Tag: mesme

  • Merz-Netanjahu: Shtërngim duarsh, por qëndrime të ndryshme

    Merz-Netanjahu: Shtërngim duarsh, por qëndrime të ndryshme

    Merz-Netanjahu:

    IZRAEL- Gjatë vizitës së tij të parë në Lindjen e Mesme si kancelar i Gjermanisë, Friedrich Merz u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Në konferencën e përbashkët për shtyp Merz theksoi se ka besim për përmirësimin e gjendjes në rajon. “Një paqe e qëndrueshme është e mundur”, tha Merz. Kjo vlen pavarësishtrasteve të izoluara të shkeljes së armëpushimit për të cilin është rënë dakord.
    Merz deklaroi se Gjermania po “punon për të arritur qëllimin e një Lindjeje të Mesme të re”. “Jemi të bindur se krijimi përfundimtar i një shteti palestinez përkrah Izraelit ofron ndoshta perspektivat më të mira për këtë të ardhme”. Një zgjidhje me dy shtete mund të arrihet vetëm përmes negociatave, të cilat tani janë të domosdoshme, tha ai.
    Natanjahu kundër një shteti të pavarur palestinez
    Kurse Netanjahu përsëriti kundërshtimin e tij për një shtet të pavarur palestinez. “Ne besojmë se ekziston një mënyrë për ta çuar përpara një paqe më gjithëpërfshirëse me shtetet arabe, dhe gjithashtu një mënyrë për të krijuar një paqe funksionale me fqinjët tanë palestinezë”, tha ai pas takimit me Merzin. “Por ne nuk do të krijojmë në pragun e shtëpisë sonë një shtet që është i përkushtuar ndaj shkatërrimit tonë.”
    Duke iu referuar historisë gjermane, kancelari theksoi se Gjermania gjithmonë qëndron përkrah Izraelit. Kjo ndodhi edhe në vitet e fundit pas sulmeve të Hamasit. Megjithatë tha Merz-i edhe Izraeli duhet të respektojë dhe mbajë përgjegjësi për veprimet e tij ushtarake sipas ligjeve ndërkombëtare./DW

  • Macron: Do ndalojmë përdorimin e celularëve në shkollat e mesme, ekrani krijon varësi tek të rinjtë

    Macron: Do ndalojmë përdorimin e celularëve në shkollat e mesme, ekrani krijon varësi tek të rinjtë

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur këtë të premten se ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkolla do të zgjerohet edhe në shkollat e mesme duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor. Sipas tij, shkolla duhet të mbetet vendi ku mësohet dhe ku shkëmbehen ide, ndërsa theksoi rreziqet e varësisë nga ekrani tek të rinjtë.
    “Ne kemi ndaluar telefonat në shkollat fillore. Do ta zgjerojmë këtë masë në shkollat e mesme vitin e ardhshëm,” deklaroi Macron. Ai shtoi se qeveria do të nisë edhe një fushatë të madhe sensibilizuese për prindërit, duke theksuar rolin e tyre në kontrollin e përdorimit të pajisjeve elektronike nga fëmijët.
    Presidenti konfirmoi se ndalimi aktual në shkollat fillore “funksionon mjaft mirë” dhe se zgjerimi i tij synon të forcojë disiplinën dhe të përmirësojë fokusin e nxënësve.
    Masë e re për përmbajtjet e rreme dhe ofenduese në rrjetet sociale
    Gjatë të njëjtit takim publik, Macron bëri të ditur se dëshiron të përcaktojë procedura të reja gjyqësore “urgjente” për heqjen e menjëhershme të përmbajtjeve të rreme ose atyre që dëmtojnë dinjitetin e personave në rrjetet sociale.
    “Kam zhvilluar këtë javë një takim për të luftuar dezinformimin dhe kam kërkuar nga qeveria të më paraqesë një plan deri në fund të vitit,” tha ai. Macron nënvizoi se masa e re do të përfshihet në legjislacionin francez “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke e cilësuar atë si “të jashtëzakonshme” dhe të domosdoshme për mbrojtjen e qytetarëve.
    Masat e reja shënojnë një përpjekje të qeverisë franceze për të rritur kontrollin mbi përdorimin e teknologjisë tek të rinjtë dhe për të luftuar përhapjen e dezinformimit në mjedisin online./vizionplus.tv

  • VIDEO/ Vrau mësuesin e Matematikës, rrëfehet nxënësja: Donte të më…

    VIDEO/ Vrau mësuesin e Matematikës, rrëfehet nxënësja: Donte të më…

    Vrasja brutale e një mësuesi 51-vjeçar të Matematikës nga nxënësja e tij në Turqi, është zbardhur 19 vjet më vonë dhe pak muaj para se krimi të parashkruhej dhe mbyllej pa autorë.
    Siç raportohet nga “CNNturk”, autorja e krimit dhe 3 persona të tjerë u arrestuan për vrasjen e Hikmet Akçay dhe u dërguan në burg, pasi pranuan fajësinë. Teknologjia moderne zgjidhi ngjarjen e vjetër, duke analizuar të gjitha bisedat telefonike.
    Profesori 51-vjeçar ishte raportuar i zhdukur nga vëllai i tij në maj 2006, pasi nuk kishte qenë në kontakt me të për ditë të tëra. Ai u godit me thikë për vdekje, u fut në një valixhe dhe u dogj.
    Siç doli, Hikmet Akçay ishte therur për vdekje dhe më pas ishte transportuar nga Kocaeli në Silivri në një valixhe dhe ishte djegur. Që nga fillimi, midis të dyshuarve ishte Esin B., tani 42 vjeçe dhe njëkohësisht nxënëse e viktimës nga shkolla e mesme. Trupi i tij u gjet në vitin 2006, por nuk u identifikua dhe çështja u mbyll fillimisht.
    Me ndihmën e teknologjisë, autoritetet turke arritën të rikuperonin biseda të vjetra telefonike midis viktimës dhe autores të krimit, si dhe midis autores së krimit dhe bashkëpunëtorëve të saj.

    Në të njëjtën kohë, u zbulua se Hikmet Akçay kishte kontakte të shpeshta me Esin B., e cila ishte nxënëse e tij e shkollës së mesme në atë kohë, dhe familjen e saj.
    Autori i krimit dhe viktima kishin kontakt
    Policia hetoi të kaluarën e Esin B., një punonjëse bashkiake në Stamboll, dhe zbuloi se ajo kishte mbajtur kontakte me të zhdukurin Hikmet Akçay, edhe pasi shkoi në universitet.
    Gjithashtu u zbulua se ajo vizitonte shtëpinë e viktimës gjatë fëmijërisë së saj dhe herë pas here merrte mbështetje financiare. Në hetimin e tyre, policia u përqendrua në 27 prill 2006, kur telefoni i Akçay ishte i fikur.
    Të dhënat e telekomunikacionit treguan se atë ditë katër të arrestuarit po lëviznin në koordinim: Esin B., profesori i kimisë Erdogan Y., shoqja e saj Zemçi S., dhe i afërmi Hakan D. Pas përfundimit të hetimit, ekipet nga Zyra e Personave të Zhdukur e policisë turke nisën një operacion për të arrestuar të dyshuarit, i cili u zhvillua më 24 nëntor në Stamboll dhe Gaziantep.
    Rrëfimi i autores: Më kërcënoi dhe donte të më mbyste!
    Ndërsa të arrestuarit fillimisht mohuan çdo përfshirje, oficerët e policisë më vonë i morën rrëfimin Esinit.
    “Hikmeti ishte mësuesi im i matematikës në shkollën e mesme. Kishim një marrëdhënie të mirë dhe ai kujdesej për familjen time. Meqenëse nuk ishim mirë financiarisht, ai na ndihmonte herë pas here financiarisht”.

     
    Esin B., e cila deklaroi se nuk e humbi kurrë kontaktin me profesorin e saj, shtoi:
    “U pranova në programin e Mësimdhënies së Edukatës Fizike në Universitetin e Kocaelit. Vazhdova të flisja me të kur shkuam në universitet. Ndërkohë, ndërsa isha në shkollë të mesme, u dashurova edhe me mësuesin tim të kimisë, Erdogan G. Në fillim, meqenëse isha shumë e re, dashuria ime nuk u përgjigj. Megjithatë, kur fillova universitetin, u bëmë të dashuruar. Hikmeti u zemërua me mua kur dëgjoi se po dilja me dikë. Më kërcënoi, duke më thënë: ‘Çfarë po bën me burra të martuar? Do të të denoncoj te familja jote dhe këtë profesor te gruaja e tij’”.
    Esin më pas rrëfeu se vrasja ndodhi në shtëpinë e saj në Kocaeli, ku viktima e kishte vizituar.
    “Së pari, ai donte të vinte në shtëpinë time. Kur unë refuzova, u takuam në një qendër tregtare. U grindëm përsëri për të njëjtën çështje. Pastaj shkuam për pazar në qendër tregtare dhe pastaj shkuam në shtëpinë time. Kur mbërritëm në shtëpi, u grindëm përsëri. Gjatë asaj kohe, ai u përpoq të më mbyste. E shtyva. Ai ra përtokë dhe mbeti i palëvizshëm. Shkova në kuzhinë dhe mora një thikë. Po çmendesha. Nuk mbaj mend saktësisht çfarë bëra. Papritmas, kishte gjak kudo”.
    Më tej ka telefonuar edhe tre bashkëpunëtorët e saj për të zhdukur trupin dhe gjurmët.

  • Kush është Steve Witkoff, njeriu që Trump i besoi politikën e jashtme? Pse favorizon Putinin e jo Zelenskyn

    Kush është Steve Witkoff, njeriu që Trump i besoi politikën e jashtme? Pse favorizon Putinin e jo Zelenskyn

    I lindur në Long Island në një familje të klasës së mesme, Steve studioi juridik dhe filloi karrierën në biznes që në rininë e tij. Në vitet 80’ dhe 90’ u bë ndër ndërmjetësit më aktiv në zhvillimet e ndërtimit në New York
    Analizë nga Giuseppe Sarcina, Corriere Della Serra
    Steve Witkoff, 68 vjeç, është një biznesmen i pasur dhe i fuqishëm në fushën e pasurive të paluajtshme në New York. Ai nuk ka përvojë politike apo diplomatike, por është i njohur për aftësinë e tij për të negociuar marrëveshje të favorshme, pa u ndikuar nga parimet morale.
    I lindur në Long Island në një familje të klasës së mesme, Steve studioi juridik dhe filloi karrierën në biznes që në rininë e tij. Në vitet 80’ dhe 90’ u bë ndër ndërmjetësit më aktiv në zhvillimet e ndërtimit në New York.
    Ai filloi të ndërtonte dhe blinte ndërtesa në Manhattan, derisa takoi Donald Trump. Nga kjo njohje lindi një bashkëpunim i ngushtë, i bazuar në pragmatizëm dhe interes financiar.
    Kur Trump kandidoi për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Witkoff ishte një nga mbështetësit e tij financiarë. Ata kanë ruajtur marrëdhënie të ngushta gjatë dekadave, duke luajtur golf dhe duke bashkëpunuar edhe në projekte biznesi, si krijimi në 2024 i kompanisë World Liberty Financial për kriptovalutat.
    Pasi Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, ai i besoi Witkoff-it politikën e jashtme amerikane, duke i dhënë përgjegjësinë për çështje të rëndësishme, nga Lindja e Mesme deri në Ukrainë. Pikërisht këtu, u shfaq plani i tij për paqen në Ukrainë, një plan me 28 pika.
    Witkoff favorizoi Rusinë dhe Putinin, duke i dhënë atij përparësi pothuajse në të gjitha kërkesat, ndërsa Zelensky u vendos në një pozicion të dobët dhe i kërkohet të pranojë humbje territori, të ulë numrin e ushtarëve dhe të heqë mundësinë e anëtarësimit të vendit në NATO. Putin, nga ana tjetër, rehabilitohet dhe merr mundësinë të ulet në tavolinën e G8.
    Për rindërtimin e Ukrainës, plani parashikon që Europa, veçanërisht Belgjika, të përdorë 100 miliardë dollarë të rezervave ruse për projekte në Ukrainë me fitime për SHBA-në. Po ashtu, 100 miliardë të tjerë do të përdoren për projekte të përbashkëta ruso-amerikane dhe Europa duhet të japë edhe 100 miliardë të tjera për rindërtimin.
    Një diplomat tha për Politico.eu se Witkoff duhet të konsultohet me një psikiatër, pasi ai vepron si çdo tregtar i zoti.
    Peshorja e marrëveshjes ka dy anë, njëra me shumë përfitime për Rusinë dhe tjetra vetëm premtime për Ukrainën. Ai gjithashtu ndërhyn edhe në çështje që nuk janë kompetencë e tij, si pranimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian.

  • Lindja e Mesme: Armëpushimi mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma në Gaza

    Lindja e Mesme: Armëpushimi mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma në Gaza

    Bota E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 10:37
    Armëpushimi në Lindjen e Mesme vijon, pavarësisht intensifikimit të sulmeve nga forcat izraelite (IDF) në Rripin e Gazës, që kanë shtuar tensionet në terren.
    Duke nisur nga sot, kalimi kufitar Zikim, që lidh Izraelin me Gazën veriore, është rihapur për hyrjen e ndihmave humanitare. Lajmi u konfirmua nga COGAT, organ i Ministrisë së Mbrojtjes izraelite për çështjet civile në territoret palestineze.

    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, theksoi rëndësinë e misionit UNIFIL në ruajtjen e stabilitetit në rajon:

    “UNIFIL është një shtyllë themelore për sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Lindjen e Mesme…”

    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, njoftoi në rrjetin X se kamionët italianë kanë hyrë në Gaza për të ofruar ndihma për civilët:
    “Italia do të vazhdojë të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme ata që ende vuajnë.”
    Në një zhvillim të rëndësishëm, Knesseti ka votuar për herë të parë pro vendosjes së dënimit me vdekje për terroristët, një vendim që pritet të shkaktojë debat të fortë brenda dhe jashtë vendit, në një moment delikat diplomatik dhe humanitar.

  • Armëpushimi në Lindjen e Mesme vijon mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma humanitare në Gaza

    Armëpushimi në Lindjen e Mesme vijon mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma humanitare në Gaza

    Armëpushimi në Lindjen e Mesme po mbahet, edhe pse sulmet e vazhdueshme të forcave izraelite (IDF) në Gaza kanë rritur tensionet në terren.

    Duke nisur nga sot, kalimi kufitar Zikim, që lidh Izraelin me Gazën veriore, do të rihapet për hyrjen e ndihmave humanitare në Rrip. Lajmi u konfirmua nga COGAT, organ i Ministrisë së Mbrojtjes izraelite që merret me çështjet civile në territoret palestineze.
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka komentuar situatën duke theksuar rolin jetik të misionit UNIFIL në ruajtjen e stabilitetit rajonal. “Misioni UNIFIL është një shtyllë themelore për sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Lindjen e Mesme. Për këtë arsye, duhet vlerësuar me kujdes mënyra dhe koha e një tërheqjeje të mundshme, ose alternativisht garantimi i një pranie të re dhe më të fortë ndërkombëtare që të vazhdojë trashëgiminë e tij”, deklaroi ai.
    Krahas kësaj, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, njoftoi në rrjetin X se kamionët italianë tashmë kanë hyrë në Gaza për të ofruar ndihma për civilët. “Italia do të vazhdojë të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme ata që ende vuajnë,” shkroi ai.
    Në Izrael, ndërkohë, skena politike ka marrë një kthesë të rëndësishme. Knesseti votoi për herë të parë pro vendosjes së dënimit me vdekje për terroristët, një hap që pritet të ndezë debate të forta brenda dhe jashtë vendit, në një moment kur rajoni ndodhet nën presion të madh diplomatik dhe humanitar.
    Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet e ditëve në vijim.

    Top Channel

  • Diplomatët më të lartë të Lindjes së Mesme do të takohen në Stamboll për bisedime në Gaza

    Diplomatët më të lartë të Lindjes së Mesme do të takohen në Stamboll për bisedime në Gaza

    Ministrat e jashtëm nga disa vende të Lindjes së Mesme pritet të takohen në Stamboll të hënën për të diskutuar hapat e mundshëm të mëtejshëm në procesin e paqes në Gaza, sipas ministrit të jashtëm turk, Hakan Fidan.

    Takimi do të bashkojë ministrat nga tetë vendet që morën pjesë në bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u tha Fidan i Turqisë gazetarëve të premten në Ankara.

    Deri më tani nuk ka pasur konfirmim të takimit nga këto vende.

    Diskutimet e mëparshme në Nju Jork përfshinin përfaqësues nga Turqia, Katari, Arabia Saudite, Indonezia, Pakistani, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania.

    Një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-të midis Izraelit dhe organizatës militante palestineze Hamas mbetet i brishtë. Zbatimi i fazave të ardhshme të procesit të paqes – përfshirë çarmatimin e Hamasit – mbetet i pasigurt./DPA News.

  • “Dritë dhe Errësirë: Evropa e errët mesjetare dhe lulëzimi në Lindjen e Mesme gjatë periudhës islame

    “Dritë dhe Errësirë: Evropa e errët mesjetare dhe lulëzimi në Lindjen e Mesme gjatë periudhës islame

    Në historiografinë perëndimore, periudha e Mesjetës shpesh është portretizuar si një epokë e errët, e karakterizuar nga rënia e qytetërimit romak dhe stagnimi intelektual. Në kontrast, Lindja e Mesme gjatë periudhës islame (shek. 8–13) ka njohur një lulëzim të jashtëzakonshëm në shkencë, filozofi dhe kulturë. Ky artikull synon të ofrojë një krahasim akademik të këtyre dy periudhave, duke analizuar arritjet dhe kufizimet e secilës.

    1. Shkenca dhe Filozofia:

    Mesjeta Evropiane: Përkundër zhvillimeve të kufizuara shkencore, disa institucione si Universiteti i Salernit dhe shkolla e Toledo-s shërbyen si pika lidhëse për përkthimin e veprave klasike greko-romake dhe arabë në latinisht, duke kontribuar në ringjalljen e dijes në Evropë.

    Lindja e Mesme Islame: Shkencëtarët si Al-Khwarizmi (algebra), Ibn Sina (mjekësi), dhe Ibn al-Haytham (optikë) zhvilluan fusha të reja të dijes, duke përdorur metoda empirike dhe logjike. Përkthimi i veprave greke dhe indiane në arabisht dhe më pas në latinisht luajti një rol kyç në transmetimin e dijes në Evropë ejhps.journals.ekb.eg.

    2. Ekonomia dhe Bujqësia:

    Mesjeta Evropiane: Sistemi feudal kufizoi zhvillimin ekonomik, ndërsa bujqësia mbeti në nivele të ulëta produktiviteti.

    Lindja e Mesme Islame: Revolucioni bujqësor arab përmirësoi teknikat e ujitjes dhe kultivimin e kulturave të reja si agrumet dhe orizi, duke rritur produktivitetin dhe mbështetur rritjen e popullsisë dhe urbanizimin Wikipedia.

    3. Shkollat dhe Arsimi:

    Mesjeta Evropiane: Arsimi ishte i kufizuar dhe shpesh i kontrolluar nga kisha, me një fokus të ngushtë në teologji.

    Lindja e Mesme Islame: Institucionet si madrasa ofronin një arsimi të gjerë që përfshinte shkenca, filozofi dhe letërsi. Shkollat e famshme si ato në Bagdad dhe Kordobë ishin qendra të njohura të dijes.

    4. Toleranca dhe Bashkëjetesa:

    Mesjeta Evropiane: Periudha ishte e shënuar nga konflikte fetare dhe mungesë tolerancë, siç tregohet nga Inkuizicioni dhe Luftërat e Shenjta.

    Lindja e Mesme Islame: Shumë qytete ishin të njohura për bashkëjetesën e besimeve të ndryshme, siç ishte rasti në Kordobë, ku myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë jetonin së bashku dhe kontribuan në zhvillimin e kulturës dhe shkencës.

    5. Trashëgimia dhe Ndikimi:

    Mesjeta Evropiane: Përkundër kufizimeve, periudha e Mesjetës shënoi fillimin e Rilindjes, me ringjalljen e interesit për artet dhe shkencat klasike.

    Lindja e Mesme Islame: Lulëzimi i dijes në Lindjen e Mesme ka pasur një ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin e shkencës dhe filozofisë perëndimore, duke kontribuar në Rilindjen Evropiane dhe më tej në Revolucionin Shkencor.

    Përfundim:

    Ndërsa Mesjeta Evropiane shpesh është parë si një periudhë e errët e zhvillimit intelektual, ajo ka shënuar fillimin e ringjalljes së dijes dhe kulturës. Nga ana tjetër, Lindja e Mesme Islame ka qenë një qendër e dritës dhe dijes, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e shkencës, filozofisë dhe kulturës. Krahasimi i këtyre dy periudhave tregon se zhvillimi intelektual është i ndikuar nga një mori faktorësh, përfshirë mjedisin politik, ekonomik dhe kulturor.

  • Shkenca përmbys mitin e rinisë: inteligjenca kulmon në moshën e mesme

    Shkenca përmbys mitin e rinisë: inteligjenca kulmon në moshën e mesme

    Një studim i fundit ka hedhur poshtë idenë tradicionale se rinia është periudha më e fortë mendërisht në jetën e njeriut. Sipas “Science Alert”, mosha më e zgjuar në jetë në fakt arrin kulmin midis moshës 55 dhe 60 vjeç, jo në të 20-at siç është menduar shpesh.

    Studiuesit theksojnë se edhe pse aftësitë njohëse bazë, si kujtesa apo shpejtësia e përpunimit të informacionit, janë më të forta gjatë moshës së re, funksionimi i përgjithshëm psikologjik dhe emocional vazhdon të përmirësohet me kalimin e viteve.

    Në këtë kërkim gjithëpërfshirës, që analizoi 16 tipare të ndryshme përgjatë gjithë jetës, u zbulua se elementë si inteligjenca emocionale, ndërgjegjja dhe rezistenca ndaj paragjykimeve njohëse jo vetëm që mbeten të qëndrueshme, por shpesh forcohen me moshën.

    Për shembull, ndërgjegjja, që lidhet me besueshmërinë dhe aftësinë për t’u fokusuar, arrin kulmin rreth moshës 65 vjeç, ndërsa stabiliteti emocional vijon të rritet deri në mesin e të 70-ave. Edhe arsyetimi moral dhe aftësia për të shmangur kurthe mendore si paragjykimi i konfirmimit përmirësohen me kalimin e viteve.

    Kur studiuesit kombinuan të gjitha këto tipare në një indeks të përgjithshëm të performancës mendore, rezultoi se mosha e mesme është periudha më e fortë e trurit, disa dekada pas asaj që shoqëria e konsideron shpesh “faza e rënies”.

    Ky zbulim ofron një këndvështrim të ri për rolin e moshës së mesme në shoqëri, duke sugjeruar se njerëzit midis 50 dhe 60 vjeç janë shpesh në formën më të mirë për zgjidhjen e problemeve komplekse, udhëheqje dhe vendimmarrje të mençur, një kujtesë se mençuria e vërtetë shpesh vjen me përvojën, jo me vitet e pakta.

  • Meloni: Njohim Palestinën vetëm nëse Hamasi çarmatoset

    Meloni: Njohim Palestinën vetëm nëse Hamasi çarmatoset

    Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 21:38
    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se për paqen në Lindjen e Mesme, Hamasi duhet të pranojë se nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen kalimtare dhe në shtetin e ardhshëm palestinez. Po ashtu Meloni shton se Hamasi duhet të çarmatoset për të parandaluar që të vazhdojë të përbëjë një kërcënim për stabilitetin rajonal.
    ”Këto janë parakushtet e nevojshme për njohjen e Shtetit të Palestinës nga Italia edhe nga ky Parlament. Qeveria është e gatshme të veprojë në përputhje me rrethanat sapo të përmbushen këto kushte.

    Marrëveshja e fundit mbi planin njëzet pikësh të paraqitur nga presidenti Donald Trump dhe të nënshkruar në Sharm el-Sheikh mbi krizën e Lindjes së Mesme përfaqësoi një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv dhe konkret dhe është fryt i një pune të gjatë dhe komplekse diplomatike në të cilën Italia kontribuoi me këmbëngulje dhe pragmatizëm.

    Jemi thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë ndërmjetësve për përpjekjet diplomatike që e bënë të mundur këtë hap të rëndësishëm përpara. Po i referohem qeverive të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, por po i referohem veçanërisht presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili i ka kushtuar energji të jashtëzakonshme arritjes së asaj që është një sukses i padiskutueshëm”,-tha Meloni.