Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou” në formë huazimi, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në media.
“Leo Messi sërish në huazim? Është një skenar jorealist. Duhet ta respektojmë ekipin që kemi aktualisht,” – deklaroi Laporta për gazetarët, duke theksuar se klubi është përqendruar tek e tashmja dhe tek projekti i ri i trajnerit Hansi Flick.
Këto deklarata vijnë pas zërave që qarkulluan javën e fundit, ku disa media spanjolle dhe argjentinase raportuan për një mundësi të përkohshme rikthimi të Messit në Barcelonë gjatë pushimit të sezonit në MLS, me Inter Miamin që pritet të ketë disa muaj pauzë.
Megjithatë, presidenti katalanas i ka mbyllur dyert një rikthimi të tillë, duke nënvizuar se marrëdhënia me Messin mbetet e fortë, por se nuk ka asnjë plan sportiv për ta rikthyer atë në skuadër.
Messi aktualisht është pjesë e Inter Miami në Shtetet e Bashkuara, ku po përgatitet për sezonin e dytë në MLS.
Tag: messi
-

Falë “Rregullit të Beckham”, Messi mund të transferohet te Galatasaray
10 Nëntor 2025
18:13
Telesport
Lionel Messi mund të bëhet sërish protagonist në merkato. Ditët e fundit janë shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një transferim të mundshëm të Leo Messi-t te Galatasaray.
Deklarata e fundit e presidentit të klubit, Dursun Ozbek, ka rritur akoma edhe më shumë entuziasmin te tifozët e Galatasaray për ardhjen e Messi-t. “Messi? Galatasaray ka arritur në një pikë ku edhe pyetje të tilla janë të mundshme dhe kemi treguar që dimë të bëjmë transferime të mëdha”, tha Ozbek.
Me këtë deklaratë, presidenti i Galatasaray-it e bëri të qartë se klubi është në një pozicion të fortë financiar dhe mund të ëndërrojë për një nënshkrim të këtij niveli siç është ai i Leo Messi-t.
Çelësi i kësaj lëvizjeje të mundshme qëndron në “Rregullin e Beckham”, i cili lejon që lojtarët e MLS të huazohen në klube të tjera gjatë periudhës tre mujore që klubet në SHBA janë në pushim. Kjo i hap derën Messit që t’i bashkohet përkohësisht Galatasaray pa e prishur kontratën e tij me Inter Miami dhe të rikthehet në mars te klubi amerikan. -

VIDEO/ Messi nuk harron “vesin”, dy gola në MLS me Inter Miamin
Inter Miami triumfoi 4-0 ndaj Nashville, në ndeshjen e vlefshme për MLS. Në këtë takim shkëlqeu, Lionel Messi, me sulmuesin argjentinas që realizoi dy gola.
Jo vetëm kaq, Messi dhuroi edhe dy assiste për Allenden. Natyrisht, ai u zgjodh lojtari i ndeshjes. Sfida e radhës e Inter Miamit është ndaj Cincinnatit në çerekfinale. -

Legjenda e Real Madridit: “Courtois është Messi i portierëve, asnjë si ai”
9 Nëntor 2025
11:54
Telesport
Thibaut Courtois ishte në një formë fantastike në përballjen ndaj Liverpoolit në Anfield, duke u bërë hero i Real Madridit me tetë pritje vendimtare që e mbajtën skuadrën madrilene në lojë.
Edhe pse ndeshja përfundoi me humbje të ngushtë 1-0 për “Los Blancos”, paraqitja e portierit belg u vlerësua lart nga të gjithë pas ndeshjes.
Ish-portieri legjendar i Real Madridit, Santiago Cañizares, nuk i kurseu elozhet për Courtois. “Courtois është si Maradona, Messi apo Cristiano, por në botën e portierëve. Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë”.
Ai shtoi gjithashtu se, “megjithëse është shumë i gjatë, Courtois lëviz me lehtësi dhe shkathtësi të jashtëzakonshme, sikur të kishte trupin e një portieri 1.80 metra. Kjo e bën atë unik dhe i jep një avantazh të madhe ndaj të tjerëve.” -

Messi: Ndjesia e fitimit të Botërorit në Katar ishte si kur lindën fëmijët e mi
7 Nëntor 2025
9:29
Alfred Lleshi
Leo Messi ishte i ftuari special në “American Business Forum” që po zhvillohet në Miami, me pjesëmarrjen e figurave të njohura nga sporti dhe politika. Argjentinasi u prit me duartrokitje të mëdha dhe foli për disa tema. Para fjalës së tij, kryetari i bashkisë së Miami i dorëzoi “çelësin e qytetit”, një nder që iu jepet personaliteteve me ndikim pozitiv në komunitet.
Për Kupën e Botës: “Kur fituam Botërorin në Katar, ndjeva të njëjtën gjë si kur lindën fëmijët e mi. Është një ndjesi e vështirë për t’u shpjeguar, kaq e veçantë dhe kaq e madhe, sa gjithçka që them do të jetë gjithmonë e pamjaftueshme”. Për Botërorin 2026: “Kam pritshmëri shumë të larta, do të jetë diçka e jashtëzakonshme”.
Për karrierën: “Kam pasur momente të vështira, por kurrë nuk dyshova. Gjithmonë ndoqa ëndrrat e mia. Zoti më ka dhuruar një dhunti”. Për rinovimin deri më 2028: “Kjo lidhet me faktin se jemi mirë si familje dhe dua të vazhdoj të ndihmoj në rritjen e klubit”.
Messi: Sa i vështirë largimi nga Barcelona! Në Paris nuk po kënaqesha për disa arsye





