14 gusht 2025.

    Në këto përgjigje del qartë se:
    LSI ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar zyrtarisht
    dhe nuk ekziston asnjë kërkesë apo autorizim nga vetë LSI për pagesa nga të tretë.

    Por në vend që të hetonte plotësisht këto fakte,
    SPAK e ka çuar çështjen për gjykim pa administruar të gjitha provat,
    vetëm për ta mbyllur dosjen dhe për të mbajtur Ilir Metën në burg.

    Është e qartë për këdo:
    SPAK ka vepruar nën direktivë politike,
    sepse pa këtë direktivë, nuk do të kishte asnjë bazë ligjore për ta mbajtur Ilir Metën të burgosur.

    Ajo që sot përpiqet të shitet si “provë e re” është, në fakt,
    një fashikull i plotë hetimor prej 450 faqesh!
    Pra, SPAK ka çuar për gjykim një dosje të cilës i mungojnë 450 faqe hetimore,
    vetëm për një inat fëminor: të mbahet Ilir Meta në burg,
    sepse  kalonin afatet ligjore të paraburgimit.

    Drejtësia e komanduar nuk është drejtësi — është instrument i pushtetit.
     Dhe kjo e vërtetë, sado të mundohen ta fshehin, nuk do të mbetet e fshehur.

  • SPAK çoi prova të reja, Kryemadhi: Bëhet për të mbajtur Metën në burg, mua dhe familjen time nën presion

    SPAK çoi prova të reja, Kryemadhi: Bëhet për të mbajtur Metën në burg, mua dhe familjen time nën presion

    Ish-deputetja Monika Kryemadhi, pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO, hodhi akuza teksa tha se SPAK vazhdon të shantazojë Ilir Metën dhe familjen e saj me hetimet që po vazhdon edhe pse dosjen e ka kaluar për gjykim. Ajo shënjestroi Altin Dumanin duke e cilësuar si ushtar të Yuri Kim, ish ambasadores së SHBA.
    “Vazhdon hetimi, nëse dosja hetimore do të ishte mbyllur në 27 korrik, Prokuroria vazhdon e heton, thërret dëshmitarë dhe hetimi për Metën, Kryemadhin, mamanë time etj vazhdon. Dmth se jemi në hetim paraprak dhe arsyeja për të cilën është hetuar në mënyrë të tillë është për të mbajtur Metën në burg, mua dhe familjarët nën presion. Ata që duan ta bëjnë janë ushtarë të bindur të Yuri Kim, edhe pse është në largim e sipër.”, tha Kryemadhi.