Tag: mestre

  • “Messi dhe familja e tij janë shumë, shumë të zemëruar me Laportën”

    “Messi dhe familja e tij janë shumë, shumë të zemëruar me Laportën”

    27 Tetor 2025

    8:58

    Alfred Lleshi

    Jordi Mestre, ish-zv.president i Barcelonës (2015–2019), komentoi marrëdhënien mes Leo Messi dhe Joan Laporta, si dhe largimin e Neymar nga klubi. Në një intervistë për “Sports360”, Mestre tha se marrëdhënia mes Messi dhe Laporta nuk është aspak e mirë dhe se rrallë ndonjë lojtar do të ketë ndikim të tillë te Barça si ish-numri 10 argjentinas. Ai sugjeroi madje që një tribunë e rinovuar e “Spotify Camp Nou” të quhet “Leo Messi”.
    Mestre theksoi ndikimin e jashtëzakonshëm të Messit, jo vetëm sportiv, por edhe ekonomik: “Çdo gjë që bëjmë për Leo Messi do të jetë pak. Ai solli kaq shumë për klubin… Tregjet me dhe pa të ishin krejt të ndryshme. Lojtarë të mëdhenj vinin për të luajtur pranë tij. Kjo një ditë u ndal… E di nga persona të tretë që Messi dhe familja e tij janë shumë, shumë të zemëruar me Laporta”.
    Ai theksoi se nderimet për Messin duhet të shkojë përtej një ndeshjeje lamtumire futbolli: “Personalisht do të bëja diçka historike, p.sh. që tribuna e stadiumit të rinovuar të quhet Leo Messi, emri i tij të trashëgohet brez pas brezi”.

  • “Askush, as vetë lojtarët nuk dinin gjë për largimin e Neymar nga Barcelona”

    “Askush, as vetë lojtarët nuk dinin gjë për largimin e Neymar nga Barcelona”

    25 Tetor 2025

    6:25

    Alfred Lleshi

    Jordi Mestre, ish-zv.president i Barcelonës, komentoi periudhën e Neymar te skuadra katalanase: “Më vjen shumë keq që Neymar nuk funksionoi, sepse ishte një lojtar i jashtëzakonshëm. Duhej të ishte pasardhësi i Leo Messit. Ai më tha se donte të kthehej dhe e kuptoj, sepse Barcelona i shkonte shumë mirë. Në një kundër një, nëse e bënte gjithçka Leo, ishte një gjë, por nëse e bënin Leo dhe Neymar, ndryshonte gjithçka”.
    Një moment historik i Mestre ishte korriku 2017, kur ishte 100% i sigurt se Neymar nuk do të largohej atë verë, por pak ditë më vonë braziliani njoftoi kalimin te PSG. Ai tregoi se as lojtarët nuk e dinin për largimin e brazilianit: “Fola me një lojtar shumë të rëndësishëm dhe më tha se në dasmën e Messit ishte me Neymar, ai nuk i tha që do të ikte. Për këtë isha 200% i sigurt. Me kalimin e kohës, kuptova lidhjet e largimit, me Pini Zahavi në mes”.
    Mestre shtoi detaje mbi agjentin: “Fitonim një gjyq ndaj Neymar për 16 milionë, por Laporta shkoi në Izrael dhe foli me Zahavi. Shuma u fal, megjithëse Barça kishte fituar në instancën e dytë gjyqësore”.