Tag: metën

  • Kryemadhi: S’kam komunikuar me Ilir Metën, nuk më intereson fare. Në 11 maj, mbaron detyra ime

    Kryemadhi: S’kam komunikuar me Ilir Metën, nuk më intereson fare. Në 11 maj, mbaron detyra ime

    Edhe pse në kushte të izolimit në burg, Ilir Meta vazhdon të jetë vigjilent për atë që është duke ndodhur në skenën politike shqiptare. Megjithatë, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, tha se nuk ka komunikuar me të.
    “Nuk kam komunikuar dhe nuk komunikojmë bashkë, nuk më intereson fare. Unë bëj detyrën time. Sa i përket marrëdhënies time personale me opinionin publik, por edhe me atë strukturë që e kam themeluar vetë dhe e kemi themeluar të gjithë së bashku”.
    Më tej, Kryemadhi u shpreh se pas 11 majit, për të nis një jetë tjetër, larg politikës.
    “Kam kontribuar mbi 21 vite dhe ky është kontributi maksimal i jetës sime, i cili më bën komplet të pavarur në qëndrimin tim me atë. Nuk më intereson fare se çfarë mendon. Pas 11 majit, unë mbaroj detyrën time dhe pastaj është komplet një jetë tjetër për mua”, tha Kryemadhi në Debat.
    “S’ka Romeo e Zhuljeta 50-vjeç”- Kryemadhi: Dikur e jepja jetën për Metën, por sot s’jam 20-vjeç 
    Kryemadhi tha se në deklaratë tha se gjatë asaj fjale kishte thënë se do të kërkonte votën për babain e fëmijëve të saj, për të cilët jepte edhe jetën (pra për fëmijët).
    Kryemadhi shtoi se dikur ishte e gatshme të jepte jetën për Ilir Metën, por sipas saj, në moshën 50 vjeçare në të cilën ajo ndodhet, nuk mund të ketë histori si të Romeos dhe Zhuljetës.
    Ajo foli edhe për votat e diasporës, për të cilat tha se pavarësisht metodave për të bërë sa më të sigurt, sërish kjo votë është e cenueshme.
    “Unë mendoj që ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku shitblerja e votës ka qenë masive zgjedhjet e kaluara në Shqipëri, këtë radhë unë mendoj se blerja e votës mund të luhet në mënyrë të hapur në diasporë. Pavarësisht se nga ana teknike procesi i marrjes së fletës së votimit, i votimit, i mbylljes në zarfin A dhe B është shumë korrekt, por sa e mbrojtur është vota e diasporës që nuk është familjare dhe nuk është e fshehtë… Dhe nga ana tjetër në kushtet në të cilat janë sot, ku pjesa më e madhe e votuesve janë në Greqi dhe Itali, ku pagat e shumicës së emigrantëve në këto 2 shtete janë shumë të ulëta dhe duke pasur parasysh turn overin ekonomik të grupeve të caktuara të interesit, përsa i përket shitblerjes së votës. Megjithatë nuk është aq e përhapur sa ka qenë më parë në Shqipëri.
    Unë kam thënë se do të kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi për të cilët jap jetën. Para disa vitesh jepja jetën për Ilir Metën, por prioritetet e një gruaje 50-vjeç janë krejt ndryshe në raport me një vajzë të re, sepse në të gjitha historitë e Romeo dhe Zhuljetës i kemi parë me 18 vjeçarët dhe 20 vjeçarët. Nuk ka Romeo dhe Zhuljeta 50 vjeç”, tha Kryemadhi.

  • “Në zgjedhje për të fituar”/ Endri Hasa: Kush voton Berishën, bën Metën deputet dhe e nxjerr nga 313-ta

    “Në zgjedhje për të fituar”/ Endri Hasa: Kush voton Berishën, bën Metën deputet dhe e nxjerr nga 313-ta

    Kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa tha në ‘Repolitix” në studion e Report Tv, se në zgjedhje nuk kanë dalë për të bërë opozitën e opozitës, por një konkurrencë për të fituar një garë kundër qeverisë.
    Ai shprehu mbështetjen ka rezerva ndaj drejtësisë dhe SPAK-ut, pavarësisht se kush është personi që hetohet dhe gjykohet. Hasa solli në vëmendje faktin se kreu i koalicionit, Lulzim Basha, ka qenë i vetmi që ka propozuar në Parlament ligjin për heqjen e imunitetit të deputetëve, si dhe vettingun në politikë, por që janë refuzuar.
    “Koalicioni Euroatlantik hyn në zgjedhje për të fituar zgjedhjet. Ata që nuk janë në partinë tonë nuk i quajmë opozitë, por konkurrent. Ne kërkojmë votën për numrin katër. Opozitën me qeverisjen e bëjmë çdo ditë, edhe në fushatë, për keqqeverisjen e Ramës në 12 vjet. Mbështetja jonë për SPAK-un dhe drejtësisë është ka ekuivok, mbështetje e plotë. Kur flet drejtësia, politika duhet të heshtë”, u shpreh ai.
    Dhe solli në vëmendje disa nga nismat e koalicionit që përfaqëson ndër vite, në mbështetje të drejtësisë dhe për një Shqipëri drejt të ardhshmes. Në lidhje me dosjen “Partizani” dhe hetimin e Berishës, Hasa tha se “kur flet gjykata, politika hesht” dhe “të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit e drejtësisë”.
    “Lulzim Basha ka depozituar personalisht ligjin për heqjen e imunitetit të deputetëve në Parlament, që u rrëzua. Nëse ai ligj do ishte miratuar, Arben Ahmetaj nuk do ishte arratisur duke përfituar nga ai imunitet, por do përballej me drejtësinë, në dyert e SPAK. Ashtu sikurse është edhe vettingu në politikë, që duhet të bëhet. Ne jemi në mbështetje të drejtësisë edhe nëse SPAK troket në derën tonë, pa asnjë dallim”, tha Hasa mes të tjerash.Ai vuri në dukje se nëse vota shkon për Sali Berishën, shkon për të bërë Metën deputet dhe e nxjerr nga Burgu 313-të.
    “Koalicioni Euroatlantik e bazon fushatën në program real kombëtar. Lufta kundër korrupsionit është primare. Kush abuzon me pushtetin duhet të hetohet dhe të përballet me drejtësinë.
    Sot është fakt se PD-ja kërkon votën për të bërë deputet Ilir Metën, e për ta nxjerrë atë nga 313-ta. E bëjnë hapur, thjeshtë dhe qartë. Gjithsecili përgjigjet vetë para drejtësisë për atë që ka bërë. Ne nuk i kemi diskutuar kurrë vendimmarrjet e gjykatës dhe drejtësisë”, argumentoi ai.

  • “Politika duhet të heshtë kur flet drejtësia”,Hasa shpërthen: Berisha do ta bëjë Metën deputet për ta nxjerrë nga burgu

    “Politika duhet të heshtë kur flet drejtësia”,Hasa shpërthen: Berisha do ta bëjë Metën deputet për ta nxjerrë nga burgu

    Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik dhe Demokratëve Euroatlantikë, Endri Hasa tha sot në një emision televiziv se në zgjedhje nuk kanë dalë për të bërë opozitën e opozitës, por një konkurrencë për të fituar një garë kundër qeverisë.

    Ai shprehu mbështetjen ka rezerva ndaj drejtësisë dhe SPAK-ut, pavarësisht se kush është personi që hetohet dhe gjykohet.
    Hasa solli në vëmendje faktin se kreu i koalicionit, Lulzim Basha, ka qenë i vetmi që ka propozuar në Parlament ligjin për heqjen e imunitetit të deputetëve, si dhe vettingun në politikë, por që janë refuzuar.
    “Koalicioni Euroatlantik hyn në zgjedhje për të fituar zgjedhjet. Ata që nuk janë në partinë tonë nuk i quajmë opozitë, por konkurrent. Ne kërkojmë votën për numrin katër. Opozitën me qeverisjen e bëjmë çdo ditë, edhe në fushatë, për keqqeverisjen e Ramës në 12 vjet. Mbështetja jonë për SPAK-un dhe drejtësisë është ka ekuivok, mbështetje e plotë. Kur flet drejtësia, politika duhet të heshtë”, u shpreh ai.

    Dhe solli në vëmendje disa nga nismat e koalicionit që përfaqëson ndër vite, në mbështetje të drejtësisë dhe për një Shqipëri drejt të ardhshmes. Në lidhje me dosjen “Partizani” dhe hetimin e Berishës, Hasa tha se “kur flet gjykata, politika hesht” dhe “të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit e drejtësisë”.
    “Lulzim Basha ka depozituar personalisht ligjin për heqjen e imunitetit të deputetëve në Parlament, që u rrëzua. Nëse ai ligj do ishte miratuar, Arben Ahmetaj nuk do ishte arratisur duke përfituar nga ai imunitet, por do përballej me drejtësinë, në dyert e SPAK. Ashtu sikurse është edhe vettingu në politikë, që duhet të bëhet. Ne jemi në mbështetje të drejtësisë edhe nëse SPAK troket në derën tonë, pa asnjë dallim”, tha Hasa mes të tjerash.
    Ai vuri në dukje se nëse vota shkon për Sali Berishën, shkon për të bërë Metën deputet dhe e nxjerr nga Burgu 313-të.
    “Koalicioni Euroatlantik e bazon fushatën në program real kombëtar. Lufta kundër korrupsionit është primare. Kush abuzon me pushtetin duhet të hetohet dhe të përballet me drejtësinë.
    Sot është fakt se PD-ja kërkon votën për të bërë deputet Ilir Metën, e për ta nxjerrë atë nga 313-ta. E bëjnë hapur, thjeshtë dhe qartë. Gjithsecili përgjigjet vetë para drejtësisë për atë që ka bërë. Ne nuk i kemi diskutuar kurrë vendimmarrjet e gjykatës dhe drejtësisë”, argumentoi ai.
     

  • “Gjyqtarët e Lartë, pengje të SPAK, mund të kenë përgjime”, Kryemadhi: Rasti Ilir Panda

    “Gjyqtarët e Lartë, pengje të SPAK, mund të kenë përgjime”, Kryemadhi: Rasti Ilir Panda

    Monika Kryemadhi akuzoi anëtarët e Gjykatës së Lartë si të marrë peng. Në një intervistë për Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Kryemadhi tha se është shokuar nga ajo që ka lexuar në raportin e Gjykatës së Lartë për Ilir Metën.
    Sipas saj e gjitha ç’ka shkruhet për Metën tregon se është sajesë dhe një sforcim, që tregon se anëtarët e Gjykatës së Lartë mund të jenë nën presion të SPAK ose Edi Ramës.
    “Unë kam lexuar pardje, më ka ardhur vendii i Gjykatës së Lartë. Jam shokuar. Kam menduar se anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë një lloj integriteti. Më thonin shumë veta që Ilir Panda, do votojë kundër Metës, është kundër Metës, pasi Meta kur ka qenë kryeministër e ka hequr nga ministër Drejtësie. Por nuk mendoja se një gjyqtar ka emocione politike. Mënyra se si e kanë ndërtuar shpjegimin në 10 faqe më ka bërë shumë përshtypje. E them këtë se o janë shumë të politizuar, ose janë peng i SPAK. Ose këta janë gjyqtarët e fashmëm që janë në ENCRO CHAT dhe ju thonë ose do japësh vendimin që dua unë, ose të nxorra në përgjime. Ose këta janë të politizuar dhe ju thotë Rama ju nuk duhet ta nxirrni Ilir Metën se më prish mua. Ose këta janë të tredhur juridikisht. Ilir Meta në Gjykatë të Strasburgut e fiton, nuk diskutohet”, tha Kryemadhi.

  • Basha krah Hysen Xhurës: Vota që shpëton Metën dhe shokët e Ramës nuk është votë për familjen tuaj

    Basha krah Hysen Xhurës: Vota që shpëton Metën dhe shokët e Ramës nuk është votë për familjen tuaj

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputet Hysen Xhura, zhvilluan një takim në Njësinë 3 në Tiranë.
    Në fjalën e tij, Basha tha se nuk na duhen më hajdutë të Ramës që kanë 12 vite që vetëm vjedhin, apo rrangalla të Berishës që presin të riciklohen. Sipas tij, njëri thotë do luftoj korrupsionin duke nxjerr shokët nga burgu, tjetri duke nxjerr Ilir Metën nga burgu dhe me Vis Roshin në parlament.
    Basha më tej tha se më 11 maj e vetmja votë që qytetarët i nxjerr faqebardhë, në radhë të parë me veten dhe me familjen, është vota për programin, ekipin e Koalicionin Euroatlantik, numrin 4. Ai gjithashtu tha se dallimi me të tjerët është i qartë, pasi nuk kërcënon, nuk intimodon, nuk blen vota dhe as bandit nuk u çon qytetarëve.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    S’na duhen hajdutët dhe hajdutet që kanë 12 vite që vetëm vjedhin. Dhe tani që SPAK-u ka fillu t’i korri, shpresën e kanë se mos i nxjerr Rama pas zgjedhjeve. Apo ai tjetri që i kemi ndenjur pas kaq kohë, dhe që zgjidhje për të luftuar korrupaionin, paska me na nxjerr Ilir Metën nga burgu. Më 11 maj, do vendosni të shkoni mbrapa dikujt që ju thotë çyryk pasi j’ua ka marrë votën? Në fakt këtu ka të drejt, kush i ka dhënë votën Edi Ramës, është çyryk e shkuar çyrykut. Njoni thotë do luftoj korrupsionin duke nxjerr shokët nga burgu, tjetri thotë do luftoj korrupsionin me Ilir Metën e me Vis Roshin, e me prokurorët dhe gjyqtarët që ka heq vetingu. Këto janë fakte, nuk është propagandë apo jo. E vetmja votë që ju nxjerr faqebardhë në radhë të parë me veten tuaj, me familjen tuaj, me familjen tuaj, është vota për programin tonë, për ekipin tonë, për Koalicionin Euroatlantik, për numrin 4. Ju e keni këtë përgjegjësi. Kur të vij dita, gjithësecili prej nesh një votë ka. Një votë kam unë, një votë ka ky. As kam blerë, as do blej vota, as ju kam kërcënuar, as ju kërcënoj, kurrë. Se unë kam formim tjetër. As ju intimidoj, as bandit s’ju kam sjell, as vota s’ju kam blerë, por ama përgjegjësia është e juaja: shkuat, siç thotë ai, si çyryk prap edhe katër vite pas Edi Ramës, ju bëftë mirë Edi Rama me shokët e vet tek 7×7-313, edhe shoqet valltare. Votuat këtë që do të riciklojë rrangallat e korrupsionit dhe të tranzicionit, e dini fare mirë, nuk ka për të ndryshuar gjë. Katër vite të tjera, si këto katër vite që shkuan, vetëm e shkatërrojnë ekonominë, familjen edhe vendin. Jepini një shans vetes tuaj, familjes tuaj.

  • Kryemadhi: Meta kapitull i mbyllur! Deputetja akuzon ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim: Urdhëroi rrëmbimin e Ilir Metës

    Kryemadhi: Meta kapitull i mbyllur! Deputetja akuzon ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim: Urdhëroi rrëmbimin e Ilir Metës

    Tashmë me statusin civil e divorcuar, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë pas divorcit me Ilir Metën. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku u paraqit në kuadër të masës së vendosur ndaj saj, Kryemadhi tha se martesa me Ilir Metën është një kapitull i mbyllur dhe nuk ka ndërmend që t’i lutet askujt që të pajtohen.
    “Kush e ka iniciuar divorcin le ta komentojë, s’kam përse të kem seancë pajtimi për diçka që dikush do të ndërpresë marrëdhënien me mua, s’kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem. Ishte justifikimi, për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja”, tha Kryemadhi.
    Megjithatë Kryemadhi nuk ndaloi së mbështeturi ish-bashkëshortin, i cili prej disa muajsh ndodhet në qeli. Sipas saj, Meta është arrestuar me urdhër të ish-ambasadores amerikane Yuri Kim.

    “Rrëmbimi i Metës është bërë me urdhër të një gruaje që e ka patur inat personal që sot është askushi. Yuri Kim që i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë, nga ana tjetër edhe Ramës i një dha mundësi për të treguar që hakmarrjen personale e kryen në mënyrë perfektë me institucionin e drejtësisë”, tha ajo.
    Kryemadhi u shpreh se është përfshirë në fushatën zgjedhore ku do të mbështesë Metën.
    “Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi. Ndoshta pak më shumë për shkak të fëmijëve, janë ata që janë me mua në çdo hap në çdo takim. I kam marr si dëshmitarë, duke pasur parasysh që stafi i ngushtë i Metës me paturpësinë më të madhe shkojnë dhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon votën për PS. Kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë të njerëzit, është në një justifikim, të tillë. U bëj thirrje anëtarëve të PL të rinj e të vjetër, që më 11 maj të votojnë Metën, pavarësisht marrëdhënieve personale që kanë me mua ose me Metën”, tha Kryemadhi.
    Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Monika Kryemadhi nuk do të kandidojë për mandatin e radhës në  Kuvend, ndërsa ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta është futur në listat e hapura të PD-së./vizionplus.tv

  • Pse nuk ishte në seancën e divorcit me Metën? Monika Krymadhi flet nga SPAK: S’kam pse t’i lutem…

    Pse nuk ishte në seancën e divorcit me Metën? Monika Krymadhi flet nga SPAK: S’kam pse t’i lutem…

    Monika Kryemadhi doli nga SPAK, pas zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’.

    Në një deklaratë për mediat pasi doli nga Prokuroria, Monika Kryemadhi iu përgjigj pyetjes se përse nuk ishte në seancën e divorcit me Ilir Metën.
    “Kush ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi për një gjë që dikush do të ndërpresë marrë dhënien me mua, nuk kam pse të lutem dhe të pres të pajtohem”-u shpreh Kryemadhi.

    Top Channel

  • “Koalicioni Euroatlantik në mbështetje të SPAK ”, Basha: Vota për Ramën shkon për shokët te 313. Vota për PD, për të…

    “Koalicioni Euroatlantik në mbështetje të SPAK ”, Basha: Vota për Ramën shkon për shokët te 313. Vota për PD, për të…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me qytetarë në Njësitë 3 dhe 4 në Tiranë. Në bisedën me ta, Basha tha se në 11 maj zgjedhja nuk mund të jetë mes atyre që kanë shokët tek 7×7-313 dhe atyre që duan të nxjerrin Ilir Metën nga burgu dhe të rikthejnë Elvis Roshin në politikë.
    Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi formacion që është përballë korrupsionit të çdo ngjyre, qoftë të Edi Ramës, Sali Berishës apo Ilir Metës, dhe është i vetmi në mbështetje konkrete për SPAK.
    Basha u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në shtëpi në ditën e votimit, por të mbështesin ndryshimin përmes votës.
    “Njëri ka gjysmën e shokëve tek 7×7 = 313-ta dhe shoqet një palë mbathje ju kushton sa dy pensione. Këta do luftojnë korrupsionin?! Këta do e fusin Shqipërinë në Europë?! Po këta janë arsyeja pse jemi këtu ku jemi. Dhe nga ana tjetër voto PD-n, që të nxjerrësh Ilir Metën nga burgu, e të bësh Elvis Roshin apo çunin e xhajës së Elvis Roshit deputet. Elvis Roshi me Ilir Metën është përgjigjja ndaj korrupaionit të Ramës
    Dhe kjo prandaj shumë njerët janë mërzit, prandaj dhe Edi Rama thotë vetëm me Edin dhe rini në shtëpi po nuk më votuat mu. Jo, mos rrini në shtëpi, dilni jepni votën për Koalicionin Euroatlantik. I vetmi formacion politik që i rri ballë për ballë Edi Ramës, korrupsionit të çdo lloj ngjyre, edhe të Berishës, edhe Metës. Ne i rrimë përballë korrupsionit, jemi të vetmit që i japim mbështetje SPAK-ut, me vepra jo me fjalë. Se me fjalë të dendin këta. Me vepra, me ligje në Parlament, me vetingun për politikanët, me heqjen e imunitetit, me të gjitha” – tha Basha.

  • “Sapo u divorcove me Metën, tani pse kërkon vota për të?”/ Ja si përgjigjet Kryemadhi

    “Sapo u divorcove me Metën, tani pse kërkon vota për të?”/ Ja si përgjigjet Kryemadhi

    Monika Kryemadhi, e ftuar në një emision televiziv kërkoi votën për Ilir Metën i cili vijon të jetë i burgosur. Kryemadhi u pyet se përse po e mbështet Metën në fushatë, ndërkohë që sapo kanë finalizuar divorcin. Ajo tha se mbështet fëmijët e saj dhe do që babai i tyre të jetë mirë, ndërkohë pati kritika për drejtimin e Partisë së Lirisë, veçanërisht ndaj Tedi Blushit.
    Pjesë nga biseda:
    Ylli Rakipi: Monika Kryemadhi sapo ka bërë divorcin me Metën, por kërkon me insistim të madh dhe punë të palodhur votat për Metën. Një pjesë thonë mos bëjnë vetë dhe nuk janë ndarë vërtëtë…?
    Monika Kryemadhi: Divorci me Metën, është gjë personale, marrëdhënie që merr fund dhe ikën mbaron. Vota ime do ti shkojë Metës. Po të mos ishte në listë të hapur, do të votoja vetëm koalicionin e opozitës dhe asnjë nga kandidatët e listës.
    Enton Abilekaj: Zoti Meta e di që ju po bëni fushatë për Metën?
    Monika Kryemadhi: Ka 45 mijë gra të ndara…
    Ylli Rakipi: Edhe vazhdojnë votojnë për burrin?
    Monika Kryemadhi: Them mos ta bastardojmë këtë histori. Ju e dini shumë mirë të gjithë historikun që ka ndodhur që në Konventën Kombëtare. Pavarësisht marrëdhënies time nuk kam ndërmend ta komentoj. Ne ligjërisht jemi të divorcuar, nuk kam marrë pjesë në asnjë nga seancat. Nuk kam pse flas në fushatë elektorale për këtë.
    Enton Abilekaj: Edhe ju të mos e bënit në përiudhë fushate divorcin.
    Monika Kryemadhi: Kjo ka axhendat e veta, edhe ndikime të ndryshme, njerëzit ecin para. Si deputete dhe si babai i fëmijëve të mij, unë e kërkoj votën për Ilir Metën.
    Andi Tela: Pra ju bëni status në facebook dhe thoni votoni Metën apo bëni fushatë?
    Monika Kryemadhi: Patjetër që bëj fushatë. Dal me njerëzit e mi dhe ata që më bashkohen mua. Nuk janë strukturat e PL. Të LSI, të larguar dhe përjashtuar nga mënyra të ndryshme. Edhe vetë drejtuesit e PL sot, njerëzit më të pavotuar, një nga detyrat kryesore që kanë, të kontaktojnë çdo ish anëtar të LSI dhe ata tani, për të çuar votën në kutitë e votimit. Edhe mungesa e eksperiencës së hartimit të fushatave, lë për të dëshiruar. Pavarësisht mënyrës si përjashtuan Monika Kryemadhin, por ne qejfmbeturit, duhet të kthehemi në mekanizëm për të strukturuar votën. Ti kur dëgjove atë karafilin (Bashën), duhet të më dëgjosh edhe mua…
    Ylli Rakipi: Tani mos e fyej kot se ke punuar me të.
    Monika Kryemadhi: Karafil, lule është. Sot është i rëndësishëm unifikimi i votës.

  • “Mbështesim SPAK për të mbushur 313-ën me shokët e Ramës”, Basha: Me Metën dhe Roshin në listë, demokratët e kanë..

    “Mbështesim SPAK për të mbushur 313-ën me shokët e Ramës”, Basha: Me Metën dhe Roshin në listë, demokratët e kanë..

    “Mbështesim SPAK për të mbushur 313-ën me shokët e Ramës”, Basha: Me Metën dhe Roshin në listë, demokratët e kanë të qartë kush mbron interesat e tyre dhe kush intersesat personale
    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se koalicioni që ai përfaqëson është alternativa e vetme serioze për zgjedhjet e 11 majit. Basha tha se oferta e Koalicionit Euroatlantik bazohet në një program të plotë dhe në mbështetje të pakushtëzuar për punën e SPAK-ut.
    “Është e vetmja forcë politike që me vepra jo me fjalë në mbështetje të SPAK-ut që t’i shkojë deri në fund punës që ka nisur dhe t’i mbush plotë qelitë e 313-ës të Durrësit dhe Fierit me politikanë të korruptuar” – u shpreh Basha.
    Ai gjithashtu tha se me Ilir Metën dhe Elvis Roshit, demokratët janë të qartë se kush u nis për interesa personal dhe kush është nis për interesat personale.
    “Qëllimi është t’u japimnjë ofertë. Dhe Koalicioni Euroatlantik me programin dhe kandidatët e vet këtë po bën. Pse do heq dorë nga kjo? Që të rri zgjedhja pa zgjidhje. Të kemi zgjedhje pa zgjidhje më 11 maj. Me dy të palët që duan të marrin votat e qytetarëve që të nxjerrin shokët e tyre nga burgu, po mor zotëri. Votoni për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik.Dhe gjëja e parë që do merni, se ne kemi një program të plotë, por kurrë nuk na lejuan që ta shpalosim. Gjëja e parë, është e vetmja forcë politike që me vepra jo me fjalë, është dhe do të jetë më fuqishëm në mbështetje të SPAK-ut që t’i shkojë deri në fund punës që ka nisur dhe t’i mbush plotë qelitë e 313-ës të Durrësit dhe Fierit me politikanë të korruptuar.Me Ilir Metën dhe Elvis Roshit, anëtarësia e Partisë Demokratike çdo ditë e më shumë vetëdijësohet se kush u nis për interesa personal dhe kush është nis për interesat e tyre” – tha Basha.