Tag: meshkujt

  • Efekti më i ri anësor i rënies së flokëve, ankthi publik

    Efekti më i ri anësor i rënies së flokëve, ankthi publik

    Në forume si Reddit, krahas fotove të skalpeve me flokë të rrallë dhe diskutimeve për kura të reja, shfaqen shpesh komente të ngarkuara me ankth, sidomos nga meshkujt. Edhe pse rënia e flokëve prek edhe gratë, te burrat është më e shpeshtë dhe më e dukshme. Ekspertët thonë se sot shqetësimi është më i theksuar për shkak të rrjeteve sociale, aplikacioneve të takimeve, “Zoom dysphoria” dhe marketingut agresiv të produkteve kundër tullacërisë.

    Spencer Kobren nga American Hair Loss Association flet për “shpërthime emocionale të dukshme në rrjete sociale”. Psikiatri Mohammad Jafferany paralajmëron se stresi për flokët mund të çojë në çrregullim dismorfik të trupit, ku fokusi obsesiv te një “defekt” i perceptuar dëmton rëndë mirëqenien.

    Industria e rikthimit të flokëve arriti në 8.85 miliardë dollarë në 2024 dhe po rritet me shpejtësi. Ajo përfshin trajtime si minoxidil, finasteride, Botox, transplante, si dhe metoda eksperimentale si frenuesit e receptorëve androgjenë, terapi me dritë të ulët dhe injeksione me plazmë të pasur me trombocite. Minoxidili ndihmon deri në 40% të përdoruesve, por kërkon përdorim të përhershëm. Finasteride, e miratuar vetëm për meshkujt, mund të ketë efekte anësore serioze, përfshirë probleme seksuale dhe depresion.

    Transplantet e flokëve janë të zakonshme, me mbi 700,000 procedura në vit globalisht. Në SHBA kushtojnë mesatarisht $13,610, ndaj shumë njerëz udhëtojnë në Turqi, ku çmimi mesatar është rreth $2676. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë për rrezikun e procedurave nga klinika jo të licencuara, që mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme të lëkurës së kokës.

    Një qasje e re premtuese është molekula PP405, e cila synon metabolizmin e qelizave burimore të folikulit të flokëve. Në një provë të vogël klinike, rreth një e treta e pjesëmarrësve patën mbi 20% rritje të densitetit të flokëve pas tetë javësh, por produkti nuk pritet të dalë në treg për të paktën dy vjet. Çdo trajtim, kujtojnë ekspertët, duhet vazhduar pa afat për të mos humbur efektin.

    Dermatologët rekomandojnë të veprohet herët, sidomos nëse ka histori familjare të rënies së flokëve, dhe të pritet me durim, pasi flokët rriten rreth 1 cm në muaj. Psikodermatologët sugjerojnë të kufizohet ekspozimi ndaj përmbajtjeve online që nxisin krahasime dhe të shmangen sjelljet obsesive si kontrolli i vazhdueshëm në pasqyrë. Stresi, kujtojnë ata, mund ta përshpejtojë humbjen e flokëve./Washington Post – Syri.net

  • Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti

    Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti

    Analiza e ndryshimit vjetor të popullsisë në Shqipëri e kryer më herët nga “Scan Intel” dhe ndarë sipas grupmoshave nxirrte në pah një çekuilibër demografik alarmant. Këtë herë analiza merr në konsideratë edhe gjininë. Të dhënat nga viti 2024 në 2025 tregojnë një rënie masive të meshkujve të rinj në moshën më produktive, ndërsa popullsia e të moshuarve, veçanërisht gratë, po rritet me shpejtësi. Ky trend thellon shqetësimet për të ardhmen e fuqisë punëtore dhe sistemit social në vend.
    Nëse e analizojmë ndryshimin vjetor në shifra absolute rezulton se rreth 18 mijë të rinj të grupmoshës 15 deri në 29 vjeç janë zëvëndësuar me rreth 21 mijë të moshuar mbi 65 vjeç.

    Çfarë po ndodh me brezin e ri? Ky është segmenti që po boshatiset me shpejtësi. Rënia më e madhe regjistrohet te meshkujt e moshës 25-29 vjeç, ku popullsia ka rënë me 6.4% brenda një viti. Ky është një numër i paprecedentë, që dëshmon një valë të lartë emigracioni të kësaj grupmoshe. Rënie të ndjeshme ka edhe te femrat e kësaj grupmoshe me -4.1%, por hendeku midis gjinive është i qartë. Edhe te grupmosha 20-24 vjeç, meshkujt humbin më shumë se femrat, duke treguar një fenomen të largimit të të rinjve në kulmin e moshës së tyre për arsim dhe punë.

    Ulja e lindshmërisë është një fenomen tjetër. Grupmosha 0-4 vjeç shënon rënie për të dyja gjinitë, me 2.9% për meshkujt dhe 2.1% për femrat. Kjo tregon se jo vetëm që lindin më pak fëmijë, por edhe familjet e reja po largohen, duke marrë me vete fëmijët.
    Vëmendje të veçantë meriton grupmosha 40-44 vjeç. Ndërsa meshkujt shënojnë një rritje prej 2.0%, popullsia e femrave mbetet e pandryshuar (0.0%). Kjo mund të sugjerojë kthimin e një pjese të meshkujve të kësaj moshe, ndoshta nga emigracioni i hershëm, ose një rritje nga migrimi i brendshëm.
    Trendi i kundërt shfaqet te grupmoshat mbi 65 vjeç. Rritja më e madhe regjistrohet te grupmosha 75-79 vjeç, ku popullsia e femrave është rritur me 9.5% dhe e meshkujve me 8.0%. Edhe grupmosha 85+ shënon një rritje të konsiderueshme, me 9.3% për meshkujt dhe 8.0% për femrat. Kjo konfirmon plakjen e shpejtë të popullsisë dhe rritjen e shpresës së jetës.

    Nga Xhorxhina Deda / Scan TV

  • Elon Musk: Meshkujt biologjikë nuk duhet të marrin pjesë në sportet për femra

    Elon Musk: Meshkujt biologjikë nuk duhet të marrin pjesë në sportet për femra

    Elon Musk ka deklaruar së fundmi se “asnjë mashkull biologjik nuk duhet të garojë në sportet e grave”, duke ndezur debate të shumta në rrjetet sociale.
    Ai argumenton se avantazhet biologjike si masa muskulore dhe dendësia e kockave krijojnë kushte jo të barabarta, edhe pas trajtimeve hormonale.
    Ndërsa disa kritikojnë këtë qëndrim si përjashtues, të tjerë e mbështesin si mbrojtje të drejtësisë në sportet femërore.

  • Wimbledon me surpriza të mëdha te femrat, kualifikohen Sinner e Djokovic te meshkujt

    Wimbledon me surpriza të mëdha te femrat, kualifikohen Sinner e Djokovic te meshkujt

    2 Korrik 2025

    9:10

    Telesport

    Kanë vijuar takimet e raundit të parë në grand slam të Wimbledon. Numri 2 në botë për femra, tenistja amerikane Coco Gauff, u eliminua që në start. Ajo u mund 2-0 nga ukrainasja Dayana Yastremska.
    Një tjetër teniste “big” që eliminohet shumë shpejt është Jessica Pegula e Amerikës. Nuk zhgënjen tenistja polake Iga Swiatek, që siguron një biletë për në raundin e dytë. Më tej avancojnë edhe Barbora Krejcikova e Danielle Collins.
    Nuk ka surpriza të meshkujt, teksa numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 ndaj patriotit të tij Luca Nardi. Kualifikohet edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 Alexandre Muller.

  • Meshkujt me bark të madh kanë rrezik të vuajnë nga ky problem erektil

    Meshkujt me bark të madh kanë rrezik të vuajnë nga ky problem erektil

    Nëntë nga dhjetë burra të moshës së mesme me perimetër të belit më të madh se 101 centimetra përjetojnë mosfunksionim erektil, sipas një studimi të botuar në Journal of Sexual Medicine.

    Siç tregojnë gjetjet, kjo normë ishte 25% më e lartë se për ata me një perimetër mesatar të belit prej 94 cm, të cilët kishin tendencë të përjetonin vetëm mosfunksionim të lehtë erektil.

    Gjithashtu, meshkujt me perimetër më të madh të belit (bark) kishin pothuajse 25% më pak orgazma dhe ishin më pak të kënaqur seksualisht.

    Yndyra e tepërt e barkut redukton qarkullimin e gjakut të nevojshëm për performancën seksuale dhe ndikon në nivelet e testosteronit, pohojnë studiuesit turq që kanë kryer studimin.

    “Kjo është e ngjashme me atë që ndodh me arteriet kur shfaqen sëmundjet e zemrës”, thotë profesor Mustafa Bolat.

    Duke komentuar gjetjet e studimit, seksologu Phillip Hodson thekson se “barku më i madh i një mashkulli nuk është i dëmshëm vetëm për zemrën në nivel fizik. Tashmë ka një lidhje të qartë me fillimin, vazhdimin ose përfundimin e aktit seksual. Gjithashtu, yndyra e barkut konverton testosteronin në estrogjen, duke ndërhyrë në ekuilibrin e duhur hormonal”.

  • Meshkujt që zgjohen shpesh herë natën për të shkuar në tualet, nuk duhet t’i injorojnë këto simptoma…

    Meshkujt që zgjohen shpesh herë natën për të shkuar në tualet, nuk duhet t’i injorojnë këto simptoma…

    Kanceri i prostatës mbetet tumori më i zakonshëm që diagnostikohet te burrat, edhe pse nuk është ndër më agresivët apo më vdekjeprurësit. Megjithatë, ekspertët theksojnë se zbulimi i hershëm është çelësi për një trajtim të suksesshëm dhe shpeshherë shpëtimtar për jetën.

    Falë testit të antigjenit specifik të prostatës (PSA), shumica e rasteve identifikohen në fazat e hershme, kur trajtimi është më efektiv.

    Megjithatë, simptomat nuk janë gjithmonë të lehta për t’u dalluar. Në fazat fillestare, kanceri i prostatës mund të mos shfaqë asnjë shenjë të dukshme, gjë që e bën kontrollin periodik edhe më të rëndësishëm, veçanërisht për meshkujt mbi 50 vjeç.

    Sipas statistikave, 90% e pacientëve me kancer të prostatës janë mbi moshën 65 vjeç, me një moshë mesatare të diagnostikimit prej 75 vjeç. Edhe pse simptomat shpesh i atribuohen moshës, ato mund të jenë shenja paralajmëruese që kërkojnë vëmendje mjekësore.

    Një nga sinjalet më të zakonshme është nevoja për të urinuar disa herë gjatë natës, e njohur si nokturia. Një studim nga Spitali Mbretëror King Edward VII në Britani zbuloi se 28% e burrave vuajnë nga ky shqetësim. Fatkeqësisht, vetëm 55% e atyre që përjetojnë këtë simptomë kërkojnë ndihmë mjekësore, dhe vetëm 1 në 5 e lidhin atë me një problem të mundshëm në prostatë.

    Shkaqet që burrat u atribuojnë simptomës janë të ndryshme: 29% e konsiderojnë si pasojë të plakjes, 21% mendojnë se vjen nga konsumi i tepërt i ujit para gjumit, ndërsa 20% fajësojnë kafeinën.

    Përveç nokturisë, burrat duhet të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të mëposhtme:

    1.Pika urinë në fund të urinimit (25% e burrave e raportojnë)
    2.Ndjesia e moszbrazjes së plotë të fshikëzës (15%)
    3.Vështirësi në fillimin e urinimit (14%)
    4.Gjak në urinë ose në spermë
    5.Nevojë e shtuar për të urinuar gjatë ditës ose natës

    Këto simptoma nuk tregojnë domosdoshmërisht kancer, por çdo shqetësim duhet të vlerësohet nga një mjek specialist. Testi PSA dhe kontrollet rutinë mund të bëjnë diferencën mes një rreziku të padukshëm dhe një trajtimi të suksesshëm.

    Shëndeti i prostatës është një temë që shpesh anashkalohet nga burrat, por siç tregojnë të dhënat, kujdesi i hershëm mund të shpëtojë jetë. Syri.net-iefimerida

  • Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

    Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

    Meshkujt shqiptare nuk i pranojnë problemet me shëndetin mendor. Të dhënat e ISHP tregojnë se 1 në 10 meshkuj përjetojnë depresion dhe ankth, por ndryshe nga femrat, burrat nuk i pranojnë shqetësimet dhe nuk kërkojnë ndihmë tek specialisti, edhe pse neglizhimi mund të përkeqësojë situatën e tyre. Sipas psikiatrëve kjo ndodh për shkak të mentalitetit të popullatës.
    “Janë meshkujt ata që nuk kërkojnë ndihmë. Për shkak edhe të mentalitetit që ne kemi, sepse një burrë duhet të jetë i fortë, një burrë eshtë shtylla e shtëpisë. Ai nuk mund të vuajë nga probleme të shendetit mendor sepse fatkeqësisht vazhdon të mbetet akoma mendimi që një sëmundje e shëndetit mendor kurohet vetë”, shprehet psikiatrja Valentina Asabella.

    Problemet e shëndetit mendor ende janë stigma, edhe pse mos trajtimi i tyre mund të shkaktojë edhe probleme fizike.

    “Vështirësia jonë është shumë e madhe kur vetë personi apo familjari i tij nuk e pranojnë. Për shkak të stigmës që ekziston akoma në popullatë. Nga problemtaikat e shëndetit mendor vijnë edhe shumë ankesa fizike, ankthi me tipare somatike”, thekson Asabella.

    Shkaqet kryesore të problemeve mendore, ekspertët rendisin varfërinë, statusin ekonomik, përdorimin e substancave, stresin dhe traumat që mund të ketë përjetuar individi.
    Tv Klan

  • Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor/ Specialistët: Shkak, mentaliteti dhe stigma në popullata

    Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor/ Specialistët: Shkak, mentaliteti dhe stigma në popullata

    Meshkujt shqiptare nuk i pranojnë problemet me shëndetin mendor. Të dhënat e ISHP tregojnë se 1 në 10 meshkuj përjetojnë depresion dhe ankth, por ndryshe nga femrat, burrat nuk i pranojnë shqetësimet dhe nuk kërkojnë ndihmë tek specialisti, edhe pse neglizhimi mund të përkeqësojë situatën e tyre. Sipas psikiatrëve kjo ndodh për shkak të mentalitetit të popullatës.
    “Janë meshkujt ata që nuk kërkojnë ndihmë. Për shkak edhe të mentalitetit që ne kemi, sepse një burrë duhet të jetë i fortë, një burrë eshtë shtylla e shtëpisë. Ai nuk mund të vuajë nga probleme të shendetit mendor sepse fatkeqësisht vazhdon të mbetet akoma mendimi që një sëmundje e shëndetit mendor kurohet vetë”, shprehet psikiatrja Valentina Asabella.
    Problemet e shëndetit mendor ende janë stigma, edhe pse mos trajtimi i tyre mund të shkaktojë edhe probleme fizike.
    “Vështirësia jonë është shumë e madhe kur vetë personi apo familjari i tij nuk e pranojnë. Për shkak të stigmës që ekziston akoma në popullatë. Nga problemtaikat e shëndetit mendor vijnë edhe shumë ankesa fizike, ankthi me tipare somatike”, thekson Asabella.
    Shkaqet kryesore të problemeve mendore, ekspertët rendisin varfërinë, statusin ekonomik, përdorimin e substancave, stresin dhe traumat që mund të ketë përjetuar individi.

  • Një studim i ri tregon se femrat dëgjojnë më mirë se meshkujt

    Një studim i ri tregon se femrat dëgjojnë më mirë se meshkujt

    Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova shkencore për ta vërtetuar atë

    Sipas shkencëtarëve britanikë dhe francezë, pas një testimi të rreth 450 njerëzve në 13 vende, ekipi gjeti rezultate që tregojnë se gratë “zakonisht” kanë amplituda dëgjimi që janë rreth dy decibelë më të ndjeshme se burrat.

    “Gratë tregojnë vazhdimisht ndjeshmëri më të madhe me 2 decibelë mesatarisht në të gjithë spektrin e frekuencës të testuar në të gjitha popullatat e mostrës,” përfundoi ekipi i shkencëtarëve në një punim të botuar në revistën Scientific Reports.

    Ndjeshmëria kokleare

    Duke arritur në përfundimin se dëgjimi i grave mund të jetë deri në 6 kHz më i mprehtë se ai i burrave në disa popullata, ekipi hulumtues pohoi se gratë jo vetëm që tregojnë “ndjeshmëri të shtuar kokleare” – duke iu referuar pjesës së mbushur me lëngje të veshit të brendshëm që ndihmon në konvertimin e valëve të zërit në mënyrë që truri të mund t’i lexojë ato – por gjithashtu tejkalojnë meshkujt në teste të tjera akustike.

    Gratë kanë “funksion superior si në sistemin periferik të dëgjimit ashtu edhe në rrugën qendrore të dëgjimit”, pohojnë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

    “Ne u befasuam kur zbuluam se gratë kishin 2 decibelë dëgjim më të ndjeshëm në të gjitha popullatat që matëm, dhe kjo përbën pjesën më të madhe të variacionit midis individëve”, tha Turi King nga Universiteti Bath.

    Përveç dallimeve midis burrave dhe grave, testet treguan se njerëzit që jetonin në pyje kishin “ndjeshmërinë më të lartë të dëgjimit.

    Shkencëtarët kanë zbuluar se popullsia, mjedisi dhe gjuha kontribuojnë ndjeshëm në ndryshimet në dëgjim, në varësi të faktorëve të tillë si “pamje të ndryshme zanore”, nivelet e zhurmës dhe ekspozimi ndaj ndotjes.

    “Gjetjet tona sfidojnë supozimet ekzistuese dhe theksojnë nevojën për të marrë parasysh faktorët biologjikë dhe mjedisorë kur studiojmë dëgjimin,” tha Patricia Balaresque nga Qendra për Kërkime mbi Biodiversitetin dhe Mjedisin (CRBE) në Tuluzu. 

  • Punësimi në Shqipëri, INSTAT: Përfshirje e pakët e të rinjve, shkak arsimi i ulët

    Punësimi në Shqipëri, INSTAT: Përfshirje e pakët e të rinjve, shkak arsimi i ulët

    Ndërkohë, ndarja gjinore mbetet e theksuar. Meshkujt përfaqësojnë 37.5% të të vetëpunësuarve, ndërsa femrat përbëjnë vetëm 20.4%, duke nxjerrë në pah hendekun në përfshirjen e grave në sipërmarrje.
    Për sa i përket grupeve të ndryshme të moshave, 55–64 vjeç është mosha që dominon në këtë drejtim, me një përqindje më të lartë të grave të vetëpunësuara. Megjithatë, vetëm 6.8% e grave në këtë grupmoshë kanë përfunduar arsimin e lartë. Kjo do të thotë që, përkundër prirjes së tyre për të pasur bizneset e tyre, niveli i arsimit është ende një pengesë për zhvillim.
    Në të kundërt, meshkujt e 55–64 vjeç janë po ashtu të pranishëm në vetëpunësim, por me një diferencë të madhe në nivelin arsimor. 23.4% e meshkujve në këtë grupmoshë kanë përfunduar arsimin e lartë, duke treguar se burrat kanë mundësi më të mëdha për të pasur sukses në sipërmarrje.
    Një tjetër tregues është përfshirja e të rinjve në vetëpunësim, ku meshkujt janë më të pranishëm në këtë kategori se vajzat, duke treguar se vetëpunësimi është më i zakonshëm për djemtë e rinj. Megjithatë, edhe për meshkujt, niveli arsimor mbetet i ulët, me shumë prej tyre që nuk kanë arritur të ndjekin një arsimin të plotë akademik.
    Në përfundim, këto të dhëna sugjerojnë se në Shqipëri vetëpunësimi shpesh mbetet një alternativë për ata që janë jashtë sistemit formal të punës, me një përfshirje të ulët të të rinjve dhe grave në sipërmarrje, për shkak të nivelit të ulët arsimor dhe mundësive të kufizuara për zhvillim profesional.