Procedohen tre shtetas të mitur, të moshave 14, 15 dhe 16 vjeç, në Fier pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doreza metalike dhe fishekë luftarak.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në Poçem, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin B. H., 58 vjeç, banues në Ksamil, me automjetin me drejtues shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Durrës, u dëmtuan dy drejtuesit dhe dy pasagjeret, shtetaset E. A. dhe M. H., informojmë se në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Sh., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa pemë ulliri në fshatin Ngjeqar, në pronësi të një 35-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin Gj. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 35-vjeçari, duke i premtuar se do t’i sillte një automjet;-tre shtetas të mitur, të moshave 14, 15 dhe 16 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doreza metalike dhe fishekë luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tag: metalike
-

Doreza metalike dhe fishekë luftarak, procedohen tre të mitur në Fier
-

PD ka njoftuar protestë ditën e hënë, dyert e Kryeministrisë vishen me mburoja metalike
Teksa PD ka lajmëruar protestë të hënën, në godinën e jashtme të qeverisë, punonjësit e shërbimit kanë nisur punën për mbrojtjen e saj duke vendosur mbrojtëse hekuri.
Dyert e Kryeministrisë janë blinduar mbrëmjen e kësaj të shtune me veshje metalike.
Sipas selisë blu, aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit, ndërsa thirrja e një proteste kombëtare i përket një momenti tjetër, javët në vijim. -

Protesta e PD-së të hënën, dyert e kryeministrisë mbulohen me veshje metalike
Teksa PD ka lajmëruar protestë të hënën, në godinën e jashtme të qeverisë, punonjësit e shërbimit kanë nisur punën për mbrojtjen e saj duke vendosur mbrojtëse hekuri.
Dyert e Kryeministrisë janë blinduar mbrëmjen e kësaj të shtune me veshje metalike.
Sipas selisë blu, aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e podiumeve me foltore në Bulevardin e kryeqytetit, ndërsa thirrja e një proteste kombëtare i përket një momenti tjetër, javët në vijim.
E hëna e 17 nëntorit do të shënojë dhe tubimin e parë të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Organizimin e të hënës PD e ka quajtur si “Parlamenti para Kryeministrisë”.
Opozita proteston për ngushtimin e hapësirave në Kuvend. PD akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare. -

Aksident në orët e para të mëngjesit në Durrës, automjeti përplaset me barrierat metalike
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Për shkak të shpejtësisë dhe errësirës, një automjet është përplasur me barrierat metalike anësore të mbikalimit tek Ura e dajlanit.
Barrierat e kanë mbrojtur duke e mbajtur brenda rrugës, ndërsa më pas mjeti është përmbysur.
-

Goditi me grushta dhe dorezë metalike të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Sarandë
Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë Sarandës pasi ka goditur me grushta dhe dorezë metalike një 23-vjeçar.
Sipas njoftimit të bluve ngjarja ka ndodhur para dy ditësh (23 shtator) në fshatin Metoq.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 32 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 23.09.2025, në fshatin Metoq, Sarandë, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe dorezë metalike shtetasin Sh. M., 23 vjeç, banues në fshatin Metoq”, njoftoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Përleshje masive mes dy familjeve turke jashtë një restoranti në Britani, grupet përdorën shpata, thika dhe shkopinj metalikë
Ky është momenti i tmerrshëm kur disa banda përdorin shpata, thika dhe shkopinj metalikë gjatë një përleshjeje shumë të frikshme jashtë një dyqani në Britaninë e Madhe.
Shtatë persona janë arrestuar pas përleshjes që shpërtheu midis dy bandave familjare në një rrugë kryesore britanike të ngarkuar.
Burrat dhe një djalë adoleshent kanë pranuar rolin e tyre në përleshjen masive ku u përdorën thika, shkopinj metalikë dhe një shpatë jashtë një dyqani kebapësh dhe një dyqani ushqimesh.
-

Pedonalja e Korçës u zbraz/ Bizneset i hoqën vetë strukturat metalike, IKMT ndërhyri vetëm në një rast
Strukturat metalike dhe platformat e një lokali në pedonalen e Korçës janë prishur nga IKMT e Bashkisë Korçë pasi nuk kishte zbatuar urdhrin për lirimin e hapësirave publike. Vendimi i bashkisë për heqjen e strukturave metalike apo pedanave në hapësirën publike në mënyrë vullnetare nga ana e bizneseve iu linte afat këtyre të fundit deri në datën 2 gusht.
Pas këtij vendimi vetë bizneset në këtë zonë morën masa për çmontimin vullnetar përveç subjektit ku u desh ndërhyrja e instancave. Për këshilltarin e pavarur të këshillit bashkiak Lazion Pjetri kjo ndërhyrje nuk është shoqëruar me dokumentacionin përkatës ligjor nga ana e pushtetit lokal.
Bizneset e pozicionuara në pedonalen e Korçës kryesisht bare dhe restorante kërkuan shtyrje të afatit për vendimin e prishjes së strukturave të vendosura në zonë dhe heqjen e tavolinave.
Pas një takimi kryebashkiaku Filo dakordësoi që deri më 2 gusht të hiqeshin strukturat dhe deri më 17 gusht bizneseve tu lejohej mbajtja e tavolinave duke respektuar raportin, 25% me 75% në favor të hapësirave publike. -

Pedonalja e Korçës u zbraz! Bizneset i hoqën vetë strukturat metalike, IKMT ndërhyri vetëm në një rast
Strukturat metalike dhe platformat e një lokali në pedonalen e Korçës janë prishur nga IKMT e Bashkisë Korçë pasi nuk kishte zbatuar urdhrin për lirimin e hapësirave publike.
Vendimi i bashkisë për heqjen e strukturave metalike apo pedanave në hapësirën publike në mënyrë vullnetare nga ana e bizneseve iu linte afat këtyre të fundit deri në datën 2 gusht.
Pas këtij vendimi vetë bizneset në këtë zonë morën masa për çmontimin vullnetar përveç subjektit ku u desh ndërhyrja e instancave.
Për këshilltarin e pavarur të këshillit bashkiak Lazion Pjetri kjo ndërhyrje nuk është shoqëruar me dokumentacionin përkatës ligjor nga ana e pushtetit lokal.
Bizneset e pozicionuara në pedonalen e Korçës kryesisht bare dhe restorante kërkuan shtyrje të afatit për vendimin e prishjes së strukturave të vendosura në zonë dhe heqjen e tavolinave.
Pas një takimi kryebashkiaku Filo dakordësoi që deri më 2 gusht të hiqeshin strukturat dhe deri më 17 gusht bizneseve tu lejohej mbajtja e tavolinave duke respektuar raportin, 25% me 75% në favor të hapësirave publike.
Top Channel
-

Korçë, vijon heqja e strukturave metalike nga lokalet. Pronarët dalin në protestë
Vijon heqja nga vetë pronarët e strukturave metalike dhe elementëve të tjerë të lokaleve në pedonalen e qytetit të Korçës.
Nga ana tjetër, bizneset kanë bërë me dije se sot lokalet nuk do të ofrojnë shërbime.
Pritet që bizneset të mbajnë edhe një protestë për këtë situatë. -

”Koha për t’u tërhequr matanë kufirit”, Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike, duke çmontuar vetë strukturat metalike të shtesës së një lokali.
Kreu i qeverisë shkruan se është momenti që të respektohet hapësira e përbashkët.”Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare. Respekte për çmontimin”, ka shkruar Rama.