Tag: messit

  • Messi, edhe kameraman në fushë… Risia e pabesueshme e transmetimit të ndeshjeve të yllit argjentinas

    Messi, edhe kameraman në fushë… Risia e pabesueshme e transmetimit të ndeshjeve të yllit argjentinas

    28 Korrik 2025

    11:37

    Alfred Lleshi

    Në një risi absolute, që pritet të revolucionarizojë mënyrën se si shikohen ndeshjet e futbollit, është konfirmuar zyrtarisht. Lionel Messi do të mbajë një kamerë të montuar në gjoks gjatë ndeshjeve të “Leagues Cup”, duke nisur nga data 2 gusht 2025.
    Kjo kamerë do të transmetojë drejtpërdrejt pamje nga perspektiva personale e Messit, risi që do të publikohet në platformën TikTok, duke ofruar një përvojë unike për fansat në mbarë botën: ta shohin ndeshjen si të ishin vetë Messi në fushë.
    Projekti është pjesë e një bashkëpunimi mes MLS, “Leagues Cup” dhe rrjetit social TikTok, që synon ta afrojë më shumë gjeneratën e re me futbollin përmes teknologjisë dhe rrjeteve sociale.
    Reagimet në mediat ndërkombëtare e cilësojnë këtë si një nga inovacionet më të mëdha në sportin modern, me ekspertë që parashikojnë se mund të ndikojë mënyrën se si transmetohen dhe analizohen ndeshjet në të ardhmen.
    “Të shikosh çdo lëvizje të Messit nga sytë e tij është diçka që dikur dukej e pamundur. Tani është realitet”, – shkruan ESPN. Pamjet nga kamera në gjoksin e Lionel Messit do të publikohen në kohë reale në llogarinë zyrtare të “Leagues Cup” dhe Inter Miami në TikTok.

  • Messi zhgënjen fansat, “pleshti” refuzon ftesën për të luajtur në “All Star Game”

    Messi zhgënjen fansat, “pleshti” refuzon ftesën për të luajtur në “All Star Game”

    Përzgjedhja e yjeve të MLS mposhti atë të Ligës meksikane me rezultatin 3-1 në ndeshjen tradicionale All Star, zhvilluar në Austin. Megjithatë, tifozët mbetën të zhgënjyer nga mungesa e Lionel Messit, yllit të Inter Miami, i cili nuk iu përgjigj ftesës për pjesëmarrje, ashtu si Jordi Alba.
    Mungesa e Messit – pa një dëmtim të konfirmuar zyrtarisht – përbën shkelje të rregullores së MLS, që parashikon pezullim me një ndeshje, siç ndodhi edhe me Zlatan Ibrahimovic në vitin 2018.

    Situata ka shkaktuar debat të madh, sidomos pasi drejtuesit e kampionatit nuk kanë dhënë një qëndrim të qartë. Komisioneri Don Garber tha se liga po e trajton çështjen, duke përmendur lodhjen e lojtarëve të Inter Miami për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube, gjë që i ka lënë pa pushimet 10-ditore që kanë marrë lojtarët e tjerë.
    Garber gjithashtu nënvizoi se Messi mungoi edhe në stërvitjen e së mërkurës, dhe se Inter Miami duhet ta kishte njoftuar më herët ligën për situatën. Në fund, vendimi mund t’i mbetet klubit, që përballet këtë fundjavë me Cincinnati-n, liderin e Konferencës Lindore. Trajneri Javier Mascherano kishte shprehur më herët dëshirën që Messi dhe Alba të shmangnin lodhjen e All Star Game.

  • “Nuk kam luajtur kurrë ndaj Messit, por ai ka frymëzuar një brez të tërë”

    “Nuk kam luajtur kurrë ndaj Messit, por ai ka frymëzuar një brez të tërë”

    29 Qershor 2025

    8:44

    Alfred Lleshi

    Në prag të ndeshjes shumë të pritur të 1/8 finale të Botërorit për Klube mes PSG-së dhe Inter Miami të Lionel Messit, ishte Désiré Doué, ai që u paraqit në zonën e intervistave për të folur rreth sfidës dhe emocionit për t’u përballur me njërin prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.
    Pas stërvitjes së mëngjesit të së shtunës në Atlanta, e përfunduar me një seancë goditjesh në portë dhe disa shkëmbime me Kvaratskhelia, i riu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve me qetësi dhe respekt.
    Kur u pyet se çfarë do të thotë për të të luajë kundër Messit dhe nëse flitet për këtë në dhomat e zhveshjes, Doué u përgjigj me thjeshtësi: “Flasim për ndeshjen, si për të gjitha të tjerat. Është emocion i vërtetë për mua, sepse nuk kam luajtur kurrë ndaj Messit. E di që do të jetë një ndeshje shumë interesante për t’u zhvilluar”.
    Më pas, kur u pyet se çfarë përfaqëson për të Lionel Messi, talenti i ri francez nuk kishte asnjë dyshim: “Është thjesht një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Një ‘GOAT’. Më ka frymëzuar që kur isha fëmijë, ka frymëzuar një brez të tërë. Besoj se do të flitet për të edhe pas 20, 30, 50 vitesh”.

  • Mascherano dhe Beckham i “përulen” Messit: Më i miri në histori, askush tjetër si ai

    Mascherano dhe Beckham i “përulen” Messit: Më i miri në histori, askush tjetër si ai

    Pas fitores 2-1 të Inter Miami ndaj Portos, që ka rilindur ambiciet e skuadrës amerikane në Botërorin për Klube, Javier Mascherano ka rezervuar fjalë të veçanta për protagonistin absolut të mbrëmjes, Lionel Messin.
    “Përtej golit, e keni dëgjuar nga unë shumë herë: Leo është lojtari që na udhëheq në rrugën e duhur. Uria e tij, rezistenca, dëshira për të vazhduar të luajë në nivelet më të larta, me të vërtetë po na tregon rrugën që duhet ndjekur”,  tha trajneri në konferencë për shtyp.
    Mascherano, ish-shok skuadre me Leon te Argjentina dhe Barcelona, tani trajneri i tij në Florida, nuk hezitoi ta riafirmojë admirimin: “Futbollistikisht, çfarë mund të thuhet më? Është lojtari më i mirë në histori. Ajo që vazhdon të na habisë është dëshira e tij për të fituar”.
    Edhe David Beckham, bashkëpronari i Inter Miami, e nderoi yllin argjentinas me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm në Instagram: “Askush si ai”. Bashkangjitur me mesazhin në fjalë edhe një foto e Messit, duke festuar në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës. Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte edhe një herë vendimtar ndaj Portos, teksa duket i vendosur të forcojë më tej statusin e tij si legjendë.

  • Përplasje mes Messit dhe James: The se na ndihmuan në finale, ti i jep shumë gojës…

    Përplasje mes Messit dhe James: The se na ndihmuan në finale, ti i jep shumë gojës…

    Argjentina nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi ndaj Kolumbisë (1-1) në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të të eliminatoreve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Në një sfidë shumë të ekuilibruar, Luis Díaz kaloi Kolumbinë në avantazh në pjesën e parë, por Almada barazoi rezultatin në minutat e fundit.
    Edhe pse “Albiceleste” ishte kualifikuar tashmë për Kupën e Botës, ndeshja ishte plot tension. Kulmi u arrit me përplasjen verbale mes Leo Messit dhe James Rodríguez, pas disa deklaratave të kolumbianit disa javë më parë.
    Ish-mesfushori i Real Madridit rikujtoi finalen e humbur ndaj Argjentinës në “Copa América”, duke thënë: “Për shkak të gjërave të jashtme nuk mundëm të shpalleshim kampionë, arbitri ndikoi shumë dhe nuk na dha një ose dy penallti”.
    Messi e shfrytëzoi këtë përballje ndaj Kolumbisë për t’ia kthyer deklaratat. “Pleshti” iu afrua James-it gjatë lojës, e shikoi drejt në sy dhe i tha: “The që na ndihmuan në finale. Ti llap (i jep gojës) shumë”.
    Pas ndeshjes, James u pyet për këtë episod dhe u përgjigj shkurt: “Ajo që ndodh në fushë, mbetet në fushë”. Çështje e mbyllur, të ecim përpara.
    Nga ana sportive, Messi u rikthye titullar me Argjentinën dhe tregoi sërish shkëlqimin e tij. Megjithatë, pas daljes me karton të kuq të Enzo Fernández, trajneri Scaloni vendosi ta zëvendësonte yllin e Inter Miami, kur Argjentina ishte ende në disavantazh.

    🔥🗣 “VOS DIJISTE QUE NOS HABÍAN AYUDADO EN LA FINAL, HABLÁS MUCHO”
    El tenso cruce entre Lionel Messi y James Rodríguez. #EliminatoriasEnTyCSports pic.twitter.com/QGexwSrQm6
    — TyC Sports (@TyCSports) June 11, 2025

     

  • Barcelona u shpall kampione, ja mesazhi i ndjerë i Leo Messit për të

    Barcelona u shpall kampione, ja mesazhi i ndjerë i Leo Messit për të

    16 Maj 2025

    8:33

    Alfred Lleshi

    Barcelona u shpall kampione e La Liga-s për sezonin 2024-2025 me plot meritë dhe mori urime të shumta për suksesin e madh nën drejtimin e Hansi Flick. Skuadra blaugrana nuk gaboi ndaj Espanyol dhe e mbylli sezonin me tripletë të titujve spanjollë: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës. I vetmi trofe sezonal që mungon është Liga e Kampionëve.
    Mes të gjithë personaliteteve nga bota e sportit që e kanë uruar ekipin katalanas për titullin në La Liga, më i spikaturi ishte ai i Leo Messit. “Urime!!!”, – ka shkruar Leo Messi në Instagram, në një mesazh të shoqëruar me “emoji” në ngjyrat blaugrana.
    Luis Suárez gjithashtu është bashkuar me urimet për Barçën. Të dy kanë komentuar një postim të klubit në Instagram për të treguar se nuk e harrojnë të kaluarën e tyre te skuadra blaugrana.

  • Sommer si Julio Cesar ndaj Messit, ky është detaji që mund të vendosë fituesin e Champions-it (video)

    Sommer si Julio Cesar ndaj Messit, ky është detaji që mund të vendosë fituesin e Champions-it (video)

    U shpall, me plot meritë, lojtari më i mirë i ndeshjes në supersfidën e mbrëmshme mes Interit dhe Barcelonës. Pavarësisht rezultatit 4-3, Yann Sommer ishte ndoshta lojtari më vendimtar në fushë. Më shumë se Acerbi, më shumë se Frattesi. Pritjet e tij, gjatë të gjithë 120 minutave, e mbajtën Interin gjallë.

    Një nga më ikoniket ishte ajo në minutën e 113-të, kur rezultati ishte tashmë 4-3 për zikaltrit. Në atë moment, Lamine Yamal çmend edhe një herë mbrojtjen interiste dhe lëshon një goditje të harkuar e të prerë, që dukej se po shkonte drejt lavdisë.
    Por jo për zviceranin, i cili me një kërcim të jashtëzakonshëm arrin ta prekë topin dhe ta devijojë në këndore. Ajo pritje, përkrah golave, është një nga imazhet më të bukura të mbrëmjes madhështore të San Siros.
    Dhe menjëherë, në zemrat zikaltër, u rikthye në mendje pritja po aq madhështore e Julio Cesar ndaj Leo Messit në vitin 2010, në sfidën e “Camp Nou”-t që i çoi më pas drejt finales kundër Bayern Munchen.

    Një gjest teknik i nivelit më të lartë, që sot si 15 vite më parë, mund të kthehet në momentin vendimtar të një sezoni, të një historie, të një Champions League. Refreni i përhershëm i trajnerëve dhe lojtarëve në këto nivele është: “këtë lloj ndeshjeje e vendosin detajet”. Ja, ky është ai detaji. Ndoshta më i rëndësishmi në historinë e fundit të Interit.

  • “Nuk jam unë problemi”, MLS i heq truprojën Messi-t: Më lejoni ta ndihmoj

    “Nuk jam unë problemi”, MLS i heq truprojën Messi-t: Më lejoni ta ndihmoj

    1 Prill 2025

    10:55

    Telesport

    Truproja e Lionel Messit, Yassine Cheuko, është kundërpërgjigjur pasi u ndalua të mbrojë superyllin argjentinas në fushë në ndeshjet e MLS.
    Ai theksoi shkallën e lartë të pushtuesve të fushës në MLS si një ‘problem të madh’, duke përmendur nevojën për të mbrojtur yllin e Inter Miami.
    Cheuko ka qenë truproja personale e Messit që kur tetë herë fituesi i Topit të Artë u transferua në Shtetet e Bashkuara për të luajtur për Inter Miami në vitin 2023.
    Megjithatë, Cheuko tani është kufizuar nga ndjekja e Messit në fushë. Ai raportohet se do të lejohet të shoqërojë 37-vjeçarin vetëm në dhomat e zhveshjes dhe në zonat e përziera.
    Duke reaguar ndaj ndalimit, truproja vuri në dukje rritjen e shkallës së pushtuesve të fushës në Shtetet e Bashkuara në krahasim me atë në Europë. Ai tha për House of Highlights:
    “Kam punuar në Europë për shtatë vjet në Ligue 1 dhe Champions League dhe vetëm gjashtë persona u futën në fushë.
    “Në Shtetet e Bashkuara, në 20 muaj punë, 16 njerëz janë futur tashmë. Këtu është një problem i madh – nuk jam unë problemi, më lejoni të ndihmoj Messin”.