Edhe pse në proces divorci, Monika Kryemadhi gjithmonë e ka treguar mbështetjen e saj për Ilir Metën, aq më tepër tashmë që presidenti I Partisë së Lirisë kandidon në listat e hapura në qarkun e Tiranës.
Partia e Lirisë ka prezantuar sot kandidatët për zgjedhjet e 11 majit, ku Meta u bë pjesë e aktivitetit me një audio-mesazh frymëzues nga qelia.Nga ana tjetër,. Kryemadhi ka ndarë në rrjetet sociale një foto të të birit, Besar Metaj, pikërisht nga ky aktivitete.
“Marrja e përgjegjësive është jo vetëm virtyt ,por edhe burrëri. Sot ti ke treguar edhe një herë që je rritur. Bravo Besar Metaj jam krenare për ty. Voto Ilir Metaj!”, shkruan deputetja e PL krah fotos, ndërkohë që nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme, pasi nuk është pjesë e ekipit që kandidon më 11 maj.
Tag: metën
-

“Votoni Ilir Metën”/ Nën ritmet e “Rocky Balboa”-s, Monika Kryemadhi nis ‘përgatitjet’ për 11 majin (Video)
Monika Kryemadhi ka publikuar disa pamje teksa stërvitet në palestër. Deputetja e opozitës shfaqet duke bërë boks me instruktorin, ndërsa në sfond dëgjohet muzika e filmit “Rocky Balboa”. Videon, të cilën e ka publikuar në instagram, Monika Kryemadhi e shoqëron me shkrimin ku bën apel që më 11 maj të votohet për Ilir Metën.
“Me 11 Maj e dini vet ju! Voto Ilir Metaj”, shkruan Monika Kryemadhi.
Kohët e fundit, Kryemadhi pavarësisht divorcit dhe faktit që nuk do të jetë vetë kandidate, ka dalë hapur në mbështetje të ish bashkëshortit të saj për në zgjedhjet e 11 majit, edhe pse ata janë në një proces divorci. -

U tha se uroi Metën për ditëlindje, Kryemadhi sqaron videon: E kisha për Denisën!
Monika Kryemadhi në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ka sqaruar edhe një video që ka qarkulluar ku u nënkuptua si një urim ditëlindje për ish-Presidentin Ilir Meta.
Kryemadhi sqaroi se ai urim nuk ishte për Metën, por për bashkëshorten e një mikut të tij.
Blendi Fevziu: Zoti Meta ka pasur ditëlindjen pak ditë më parë, ju e keni uruar me gjithë divorcin që e keni marrë vesh mediatikisht me gjithë sherret, problemet dhe akuzat ju e keni uruar.
Monika Kryemadhi: Jo nuk është urimi për zotin Meta. Zoti Meta e kam thënë edhe një herë tjetër mos e ngatëroni me Erion Veliajn që morri telefonin e Alqi Bllkos dhe s’la ambasador pa marrë në telefon me kongresmen e senator nga burgu. Zoti Meta nuk përdor telefon në dijeninë time. Mund të përdori Skype, por nëse përdor Skype i digjet takimi me fëmijët dhe familjarët e tij. Këtu është intervista e Denisës, bashkëshortes së Bruno Liços një mikut tim e cila edhe ajo kishte ditëlindjen. Ka shumë njerëz që e kanë ditëlindjen me 24 Mars.
Blendi Fevziu: Pra paska qenë me dy kuptime. I paske çuar një mesazh edhe Metës edhe…
Monika Kryemadhi: Jo më ka ardhur mirë që kjo video ka vajtur me miliona shikime dhe janë bërë shumë lajme.
Blendi Fevziu: Pra nuk ka qenë urim për Ilir Metën?
Monika Kryemadhi: Jo nuk ka qenë urim për Ilir Metën. Urimi ka qenë për Denisën.
Ndërkohë ndër të tjera Kryemadhi shton se e ka uruar Ilir Metën si politikan dhe si babain e fëmijëve të tij teksa nuk ka kursyer edhe meritat ndaj tij për atë që ajo është sot.

