Tag: messin

  • “Me Messin kuptohemi symbyllurazi, Simeone më ndihmoi të kapërceja dobësitë”

    “Me Messin kuptohemi symbyllurazi, Simeone më ndihmoi të kapërceja dobësitë”

    Luis Suárez e ka rifituar buzëqeshjen dhe është rikthyer te goli pas plot 9 ndeshjesh. Sulmuesi uruguajan vazhdon të kënaqet në një kampionat “më të lehtë”, përkrah disa shokëve të vjetër si Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, me objektivin për të fituar MLS-në dhe bërë paraqitje të mirë në Botërorin e ardhshëm për Klube.
    Ish-lojtari i Liverpool-it dhe Barcelonës foli për emisionin “Simplemente Fútbol”, ku preku tema të ndryshme nga karriera e tij, mes të kaluarës, të tashmes dhe së ardhmes. Në lidhje me Messin, uruguajani zbuloi se mjafton një shikim për t’u kuptuar në fushë: “E di tashmë kur do të bëjë një lëvizje dhe kur jo. Rrallëherë keqkuptohemi apo gabojmë.
    Nuk më streson më, sepse e di që nuk jam më në nivelin e mëparshëm. Nuk jemi më asnjëri si dikur. Po e shijojmë këtë moment të bukur, donim të ishim këtu për të fituar diçka dhe për të kaluar mirë njëkohësisht”.
    Suárez e kujton me shumë dashuri përvojën e shkurtër tek Atlético Madridi. Klubi madrilen e bëri ta ndjejë sërish veten lojtar i rëndësishëm pas disa muajve të vështirë te Barcelona. Mes atyre që ia rikthyen entuziazmin është padyshim Diego Simeone:
    “Është një trajner që më mësoi shumë. Mund të diskutosh me të për disa çështje, të ndash mendime, më ndihmoi shumë për të rifituar ritmin, të tregoja se isha ende në nivel. Ishte një vit spektakolar me të. Trajneri dhe të gjithë shokët më ndihmuan shumë tek Atlético Madridi për ta fituar një titull pas shumë vitesh”.

  • Capello mesazh Barcelonës: Nëse Interi ndali Messin, mund ta bëjë edhe me Yamal

    Capello mesazh Barcelonës: Nëse Interi ndali Messin, mund ta bëjë edhe me Yamal

    Interi dhe Barcelona përballen në gjysmëfinalet e Champions League. Përballja e tyre pritet me interes, ndërsa është komentuar edhe nga një legjendë e futbollit siç është ish-tekniku Fabio Capello.Ai ka paralajmëruar se nëse Interi i tripletës i vitit 2010 ishte në gjendje ta ndalte Lionel Messin dhe Barcelonën në rrugëtimin e tyre drejt trofeut të Ligës së Kampionëve, atëherë nuk ka asnjë arsye pse Simone Inzaghi dhe ekipi i tij nuk mund ta bëjnë të njëjtën ndaj Lamine Yamal me shokë.
    ‘’Nëse Interi i tripletës e ndali Messin, ata mund ta bëjnë gjithashtu sot ndaj Yamal. Natyrisht, Inzaghi nuk do ta lejojë Yamal, as Raphinhan, që të kenë shumë hapësirë para tij.Yjet e Barcelonës kanë shumë kualitet që të ndalen nga loja e hapur dhe Lewandowski është një ‘vrasës’ brenda zonës. Por Interi është shumë i aftë për t’i mbyllur gjërat dhe për të ruajtur balancën. Misioni do të jetë në mesfushë. Klasi i Pedrit dhe De Jong ndaj kualitetit dhe dinamikës së Barellas, Calhanoglu dhe Mkhitaryan.
    Dy mesfushorët e Barçës janë shumë të mirë për ta transformuar aksionin nga mbrojtja në sulm. Por, nëse do të duhej të zgjidhja, do të mbaja mesfushorët e Interit’’, tha Capello.