Tag: meshkujt

  • Infektimi nga HIV/AIDS, mjekja: Më të rrezikuar meshkujt në marrëdhënie homoseksuale

    Infektimi nga HIV/AIDS, mjekja: Më të rrezikuar meshkujt në marrëdhënie homoseksuale

    1 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të HIV/AIDS duke vënë në vëmendje një nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe kujdesin që duhet të tregojmë. Njëkohësisht na ndërgjegjëson për pacientët e HIV/AIDS për të zbutur stigmën rreth tyre pasi falë terapive, ata mund të jetojnë normalisht dhe cilësisht, njësoj si të tjerët.
    Mjekja infeksioniste Valbona Gashi thotë në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se në diagnostikim ndikon edhe ndërgjegjësimi e informimi i popullsisë. Grupmosha 20-45 vjeç që është edhe më seksualisht aktive, është më e vëmendshme ndaj kontrollit mjekësor.
    Infeksionistja shpjegon se analiza duhet bërë të paktën një herë, sidomos nga grupet më të rrezikuara që përfshihen kryesisht meshkujt në marrëdhënie homoseksuale.
    Valbona Gashi: Një kontroll rutinë, pse jo? Një herë në jetë pse mos ta bësh? Duhet ta bëjnë testin grupet në risk, do të thotë personat kryesisht meshkuj që bëjnë seks me meshkuj dhe kanë risk shumë më të lartë për të marrë qoftë infeksionin HIV, qoftë infeksione të tjera të transmetueshme sepse është mënyra e marrëdhënieve seksuale e atillë e cila favorizon kalimin e infeksioneve nga një partner te tjetri sepse ka trauma gjatë marrëdhënieve. Mundësia është që mos të marrë vetëm infeksionin HIV, por edhe infeksione të tjera sepse këto shpesh bashkëshoqërohen dhe ne shpesh diagnostikojmë pacientë për HIV duke u nisur nga një infeksion tjetër seksualisht i transmetueshëm. Për shembull, në ditët e sotme janë shtuar rastet me sifiliz dhe unë kam disa raste që janë diagnostikuar me sifiliz dhe janë diagnostikuar po ashtu me HIV dhe dyshohet që e kanë marrë në të njëjtën mënyrë, nga i njëjti person.

  • Strategjia tropikale e riprodhimit: Një thirrje nga maja e pemës udhëzon meshkujt te sloth-i femër, ja si kursehet energjia gjatë çiftimit

    Strategjia tropikale e riprodhimit: Një thirrje nga maja e pemës udhëzon meshkujt te sloth-i femër, ja si kursehet energjia gjatë çiftimit

    Kafsha e njohur si sloth, e cila ende nuk ka një emër të konsoliduar në gjuhën shqipe, është një specie tropikale e dalluar për ritmin tepër të ngadaltë të jetës. Por, ndryshe nga sjellja e saj e zakonshme, femra e sloth-it ndjek një strategji jashtëzakonisht efikase gjatë periudhës së çiftimit.

    Sapo është gati për riprodhim, ajo ngjitet në majë të pemëve dhe lëshon një thirrje të mprehtë karakteristike. Kjo thirrje përhapet nëpër pyll dhe funksionon si sinjal orientues për meshkujt, duke i udhëzuar drejt saj pa qenë e nevojshme që ajo të lëvizë.

    Meshkujt reagojnë menjëherë sapo e dëgjojnë thirrjen dhe shpesh arrijnë tek femra shumë më shpejt nga sa mund të pritej për një kafshë me lëvizje kaq të ngadalta.

    Ekspertët theksojnë se kjo sjellje, që mund të duket e çuditshme, është në fakt një adaptim i zgjuar biologjik, i projektuar për të kursyer energji dhe për të rritur ndjeshëm shanset për riprodhim në habitatet e dendur tropikale.

  • Ministria e Shëndetësisë: 45 mijë vajza janë vaksinuar kundër virusit HPV, nga janari 2026 nis edhe te meshkujt

    Ministria e Shëndetësisë: 45 mijë vajza janë vaksinuar kundër virusit HPV, nga janari 2026 nis edhe te meshkujt

    Afro 45,000 vajza të moshës 13-20 vjeç kanë aplikuar vaksinën kundër virusit HPV gjatë 5 viteve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 10 mijë prej tyre janë vaksinuar vetëm gjatë këtij viti.
    Nga janari 2026, në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit kundër virusit HPV do të përfshihen edhe djemtë e moshës 13 vjeç.

    Mjekja Rovena Daja, bën me dije se njihen mbi 150 lloje të virusit të HPV-së, ku shumica prej tyre nuk janë të rrezikshëm.

    “Kemi viruset 6 dhe 11 që janë shkaktarët e lythave gjenitalë, si te meshkujt dhe te femrat. Viruset 16 dhe 18 janë ato që në 70% të rasteve japin kancer të qafës së mitrës te femrat. Por, HPV është më i rrezikshëm edhe te meshkujt, pasi ata janë bartës, transmetues, në pjesën më të madhe të rasteve edhe shkaktarë të kancerit gjenital te meshkujt dhe të faringsit”, tha Daja.

    Daja shtoi se vaksina ndaj HPV-së aplikohet prej më shumë se pesë vjetësh te femrat në moshën 13 vjeç.

  • “Red flag” tek meshkujt për Dakota Johnson: Shapkat në publik janë një jo e madhe!

    “Red flag” tek meshkujt për Dakota Johnson: Shapkat në publik janë një jo e madhe!

    Aktorja e njohur hollywoodiane, Dakota Johnson, ka zbuluar së fundmi disa nga “sekretet” dhe qëndrimet e saj mbi stilin dhe bukurinë, duke përfshirë edhe atë që, sipas saj, është shenja më e madhe paralajmëruese te burrat.
    Në një video për Vogue Germany, 36-vjeçarja u pyet se çfarë veshjeje e konsideron “red flag” te meshkujt, dhe përgjigjja e saj ishte e menjëhershme:
    “Burra që veshin shapka në publik. Vraponi!” – tha ajo me humor, duke e kthyer momentin në një nga deklaratat më të komentuara të javës në rrjetet sociale.
    Përveç shijes së saj në stil, ylli i “Fifty Shades of Grey” foli edhe për rutinën e saj të bukurisë, e cila është mjaft e thjeshtë. Ajo pranoi se nuk përdor produkte stilimi dhe i lë flokët të thahen në mënyrë natyrale. “Nuk përdor asgjë, i lë të thahen vetë. Kur jam në xhirime është ndryshe, por përditshmëria ime është e thjeshtë,” – u shpreh ajo.
    Sa i përket ballukeve që janë bërë pjesë e pandashme e pamjes së saj, Dakota tregoi se i ka prerë për herë të parë që fëmijë dhe nuk është ndarë më prej tyre. “Ndihem vetvetja me balluke. Po, janë të lodhshme për t’u mirëmbajtur, por gjithmonë kam me vete gërshërët e mia… dhe një martini,” – tha ajo me ironi.
    Me stilin e saj të përhershëm minimal, por plot karakter, Dakota Johnson dëshmon edhe një herë pse konsiderohet një nga ikonat më të dashura të modës dhe bukurisë bashkëkohore.

  • Kanceri i gjirit, onkologia: Edhe meshkujt duhet të bëjnë kujdes, e kanë më të lehtë ta dallojnë

    Kanceri i gjirit, onkologia: Edhe meshkujt duhet të bëjnë kujdes, e kanë më të lehtë ta dallojnë

    Jo vetëm gratë, por edhe burrat duhet të jenë të kujdesshëm ndaj kancerit të gjirit. Paralajmërimi vjen nga onkologia Ervehe Dervishi, e ftuar në Dita Jonë në A2 CNN, e cila theksoi se rastet tek meshkujt janë më të rralla, por ekzistojnë dhe duhen trajtuar me seriozitet.
    “Rreth 3 përqind e tumoreve të gjirit shfaqen tek burrat. Unë kam operuar meshkuj dhe e kanë kaluar shumë mirë. Tek burrat shpesh dallohet më lehtë, pasi mund të vërehet rritja e një gjiri duke e krahasuar me tjetrin”, u shpreh Dervishi.
    Ajo shtoi se kontrollet duhet të bëhen gjatë gjithë vitit, jo vetëm në muajin tetor, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. “Jo vetëm gratë, por edhe vajzat duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme. Gjatë ditës së mërkurë kam pasur një fluks të madh dhe fatmirësisht rezultatet ishin të pastra”, tha mjekja, shkruan A2 CNN.
    Sipas saj, jo çdo fryrje në gjoks është tregues i tumorit, pasi mund të lidhet me humbjen në peshë ose ndryshime fizike, por çdo dyshim duhet të çojë tek ekzaminimi mjekësor.

  • Meshkujt e shkurtër jetojnë 3 vite më gjatë se meshkujt e gjatë

    Meshkujt e shkurtër jetojnë 3 vite më gjatë se meshkujt e gjatë

    Një studim i madh ka zbuluar se meshkujt me gjatësi më të shkurtër jetojnë mesatarisht tre vite më gjatë se ata më të gjatë. Shkencëtarët thonë se faktorë si gjenetika, nivelet hormonale dhe stresi i reduktuar mbi zemrën luajnë rol kyç në këtë diferencë.

    Lidhja mes gjatësisë dhe shëndetit

    • Rreziku i kancerit
    Studimi tregon se meshkujt më të shkurtër kanë më pak gjasa të zhvillojnë disa lloje kanceresh, pasi rritja e shpejtë e qelizave është shpesh e lidhur me gjatësinë.

    • Zemra më e mbrojtur Organizmi i tyre mbart më pak stres mbi zemrën, duke ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

    • Stereotipet
    Këto gjetje sfidojnë idenë tradicionale se “më i gjatë” do të thotë gjithmonë më i shëndetshëm apo më i fortë.

    Përfundimi
    Ky studim i publikuar nga NIH (National Institutes of Health) sjell një perspektivë të re mbi marrëdhënien mes gjatësisë dhe jetëgjatësisë. Shkurt, fakti që je më i shkurtër nuk është disavantazh përkundrazi, mund të jetë një avantazh për jetën e gjatë dhe të shëndetshme.

  • Kampionati i femrave katandiset me vetëm 5 skuadra, meshkujt bashkohen sërish në një grup të vetëm

    Kampionati i femrave katandiset me vetëm 5 skuadra, meshkujt bashkohen sërish në një grup të vetëm

    Sezoni 2025-2026 në basketboll ka nisur me surpriza të mëdha, duke nisur nga formati i ndryshuar i kampionatit të meshkujve apo dhe rënia drastike e numrit të skuadrave te femrat.
    Te femrat janë regjistruar vetëm 5 skuadra në kampionatin e të rriturave. Ky është numri më i vogël i ekipeve të regjistruara ndonjëherë në basketbollin shqiptar, që me kaq pak skuadra do të ishte më mirë të mos zhvillohej më.
    Kjo konfirmon edhe një herë krizën e gjatë që po kalon basketbolli i femrave, pasi edhe te skuadrat ekzistuese mbizotërojnë lojtaret e huaja. 5 skuadrat që do të luajnë për titullin janë Flamurtari, Tirana, Partizani, Studenti e Vllaznia.
    Janë larguar nga kampionati ekipet e Elbasanit dhe Teuta Basket, ndërkohë që prej vitesh mungojnë ekipe me emër si Skënderbeu, Përmeti, Luftëtari, Burreli e Apolonia, ndërkohë që klubet private tashmë i përkasin një kohe tjetër.
    Te meshkujt, bie në sy ndryshimi i strukturës së kampionatit. FSHB ka vendosur t’i grupojë të 12 skuadrat pjesëmarrëse në një grup të vetëm, duke mos vijuar me formatin e vjetshëm 6 në Superligë dhe 6 në Kategorinë e Parë.
    Kjo e bën të pavlefshme garën për një vend në play out, ndërkohë që kjo s’është hera e parë që struktura ndryshon te meshkujt. Edhe pse u përfol për një rritje të numrit te meshkujt kjo gjë nuk ndodhi.
    Ndërkohë, Federata e Basketbollit ka hedhur shortin për kampionatin, që pritet të nisë javën e parë të tetorit. Më herët do të luhet Superkupa, ku për meshkuj është sfida Besëlidhja-Vllaznia (29 shtator) e për femra ajo mes Flamurtarit e Tiranës (29 shtator).
    Superliga-Meshkuj, java e parë
    Kamza Basket – Teuta
    Elbasani – Pogradeci
    Vllaznia – Flamurtari
    Tirana – Fieri Basket
    Skënderbeu – Apolonia
    Partizani – Besëlidhja
    Kategoria e Parë-Femra, java e parë
    Tirana – Partizani
    Flamurtari – Studenti
    Vllaznia (pushim)

  • Vështirësi për të lindur fëmijë? Rritet infertiliteti në Shqipëri, 1 në 6 çifte kanë probleme

    Vështirësi për të lindur fëmijë? Rritet infertiliteti në Shqipëri, 1 në 6 çifte kanë probleme

    Çiftet e reja po përballen me vështirësi gati në pamundësi për të konceptuar fëmijë. Studimet e fundit në Shqipëri flasin për shifra të shtuara të infertilitetit si tek meshkujt ashtu dhe femrat.
    1 në 6 çifte në vendin tonë kanë vështirësi për të patur fëmijë. Gjatë një konferencë shkencore për infertilitetin mjeket ju bëjnë thirrje çifteve të luftojnë stemën dhe t’i drejtohen specialistit.
    Shkaqet që po çojnë në rritjen e infertilitetit edhe në vendin tonë janë mosha e vonë e shtazënisë së parë, problemet e padiagnostikuara më herët tek meshkujt, mënyra e ushqyerjes, alkooli, duhani dhe ndotja e mjedisit, shkruan A2 CNN.
    Sipas mjekëve 30% e infertilitetit ndodh për shkak të problemeve tek femrat, po në këto nivele janë edhe problemet tek meshkujt. 15%  janë shkaqe të kombinuara, ndërsa 255 shkaqe të pashpjeguara.

  • Meshkujt shtojnë peshë kryesisht në bark, shkaku i fshehtë që ndryshon trupin e tyre

    Meshkujt shtojnë peshë kryesisht në bark, shkaku i fshehtë që ndryshon trupin e tyre

    Meshkujt kanë një prirje natyrale për të grumbulluar yndyrë në pjesën e barkut, dhe arsyeja lidhet me hormonin testosteron. Ky hormon ndikon në shpërndarjen e yndyrës, duke bërë që ajo të mblidhet rreth organeve të brendshme në zonën abdominale.

    Me kalimin e moshës, nivelet e testosteronit ulen dhe metabolizmi ngadalësohet, duke favorizuar shtimin e dhjamit në bark. Stresi është një faktor tjetër i madh: hormoni i tij, kortizoli, nxit depozitimin e yndyrës abdominale.

    Ekspertët theksojnë se kjo lloj yndyre, e njohur si yndyrë viscerale, është shumë më e rrezikshme për shëndetin krahasuar me yndyrën nën lëkurë, pasi lidhet ngushtë me diabetin tip 2, hipertensionin dhe sëmundjet e zemrës.

    Për të ulur rrezikun, rekomandohen një dietë e balancuar, aktivitet fizik i rregullt dhe reduktimi i konsumit të alkoolit dhe ushqimeve të përpunuara, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shtimin e dhjamit në bark.

  • “Meshkujt shqiptarë kanë probleme të impotencës”, si ndikojnë filmat për të rritur në…

    “Meshkujt shqiptarë kanë probleme të impotencës”, si ndikojnë filmat për të rritur në…

    Një diskutim i drejtpërdrejtë dhe pa dorashka në studion e “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan ka ndezur debat mbi një çështje që shpesh anashkalohet në publik, problemet e impotencës tek meshkujt shqiptarë.
    Sipas mjekut gjinekolog Avenir Balili, kjo nuk është më thjesht një çështje mjekësore, por një fenomen social që po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë.
    Faktorët që mjeku rendit janë të shumtë që nga ndryshimet kulturore pas hapjes së vendit, e deri te konsumimi i substancave dhe ekspozimi masiv ndaj pornografisë. Por ajo që shqetëson më shumë është ndikimi i pornografisë në trurin dhe sjelljen seksuale të të rinjve, çka sipas Balilit, mund të çojë jo vetëm në devijime, por edhe në vështirësi reale në jetën intime.
    Avenir Balili: Meshkujt në kohët e sotme kanë më shumë probleme të impotencës, se sa të aftësisë riprodhuese. Sidomos tek meshkujt shqiptarë janë probleme të impotencës. Disa e thonë, e disa e fshehin, por nëse do të kesh një sy kritik e vëren.
    Aldo: Nga se ndodh kjo?
    Avenir Balili: Ka shumë faktorë, hapja e dyerve të Shqipërisë, konsumi i drogave, pornografia.
    Aldo: Si ndikon pornografia?
    Avenir Balili: Të rinjtë duke parë filma porno, devijojnë edhe seksualisht. Kjo është e vërtetuar nuk është një fenomen i ri shqiptar.
    Aldo: Ndikon në tru?
    Avenir Balili: Po sepse seksi është më shumë një proces psiqik se sa fizik. Në këto raste është më shumë një ndikim psiqik, është një obsesion.