Tag: mësuesve

  • Ina Zhupa paraqet amendament të buxhetit për përfshirjen e pagës së 13-të për mësuesit

    Ina Zhupa paraqet amendament të buxhetit për përfshirjen e pagës së 13-të për mësuesit

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka depozituar në Kuvend një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, i cili parashikon vendosjen e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.

    Amendamenti kërkon krijimin e një fondi prej 2.54 miliard lekësh për këtë qëllim, si dhe miratimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave brenda qershorit 2026 për mënyrën e kompensimit financiar.

    Sipas relacionit shoqërues, nisma synon rritjen e motivimit profesional të mësuesve, përmirësimin e kushteve ekonomike dhe afrimin e Shqipërisë me praktikat evropiane që aplikojnë shpërblime vjetore për stafin arsimor.

    Zhupa thekson se paga e 13-të do të reduktojë largimet nga profesioni dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimit.

    Postimi i plotë:

    Amendament i buxhetit me qëllim përfshirjen e pagës së 13-të si shpërblim vjetor i detyrueshëm për të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar publik.

    Ky amendament synon: • Rritjen e motivimit profesional të mësuesve përmes një skeme të qartë shpërblimi.

    • Vlerësimin e rolit të mësuesve në formimin e brezit të ri, në përputhje me standardet e vendeve europiane.

    • Përmirësimin e kushteve ekonomike të mësuesve, duke ulur presionin financiar dhe nxitur qëndrueshmërinë në profesion.

    • Reduktimin e largimeve nga profesioni dhe të deficitit të mësuesve në disa profile.

    Në skemën aktuale të pagave për mësuesit, pavarësisht shtesave për kualifikimin dhe vjetërsinë, nuk parashikohet një shpërblim vjetor i standardizuar në formën e pagës së 13-të.

    Mësuesit përballen me: • rritje të kostove të jetesës, • barrë të madhe pune jo të paguar (korrigjime, përgatitje mësimore, punë administrative), • veçanërisht mungesë motivimi financiar krahasuar me profesione të tjera të sektorit publik.

    Shumë vende europiane parashikojnë forma të shpërblimeve vjetore, bonuse apo paga të 13-ta për punonjësit e sektorit publik, veçanërisht në arsim, si mjet për të ruajtur cilësinë dhe për të motivuar stafin. Ky amendament e afron Shqipërinë me praktikat e vendeve të BE-së.

    Paga e 13-të llogaritet mbi pagën bazë vjetore të mësuesit.

    Ky amendament përbën një hap të domosdoshëm drejt rritjes së vlerësimit profesional të mësuesve dhe forcimit të cilësisë së sistemit arsimor.

    “>http://
     
  • Ina Zhupa paraqet amendament mbi përfshirjen në buxhet të pagës së 13-të për mësuesit

    Ina Zhupa paraqet amendament mbi përfshirjen në buxhet të pagës së 13-të për mësuesit

  • Zhupa dorëzon projektligjin: Të njihen diplomat e mësuesve para vitit 2015

    Zhupa dorëzon projektligjin: Të njihen diplomat e mësuesve para vitit 2015

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dorëzoi sot në Kuvend një projektligj, që sipas saj, synon të mbrojë të drejtat e mësuesve.
    Në prezencën e mësueseve dhe kryetares së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, Alma Lama, deputetja Zhupa prezantoi projektligjin, ndërsa uroi që ai të kalojë pa barrierat e politikës dhe të miratohet sa më shpejt, në emër të drejtësisë dhe mbështetjes për mësuesit.
    Zhupa informoi se projektligji i adresohet mësuesve që janë diskriminuar pas miratimit të një VKM-je që zhvlerësoi diplomat e tyre para vitit 2015.
    “Ky projektligj ka për qëllim të sigurojë trajtim të barabartë financiar për të gjithë mësuesit, pa marrë parasysh vitin kur kanë përfunduar studimet, dhe të njohë kontributin e tyre të shtrenjtë në arsim. Ky ligj është një mundësi për të rregulluar padrejtësitë dhe për të përmirësuar karrierën, motivimin dhe shpërblimin e 11 mijë mësuesve në sistemin parauniversitar”, u shpreh Zhupa.
    Në takim, Gentjana Hoxhallari, mësuese e ciklit fillor, u shpreh se pas 25 vitesh punë, diploma e saj u zhvlerësua dhe nuk paguhet në të njëjtën mënyrë si kolegët e saj. “Ky ligj është shpresa jonë për të marrë vlerën e merituar”, tha ajo.
    Po ashtu, Teuta Langa, mësuese e Edukimit Fizik, theksoi se, edhe pas 38 vitesh punë, diploma e saj nuk është njohur plotësisht dhe shpërblimi financiar nuk është i barabartë me kolegët që kanë përfunduar studimet më vonë.
    Alma Lama, kryetare e sindikatës bëri të ditur se është bërë edhe një betejë në Gjykatën Kushtetuese ku vendimarrja u nda 4 me 4 dhe nuk mor dot një vendim.

  • Ja mashtrimi i madh i Edi Ramës me “arsimin digjital”, shkollat shqiptare janë pa internet, pa laboratorë…

    Ja mashtrimi i madh i Edi Ramës me “arsimin digjital”, shkollat shqiptare janë pa internet, pa laboratorë…

    Kryeministri Edi Rama ndau lajmin së fundmi se Shqipëria është renditur me rezultate pozitive në testimin ndërkombëtar TALIS – Anketa Ndërkombëtare e Mësimdhënies dhe të Nxënit, ku marrin pjesë 55 vende të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).  “Erdha këtu me një kënaqësi të veçantë sepse është një lajm shumë i mirë për prindërit, që në një anketim ndërkombëtar për mësimdhënie dhe të nxënit mes 55 sistemeve arsimore në Europë dhe më gjerë, mësuesit tanë kanë dalë mirë. Kjo është merita e tyre, por edhe një pasqyrë e përpjekjes që kemi bërë së bashku për t’i mbështetur në vazhdimësi. Ndihem krenar për ju, për gjithë mësuesit e Shqipërisë, që në një anketim kaq sfidues kemi dalë me rezultate domethënëse e pozitive,” deklaroi Rama. Por si qëndron e vërteta e kësaj propagande të kryeministrit?
    Realiteti dramatik i arsimit
    Nuk ka asnjë bazë të besueshme që mësuesit shqiptarë të kenë përdorur inteligjencën artificiale në përqindje më të lartë se mësuesit në vendet më të zhvilluara të botës, si Austria, Norvegjia, Belgjika apo SHBA. TALIS nuk mat aftësitë reale, por vetëm perceptimet. Pyetësori bazohet në vetëraportimin e mësuesve dhe jo në testime konkrete, çka e bën procesin subjektiv dhe të ndikuar nga mënyra si udhëzohen mësuesit për ta plotësuar Realiteti në terren është i kundërt me propagandën. Arsimi digjital në Shqipëri ekziston vetëm në dokumente dhe deklarata, jo në praktikë. Një pjesë e madhe e institucioneve arsimore nuk kanë internet, laboratorë funksionalë apo pajisje kompjuterike të përdorshme. Lënda e Teknologjisë së Informacionit nuk zhvillohet realisht. Në shumë shkolla, sidomos në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, kjo lëndë nuk mësohet; librat e TIK-ut shpesh dorëzohen të papërdorur në fund të vitit. Mësuesit e TIK-ut shpesh nuk janë të kualifikuar në fushën e teknologjisë. Lëndën e japin persona që kanë mbaruar degë të tjera, ose mësues që plotësojnë ngarkesën orare pa pasur formim profesional në këtë fushë. Përdorimi i teknologjisë shpesh kufizohet në celularë dhe WhatsApp. Në disa raste, ajo që quhet “përdorim i inteligjencës artificiale” në anketa mund të përfshijë mjete komunikimi të zakonshme dhe jo programe mësimore digjitale. Një pjesë e madhe e mësuesve kanë mungesë njohurish bazë teknologjike. Rreth 60% e mësuesve të ciklit të ulët nuk dinë të përdorin kompjuterin, madje edhe në shkollat e Tiranës. Ekziston një kontrast i madh mes vetëvlerësimit të mësuesve dhe rezultateve të nxënësve. Ndërsa mësuesit raportojnë nivele të larta kënaqësie dhe profesionalizmi, testet ndërkombëtare si PISA tregojnë rezultate shumë të ulëta për nxënësit shqiptarë në matematikë, shkencë dhe gjuhë. Sistemi arsimor shqiptar ndodhet në kolaps. Të dhënat tregojnë mungesë motivimi, mungesë drejtimi dhe përkeqësim në fusha si diskriminimi, bullizmi dhe dhuna në shkolla. Statistikat pozitive përdoren për propagandë. Raportimet e bukura në letër shërbejnë për të fshehur dështimet reale të sistemit dhe mungesën e investimeve në cilësinë e mësimdhënies.
    Skandali në universitetet
    Kriza nuk ndalet në arsimin parauniversitar – ajo ka përfshirë edhe arsimin e lartë.Në Universitetin e Elbasanit është zbuluar një rast që ngre dyshime serioze për abuzime sistemike. Raportimet tregojnë se persona të regjistruar si “studentë të vitit të parë” rezultojnë të jenë gra në moshë 50–60 vjeç, të cilat nuk dinin as emrin e degës ku figuronin të regjistruara dhe nuk kishin asnjë ide pse ishin përfshirë në listat e studentëve. Këto raste ngjallin dyshime për një skemë të qëllimshme me studentë fiktivë, të përdorur për të mbajtur programet studimore të hapura dhe për të justifikuar orët e punës së pedagogëve.
    Arsimi dhe shkenca shqiptare në prag të katastrofës
    Kujtojmë gjithashtu se gazeta “SOT” raportoi dhe nw njw artikull tw fundit se shkenca shqiptare po përjeton momentin më të errët të saj që nga themelimi i universiteteve moderne në vend. Një raport i detajuar i Institutit Konservator Shqiptar, me autore Lindita Komanin, zbardhi një realitet alarmant. Në raport thuhet se viti i ri akademik 2025-2026 ka nisur dhe drejtuesit dhe pedagogët e fakulteteve janë sërish në ankth mbi regjistrimet në degët që ofrojnë. Numri i studentëve përcakton fondet për universitetet dhe dobëson ose forcon autonominë e tyre. Veçanërisht të rrezikuara janë degët e shkencave të natyrës. Ky raport përmbledh gjendjen e fushave të shkencave natyrore, matematikës dhe statistikës në Shqipëri (ISCED F-05) dhe e krahason atë me vendet e rajonit dhe Bashkimin Europian. Ai kombinon dy tregues kyçë: 1) rënien e regjistrimeve të studentëve në këto fusha, 2) nivelin e investimeve publike dhe private në Kërkim & Zhvillim (R&D). Rënia e shkencës është treguesi i një realiteti tragjik. Kur mbyllen katedrat e fizikës, shoqëria ndalon së pyeturi për ligjet e natyrës. Kur zhduket matematika, venitet logjika. Kur braktiset kimia e biologjia, ndalon vetë procesi i transformimit në shoqëri po aq sa në laborator. Kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është vetëm një krizë universitare, por një krizë e kuptimit. Heshtja e laboratorëve është heshtja e një shoqërie që ka harruar vlerën e shkencës dhe gjuhën e kërkimit shkencor.
    Krahasimi rajonal dhe pasojat
    Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria renditet në fund për regjistrimet në shkenca dhe financimin e kërkimit. Serbia që përbën konkurrentin më të fortë për Shqipërinë në rajon, investon shumëfish më shumë në R&D dhe ruan programe të qëndrueshme në shkencat bazë. Mesatarja e BE-së është po ashtu shumëfish më e lartë. Ky hendek krijon një rreth vicioz: institucionet e dobësuara prodhojnë pak studentë, dhe mungesa e studentëve përdoret për të justifikuar më pak fonde. Rezultati është një peizazh shkencor që zbrazet çdo vit, një paaftësi për konkurrueshmëri në nivel ndërkombëtar dhe për inovacion në fusha që bazohen në zotërimin e njohurive kritike të shkencave të natyrës dhe matematikës.

  • Sula: Raporti TALIS është anketë me mësuesit jo testim i aftësive digjitale. Nxënësit të fundit në PISA, ndërkohë mësuesit na qenkërkan  të lumtur

    Sula: Raporti TALIS është anketë me mësuesit jo testim i aftësive digjitale. Nxënësit të fundit në PISA, ndërkohë mësuesit na qenkërkan të lumtur

    Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të pyetësorit ndërkombëtar TALIS, ku 52% e mësuesve shqiptarë pretendohet të kenë përdorur inteligjencën artificiale gjatë vitit 2024, përballë një mesatareje prej 36% në vendet e OECD-së.

    Sipas Sulas, këto shifra janë të pabesueshme dhe përfaqësojnë një tjetër fasadë propagandistike të qeverisë për të fshehur realitetin dramatik të arsimit në vend. “Askush nuk mund të besojë se mësuesit tanë kanë lënë pas kolegët në Austri, Norvegji, Belgjikë apo SHBA, vende që e kanë bërë përdorimin e inteligjencës artificiale pjesë të zakonshme të procesit mësimor,” tha ajo.

    Ajo theksoi se pyetësori TALIS bazohet vetëm në vetëraportimin e mësuesve dhe jo në testime konkrete të aftësive të tyre, duke e cilësuar procesin si subjektiv dhe të orientuar nga eprorët. “Arsimi digjital është vetëm në letër,” theksoi Sula, duke shtuar se mburrja e kryeministrit me “mesatare të lartë të përdorimit të IA-së” është një tjetër mashtrim qeveritar.

    Sipas saj, realiteti në terren është krejt tjetër: shumica e shkollave nuk kanë as internet, as laboratorë funksionalë, ndërsa lënda e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nuk zhvillohet as në ciklin 9-vjeçar, as në atë të mesëm. “Nxënësit e dorëzojnë librin e TIK-ut të papërdorur, ndërsa shumë mësues që e japin lëndën nuk janë të diplomuar në teknologji apo informatikë,” shtoi Sula.

    Ajo ironizoi se, ndoshta, mësuesve u është kërkuar të përfshijnë në anketë edhe përdorimin e celularit apo grupeve të WhatsApp-it, pasi në realitet “më shumë se 60% e mësuesve të ciklit të ulët nuk dinë të përdorin kompjuterin, edhe në Tiranë”.

    Në vijim, Sula nënvizoi kontrastin e fortë mes vetëvlerësimit të lartë të mësuesve dhe rezultateve dramatike të nxënësve shqiptarë në testet ndërkombëtare si PISA, ku Shqipëria renditet në fund të listës për matematikë, shkencë e gjuhë.

    “Kur nxënësit bien në fund të tabelave, nuk mjaftojnë statistikat e bukura në letër. Duhet përgjegjësi, reforma të vërteta dhe investim real në cilësinë e mësimdhënies,” përfundoi Sula, duke e cilësuar sistemin arsimor shqiptar si “një model propagande pa cilësi e pa përmbajtje.”

    Deklarata e plotë:

    Në pyetësorin TALIS (Anketa Ndërkombëtare e Mësimdhënies dhe të Nxënit), 52% e mësuesve shqiptarë janë shprehur se kanë përdorur inteligjencën artificiale gjatë vitit 2024, ndërkohë që mesatarja për vendet e OECD, është 36%.

    Në fakt, askush nuk mund të besojë se mësuesit tanë kanë lënë shumë vende mbrapa mësuesit në Austri, Holandë, Norvegji, Belgjikë, Finlandë, Shtetet e Bashkuara vende të zhvilluara që përdorimin e inteligjencës artificiale e të programeve për progresin digjital e kanë bërë pjesë normale të procesit mësimor.

    Duhet të mbajmë parasysh se TALIS bazohet në plotësimin e anketës nga ana e mësuesve, jo në testime të aftësive të tyre, nga ana tjetër vetëraportimi është subjektiv, sa edhe i orientuar e nën mbikëqyrje për të plotësuar anketën ashtu siç duan eprorët.

    Arsimi digjital është vetëm në letër, ndërsa mburrja e kryeministrit me tamtame për mësues të kënaqur me profesionin, për mesataren e lartë të mësuesve që përdorin IA është tjetër fasadë qeveritare për të fshehur kolapsin në terren.

    Është e ditur se:

    -shumica dërrmuese e shkollave s’kanë as internet, as kompjuterë, as laboratorë funksionalë.

    – Lënda e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nuk zhvillohet fare as në ciklin 9-vjeçar, as në atë të mesëm. Nxënësit e dorëzojnë librin në fund të vitit shkollor të papërdorur ashtu siç e kanë marrë në fillim të tij.

    -Lëndën e TIK-ut e zhvillojnë mësues që nuk janë diplomuar në fushë të teknologjisë dhe të informacionit por në degë të tjera, si dhe mësues që nuk plotësojnë ngarkesën mësimore.

    Mësuesve tanë me ç’duket u është kërkuar të përfshijnë edhe përdorimin e celularit dhe të grupeve të ËhatsApp-it, sepse ata vetë e dinë po aq mirë sa nxënësit e prindërit dhe shoqëria se më shumë se 60 % e mësuesve të ciklit të ulët nuk dinë të përdorin kompjuterin, edhe në mes të Tiranës, ndaj këto shifra nuk janë realitet, por propagandë e paketuar si statistikë.

    85% e mësuesve pohojnë se e kanë zgjedhur si profesion të parë mësuesinë, por për pyetjen nëse dashuria për profesionin mund të ndikojë më shumë sesa paga, Shqipëria nuk figuron në listën e përgjigjeve, ndërkohë që renditet Maqedonia e Veriut, Kosova.

    Realiteti në terren dhe rezultatet dramatike të nxënësve tregojnë një histori krejt tjetër krahasuar me përgjigjet e pyetësorit – një sistem arsimor në kolaps, ku testet ndërkombëtare si PISA-s zbulojnë mungesën e njohurive, të motivimit dhe drejtimit dhe i rendisin aftësitë e nxënësve në matematikë, gjuhë, shkencë, të menduarin krijues  në fund të botës. Janë përkeqësuar të dhënat për diskriminimin, asocializimin, bullizmin, dhunën e konfliktet, ndërkohë mësuesit na qenkërkan  të lumtur.

    Kur nxënësit bien në fund të tabelave, nuk mjaftojnë statistikat e bukura në letër, por duhet përgjegjësi, reforma të vërteta dhe investim real në cilësinë e mësimdhënies.

    Kontrasti i fortë mes vetëvlerësimit të lartë të mësuesve dhe nivelit të ulët të arritjeve të nxënësve mbetet dëshmia më e qartë e politikave arsimore të qeverisë: shumë propagandë, aspak cilësi.

  • “Arsimi digjital,vetëm në letra”, Sula ‘thumbon’ kryeministrit: Propaganda e Ramës fsheh kolapsin në shkolla

    “Arsimi digjital,vetëm në letra”, Sula ‘thumbon’ kryeministrit: Propaganda e Ramës fsheh kolapsin në shkolla

    – Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor propagandë për të mbuluar gjendjen e rëndë në sistemin arsimor. Sipas saj, deklaratat për mësues të kënaqur dhe arsim digjital janë vetëm një fasadë, ndërsa realiteti në terren tregon mungesë të thellë investimesh.
    Deklarata Lili Sulës:
    Në pyetësorin TALIS (Anketa Ndërkombëtare e Mësimdhënies dhe të Nxënit), 52% e mësuesve shqiptarë janë shprehur se kanë përdorur inteligjencën artificiale gjatë vitit 2024, ndërkohë që mesatarja për vendet e OECD, është 36%.
    Në fakt, askush nuk mund të besojë se mësuesit tanë kanë lënë shumë vende mbrapa mësuesit në Austri, Holandë, Norvegji, Belgjikë, Finlandë, Shtetet e Bashkuara vende të zhvilluara që përdorimin e inteligjencës artificiale e të programeve për progresin digjital e kanë bërë pjesë normale të procesit mësimor.
    Duhet të mbajmë parasysh se TALIS bazohet në plotësimin e anketës nga ana e mësuesve, jo në testime të aftësive të tyre, nga ana tjetër vetëraportimi është subjektiv, sa edhe i orientuar e nën mbikëqyrje për të plotësuar anketën ashtu siç duan eprorët.
    Arsimi digjital është vetëm në letër, ndërsa mburrja e kryeministrit me tamtame për mësues të kënaqur me profesionin, për mesataren e lartë të mësuesve që përdorin IA është tjetër fasadë qeveritare për të fshehur kolapsin në terren.
    Është e ditur se:
    -shumica dërrmuese e shkollave s’kanë as internet, as kompjuterë, as laboratorë funksionalë.
    – Lënda e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nuk zhvillohet fare as në ciklin 9-vjeçar, as në atë të mesëm. Nxënësit e dorëzojnë librin në fund të vitit shkollor të papërdorur ashtu siç e kanë marrë në fillim të tij.
    -Lëndën e TIK-ut e zhvillojnë mësues që nuk janë diplomuar në fushë të teknologjisë dhe të informacionit por në degë të tjera, si dhe mësues që nuk plotësojnë ngarkesën mësimore.
    Mësuesve tanë me ç’duket u është kërkuar të përfshijnë edhe përdorimin e celularit dhe të grupeve të ËhatsApp-it, sepse ata vetë e dinë po aq mirë sa nxënësit e prindërit dhe shoqëria se më shumë se 60 % e mësuesve të ciklit të ulët nuk dinë të përdorin kompjuterin, edhe në mes të Tiranës, ndaj këto shifra nuk janë realitet, por propagandë e paketuar si statistikë.
    85% e mësuesve pohojnë se e kanë zgjedhur si profesion të parë mësuesinë, por për pyetjen nëse dashuria për profesionin mund të ndikojë më shumë sesa paga, Shqipëria nuk figuron në listën e përgjigjeve, ndërkohë që renditet Maqedonia e Veriut, Kosova.
    Realiteti në terren dhe rezultatet dramatike të nxënësve tregojnë një histori krejt tjetër krahasuar me përgjigjet e pyetësorit – një sistem arsimor në kolaps, ku testet ndërkombëtare si PISA-s zbulojnë mungesën e njohurive, të motivimit dhe drejtimit dhe i rendisin aftësitë e nxënësve në matematikë, gjuhë, shkencë, të menduarin krijues në fund të botës. Janë përkeqësuar të dhënat për diskriminimin, asocializimin, bullizmin, dhunën e konfliktet, ndërkohë mësuesit na qenkërkan të lumtur.
    Kur nxënësit bien në fund të tabelave, nuk mjaftojnë statistikat e bukura në letër, por duhet përgjegjësi, reforma të vërteta dhe investim real në cilësinë e mësimdhënies.
    Kontrasti i fortë mes vetëvlerësimit të lartë të mësuesve dhe nivelit të ulët të arritjeve të nxënësve mbetet dëshmia më e qartë e politikave arsimore të qeverisë: shumë propagandë, aspak cilësi.

  • Raporti i OECD për arsimin, Rama: Nga pasiguri te plotë, sot mësuesit kanë vend pune të garantuar

    Raporti i OECD për arsimin, Rama: Nga pasiguri te plotë, sot mësuesit kanë vend pune të garantuar

    Gjatë prezantimit të raportit të OECD mbi rezultatet e Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe Nxënies (TALIS), Kryeministri Edi Rama vuri në dukje domosdoshmërinë e mbështetjes së mësuesve të rinj, uljen e ngarkesës së punës dhe rritjen e rolit të teknologjisë në procesin mësimor.
    Duke komentuar të dhënat e raportit, Rama tha se shqetësimi për mundësinë që mësuesit e rinj të braktisin profesionin për shkak të mungesës së mbështetjes është një sinjal serioz që qeveria e trajton me prioritet.
    “Një pjesë e mësuesve të rinj raportojnë që mund ta lënë profesionin nëse nuk ndihen të mbështetur. Ky është një sinjal që ne e marrim shumë seriozisht,” u shpreh ai.

    Kryeministri vlerësoi gjithashtu progresin e bërë në rivendosjen e autoritetit të figurës së mësuesit dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë në vendin e punës. Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të programeve në fushat e artit dhe zejtarisë si pjesë e vizionit për një sistem arsimor gjithëpërfshirës.
    “Mbështetja e mësuesve të rinj, ulja e ngarkesës së punës dhe integrimi gjithnjë dhe më i madh i teknologjisë janë objektiva që duhet t’i ndjekim bashkërisht. Ka një shqetësim që ne nuk na gjen të papërgatitur, është që një pjesë e mësuesve të rinj, raportojnë që mund ta lënë profesionin nëse nuk ndjehen të mbështetur të mjaftueshëm. Është një sinjal që ne e marrim shumë seriozisht. Angazhimi i vazhdueshëm i mësuesve është objektiv që konfirmohet edhe nga anketimi. Sot është një ditë e bukur për të celebruar diçka pozitive, që raporti i këtij anketimi e nënvizon.
    Është një ditë për të falënderuar të gjithë mësuesit-et e kësaj Shqipërie, që na keni nderuar në këtë proces. Rivënia në vend e autoritetit të mësuesit është një sfidë shumë e madhe dhe e gjejmë shumë të lënduar. Sepse mësuesit nuk kishin asnjë garanci për vendin e punës, gjithçka e kishin të lidhur me teslën e partisë. Kurse sot jeni të paprekshëm në vendin tuaj të punës, pavarësisht bindjeve politike që keni. Nuk as lëvizje të mësuesve nga një vend në tjetrin. Duhet t’i jepet një shtysë më e madhe programit të arteve dhe të zejeve. Duhet të mendojmë edhe për shpërblimin ekstra që do të merren me këtë program.
    E kuptoj gjithë vështirësinë për t’u përballur me ata çerrat, që janë ndryshe nga ç’kemi qenë ne. Kanë informacion shumë më shumë se ne, por më të pakontrolluar. Vijnë me shokun në xhep (telefona), sa dalin nga shkolla bëjnë një jetë tjetër. Megjithatë kjo është sfida, fakti që ne e dimë është gjysma e punës. Duhet të punojmë sa më shumë me njëri-tjetrin. Sa më shumë përkushtim, motivim dhe padiskutim që ne jemi në mbështetjen tuaj”, tha kryeministri Rama.
    /vizionplus.tv

  • Të integrojmë AI në procesin mësimor, Rama: Do të jetë mbështetje për mësuesit e rinj

    Të integrojmë AI në procesin mësimor, Rama: Do të jetë mbështetje për mësuesit e rinj

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e raportit të OECD për rezultatet e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, ku Shqipëria renditet ndër vendet e para.
    Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se rezultatet e këtij raporti janë shumë domethënëse dhe tregojnë përkushtimin e mësuesve shqiptarë ndaj profesionit.
    “Kemi dalë me një rezultat domethënës dhe pozitiv në këtë anketë, duke u rreshtuar përkrah vendeve që nuk janë aspak të dorës së dytë,” tha ai.
    Rama vlerësoi faktin se, sipas anketës, 85% e mësuesve shqiptarë e kanë zgjedhur mësimdhënien si një thirrje personale dhe si profesion të mirëfilltë, duke e konsideruar këtë si një tregues të qartë të pasionit dhe përkushtimit të tyre.
    “Ndihemi krenarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë,” theksoi Kryeministri.
    Duke folur për sfidat që ka arsimi sot, ai u ndal te rëndësia e mbështetjes së mësuesve të rinj, uljes së ngarkesës së tyre të punës dhe integrimit të teknologjive të reja si inteligjenca artificiale në procesin mësimor.
    Megjithatë, raporti ka evidentuar edhe një shqetësim që, sipas Ramës, autoritetet e njohin dhe janë të përgatitura për ta adresuar:
    “Një pjesë e mësuesve të rinj, veçanërisht ata nën 30 vjeç, kanë raportuar se mund ta braktisin profesionin nëse nuk ndihen të mbështetur dhe të motivuar mjaftueshëm.”
    Kryeministri bëri thirrje për veprim të përbashkët për të përmirësuar kushtet e punës për mësuesit dhe për të ruajtur e forcuar cilësinë e mësimdhënies në Shqipëri.

  • OECD e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në arsim, Rama: Një lajm i bukur për prindërit (VIDEO)

    OECD e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në arsim, Rama: Një lajm i bukur për prindërit (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit sot, 10 tetor, të pranishëm në prezantimin e raportit të OECD për rezultatet e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, ku Shqipëria renditet ndër vendet e para.
    “NJE LAJM I BUKUR për prindërit e Shqipërisë, që s’do e dëgjoni nga mediat dhe s’do e shikoni në portale” – shkruan Rama.
    Kumbaro: Dëshmi e forcës sonë në negociatat me BE-në
    “83% e mësuesve besojnë se nxënësit i vlerësojnë dhe i respektojnë, traditë që e kemi kultivuar dhe nuk e kemi humbur prej brezash”, theksoi Kumbaro në nisje të fjalës së tij.
    “98% e mësuesve deklarojnë se kanë marrëdhënie të mira profesionale me eprorët”, shtoi ajo, duke thënë se është një sinjal pozitiv për klimën në shkolla.
    Kumbaro tha se është një arritje e madhe që Shqipëria renditet ndër vendet e para në listën e 55 sistemeve të mira arsimore.
    “95% e mësuesve thonë se u ofrohet mundësi për të marrë pjesë aktive në vendimmarrjet e stafit”, deklaroi Ministrja e Arsimit.
    Sipas Kumbaros, në bankat e shkollës në sistemin parauniversitar janë plot 345 mijë nxënës. Foli me shifra edhe për të dhëna të tjera që lidhen me shkollat.
    “Janë dhënë 3500 bursa studimi. Transport falas për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues.  Janë edhe 930 psikologë nëpër shkolla. Jo më larg se dje, me ministren e Brendshme, Albana Koçiu, certifikuam 112 oficerë të rinj, të trajnuar në Akademinë e Sigruisë”, deklaroi ajo.
    Tha se Shqipëria ka dy kapituj të rëndësishëm në procesin e negociatave për këtë fushë.
    “Kemi dy kapituj të rëndësishëm 25, 26 që do jenë të parët që do mbyllen, dëshmi e fortë kjo që të gjithë bashkë jemi në rrugën e duhur”, përfundoi Kumbaro.
    Rama: Mësuesit tanë kanë dalë mirë!
    “Mësuesit tanë kanë dalë mirë dhe patjetër që kjo është në radhë të parë meritë e tyre, por nga ana tjetër është një pasqyrë e përpjekjes që kemi bërë sëbashku”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, referuar të raportit.
    “Mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë se sa mesatarja e  të gjithë sistemeve të marra sëbashku në këtë anketim”, tha Rama.
    85% e mësuesve në vend e kanë zgjedhur mësimdhënien, sipas anketimit.
    “Mësuesit tanë rezultojnë të kënaqur me profesionin e tyre”, shtoi kryeministri.

  • Shqipëria në ‘Top 55’ sistemet më të mira arsimore, Rama-mësuesve: Na keni nderuar! Nerva të forta me “çerrat”…

    Shqipëria në ‘Top 55’ sistemet më të mira arsimore, Rama-mësuesve: Na keni nderuar! Nerva të forta me “çerrat”…

    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro prezantuan sot, 10 tetor, raportin e OECD për rezultatet e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, ku Shqipëria renditet ndër vendet e para.
    “Mësuesit tanë kanë dalë mirë dhe patjetër që kjo është në radhë të parë meritë e tyre, por nga ana tjetër është një pasqyrë e përpjekjes që kemi bërë sëbashku”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, referuar raportit.
    “Mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë se sa mesatarja e  të gjithë sistemeve të marra sëbashku në këtë anketim”, tha Rama.
    85% e mësuesve në vend e kanë zgjedhur mësimdhënien, sipas anketimit.
    “Mësuesit tanë rezultojnë të kënaqur me profesionin e tyre”, shtoi kryeministri.
    “Keni nderuar Shqipërinë në këtë proces. Nuk dua të hyj në sa gjëra kemi bërë apo po bëjmë, por na duhen edhe disa hapa të tjerë, duke nisur nga reforma kurrikulare për arsimin parauniversitar që natyrisht lidhet me ju dhe garantohet përmes ndërveprimit me ju. Theksi i fortë që do i vëmë gjithmonë e më shumë shkencës, teknologjisë, me një mirëkuptim të madh që të nxisim më shumë inxhinierinë dhe matematikën dhe të integrojmë sa më shumë Inteligjencën Artificiale në mësim”, iu drejtua Rama mësuesve në vend.
    “Sot jeni të paprekshëm në vendin e punës“
    “Rivënia në vend e autoritetit të mësuesit është sfidë e madhe, një autoritet që e gjetëm shumë të lënduar nga sistemi, që s’kishin asnjë garanci për vendin  e punës, garanci për asgjë dhe të gjitha i kishin të lidhura me partinë apo lidhje të një natyre tjetër.
    Sot është praktikë e konsoliduar që ju jeni të paprekshëm në vendin tuaj të punës pavarësisht, bindjeve politike. Nuk ka më lëvizje mësuesish nga një vend në tjetrin, tanimë të ligjëruar nga Parlamenti përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, ku secili vendos kandidaturën dhe pastaj sipas meritës vlerësohet”, deklaroi kryeministri.
    “Çerrat sot me shokun në xhep, u dukemi pa lidhje”
    Nuk munguan ironitë për brezin e ri, që sipas tij janë shumë të ekspozuar ndaj informacionit.
    “Besoj mund të përballeni me gjithë ata çerrat që janë një gjë komplet tjetër nga ajo që kemi qenë ne, apo ju që jeni më të rinj se unë, se koha kalon dhe nga ajo kohë kur unë kërkoja në salla bashkëmoshatarë si puna ime, tani ka ardhur koha që kërkoj nëpër sallë ndonjë bashkëvuajtës si puna ime që numëron fijet e flokëve që ju ka humbur edhe ngjyra.
    Sa u përket juve, krahasimi me çerrat sot është shumë i vështirë sepse ata kanë informacion shumë më tepër, por shumë më të pakontrolluar dhe të paorientuar. Vijnë në shkollë me një shok në xhep që e fshehin si të munden, sa dalin, me atë shokun fillojnë e bëjnë një jetë tjetër. Se ai shoku u thotë që ne jemi të gjithë pa lidhje! Nerva të forta, shëndet dhe motivim”, e mbylli Rama fjalën e tij.