Tag: mësojnë

  • Shorti i Botërorit/ Kombëtaret mësojnë grupet dhe kundërshtarët

    Shorti i Botërorit/ Kombëtaret mësojnë grupet dhe kundërshtarët

    Kupa e Botës 2026 merr formë sot, pasi hidhet shorti në Uashington. 48 kombëtaret që do të marrin pjesë, mësojnë sot kundërshtarët e tyre.
    Skuadrat janë ndarë në 4 vazo, në bazë të renditjes së FIFA-s, me përjashtim të tre ekipeve organizatore – Amerikë, Meksikë dhe Kanada – që ndodhen në vazon e parë, dhe ekipeve që do të bashkohen nga Play Off-i, të cilat ndodhen në vazon e katërt.
    Nga shorti do të formohen 12 grupe me nga 4 skuadra secila, ku 2 të parat dhe 8 ekipet e treta më të mira do të kualifikohen për në fazën tjetër.
    Në event janë të pranishëm edhe delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova, të kryesuar nga presidentët e federatave, Armand Duka dhe Agim Ademi.
    SHORTI LIVE

  • Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

    Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

    Sot, në orën 18:00, e gjithë vëmendja do të jetë në Kenedy Center në Uashington aty ku Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë kundërshtarët e tyre nëse arrijnë të marrin një biletë për në Kupën e Botës 2026.
    Në edicionin e ri të Botërorit do të marrin pjesë 48 ekipe, nga të cilat 42 janë kualifikuar zyrtarisht ndërsa 6 biletat e tjera do të mësohen nga faza Play Off e këtij kompeticioni (në të cilën bëjnë pjesë dhe Shqipëria me Kosovën).
    Në total, janë 4 vazo të cilat do të ndahen me 12 grupe dhe në secilin do të jenë 4 ekipe. Fillimisht do të merren goglat e vazos së parë që do të ndahen nga grupi A deri ne grupin L dhe kështu do të funksionojë për të gjitha vazot, shkruan A2.
    Kujtojmë se Shqipëria dhe Kosova janë në vazon e katërt dhe shanset që dy përfaqësueset shqiptare të peshkojnë gjigandë të futbollit botëror janë shumë të mëdha.
    Megjithatë, fillimisht vëmendja do të jetë në ndeshjet e Play Offit aty ku Shqipëria do të luajë me Poloninë në Varshavë në datën 26 mars dhe në rast se arrin të kualifikohet në finale do të luajë me fituesin e çiftit Ukrianë-Suedi në 31 mars.
    Në anën tjetër Kosova luan me Sllovakinë në gjysmëfinale dhe në rast se ia del luan për një biletë në Botëror me fituesin e çiftit Rumani-Turqi.
    Me pak fat, si Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e një ëndrrre që ekzistonte prej shumë vitesh, por tani janë pak hapa larg për ta bërë realitet, pjesëmarrja për herë të parë në Kupën e Botës.

  • Danimarka me ligj të veçantë, fëmijët nga mosha 6 deri në 16 vjeç duhet të mësojnë në shkolla kujdesin ndaj kafshëve

    Danimarka me ligj të veçantë, fëmijët nga mosha 6 deri në 16 vjeç duhet të mësojnë në shkolla kujdesin ndaj kafshëve

    Danimarka ka marrë një vendim të veçantë sa i përket kujdesit ndaj kafshëve.
    Në Danimarkë është vendosur që nxenësit e shkollave të moshës nga 6 deri në16 vjeç të marrin pjesë në një seancë javore të quajtur Klassens Tid (“Ora e Mësimit”), gjatë së cilës ata praktikojnë dëgjimin, diskutimin e çështjeve dhe mbështetjen e njëri-tjetrit.
    Kjo orë e të mësuarit emocional trajtohet po aq seriozisht sa lëndët akademike si matematika ose anglishtja.

    Qëllimi është që në shkolla fëmijët të mësojnë empatinë ndaj kafshëve.
     

  • ZYRTARE / Kuqezinjtë mësojnë se në cilën vazo do të jenë në Play-Off

    ZYRTARE / Kuqezinjtë mësojnë se në cilën vazo do të jenë në Play-Off

    Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë mbrëmjen e sotme përballë Anglisë në “Air Albania”, por që nuk mjaftoi, pasi “Tre Luanët” arritën të shënojnë dy herë me Harry Kane.
    Një humbje e cila nuk dhemb, për shkak se kuqezinjtë e kishin siguruar më herët kalimin për herë të parë në fazën Play-Off të kualifikueseve të një Kupe Bote.
    Megjithatë, kjo humbje ndikoi në pozicionimin e Shqipërisë, pasi nuk do të jetë në vazon 2, por në vazon 3.

    Pas kësaj ndeshjeje, skuadra e drejtuar nga Silvinjo nuk arriti të kalojë Irlandën në renditje. Jo vetëm kaq, por edhe Ukraina triumfoi ndaj Islandës dhe mori vendin e dytë në grupin kualifikues.
    Kujtojmë se në Play-Off të Botërorit është edhe Kosova.

  • Fëmijët lituanezë mësojnë si të ndërtojnë, programojnë dhe fluturojnë dronë në kursin pas shkolle

    Fëmijët lituanezë mësojnë si të ndërtojnë, programojnë dhe fluturojnë dronë në kursin pas shkolle

    Në disa shkolla të Lituanisë, fëmijët po mësojnë të ndërtojnë, programojnë dhe drejtojnë dronë përmes një kursi të ri të quajtur Airtech, një nismë e Ministrisë së Mbrojtjes. Qëllimi i programit është përgatitja e brezit të ri për t’u përballur me kërcënime të mundshme nga Rusia, në një kohë kur janë shtuar ndjeshëm inkursionet me dronë të dyshuar si rusë në hapësirën ajrore evropiane.

    Gjatë trajnimit, nxënësit punojnë në grupe të vogla duke përdorur simulatorë, leva kontrolli dhe dronë edukativë që fluturojnë nëpër klasë. “Po mësoj si të fluturojnë dronë, si t’i ngrenë, t’i përdorin dhe t’i programojnë”, u shpreh Eimantas Laurinavičius, mësues në programin Airtech.

    Sipas drejtueses së programit, Kristina Virgayle, aftësitë që përvetësojnë fëmijët mund t’u shërbejnë jo vetëm në fushën e teknologjisë, por edhe në karriera të lidhura me mbrojtjen kombëtare. “Kjo u jep fëmijëve aftësi që mund të përdoren edhe në mbrojtje”, theksoi ajo.

    Zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare, Tomas Godliauskas, tha se programi është pjesë e përpjekjeve për të rritur “gatishmërinë shoqërore dhe civile” të vendit dhe për t’u dhënë të rinjve një “avantazh teknologjik” në rast të kërcënimeve të ardhshme.

    Programe të ngjashme janë nisur edhe në Estoni dhe vende të tjera baltike, ndërsa në muajt e fundit dronë të paidentifikuar janë raportuar mbi territorin e Lituanisë, Letonisë, Danimarkës, Norvegjisë, Rumanisë, Polonisë, Gjermanisë dhe Francës — incidente që kanë rritur shqetësimet për sigurinë ajrore të NATO-s.

  • Tre të huaja thurin traditën, vajzat nga Turqia, Tajvani e Anglia mësojnë trashëgiminë kulturore shqiptare

    Tre të huaja thurin traditën, vajzat nga Turqia, Tajvani e Anglia mësojnë trashëgiminë kulturore shqiptare

    Korça, qyteti i njohur për artizanatin dhe trashëgiminë e pasur kulturore, ka tërhequr këtë herë tri vajza të huaja, të cilat po mësojnë mjeshtërinë e thurjes së qilimave.
    Njëra prej tyre vjen nga Turqia dhe ka një lidhje të veçantë me vendin tonë. Nëna e saj është me origjinë nga Korça, ndërsa babai turk, dhe për këtë arsye ajo e ndien thurjen e qilimave jo vetëm si një pasion, por si një rikthim tek rrënjët e familjes.
    “Jam Burxhu, jetoj prej 8 vitesh në Shqipëri. Jam me orgjinë nga Korça. Mami nga Korça e babi nga Turqia e unë jetoj në Tiranë tani. Unë e kam qejf të bëj punëdore e të mësoj diçka shumë ndryshe, kjo është hera e parë për mua. E pëlqeva shumë, është shumë tradicionale. Nuk e di nëse jam mirë por unë kam filluar sot e të shohim, mund të provoj më shumë për projekt më të madh.”

    Krahas saj, një vajzë nga Tajvani dhe një tjetër nga Anglia, të dyja të tërhequra nga bukuria e traditave shqiptare, kanë zgjedhur të mësojnë këtë zanat shekullor.
    Ato tregojnë se janë dashuruar me motivet, ngjyrat dhe simbolikat e qilimave shqiptarë
    “Përherë e pyesja veten a mund të bëj një qilim të bukur kur e pashë për herë të parë te Pazari i Vjetër në Korçë dhe jam shumë e lumtur që po mësoj tani. Me pëlqen tradita shqiptare. Në qoftë se bëj një qilim, do e marr me vete në Tajvan.”
    “E pamë online këtë mundësinë dhe përherë kam dashur të mësoj të thur qilima. Erdha kastile nga Tirana në Korçë për të mësuar. E dua traditën shqiptare. Po mësoj sepse jam e interesuar t’i bëj vet një ditë.”
    Kjo iniciativë ka nisur nga një sipërmarrje në Korçë, ku vajzat e reja kanë mundësi të mësojnë dijebërjen e qilimave të vjetër çdo javë në Qendrën Rinore, ku tingujt e tezgjahut bashkohen me frymën rinore dhe gjeneratave./vizionplus.tv

  • Rritja e turizmit, ministrja Kumbaro: Gjirokastritët kanë nisur të mësojnë spanjisht

    Rritja e turizmit, ministrja Kumbaro: Gjirokastritët kanë nisur të mësojnë spanjisht

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se rritja e numrit të vizitorëve të huaj po e zgjeron tregun turistik shqiptar.
    Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në muajin gusht u regjistrua një rritje prej 10% të vizitorëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    “E rëndësishme nuk është vetëm të sjellim turistë, por edhe t’i mbajmë ata, sepse secili kthehet në një promotor natyral të Shqipërisë” tha ministrja.
    Duke sjellë shembullin e Gjirokastrës, Kumbaro theksoi se bizneset po përshtaten me kërkesat e reja të tregut, madje shumë sipërmarrës vendas po mësojnë spanjisht, për t’u përgjigjur më mirë fluksit të turistëve nga Amerika Latine dhe Spanja, që sipas saj janë të shtuar ndjeshëm falë “efektit të ambasadorëve bio”.
    “Në Gjirokastër për shembull… mos qeshni! Bizneset private po interesohen të mësojnë spanjisht sepse shikojnë një rritje të kësaj lloj klientele sepse është rezultat i ambasadorëve bio” u shpreh Kumbaro.
    Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë i ka bërë thirrje bizneseve që rritin kualitetin e shërbimit pasi objektivi i viteve të ardhshme nuk është sasia por cilësia e turistëve me qëllim që të shpenzojnë sa më shumë në vendin tonë.

  • Kumbaro gajas ambasadorët: Mos qeshni! Gjirokastritët kanë nisur të mësojnë spanjisht

    Kumbaro gajas ambasadorët: Mos qeshni! Gjirokastritët kanë nisur të mësojnë spanjisht

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë fjalës së saj në Konferencën e Ambasadorëve të Shqipërisë, theksoi se turistët e shumtë të cilët i cilësoi si “ambasadorë bio”, kanë ndikuar në zgjerimin e tregut turistik shqiptar.
    Duke iu referuar të dhënave zyrtare, ministrja bëri të ditur se muaji gusht u mbyll me një rritje prej 10% të vizitorëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “E rëndësishme është jo vetëm të sjellim turistë, por t’i ruajmë ata, sepse secili prej tyre është një ‘ambasador bio’ i Shqipërisë,” theksoi ajo.
    Kumbaro mori si shembull konkret Gjirokastrën, ku sipas saj bizneset private po përshtaten me nevojat e reja të tregut dhe gjirokastritët që kanë biznese kanë nisur të mësojnë spanjisht.
    “Në Gjirokastër për shembull… mos qeshni! Bizneset private po interesohen të mësojnë spanjisht sepse shikojnë një rritje të kësaj lloj klientele sepse është rezultat i ambasadorëve bio.”
     

  • Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e Inteligjencës Artificiale

    Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e Inteligjencës Artificiale

    Viti i ri shkollor do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në kurrikulën mësimore, pasi për herë të parë nxënësit e klasës së katërt në Shqipëri do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale (AI), si pjesë e programit të ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).
    Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau një video gjatë një vizite të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, në shkollën “Isa Boletini” në Paskuqan.

    Krahas videos, Rama shkruan se: “Ky vit i ri shkollor do të sjellë një tjetër risi në arsim, ku për herë të parë nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale, me kurrikulën e re të TIK, teksa vijojmë investimet për zgjerimin e rrjetit të laboratorëve inteligjentë në shkolla. Në çdo shkollë po vijon edhe shpërndarja e librave falas, një lehtësi për familjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.”
    Ndërkohë, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, e cila shfaqet në një video, deklaroi se fëmijët kanë akses në platforma si “Code Monkey”, përmes së cilës rreth 35 mijë nxënës kanë mësuar të kodojnë.
    “Prej 3 vitesh ne kemi nisur një Program të TIK-ut që nga klasa e parë, por me zhvillimet teknologjike ne kemi mundur të kemi një ndjekje reale edhe të arritjeve të nxënësve që mësojnë përmes platformës ‘Code Monkey’. I kemi mësuar rreth 35 mijë fëmijë si të kodojnë, por nga ana tjetër kemi miratuar edhe kurrikulën e re për klasat e katërta e cila për herë të parë do të sjellë bazat e njohurive për Inteligjencën artificiale.”, tha ministrja Manastirliu.
    Kjo nismë është pjesë e një vizioni të qeverisë për modernizimin e sistemit arsimor shqiptar, duke sjellë teknologjinë dhe dijet e avancuara që në ciklin fillor, me synimin për të krijuar gjenerata të reja të përgatitura për epokën digjitale

  • Botimi i Kostandin Koliqit, që flet për ‘prapaskenat e vitit ’97’, Malltezi: Ky libërth i vlen njerëzve të mësojnë disa të vërteta të hidhura…

    Botimi i Kostandin Koliqit, që flet për ‘prapaskenat e vitit ’97’, Malltezi: Ky libërth i vlen njerëzve të mësojnë disa të vërteta të hidhura…

    Drejtuesi I Departamentit të Mjedisit në Partiën Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, pas publikimit të një libri që trajton të vërtetat e ngjarjeve të viti 1997 në Shqipëri.

    Bëhet fjalë për librin e Kostandin Koliqit me titull “Dëshmi për ata që duan të vërtetën, prapaskenat e ‘97”

    “Ky libërth, shkruan Malltezi, i vlen njerëzve të mësojnë disa të vërteta të hidhura, ju shërben të rinjve të kuptojnë deri ku shkon inkriminimi dhe intoleranca, por ju shërben edhe atyre që ishin aktorë në këto ngjarje mizore për të reflektuar dhe pastruar shpirtin nëse vërtet e kanë”.

    Mesazhi:

    Libërth interesant me mjaft informacione te vlefshme per ngjarjet e 1997. Disa tingëllojnë të pabesueshme në mizori deri dhunim kufome që as kafshët normale nuk e bëjnë, disa informacione janë në kufijtë e të pabesueshmes se deri ku mbërritën në shpërfillje të shtetit ligjor edhe vende fqinje (demokraci shumëvjeçare) veç për të destabilizuar Shqipërinë.

    Kisha dëgjuar që shërbime të huaja por edhe agjenci lajmesh paguanin për të djegur ndërtesa live se kështu shtonin edhe fitimet nga raportimet në luftë civile. Ky libërth i vlen njerëzve të mësojnë disa të vërteta të hidhura, ju shërben të rinjve të kuptojnë deri ku shkon inkriminimi dhe intoleranca, por ju shërben edhe atyre që ishin aktorë në këto ngjarje mizore për të reflektuar dhe pastruar shpirtin nëse vërtet e kanë.