Tag: mesme

  • ‘Aleatët tanë të mrekullueshëm’/ Paralajmëron Trump: Gati të hyjnë në Gaza për të ndalur Hamasin

    ‘Aleatët tanë të mrekullueshëm’/ Paralajmëron Trump: Gati të hyjnë në Gaza për të ndalur Hamasin

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se disa aleatë të fuqishëm të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe rajonet përreth janë të gatshëm, me kërkesën e tij, të ndërhyjnë me forca të shumta në Gazë për të “vënë në rregull Hamasin”, nëse ky i fundit nuk respekton marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara.

    Përmes një postimi në rrjetin Truth Social, Trump tha se këto vende kanë shprehur entuziazëm të madh për të ndihmuar nëse situata përkeqësohet më tej.

    Postimi i plotë i Donald Trump:

    Shumë prej ALEATËVE TANË TË MREKULLUESHËM aktualë në Lindjen e Mesme, dhe në zonat përreth saj, më kanë informuar në mënyrë të qartë dhe të fuqishme, me entuziazëm të madh, se do ta mirëprisnin mundësinë, me kërkesën time, të hynin në GAZË me forca të shumta për të “vënë në rregull Hamasin”, nëse Hamasi vazhdon të sillet keq, duke shkelur marrëveshjen e tyre me ne.

    Dashuria dhe shpirti për Lindjen e Mesme nuk është parë në këtë mënyrë prej një mijë vitesh! Është një gjë e bukur për t’u parë! U thashë këtyre vendeve dhe Izraelit: “JO AKOMA!” Ende ka shpresë që Hamasi do të bëjë atë që është e drejtë. Nëse nuk e bëjnë, fundi i Hamasit do të jetë I SHPEJTË, I FURISHËM dhe BRUTAL!

    Dua të falënderoj të gjitha ato vende që na telefonuan për të ndihmuar. Gjithashtu, dua të falënderoj vendin e madh dhe të fuqishëm të Indonezisë, dhe udhëheqësin e saj të mrekullueshëm, për gjithë ndihmën që kanë treguar dhe dhënë për Lindjen e Mesme dhe për SHBA-në.

    PËR TË GJITHË, faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!
     

  • VIDEO / Rama publikon pamjet: Transformim i shkollës së mesme në Postribë

    VIDEO / Rama publikon pamjet: Transformim i shkollës së mesme në Postribë

    Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se me investimet e qeverisë, është transformuar një tjetër shkollë në vend.
    Bëhet fjalë për shkollën e mesme të përgjithshme “Adem Haxhija” në Postribë.
    Kjo shkollë është pajisur me fusha të reja sportive.

    “Transformi i shkollës së mesme të përgjithshme “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës, pajisur me fusha të reja sportive”, shkruan Rama.

  • Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

    Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

    Në fund të vitit 2015, Kremlini arriti një fitore kyç kur nisi intervenimin ushtarak në Siri për të shpëtuar regjimin që po rrëzohej shpejt të presidentit të atëhershëm sirian, Bashar al-Assad, dhe për të konsoliduar rolin e tij si një aktor kryesor në Lindjen e Mesme.
    Por, dhjetë vjet më vonë, Assadi është rrëzuar nga pushteti dhe një sërë ngjarjesh vendimtare – më e fundit është marrëveshja e armëpushimit e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Izraelit dhe Gazës – po e zhbëjnë këtë përshtypje.
    ‘Rusia nuk është anashkaluar kaq shumë në aspektin diplomatik në Lindjen e Mesme që nga ndërhyrja e saj në Siri më 2015’, tha Hanna Notte, drejtoreshë për Euroazinë në Qendrën James Martin për Studime të Mospërhapjes.
    Ky status i tkurrur doli në pah në Egjipt më 13 tetor, kur presidenti amerikan, Donald Trump, bashkëkryesoi një samit ku morën pjesë udhëheqësit e më shumë se 20 shteteve, që synoi finalizimin e një armëpushimi të përhershëm në Gazë.
    Rusia mungoi në këtë tubim diplomatik dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u tha gazetarëve se Moska nuk u ftua.
    Kjo ndodhi pasi Kremlini anuloi një samit të planifikuar me udhëheqësit arabë, që ishte paraparë të mbahej më vonë gjatë kësaj jave në Moskë.
    Bloomberg, duke u thirrur në burime që tha se kanë informacione për këtë temë, ka raportuar se arsyeja e vërtetë e anulimit të samitit ishte se shumë pak udhëheqës kishin konfirmuar pjesëmarrjen.
    Zyrtarë evropianë, duke folur në kushte anonimiteti, po ashtu i thanë Radios Evropa e Lirë se marrëveshja dhe anulimi i samitit tregojnë se aktualisht po zbehet ndikimi i Rusisë në Lindjen e Mesme.
    ‘Ky ishte padyshim një tjetër shenjë se roli i Rusisë në rajon po zvogëlohet’, tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i Bashkimit Evropian që merret me Rusinë dhe Euroazinë.
    ‘Anulimi i samitit është një shenjë tjetër. Vetëm dy udhëheqës – nga Siria dhe Irani – kishin pranuar të shkonin’ në Moskë.
    Një tjetër diplomat i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se mungesa e Rusisë në samitin në Egjipt shënoi ‘një fitore për Perëndimin’.
    ‘T’i shohësh udhëheqësit amerikanë, arabë dhe perëndimorë në podium dhe asnjë rol rus – apo kinez – në gjithë këtë, ishte vërtetë një pamje e veçantë’, tha një diplomat i BE-së për Radion Evropa e Lirë.
    Moska përballet me një Lindje të Mesme që po ndryshon me shpejtësi
    Kjo ndodh pasi prestigji rus ka pësuar një sërë goditjesh në Lindjen e Mesme në vitet e fundit, teksa Moska e ka bërë prioritet pushtimin e Ukrainës, që pothuajse është në vitin e katërt.
    Assad, për të cilin Rusia, në bashkëpunim me Iranin, ndërhyri ushtarakisht gjatë luftës civile në Siri, u rrëzua nga pushteti në fund të vitit 2024 dhe më pas u largua për në Moskë.
    Sulmet e 7 tetorit 2023 të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që nxitën luftën Izrael-Gazë e vendosën Moskën përballë sfidave të reja diplomatike me Tel Avivin, pasi Moska kishte kaluar dekada të tëra duke ndërtuar raporte strategjike.
    Më pas ndodhën sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit në qershor, që e lanë Teheranin – partnerin kryesor të Moskës në rajon – të dobësuar ushtarakisht dhe e bënë Rusinë hezituese për ta furnizuar Teheranin me më shumë armë.
    Sipas analistëve, kjo është pjesë e një llogaritjeje të re politike nga Moska, e cila mbetet e përqendruar në luftën në Ukrainë dhe ka pak burime strategjike për t’i shpërndarë në rajonet e tjera të botës.
    ‘Është çështje kapaciteti’, tha Notte. ‘Qoftë paaftësi apo mungesë vullneti, Rusia thjesht ka më pak burime ushtarake për t’i angazhuar diku tjetër’.
    Ngecjet diplomatike me të cilat po përballet Moska i shtohen një rrjeti të ndërlikuar partneritetesh dhe nevojash strategjike në të cilin po navigon Rusia në Lindjen e Mesme.
    Rusia prej kohësh ka pasur raporte të forta me Iranin. Moska mbetet një nga investitorët e huaja kryesore dhe furnizuese armësh për këtë shtet, teksa Teherani e ka ndihmuar Kremlinin me dronë gjatë vitit të parë të pushtimit të Ukrainës, duke e ndihmuar edhe me ndërtimin e një fabrike në Rusi për prodhimin e fluturakeve pa pilot.
    Megjithatë presidenti rus, Vladimir Putin, ka synuar që të zhvillojë raporte më të thella me shtetet e Gjirit sikurse me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, që janë dy partnere gjithnjë e më të rëndësishme për Moskën të cilat nuk do të preferonin një Iran më të fuqishëm.
    Kjo e ka lënë Moskën në një pozitë të vështirë, teksa përpiqet të mbështesë partnerin e saj kryesor në rajon dhe njëkohësisht synon të ruajë raportet me shtetet e Gjirit, të cilat kanë qenë vendimtare për mbijetesën e Moskës përballë sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
    Përderisa marrëveshja e fundit mes Izraelit dhe Gazës shënon një arritje diplomatike, një marrëveshje afatgjatë për paqe të qëndrueshme ende nuk është e sigurt se mund të arrihet.
    Notte shtoi se, ndonëse roli i Rusisë në rajon mund të jetë në rënie krahasuar me kulmin që kishte pas ndërhyrjes në Siri, përjashtimi i saj nga samiti nuk do të thotë se Moska nuk do të mbetet një aktore e rëndësishme në Lindjen e Mesme.
    ‘Edhe sikur Rusia të mos ishte e zënë me luftën në Ukrainë, ndoshta nuk do të ishte një aktore e rëndësishme në çështjen Izrael-Palestinë’, tha Notte. ‘Roli i Moskës në çështjen Izrael-Palestinë ka qenë mjaft i kufizuar që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë’.
    Dhe, përderisa Rusia përballet me pikëpyetje lidhur me të ardhmen e saj në Lindjen e Mesme, Moska ka arritur që të shpëtojë copëza të statusit të saj në Siri.
    Rusia disi ka sfiduar parashikimet pas rrëzimit të Assadit, duke e ruajtur ndërtesën detare në Tartus dhe bazën ajrore në Hmeimim të Sirisë, ndërsa ka përdorur ndikimin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të krijuar raporte pozitive me qeverinë e presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa.
    Sharaa personalisht e ka mirëpritur një delegacion të lartë nga Moska muajin e kaluar dhe në një intervistë më 12 tetor për CBS-in, al-Sharaa u duk se la të hapur mundësinë për të krijuar raporte më të ngushta me Moskën në të ardhmen.
    ‘Përfshirja në një konflikt me Rusinë në këtë moment do të ishte tepër e kushtueshme për Sirinë. As nuk do të ishte në interes të vendit’, tha ai./ REL

  • A ka paqe në Lindjen e Mesme? Përgjigjet eksperti i gjeopolitikës, zbulon përfitimin  e Donald Trump nga marrëveshja

    A ka paqe në Lindjen e Mesme? Përgjigjet eksperti i gjeopolitikës, zbulon përfitimin e Donald Trump nga marrëveshja

    Pedagogu dhe eksperti i gjeopolitikës, Geron Kamberi, u shpreh se në Lindjen e Mesme nuk mund të flitet për paqe të vërtetë, por vetëm për një armëpushim të përkohshëm.
    I ftuar në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, Kamberi e përshkroi situatën aktuale si një “déjà vu” historike, që po përsëritet në një formë të re.
    Ai theksoi se përfshirja e presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit lidhet me rëndësinë strategjike të Lindjes së Mesme, një rajon ku përplasen interesa të shumta, si nga fuqitë rajonale, ashtu edhe nga ato gjeopolitike globale.
    “ Netanyahu ka rreth 25 vite në Izrael. Ka pasur një qëndrim koherent sa i përket zgjidhjes së Izraelit dhe Palestinës. A do të ketë paqe apo jo? Në gjykimin tim duket pak e vështirë. Ajo që po shijojnë palët tani është një armëpushim dhe po ndjekin hapat. Një element tjetër i rëndësishëm është që ka një rikthim tek një formulë që të funksionojë.
    Lindja e Mesme ka shumë histori. Ajo që shohim ne sot është një déjà vu, është një rishikim i historisë në një formë tjetër. Ka një përpjekje për të zgjeruar koncertin që është në Lindjen e Mesme. Trump është presidenti i katërt që shqetësohet për zgjidhjen e konfliktit. Cila është arsyeja që presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë investohet dhe del si garant? Vetë rajoni, por edhe aspekti gjeopolitik, aty përplasen interesa të shumta të shumë fuqive historike dhe aktuale. Dhe ka shumë rëndësi që ai rajon të ketë një paqe të qëndrueshme”, u shpreh Kamberi.
    /vizionplus.tv

  • Erdogan kërcënoi Trump? Zbulohen prapaskenat e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes

    Erdogan kërcënoi Trump? Zbulohen prapaskenat e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes

    Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, ka zbuluar prapaskenat nga marrëveshja e fundit e paqes në Lindjen e Mesme.
    Laçi sqaroi se pjesëmarrja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në takim u refuzua nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
    Ky i fundit, sipas ekspertit ka “kërcënuar” Trump se nëse Netanyahu merrte pjesë, Erdogan nuk do të shkonte.

     Pjesë nga biseda:
    Laçi: Kjo marrëveshje është e luhatshme për aq kohë sa të dy palët që marrin pjesë në luftime në këtë konflikt  pala izraelite dhe pala palestineze, nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes. U diskutua sikur Kryeministri Netanyahu do merrte pjesë në këtë takim për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes, por nuk u pranua.
    Borakaj: Pse nuk shkoi?
    Laçi: Ka pasur një refuzim nga presidenti Erdogan që është shprehur: “Në qoftë se Netanjahu merr pjesë, unë nuk mund të vij te ky organizim”. Kjo pasi mund të vendosemi në kushte që mund të na vënë në siklet me popujt, meqenëse ka një indinjatë të jashtëzakonshme te popujt e Lindjes së Mesme, përtej Lindjes së Mesme, qoftë edhe në Europë.
    /vizionplus.tv

  • Trump largohet nga Egjipti, duke i dhënë fund vizitës së shkurtër në Lindjen Mesme

    Trump largohet nga Egjipti, duke i dhënë fund vizitës së shkurtër në Lindjen Mesme

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është nisur sot në mbrëmje në Uashington duke i dhënë fund vizitës së tij të shkurtër në Lindjen e Mesme.
    Imazhet në kanalet televizive arabe treguan Trump duke hipur në “Air Force One”, në vendpushimin egjiptian të Sharm el-Sheikh në Detin e Kuq.
    Kjo shënon fundin e vizitës së tij njëditore në rajon, gjatë së cilës ai foli disa herë për përfundimin e luftës në Gaza dhe për një fillim të ri për paqen në Lindjen e Mesme.
    Në Izrael, Trump u takua fillimisht me familjet e pengjeve dhe mbajti një fjalim në parlamentin izraelit, Knesset.
    Në Egjipt, ai më pas nënshkroi një dokument “gjithëpërfshirës” me udhëheqësit e Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, i cili synon të konsolidojë armëpushimin midis Izraelit dhe organizatës militante palestineze “Hamas”.
    Në ceremoni morën pjesë gjithashtu kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron dhe shumë udhëheqës të tjerë botërorë.

  • Donald Trump mbyll vizitën në Lindjen e Mesme

    Donald Trump mbyll vizitën në Lindjen e Mesme

    Bota E Hënë, 13 Tetor 2025 21:23
    Presidenti amerikan Donald Trump mbylli vizitën në Lindjen e Mesme, që u finalizua me firmosjen në Egjipt të Marrëveshjes së Paqes për Gazën, duke i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Trump përshëndeti shkurtimisht kalimtarët dhe të pranishmit e tjerë, por nuk u ndal për të folur për gazetarët para se të hipte në avion, siç bën zakonisht. Presidenti amerikan do të kthehet në Uashington.

  • “Fundi i luftës në Gaza, fillim i bukur për Lindjen e Mesme”/ Fjalimi i Trump në Egjipt: Disa nga ju këtu nuk më pëlqejnë, por…

    “Fundi i luftës në Gaza, fillim i bukur për Lindjen e Mesme”/ Fjalimi i Trump në Egjipt: Disa nga ju këtu nuk më pëlqejnë, por…

    Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij në samitin diplomatik në Sharm El-Sheikh, ku komentoi mbi përfundimin e konfliktit në Gaza dhe rolin e SHBA-së në procesin e paqes.

    Presidenti amerikan u shpreh se fundi i luftës në Gaza do të shënojë një “fillim të bukur për Lindjen e Mesme”, duke lënë të kuptohet se koha e justifikimeve për dhunën dhe tensionet ka marrë fund.
    Trump nuk nguroi të kritikonte ashpër administratën Biden, ndërsa përmendi edhe entuziazmin e qytetarëve izraelitë për lirimin e pengjeve dhe ndaljen e luftimeve.
    “Fundi i luftës në Gaza do të jetë një fillim i bukur në Lindjen e Mesme. Sprinti final i kësaj gare nisi tre javë më parë këtu. Ju njoh të gjithë këtu. Disa nga ju nuk më pëlqejnë aspak, por nuk do t’i them kush. Port ka më shumë që më pëlqejnë shumë dhe kjo ka rëndësi. U bashkuam në këtë miks kaq të bukur. Ishte një ditë e bukur. Të gjithë ne këtu, izraelitët janë shumë të lumtur. Ata prej ditësh po kërcejnë në rrugë sa i përket lirimit të pengjeve. Do të jemi partnerë të mirë dhe shpresoj që të gjithë të na bashkohen.
    Kishit administratën e Biden, më e keqja në historinë e vendit tonë dhe që nuk bënë asgjë. SHBA-ja ka punuar shumë në Lindjen e Mesme. Të gjithë kanë punuar shumë fortë. Ju do t’ia dilni mirë. Shpresoj që të gjithë të na bashkohen. Nuk kemi më justifikime për Gazën. Nuk kemi më justifikimin e Iranit. Ishte një justifikim i mirë, por nuk e kemi më”, tha ndër të tjera Trump.

    Top Channel

  • ‘Lufta e Tretë Botërore nuk do të nisë nga Lindja e Mesme’ / Trump firmos marrëveshjen e Paqes, liderët duartrokasin

    ‘Lufta e Tretë Botërore nuk do të nisë nga Lindja e Mesme’ / Trump firmos marrëveshjen e Paqes, liderët duartrokasin

    Presidenti Donald Trump dhe disa liderë botërorë nënshkruan një plan historik paqeje për Gazën pas një samiti në Egjipt. Kjo ndodhi vetëm disa orë pasi të gjithë 20 pengjet izraelite që kishin mbetur gjallë u kthyen në shtëpi nga Gaza.

    Presidenti e quajti këtë “një ditë të jashtëzakonshme për botën” dhe “një ditë të jashtëzakonshme për Lindjen e Mesme.”

     I pyetur nëse ‘mund ta merrnin dokumentin” ai deklaroi “Kjo kërkoi 3000 vjet për të arritur në këtë pikë. Ju besohet? Dhe do të zgjasë. Do të zgjasë,” tha TrumpMë pas, dosjet kalojnë midis Trump, presidentit të Egjiptit Sisi, Emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidentit të Turqisë Erdogan, të cilët secili vendos nënshkrimin e tyre.

    Ndërsa liderët e tjerë të pranishëm nënshkruanin dokumentin, pjesëmarrësit e tjerë duartrokasnin. 

    “Të gjithë janë të kënaqur,” tha ai, duke shtuar se ka bërë “marrëveshje të mëdha më parë”, por “kjo ka marrë hov si një raketë”.

    Ai tha se ndërsa më parë kishte parashikime që Lufta e Tretë Botërore do të fillonte në Lindjen e Mesme, tani: “Kjo nuk do të ndodhë”

  • “Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe

    “Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe

    “Një kohë e artë për Izraelin, një kohë e artë për të gjithë rajonin”: Fjalimi që Donald Trump mbajti përpara parlamentit izraelit ishte i mbushur me tone euforike.

    Presidenti amerikan u shfaq shpresëplotë se tashmë, rajoni do të hyjë në një periudhë të re paqeje e zhvillimi. “Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”, tha ai mes duartrokitjeve entuziaste të ligjvënësve izraelite, teksa falenderoi falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që ndërmjetësuan negociatat të cilat cuan drejt vulosjës së marrëveshjes me Hamasin.
    “Ky është fillimi i një marrëveshjeje të madhe dhe një harmonie të qëndrueshme për Izraelin e të gjithë kombet e atij që së shpejti do të jetë një rajon vërtet madhështor. Unë e besoj këtë me forcë. Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, shprehet Trump.
    “Pas dy vjetëve të tmerrshëm në errësirë dhe robëri, 20 pengje guximtare po kthehen te familjet e tyre. Edhe 28 tjerë po vijnë në shtëpitë e tyre për të gjetur paqen në këtë vend të shenjtë. Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni është në paqe”, shton presidenti amerikan.
    Fjalimi i tij pompoz megjithatë, nuk përfundoi me nota pozitive pa u pllakosur nga asnjë incident. Trump u kritikua ashpër nga dy anëtarë të parlamentit, Ofer Kassif dhe Ayman Odeih, të cilët u ngritën me pankarta proteste në duar ku denoncohej mbështetja e tij për luftën në Gaza. Kryetari i parlamentit ndërhyri shpejt për t`i përjashtuar nga seanca. Trumpi e kaloi episodin me sportivitet, duke komentuar me shpoti se “kjo ishte shumë efikase”.
    Donald Trump mbërriti këtë mëngjes në Izrael, e më pas do të niset për një samit në Egjipt ku do të marrin pjesë mbi 20 liderë botërorë për ta diskutuar me ta paqen në Lindje të Mesme. Gjatë rrugës në rajon, presidenti amerikan deklaroi se lufta në Gaza “ ka marrë fund”.

    Top Channel