Tag: mesjetar

  • “Zakoniku” i Dushanit, gurthemel i mashtrimeve të historiografisë serbe 

    “Zakoniku” i Dushanit, gurthemel i mashtrimeve të historiografisë serbe 

    Nga Jusuf Buxhovi

    Ndonëse rënia e ish-Jugosllavisë, me shfaqjen e shteteve të pavarur: Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Kosovës,  ndryshoi realitetet shtetërore, me çka te shumë nga këta popuj filloi edhe dekonspirimi i “amzës së jugosllavizmit” të mbështetur mbi platformën e “Naçertanjes” së Garashaninit, megjithatë, te shqiptarët, në të dy anët e kufirit, në masë të madhe vazhdon diktati i historiografisë serbomadhe, që  me riaktivizimin e sintagmës së “botës serbe”, po mban peng politikisht  dhe kulturalisht Kosovën.

    Shthurja e Bizantit me anën e formacioneve të tjera autonome shoqërore dhe politike (feudeve, zhupanive dhe dinastive), siç ishin edhe “Despotati i Epirit”, “Despotati i Artës”dhe “Regnum Albaniae” e vitit 1272-1296  dhe të tjerave deri në shekullin XV kur do të marrë fund kjo perandori, në ato rrethana dramatike dhe fare të paqëndrueshme për nga realitetet shoqërore dhe politike, nxori në pah në njërën anë faktorët vendorë mbi të cilët perceptoheshin po edhe ndërtoheshin interesat e Lindjes dhe të Perëndimit për ndikim sa më të madh, kryesisht me anën e faktorit kishë, siç ishte rasti me Perandorinë Katolike të Kostandinopojës pas Kryqëzatës së katërt më 1204-1264 dhe të “Despotatit të Epirit”, dhe në tjetrën anë, pretenduesit për fronin e Bizantit, ndër të cilët duhet dalluar dinastinë Nemanjane të Rashës, e cila gjatë kohë së Stefan Dushanit (1331-1355) ia doli që të jetë forca kryesore e Bizantit, që u quajt edhe “Illyricum Magnum”.

    Natyrisht se faktori Rashë, i parë në përputhje me realitetet e kohës dhe jashtë interpretimeve dhe përvetësimeve, nga ato që do t’i bëhen nga ana e historiografisë serbe, asaj ruse dhe shkollës së sllavistëve të Vjenës në shekullin XIX,  e nxjerr atë nga pengu i këtij keqinterpretimi, pra i përvetësimit joshkencor, siç është paraqitja e saj “themel i shtetit mesjetar serb” dhe,  po ashtu, ia merr të drejtën Kishës Ortodokse Serbe, që të përvetësojë krishterimin ortodoks me liturgji të sllavishtes së vjetër kishtare. Jashtë këtyre përvetësimeve antihistorike, Rashës dhe dinastisë Nemanjane, i kthehet pamja e saj historike me faktorët shoqërorë, politikë nga antikiteti (origjina tribale) si dhe roli i saj në hapësirën e Dardanisë, atë të Maqedonisë dhe të Epirit  si forcë hegjemone në zhvillimet që e përcollën Bizantin nga shekulli XII-XV kur do të shembet përfundimisht.

     Vendosja e shtetit mesjetar serb mbi dihominë e faktorëve joshkencorë: kishë-komb – duke u injoruar bërthama sllave nga shfaqja e saj e deri te shtrirja, që më së paku lidhet me  gjeografinë historike të tyre siç paraqitet nga serbët dhe, njëherësh duke u përvetësuar sllavizmi si konglomerat etnik dhe, duke u konvertuar popujt antikë tribalët, dardanët, keltët dhe të tjerët në serbë në përputhje me fantazinë e Priftit të Duklës nga “Gesta Regnum Sclavorum” (Kralevstvo slovena) e Orbinit – paraqet spektrin argumentues të rrëzimit të falsifikimeve, që për një kohë të gjatë, edhe janë pranuar, nga shkaku se ka munguar qasja kritike  dhe objektive shkencore ndaj tyre.

    Për t’u argumentuar këto shtrembërime, mistifikime,  përvetësime dhe falsifikime ndër më të ndryshmet mbi bazat e një platforme shtetmadhe  dhe ideologjie hegjemoniste sllavo-ortodokse, që u shfaqen nga “Naçertanja” e vitit 1844 e deri te programet e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të viteve 1937, 1944 dhe së fundit të viti 1986, përqendrimi bie mbi  pasqyrimin  e falsifikimit të  dokumenteve mesjetare nga ana e Kishës Ortodokse Serbe në përputhje me konceptet shtetmëdha dhe ato hegjemoniste të projektuara në Rusi  nga  mesi i shekullit XVIII, me ç’rast pikënisje janë ato të autorëve bizantinë, pastaj literatura hagjiografike me theks të veçantë te përpjekjet që dinastia e Nemanjajve dhe Rasha të nxirret  “themel i shtetit mesjetar serb” jashtë konteksteve kohore dhe jashtë raporteve shoqërore dhe politike të atyre rrethanave, ndërsa kisha e Rashës  gjoja me autoqefali nga mesjeta.

    Ndonëse ishte fjala për një shkëputje të përkohshme nga Peshkopata e Ohrit, së cilës do t’i bashkëngjitet pas pak, së cilës madje  i atribuohet liturgjia në gjuhën serbe, edhe pse dihet se ajo ishte një gjuhë kishtare e vjetër (amalgam midis sllavishtes dhe bullgarishtes), ngaqë gjuhë serbe  do të ketë  në gjysmën e dytë të shekullit XIX  pasi do ta formojë V. Karaxhiçi me ndihmën e shkollës sllaviste të Vjenës. Të kësaj natyre janë edhe shumë nga “monografitë” për jetën kishtare serbe si dhe jetëshkrimet rreth jetës dhe veprës së dinastisë Nemanja, të rishkruara ose të falsifikuara, gjithnjë me arsyetimet joshkencore “të përpunimit të tyre”, në përputhje me qëndrimet hegjemoniste.

    Ndër këto rrëfime të mbështetura në hagjiografi (literaturë kishtare, bien në sy botimet “Sveti Sava – Sabrana Dela” të botuara nga T. Jovanoviç, Beograd 1998, “Stevan Prvovenčani – Sabrana dela”, nga Georgievski – Jovanović, pastaj “Živopis Svetog Save” nga Teodosije Hilan-darski si dhe vepra e Konstantin Filozofit “Povest slovina – Žitije despota Sre-fana Lararevića“, Beograd 1989, me ç’rast pranohet që ato janë të sajuara në Odesë në shekullin XVIII sipas disa rrëfimeve të priftërinjve të atjeshëm.

    Ngjashëm ndodh edhe me veprën “emblematike” të S. Novakoviçit “Zakonik Cara Dušana, cara srpskog 1349-1354”, Beograd 1870, në parathënien e së cilës pranohet se “Kanuni mesjetar nuk ekziston, por ai është arrnuar nga rrëfimet në shekullin XIX në Prizren dhe rrethinë si dhe nga disa tekste nga kishat në Vllahi dhe Rusi (Peterburg), të cilat i ka ndërlidhë Shafariku në Vjenë më 1859.

    Mënyra si është ngritur kjo vepër deri te shkalla e “testamentit” shtetëror dhe juridik të “Perandorisë” së Stefan Dushanit në shërbim të krijimit të platformës ideologjike dhe politike të shtetit mesjetar serb për nevoja politike në shekullin XIX, që do t’i paraprijnë atij në hartën politike të Evropës të pranuar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, përkthimi në disa gjuhë dhe shpërndarja nëpër qendrat kryesore evropiane, tregon më së miri për ndërlidhjen e shumë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në konstruktimin e tij me anën e sajimit të dokumenteve gjoja të shkapërderdhura pa kredibilitet shkencor. Kjo formë e arnimit të “dokumenteve” të “strukur” nëpër kisha dhe biblioteka, “të harruara” pasqyrohet më së miri në veprën e Novakoviçit. Autori, megjithatë, duke dëshiruar që të tregojë “për vjetërsinë” e kësaj vepre, që e ka të qartë se mungon, mbështetet mbi disa shtresime të sajimeve dhe përpunimeve të teksteve që kanë për qëllim “nxjerrjen në dritë” të “dokumenteve autentike” me anën e ndërtimit “të pjesëve të humbura”!?

    Siç është thënë edhe më herët, bazë e kësaj pune kanë shërbyer punëtoritë e kishave të ndryshme, në radhë të parë atyre në Hilandar dhe të tjerave në Rusi, për t’i shpërndarë dokumentet e përpunuara dhe të retushuara në Vjenë, te shkolla e njohur e sllavistëve, prej nga pastaj “dokumentet meritore” janë trajtuar nga studiuesit e ndryshëm për t’u krijuar “dosjet” si “Monumenta slavica” e të tjera, me të cilat janë ushqyer historitë e serbëve, të bullgarëve, të rusëve me “dokumente autentike”.

    Autori i “Zakonikut”, në parathenie, zbulon teknologjinë dhe infrastrukturën e përpunimit dhe të falsifikimit të dokumenteve kur merret me “historikun” e “Zakonikut”, që doemos lidhet me Vjenën dhe punën e studiuesve të atjeshëm, në radhë të parë të atyre sllavë ose serbë.  Kështu, pikënisja e “Zakonikut” fillon te J. Rajiç, më 1859 te botimi “Istorie slovenskoh narodie”, për t’u bartur pastaj te Mikloshiçi, i cili do ta paraqesë në gjuhën gjermane “Lex Stepani Dušani”, Vjenë 1856, prej nga pastaj do t’i bjerë në dorë P. J. Schafarikut, i cili do ta përfshijë në librin “Pomatky drevnioh pismenietvi Jihostovanie”, në Pragë, 1860. Schafarik, tekstin nuk e dha në mënyrë integrale, meqë ai nuk ekzistonte, por e parashtroi në 9 dorëshkrime të ndryshme me pretendimin se ato “janë pjesëza të zbuluara në manastire të ndryshëm” (Ravanicë, Rudnik, Kazan etj.) gjoja nga ato të vitit 1350 e deri në vitin 1700, e ku vend të rëndësishëm zë teksti nga Petërburgu i N. Nadežnjev, që njihet nga manastiri Bistrica i Vllahisë. Këto tekste, as gjuhësisht e as përmbajtësisht, nuk formojnë tërësinë e një kanuni, gjë që e pranon edhe Shafariku.

    Por Novakoviç, në botimin e tij, copëzat e Shafarikut i ndërlidh me dy tekste “autentike” nga shekulli XIX. Njëri nga Struga, i mbledhur nga një prift rus dhe tjetri nga Prizreni, po ashtu i mbledhur nga një prift i quajtur Sime. Tekstin nga Prizreni, gjoja nga shekulli XV, në Beograd e dërgoi mësuesi nga Smedereva, Nikolla Maslin, prej nga ai i përpunuar në Vjenë, iu dorëzua Novakoviçit që ta nxjerrë në dritë. Natyrisht Novakoviçi u përpoq që “kredibilitetin” dokumentues të veprës ta pasqyrojë me tekstet e Schafarikut në sllavishten e vjetër kishtare me atë serbe. Në parathënie Novakoviç shpjegon origjinën e teksteve dhe mbledhjen e tyre nga dora në dorë, që sipas tij, plotësojnë Kanunin dhe frymën e tij. Kështu, 165 fletët (listina), vijnë nga 16 mbledhës të ndryshëm, të cilëve nuk u dihen emrat, pos që thuhet se një pjesë e madhe e tyre janë rishkruar nga 6 klerikë dhe dy xhakonë në Prizren. 

    Meqë botimi i parë i vitit 1870, ishte me shumë shpërputhje dhe si i tillë nuk i plotësonte sa duhet kriteret themelore për t’u marrë seriozisht, Novakoviçi, pasi që të jetë emëruar kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe në viti 1886, paraqitet me versionin e dytë “të plotësuar” të “Kanunit” me disa copëza të “rizbuluara” të versionit të “Kanunit” të Strugës nga shekulli XIV dhe të Prizrenit nga shekulli XV. Aty përfshihen 106 nene, të cilat nuk paraqesin tjetër pos një bartje (kopjim) të drejtpërdrejt të akteve ligjore kishtare të Bizantit (Homokanon), të cilat, ishin një pjesë e të Drejtës romake-bizantine në përputhje me Kodin e Justinianit, por që rregullonin çështjet pronësore në raportet e kishës me Perandorinë, ku ajo ishte pjesëmarrëse në administrimin e pronave kishtare dhe atyre vendore. Këtyre neneve nga Kodi bizantin do t’u shtohen edhe pjesët e tjera, ku amputohen raportet me ritet kishtare (me katolikët) e ku shfaqen edhe disa dekrete me të cilat përcaktohen sjelljet e kishave, e ku nuk mungojnë edhe regjistrat rreth pasqyrës demografike të popullatës ku, krahas popullatës shumicë “serbe”, si pakicë, shfaqen “katunet arbanase” (arbanaski katuni) dhe “katunet vllehe” (vlaski katuni).

    Nuk është për t’u habitur skenari i “pasqyrës demografike” të popullatë së “Perandorisë së Dushanit”, ku asokohe nuk ka pasë përkatësi kombëtare pos kishtare: e ritit ortodoks (me gjuhën e liturgjisë kishtare sllaviste e vjetër dhe greqishte) dhe   e ritit latin (me gjuhën e liturgjisë kishtare latinishte). Por, është për t’u habitur, që ky konstrukt antihistorik dhe antishkencor, i sajuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe historiografia serbe e shekullit XIX për qëllime hegjemoniste, është pranuar “si e vërtetë shkencore” dhe thuajse u ka shërbyer që të gjitha dizajnimeve të raporteve gjoja kombëtare në shtetin e imagjinuar mesjetar serb, ku ka pasë edhe disa “katune arbanase” (katolike) dhe vllehe!? Kështu, ky diktat i falsifikuar i të ashtuquajturit “shtet mesjetar serb”, në saje të “verifikimit” nga historianët, linguistët, etnografët e shkollës së sllavistëve të njohur të Vjenës, është pranuar te një pjesë e mirë e historiografisë botërore për t’u bartur edhe te ajo ideologjike e ish-Jugosllavisë, gjë që si e tillë, do të kopjohet e plotë edhe nga historianët shqiptarë (në të dy anët e kufirit).

    Ndonëse rënia e ish-Jugosllavisë, me shfaqjen e   shteteve të pavarur: Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Kosovës,  ndryshoi realitetet shtetërore, me çka te shumë nga këta popuj filloi edhe dekonspirimi i “amzës së jugosllavizmit” të mbështetur mbi platformën e “Naçertanjes” së Garashaninit dhe epiqendrën e saj “historike” – Mbretërinë Mesjetare të Dushanit, megjithatë, te shqiptarët, në të dy anët e kufirit, në masë të madhe vazhdon diktati i historiografisë serbomadhe, diktat ky që  me riaktivizimin e sintagmës së “Botës serbe”, po mban peng politikisht  dhe kulturalisht Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

    Andaj, institucioneve shkencore akademike në Shqipëri dhe Kosovë, u bie barra që të ndërmarrin hapa të organizuar hulumtues-shkencorë për t’u liruar nga diktati i falsifikimeve të historiografisë hegjemoniste serbe. Ndonëse kjo, bazuar në qindra vepra të kësaj natyre të krijuara nga Akademia Serbe e Shkencave gjatë shekullit të fundit, nuk është punë e lehtë, megjithatë hartimi i një platforme të qartë të rishikimit të historisë në përputhje me të vërtetën shkencore, është i domosdoshëm.

    (Shkëputje nga “Dardania – Antika, Mesjeta”, botuar nga “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing”, Houston 2020)

    © Jusuf Buxhovi

  • Manastiret dhe kishat antike e mesjetare në trojet etnike shqiptare, ilire-dardane-arbërore, nuk mund të jenë pjesë e trashëgimisë kulturore e historike serbe

    Manastiret dhe kishat antike e mesjetare në trojet etnike shqiptare, ilire-dardane-arbërore, nuk mund të jenë pjesë e trashëgimisë kulturore e historike serbe

    Abdulla Mehmeti

    Shpalime historie

    MANASTIRET DHE KISHAT ANTIKE E MESJETARE NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE, ILIRE-DARDANE-ARBËRORE, NUK MUND TË JENË PJESË E TRASHËGIMISË KULTURORE E HISTORIKE SERBE

    (Territori nën juridiksionin e Patrikanës së Pejës përputhet plotësisht me territorin e shtetit të Rasisë/Rasha të Mesjetës.)

    E para, sepse shumica e tyre janë rindërtuar mbi themelet e kishave të lashta ilire-dardane, shumë para dyndjes së sllavëve në këto hapësira të Ilirikut.

    E dyta, se ato nuk janë themeluar nga serbët dhe nuk janë ruajtur e mbrojtur nga shkatërrimet prej luftërave dhe plaçitjeve gjatë shekujve.

    E treta, territori i këtyre kishave dhe manastireve nuk kanë qenë pjesë e Principatës së Serbisë të krijuar në shekullin e 19-të, ndërsa ekzistenca kinse e ndonjë “shteti serb mesjetar”, duke falsifikuar dhe përvetësuar historinë e principatave dhe shtetit mesjetar të Rasisë (Rasha-Racha) dardane, është një trillim i propagandës sllavomadhe gjatë dy shekujve të fundit.

    E katërta, për aq më tepër kur edhe shkenca dhe historiografia zyrtare serbe është luhatur e përpëlitur deri më sot mes shumë tezave e teorive për prejardhjen (etnogjenezën) e popullit serb, nga ajo sllave, persiane, hebreje, ilire etj.

    E pesta, deri në pushtimin e dhunshëm ushtarak dhe politik të territoreve etnike shqiptare nën Perandorinë Osmane, ku ndodhen këto kisha dhe manastire, nga viti 1878, 1913 dhe 1945, të gjitha kishat dhe manastiret në territorin e Serbisë së sotme, Malin e Zi, Maqedoni, Bosnje dhe më gjerë, kanë qenë të shqiptarëve të krishterë, ku kanë mundur t’i kryejnë lutjet, ceremonitë dhe shërbimet e tyre fetare edhe besimtarët me përkatësi të tjera etnike, serbët, vllahët, bullgarët etj.

    E gjashta, se Patrikana e Pejës, nga fillimet e saj, sidomos gjatë shekujve 16-të dhe 17-të (shikojeni në hartë) ka qenë me shtrirje shumë më të gjerë se kufitë e principatave dhe shtete të asaj kohe, që përfshijnë territore të shteteve të sotme, Maqedonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Kroacisë, Bosnjes, Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

    E shtata, krijimi i Patrikanës së Pejës, me pavarësimin (shkëputjen) e saj nga Patrikana e Ohrit, ka qenë më tepër me motive politike se sa fetare (për interesa shtetërore), siç ka qenë edhe formimi i shtetit mesjetar të Rasisë, i Stefan Dushmanit-Nemanjës, më vonë edhe i Perandorisë së Ilirikut të Madh-Magnum Illyricum, shtetit mesjetar të shqiptarëve, bullgarëve, grekëve, sllavëve, të cilët më vonë janë identifikuar si serbë, etj.); për shtritjen e ndikimit dhe forcimin e Perandorisë Romake Lindore në Evropë, përhapjen e besimit të krishterë të ritit ortodoks ndër popuj të tjerë, kundër përhapjes së katolicizmit dhe forcimit të Romës Perëndimore, si dhe për pengimin e luftimin e lëvizjes Bogomile në këto hapësira.

    Të dhëna dhe hollësi të tjera, në bazë të burimeve historike relevante nuk paraqesim me këtë rast, për shkak të natyrës së mediumit ku publikohet ky shkrim.

    (5. XI. 2022)

  • Ikonat shqiptare udhëtojnë drejt Francës, mbi 45 vepra të MKAM do të prezantohen për publikun francez

    Ikonat shqiptare udhëtojnë drejt Francës, mbi 45 vepra të MKAM do të prezantohen për publikun francez

    Nga Julia Vrapi
    Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të ekspozohen për publikun francez. Ekspozita pritet që të hapet gjatë vitit që vjen, ndërsa cilësohet unike për përmbajtjen e saj me ikonat, që janë pjesë e koleksionit të MKAM. Ekspozita pritet që të hapet për publikun në qytetin francez Chambery, por do të vijojë më pas edhe në një qytet tjetër. Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit shprehet se ekspozita do të hapet në muzeun e qytetit Chambery. “Ikonat shqiptare udhëtojnë drejt Francës! Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar”, thuhet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Me një fond prej mbi 8200 objektesh muzeale, prej të cilave 6400 janë ikona, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në qytetin e Korçës siç është bërë me dije më parë edhe nga institucionet është edhe muzeu me koleksionin më të madh të ikonave në botë, një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare. MEKI bën me dije se ekspozita me mbi 45 vepra ikonografike të këtij muzeu do të qëndrojë në Chambery deri në tetor 2026. “Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga maji deri në tetor 2026 në qytetin historik të Chambéry, për t’u zhvendosur më pas në një tjetër qytet francez deri në mars 2027”, thuhet nga MEKI. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë një nga destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, i cili ruan, konservon dhe ekspozon numrin më të lartë në botë të veprave ikonografike më herët këtë vit shënoi dhe 45-vjetorin e tij. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë u hap në vitin 1980.
    Projekti pjesë e bashkëpunimit kulturor
    Ky projekt ku mbi 45 vepra të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të prezantohen për publikun francez është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe do të përfshihet gjithashtu në komitetin shkencor francez, duke thelluar shkëmbimin mes institucioneve muzeale të të dy vendeve. MEKI shprehet se është një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar, që afirmon Korçën si një qendër kyçe të artit mesjetar në Europën Juglindore. Çdo ikonë apo objekt muzeal i nënshtrohet restaurimit dhe konsolidimit përpara se të ekspozohet në MKAM. Sipas një programi të hartuar çdo fillim viti, në Laboratorin e Restaurimit dhe Konservimit të këtij muzeu restaurohen çdo vit ikona. Fondi i tij ka objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shekullin XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shekullit XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi, etj.

  • Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

    Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

    Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery në Francë.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja deklaroi se “ekspozita unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, ku ikonat e përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar”.

    Gonxhja thekson se ky projekt është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe do të përfshihet gjithashtu në Komitetin Shkencor Francez, duke thelluar shkëmbimin mes institucioneve muzeale të të dy vendeve.

    Ai shton se ekspozita mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar, që afirmon Korçën si një qendër kyçe të artit mesjetar në Europën Juglindore.

    Me një fond prej mbi 8200 objektesh muzeale, prej të cilave 6400 janë ikona, MKAM është muzeu me koleksionin më të madh të ikonave në botë, një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Momentet e fundit të Ozzy Osbourne/ U përpoqën ta shpëtonin me orë të tëra, një helikopter me mjekë u ul në rezidencën e tij!

  • Ikonat shqiptare “udhëtojnë” drejt Francës: Ekspozitë në Chambéry me veprat e Muzeut të Korçës

    Ikonat shqiptare “udhëtojnë” drejt Francës: Ekspozitë në Chambéry me veprat e Muzeut të Korçës

    Një ekspozitë e veçantë me vepra ikonografike shqiptare do të hapet vitin e ardhshëm në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, Francë, duke sjellë në vëmendje pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore për publikun ndërkombëtar.
    Përzgjedhja përfshin mbi 45 ikona të çmuara nga fondi i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, institucioni që zotëron koleksionin më të madh të ikonave në botë, me rreth 6 mijë e 400 të tilla në një fond të përgjithshëm prej mbi 8 mijë e 200 objektesh muzeale.
    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë lajmin në rrjetet sociale, duke e cilësuar ekspozitën si një hap domethënës drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar dhe afirmimit të Korçës si një qendër të rëndësishme të artit mesjetar në Evropën Juglindore.
    Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga maji deri në tetor të vitit 2026 në qytetin historik të Chambéry dhe më pas do të zhvendoset në një tjetër qendër ekspozimi në Francë, deri në mars 2027.
    Ky është një projekt që pritet të rrisë vëmendjen ndërkombëtare ndaj trashëgimisë shqiptare dhe të forcojë lidhjet kulturore me vendet e Europës Perëndimore.
    “Ky projekt është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe do të përfshihet gjithashtu në Komitetin Shkencor francez, duke thelluar shkëmbimin mes institucioneve muzeale të të dy vendeve. Një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar, që afirmon Korçën si një qendër kyçe të artit mesjetar në Europën Juglindore”, njoftoi Gonxhja në rrjetet sociale.

  • Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

    Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

    Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery në Francë.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se “ekspozita unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, ku ikonat e përzgjedhura nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë do të prezantohen për publikun francez dhe ndërkombëtar”.

    Gonxhja thekson se ky projekt është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe do të përfshihet gjithashtu në Komitetin Shkencor Francez, duke thelluar shkëmbimin mes institucioneve muzeale të të dy vendeve.

    Ai shton se ekspozita mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të artit shqiptar, që afirmon Korçën si një qendër kyçe të artit mesjetar në Europën Juglindore.

    Me një fond prej mbi 8200 objektesh muzeale, prej të cilave 6400 janë ikona, MKAM është muzeu me koleksionin më të madh të ikonave në botë, një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare.

    Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga maji deri në tetor të vitit 2026. Pas Chambery ekspozita do të zhvendoset në një tjetër qytet francez deri në mars 2027./atsh/

  • Ekspozita ‘Origjina dhe Artizanat’ hap dyert në Muzeun e Artit Mesjetar për një muaj

    Ekspozita ‘Origjina dhe Artizanat’ hap dyert në Muzeun e Artit Mesjetar për një muaj

    Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka çelur ekspozitën “Origjina dhe Artizanati” që vjen me një koleksion objektesh me vlerë të lartë historike e estetike, përfshirë punime prej metalesh të rralla dhe aliazhesh dekorative.Këto objekte, të cilat datojnë nga shekuj të ndryshëm, pasqyrojnë mjeshtërinë e artizanëve shqiptarë në punimin e metaleve dhe përdorimin e motiveve simbolike, të lidhura ngushtë me traditën kishtare dhe jetën shpirtërore të asaj kohe.“Janë objektet e metalit, të ndryshme, metale të çmuara por edhe aliazhe të ndryshme. Vijnë nga format religjioze deri tek ato të përdorimit të përditshëm apo ato të zbukurimit. Kemi përzgjedhur rreth 40 objekte të cilat janë të ekspozuara”, u shpreh Fjoralba Prifti, drejtoreshë e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë.

    Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë mbetet një nga pikat më të vizituara të rajonit dhe një destinacion i domosdoshëm për të gjithë ata që duan të prekin nga afër pasurinë shpirtërore dhe artistike të së kaluarës.“Numri më i lartë i vizitorëve është pikërisht në sezonin veror dhe vendin e parë si vizitorët më të dedikuar janë ato francezë”, tha Prifti.Ky Muze ka një fond të pasur prej gati 8 mijë objektesh të ndryshme, ku 6500 janë ikona, koleksion ky më i madhi në numër e më interesanti në vlera historike, fetare dhe artistike në Shqipëri e më gjerë, shkruan rtsh.

  • “I mungon kurora”, Rama me helikopter në Vlorë, ironizon Qori: O mbret mesjetar, merr edhe një shërbëtor për në tualet

    “I mungon kurora”, Rama me helikopter në Vlorë, ironizon Qori: O mbret mesjetar, merr edhe një shërbëtor për në tualet

    Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qori shkruan se Rama shkoi në Vlorë me helikopter në Vlorë që të mos bezdiset nga trafiku, ashtu siç sipas tij, shkon me chartera privat në vende të ndryshme të botës.
    Teksa e krahasoi Ramës me mbretërit mesjetar, Qori tha se kryeministrit i ka mbetur vetëm të marrë një shërbëtor që ta ndihmojë në punët e sikletshme të tualetit.
    Postimi i Arlind Qorit:
    Bredh me çarter privat nëpër botë. Në Vlorë shkon me helikopter që të mos e bezdisë trafiku. Tani i ka mbetur që, si mbretërit mesjetarë, të marrë një shërbëtor që e ndihmon në punët e sikletshme të tualetit.
     

  • Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, një tempull i artit dhe kujtesës që rrëfen përmes thesareve

    Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, një tempull i artit dhe kujtesës që rrëfen përmes thesareve

    Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në Shqipëri dhe një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë sonë historiko-artistike. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë vlerësime për këtë muze unik, duke e quajtur një pasuri kombëtare me rëndësi ndërballkanike.

    I hapur në vitin 1980, muzeu ndodhet në qytetin e Korçës, që njihet si djepi i kulturës shqiptare, dhe strehon një koleksion të jashtëzakonshëm të ikonografisë shqiptare nga shekulli i XIII deri në shekullin XIX. Kjo galeri përfaqëson jo vetëm një ekspozitë të pasur fetare, por edhe një rrëfim historik e shpirtëror për zhvillimin e artit në trojet shqiptare përgjatë shekujve.
    Ndër emrat më të njohur që përfaqësohen në muze është mjeshtri i madh Onufri, i cili solli në ikonografinë shqiptare një ngjyrë të veçantë të kuqe, tashmë e njohur si “e kuqja e Onufrit”. Po ashtu, gjejmë edhe vepra të bijve të tij, Nikolla dhe Joan, si dhe ikonografë të tjerë të shkollës së Korçës dhe Beratit.
    Muzeu përmban mbi 7000 objekte – përfshirë ikona, objekte liturgjike, fragmentë muralesh, dorëshkrime dhe artefakte të tjera – duke e renditur atë mes koleksioneve më të mëdha në Ballkan të artit bizantin dhe post-bizantin.
    Në postimin e tij, ministri Gonxhja thekson se ky muze nuk është vetëm një pikë referimi për artin mesjetar shqiptar, por edhe një destinacion ndërkombëtar për studiues, artistë dhe vizitorë që kërkojnë të kuptojnë më thellë lidhjen e shqiptarëve me shpirtëroren, estetikën dhe historinë. Ai ka ftuar publikun ta vizitojë këtë vend të veçantë dhe ta konsiderojë Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar jo vetëm si një institucion, por si një tempull të artit dhe kujtesës.
    Në funksion të promovimit të trashëgimisë kulturore, ky muze përfaqëson një urë mes të shkuarës shpirtërore dhe identitetit të sotëm shqiptar.
    Albert Vataj

  • Hamami mesjetar në Durrës! Hap dyert pas dekadash objekti mesjetar i trashëgimisë kulturore që u restaurua me mbështetjen e BE

    Hamami mesjetar në Durrës! Hap dyert pas dekadash objekti mesjetar i trashëgimisë kulturore që u restaurua me mbështetjen e BE

    Pas shumë dekadash qëndrimi mbyllur, Hamami Mesjetar i Durrësit hap për herë të parë dyert për vizitorët vendas e të huaj.

    Ky objekt i trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë u restaurua vjeshtën e kaluar me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes projektit EU4Culture.
    “Hapja e Hamamit për vizitorët është një ngjarje e rëndësishme për qytetin. Ky është një investim i rëndësishëm pas tërmetit të vitit 2019 dhe me këtë objekt plotësojmë një pjesë të munguar të mozaikut historik të Durrësit”-shprehet Alban Ramohitaj, Drejtor i Qendrës Muzeore Durrës.
    Me një arkitekturë të veçantë, Hamami vjen si një vlerë e shtuar për turizmin kulturor në qytetin bregdetar. Ndërkohë, edhe Muzeu Arkeologjik i Durrësit pritet të hapet së shpejti, por ende nuk ka një datë përfundimtare për çeljen e tij.
    “Muzeu Arkeologjik do të hapet shumë shpejt. Për herë të parë do të jenë të hapura të tre katet e tij, gjë që nuk ka ndodhur më parë.”
    Me një histori 3-mijëvjeçare, Durrësi ofron për vizitorët një trashëgimi të pasur kulturore. Përveç Amfiteatrit Antik dhe Torrës Veneciane, tashmë edhe Hamami Mesjetar i shtohet listës së objekteve të hapura për publikun. Në ambient të hapur vijon të jetë i shikueshëm edhe Forumi Bizantin, dëshmi të gjalla të qytetërimeve që kanë lënë gjurmë në qytetin antik.

    Top Channel