Tag: messi

  • Nuk po i ecën në Gjermani, Messi kërkon transferimin e sulmuesit të njohur tek Inter Miami

    Nuk po i ecën në Gjermani, Messi kërkon transferimin e sulmuesit të njohur tek Inter Miami

    27 Nëntor 2025

    18:50

    Telesport

    Pasi hodhi poshtë mundësinë për t’u transferuar te Barcelona gjatë 3 muajve që MLS është pushim, Leo Messi duket se ka një projekt ambicioz tek Inter Miami. Argjentinasi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit tramsferimin e një sulmuesi gjatë afatit të merkatos.
    Mediet gjermane zbulojnë se është pikërisht sulmuesi Timo Werner ai që është pranë transferimit në MLS. Sulmuesi gjerman nuk po gjen hapësira pas rikthimit te Leipzig dhe duket i joshur nga ideja për të provuar një aventurë të re, aq me tepër që do të ketë në krah një legjendë si Leo Messi.
    Tek Inter Miami janë të sigurt që Werner është profili i sulmuesit që iu mungon, gjermani mund të jetë vendimtar në arritjen e objektivave të ekipit amerikan.

  • Maresca: Estevao dhe Lamine do të jenë si Messi dhe Cristiano Ronaldo

    Maresca: Estevao dhe Lamine do të jenë si Messi dhe Cristiano Ronaldo

    26 Nëntor 2025

    8:10

    Alfred Lleshi

    Enzo Maresca, trajner i Chelseat, i cili triumfoi ndaj PSG-së në finalen e Botërorit të Klubeve në korrik, fitoi ndeshjen ndaj Hansi Flick dhe Barçës. Ai tregoi modestinë pas fitores 3-0: “Është një fitore e madhe, sepse kundërshtar ishte Barcelona, por nuk ka ndryshuar asgjë për ekipin tonë dhe atë që mund të arrijmë. Tani fokusi është tek Arsenali”.
    Maresca theksoi rëndësinë e posedimit: “Barcelona ndihet mirë me topin, nëse nuk e ka, i vështirësohet gjithçka. Ne përpiqemi ta ruajmë topin dhe të krijojmë raste. Edhe me 11 lojtarë përballë, ekipi ynë po luante shumë mirë”. Ai vlerësoi atmosferën festive: “Ishte një natë fantastike për lojtarët, klubin dhe tifozët”.
    Për Estevao dhe Lamine Yamal: “Siç tha Raphinha, do të jenë Messi dhe Ronaldo e rinj. Estevao është një lojtar special, 18 vjeç, i thjeshtë dhe me të ardhme të madhe për klubin”. Ai përmendi edhe rëndësinë e mbrojtjes: “Mbrojtja është kyçe për balancë; në muajin e fundit i kemi mbyllur ndeshjet pa pësuar gola”.

  • Mosha thjesht një numër, Messi e CR7 magjepsin sërish botën e futbollit

    Mosha thjesht një numër, Messi e CR7 magjepsin sërish botën e futbollit

    Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo shkëlqyen të dielën me skuadrat e tyre, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se për yje si ta, mosha mbetet thjesht një numër.
    Portugezi shënoi një super gol të magjishëm, me skuadrën e Al Nassr që vijon të kryesojë kampionatin e Arabisë Saudite. Të dielën CR7 e Joao Felix dhuruan spektakël, duke bërë që Al Nassr të fitonte 4-1 ndaj Al-Khaleej. Megjithatë qershia mbi torte ishte goli i yllit portugez, Në minutën e 6 të shtesës CR7 do të realizonte një kryevepër teksa pas një topi të harkuar nga e djathta do të kthehej në një goditje “biçikletë” që do të mahniste të gjithë të pranishmit, për golin që do të vuloste suksesin e vendasve.

    Në krahun tjetër Lionel Messi dhe Inter Miami CF u kualifikuan në Finalen e Konferencës së Lindjes në mënyrë dominuese, duke arritur një fitore bindëse 4-0 ndaj FC Cincinnati të dielën.
    Messi zhvilloi një paraqitje historike me 1 gol dhe 3 asiste, duke shkuar në 12 kontribute në gola (gjashtë gola, gjashtë asiste) në Audi MLS Cup Playoffs 2025 – një rekord i ri në ligë për një fazë të vetme të plejofit.
    Numri 10 legjendar e hapi ndeshjen në minutën e 19-të, duke finalizuar një kombinim me bashkëqytetarin e tij nga Rosario, Argjentina, Mateo Silvetti, me një goditje me kokë që kaloi mbi portierin Roman Celentano.
    Fitorja e së dielës e çon Inter Miamin në Finalen e Konferencës së Lindjes për herë të parë në histori, ku do të përballet me New York City FC, që ka surprizuar deri tani. Fituesi do të kualifikohet në finalen MLS Cup të prezantuar nga Audi më 6 dhjetor.

  • Mosha thjesht një numër, Messi dhe CR7 magjepsin sërish botën e futbollit

    Mosha thjesht një numër, Messi dhe CR7 magjepsin sërish botën e futbollit

    Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo shkëlqyen të dielën me skuadrat e tyre, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se për yje si ta, mosha mbetet thjesht një numër.
    Portugezi shënoi një super gol të magjishëm, me skuadrën e Al Nassr që vijon të kryesojë kampionatin e Arabisë Saudite. Të dielën CR7 e Joao Felix dhuruan spektakël, duke bërë që Al Nassr të fitonte 4-1 ndaj Al-Khaleej. Megjithatë qershia mbi torte ishte goli i yllit portugez, Në minutën e 6 të shtesës CR7 do të realizonte një kryevepër teksa pas një topi të harkuar nga e djathta do të kthehej në një goditje “biçikletë” që do të mahniste të gjithë të pranishmit, për golin që do të vuloste suksesin e vendasve.
    Në krahun tjetër Lionel Messi dhe Inter Miami CF u kualifikuan në Finalen e Konferencës së Lindjes në mënyrë dominuese, duke arritur një fitore bindëse 4-0 ndaj FC Cincinnati të dielën.
    Messi zhvilloi një paraqitje historike me 1 gol dhe 3 asiste, duke shkuar në 12 kontribute në gola (gjashtë gola, gjashtë asiste) në Audi MLS Cup Playoffs 2025 – një rekord i ri në ligë për një fazë të vetme të plejofit.
    Numri 10 legjendar e hapi ndeshjen në minutën e 19-të, duke finalizuar një kombinim me bashkëqytetarin e tij nga Rosario, Argjentina, Mateo Silvetti, me një goditje me kokë që kaloi mbi portierin Roman Celentano.
    Fitorja e së dielës e çon Inter Miamin në Finalen e Konferencës së Lindjes për herë të parë në histori, ku do të përballet me New York City FC, që ka surprizuar deri tani. Fituesi do të kualifikohet në finalen MLS Cup të prezantuar nga Audi më 6 dhjetor.

  • “I kishte dokumentet gati”; Pekerman zbulon skenarin që e ndaloi Messin të luante për Spanjën

    “I kishte dokumentet gati”; Pekerman zbulon skenarin që e ndaloi Messin të luante për Spanjën

    22 Nëntor 2025

    11:35

    Alfred Lleshi

    Jose Pekerman, fituesi i trefishtë i Botërorit U-20 me Argjentinën dhe trajner i kombëtares së madhe bardhekaltër 2004-2006, rrëfeu në “Ole Summit 2025” se si e ndaloi Leo Messin të përfundonte te Spanja. Më 29 qershor 2004, Pekerman organizoi një miqësore për të siguruar që Messi të luante me Argjentinën.
    Ai tregoi: “Në Spanjë e njihnim Messin nga një turne U-17, i zhvilluar në Finlandë. Trajnerët spanjollë thanë që, nëse do ta kishin atë djalë, do ta kishin fituar turneun. I thashë Tocalli se ai ishte lojtar i së ardhmes dhe një bekim, se dokumentet për të luajtur në Botërorin U-20 për Spanjën ishin gati, prandaj duhej të nxitojmë”.
    Pekerman sqaroi se rregulli i FIFA-s thoshte që një lojtar, i cili luante për një ekip të rinjsh, nuk mund të luante me një tjetër kombëtare. Ai koordinoi miqësoren me Argjentinën kundër Paraguajit, ku Messi debutoi me Albiceleste dhe Argjentina fitoi 8-0, duke ia mbyllur rrugën për te Spanja. Pas kësaj, Messi ka bërë 196 paraqitje dhe shënuar 115 gola me Argjentinën, duke fituar edhe Botërorin 2022.

  • Video/ Vetëm 7 vjeç, shihni supergolin e djalit të Leo Messit nga goditja e dënimit

    Video/ Vetëm 7 vjeç, shihni supergolin e djalit të Leo Messit nga goditja e dënimit

    Djali i vogël i Lionel Messit, Ciro Messi, është bërë viral në rrjetet sociale pasi shënoi një gol të jashtëzakonshëm me ekipin U-8 të Inter Miami, duke kujtuar shumë nga stili dhe teknika e babait të tij.
    Ndërkohë që Lionel Messi, 38 vjeç, vazhdon të shkëlqejë në MLS me Inter Miami — ku këtë sezon numëron 42 gola dhe 20 asistime në 46 ndeshje — duket se talenti po kalon edhe te brezi i ri i familjes.

    Ciro, vetëm 7 vjeç, realizoi një supergol nga goditja e dënimit, nga një kënd shumë i ngushtë në të majtë. Topi përfundoi në trekëndëshin e sipërm të portierit, një goditje që menjëherë ndezi komentet në rrjet.

    Ciro Messi. 👏 pic.twitter.com/mZIfDYUKf1

    — Curiosidades Europa (@CuriosidadesEU) November 19, 2025

  • Messi dëshpëron tifozët e Barcelonës, nuk do të ketë më një “Vallëzim të Fundit”…

    Messi dëshpëron tifozët e Barcelonës, nuk do të ketë më një “Vallëzim të Fundit”…

    20 Nëntor 2025

    22:18

    Telesport

    Vizita surprizë e Leo Messi-t në “Spotify Camp Nou” ngjalli shpresat e tifozëve katalanas për një rikthim të mundshëm të argjentinasit. Kjo gjë është mëse e mundur, duke qenë se rregullat e MLS-së e leojnë një lojtar të luajë dikur tjetër për gjatë tre muajëve që ata janë pushim.
    Ideja e një “Vallëzimi të Fundit” që po përflitej shumë ditët e fundit është hedhur poshtë nga vetë Lionel Messi, duke deklaruar që do të rikthehet te Barcelona si tifoz në stadium, por asgjë më shumë.
    “Do të jem në stadium si çdo tifoz i Barçës… por do vazhdoj të jem tek Inter Miami edhe për disa vite të tjera”, u shpreh së fundmi Messi në një intervistë për “Sport”.

  • Yamal, trashëgimtari i Messit? Jordi Alba thotë jo: Leo është i pakrahasueshëm, pa rivalë

    Yamal, trashëgimtari i Messit? Jordi Alba thotë jo: Leo është i pakrahasueshëm, pa rivalë

    Pas shpalljes së tërheqjes nga futbolli disa javë më parë, çka do të ndodhë në fund të sezonit, mbrojtësi i majtë i Inter Miami, Jordi Alba, është rikthyer të flasë përmes një interviste për kanalin “El Larguero”: “Jam mjaft i qetë, edhe pse nga njëra anë futbolli do të më mungojë. Pas tërheqjes do të kthehem në Barcelonë. Përvoja familjare këtu ka qenë shumë e mirë. Edhe ajo sportive, por cilësia e jetës në Spanjë është spektakolare. Të jetosh këtu është ndryshe, edhe pse jam i sigurt se disa gjëra do të më mungojnë”.
    Pse u tërhoqe?Do të kisha mundur të qëndroja edhe një vit, ndoshta dy, por e di që nuk do të pendohem sepse projekte të reja janë në horizont. Ishte një vendim shumë i menduar, ashtu siç ishte ai për të lënë Barcelonën. Më pëlqen ende të luaj, por në jetën e përditshme bëhet e vështirë. Është më shumë çështje shoqërimi me shokët e ekipit apo stafin, por entuziazmi që ke në moshën 20-vjeçare shuhet ngadalë.
    A do të kthehesh në “Camp Nou” si Messi?Jo, jo (qesh). Ai është më i miri i historisë, është normale të ketë çelësat e stadiumit. Unë do ta shijoj ndryshe, duke shkuar të shoh ndeshjet me familjen time. Messi nuk më ka thënë asgjë, të jem i sinqertë. As nuk e kam pyetur. Leo dëshiron një tribut dhe shpresoj që të ndodhë. E meriton, mendoj se do të ndodhë, sepse të gjithë presin atë moment.
    Çfarë mendon për Lamine Yamal?Mendoj se është një lojtar fantastik, por ka edhe të tjerë të mëdhenj si De Jong, Pedri, Gavi… Ta krahasojmë me Leon? Nuk ka krahasim të mundshëm. Messi është i pakrahasueshëm, sipas mendimit tim.
     

  • Rivali për president, kritika ndaj Laportës: Ta kthejmë Messin, një statujë për të është pak

    Rivali për president, kritika ndaj Laportës: Ta kthejmë Messin, një statujë për të është pak

    20 Nëntor 2025

    10:26

    Alfred Lleshi

    Java e fundit te Barcelona ka qenë e trazuar. Fillimisht u shfaq Lionel Messi në “Camp Nou”, çka ndezi shpresat e katalanasve për një rikthim, ndonëse asnjë drejtues nuk ishte në dijeni të hyrjes së tij në stadium. Më pas klubi zyrtarizoi datën e rikthimit për të luajtur në shtëpi, vijuan daljet e kandidaturave të para për zgjedhjet presidenciale.
    Kandidati Víctor Font kritikoi ashpër Laportën dhe tha se gjëja e parë që do të bënte, nëse fiton, do të përfshinte Messin. Ai reagoi ndaj deklaratës së Laportës për ngritjen e një statuje për Messin: “Ta nderosh me një shtatore është shumë pak. Duhet ta përqafojmë Messin dhe t’i japim rolin që ai dëshiron te Barça”.
    Font nuk përjashtoi as një rikthim të mundshëm: “Një ‘Last Dance’? Mua më ngjethet lëkura nga kjo ide, por varet nga ai”. Ndërkohë, zëvendëspresidentja Elena Fort sqaroi pse stadiumi i ri nuk do të mbajë emrin e Messit: “Në Barcelonë përpiqemi të mos i personifikojmë shumë ambientet. Ka shumë mënyra për t’i nderuar legjendat tona”.

    🚨 Víctor Font: “The first thing I’ll do if I win Barça’s presidential elections is to call Messi.” pic.twitter.com/a2VZZQbWbD
    — Barça Universal (@BarcaUniversal) November 19, 2025

  • Mbappé rrumbullakos 400 gola: Para shifrave të CR7 dhe Messit, këto nuk kanë vlerë

    Mbappé rrumbullakos 400 gola: Para shifrave të CR7 dhe Messit, këto nuk kanë vlerë

    17 Nëntor 2025

    10:52

    Alfred Lleshi

    Me dy golat në fitoren 4-0 ndaj Ukrainës, që kualifikoi zyrtarisht Francën në Botërorin 2026, Kylian Mbappé ka arritur 400 gola në karrierë. Sulmuesi i Real Madridit e sheh këtë shifër vetëm si një etapë. Ai synon të vazhdojë të shënojë për t’u afruar me rekordet e Lionel Messi (896 gola) dhe Cristiano Ronaldo (953 gola), dy legjenda me të cilat krahasohet.
    Mbappé komentoi edhe golin nga largësia ndaj Ukrainës: “Është goli i shënuar nga distanca më e largët në karrierën time, portieri kishte dalë përpara dhe provova. Një gol është një gol, jo më shumë, pavarësisht se shënohet nga 50 metra”.
    Ai gjithashtu relativizoi arritjen: “400 gola janë bukur, por lojtarë të tjerë kanë treguar se nuk vlejnë shumë. E kam fjalën për ata të tjerët që kanë shënuar mbi 900 gola. Duhet të shënoj më shumë, që këto numra të kenë vlerë”. Në moshën 26-vjeçare, koha është nga ana e tij dhe sfida ndaj gjigantëve Messi e Ronaldo sapo ka filluar.