Tag: mesin

  • Edis Galushi: Erdha…!

    Edis Galushi: Erdha…!

    Erdha, aty ku e humbni njëri-tjetrin,ku e gënjeni njëri-tjetrin.Erdha aty ky largësia sjell lotë dhe ku të gjithë i gëzohen pikëllimit.Erdha aty ku robërohen ata që dashurojnë.

    Erdha aty ku të gjithë dëshirojnë t’i kthehen ëndrrave të tyre,dhe t’i ikin njëherë e përgjithmonë tradhëtisë.Erdha aty ku të gjithë nxitojnë për ta nuhatur trëndafilinapo edhe ta mbjellin në shtëpinë e tyre.

    Erdha aty ku brenga thjeshtohet me brengëdhe në mesin e atyre që e japin jetën për njëri-tjetrin.Erdha aty ku të gjithë e akuzojnë Zotin se nuk po i shehdhe në mesin e atyre që i gëzohen guximit të njejtë.

    Erdha aty ku sekretet shkruhen në dorëdhe shkrihen si dëbora pas shiut.Erdha aty ku dhomat dekorohen me fluturame krahë shumëngjyrësh të llojit të fosforeshencës.

    Erdha aty ku të gjithë dëshirojnë të ulen në drurin e durimitdhe t`i numërojnë të mirat dhe të këqijat e kësaj jete.Erdha aty ku priten ata që kurrë nuk kthehen.Erdha aty ku vlera e së mirës kuptohet vetëm atëherë kur humbet.Erdha… në mesin tuaj.

    ObserverKult

  • E pazakontë/ MLS pezullon Mesin në kampionat pas mungesës në miqësore…

    E pazakontë/ MLS pezullon Mesin në kampionat pas mungesës në miqësore…

    Lionel Mesi nuk mori pjesë në ndeshjen shumë të pritur All-Star, të fituar nga lojtarët më të mirë të MLS kundër një përzgjedhjeje yjesh të Liga MX. Në fakt vendimi për të mos u paraqitur në miqësoren e luksit u mor në marrëveshje me stafin e trajnerëve të Inter Majemit për shkak të gjendjes së Mesit, i cili nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike. Megjithatë, Major League Soccer ekonsideroi “faul” të rëndë.

    Vendimi për të pezulluar si Lionel Mesin ashtu edhe Zhordi Alban për mungesë pa ‘leje’ në ndeshjen All-Star të së mërkurës së kaluar në Austin tani është bërë zyrtar. Numri 10 argjentinas dhe spanjolli Alba do të humbasin ndeshjen e MLS të së shtunës kundër Cincinnati.

    Vazhdo leximin

  • Samiti i NATO-s/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në mesin e liderëve botërorë në darkën mbretërore

    Samiti i NATO-s/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në mesin e liderëve botërorë në darkën mbretërore

    Një samit i rëndësishëm i NATO-s po mbahet në Holandë, në një kohë që bota është në ankth për situatën që kanë prodhuar tensionet dhe lufta Izrael-Iran. Por mbrëmjen e sotme është organizuar një darkë zyrtare nga Mbreti Willem-Alexander në Pallatin Huis ten Bosch në Hagë.
    Liderë nga mbarë bota, përfshirë edhe ata të vendeve anëtare të aleancës, janë bërë pjesë e kësaj pritjeje, që shënon hapjen simbolike të punimeve të samitit.

    Në mesin e të ftuarve ka qenë edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Çifti është parë teksa mbërrinte në pallatin mbretëror.
    Samiti në Hagë, Rama pritet nga Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës

    Trump drejt rrugës për në Samitin e NATO-s: Nder të shkatërroja objektet bërthamore të Iranit dhe të ndalja luftën

  • “Mesin e donte Interi”, Laporta tregon prapaskenat e merkatos: Zgjodhi projektin e duhur

    “Mesin e donte Interi”, Laporta tregon prapaskenat e merkatos: Zgjodhi projektin e duhur

    Lamin Jamali është padyshim lojtari i momentit, duke magjepsur opinionin sportiv me paraqitjet e jashtëzakonshme që ka zhvilluar në një moshë kaq të re. Presidenti i Barcelonës ka deklaruar për “La Vanguardia”-n se 17-vjeçari mund të ketë sukses në cilindo ekip, po njësoj si Lionel Mesi.
    Më tej Laporta ka treguar edhe prapaskenat e merkatos për yllin argjentinas, teksa në të shkuarën Interi ishte një alternativë serioze për të ardhmen e tij. Megjithatë bashkarisht vendosën se Barcelona do të ishte projekti i duhur për të.
    “Lamini mund të ketë sukses kudo. E dimë këtë. Më ndodhi edhe me Mesin. Interi e donte dhe ne në fund vendosëm, duke përfshirë edhe babain e Leos, që Barça do të ishte projekti i duhur për të. Dhe kështu ndodhi, sepse ai u bë më i miri në histori”, ka thënë Joan Laporta./Sport Ekspres/

  • Foto/ Gazetari denoncon: Një 15-vjeçar nga Shkodra u rrëmbye në Suedi nga 5 persona, në mesin e tyre edhe një shqiptar nga Prizreni!

    Foto/ Gazetari denoncon: Një 15-vjeçar nga Shkodra u rrëmbye në Suedi nga 5 persona, në mesin e tyre edhe një shqiptar nga Prizreni!

    Gazetari shqiptar në Suedi, Ervin Dushi ka paraqitur në redaksinë e Opinion, një denocim për pengmarrjen e një 15-vjeçari me origjinë nga Shkodra, i cili jeton në shtetin suedez.Përmes një foto të paraqitur, në të cilën duket i riu me shenja dhune në kurriz, gazetari shkruan se ngjarja ka ndodhur në orën 21:15 të datës 12/4/2025.
    Sipas tij, policia ka ndaluar 5 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e Shkodranit, në mesin e tyre edhe një shqiptar nga Prizreni.Denoncimi:
    Nje 15-vjecar me origjine nga Shkodra dhe me banim ne Karlskrona te Suedise eshte marre peng ne oren 21:15 te dates 12/4/2025.
    Femija u gjet nga patrullat e policise pas 3 oresh kerkime.
    Rreth ores 01:00 te dates 13-4-2025, policia ka ndaluar 5 persona te dyshuar si te perfshire ne grabitjen e Shkodranit. Ne mesin e te ndaluarve nje Shqiptar nga Prizreni.
    Sipas deklaratave te vete te demtuarit ka qene i riu shqiptar ai qe e ka goditur femijen dhe e ka keqtrajtuar.Pjese e forcave te policise se qytetit ku ka ndodhur ngjarja prej shume vitesh jane edhe disa shqiptare. Jane pikerisht 2 nga oficeret e policise me origjine shqiptare, ata te cilet e kane gjetur te paret patriotin e tyre 15 vjecar ne kushte te renduara te keqtrajtimit fizik dhe psikollogjike.
    Per te realizuar pengmarrjen dyshohet qe eshte perdorur nje shoqe e 15-vjecarit me inicialet E.L.
    Kater somalezet dhe shqiptari presin te dalin para drejtesise per pengmarrje, keqtrajtim femije, grup i strukturuar kriminal dhe vrasje e ngelur ne tentative.Lajmi eshte bere publik vetem pas arrestimit te shqiptarit V.C me daten 17 Prill. Pasi ishte fshehur tek disa miq te tij ne nje qytet tjeter.

  • Zjarri tragjik në Koçan/ Arrestohen ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, ja për çfarë…

    Zjarri tragjik në Koçan/ Arrestohen ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, ja për çfarë…

    Policia ka arrestuar një sërë ish-zyrtarësh të lartë të përfshirë në struktura qeveritare që nga viti 2012, në kuadër të hetimeve për zjarrin në kabaren “Puls” në Koçan. Në mesin e të arrestuarve janë ish-ministrat e Ekonomisë Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, të dy eksponent të BDI-së, si dhe ministri aktual pa portofol dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Shaban Saliu. Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtori aktual i DMSH-së, Xhevat Selami,nga radhët e VLEN-it.
    Sipas burimeve të besueshme, hetimi është zgjeruar dhe tashmë përfshin 23 të dyshuar të rinj. Nga këta, 19 janë arrestuar ose janë në proces arrestimi, ndërsa për një prej tyre, Driton Kuçin, ish-ministër i Ekonomisë dhe kuadër i BDI-së është konstatuar se ndodhet jashtë vendit. Ai aktualisht shërben si ambasador në Mbretërinë e Norvegjisë. Prokuroria dyshon se ekziston një lidhje shkak-pasojë mes vendimmarrjeve në Ministrinë e Ekonomisë dhe në DMSH, që nga viti 2012 e deri te ngjarja tragjike më 16 mars në kabaren “Puls” në Koçan.
    Megjithatë, deri më tani nuk janë ngritur akuza ndaj drejtuesve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT).Burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se të gjithë ata që kanë mbajtur pozita ministrore në Ministrinë e Ekonomisë ose kanë drejtuar DMSH-në që nga viti 2012 janë në mesin e të dyshuarve dhe të arrestuarve. Ministri aktual i Ekonomisë, Besar Durmishi, nuk figuron në listën e të dyshuarve. Hetimet për zjarrin tragjik, i cili ndodhi më 16 mars në ambientet e diskotekës “Puls” në Koçan, janë duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore Publike në këtë qytet.
    Deri më tani, janë hapur procedura hetimore ndaj gjithsej 27 personave fizikë dhe tre subjekteve juridike, të cilët dyshohen për përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për këtë ngjarje me pasoja të rënda.

  • EMRI/ Në mesin e njerëzve më të pasur në botë, kush nuk humbi para për shkak të tarifave të Trump

    EMRI/ Në mesin e njerëzve më të pasur në botë, kush nuk humbi para për shkak të tarifave të Trump

    Warren Buffett është i vetmi në mesin e 500 njerëzve më të pasur në botë që nuk humbi para për shkak të tarifave të Trump.

    Kjo ndodhi për shkak se 94-vjeçari filloi të shiste aksione të kompanive amerikane menjëherë pasi Trump mori detyrën.
    Filozofia e qëndrueshme e Buffett po rishfaqet mes ankthit të investitorëve, në vazhdën e rënieve të mëdha të tregut të shkaktuar nga njoftimet për tarifat nga presidenti Donald Trump.
    Kryetari dhe CEO i Berkshire Hathaway, i njohur si “Oracle of Omaha”, shpesh ka këshilluar se rëniet në tregun e aksioneve, mund të përfaqësojnë mundësi dhe jo rreziqe.
    Javën e kaluar, Dow Jones Industrial Average ra me më shumë se 1,400 pikë dhe S&P 500 ra, i përcaktuar si një rënie prej 10 për qind ose më shumë nga nivelet më të larta të fundit, pas njoftimit të tarifës së Trump për “Ditën e Çlirimit”.
    Aksionet evropiane gjithashtu ranë me mbi 4 për qind. Ndryshimi i politikës ka ngritur frikën e një lufte të përtërirë tregtare dhe ngadalësimit të ekonomisë globale, duke i shtyrë investitorët drejt daljeve të nxituara.

    Warren Buffett is the only one among the world’s 500 richest people who didn’t lose money due to Trump’s tariffs — on the contrary, he profited.
    That’s because the 94-year-old American magnate began selling off shares of U.S. companies immediately after Trump took office,… pic.twitter.com/imqHchuEMI
    — NEXTA (@nexta_tv) April 7, 2025

    Pavarësisht kësaj, Buffett është i vetmi person në dhjetëshen më të mirë të listës së të pasurve në SHBA që ka vazhduar të fitojë në vlerën e tij të vlerësuar neto, duke i bërë këshillat e tij veçanërisht të vlefshme për ata që kërkojnë të mbrojnë pasurinë e tyre.
    Buffett ka thënë se ai nuk do të komentojë drejtpërdrejt mbi tarifat e Trump ose përgjigjen e tregut të aksioneve deri në takimin vjetor të Berkshire në maj.
    Megjithatë, ai ka kritikuar më parë përdorimin e tarifave për të nxitur politikën ekonomike, duke i përshkruar ato si “një taksë mbi mallrat”.
    “Dua të them, zana e dhëmbëve nuk i paguan ata! Dhe pastaj çfarë? Ju gjithmonë duhet ta bëni këtë pyetje në ekonomi. Ju gjithmonë thoni, dhe pastaj çfarë”, tha Buffett në mars, një muaj përpara se të shpallej politika e Trump.
    Në vitin 2019, Buffett tha: “Nëse në të vërtetë kemi një luftë tregtare, do të jetë e keqe për të gjithë botën. Gjithçka ndërpritet në botë. Një botë që përshtatet me diçka shumë afër tregtisë së lirë, më shumë njerëz do të jetojnë më mirë se në një botë me tarifa të konsiderueshme dhe tarifa që ndryshojnë me kalimin e kohës”.

    Top Channel