Ekspozita me libra dhe botime religjoze pjesë e fondit muzeal të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë u çel për publikun. Koleksioni i botimeve religjoze, dikur pjesë e kishave dhe katedraleve, u ekspozua për herë të parë në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.
Muzeu ka pjesë të koleksionit të tij 25 Ungjij të Shenjtë, të cilët ju përkasin kryesisht shek.18 – 20-të dhe shumë botime të tjera fetare si liturgji, psalme, revista, etj. Muzeu shprehet se në këtë ekspozitë janë përzgjedhur 18 Ungjij, nga të cilët 6 përkasin shekullit të 18- të, 5 prej tyre shek. të 19-të dhe 1(një) fillimshek.të 20- të, përkthyer në shqip nga Kostandin Kristoforidhi. Dy libra shërbesash të përkthyera nga Fan Noli, në 1909, dhe liturgji, psalme, revista të po kësaj periudhe në gjuhën shqipe. “Unik është Dhiata e Re, dhuratë për Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar nga familja e e ILIA PETRO BRATKO. Për shumë vite, gjatë kohës së diktaturës është mbajtur e fshehur në bodrumin e shtëpisë së tij. Ungjilli është botuar në vitin 1879 në Shtypronjën e A. X.
Bojadini, në Kostandinopojë. Kjo Dhiatë është e shkruar në dy gjuhë: në gjuhën greke dhe në gjuhën shqipe me alfabetin e Stambollit. Dhiata është botuar me leje të posaçme nga Ministria e Arsimit, Stamboll”, thuhet nga muzeu. Me vlerë të jashtëzakonshme është Ungjilli i Kishës së Ristozit, Mborje Korçë, botim i vitit 1737, si libri më i vjetër të koleksionit të MKAM. Gjithashtu ekspozohen edhe disa dhurata të tjera, kundrejt kishave apo dhe muzeut. Kjo ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar u çel në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore.
Tag: mesjetar
-

Libra dhe botime religjioze të fondit muzeal të MKAM ekspozohen për herë të parë
-

Koleksioni i botimeve religjoze, dikur pjesë e kishave dhe katedraleve do të ekspozohet për herë të parë në MKAM
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore organizon ekspozitën me libra dhe botime religjoze, pjesë e fondit muzeal të tij. Koleksioni i botimeve religjoze, dikur pjesë e kishave dhe katedraleve, do të ekspozohet për herë të parë në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar më 24 shtator në qytetin e Korçës.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar u hap në vitin 1980 dhe përmban një nga koleksionet më të mëdha në botë përsa i përket artit ikonografik, prej shekullit të 13-të deri në shekullin e 20-të. Në një material më parë, thuhej se qëllimi i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar është mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore dhe vlerave të paçmuara që formësojnë historinë e vendit tonë dhe transmetimi i tyre tek brezat e ardhshëm në të gjithë botën. “Ne besojmë se misioni ynë është të balancojmë mbrojtjen dhe ruajtjen e punimeve muzeale me ekspozimin dhe shfaqjen e tyre, në mënyrë që trashëgimia kulturore dhe artistike, historia dhe traditat tona të vazhdojnë të lulëzojnë dhe të përparojnë. Një aspiratë e rëndësishme e muzeut është krijimi i mundësive që njerëzit e të gjitha moshave të mësojnë më shumë rreth historisë sonë, të vlerësojnë dhe të krenohen me vlerat artistike dhe kulturore që ruajmë dhe transmetojmë”, shprehet MKAM.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në qytetin e Korçës shërben si një model prezantimi për shumë vizitorë të huaj, duke u ofruar atyre mundësinë për të kuptuar më mirë vendin tonë dhe rrugëtimin e tij shekullor nëpër histori. -

Paulin Zefi: Muzeu Arkeologjik pritet të përfundojë në dhjetor, ekspozim i objekteve të zbuluara në rajonin e Lezhës
Nga Julia Vrapi
Muzeu Arkeologjik Mesjetar i Lezhës do të sjellë ekspozimin e një pjese të fondit të pasur të objekteve arkeologjike të zbuluara në rajonin e Lezhës. Puna për këtë muze po vijon në Lezhë, ndërsa ato realizohen në një kuadër të një projekti që ka edhe mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Puna në Muzeun Arkeologjik Mesjetar në Lezhë, që ka në fokus të tij objekte të trashëgimisë kulturore po vijon me ritme te shpejta. Muzeu Arkeologjik Mesjetar në Lezhë po ndërtohet në zonën e “Qafës së Kalasë” dhe pranë “Nekropolit Mesjetar”, një projekt që u bë me dije dhe më parë dhe punimet pritet që të përfundojnë në muajin e fundit të këtij viti. Paulin Zefi përgjegjës i trashëgimisë kulturore në Bashkinë Lezhë shprehet se është një projekt i rëndësishëm, ku sipas tij ky muze do të njihet edhe si “Muzeu i Arbrit”.
“Në kuadër të projektit “Ndërlidhja e turizmit përmes Trashëgimisë Kulturore dhe zgjidhjeve inteligjente në Lezhë dhe Gjakovë”, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian, po realizohen punimet për ngritjen e “Muzeut Arkeologjik Mesjetar të Lezhës”, i cili do të njihet si “Muzeu i Arbrit”. Ky institucion kulturor, i pari i këtij lloji në Shqipëri, po ndërtohet në zonën e “Qafës së Kalasë” dhe pranë “Nekropolit Mesjetar” dhe do të ketë në fokus kryesisht ekspozimin e një pjese të fondit të pasur të objekteve arkeologjike të zbuluara në rajonin e Lezhës, që i përkasin periudhës së Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës. Përfundimi i punimeve dhe hapja zyrtare për publikun parashikohet të realizohet në muajin dhjetor 2025”, shprehet Paulin Zefi përgjegjës i trashëgimisë kulturore në Bashkinë Lezhë. Herë pas here në reagimet tij Paulin Zefi ka sjellë në vëmendje trashëgiminë kulturore, kujdesin për ruajtjen e saj dhe promovimin, ku një tjetër projekt me rëndësi sipas tij edhe Muzeu Arkeologjik Mesjetar në Lezhë. Gjetje arkeologjike që pritet të ekspozohen në këtë muze konsiderohen me vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore për trashëgiminë e qytetit dhe të gjithë rajonit.
Puna për muzeun
Ky projekt për këtë muze ka si objektiv edhe zhvillimin e turizmit të rajonit të Lezhës. Këto ditë procesi i punimeve u monitorua nga afër edhe nga kryetari i Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu. Paulin Zefi përgjegjës i trashëgimisë kulturore thotë se dikur një projekt-ide, sot Muzeu Arkeologjik Mesjetar në Lezhë po kthehet në realitet. Ndërsa projekti për ndërtimin e këtij muze ka një financim nga BE, por edhe bashkia Lezhë është financuese. Zefi thotë se falë këmbënguljes së kryetarit të bashkisë po bëhet i mundur ndërtimi i këtij muzeu. “Një projekt-ide të tillë e kam diskutuar bashkë me të menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit të “Muzeut Etnografik”, më 23 tetor 2019. Sot po e shohim të kthehet në realitet. Po ashtu, duhet të theksoj se Bashkia Lezhë është bashkëfinancuese e këtij projekti kaq të rëndësishëm për Lezhën dhe për të gjithë hapësirën shqiptare”, shprehet Paulin Zefi në një reagim të tij ndër të tjera. Muzeu Arkeologjik Mesjetar në Lezhë pritet të përfundojë në dhjetor, por Paulin Zefi përgjegjës për trashëgiminë kulturore thotë se pas përfundimit të këtij projekti, hapi i radhës pritet të jetë ndërtimi i një “Muzeu Detar” në qytetin e Shëngjinit. -

Zbulime të reja arkeologjike në qytetin mesjetar të Sardës
Në ishullin e qetë të Shurdhahut në liqenin e Vaut të Dejës ku ruhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës prej disa ditësh arkeologët po kryejnë kërkime intensive.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën me dije se projekti kërkimor shqiptaro-francez, nën drejtimin e arkeologeve Etleva Nallbani dhe Elvana Metalla, ka si qëllim dokumentimin e strukturave ekleziale që shenjojnë urbanizimin e qytetit mesjetar, duke eksploruar një sektor të ri – qytetin e sipërm.
Gjatë punimeve ka dalë në dritë një rrethim i ri i cili dëshmon se Sarda ka pasur një sistem mbrojtës me tri unaza.Projekti prej vitesh studion banorët mesjetarë të zonës, praktikat funerare, paleodemografinë, prodhimet dhe shkëmbimet ndërajonale.
Në kuadër të kërkimeve u krye edhe pastrimi i territorit nga vegjetacioni i dendur, shkruan atsh.Kërkimet arkeologjike zhvillohen në kuadër të projektit: “Lugina e Drinit në Mesjetë”, i cili realizohet nga École française de Rome, Centre National de Recherche Scientifique, Ministère de l’Europe et des affaires étrangères, INRAP, Instituti i Arkeologjisë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe DRTK Shkodër.
-

Fisi mesjetar shqiptar Mataruga
Mataruga ishin një fis mesjetar arbëror të cilët jetonin në Hercegovinën e Vjetër e në Dalmaci. Për herë të parë emri i tyre është vërtetuar në të dhënat historike vitin 1222 në gadishullin Pelješac të Dalmacisë.
Gjatë gjithë shekullit të 20-të, fisi Mataruga konsiderohej se ishte shuar së ekzistuari si një komunitet i veçantë gjatë pushtimit osman të Ballkanit në shekullin e 15-të.
Kërkimet moderne në arkivat osmane treguan se ata ishin shpërndarë në të gjithë Ballkanin perëndimor pas pushtimit osman dhe kishin formuar vendbanime në zona të tjera. Deri në vitin 1477, një pjesë e tyre jetuan në kazanë e Prijepoljes, ku ata formuan bashkësinë e tyre të veçantë (nahiye) me 10 fshatra (katund). Një nga udhëheqësit e tyre gjatë kësaj periudhe ka qenë Vojko Arbanashi (Vojko Arbërori, Arbanas-term Mesjetar sllav për shqiptarët).
Fisi Mataruga përmendet shpesh në dokumentet historike të shekullit të 14-të dhe 15-të si një shoqëri kullotash, me disa nga më të spikaturat prej tyre organizatorë të karvaneve për transportin e kripës dhe mallrave të tjera nga bregu i detit në tokë.
Në kohët tona fisi Mataruga cilësohet si i zhdukur dhe i asimiluar në popullatën lokale.
📸 Në foto mund të shikoni një varrezë mesjetare e cila i përket fisit Mataruga.
-

Gjon Kastrioti, Princ dhe Fisnik mesjetar Arbëror
Gjon Kastrioti
Gjon Kastrioti ishte një Princ dhe Fisnik mesjetar Arbëror. Ai lindi në vitin 1380 (ose më herët), ishte djali i Pal Kastriotit si dhe babai i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Ai sundonte një nga Principatat më të fuqishme në historinë mesjetare shqiptare, atë të Kastriotit që shtrihej nga Kepi i Rodonit deri në Dibër. Sundimi i tij zgjati nga viti 1407 deri në vitin 1437. Në dispozicionin e tij ai kishte një ushtri prej 2000 kalorësish.
Gjon Kastrioti u rebelua 2 herë kundër Perandorisë Osmane gjatë viteve 1432-1436, por pa sukses.
Gjoni u martua me Princeshën Arbërore, Vojsava Kastrioti, me të cilën patën 9 fëmijë, 5 vajza dhe 4 djem, nga të cilët më i vogli ishte Gjergji, lindur më 6 maj 1405.
Gjon Kastrioti vdiq më 4 maj 1437 dhe u varros në Manastirin e Hilandarit. Vendi ku ai prehet njihet si “Kulla Arbërore”.
-

Andrea I Muzaka ishte një Princ mesjetar Arbëror nga familja fisnike e Muzakajve
Andrea I Muzaka
Andrea I Muzaka ishte një Princ mesjetar Arbëror nga familja fisnike e Muzakajve. Datëlindja e tij e saktë nuk është e ditur, por mendohet që ai të ketë lindur mes viteve 1250-1265. Sundimi i Andrea Muzakës filloi në vitin 1279-80, si vasal i Mbretërisë Anzhuine të Arbërisë (1272-1368) me titull “Marshalli i Arbërisë”.
Pasi Anzhuinët u dëbuan kryesisht nga Shqipëria (1281) nga një koalicion i bizantinëve dhe forcave lokale shqiptare, në fund të shekullit 13, Muzakajt duke përfituar nga marrëdhëniet e tyre me pushtetin qendror bizantin, mundën të siguronin prona të shumta në krahinat fqinje të Tomoricës, Skraparit, Këlcyrës e Beratit.
Meqenëse ai kishte titullin e lartë të gjykatës bizantine ‘Sebastokrator’, ai me sa duket u njoh zyrtarisht nga Perandori Andronikos II si guvernator i Shqipërisë së Mesme. Në aleancë me Bizantinët, Muzaka gjithashtu u rezistoi serbëve të cilët, nën mbretin Stefan Milutin, sulmuan Arbërinë nga veriu. Andrea kishte 2 fëmijë, Teodor I Muzakën (1319-1331) dhe Matrangon (Mentula?). Andrea Muzaka vdiq në vitin 1319.
-

“ZAKONIKU” I DUSHANIT – GURTHEMEL I MASHTRIMEVE TË HISTORIOGRAFISË SERBE!
Ndonëse rënia e ish Jugosllavisë, me shfaqjen e shteteve të pavarura: Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundit Kosovës, ndryshoi realitetet shtetërore, me çka te shumë nga këta popuj filloi edhe dekonspirimi i “amzës së jugosllavizmit” të mbështetur mbi platformën e “Naçërtanjes” së Garashaninit, megjithatë, te shqiptarët, në të dy anët e kufirit, në masë të madhe vazhdon diktati i historiografisë serbomadhe, që me riaktivizimin e sintagmës së “botës serbe”, po mban peng politikisht dhe kulturalisht Kosovën!
Jusuf Buxhovi
Shthurja e Bizantit me anën e formacioneve të tjera autonome shoqërore dhe politike (feudeve, zhupanive dhe dinastive), siç ishin edhe “Despotati i Epirit”, “Despotati i Artës”dhe “Regnum Albaniae” e vitit 1272-1296 dhe të tjerave deri në shekullin XV kur do të marrë fund kjo perandori, në ato rrethana dramatike dhe fare të paqëndrueshme për nga realitetet shoqërore dhe politike, nxori në pah në njërën anë faktorët vendorë mbi të cilët perceptoheshin po edhe ndërtoheshin interesat e Lindjes dhe të Perëndimit për ndikim sa më të madh, kryesisht me anën e faktorit kishë, siç ishte rasti me Perandorinë Katolike të Kostandinopojës pas Kryqëzatës së katërt më 1204-1264 dhe të “Despotatit të Epirit”, dhe në tjetrën anë, pretenduesit për fronin e Bizantit, ndër të cilët duhet dalluar dinastinë Nemanjane të Rashës, e cila gjatë kohë së Stefan Dushanit (1331-1355) ia doli që të jetë forca kryesore e Bizantit, që u quajt edhe “Illyricum Magnum”.
Natyrisht se faktori Rashë, i parë në përputhje me realitetet e kohës dhe jashtë interpretimeve dhe përvetësime, nga ato që do të t’i bëhen nga ana e historiografisë serbe, asaj ruse dhe shkollës së sllavistëve të Vjenës në shekullin XIX, e nxjerr atë nga pengu i këtij keqinterpretimi, pra i përvetësimit joshkencor, siç është paraqitja e saj “themel të shtetit mesjetar serb” dhe, po ashtu, ia merr të drejtën Kishës Ortodokse Serbe, që të përvetësojë krishterimin ortodoks me liturgji të sllavishtes së vjetër kishtare. Jashtë këtyre përvetësimeve antihistorike, Rashës dhe dinastisë Nemanjane, i kthehet pamja e saj historike me faktorët shoqërorë, politik nga antikiteti (origjina tribale) si dhe roli i saj në hapësirën e Dardanisë, atë të Maqedonisë dhe të Epirit si forcë hegjemone në zhvillimet që e përcollën Bizantin nga shekulli XII – XV kur do të shembet përfundimisht.
Vendosja e shtetit mesjetar serb mbi dihominë e faktorëve joshkencorë: kishë-komb – duke u injoruar bërthama sllave nga shfaqja e saj e deri te shtrirja, që më së paku lidhet me gjeografinë historike të tyre siç paraqitet nga serbët dhe, njëherësh duke u përvetësuar sllavizmi si konglomerat etnik dhe, duke u konvertuar popujt antikë tribalët, dardanët, keltët dhe të tjerët në serbë në përputhje me fantazinë e Priftit të Duklës nga “Gesta Regnum Sclavorum” (Kralevstvo slovena) e Orbinit – paraqet spektrin argumentues të rrëzimit të falsifikimeve, që për një kohë të gjatë, edhe janë pranuar, nga shkaku se ka munguar qasja kritike dhe objektive shkencore ndaj tyre.
Për t’u argumentuar këto shtrembërime, mistifikime, përvetësime dhe falsifikime ndër më të ndryshmet mbi bazat e një platforme shtetmadhe dhe ideologjie hegjemoniste sllavo-ortodokse, që u shfaqen nga “Naçertanja” e vitit 1844 e deri te programet e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të viteve 1937, 1944 dhe së fundit të viti 1986, përqendrimi bie mbi pasqyrimin e falsifikimit të dokumenteve mesjetare nga ana e Kishës Ortodokse Serbe në përputhje me konceptet shtetmëdha dhe ato hegjemoniste të projektuara në Rusi nga mesi i shekullit XVIII, me ç’rast pikënisje janë ato të autorëve bizantinë, pastaj literatura hagjiografike me theks të veçantë te përpjekjet që dinastia e Nemanjajve dhe Rasha të nxirret “themel i shtetit mesjetar serb” jashtë konteksteve kohore dhe jashtë raporteve shoqërore dhe politike të atyre rrethanave, ndërsa kisha e Rashës gjoja me autoqefali nga mesjeta. Ndonëse ishte fjala për një shkëputje të përkohshme nga Peshkopata e Ohrit, së cilës do t’i bashkëngjitet pas pak, së cilës madje i atribuohet liturgjia në gjuhën serbe, edhe pse dihet se ajo ishte një gjuhë kishtare e vjetër (amalgam midis sllavishtes dhe bullgarishtes), ngaqë gjuhë serbe do të ketë në gjysmën e dytë të shekullit XIX pasi që do ta formojë V. Karaxhiqi me ndihmën e shkollës sllaviste të Vjenës. Të kësaj natyre janë edhe shumë nga “monografitë” për jetën kishtare serbe si dhe jetëshkrimet rreth jetës dhe veprës së dinastisë Nemanja, të rishkruara ose të falsifikuara, gjithnjë me arsyetimet joshkencore “të përpunimit të tyre”, në përputhje me qëndrimet hegjemoniste.
Ndër këto rrëfime të mbështetura në hagjiografi (literaturë kishtare, bien në sy botimet “Sveti Sava – Sabrana Dela” të botuara nga T. Jovanoviq, Beograd 1998, “Stevan Prvovenčani – Sabrana dela”, nga Georgievski-Jovanović, pastaj “Živopis Svetog Save” nga Teodosije Hilan-darski si dhe vepra e Konstantin Filozofit “Povest slovina – Žitije despota Sre-fana Lararevića“, Beograd 1989, me ç’rast pranohet që ato janë të sajuara në Odesë në shekullin XVIII sipas disa rrëfimeve të priftërinjve të atjeshëm!
Ngjashëm ndodh edhe me veprën “emblematike” të S. Novakoviqi “Zakonik Cara Dušana,cara srpskog 1349-1354”, Beograd 1870, në parathënien e së cilës pranohet se „Kanuni mesjetar nuk ekziston, por ai është arrnuar nga rrëfimet në shekullin XIX në Prizren dhe rrethinë si dhe nga disa tekste nga kishat në Vllahi dhe Rusi (Petergurg), të cilat i ka ndërlidhë Shafariku në Vjenë më 1859.
Mënyra si është ngritur kjo vepër deri te shkalla e „testamentit“ shtetëror dhe juridik të „Perandorisë“ së Stefan Dushanit në shërbim të krijimit të platformës ideologjike dhe politike të shtetit mesjetar serb për nevoja politike në shekullin XIX, që do t’i paraprijnë atij në hartën politike të Evropës të pranuar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, përkthimi në disa gjuhë dhe shpërndarja nëpër qendrat kryesore evropiane, tregon më së miri për ndërlidhjen e shumë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në konstruktimin e tij me anën e sajimit të dokumenteve gjoja të shkapërderdhura pa kredibilitet shkencor. Kjo formë e arnimit të „dokumenteve“ të „strukur“ nëpër kisha dhe biblioteka „të harruara“ pasqyrohet më së miri në veprën e Novakoviqit. Autori, megjithatë, duke dëshiruar që të tregojë “për vjetërsinë” e kësaj vepre, që e ka të qartë se mungon, mbështetet mbi disa shtresime të sajimeve dhe përpunimeve të teksteve që kanë për qëllim „nxjerrjen në dritë“ të „dokumenteve autentike“ me anën e ndërtimit „të pjesëve të humbura“! Siç është thënë edhe më herët, bazë e kësaj pune kanë shërbyer punëtoritë e kishave të ndryshme, në radhë të parë atyre në Hilandar, dhe të tjerave në Rusi për t’i distribuuar dokumentet e përpunuara dhe të retushuara në Vjenë, te shkolla e njohur e sllavistëve, prej nga pastaj „dokumentet meritore“ janë trajtuar nga studiuesit e ndryshëm për t’u krijuar „dosjet“ si „Monumenta slavica“ e të tjera, me të cilat janë ushqyer historitë e serbëve, të bullgarëve, të rusëve me „dokumente autentike“. Autori i „Zakonikut“, në parathenie, zbulon teknologjinë dhe infrastrukturën e përpunimit dhe të falsifikimit të dokumenteve kur merret me „historikun“ e Zakonikut, që doemos lidhet me Vjenën dhe punën e studiuesve të atjeshëm, në radhë të parë të atyre sllavë ose serbë. Kështu, pikënisja e „Zakonikut“ fillon te J. Rajiq, më 1859 te botimi „Istorie slovenskoh narodie“, për t’u bartur pastaj te Mikloshiqi, i cili do ta paraqesë në gjuhën gjermane „Lex Stepani Dušani“, Vjenë 1856, prej nga pastaj do t’i bjerë në dorë P.J. Schafarikut, i cili do ta përfshijë në librin „Pomatky drevnioh pismenietvi Jihostovanie“, në Pragë, 1860. Schafarik, tekstin nuk e dha në mënyrë integrale, meqë ai nuk ekzistonte, por e parashtroi në 9 dorëshkrime të ndryshme me pretendimin se ato „janë pjesëza të zbuluara në manastire të ndryshme (Ravanicë, Rudnik, Kazan e të tjera) gjoja nga ato të viti 1350 e deri në vitin 1700, e ku vend të rëndësishëm zë teksti nga Petërburgu i N. Nadežnjev, që njihet nga manastiri Bistrica i Vllahisë. Këto tekste, as gjuhësisht e as përmbajtësisht, nuk formojnë tërësinë e një kanuni, gjë që e pranon edhe Shafariku. Por, Novakoviq, në botimin e tij, copëzat e Shafarikut i ndërlidh me dy tekste „autentike“, nga shekulli XIX. Njëri nga Struga, i mbledhur nga një prift rus. Dhe tjetri nga Prizreni, po ashtu i mbledhur nga një prift i quajtur Sime. Tekstin nga Prizreni, gjoja nga shekulli XV, në Beograd e dërgoi mësuesi nga Smedereva, Nikolla Maslin, prej nga ai i përpunuar në Vjenë, iu dorëzua Novakoviqi që ta nxjerrë në dritë. Natyrisht se Novakoviqi u përpoq që „kredibilitetin“ dokumentues të veprës ta pasqyrojë me tekstet e Schafarikut në sllavishten e vjetër kishtare me atë serbe. Në parathënie Novakoviq shpjegon origjinën e teksteve dhe mbledhjen e tyre nga dora në dorë, që sipas tij, plotësojnë Kanunin dhe frymën e tij. Kështu, 165 fletët (listina), vijnë nga 16 mbledhës të ndryshëm, të cilëve nuk u dihen emrat, pos që thuhet se një pjesë e madhe e tyre janë rishkruar nga 6 klerikë dhe dy xhakonë në Prizren.
Meqë botimi i parë i vitit 1870, ishte me shumë shpërputhje dhe si i tillë nuk i plotësonte sa duhet kriteret themelore për t’u marrë seriozisht, Novakoviqi, pasi që të jetë emëruar kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe në viti 1886, paraqitet me versionin e dytë “të plotësuar” të “Kanunit” me disa copëza të “rizbuluara” të versionit të “Kanunit” të Strugës nga shekulli XIV dhe të Prizrenit nga shekulli XV. Aty përfshihen 106 nene, të cilat nuk paraqesin tjetër pos një bartje (kopjim) të drejtpërdrejt të akteve ligjore kishtare të Bizantit (Homokanon), të cilat, ishin në pjesë e të drejtës romake-bizantine në përputhje me kodin e Justinianit, por që rregullonin çështjet pronësor në raportet e kishës me Perandorinë, ku ajo ishte pjesëmarrëse në administrimin e pronave kishtare dhe atyre vendore. Këtyre neneve nga kodi bizantin do t’i shtohen edhe pjesët tjera, ku amputohen raportet me ritet kishtare (me katolikët) e ku shfaqen edhe disa dekrete me të cilat përcaktohen sjelljet e kishave, e ku nuk mungojnë edhe regjistrat rreth pasqyrës demografike të popullatës ku, krahas popullatës shumicë “serbe”, si pakicë, shfaqen “katunët arbanase” (arbanaski katuni) dhe “katunët vllehe” (vlaski katuni).
Nuk është për t’u habitur skenari i “pasqyrës demografike” të popullatë së “Perandorisë së Dushanit”, ku asokohe nuk ka pasë përkatësi kombëtare pos kishtare: e ritit ortodoks ( me gjuhën e liturgjisë kishtare sllaviste e vjetër dhe greqishte) dhe e ritit latin (me gjuhën e liturgjisë kishtare latinishte)! Por, është për t’u habitur, që ky konstrukt antihistorik dhe antishkencor, i sajuar nga kisha ortodokse serbe dhe historiografia serbe e shekullit XIX për qëllime hegjemoniste, është pranuar “si e vërtetë shkencore” dhe thuajse u ka shërbye që të gjitha disajnimeve të raporteve gjoja kombëtare në shtetin e imagjinuar mesjetar serb, ku ka pasë edhe disa “katune arbanase” (katolike) dhe vllehe! Kështu, ky diktat i falsifikuar i të ashtuquajturit “shtet mesjetar serb”, në saje të “verifikimit” nga historianët, linguistët, etnografët e shkollës së sllavistëve të njohur të Vjenës, është pranuar te një pjesë e mirë e historiografisë botërore për t’u bartur edhe te ajo ideologjike e ish Jugosllavisë, gjë që si e tillë, do të kopjohet e plotë edhe nga historianët shqiptarë (në të dy anët e kufirit).
Ndonëse rënia e ish Jugosllavisë, me shfaqjen e shteteve të pavarura: Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundit Kosovës, ndryshoi realitetet shtetërore, me çka te shumë nga këta popuj filloi edhe dekonspirimi i “amzës së jugosllavizmit” të mbështetur mbi platformën e “Naçërtanjes” së Garashaninit dhe epiqendrën e saj “historike” – Mbretërinë Mesjetare të Dushanit, megjithatë, te shqiptarët, në të dy anët e kufirit, në masë të madhe vazhdon diktati i historiografisë serbomadhe, diktat ky që me riaktivizimin e sintagmës së “botës serbe”, po mban peng politikisht dhe kulturalisht Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjën e Hercegovinë.
Andaj, institucioneve shkencore akademike në Shqipëri dhe Kosovë, u bie barra që të ndërmarrin hapa të organizuar hulumtues-shkencorë për t’u lirua ngas diktati i falsifikimeve të historiografisë hegjemoniste serbe. Ndonëse kjo, bazuar në qindra vepra të kësaj natyre të krijuar nga Akademia Serbe e Shkencave gjatë shekullit të fundit, nuk është punë e lehtë, megjithatë hartimi i një platforme të qartë të rishikimit të historisë në përputhje me të vërtetën shkencore, është e domosdoshme.
(Shkëputje nga “Dardania – antika, mesjeta”, botuar nga “Faik Konica” – Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston 2020).
-

Muri mesjetar rreth 15 metra i gjatë në fshatin Vidishiq të Shalës së Bajgorës
Ky mur i gjatë, rreth 15 metra i gjatë, ndodhet në fshatin Vidishiq dhe gjindet afër rrugës që çon në Selac. Ky mur tregon se kjo zonë ishte një vendbanim që i përket kohë mesjetare. Megjithatë, ende nuk është kryer ndonjë hulumtim zyrtar nga autoritetet për të identifikuar dhe studiuar objekte të tjera që besohet se ka të mbuluara ose mund të jenë rrethuar nga ky mur. Ne i bëjmë thirrje institucioneve kulturore që të ndërmarrin masa menjëherë për të ruajtur këtë strukturë dhe për të filluar me gërmime dhe intervenime me qëllim të ruajtjës dhe zhvillimit të turizmit në këtë zonë të Shalës së Bajgorës.
Banorët e fshatit Vidishiq kanë bërë thirrje institucioneve të trashegemisë kulturore që sa me parë të marrin masa për mbrojtjën e lokacionit “Gërmadhat e qytetit mesjetar” pasi që ka tendeca që kjo pjesë e cila është mbi dhe të shkatrrohet.
“Gërmadhat e qytetit mesjetar” me numer unik 2895 janë në listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Perkohshme/mitrovicaguide
