Tag: meshkuj

  • Manastiri i Malit Athos, shtëpia e një komuniteti të larmishëm ortodoks

    Manastiri i Malit Athos, shtëpia e një komuniteti të larmishëm ortodoks

    I vendosur në një shkëmb mbi Detin Egje, Manastiri i Simonos Petrës është shtëpia e një prej komuniteteve më të larmishme manastirore të Ortodoksisë.

    I themeluar në shekullin e 13-të në malin Athos të Greqisë, manastiri strehon murgj nga më shumë se një duzinë vendesh, përfshirë Francën, Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe Libanin.

    I njohur edhe si Simonopetra, ose “Shkëmbi i Simonit”, manastiri është pjesë e gadishullit autonom monastik, tërësisht të përbërë nga meshkuj, në Greqinë veriore. Ndërsa vetëm burrat ortodoksë mund t’i bashkohen vëllazërisë, vizitorët meshkuj të besimeve të tjera janë të mirëpritur.

    Abati i tij, Arkimandriti Eliseos, thotë se manastiri pasqyron një frymë ekumenike shekullore të rrënjosur në traditën bizantine, ku besimi i përbashkët tejkalon kufijtë kombëtarë./ Euronews.

  • Besëlidhja sërish në majën e basketbollit shqiptar, rikonfirmohet kampione e Shqipërisë

    Besëlidhja sërish në majën e basketbollit shqiptar, rikonfirmohet kampione e Shqipërisë

    Besëlidhja është shpallur sot kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2024-2025. Ky është titulli i dytë radhazi për skuadrën lezhjane, që konfirmohet skuadra më e mirë e Superligës shqiptare, ku dominoi nga java e parë deri tek e fundit.
    Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Besëlidhja fitoi thellë 134-64 ndaj Teutës në finalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e ndeshjeve. Finale që nuk patën në asnjë moment rivalitet, pasi lezhjanët i fituan mjaft thellë të trija ndeshjet.
    Një titull mëse i merituar për Besëlidhjen e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, në një sezon thuajse perfekt, ku dominoi në cdo drejtim karshi rivalëve. Vetëm një humbje aksidentale në kampionat dhe më pas vetëm fitore, në një sezon ku nuk pati konkurrues të denjë.
    Ndeshja e luajtur sot konfirmoi edhe një herë këtë gjë, një fitore pa shumë mund ndaj një rivali që thuajse ishte inekzistent në fushë. Diferenca prej 70 pikësh flet qartë për atë që ndodhi në parket, me 12 basketbollistë të Besëlidhjes që shënuan në koshin durrsak.
    Në fund, festa e merituar e skuadrës dhe tifozëve të shumtë në pallatin e sportit, që me meritë kanë për cfarë të krenohen. Një punë e jashtëzakonshme e kurorëzuar me të gjitha trofetë kombëtarë.
    Finale-Play off, Meshkuj
    Nd.1, Besëlidhja – Teuta, 132-68
    Nd.2, Teuta – Besëlidhja, 71-123
    Nd.3, Besëlidhja – Teuta, 134-64 (3-0)

  • Partizani konfirmohet kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj, dorëzohet Skënderbeu

    Partizani konfirmohet kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj, dorëzohet Skënderbeu

    Partizani në volejboll për meshkuj është shpallur kampion i Shqipërisë për sezonin sportiv 2024-2025. Kryeqytetasit mbrojtën titullin kampion, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë në Shqipëri.
    Në finalet play off, Partizani mundi 3-0 me ndeshje Skënderbeun, duke triumfuar para tifozëve të tij. Në finalen e tretë të luajtur në Farkë, skuadra kryeqytetase mundi 3-0 korçarët (25-13, 25-15, 25-15).
    Një ndeshje pa histori, komanduar nga Partizani, ndjeshëm më superior në fushë ndaj Skënderbeut. Korçarët ishin shumë larg pritshmërive, ndërkohë që Partizani ishte disa shkallë më lart.
    Për Skënderbeun vlen merita që arriti në një finale të tillë për herë të parë në historinë e tij. Përvoja në të tilla ndeshje favorizoi “të kuqtë”, që arritën të dominojnë dhe fitojnë me meritë titullin.
    Finalet – Play off, Meshkuj
    Nd.1, Partizani – Skënderbeu, 3-0
    Nd.2, Skënderbeu – Partizani, 1-3
    Nd.3, Partizani – Skënderbeu, 3-0 (3-0)

  • Tirana “shpartallon” Elbasanin dhe fiton sfidën e parë për mbijetesën në Superligë

    Tirana “shpartallon” Elbasanin dhe fiton sfidën e parë për mbijetesën në Superligë

    12 Prill 2025

    19:49

    Telesport

    Tirana në basketboll për meshkuj fitoi 140-58 ndaj Elbasanit, në ndeshjen e parë play out, sfidë e luajtur në “Fahrie Hoti”.
    Një përballje që luhet mes skuadrës së renditur në vendin e pestë në Superligë (Tirana) dhe të dytës në Kategorinë e Parë (Elbasani), për një vend mes më të mirave.
    Elbasani zbriti në fushë me një ekip tërësisht “shqiptar”, pa lojtarët e huaj, cka e bëri më të lehtë fitoren e bardhebluve. Shifrat 140-58 flasin qartë për një dominim të Tiranës, që udhëheq 1-0 me ndeshje.
    Nika me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për Tiranën, ndërkohë që 7 lojtarë bardheblu realizuan mbi 10 pikë.
    Play out-Meshkuj
    Nd.1, Tirana – Elbasani, 140-58
    Nd,2, Elbasani – Tirana, 16 prill

  • Besëlidhja bën detyrën ndaj Vllaznisë, Teuta korr një fitore dramatike ndaj Apolonisë

    Besëlidhja bën detyrën ndaj Vllaznisë, Teuta korr një fitore dramatike ndaj Apolonisë

    Teuta dhe Besëlidhja fituan sfidat e para gjysmëfinale play off në basketboll për meshkuj, duke hedhur hapin e parë drejt finaleve. Në finale shkon skuadra që fiton 3 nga 5 përballjet gjysmëfinale.
    Në “Asllan Rusi”, ekipi kampion i Besëlidhjes fiton 78-65 ndaj Vllaznisë. Kjo ishte si një hakmarrje për humbjen e vetme që shkodranët i shkaktuan lezhjanëve disa javë më parë në kampionat.
    Besëlidhja u shkëput që në periodën e parë dhe më tej e administroi me qetësi avantazhin, duke e merituar fitoren. Weekes me 20 pikë e 13 rebound ishte më i miri, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Walton për shkodranët.
    Mjaft dramatike ndeshja e luajtur në Durrës, ku dy gjuajtjet e lira të Powell (më i miri me 28 pikë e 13 rebound) i dhanë fitoren Teutës, 83-82 ndaj Apolonisë. Një ndeshje që mbeti e hapur deri në fund.
    Fierakët synuan të bëjnë surprizën, por nuk ia dolën dot mbanë. Nicholas realizoi 231 pikë për Apoloninë, por që mbetën për statistikë. Fierakët do të luajnë në fushën e tyre ndeshjen e radhës.
    Gjysmëfinale-Meshkuj
    Nd.1, Teuta – Apolonia, 83-82 (1-0)
    Nd.1, Besëlidhja – Vllaznia, 78-65 (1-0)
    13/4, Apolonia – Teuta, 18:00
    13/4, Vllaznia – Besëlidhja, 18:00
    Play Out-Meshkuj
    12/4, Tirana – Elbasani, 18:00

  • Zyrtarizohen gjysmëfinalet për titull, Tirana lufton për mbijetesë në Superligë

    Zyrtarizohen gjysmëfinalet për titull, Tirana lufton për mbijetesë në Superligë

    8 Prill 2025

    10:34

    Telesport

    Pas përfundimit të sezonit të rregullt të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj, me ndeshjet e javës së 20-të të Superligës dhe Kategorisë së Parë, janë përcaktuar çiftet play off dhe play out.
    Kështu, dy përballjet gjysmëfinale për titull janë ato mes Besëlidhjes e Vllaznisë si dhe Teutës e Apolonisë. Pra, asnjë ekip kryeqytetas. Në finale shkojnë ekipet që fitojnë 3 nga 5 ndeshjet gjysmëfinale.
    Partizani është ngjitur direkt në Superligë sezonin tjetër, duke zënë vendin e Kamza Basket, që zbret në Kategorinë e Parë. Në play out do të luajnë Tirana, e renditur e pesta në Superligë dhe Elbasani (i dyti në Kategorinë e Parë).
    Gjysmëfinale-Meshkuj (10 prill)
    Teuta – Apolonia
    Besëlidhja – Vllaznia
    Play out-Meshkuj (12 prill)
    Tirana – Elbasani
    Gjysmëfinale-Femra (8-9 prill)
    Flamurtari – Teuta (2-0)
    Tirana – Partizani (2-0)

  • Studenti gjysmëfinalisti i fundit, përcaktohen çiftet play off për meshkuj e femra

    Studenti gjysmëfinalisti i fundit, përcaktohen çiftet play off për meshkuj e femra

    8 Prill 2025

    9:31

    Telesport

    Studenti është ekipi i fundit gjysmëfinalist në volejboll për meshkuj. Kryeqytetasit fituan 3-1 ndaj Teutës në sfidën e tretë para-play off (25-21, 18-25, 25-17, 25-20), duke avancuar më tej.
    Ndeshja e luajtur në “Asllan Rusi” u komandua nga kryeqytetasit, që bënë një paraqitje më të mirë, duke ndalur aventurën e Teutës. Në gjysmëfinale, Studenti do të përballet me Partizanin.
    Gjysmëfinalja tjetër për meshkuj është ajo mes Skënderbeut dhe Tiranës. Për femra, dy ndeshjet gjysmëfinale janë derbi Tirana-Partizani dhe sfida mes dy skuadrave juglindore Skënderbeu-Pogradeci.
    Gjysmëfinale-Meshkuj
    Partizani – Studenti
    Skënderbeu – Tirana
    Gjysmëfinale-Femra
    Skënderbeu – Pogradeci
    Tirana – Partizani

  • Partizani fiton duelin e kreut dhe rikthehet në Superligë, Elbasani në play out me Vllazninë

    Partizani fiton duelin e kreut dhe rikthehet në Superligë, Elbasani në play out me Vllazninë

    Partizani në basketboll për meshkuj fitoi 90-85 ndaj Elbasanit dhe ngjitet në Superligë sezonin e ardhshëm. Në Elbasan u luajt përballja direkte për kreun e renditjes së Kategorisë së Parë, aty ku triumfoi ekipi kryeqytetas.
    Të dyja ekipet vinin në këtë sfidë me pikë të barabarta dhe fituesi siguronte kualifikimin mes më të mirëve. Pas një lojë të ekuilibruar, kryesisht në pjesën e parë (40-39 për vendasit), janë miqtë ata që shkëputen në periodën e tretë.
    Gjithsesi, vendasit nuk dorëzohen dhe ngushtojnë shifrat në fund, por një gabim në aksionin e fundit iu heq mundësinë për të barazuar. Të gjithë titullarët e Partizanit realizuan mbi 10 pikë (Bisheva 22 pikë e 15 rebound).
    Për Elbasanin u dallua Thompson me 30 pikë e 10 rebound, por që s’mjaftuan. Gjithsesi, ata kanë ende edhe një shans për t’u kualifikuar, pasi do të luajnë në play out me Vllazninë, skuadrën e renditur e pesta në Superligë.
    Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 20-të
    Fieri Basket – Pogradeci, 97-74
    Elbasani – Partizani, 85-90
    Skënderbeu – Flamurtari, 6 prill
    Renditja: Partizani 38 pikë, Elbasani 37 pikë, Fieri Basket 30 pikë, Flamurtari 26 pikë, Skënderbeu 26 pikë, Pogradeci 20 pikë.