Tag: metamorfoza

  • “Metamorfoza”! GJKKO jep dënimet, lirohet Oltian Bistri, 8 vite e 8 muaj për Behar Bajrin, 5 vite për Astmer Bilalin

    “Metamorfoza”! GJKKO jep dënimet, lirohet Oltian Bistri, 8 vite e 8 muaj për Behar Bajrin, 5 vite për Astmer Bilalin

    të pandehurit

    TIRANË-Gjykatën e Posaçme shpalli vendimin për të pandehurit e dosjes së parë Metamorfoza, dosja e parë e SPAK bazuar në komunikimet e aplikacionin e enkriptuar SKY ECC. Konkretisht për biznesmenin Pëllumb Gjoka i akuzuar për grup kriminal, korrupsion e sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Dorian Dulit e Kleanthi Musabelliut, u kërkua dënimi me 14 vite burg, por vendimi do jepet më datë 2 dhjetor pasi nuk kanë bërë mbrojtjen avokatët e tij. Më 2 dhjetor do të jepet dënimi edhe për Ardit Hasanbegaj.
    Behar Bajri u shpall fajtor për sigurim të kushteve për vrasje të mbetur në tentativë dënimin me nëntë vjet burg. -Sigurim i kushteve për të vrarë Dorian Lulin – 10 vjet -Mbajtje pa leje të armëve -11 vjet -Fajtor për grup – 5 vjet burg -Korrupsion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve – dy vjet burg Në bashkim të dënimeve, Behari dënohet me 13 vite burg, ndërsa i ulet një e treta dhe dënohet me 8.8 burg.
    Për Edmond Prekën u dha dënimi me 10 vite gjashtë muaj burgim, ku i ulet një e treta dhe dënohet me 7 vjet burg, ndërsa boksierin Astmer Bilali dënimin me 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim te shkurtuar. Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit.
    Lirimi i menjëhershëm është vendosur për ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-kreun e operacionales Oltian Bistrin. Konkretisht Xhevair Lita u dënua me 5 vite burgim, me gjykim të shkurtuar zbret në 3.4 vite, shuarje të masës arrest ne burg, lirimi menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin.
    Ndërkohë Oltian Bistri- ish-kreu i Operacionales, shpallet i pafajshëm për korrupsion, fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, i pafajshëm për pastrim parash nuk ka fakte e prova, dënohet 2 vite, shuarje mase për Oltian Bistrin lirim i menjëhershëm.
    Sa i përket vrasjes së shtetasit Gjin Ndoji zbuluar nga dosja “metamorfoza” ku akuzohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka çështja është ndarë veçmas me procedurë të zakonshme.
    Hetimet e Metamorfozës kulmuan pas përcjelljes së letërporosisë nga autoritetet franceze, ku rezultoi se në dhjetra biseda, Bajri komunikonte me të zhdukurin me Ervis Martinaj për vrasjen e Gjon Boriçit. Kjo dosje është veçuar nga ana e SPAK, sa kohë që Martinaj prej afro dy vitesh rezulton një person I zhdukur. Në përgjime rezultonte gjithashtu se Martinaj garantonte se do të eliminonte Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Bisedat dhe provat e mbledhura nga hetimi tregojnë se Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin, atentate që dështuan./ZËRI

  • Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

    Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

    Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Korrik 2025
    “Caras y Caretas” ka botuar, me 19 prill 1930, në faqen n°144, një shkrim asokohe rreth metamorfozës dhe lulëzimit të Tiranës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
    Metamorfoza dhe lulëzimi i Shqipërisë

    Ndër kryeqytetet evropiane, më pak i njohur është me siguri Tirana. Për shkak të konsonancës së tij, dikush do të mendojë për një qytet të vogël lombard ose kalabrez.
    Por Tirana është në të vërtetë kryeqyteti i mbretërisë së Shqipërisë, e cila siç dihet u krijua nën qeverinë e Ahmet Zogut, i quajtur sot Zogu i Parë, mbret i shqiptarëve.
    Tirana për një kohë të gjatë nuk ishte gjë tjetër veçse një qendër distrikti modeste në Turqinë Evropiane, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria. Kur Shqipëria u bë e pavarur në 1913, qeveria e saj u vendos në Tiranë. Aty u zhvilluan skenat e shumta të tragjikomedisë në njëqind akte që e shndërruan Shqipërinë nga perandori në republikë dhe nga republikë në mbretëri nën protektoratin, në mos normal, të paktën efektiv, të fuqisë së madhe fqinje.
    Deri në Luftën e Madhe, Tirana nuk ishte gjë tjetër veçse një lagje e populluar vetëm nga disa mijëra banorë, shtëpitë e të cilëve ishin grumbulluar rreth kështjellës ku banonte guvernatori turk.
    Këto shtëpi ishin të vogla, shumica prej tyre të ndërtuara prej druri dhe dukeshin më shumë si një grup rrënojash sesa një qytet. Kishte vetëm një vend të gjallë : pazari, i përbërë nga një labirint kasollesh ku në ditët e tregut takoheshin përfaqësues të racave të ndryshme : mirditorë, toskë, gegë, disa të veshur me uniforma turke, të tjerë me fustanella, madje edhe palikarë grekë.
    Llojet e mbulesave të kokës ishin po aq të shumta. Çallma e bardhë e gjerë ose medreset e nyjtura përmbledhëse u bashkuan me plisin e bardhë që është bërë kapelë shqiptare.
    Por, sot Tirana ka fituar shumë në rëndësi.
     Qendra e qeverisjes dhe e rrugëve, politike dhe administrative, ka parë një numër të madh zyrtarësh, oficerësh, një gjykatë, etj. Dhe udhëtarët turistikë. Kështu që tani është një qendër tërheqëse për të gjitha zonat përreth. Lulëzon, pra, me mbretërinë dhe tashmë ka tejkaluar në pasuri dhe bukuri ndërtimore qendrat e lashta që dikur e shikonin me indiferencë përçmuese. Kështu, Elbasani, Korça, Vlora, madje edhe vetë Durrësi e Shkodra, janë tashmë inferiorë ndaj Tiranës përparimtare…
    * Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/revista-argjentinase-1930-metamorfoza-dhe-lulezimi-i-tiranes-kryeqytetit-te-shqiperise/. Në rast të kundërt mos e publiko.
     
     

  • Dosja “Metamorfoza”, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkohen për personat e akuzuar…

    Dosja “Metamorfoza”, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkohen për personat e akuzuar…

    Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”. SPAK ka kërkuar dënimin e:
    Behar Brajoviç – 15 vite burg
    Pëllumb Gjoka – 14 vite burg
    Asmer Bilali – 10 vite burg
    Edmond Preka – 11 vite burg
    Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg
    Oltion Bistri 9 vite burg
    Xhevair Lita (ish-prokuror) – 6 vite burg
    Për të gjithë llogaritet edhe ulja e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

    ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • 69 vite burg për “Metamorfoza 2”, SPAK jep pretencën për disa prej anëtarëve të bandës që kryente vrasje e trafik droge

    69 vite burg për “Metamorfoza 2”, SPAK jep pretencën për disa prej anëtarëve të bandës që kryente vrasje e trafik droge

    Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën në lidhje me personat e akuzuar për dosjen e famshme “Metamorfoza 2”, ku të pandehur janë marrë ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni dhe 5 persona të tjerë.

    SPAK i akuzon ata për sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikimin e një sasie kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt BE.
    Të pandehurit e tjerë janë Ismail Zeneli, Bujar Gërmizi, Adrian Cenaj, Besmir Murtati dhe Albert Prenga. Në pretecë, organi i posaçëm i akuzës kërkoi 69 vite burg për të gjashtë të akuzuarit. Në rast se shpallen fajtorë, ata do të përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

    Në kërë dosje ishte dhe ish/ zvdrejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe zyrtarja e Interpol Tirana Jonida Babameto, por më herët SPAK shpalli moskompentecë dhe dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Tiranës.
    Gjykata ka ndarë nga ky proces edhe personat e tjerë që janë ende në kërkim, mes tyre djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova.
    Këta të fundit akuzohen për trafik droge në disa episode, sigurim të kushteve për vrasje, armëmbajtje pa leje, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal apo nxjerrje të sekretit hetimor./vizionplus.tv

  • “Metamorfoza 2”/ SPAK kërkon 69 vite burg për ish-shefin e krimeve, Dedan Gjoni dhe 5 të pandehurve të tjerë

    “Metamorfoza 2”/ SPAK kërkon 69 vite burg për ish-shefin e krimeve, Dedan Gjoni dhe 5 të pandehurve të tjerë

    SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e njohur si “Metamorfoza 2”, duke kërkuar një total prej 69 vite burg për gjashtë të pandehur, përfshirë ish-shefin e krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni.
    Të akuzuarit përballen me akuza të rënda, përfshirë sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes së vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikim ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Bashkimit Europian.
    Në rast dënimi, të pandehurit pritet të përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar që kanë kërkuar.
    Pretenca e SPAK:
    Dedan Gjoni 13 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 vite e 4 muaj burg
    Ismail Zeneli 15 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 10 vite burg
    Bujar Gërmizi 10 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 6 vite e 8 muaj burg
    Adrian Cenaj 7 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 4 vite e 8 muaj burg
    Besmir Murtati 12 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 vite burg
    Albert Prenga 12 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 vite burg
    Më herët, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shpalli moskompetencën për çështjen penale ndaj ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, dhe ish-zyrtares së Interpolit, Jonida Babameto, duke ia kaluar gjykimit Gjykatës së Rrethit Tiranë.
    Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve në dosjen “Metamorfoza 2” vijon, ndërsa pritet vendimi final nga gjykata në javët në vijim.

  • Dosja “Metamorfoza”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-shefin krimeve dhe të pandehurit e tjerë

    Dosja “Metamorfoza”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-shefin krimeve dhe të pandehurit e tjerë

    SPAK ka dhënë pretencën në lidhje dosjen ‘Metamorfoza”
    Prokuroria e Posaçme ka kërkuar:
    Dedan Gjoni 13 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 vite e 4 muaj burg
    Ismail Zeneli 15 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 10 vite burg
     
     
    Bujar Gërmizi 10 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 6 vite e 8 muaj burg
    Adrian Cenaj 7 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 4 vite e 8 muaj burg
    Besmir Murtati 12 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 vite burg
    Albert Prenga 12 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 vite burg

  • “Metamorfoza”/ Shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën, Oltion Bistrin dhe personat e tjerë

    “Metamorfoza”/ Shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën, Oltion Bistrin dhe personat e tjerë

    Shtyhet seanca për biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e Operacionales Oltion Bistrin, Xhevahir Litën, ish-policin Ardit Hasanbegaj dhe personat e tjerë të akuzuar për dosjen “Metamorfoza”.
    Shkak u bë zëvendësimi i avokatit të Edmond Prekës që kërkoi kohë të njihej me dosjen. Seanca e radhës ku pritet te lexohet edhe pretenca e prokurorisë, do të mbahet më datë 26 qershor ora 8 e 30.
    Biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 si dhe për bashkëpunim në dy vrasje të tjera. Ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Forcave Operacionale të Policisë, Oltion Bistri akuzohen për korrupsion dhe nxjerrje te sekretit.
    Ish-drejtuesi i policisë informonte për aksionet e policisë ndaj lojërave të fatit si dhe dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje. Ish prokurori Lita dyshohet se ka ndihmuar Behar Bajrin për t’u liruar nga paraburgimi gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës.
    Behar Bajri akuzohet se për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen ndaj Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.
    Shumica e anëtarë të këtij grupi u arrestuan në korrik të vitit 2023 ndërsa SPAK i mbylli hetimet në Maj të 2024-ës. Zbulimi i tyre u bë falë zbërthimeve të komunikimeve në aplikacionin Encro Chat dhe Sky Ecc.

  • Shtyhet sërish seanca për dosjen Metamorfoza, shkak mungesa e avokatit të Edmond Prekës

    Shtyhet sërish seanca për dosjen Metamorfoza, shkak mungesa e avokatit të Edmond Prekës

    Seanca për dosjen Metamorfoza është shtyrë për më datë 16 qershor, ora 15:00. Shkak u bë mungesa e avokatit të Edmond Prekës, i cili prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka.
    Sot pritej te lexohej pretenca e SPAK, për pjesën e ndarë të veprave të lehta penale.
    Një vit më parë Prokuroria e Posaçme mbyllu hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të biznesmenit, Pëllumb Gjoka si dhe anëtarëve të tjerë të të ashtuquajtur grup i strukturuar kriminal, përfshirë Behar Brajoviq (Bajri), Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, si dhe ish-zyrtarin e lartë policor, Oltion Bistri dhe ish-prokurorin, Xhevahir Lita. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”, ndërsa nëntë të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.
    Ata akuzohen për një vrasje, pesë tentativa vrasje si dhe grup kriminal e korrupsion. Për veprën e fundit, akuzohen ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-zyrtari i policisë Oltion Bistri, të cilët kundrejt përfitimeve monetare bashkëpunonin me anëtarët e grupit kriminal. Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky.