Tag: meshkuj

  • Bullgaria shkon në finalen e Botërorit

    Bullgaria shkon në finalen e Botërorit

    Me një Aleksandar Nikolov autor i 31 pikëve, Bullgaria mundi 1-3 Çekinë dhe shkon në finalen e Botërorit të volejbollit për meshkuj që po zhvillohet në Filipine.

    Ballkanasit në këtë finale teksa e prekin për herë të dytë pas 55 viteve do të mësojnë rivalin pas pak orësh ndërsa në 12:30 do të luhet gjysmëfinalja Itali-Poloni.

    Ky Botëror figuron i 21-ti në volejbollin për meshkuj. I radhës pritet të zhvillohet në vitin 2029 në Katar.

    Ndërkaq, finalja aktuale per vendin e parë si dhe ajo për vendin e tretë zhvillohen nesër./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Çmimet e ‘France Football’ 2025, ja trofetë

    Çmimet e ‘France Football’ 2025, ja trofetë

    I dhënë çdo vit nga France Football që nga viti 1956, Topi i Artë është çmimi më prestigjioz që një futbollist mund të marrë në njohje të arritjeve të shquara dhe talentit të jashtëzakonshëm.Edicioni i 69-të i çmimeve zhvillohet në Théâtre du Châtelet në Paris

    Cilat çmime do të ndahen në ceremoninë e Topit të Artë® 2025?

    Topi i Artë për Meshkuj (lojtari më i mirë, sezoni 2024/25)

    Topi i Artë për Femra (lojtarjamë e mirë, sezoni 2024/25)

    Trofeu Kopa për Meshkuj (lojtari më i mirë i ri, sezoni 2024/25)

    Trofeu Kopa për Femra (lojtarja më e mirë i ri, sezoni 2024/25)

    Trofeu Yashin për Meshkuj (portieri më i mirë, sezoni 2024/25)

    Trofeu Yashin për Femra (portierja më e mirë, sezoni 2024/25)

    Trofeu Gerd Müller për Meshkuj (shënuesi më i mirë në ekipin klub/kombëtar, sezoni 2024/25)

    Trofeu Gerd Müller për Femra (shënuesja më e mirë në ekipin klub/kombëtar, sezoni 2024/25)

    Trofeu Johan Cruyff për Meshkuj (trajneri më i mirë në ekipin klub/kombëtar, 2024/25 sezoni)

    Trofeu Johan Cruyff për Femra (trajnerja më e mirë në klub/ekipin kombëtar, sezoni 2024/25)

    Trofeu i Klubit të Vitit për Meshkuj

    Trofeu i Klubit të Vitit për Femra

    Çmimi Sócrates

    Vazhdo leximin

  • Partizani mposht 3-0 Tiranën në derbi dhe triumfon në Kupën e Federatës për meshkuj

    Partizani mposht 3-0 Tiranën në derbi dhe triumfon në Kupën e Federatës për meshkuj

    7 Shtator 2025

    17:28

    Telesport

    Skuadra e Partizanit në volejboll për meshkuj është shpallur sot fituese e Kupës së Federatës. Ndonëse pritej një ndeshje e fortë, në finalen e luajtur në Farkë, skuadra e “kuqe” fitoi 3-0 ndaj Tiranës.
    Një derbi i dominuar nga ekipi kampion, që pati epërsi në të trija setet (25-22, 25-17, 25-18). Tirana luajti me hope, rivalizonte mirë deri në mesin e cdo seti e më pas dorëzohej, duke mos dhënë atë që pritej.
    Partizani, një ekip tërësisht me lojtarë vendës, tregoi se është më kompakt dhe më i konsoliduar, ndërsa te bardheblutë duhet ende punë. Skuadra e trajnerit Ylli Tomorri e nis kështu sezonin e ri 2025-2026 mbarë, me një trofe.
    Një ndeshje që zgjati më pak se 90 minuta, me Partizanin që tregoi se edhe këtë sezon do të jetë aty, në garë për të gjitha trofetë. Gjithsesi, ky event ishte një test i mirë për skuadrat në prag të fillimit të kampionatit.

  • Topi i Artë 2025: Zbulohet lista zyrtare e të nominuarve, mungon fituesi i vitit të kaluar

    Topi i Artë 2025: Zbulohet lista zyrtare e të nominuarve, mungon fituesi i vitit të kaluar

    Ceremonia prestigjioze e Topit të Artë 2025 do të zhvillohet më 22 shtator në Théâtre du Châtelet në Paris, një muaj më herët se zakonisht. Organizatorët e “France Football” kanë publikuar listën e plotë të kandidatëve në të dy kategoritë – femra dhe meshkuj, duke ndezur garën për çmimin më të rëndësishëm individual në futbollin botëror.

    Në listën për meshkuj bie në sy mungesa e fituesit të vitit të kaluar, Rodri, i cili e humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi. Kështu, në këtë edicion pritet të kemi një emër të ri në fron.

    Paris Saint-Germain dhe Barcelona dominojnë listën e meshkujve, ndërsa Arsenali kryeson me më shumë emra tek femrat, pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

    Favoritët kryesorë për meshkuj janë:

    Ousmane Dembélé (PSG) – sezon fantastik me tripletë të fituar

    Mohamed Salah (Liverpool) – formë e lartë në Premier League

    Lamine Yamal (Barcelona) – talent i spikatur, pavarësisht dështimit evropian

    Në kategorinë e femrave, garë e fortë mes:

    Alexia Putellas dhe Aitana Bonmatí nga Barcelona

    Alessia Russo dhe Leah Williamson nga Arsenal

    Barbra Banda (Orlando Pride) dhe Pernille Harder (Bayern Mynih)

    Ceremonia pritet të jetë një natë spektakolare, ku do të shpallen më të mirët e vitit në futboll./KultPlus.com

  • Mundi në finale Italinë, Polonia fiton Ligën e Kombëve në Volejboll

    Mundi në finale Italinë, Polonia fiton Ligën e Kombëve në Volejboll

    VNL 2025 zhvilluar në Kinë fitohet nga Polonia, vendi i dytë Italia, i treti shkon për Brazilin.

    Polonia në histori në volejboll për meshkuj. Ata mundën pastër Italinë në finalen e Ningbo të Kinës 3-0 (25-22; 25-19; 25-14) duke merituar trofeun e Ligës së Kombëve për meshkuj.

    Ky është suksesi i dytë në Ligën e Kombeve të Volejbollit për ekipin polak, i cili përsërit fitoren e vitit 2023: Leon (16) dhe Semeniuk (14) janë forcat kryesore. Pak u pa në rrjetë për Italinë e De Xhorxhi, e cila përgjithësisht ishte zhgënjyese.

    Axurrët erdhën në finalen e Ligës së Kombeve të Volejbollit për meshkuj pasi mposhtën në gjysmëfinale Slloveninë 25-22, 22-25, 25-21, 25-18, ndërsa Polonia, mundi thellë Brazilin 3-0 (28-26, 25-19, 25-21)./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Karateistët e rinj shqiptarë shkëlqyen në Kampionatin Kombëtar të Australisë!

    Karateistët e rinj shqiptarë shkëlqyen në Kampionatin Kombëtar të Australisë!

    Karateistët e rinj shqiptarë që garojnë në kuadër të ekipeve australiane kanë dhënë një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Kombëtar të Karatesë në Australi, i cili u mbajt në qytetin e Adelaide nga 11 deri më 13 Korrik 2025. Me një përfaqësim dinjitoz dhe rezultate të shkëlqyera në kategori të ndryshme individuale dhe në ekip, sportistët tanë u kthyen në shtëpi me pesë medalje të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta.Regis UkperajNjë nga yjet e këtij kampionati ishte Regis Ukperaj, i cili u paraqit në disa kategori:Kumite Individual Junior Meshkuj -76kg – Vend i tretëKumite Individual Junior Open Weight – Vend i parëKjo është një nga kategoritë më të vështira për shkak të mungesës së kufizimeve në peshë dhe konkurrencës së fortë mes garuesve me përmasa të ndryshme fizike.Team Juniors Kumite – Vend i parëRegisi tregoi maturi taktike dhe guxim të madh, duke i dhënë ekipit të tij një përparësi të jashtëzakonshme.Dardan JahiuNjë tjetër karateist me performancë të lartë ishte Dardan Jahiu:Cadet Meshkuj +70kg – Vend i dytëTeam Cadets Kumite – Vend i parëAi u dallua për vendosmërinë në duelet individuale dhe për kontributin e tij në suksesin ekipor.Dilan SaliuMe moshë të re, por me shpirt luftarak të madh, Dilan Saliu arriti rezultate mbresëlënëse:Kumite Meshkuj nën 14 vjeç +55kg – Vend i dytëKids Team nën 14 vjeç – Vend i parëPërkundër konkurrencës së fortë në këtë grupmoshë, Dilan tregoi pjekuri dhe përgatitje të admirueshme.Amina SaliuE vetmja përfaqësuese femër nga radhët e sportistëve shqiptarë, Amina Saliu, spikati me kurajo dhe teknikë të pastër:Kumite Femra nën 12 vjeç -45kg – Vend i tretëPër një moshë kaq të re, ky rezultat është tregues i një potenciali të madh për të ardhmen.Krenaria shqiptare në skenën kombëtare!Performanca e këtyre të rinjve shqiptarë në një nga garat më të rëndësishme të sportit të karatesë në Australi është një dëshmi e qartë se talenti shqiptar po rritet dhe po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme edhe në diasporë. Ata jo vetëm që përfaqësuan me dinjitet ekipet e tyre, por edhe kulturën dhe identitetin shqiptar, duke formuar simbolin e shqiponjës me duar në fund të garave – një gjest që emocionoi të gjithë të pranishmit.Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, mbështetje nga komuniteti dhe trajnim profesional, këta sportistë synojnë të vazhdojnë rrugën drejt dominimit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare të karatesë. Ata janë jo vetëm kampionë në sport, por edhe ambasadorë të vërtetë të kulturës shqiptare në Australi.Urime të gjithë sportistëve dhe trajnerëve për këtë sukses historik!

  • Në cilin qark lindin më shumë meshkuj? Në Shqipëri lindin 107 meshkuj për 100 femra

    Në cilin qark lindin më shumë meshkuj? Në Shqipëri lindin 107 meshkuj për 100 femra

    Shqipëria po përballet prej vitesh me një rënie të ndjeshme të popullsisë, një fenomen që është bërë gjithnjë e më i dukshëm në raportet statistikore të publikuara nga institucionet zyrtare. Kjo tendencë negative është rezultat i një kombinimi faktorësh, ku dy prej më të rëndësishmëve janë emigrimi masiv dhe rënia e lindshmërisë. Numri i lindjeve ka pësuar rënie të konsiderueshme, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të jetë gjithnjë e më e ulët.

    Por përtej rënies së numrit të përgjithshëm të lindjeve, një aspekt po aq interesant dhe domethënës është shpërndarja e lindjeve sipas qarqeve dhe raporti gjinor mes meshkujve dhe femrave. Sipas të dhënave, qarku me numrin më të madh të lindjeve në vend ishte Tirana, ku u regjistruan 8,893 lindje. Kjo është në përputhje me faktin që Tirana është zona më e populluar e Shqipërisë dhe qendra kryesore urbane.
    Një tjetër element që tërheq vëmendjen është raporti gjinor në lindje, pra sa meshkuj lindin për çdo 100 femra. Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare, lindin mesatarisht 107 meshkuj për çdo 100 femra. Qarku i Lezhës rezulton të ketë raportin më të lartë gjinor në vend, me 117 meshkuj për çdo 100 femra të lindura.
    Pas Lezhës, numër i lartë lindjesh të gjinisë mashkullore është regjistruar edhe në qarkun e Vlorës. Ndërkohë, qarku i Dibrës renditet i treti në këtë drejtim, ku për çdo 100 vajza lindin 116 djem. Në të kundërt, Gjirokastra është i vetmi qark në Shqipëri ku lindin më shumë femra sesa meshkuj.
    Ndërkohë, sipas të dhënave të INSTAT, raporti gjinor i popullsisë gjithsej për vitin 2025 vlerësohet në 97.8 meshkuj për 100 femra. Kjo ndodh për disa arsye si emigrimi më i lartë i meshkujve dhe jetëgjatësia më e madhe tek femrat

  • 97.8 meshkuj për 100 femra, gratë po dominojnë raportin gjinor në Shqipëri

    97.8 meshkuj për 100 femra, gratë po dominojnë raportin gjinor në Shqipëri

    Për çdo 100 femra, sot në vendin tonë ka 97.8 meshkuj. Të dhënat e fundit për popullsinë, të nxjerra nga INSTAT, flasin për një raport pothuajse të balancuar, megjithatë në raport me vitet e kaluara, po vihet re një thyerje e balancës në favor të femrave.

    Dy vite më parë, në vitin 2023, të dhënat nga censusi i popullsisë treguan se në Shqipëri kishte afërsisht 1.36 milionë burra dhe 1.39 milionë gra. Kjo përkthehet në një raport prej 102 grash për çdo 100 burra, që do të thotë se kishte rreth 2% më shumë gra sesa burra.

    Nëse e krahasojmë me Bashkimin Europian, më 1 janar 2023, në BE kishte 229 milionë gra dhe 219 milionë burra. Kjo korrespondon me një raport prej 104.6 gra për 100 burra.

    Gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me rritjen më të lartë të raportit gjinor në favor të grave.

    Ajo çka vihet re ndër vite është se, edhe pse në norma të qëndrueshme, raporti i meshkujve dhe femrave në vendin tonë po shfaq ulje nga viti në vit. Kjo mund të jetë si pasojë e disa faktorëve, si ulja e lindshmërisë dhe emigrimi i gjinisë mashkullore.

  • “Los Anxhelos 2028” sjell parakalimin historik: Numri i pjesëmarrëseve femra më i madh se ai i meshkujve

    “Los Anxhelos 2028” sjell parakalimin historik: Numri i pjesëmarrëseve femra më i madh se ai i meshkujve

    11 Qershor 2025

    11:05

    Telesport

    Revolucioni rozë në sport nuk ndalet. Pas barazisë gjinore të arritur në Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe zgjedhjes së fundit dhe padyshim domethënëse të një femre, Kirsty Coventry, si presidente e IOC, tani është shpallur një parakalim historik.
    Në Lojërat Olimpike të “Los Anxhelos 2028” do të ketë më shumë gra se sa burra. Dhe pas këtij vendimi është dora e numrit të ri të sportit olimpik botëror.
    Kapërcimi përpara në krahasim me skuadrën e meshkujve vjen falë rritjes së ekipeve në turneun e futbollit për femra: Do të ketë 16 ekipe kombëtare për femra dhe 12 për meshkuj. Ndërsa në Paris ishte pikërisht e kundërta.
    Në sportin e vaterpolos u shtuan edhe dy skuadra të tjera femrash, duke u bërë 12, si kolegët e tyre meshkuj. Vendimi u mor sot nga IOC dhe efektet janë të qarta: në Los Anxhelos do të kemi 50.7% femra dhe 49.3% meshkuj, 5333 sportiste femra dhe 5167 sportistë meshkuj.
    Kjo është risia më interesante nga pikëpamja sociale dhe kulturore e edicionit të ardhshëm të Olimpiadës, ku po ashtu vijnë disiplinat e reja: bejsbolli/softbolli, kriket T20 etj. Në sport, revolucioni tashmë ka ndodhur.

  • Kosova triumfon në Durrës: 10 kupa në Ligën Mbarëkombëtare Universitare

    Kosova triumfon në Durrës: 10 kupa në Ligën Mbarëkombëtare Universitare

    Finalet e Ligës Mbarëkombëtare të Sportit Universitar, të zhvilluara në Durrës, shënuan një kapitull të ri në bashkëpunimin sportiv ndërmjet universiteteve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ekipet kampione të secilit vend, të përzgjedhura përmes garave kombëtare, u përballën në një superfinale të mbushur me emocione, pasion dhe frymë miqësie.Garat filluan me basketbollin 3×3 dhe volejbollin për meshkuj, por përfshinë edhe sporte të tjera si futsall, pingpong, tenis, shah dhe beach volley, duke krijuar një spektakël të vërtetë sportiv që tërhoqi vëmendjen e një publiku të gjerë.Presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi, u shpreh se kjo iniciativë po ndihmon në integrimin e sporteve universitare ndërmjet dy vendeve. “Tashmë kemi dhjetë sporte të integruara dhe kjo është një shtysë e madhe që studentët të synojnë titujt mbarëkombëtarë dhe të përgatiten për sfidat ndërkombëtare,” tha ai.Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve të Kosovës, Florian Miftari, theksoi rëndësinë e kësaj gare për studentët dhe bashkëpunimin e suksesshëm me Federatën, duke vënë në pah ndikimin pozitiv në motivimin dhe zhvillimin e të rinjve.Në aspektin sportiv, Kosova dominonte në shumicën e disiplinave, duke fituar plot dhjetë kupa. Ekipet kosovare triumfuan në volejboll për meshkuj dhe femra, basketboll 3×3 në të dy gjinitë, pingpong për femra, beach volley, tenis për meshkuj dhe shah për meshkuj.Kjo ngjarje dëshmoi edhe njëherë se sporti universitar mbetet një urë e fortë bashkëpunimi mes të rinjve të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe një nxitje për rritjen e cilësisë dhe garës së shëndetshme në arsim dhe sport.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Finalet e Ligës Mbarëkombëtare të Sportit Universitar, të zhvilluara në Durrës, shënuan një kapitull të ri në bashkëpunimin sportiv ndërmjet universiteteve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ekipet kampione të secilit vend, të përzgjedhura përmes garave kombëtare, u përballën në një superfinale të mbushur me emocione, pasion dhe frymë miqësie.Garat filluan me basketbollin 3×3 dhe volejbollin për meshkuj, por përfshinë edhe sporte të tjera si futsall, pingpong, tenis, shah dhe beach volley, duke krijuar një spektakël të vërtetë sportiv që tërhoqi vëmendjen e një publiku të gjerë.Presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi, u shpreh se kjo iniciativë po ndihmon në integrimin e sporteve universitare ndërmjet dy vendeve. “Tashmë kemi dhjetë sporte të integruara dhe kjo është një shtysë e madhe që studentët të synojnë titujt mbarëkombëtarë dhe të përgatiten për sfidat ndërkombëtare,” tha ai.Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve të Kosovës, Florian Miftari, theksoi rëndësinë e kësaj gare për studentët dhe bashkëpunimin e suksesshëm me Federatën, duke vënë në pah ndikimin pozitiv në motivimin dhe zhvillimin e të rinjve.Në aspektin sportiv, Kosova dominonte në shumicën e disiplinave, duke fituar plot dhjetë kupa. Ekipet kosovare triumfuan në volejboll për meshkuj dhe femra, basketboll 3×3 në të dy gjinitë, pingpong për femra, beach volley, tenis për meshkuj dhe shah për meshkuj.Kjo ngjarje dëshmoi edhe njëherë se sporti universitar mbetet një urë e fortë bashkëpunimi mes të rinjve të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe një nxitje për rritjen e cilësisë dhe garës së shëndetshme në arsim dhe sport.